• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, September 13, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës

“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës
“Ja çfarë ngjau me notarin e famshëm italian, Paulo Pinto, në hotel ”Adriatik” në Vlorë, që ai s’mundi të përshkonte dot me not kanalin e Otrantos…”! / Misteri i ngjarjes, në fundin e qershorit 1985
“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës
“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës
“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës
“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës
“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës
“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës
“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës
“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës

Nga Uvil Zajmi

Memorie.al / Ajo ekspozitë u hap të premten me 26 prill të vitit 1968, në Tiranë, në Pallatin e Madh të Kulturës, ku merr pjesë edhe Enver Hoxha, anëtarë të Byrosë Politike, qeveritarë e ministra, trupi diplomatik, etj. “Oborri i mbledhjes së taksave” quhej, një grup kolosal skulptural realizuar nga artistë kinezë, si asnjëherë më parë i ardhur në vendin tonë, që sigurisht përbënte një ngjarje të madhe artistike për kohën. Kujtim Buza, atëherë drejtues i sektorit të Arteve Figurative në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, rrëfen ardhjen e saj, punën intensive, vështirësitë, problemet dhe shqetësimet që u shfaqën për montimin dhe vendosjen e figurave madhështore. Nga akti i dhurimit, fati i paditur i tyre dhe ku përfunduan 114-të veprat pas prishjes me kinezët.

Lidhur me këto etj., na njohin me intervistat e tyre, Prof. Dr. Abaz Hado, piktor i njohur, studiues dhe menaxher arti, ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative (pas viteve ’90-të) dhe z. Kujtim Buza, piktor i njohur, Kujtim Buza, i diplomuar për kritikë arti në Leningrad në vitet 1958-1961,  ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative (1966–1969), inspektor dhe shef sektori në Ministrinë e Kulturës, sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (1973–1987), si dhe pedagog e shef katedre në Institutin e Lartë të Arteve.

Z. Hado, çfarë ishte e përfaqësonte ajo ekspozitë?

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në shtëpi, nga lagjja e ‘Tiranës së Re’, ai dilte për dore me nusen e re 17 vjeçare duke bredhur rrugëve dhe nën errësirën e pishave të Teatrit…”/ Historia e trishtë e aktorit të famshëm

“Shuteriqi na krijonte mundësi që të takoheshim dhe të bisedonim e, në vitin 1974, ndërsa unë dhe grupi im i Pilurit ishim në Tiranë me këngën ‘Nga kjo baltë e kësaj toke’, ai…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

Nga shtypi i kohës informohemi: Ajo u hap në vitin 1966, në distriktin Ta-i të RP të Kinës, nga një grup artistësh skulptorë nga Secuan-i, të cilët kryen një rindërtim tronditës në 114 skulptura argjili, të cilat u kujtojnë vizitorëve mjerimin që sundonte para çlirimit në atë vend ku më parë, Lieu Uen Cia, një pronar i madh, i egër, i famshëm për mizoritë e dhunën një dhespot me familjen e tij, u kish rrëmbyer me forcë fshatarëve të varfër mbi 120.000 ha tokë.

Në oborrin e njërës prej pronave të tij, ai mblidhte taksën me grurë që i sillnin fshatarët me detyrim, dhe pasi kishte bërë llogaritë, i detyronte ata nën torturat që u bënte të paguanin më tepër. Pas çlirimit të vendit, banesa famëkeqe e tij, pikërisht në atë vend, ku ai i mblidhte taksat u shëndrua në muze si dëshmi e egërsisë dhe imoralitetit të familjes Lieu, e barbarisë me të cilën trajtoheshin fshatarët. Skulptura, me bukurinë e tyre prekëse dhe me forcën e madhe, shprehin jetën e fshatarëve të varfër, ashtu siç ishte dikur.

Skulpturat janë të ndara në katër pjesë: Arritja e fshatarëve; Dhënia e grurit; Llogaritë dhe Revolta. Në dy pjesët e para fshatarët pleq të rinj, burra gra hyjnë të trishtuar në atë oborr, që për ta është ferri i vërtetë. Ata kanë me vete fëmijët e tyre dhe mbi supe peshën e rëndë të grurit: Taksën për të paguar. Edhe nëse korrjet ishin të mbara, prap se prap ata nuk shpresonin të mbanin ndonjë gjë për vete.

Çdonjëri prej tyre mendon për atë që duhet të dorëzojë, por në fytyrat e të gjithëve lexohet mëria dhe zemërimi i thellë. Pjesa e tretë është një pretencë e tmerrshme kundër tiranisë së atij pronari i cili i shfrytëzon, persekuton dhe i poshtëron. Nga gjithë kjo, te fshatarët ndizet flaka e revoltës, e cila në pjesën e katërt të serisë së këtyre skulpturave, i zgjon të shtypurit, i bën të ngrenë krye.

Kjo temë u zgjodh sepse është në mënyrë të veçantë përfaqësueses e raporteve ndërmjet çifligarëve dhe punëtorëve. Artistët iu drejtuan këtë herë skulpturës në grup, që është shumë popullore dhe si gjini tradicionale, lejon efekte dramatike prekëse. Skenat e këtyre grupeve skulpturale, janë të lidhura mirë dhe efekti i përbashkët përbën një realizim të dukshëm. Sigurisht pa ndërgjegjen e klasës, artistët nuk mund të realizonin sugjerimet e bëra nga mijëra fshatarë që ndoqën punimet e tyre; pa njohjen e thellë të jetës, ata nuk do të përmblidhnin në një skenë të vetme në grup mjerimet dhe revoltat e fshatarëve të dikurshëm kinezë.

Skulptorët analizuan të kaluarën në mënyrë marksiste, i dhanë kuptim revolucionar veprës së tyre dhe ngaqë e ndjenë vetë luftën e klasës dhe etjen e mëparshme, arritën të prodhojnë këto vepra që të prekin thellësisht. Seria e skulpturave bën pjesë në 114-të veprat që filluan në qershorin e 1965 dhe përfunduan brenda katër muajsh, kohë mjaft e shkurtër kjo.

Grupi i artistëve skulptorë që realizuan këto vepra, patën ndihmë të vlefshme nga spektatorë, fshatarë, arsimtarë të cilët, veç sugjerimeve që jepnin, shërbyen edhe si modele. Dhe kjo provon edhe një herë saktësinë e teorisë së Mao Ce Dunit që: Artisti revolucionar duhet të bashkohet me popullin, të bëhet zëdhënësi i tij, në qoftë se dëshiron t’i japë një ndjenjë të vërtetë veprës së tij. Artistët e Seçuan-it u dhanë personazheve të tyre një vlerë politike dhe një formë tradicionale.

Intervista me piktorin e njohur Kujtim Buza

Me detyrën e shefit të arteve figurative në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës në ato vite, i ngarkuar nga ministri Thoma Deliana, Kujtim Buza, piktor në profesion, ka qenë njeriu që është marrë direkt, për montimin, sistemimin e asaj ekspozite gjigante pas ardhjes së saj në Tiranë. Sot pas një gjysëm shekulli, mjeshtri Buza i rikthehet punës intensive, me detaje të pa thëna asnjëherë. Ruan tre blloqe në formë ditari të rralla, me shënime, foto, e mjaft episode, nga udhëtimi dhe shoqërimi e një ekspozite të artit figurativ shqiptar në Kinë, takimi me Mao Ce Dunin, pastaj ardhja dhe angazhimi shtetëror për hapjen e “Oborrit të vjeljes së taksave” në kryeqytet.

Z. Buza, si ishin raporte me artin kinez në atë kohë?

Marrëdhëniet, shkëmbimet me ekspozita me kinezët, sidomos të artit figurativ nuk ishin të shpeshta për kohën. Rëndësi dhe me vlera ishin ato artizanale, të punimeve të fildishta, dhe jo shumë të kavalietit. Sidoqoftë arti figurativ kinez në atë periudhë përfaqësohej nga personalitete artistike, ku spikasnin Ci Baj Shi, apo Suj Bej Hun, piktorë të shquar.

Në ditarin juaj lexoj se jeni takuar edhe me Mao Ce Dunin?

Në fund të ‘ 67, bashkë me Shaban Hadërin, skulptor, Dekan i Institutit të Lartë të Arteve, shoqëruam një ekspozitë arti, e cila u hap në janar të 68-tës në Galerinë Qendrore të Pekinit, pastaj në Shangai dhe Kanton. Ishin vepra nga autorë shqiptarë. Ndërkohë siç e shihni edhe nga shënimet, takimi me Mao Ce Dunin ka qenë 18 dhjetor, ishim në përbërjen e delegacionit të Miqësisë Popullore Kineze, rreth 1 orë e 30 minuta zgjati qëndrimi me të.

E shikuat edhe “Oborrin e vjeljes së taksave”?

Gjatë qëndrimit në Kinë, na dërguan për të parë edhe “Oborrin i vjelje së taksave”, një një grup i madh skulptural, një punë e jashtëzakonshme që na befasoi për nga stili i ri i atyre skulpturave, shumë jetësore ishin.

Ju njoftuan se “Oborri…” do të vinte dhe në Tiranë?

Disa muaj pasi kthehemi nga Kina, më thërret Thoma Deliana e më thotë: “Ti ke qenë në Kinë dhe e ke parë ekspozitën ‘Oborri i vjeljes së taksave’, e cila do të vijë në Tiranë. Do të merresh ti me të, dhe e di vetë çfarë do bësh, për organizmin e punës për hapjen e saj”. U pamë me njëri tjetrin në sy, mesazhi ishte i qartë.

Përgjegjësi e madhe, apo jo?

Sigurisht. Më caktuan mua, por duhej edhe një skulptor. Më shkoi ndërmend të thërras Uran Hadarin, skulptor, që fatkeqësisht ka ndërruar jetë pak muaj më parë. Ai kishte studiuar në Kinë, dhe ishte ai që e mbajti peshën e organizimit, një punë intensive, lodhëse, me shumë përgjegjësi dhe delikate.

Si u realizua transporti i tyre?

Me anije, nga Kina në Shqipëri, portin e Durrësit. Udhëtim i gjatë. Mbi 100 arka të mëdha si kabina plazhi ishin. Pastaj me mjete të mëdha i sollëm në Tiranë. Skulpturat ishin të ambalazhuara shumë mirë, kur i hapëm asnjë e dëmtuar. Ato sollën këtu një variant të origjinalit, në allçi bashkë me një katalog shoqërues.

Zgjidhet Pallati i Madh i Kulturës, pse?

U vendos të hapej në Pallatin e Madh të Kulturës, në katin e parë sepse kishte hapësirë, ndërkohë që Galeria e Arteve në të kohë në Rrugën Fortuzi, ishte e vogël. Pallati kishte dy vite sapo ishte bërë, pastaj në qendër të Tiranës, edhe ky ishte një ndër motivet. Ekspozita fillonte me kreun e oborrit, vazhdonte me lëvizje dinamike dhe kompozimi kërkonte një vendosja gjatësore që të ndiqej në mënyrë kronologjike nga vizitori.

Ishte punë e madhe për sistemimin e saj?

Sigurisht kërkonte një angazhim e punë të kujdesshme për t’i vendosur mirë, pa asnjë dëmtim grupin skulptura “Oborri i vjeljes së taksave”, kjo për shumë arsye. Shkarkimi i tyre u bë në sheshin pas pallatit, po kështu edhe transporti për në sallë. Por, nuk ishin të vogla problemet që na dolën.

Çfarë kujtoni ndonjë detaj të veçantë?

Gjatë një muaji për montimin e saj u morën punonjës të komunales, por që prezantoheshin si vullnetarë. Si tapet u përdor pluhuri, apo tallash i zi që u morr nga Kombinati Tekstileve “Stalin”, dhe jo baltë mbi të cilin e vendosën figurat. Figurat duhet të kishin sfond të errët, dhe këtë e sugjeroi Urani. Pluhuri vinte me kamionë, kujtoj vështirësitë, erdhi, nuk erdhi kampioni.

Dolën problem të tjera?

Një ditë, duke ndjekur punë, shohim se njërës skulpturë që shihet edhe heroi pozitiv, i mungonte syri prej xhami. Menduam se i kishte rënë, por ndoshta të pavëmendshëm punëtorët, ose dikush e kishte marrë, fakti ishte se kishte humbur. Bashkë me Uranin; si t’ja bëjmë thamë?

Si u zgjidh?

I thirrëm punëtorët, Gafurrin shefin e tyre, dhe Doku, njëri prej tyre, na thotë që për t’u justifikuar, të themi që lagështira, apo është shkëputur nga allçia, duke na sugjeruar si zgjidhje që “t’ja heqim një sy një negativi dhe t’ja vëmë pozitivit”. Dhe ashtu bëmë. Gjetëm një personazh negativ, që kishte një vështrim të mbyllur nga muri, ja hoqëm atij njërin sy duke ja vendosur atij që i mungonte. E lamë pa sy negativin, korrigjime nuk mund të bënim, as riparime edhe pse Urani ishte i gatshëm. Nuk kishte shumë kohë.

U mbyll me kaq?

Jo, pasi kur erdhën kinezët që e shoqëronin ekspozitën, gjatë kontrollit ndaluan, panë që njërës skulpturë i mungonte njëri sy dhe sa më panë, syri, syri, ku është syri më thanë, kush e ka bërë këtë?

Situatë delikate apo jo?

I vënë në vështirësi, se mund të kisha apo kishim përfunduar keq, ja tregova si kishte ngjarë duke i thënë variantin e punëtorit tonë. E pëlqyen zgjidhjen që kishin dhëna ai, u qetësuan, madje thirrën Dokun, punëtorin “krijues” i bënë foto, pastaj një intervistë për Agjensiën “Hsinua”, lidhur me çfarë “të shtyu që mbajte këtë qëndrim”.

Erdhi edhe Enver Hoxha në përurim?

Po, erdhi. Ishte edhe Enver Hoxha, me një pjesë të udhëheqjes të kohës, anëtarë të Byrosë Politike, Komitetit Qendror, ambasadorë, njerëz, personalitet të artit, etj. Madje ai takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Cun Pin dhe skulptorin Can Su In, pavarësisht se nuk ishin ata autorët. Gjatë prezantimit, duke ecur, Hysni Kapo m’u afrua dhe me kujdes më pyeti: “Kujtim, po puna e atij syrit si qëndron”? Ja shpjegova, dhe me humor e kaluam pa u vënë re.

Me që ra fjala, cilët ishin autorët e saj?

Nga informacioni që kishim, realizimi i atij grupi kolosal kishte vijuar për rreth pesë muaj, punë intensive nga 18-të artistë, amatorë e profesionistë u krijuan 114 figura, portrete, karaktere. Por, kurrë nuk e morëm vesh kush ishin autorët e vërtetë të saj.

I mbani mend disa nga kompozimet?

Ishin disa si “Kontrolli i taksave”, “Peshimi i orizit”, “Llogaritja”, “Gruaja me dy fëmijë”, “Vajza me shportë”, “Plaku me shkop”, “I verbëri”, “Fëmija që shitet”, “Burri me duar e sy të lidhur”, grupi me skulptura, si “Revoltimi”, “Marrja e pushtetit”, etj.

Pastaj në Fier, Elbasan?

Nga Tirana, më pas ekspozita shkoi në Fier. Transporti u krye me kampionë të hapur, “Skoda”. Mendoni i 114-të vepra arti të formateve të mëdha të transportohen në ato rrugë që bllokoheshin me orë, por gjithmonë të shoqëruar me polici rrugore. Në Fier ajo u vendos në shkollën “Janaq Kilica”, ku Urani bashkë me Sotir Kostën punuan për sistemimin e saj. Ruhej me polici.

Thatë se na i dhuruan?

Ajo ishte një kopje e variantit origjinal, të cilën ata na e dhuruan. Pas Fierit ajo u hap në Elbasan, dhe pasi u mbyll, kam mendimin se ato mbetën në atje nuk u kthyen në Tiranë. Një enigmë që ka mbetur edhe sot se ku i sistemuan në ruajtje. Ka kaluar shumë kohë, dhe në vitet që vijuan do të kishin dalë, nëse diku do të ishin vendosur.

Ruani një bllok ditar, shumë interesant?

Po, janë tre blloqe të vegjël siç i shihni ku kam mbajtur shënime. I kam ruajtur me kujdes, nga udhëtimi në Kinë, hapja e ekspozitës shqiptare atje, takimi me Mao Ce Dunin, dhe angazhimi për të organizuar punën për hapjen e “Oborrit të vjeljes së taksave” në Tiranë.

Intervista me ish-drejtorin e Galerisë Kombëtare të Arteve, Abaz Hado

Interesimi për atë ekspozitë, por më shumë për veprat, skulpturat, dhe ku kanë përfunduar ka ngjallur interes, madje janë kinezët, që kërkojnë të dinë për fatin e tyre, me dëshirën që nëse ekziston mundësia, të jenë ruajtur diku, për t’i riatdhesuar. I ndodhur në Kinë, ish-drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, piktori i njohur Abaz Hado, i befasuar nga pyetjet e artistëve kinezë për “Oborrin…..”, tregon:

Z. Hado befasia kineze edhe për “Oborrin….” e 1968-tës?

Ka qenë viti 2002, për motive pune si ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve ndodhesha në Pekin. Më ka bërë përshtypje të madhe, që ata kërkonin me insistim ku ndodhej “Oborri i vjeljes së Taksave”. E dinin që ishte hapur në vitin 1968 në Tiranë, pastaj Fier dhe Elbasan, por ku kishin përfunduar më pas veprat nuk kishin asnjë informacion.

Konkretisht çfarë donin?

Ishte vetë drejtori i Galerisë së Arteve të Pekinit, si dhe të tjerë që e shoqëronin ishin mjaft të interesuar, duke e shprehur haptazi atë. Më pyesnin, çfarë informacioni kisha unë, për atë grup skulptural që sipas tyre mund dhe duhet të ndodhej ende në Shqipëri. Sigurisht që më kujtohej mjaft mirë ajo ekspozitë e hapur në Pallatin e Madh të Kulturës në vitin 1968, që jo vetëm nga ana artistike, por përbënte edhe edhe një kuriozitet e madh për ne kur e pamë.

Të gatshëm për t’i riatdhesuar?

Qëllimi tyre ishte për ta gjetur, duke shpresuar se unë mund të kisha isha në dijeni ku mund të ndodhet sot ajo ekspozitë, ato skulptura, dhe me çfarë mundësie për t’i gjetur dhe për t’i riatdhesuar.

Çfarë i thatë ju?

Sigurisht, jo i përgjigjesha unë, nuk kam asnjë informacion, dhe kjo është e vërtetë. Pas Revolucionit Kulturor Kinez, viteve ‘70-të, dhe prishjes me kinezët, ato u zhdukën. O janë lënë të braktisura në një magazinë të harruara në vite aty, ose janë prishur, rëndësi ka fakti që fati i tyre, në kohë e periudha të gjata, humbi pa lënë gjurmë.

Pse gjithë ky interesim?

Ajo ekspozitë, apo ai grup skulptural ishte bërë në pak kopje, siç më thanë. Nisur nga miqësia e asaj periudhe, njërën prej tyre ja dhuruan shtetit, qeverisë shqiptare. Prandaj edhe tentonin, nëse kishte mbetur në Shqipëri, ajo e dhuruara. Nuk e di nëse kishin tjetër kopje si ajo apo jo./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 13 Shtator 2026

Next Post

“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe...”/ Dokumentet sekrete të britanikëve

Artikuj të ngjashëm

“Kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në shtëpi, nga lagjja e ‘Tiranës së Re’, ai dilte për dore me nusen e re 17 vjeçare duke bredhur rrugëve dhe nën errësirën e pishave të Teatrit…”/ Historia e trishtë e aktorit të famshëm
Art & Kulture

September 7, 2026
“Shuteriqi na krijonte mundësi që të takoheshim dhe të bisedonim e, në vitin 1974, ndërsa unë dhe grupi im i Pilurit ishim në Tiranë me këngën ‘Nga kjo baltë e kësaj toke’, ai…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”
Art & Kulture

“Shuteriqi na krijonte mundësi që të takoheshim dhe të bisedonim e, në vitin 1974, ndërsa unë dhe grupi im i Pilurit ishim në Tiranë me këngën ‘Nga kjo baltë e kësaj toke’, ai…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

September 4, 2026
“Profesor Shuteriqi ishte një personalitet i talentuar, ai mbartte një univers të pashterueshëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë kombëtare dhe europiane…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

September 5, 2026
“Ndërkohë që Qamili hynte dhe dilte nga studio e tij me piktura në duar, policia do ta akuzonte si matrapaz që merrej me punë të fshehta kundër partisë dhe…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm

August 27, 2026
“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar…”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova

“Bashkë me Revolucionin Kulturor, kinezët sollën edhe gripin ‘Hong Kong’, ku sipas mjekut të njohur, në Tiranë pati 300 vdekje dhe…”/ Dëshmitë e poetit dhe  shkrimtarit të njohur nga SHBA-ës
Art & Kulture

“Agim Gjakova është një nga figurat më interesante dhe jetëgjatë të letërsisë shqipe, ka një histori njerëzore dhe krijimtari të jashtëzakonshme, pasi…”/ Refleksionet e publicistes së njohur nga SHBA-ja

August 27, 2026
Next Post
“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe…”/ Dokumentet sekrete të britanikëve

“Gjatë darkës në ambasadën jugosllave, Omer Nishani kritikoi hapur Enver Hoxhën. se punët po shkonin keq me rindërtimin e vendit, kurse Enveri nuk lëviz nga zyra dhe...”/ Dokumentet sekrete të britanikëve

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme