• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, March 29, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

VISAR ZHITI: JANË ZBUKURUAR PLEHRAT NË ATDHEUN TIM

VISAR ZHITI: JANË ZBUKURUAR PLEHRAT  NË ATDHEUN TIM
Dokumenti sekret: “Këto poezi janë të huaja për artin tonë, të mos i bëhet asnjë lëshim dhe t’i shkohet deri në fund….”/ Shënimi i Ramiz Alisë që burgosi Visar Zhitin në ’79-ën
VISAR ZHITI: JANË ZBUKURUAR PLEHRAT  NË ATDHEUN TIM
Dokumenti sekret: “Këto poezi janë të huaja për artin tonë, të mos i bëhet asnjë lëshim dhe t’i shkohet deri në fund….”/ Shënimi i Ramiz Alisë që burgosi Visar Zhitin në ’79-ën
Dokumenti sekret: “Këto poezi janë të huaja për artin tonë, të mos i bëhet asnjë lëshim dhe t’i shkohet deri në fund….”/ Shënimi i Ramiz Alisë që burgosi Visar Zhitin në ’79-ën
0
Shares
434
VIEWS

Nga Liviu Antonesei

shkrimtar dhe akademik rumun

         Sa shumë e duan shqiptarët letërsinë e tyre në të gjithë botën, shkruan, shkrimtari dhe akademiku rumun Liviu Atntonesei, i cili këto ditë ka patur disa postime radhazi në median e vendit të tij, përsiatje dhe vlerësime për veprën e Visar Zhitit, e përkthyer shkëlqyer, sipas tij, nga Dr. Luan Topçiut, kritik arti dhe studiues i njohur i letrave, si ato shqiptare, dhe ato rumune.                                           

        Liviu Antonesei, pasi flet për poezinë për të cilën u dënua Visar Zhiti nën diktaturën e Enver Hoxhës dhe për ato që shkruajti fshehurazi në burg, duke bërë krahasime dhe me vendin e tij nën Çausheskun, merret me dukurinë Visar Zhiti në postdiktaturë, në tranzicion duke e parë si një zbulim dhe ka nxjerrë poezinë “Janë zbukuruar plehrat në atdheun tim”. Temë treguese, ironi e hidhur dhe dëshpërim, e botuar në vitet ’90, përfshihet dhe në librin “Mbjellja e vetëtimave” – Shkup, 1994, është përkthyer dhe në gjuhë të tjera. Ka patur debate për të, aq sa dhe shkrimtari Bashkim Shehu i trajton në romanin e tij “Rrethi”, ndërsa poeti Ali Podrimja i ka kushtuar një shkrim të vaçantë. Dhe në emisionin televiziv “Fix fare” të Top Channel është lexuar nga kjo poezi.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Francë, prindërit e mi nuk donin që unë të merresha me balet, pasi se kuptonin, nëna ime në Shqipëri, kishte qenë bareshë me dele dhe…”/ Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj

“Për të mos përfunduar në burg apo në internim si dy kolegët e mi, Edison Gjergo dhe Edi Hila, unë zgjodha…”/ Dëshmia e rrallë e skenografit të njohur

        Pas rënies së diktaturave komuniste në Europë dhe nisën ndryshimet e mëdha, “Janë zbukuruar plehrat në atdheun tim” ishte si një pasqyrë e demokracisë shqiptare, të një zhvillimi problematik, ku arritjet bëheshin pis. Është një bashkëvënie e pazakontë e atdheut me plehrat. me atë kompleksitet të shtresëzimeve të ideve dhe ndjesive të reja.

        Por le t’ia lemë fjalën Liviu Antonesei-t, lë shohim një pjesë nga ato që ka shkruar, teksa komentuesit në atdheun e tij gjejnë dhe nga realiteti i tyre, poezi e jashtëzakonshme, shkruajnë, dramatike, na mëson shumë, duhet venë në kornizë  

                   NË FILLIM: POEZIA DREJT BURGUT

       Befasi? Një poet shumë i madh nga Shqipëria, i cili vuajti jashtëzakonisht shumë për shkak të poezisë së tij. Apo ndoshta është më mirë të thuash për poezinë e tij dhe për poezinë në përgjithësi.

       …Ndërsa shkrimtarët rumunë kanë tendencë të kenë komplekse epërsie ndaj letërsive që i konsiderojnë më   të vogla, unë i këshilloj ata të bëjnë një kurë modestie duke lexuar… dhe këtë shkrimtar të madh, emrin e të cilit   ndoshta nuk e kanë dëgjuar akoma.

        Para se të bëhej shkrimtar i madh i sotëm, autor i rreth 30 vëllimeve, i përkthyer në shumë vende, fitues i   çmimeve të shumta letrare shqiptare dhe ndërkombëtare, Visar Zhiti kaloi nëpër disa sprova, për të cilat cilësori kafkian është shumë i butë. Ai kishte botuar poezi në revista që kur ishte student, kështu që në vitin 1979 ai paraqiti në një shtëpi botuese atë që do të ishte vëllimi i tij debutues. Thjesht redaktorëve nuk u pëlqen libri dhe bëjnë një raport refuzimi për shkak të zymtësisë në to, poezive pesimiste. Gjërat mund të ishin ndalur këtu, por ato nuk u ndalën, sepse redaktorët “vigjilentë” dërguan raportin në Komitetin Qendror të Partisë së vetme, dhe poeti u arrestua, u gjykua në 1980 dhe u dënua me dhjetë vjet burg politik. Vërejtjet në letër u përkthyen në “poet dekadent dhe armik i popullit”…

       Visar Zhiti lirohet dhe punon gati tre vjet si një punëtor fabrike. Pothuajse çdokënd, një përvojë e tillë, sado e   gjatë, pa marrë parasysh sa e vështirë, do ta kishte shtypur, por jo Visar Zhitin, i cili duket se ka dalë i fuqizuar, duke i dhënë Nietzsche-s të drejtë  – ajo e cila nuk të vret, të bën më të fortë. Menjëherë pas rënies së regjimit komunist, punoi në shtypin e pavarur, drejtoi një shtëpi botuese, ishte parlamentar, Ministër i Kulturës dhe diplomat i vendit të tij në Itali, Vatikan dhe Shtetet e Bashkuara.

     …Do të shihni që koha dhe përvoja nuk kanë ndryshuar asgjë thelbësore në krijimin e tij, formula është   zbuluar që nga koha e poezive të para.

                                           *   *   *

     …Sidoqoftë, diçka befasuese ndodhi me shkrimin tim, të përkthyer nga Luan Topçiu, u mor nga shumë gazeta   dhe portale në Shqipëri, Kosovë dhe në komunitetin shqiptar të Rumanisë, në Zvicër, Shtetet e Bashkuara, Kanada, etj. Kushdo që më njeh e di që unë nuk shkruaj për mburrje – në fakt, thelbësore ishin poezitë e Visar Zhitit, unë bëra vetëm një prezantim të jetës së tij plot sfida dhe veprës së tij të shquar letrare. Prandaj, doja të theksoja diçka tjetër – sa shumë e duan letërsinë shqiptarët në të gjithë botën dhe si dinë ta vlerësojnë një shkrimtar të madh me një ndërgjegje të madhe.

                        MBETURINAT SI KOHË DHE  NDRYSHIM…    

      Plehrat e vendit tim janë bërë më të bukura, është një poezi e jashtëzakonshme e fillimeve të tranzicionit të   vendit të tij, nga regjimi i  hirtë komunist në diçka tjetër, nuk ishte shumë e qartë se çfarë, por diçka më pak homogjene dhe më shumëngjyrëshe. Ashtu si në Rumani, nga makthi gri shtypës i regjimit të Çausheskut, “ndryshimi i plehrave” ishte vetëm një nga shenjat e para të dukshme  të të gjithë botës shoqërore. Duket se papritmas, ndonëse procesi ishte gradual – zbulimi ynë, përfshirë dhe atë të poetit, ishte i beftë – bota jonë, ajo e Europës Lindore, me Shqipërinë dhe Rumaninë në tërësi, filloi të prodhojë më shumë mbeturina, por edhe më të larmishme, më shumëngjyrëshe, më shkëlqyese, duke filluar të duken si plehra perëndimore.

       Sigurisht, ndryshimet në thellësi kanë ardhur dhe vinë, disa syresh do të na duhet  t’i presim për një kohë të   gjatë, por dikur, në fillim të viteve 90, ne dhamë një shenjë, siç e dinim atëherë… Nuk mund të ishte ndryshe, plehrat janë nga të gjitha llojet, jo vetëm të shtëpive – por të gjitha po aq të ndryshme dhe të shumëllojshme.

Të lexojmë Poetin e jashtëzakonshëm Visar Zhiti!

                  JANË ZBUKURUAR PLEHRAT NË ATDHEUN TIM

 

Janë zbukuruar plehrat në atdheun tim,

   s’janë siç kanë qenë,

                                           vetëm lëkura patatesh

(si të shkulura në tortura), gjak domatesh të prishura,

lëvozhga vezësh e thonj, qepësh e lotë të tharë, këpucë

të pakalbura ende, potkonj, mace që s’kuptohet a janë

gjallë, copa gazetash – ngjarjet e botës të flakura

në kazanët anash rrugëve si mërzi

                                                      e madhe, kërcënuese…

 

Janë zbukuruar plehrat në atdheun tim

dhe janë shtuar bashkë me lirinë, ngjyra-ngjyra si letra

çokollatash vezulluese, si idetë, si fundi i një ëndrre

                                   në mëngjes, fotografi lakuriq artistësh,

                                                      të ndaluara më parë

të gjitha, gjëegjëza ambalazhesh, modë, lule të thara,

mbeturina bananesh si hëna të shtrembëruara,

dekorata, gëzhoja, kuti të bukura pijesh të jashtme,

                                                          e jashtmja e brendshme,

kapakët e shqyer të librave të diktatorit, koka e tij

         e statujtë, pis, buzëqeshja e thyer, poemat për të,

një gjysmë magnetofoni, plehra të shtrenjta, kënga

ende dëgjohet, e ngjirur, kolltukë më tej, televizor,

skelet veture përsipër si një tërmet. Ja, ca furça

të reja dhëmbësh

                             si picirrukë përrallash të pa mbaruara.

 

Pirgjet me plehra vazhdojnë jashtë radhëve

                                                  të kazanëve të mëdhenj,

pasqyra ku fërgëllojnë ballkone pallatesh të larta, po qielli

prapë është larg,

                               larg dhe i pastër ende, veçse

nja dy heronj se ku janë zhgërryer, punë korrupsioni,

pranga të ndryshkura…  

 

Kalojmë anash plehrave, mespërmes plehrave,

          sa shumë, edhe në biseda, gjithandej, çfarë plehërash, –

plehra në kujtesë, në qëndrim, në karrierë,

                                                        plehra, plehra, plehra.

      

Dhe ato të rrugës ndonjëherë janë

                          më pak të shëmtuara, të dëmshme më pak.

Janë zbukuruar plehrat në atdheun tim! Pse vetëm ato…

Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend

Previous Post

“Ndërsa pas mbarimit të luftës në Kosovë, prisnim që ai të kthehej në shtëpi, papritur morëm lajmin se…”/ Dëshmia e rrallë e babait të ‘Komandant Shpendit’, djaloshit tiranas që u vra në Tetovë në 2001-in

Next Post

Kalendari Historik 11 Gusht

Artikuj të ngjashëm

“Në Francë, prindërit e mi nuk donin që unë të merresha me balet, pasi se kuptonin, nëna ime në Shqipëri, kishte qenë bareshë me dele dhe…”/ Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj
Art & Kulture

“Në Francë, prindërit e mi nuk donin që unë të merresha me balet, pasi se kuptonin, nëna ime në Shqipëri, kishte qenë bareshë me dele dhe…”/ Intervista e panjohur e Angjelin Preljocaj

March 28, 2023
“Për të mos përfunduar në burg apo në internim si dy kolegët e mi, Edison Gjergo dhe Edi Hila, unë zgjodha…”/ Dëshmia e rrallë e skenografit të njohur
Art & Kulture

“Për të mos përfunduar në burg apo në internim si dy kolegët e mi, Edison Gjergo dhe Edi Hila, unë zgjodha…”/ Dëshmia e rrallë e skenografit të njohur

March 26, 2023
“Si e parashikoi para 45 viteve përkthyesi durrsak, Prokop Gjergo, se do vinte një ditë që, Shqipëria…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit që shqipëroi kryeveprat e letërsisë botërore
Art & Kulture

“Si e parashikoi para 45 viteve përkthyesi durrsak, Prokop Gjergo, se do vinte një ditë që, Shqipëria…”/ Historia e panjohur e mjeshtrit që shqipëroi kryeveprat e letërsisë botërore

March 14, 2023
“Kam dalë në skenë shtatzënë tetë muajshe, por për ‘biografi të keqe’, më hoqën nga estrada e më dërguan…”/ Dëshmia e panjohur e kosovares, që u shëndrua në legjendën e këngës vlonjate
Art & Kulture

“Kam dalë në skenë shtatzënë tetë muajshe, por për ‘biografi të keqe’, më hoqën nga estrada e më dërguan…”/ Dëshmia e panjohur e kosovares, që u shëndrua në legjendën e këngës vlonjate

March 4, 2023
Viti 1994: “Kur Kuvendi vendosi që 27 qershori të njihet si: ‘Dita e genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek’…”/ Kush e morri nismën dhe diskutimet e deputetëve
Art & Kulture

“Para se të kthehesha në Memaliaj, ku isha me dënim si minator, takova Bashkim Shehun te ‘Peza’dhe kur folëm për Kadarenë, ai më tha…”/ Dëshmia e panjohur e shkrimtarit dhe poetit Sadik Bejko

February 20, 2023
“DUKE MBLEDHUR DRITË” POEZIA E VISAR ZHITIT BOTOHET NË KINË
Art & Kulture

“DUKE MBLEDHUR DRITË” POEZIA E VISAR ZHITIT BOTOHET NË KINË

February 18, 2023
Next Post
Kalendari Historik 01 Gusht

Kalendari Historik 11 Gusht

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!