• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, November 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993

“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993
“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993
“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993
“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993
“Në maj, ministri Zhulali zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, pasi…”/ Raporti i CIA-s në vitin 1993
“Oficeri N. K. i repartit 9181 në Tiranë, është shumë i rrezikshëm, sepse tha kur të bëhet luftë, të parin do vras …”/ Zbulohen dokumentet e Sigurimit për ushtarakët

Pjesa e njëzetenëntë

Memorie.al / Në vitin 1993 Shtet e Bashkuara të Amerikës i trembeshin një përplasje ushtarake mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në një dokument të de klasifikuar për këtë vit, theksohet se për shkak të marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës, në konflikt mund të përfshihej dhe Tirana. Mirëpo në dokument jepet një pasqyrë e kapaciteteve ushtarake të të dyja vendeve. Sipas CIA, më 1993 Shqipëria dhe Serbia nuk mundej që të krahasoheshin. Serbet kishin një ushtri moderne dhe shumë herë më të përparuar. Sipas dokumentit, Shqipëria në atë kohë kishte ende materiale ushtarake që në kohën e Bashkimit Sovjetik dhe të Kinës komuniste. Bëhet fjalë për armatime të trashëguara nga regjimi komunist, por që kishin ardhur gjatë marrëdhënieve me Kinën dhe me Rusinë.

                                                            Vijon nga numri i kaluar

Memorandum inteligjence

Gjithashtu mund të lexoni

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90  

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

Zyra e analizës evropiane

5 janar 1993

Ushtria e Shqipërisë nuk mund të matet me forcat serbe që kanë moderne e të pajisura mirë, në rast se konflikti i Kosovës përhapej në Shqipëri. Forcat shqiptare kanë armë të vjetra, falura nga sovjetikët dhe kinezët, pa municione dhe pa stërvitje apo transport, që kërkohet në operacione intensive luftimi.

Mungesa e fondeve e ka penguar Shqipërinë të modernizohet, por kohët e fundit ministria e saj e Mbrojtjes po zgjeron numrin e kontakteve për ndihmë nga ushtritë e tjera, në pajisjen dhe trajnimin e ushtrisë.

Zyrtarët e mbrojtjes kërkojnë të reduktojnë numrin e ushtarëve, për të eliminuar elementët komunistë, dhe për ta bërë ushtrinë një forcë më fleksibël dhe të ndryshueshme.

Ne besojmë se qeveria do të përpiqet të evitojë konfrontimin direkt me serbët, nëse dhuna shpërthen në Kosovë, por disa përplasje mes forcave serbe e shqiptare, do të jenë të paevitueshme.

Tirana sigurisht që do të ndihmojë shqiptarët e Kosovës me armë të lehta dhe furnizime, dhe do të kthehet në një pikë kalimi të vullnetarëve, armëve e furnizimeve nga vendet e tjera.

Ndihma e tyre për kosovarët do të çojë me siguri në hakmarrje nga Serbia kundër bazave shqiptare, duke kërkuar të përfshijë Shqipërinë në konflikt.

Megjithëse Shqipëria do të kërkojë ndihmë nga komuniteti ndërkombëtar, kjo do të vijë kryesisht nga Turqia.

Ankaraja ka trajnuar tashmë disa oficerë shqiptarë dhe ka premtuar më shumë asistencë nëse Serbia pushton Shqipërinë, sipas atasheut amerikan të mbrojtjes atje.

Tirana është shumë e shqetësuar se konflikti i Kosovës mund të kthehet në një luftë në Shqipëri. Ushtria ka urdhëruar një mobilizim të pjesshëm në veri të vendit në muajin maj, dhe në qershor ka stacionuar atje disa njësi këmbësorie dhe artilerie më afër kufirit.

Në tetor ushtria vuri në gjendje alarmi dy divizionet në kufi me Kosovën dhe zëvendës-ministri i Mbrojtjes u takua me Këshillat e Mbrojtjes, për të diskutuar nivelet e gatishmërisë.

Forcat shqiptare

Forcat e Armatosura shqiptare kanë rreth 65.000 trupa dhe ministria e Mbrojtjes ka plane mobilizimi të rreth 400.000 në rast krize.

Zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes pretendojnë se secili nga 21 divizionet e forcave tokësore, mund të arrijë në 20.000 trupa. Zyrtarë ushtarakë thonë se mund të mobilizojnë 70 për qind të forcave të tyre brenda 24 orëve.

Sipas opinionit tonë, forcat e armatosura shqiptare nuk kanë pajisjet, trajnimin dhe aftësinë për krijimin e një force të tillë dhe komandat e tyre mendohen të afta vetëm për një mbrojtje të kufizuar kufitare, ndaj inkursioneve të vogla.

Forcat tokësore

21 divizionet me mungesa në njerëz, stërvitje e pajisje, kanë rreth 58.000 trupa në kohë paqeje. Aktualisht, tre divizione me rreth 6600 trupa, janë të vendosur në kufi me Kosovën.

Forcat ajrore dhe ato të mbrojtjes

Forcat ajrore dhe të mbrojtjes prej rreth 4000 njerëzish, kanë rreth 90 ose më pak avionë, të viteve 1950-‘60. Shqipëria nuk ka raketa moderne tokë-ajër.

Forcat detare

Forcat e saj detare prej rreth 3000 njerëzish, është pak më shumë se një forcë e vogël sigurie për operacione anti-piraterie dhe intereceptim te trafikantëve.

Flota ka disa barka patrullimi me armë automatike dhe silurë, si dhe disa mjete për vendosje minash apo spastrim minash. Flota ka disa nëndetëse jashtë funksioni, të lëna nga sovjetikët në vitin 1961.

Kufizimet buxhetore kanë bërë që ushtria të reduktojë shpenzimet e saj me më shumë se 11 për qind, në më pak se 8 për qind të buxhetit kombëtar në vitin 1993, gjë që ul; më tej kapacitetet e kufizuara të luftimit pa mundësi pagesash të tjera për ministrinë përveç rrogave të personelit.

Armët tokësore të Shqipërisë, pajisjet e komunikimit, avionët dhe anijet, janë të gjitha prodhime sovjetike dhe kineze të kaluara kohe. Kohët e fundit një gjeneral është ankuar se ushtria nuk merrte pajisje të reja nga jashtë prej 17 vjetësh.

Shumica e tankeve të saj kineze janë versione të modelit sovjetik T-54, dhe rreth 90 për qind e inventarit të avionëve janë MiG-17 apo Mig-19. Nëndetëset shqiptare të epokës së naftës, kufizohen vetëm në zhytje në rreth 10 metra, sipas atasheut të mbrojtjes.

Mirëmbajtja e mjeteve të saj është e dobët, dhe sipas atasheut ushtarak nuk ka pasur prej vitesh fonde për të blerë pjesë këmbimi. Stërvitja është ose inekzistente, ose shumë e dobët. Forcat Ajrore kanë një kohë vjetore fluturimi prej 15 orësh, pra 165 orë në vit, në pak sesa pilotët e NATO-s.

Njësitë e luftimit rrallë përdorin armët e tyre në stërvitje me zjarr dhe tanket raportohet se qëllojnë vetëm një herë në vit. Nuk kryhet kurrë stërvitje të përmasave të mëdha, dhe stërvitja e rezervistëve është kufizuar në shtatë ditë në dy vjet.

Mjerimi i ushtrisë

Forcat e armatosura kanë mangësi parësore në furnizimet me karburant, mjekime e veshje. Disa garnizone mbjellin dhe rrisin vetë perimet e tyre për ushqimin e ushtarëve. Këtë vit ministria e Mbrojtjes tha se Shqipëria mirëpriste uniforma, këpucë e pajisje spitalore nga Perëndimi.

Komanda dhe kontrolli mbështetet në pajisje të vjetra sovjetike komunikim. Forcat tokësore kontrollohen më shumë në pjesën jugore prej kërcënimit të Greqisë, dhe jo në veri pranë Kosovës.

Zinxhiri i komandës komplikohet prej raportimit të të gjithë reparteve direkt te ministria e Mbrojtjes, sipas atasheut amerikan të ushtrisë. Tirana nuk ka shpresa për modernizim të ushtrisë së saj, pa ndihmë nga vendet e tjera, dhe për këtë zyrtarët po zgjerojnë kontaktet e tyre me vendet e Perëndimit.

Shqipëria do të dërgojë oficerë për studim në Gjermani, Itali, Turqi, Austri, Greqi dhe Shtetet e Bashkuara, ashtu si edhe në ish-shtete sovjetike, si Polonia, Hungaria e Bullgaria, për të kërkuar mbështetje në pajisje.

Rezultatet e fushatës së asistencës kanë qenë modeste, por Shqipëria ka marrë rreth 100 mjete transporti ushtarak nga Gjermania dhe gjithashtu disa hua, ushqime dhe veshje nga Turqia.

Kapacitetet e forcës

Ushtria mund të mobilizojë mjaftueshëm trupa për t’u përballur me përplasje të vogla, por nuk mund të përballojë një inkursion serioz serb me armë moderne. Mangësitë në transport dhe rrjeti i dobët rrugor e hekurudhor, pengojnë zhvendosjen e njësive drejt kufirit me Kosovën.

Por gjithsesi, Shqipëria mund të përmbajë një sulm të kufizuar serb në kufi, ku dhe terreni i vështirë favorizon mbrojtësit. Me thirrjen e rreth 50.000 rezervistëve që jetojnë në afërsi të kufirit, ushtria mund të niste përdorimin e taktikave të luftës guerile, për t’iu kundërvënë serbëve.

Megjithëse qeveria do të vihet nën presion të fortë të brendshëm për të vepruar në ndihmë të kosovarëve, ne nuk besojmë se Tirana do të konsiderojë përdorimin e forcës si një opsion praktik për mbrojtjen e shqiptarëve. Forca Ajrore shqiptare nuk mund të matet me atë të fqinjëve të saj serbë.

Pa mbrojtjen ajrore, forcat e terrenit do të ishin të pashpresa kundrejt rreth 260 avionëve serbë relativisht modernë dhe mjete të blinduara me të cilat mund të përballen.

Njësitë detare shqiptare janë ndoshta të afta vetëm për vendosjen e minave detare apo disa sulmeve sporadike në portin e afërt serb Bar, në Malin e Zi, por këto sulme do të ishin të kushtueshme dhe do të sillnin me siguri kundërveprimin serb.

Forca serbe në Kosovë

Beogradi ka përmirësuar kapacitetin e forcave tij në Kosovë prej korrikut dhe mund t’iu kundërpërgjigjet një kryengritjeje të shqiptarëve brenda disa orësh. Deri në tetor brigadat jugosllave në Kosovë kanë angazhuar garnizone dhe rezervistë të shumtë.

Përveç rreth 25.000 trupave të ministrisë së Brendshme serbe, ushtria jugosllave ka të paktën 10.000 njerëz të pajisur mirë dhe rreth 200 tanke, 160 mjete të blinduara dhe 160 mjete artilerie në Kosovë.

Ata mund të thërresin edhe 10.000 trupa të tjera shtesë në rast krize. Beogradi ka rreth 26.000 trupa të tjerë, 50 kilometra larg Kosovës, në njësi të pajisura me 120 tanke, 100 mjete të blinduara luftimi dhe 260 avionë.

Ka gjithashtu rreth 75.000 serbë etnikë të moshave nga 15 deri në 59 vjeç në Kosovë dhe mijëra serbë paramilitarë nga Bosnja e Serbia, që mund t’i bashkohen konfliktit. Megjithëse serbët dominojnë nga ana ushtarake, konflikti i Kosovës mund të zgjatet.

Rreth 250.000 shqiptarë etnikë, pretendojnë se janë të armatosur dhe me siguri do të luftojnë në stil gueril në terrenin malor, dhe mundësisht në formë terroriste kundra objektivave serbë në Kosovë dhe jashtë saj.

Megjithëse Tirana do të përpiqet të evitojë konfrontimin direkt ushtarak, ajo do të tërhiqet në konflikt prej ndihmës ndaj shqiptarëve etnikë.

Ajo sigurisht që do të japë ndihmë indirekte në armë, trajnim apo në këshillues ushtarakë, si dhe do të lejojë që territori i saj të bëhet nja bazë për guerrilasit kosovarë, të paktën jo zyrtarisht.

Reforma e ngecur ushtarake

Duke njohur dobësitë e saj ushtarake, Tirana po përpiqet të dalë nga izolimi i saj i mëparshëm, duke kërkuar kontakte të shumta ushtarake me venet e tjera, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara, Turqinë, për ndihmë në riorganizimin dhe modernizimin e forcave të saj. Prioritetet ekonomike të vendit aktualisht i kalojnë ato ushtarake.

Ministri i mbrojtjes Safet Zhulali, ka njoftuar për planet e reduktimit të ushtrisë për uljen e kostove dhe eliminimin e influencës komuniste.

Në maj e qershor, ministri zëvendësoi disa anëtarë të vjetër të stafit të gjeneralëve dhe 80 për qind të komandantëve që kishin lidhje me Partinë Komuniste, sipas raportimeve.

Shumë nga zëvendësimet janë majorë apo kapitenë me pak eksperiencë. Sipas planeve të ministrit, edhe 9000 oficerë të tjerë do të zëvendësohen deri në mesin e vitit 1993.

Ministria e Mbrojtjes ka në plan të riorganizojë forcat e saj në një strukturë më fleksibël dhe të konsolidojë rreth 1500 garnizonet në baza më të menaxhueshme, duke lehtësuar kontrollin dhe komandën.

21 divizionet e terrenit me shumë gjasa do të reduktohen në 9 divizione, secili me një fuqi në kohë lufte prej 15.000 deri në 18.000 njerëzish, ndërsa në kohë paqeje prej 2000 trupash, sipas raportimeve të ndryshme./ Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në tetor ‘81, kur isha i ftuar në Panairin e librit në Frankfurt, m’u afrua një burrë i gjatë e i hijshëm që, me njëfarë mëdyshjeje, më foli: quhem Martin Camaj, a mund...”/ Rrëfimi i rrallë e Kadaresë

Next Post

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar...”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90  

Artikuj të ngjashëm

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90   
Dossier

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90  

November 8, 2026
“Shqiptarë antikomunistë të grumbulluar te selia e OKB-së, për të protestuar kundër presidentit Ramiz Alia, u konfliktuan me bashkatdhetarët e tyre, të ardhur aty…”/ Shkrimi i ‘New York Times’, shtator 1990
Dossier

“Të udhëzohet Misioni në Nju Jork, për pritjen që shoku Ramiz do të bëjë në Boston me emigracionin e vjetër dhe atë kosovar, kurse Antoni Athanas…”/ Vizita së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990

November 8, 2026
“Jam dakord me mendimin e shokëve që të dal në pension, por në shtypin e huaj fliter për mua e për shokun Adil, si ‘kundërshtar i shokut Ramiz’…”/ Debatet e Manush Myftiut në plenum, 7 korrik ‘90
Dossier

“Ministrat e ashpër komunistë, Stefani i ministrisë së Brendshme dhe Murra i Mbrojtjes, humbën postet e tyre bashkë me disa anëtarë të moshuar nga Byroja Politike…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 8, 2026
“Ushtrinë s’e fusim dot me armë kundër demokratëve, por t’ju japim shkopinj dhe kamzhik komunistëve e të mobilizojmë Skraparin…”/ Biseda e Ramiz Alisë me Hekuranin e Xhelil Gjonin, 14 dhjetor ‘90-të
Dossier

“Për delegacionin e kryesuar nga shoku Ramiz Alia, që merr pjesë në OKB, i dërgoni urgjentisht edhe 50 mijë dollarë Misionit tonë në Nju Jork, sepse…”/ Zbulohet letra e Xhafer Spahiut, tetor ‘90  

November 7, 2026
Memorie.al
Dossier

“Sipas Mehmet Shehut, shumica e tokave në Shqipëri, do të mbillen me misër, por Mehmeti ka thënë më parë se misri është ushqim për derra, kurse sot u thotë; këtë do të hani…”/ Raporti i CIA-s në 1951

November 5, 2026
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.
Dossier

Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

November 5, 2026
Next Post
“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar…”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90   

“Për gjithë ne shqiptarët e mërguar që jetojmë në SHBA-së, këto ditë të qëndrimit Tuaj në mesin tonë, Ju Zoti Kryetar...”/ Fjala e kreut të Shoqatës “Isuf Gërvalla” në pritjen e Ramiz Alisë në Boston, 1 tetor ’90  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme