• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, May 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“U angazhua Komiteti i Partisë në Vlorë që ansambli çam të shkonte në Festivalin e Gjirokastrës, por grekët kishin filmuar një koncert në ‘Sheshin e Flamurit’ dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-udhëheqësit artistik

“Një ditë më thirri Petrit Hakani, shefi i Degës së Brendshme dhe më tha; do punosh për ne dhe po doli një fjalë nga goja jote, ke pushkatim, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-fotografit veteran të Vlorës

Nga Ergys Alushi

Pjesa e dytë

Memorie.al / “Historia e një qyteti nuk janë dy ose tre data. Historia e një qyteti është çdo ditë, çdo orë e minutë që ai jeton, janë njerëzit e tij, sepse pa njerëz, nuk ka as qytet, as histori”! Me këto fjalë përfundon një shkrim i Gëzim Ziles “Në gjurmët e fotografisë vlonjate”, botuar 25 vjet më parë. Është një nga shkrimet e pakta, i bërë për historinë e fotografisë vlonjate. E kush më mirë se fotografët mund ta fiksojnë historinë e një qyteti, historinë e njerëzve të tij. E vërteta është se Vlora ka një traditë të hershme në profesionin e fotografisë. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me qytetin që zbriste nga kodrat e malet e freskohej në brigjet e detit. Natyra ia kishte falur të gjitha bukuritë, ndaj dhe nuk është rastësi që vlonjatët janë nga pak fotograf, piktor e adhurues e me pretendime për të bukurën.

Një fotografi e shkrepur në Vlorë merr të tjera vlera, është plot ngjyra. Jo rastësisht edhe kinemaja e parë në Shqipëri, është hapur në Vlorë. Por, edhe ajo që është quajtur “shkolla vlonjate e pikturës”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Tani, si do të bëjmë me Bedri Spahiun, do ta mbajmë brenda apo do ta lirojmë? Unë e bisedova edhe me Mehmetin, edhe me Tishenkon, i cili…”/ Diskutimi i Enver Hoxhës në Byro pas Konferencës së Tiranës në ’56-ën

“Patronët e Realizmit Socialist, i kanë ngritur njëlloj kulti Dostojevskit dhe Biblioteka ‘Lenin’ e Moskës, Biblioteka e Leningradit, organizuan…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

                                                       Vijon nga numri i kaluar

Deri në vitin 1978 kur Skënder Beqirin e urdhëruan bashkë me Halim Halimin që të ngrinin Ansamblin çam, në Vlorë flitej shumë pak për Çamërinë. Kjo, që nga koha e ndëshkimit të Teme Sejkos dhe grupit të tij. Lidhur me këtë, ai kujton: “Më kujtohet njëherë, takova Dasho Matodashin dhe i thashë që kisha bërë një shkrim për Çamërinë. E kam bërë gati, e kam shkruar i thashë, titullohet; ‘Bashkuam zemrat dhe armët’. E mori Dashua, e pa, e rrotulloi nëpër duar dhe më tha;

‘Skënder nuk ma mba ta botoj’.

‘Pse’? – i thashë unë.

‘Po doli shkrimi për Çamërinë, ambasadori grek erdhi këtu’.

‘Po çfarë do të bësh’? – e pyeta unë.

‘Do ta mbaj njëherë, se mbase e botoj’!

Pas një jave që kishte folur Dashua me ata të Komitetit të Partisë, u ra dakord që të botohej, se në fakt shkrimi nuk kishte asgjë që mund të quhej provokative nga grekët. Një ditë më mori Dashua në telefon te ekspozita ‘Vlora Sot’, ku punoja si përgjegjës dhe më thotë; ‘Skënder, eja të më japësh kafenë’. E kuptova që e kishte marrë aprovimin për të botuar shkrimin”, kujtonte Skënder Beqiri, fotografi veteran i Vlorës.

Porosia e Enver Hoxhës, për ngritjen e Ansamblit çam

Piro Cakrani, një zyrtar lokal që mbulonte artin e kulturën në Vlorë, i thirri në zyrë dhe i porositi që të nisnin punën bashkë me Halim Halimin, për ngritjen e Ansamblit artistik çam. Do të ndodhte për herë të parë. Ansambli duhet të përgatitej për të konkurruar në Festivalin Kombëtar Folklorik të Gjirokastrës, të vitit 1978. Skënder Beqiri i shprehu frikën zyrtarit, për ta marrë përsipër një iniciativë të tillë.

E para, sepse nuk ishte marrë asnjëherë me folklorin dhe e dyta, nga frika e ndonjë gabimi rrezikonte dhe burgun. Skënderi kujton, se për një fjalë ishte dënuar dhe vëllai i tij, Fabit Beqiri, që ishte regjisor me shkollë të lartë. “Gaboi me një fjalë në libretin e një shfaqje në Shtëpinë e Kulturës dhe byroja e partisë e dënoi, duke e dërguar për të punuar tre muaj si punëtor në hidrocentralin e Smokthinës”, kujtonte Skënderi.

Por, ndërsa nuk e pranoi detyrën me urdhrin e Pirro Cakranit, nuk ndodhi kështu me Sekretaren e Partisë së Rrethit, Niqi Shtylla. Lidhur me këtë, Skënderi kujton:

“Më thërrasin dhe më thonë që të kërkon në takim sekretarja.

‘E di pse të kam thirrur’, – më thotë ajo.

‘Jo’- i them unë.

‘Atë që të ka thënë Piroja, vëre në jetë menjëherë’.

‘Nuk e bëj dot unë’ – i thashë.

‘Do e bësh me se s’bën’, – ma preu shkurt sekretarja.

Kisha frikë se mos bëja ndonjë gabim e përfundoja në burg. Pas disa kundërshtimesh, sekretarja më kërkoi të mbyllja derën e të ulesha.

‘Nuk kam dëshirë unë për folklorin çam, por është urdhri nga lart’, – më tha ajo. Kundërshtova përsëri, sepse në të vërtetë nuk e njihja atë fushë dhe kisha frikë vërtet ,se mos gaboja. ‘Epo dëgjo këtu atëherë – më tha Niqi Shtylla – po nuk e bëre këtë punë, jo vetëm që do të pushohesh nga puna, por do të kesh edhe pasoja të tjera.

Kjo nuk është fjala ime, por mos e thuaj gjëkundi. Është vetë personalisht fjala e Enver Hoxhës”, kujtonte Skënderi takimin me sekretaren e Komitetit Ekzekutiv, për porosinë që kishte dhënë vetë Enver Hoxha.

Përse kërkohej krijimi i ansamblit çam?

Po përse e kërkonte Enver Hoxha ngritjen e ansamblit çam? Sipas Skënder Beqirit, shkak ishte bërë Bilal Xhaferri, shkrimtari me origjinë nga Çamëria, që pasi ishte arratisur e kishte shkruar në një gazetë shqiptare në Amerikë, duke kritikuar qeverinë shqiptare dhe historianët shqiptarë të kohës, se nuk i jepnin vendin që i takonte Çamërisë, në historinë e kombit shqiptar.

Enver Hoxha e kishte lexuar gazetën dhe donte që të hidhte poshtë atë që ishte shkruar në gazetë. Porosia e udhëheqësit komunist, kishte venë në lëvizje zyrtarët më të lartë lokalë të Vlorës. Duhej t’i tregohej Amerikës dhe botës mbarë, se çështja çame dhe komuniteti çam në Shqipëri, ishte i mirë-trajtuar.

Reagimi i Qeverisë së Greqisë

Ansambli u krijua dhe fitoi çmimin e parë në Festivalin Folklorik që u zhvillua me grupet folkloristike të Vlorës. Fitoi me; “Kënga e Tahir Çaparit”

“Delvina me Çamërinë,

njëherë në këmbë u ngrinë,

yxhym bën përmbi Janinë,

Tahir Çapari me shokë,

Me Gjolekën u bë shokë,

Kurvelesh pushtoi Janinë

tre taborrë asqer i grinë”!

Kënga bëri bujë të madhe, pasi nuk ishte pak të fitoje Çmimin e Parë në Vlorë, mes gjithë folklorit të krahinave të Vlorës. Aq më tepër, që për herë të parë një ansambël çam këndonte e hidhte valle në “Shesh të Flamurit”. Lidhur me këtë ngjarje, Skënder Beqiri kujtonte:

“Na thanë që do të shkonim të përfaqësonim Vlorën në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës. Filluam përgatitjet. Kostumet i gjetëm nëpër familjet çame të Vlorës, që i kishin ruajtur. Kush një fustan grash e, kush tjetër një veshje burrash. Duheshin këpucët (vivello) siç bëheshin në Janinë. I porositëm dhe këpucët, gjashtë palë këpucë për gra.

Por, pas dy-tre ditësh na lajmërojnë që nuk do të shkojmë në Gjirokastër, se nuk kishte minuta të planifikuara në programin e shfaqjes. Zhgënjimi ishte i madh për të gjithë. Ishte i angazhuar i gjithë Komiteti i Partisë në Vlorë, që Ansambli çam të shkonte e të përfaqësohej sa më mirë në Gjirokastër. Por, nuk kishim se çfarë të bënim.

Thuhej se grekët e kishin filmuar koncertin që ansambli çam kishte dhënë në ‘Sheshin e Flamurit’ përpara se të shkonin për në Gjirokastër. Pas kësaj ata kishin protestuar pranë ministrisë sonë të Jashtme; ‘Ç’është kjo Çamëri, ç’është ky Ansambël çam?! Kush i bën këto punë, janë provokime shqiptare?! Presioni grek, na hoqi nga Gjirokastra”!

Fotografët e sotëm

Tradita e fotografisë vlonjate vazhdon me emra të rinj, por edhe pasardhës të fotografëve të vjetër. Në qytet funksionojnë shumë studio fotografike, nga ato më të thjeshtat, deri te ato me teknologjinë më të fundit të fotografimit, stampimit. Disa nga studio fotografike kryesore e më të vjetrat, përmendim; “Axhushi”, “Lution”, “Kotro”, “Bleta” etj.

Në “Sheshin e Flamurit”, aty ku për dekada kanë qëndruar e shkrepur foto për breza qytetarësh vlonjatë me dhjetëra fotografë, ka ende disa fotografë që vazhdojnë të qëndrojnë aty në pritje të klientëve që, duhet pranuar, janë gjithnjë e më të rrallë, si pasojë e zhvillimit të teknologjisë. Ahmet Axhushi është një nga fotografët e vjetër të brezit të rinj të fotografëve, që u formuan në vitet ’80-të, duke ndjekur rrugën e fotografëve më të vjetër.

Ai e ka filluar profesionin në fillimin e viteve ’80-të, bashkë me disa fotografë të tjerë, duke qenë një ndër 17 fotografët e Vlorës në ato vite. Me ndryshimin e sistemit, ai do ta vazhdonte punën e fotografit, duke pasur studion e tij e duke u bërë një nga fotografët më të njohur e të dashur në Vlorë. Studio “Bleta”, është një nga më të njohura në qytetin e Vlorës dhe me një eksperiencë të gjatë dhe shumëvjeçare.

Fotografët e saj i ndesh gjithnjë e më shpesh në shumë veprimtari publike e familjare në qytetin e Vlorës. Pak ditë më parë, kjo studio realizoi dhe ekspozitën e saj të parë fotografike, me foto nga bukuritë e Vlorës. Duke realizuar tashmë një ekspozitë fotografike me peizazhe nga Vlora.

Vëllezërve Bleta për këto punime interesante, u është dashur të punojnë për vite të tëra e të mbështeten fort mbi traditën e fotografisë vlonjate. Tashmë këto foto me peizazhe nga Vlora do të jenë edhe kartolina për ata që duan të vizitojnë Vlorën, ndërsa Julian Bleta na tha se; “i gjithë qëllimi i kësaj ekspozite, është promovimi i Vlorës”./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 09 Maj 2026

Next Post

“Patronët e Realizmit Socialist, i kanë ngritur njëlloj kulti Dostojevskit dhe Biblioteka ‘Lenin’ e Moskës, Biblioteka e Leningradit, organizuan...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Tani, si do të bëjmë me Bedri Spahiun, do ta mbajmë brenda apo do ta lirojmë? Unë e bisedova edhe me Mehmetin, edhe me Tishenkon, i cili…”/ Diskutimi i Enver Hoxhës në Byro pas Konferencës së Tiranës në ’56-ën
Dossier

May 9, 2026
“Patronët e Realizmit Socialist, i kanë ngritur njëlloj kulti Dostojevskit dhe Biblioteka ‘Lenin’ e Moskës, Biblioteka e Leningradit, organizuan…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Patronët e Realizmit Socialist, i kanë ngritur njëlloj kulti Dostojevskit dhe Biblioteka ‘Lenin’ e Moskës, Biblioteka e Leningradit, organizuan…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 8, 2026
“Letërsia ruse e para Revolucionit të Tetorit, tipizohet nga nacionalizmi dhe shovinizmi rusomadh, pasi autorët rusë si Gogol, Tolstoi dhe Dostojevski…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Dossier

“Një ditë më thirri Petrit Hakani, shefi i Degës së Brendshme dhe më tha; do punosh për ne dhe po doli një fjalë nga goja jote, ke pushkatim, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-fotografit veteran të Vlorës

May 9, 2026
“Kur ambasadori iranian i Shahut Mohammad Reza Pahlevi, Alinaghi Said Ansari, shtërngonte duart me Haxhi Lleshin në Tiranë dhe…”/ Fotot e rralla të marsit 1973
Dossier

“Kur ambasadori iranian i Shahut Mohammad Reza Pahlevi, Alinaghi Said Ansari, shtërngonte duart me Haxhi Lleshin në Tiranë dhe…”/ Fotot e rralla të marsit 1973

May 6, 2026
“Gjatë Luftës II-të Botërore, në Gjermani ‘lulëzoi’ një letërsi, që heroizon betejat, operacionet luftarake të Wermahtit hitlerian, shkatërrimet dhe…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Gjatë Luftës II-të Botërore, në Gjermani ‘lulëzoi’ një letërsi, që heroizon betejat, operacionet luftarake të Wermahtit hitlerian, shkatërrimet dhe…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 8, 2026
Next Post
“Patronët e Realizmit Socialist, i kanë ngritur njëlloj kulti Dostojevskit dhe Biblioteka ‘Lenin’ e Moskës, Biblioteka e Leningradit, organizuan…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Patronët e Realizmit Socialist, i kanë ngritur njëlloj kulti Dostojevskit dhe Biblioteka ‘Lenin’ e Moskës, Biblioteka e Leningradit, organizuan...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme