Nga Bashkim Trenova
Pjesa e gjashtë
NAZIBOLSHEVIZMI – LETËRSIA DHE ARTET
PARATHËNIE
Memorie.al / Historianë, filozofë politikë, intelektualë të shkollave apo dhe të pozicionimeve të ndryshme, i kanë kushtuar mijëra e mijëra faqe, vëllime të tëra, studime dhe artikuj krahasimit midis nazizmit dhe komunizmit. Përgjithësisht, në botimet dhe studimet e tyre, qëndrohet në kontrollin policor të shoqërisë nga këta diktatura, në rolin e hierarkisë shtetërore diktatoriale, të kreut të shtetit, si mbytës të mendimit të lirë, në vendin e gjithë-pranishëm të propagandës zyrtare në shoqëri, në masakrat masive dhe në rrjetin e kampeve të përqendrimit, në veprimtarinë e policisë, NKVD në BRSS (më pas KGB) dhe të Gestapos në Rajhun e Tretë. Në librin e tij “Le Passé d’une illusion” (E kaluara e një iluzioni) François Furet vëren se nazizmi dhe komunizmi kanë të njëjtën kundërshtim ndaj demokracisë liberale dhe asaj që ata e quajnë “borgjezia kapitaliste”. Të dyja ideologjitë pretendojnë se janë socialiste dhe përdorin imazhin e socializmit. Vendet komuniste janë vetëquajtur “socialiste”. “Nazizëm” është një shkurtim i nacional-socializmit.
Patronët e Realizmit Socialist, në fakt, i kanë ngritur njëlloj kulti Dostojevskit. Biblioteka “Lenin” e Moskës, Biblioteka e Leningradit kanë organizuar ekspozita mbi veprën dhe jetën e Dostojevskit. Në vitet 1956 dhe 1958 është bërë ribotimi i romaneve të këtij autori në dhjetë volume. Janë realizuar filma artistikë bazuar mbi krijimtarinë e tij. Shumë romane të Dostojevskit janë dramatizuar dhe vënë në skenë. Shkrimtarë të huaj janë ftuar të marrin pjesë në festimet përkujtimore të lidhura me këtë autor. Një Muze “Dostojevski” është ngritur në Moskë.
Dostojevski është karakterizuar si një lloj socialisti kristian dhe, njëkohësisht, si monarkist. Rusia, sipas tij, ia kushton qenien e saj autarkisë. Ai adhuron carin, reformat cariste dhe uron një komunikim më intim, më të mirë midis sovranit dhe popullit të tij. Dostojevski njihet edhe si një nacionalist ekstrem, një shovinist. Ai e urren Europën, që për të është një “varrezë”, përse jo edhe si vendndodhja e një komploti gjigant kundër Rusisë dhe kundër Krishtit. Po kështu, për të çifutët janë trup i huaj, që shfrytëzon dhe budallalleps popullin e varfër rus.
Sipas tij, Rusia duhet të përfshijë popujt sllavë ortodoksë, të dominojë në Ballkan, të valëvisë flamurin e saj në Konstandinopol e të vendosë hegjemoninë e saj në botë. Kjo gjë është krejtësisht e mundur sepse, sikurse shprehet ai për rusët: “Ne kemi gjeninë e të gjithë popujve, dhe më tepër, edhe gjeninë ruse: pra ne mund të ju kuptojmë, ndërsa ju nuk mund të na kuptoni. Ne kemi idealin rus të universalizmit, të gjithë-pajtimit, të mbarë-njerëzimit”.
Duket se ka mjaft arsye përse bolshevikët, diktatura e proletariatit, gjejnë te Dostojevski një lloj aleati politik, ideologjik, shpirtëror, estetik. Pavarësisht nga ngjyra e kuqe me të cilën reklamohen, ata janë po aq pan-sllavistë, pan-ortodoksë dhe, me internacionalizmin e tyre, me botën e tyre të re, po aq hegjemonistë dhe rusomëdhenj, siç është edhe vetë Dostojevski.
I njëjti adhurim vihet re edhe ndaj Tolstoit, i cili njihet për predikimin e njëlloj kristianizmi mistik. Vetë Lenini ka shkruar, në vitet 1908-1911, gjashtë artikuj mbi veprën e Leon Tolstoit. Artikullin e parë, të shkruar me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Tolstoit, ai e ka titulluar “Leon Tolstoi, pasqyrë e Revolucionit rus”. Në këtë artikull, sipas Leninit: “Tolstoi ka reflektuar një urrejtje të plotë, një dëshirë të formuar më së miri, një urim për t’i dhënë fund të kaluarës…”. Gjithnjë, sipas tij, Tolstoi nuk përfaqësonte proletariatin, por fshatin patriarkal rus, por pikërisht këtu, ka theksuar ai, duhet të nisë edhe kundërshtimi ndaj kapitalizmit.
Artikulli i dytë i Leninit mbi Tolstoin është shkruar me rastin e vdekjes së tij, në vitin 1910. Artikulli i tretë – Leon Tolstoi dhe lëvizja punëtore bashkëkohëse, – trajton qëndrimin e punëtorëve rusë me rastin e vdekjes së shkrimtarit. Artikulli i katërt i kushtohet rolit të klasës punëtore në thellimin e kritikës së Tolstoit ndaj kapitalizmit. Dy artikujt e fundit janë kritika, që u bëhen socialdemokratëve rusë, të cilët nuk pushojnë së treguari aspektet reaksionare të mendimit të Tolstoit, pa bërë dallimin me qëndrimin e tij kritik ndaj kapitalizmit.
Lenini nuk lejon të preket Tolstoi as nga bashkë-udhëtarët e tij revolucionarë në Partinë Socialdemokrate Ruse. Kreut bolshevik i duhet Tolstoi, sikurse e tregojnë edhe titujt e artikujve që i ka kushtuar atij, për ta përdorur në shërbim të marrjes dhe, më pas, të mbajtjes së pushtetit, i duhet një Tolstoi “antikapitalist”, në shërbim të çështjes së proletariatit, të revolucionit proletar dhe të krenarisë rusomadhe. Ai krijon kështu një “Tolstoi” sipas modelit sovjetik, sipas interesave të zotërve të rinj të Kremlinit.
Në artikullin e botuar më 16 nëntor 1919, mbi Tolstoin, Vladimir Iliç Lenini shkruan: “Tolstoi – artist njihet nga një pakicë, bile edhe në Rusi. Që të bëhen veprat e tij të mëdha pronë e të gjithëve, duhet luftë dhe luftë kundër atij rendi shoqëror, që ka dënuar miliona dhe dhjetëra miliona njerëz të rrojnë në errësirë, të shtypur, të bëjnë punë skllavi dhe të jetojnë në varfëri, duhet revolucioni socialist”.
Po në të njëjtin artikull, duke shkruar mbi kritikën, që sipas tij, Tolstoi i ka bërë kapitalizmit, ai thekson se kjo kritikë u tregon masave “jo që ato të kufizohen me mallkime kundër kapitalit dhe pushtetit të parasë, por që të mësohen të mbështeten në çdo hap të jetës së tyre dhe në luftën e tyre në fitoret teknike dhe shoqërore të kapitalizmit, të mësohen të bashkohen në një ushtri të vetme milionëshe luftëtarësh socialistë, që do të përmbysin kapitalizmin dhe do të krijojnë shoqërinë e re pa varfërinë e popullit, pa shfrytëzimin e njeriut prej njeriut”. Ja pra një Tolstoi revolucionar proletar!
Maksim Gorki, nga ana e tij, në skicën “V. I. Lenini” tregon një bisedë midis tij dhe udhëheqësit bolshevik mbi Tolstoin. Gorki jep këtë mendim të Leninit mbi Tolstoin: “Cilin mund të krahasojmë në Europë me të? Dhe u përgjigj vetë: Asnjë. Pastaj, duke fërkuar duart, qeshi i kënaqur. Unë shpesh kisha vënë re tek ai një ndjenjë krenarie për Rusinë, për rusët, për artin rus. Nganjëherë kjo cilësi më dukej e huaj për Leninin dhe madje naive, por më vonë u mësova të dëgjoj jehonën…”! Sigurisht, me rusët nuk mund të krahasohet askush!
Bashkëshortja e Leninit, N. K. Krupskaja, në librin Воспоминания о Ленине (Kujtime mbi Leninin) ka shkruar se ai “broshurat e romanit Анна Каренина (Ana Karenina) i ka lexuar për të njëqindtën herë”. Nga sa më sipër, është plotësisht i kuptueshëm edhe adhurimi i krye-bolshevikut për Tolstoin dhe artin e tij, që serviret si në shërbim të revolucionit. Romani Отцы и дети (Etër dhe Bijë) i Turgenievit, që vlerësohet edhe si kryevepra e tij, gjen gjithashtu një jehonë mjaft pozitive në Rusinë bolshevike, duke u interpretuar sipas oreksit bolshevik. Turgenievi në “Etër dhe Bijë” pasqyron Rusinë menjëherë pas heqjes së robërisë.
Në roman, në njërën anë janë baballarët e dashur, disi të lodhur, dyshues, por të bindur se një dozë e mirë liberalizmi i zgjidh problemet e vendit, që jetonte ende Mesjetën e tij. Nga ana tjetër janë bijtë e tyre të errët, të hidhur, të dëshpëruar, që urrejnë çdo ide reformatore, që mohojnë gjithçka dhe besojnë vetëm në “pastrimin”, në shkatërrimin e rendit. Është i njohur përbetimi bolshevik për të ndërtuar botën e re nga “gërmadhat” e botës së vjetër, që duhet përmbysur me dhunë; por me arsye të shëndoshë nuk mund të cilësohen si pararendës të dhunës dhe të idealit bolshevik as Turgenievi, sikurse edhe as Tolstoi apo Dostojevski etj.
Turgenievi, p.sh., kritikonte carizmin, por urrente thellësisht ata që predikonin terrorin. Njëlloj nxitojnë bolshevikët të rreshtojnë në repartet e tyre edhe Nikolai Gogolin, që me satirën e tij ka dënuar shtypjen, robërinë. Le të citojmë pjesë nga një artikull i shkruar nga Andre Pierre dhe i botuar në Le Monde më 9 prill 1959, me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Gogolit. “Gjeniu i prozës ruse, nderi dhe lavdia e atdheut, patrioti i madh dhe artisti i madh, kampion i miqësisë ruso-ukrainase: këta, shkruan Andre Pierre, janë disa nga titujt e artikujve kushtuar nga shtypi i Moskës me rastin e njëqind e pesëdhjetë vjetorit të lindjes së Nikollai Gogolit.
Akademiku V. Vinogradov kujton në Pravda se kritiku demokrat Bielinski e kishte vlerësuar Gogolin si “një nga udhërrëfyesit e mëdhenj të Rusisë në rrugën e përparimit”. Pravda riprodhon nën një portret të madh të shkrimtarit edhe fjalinë e tij të famshme: “Mendimet e mia, emri im, veprat e mia do t’i përkasin Rusisë”. Të gjitha kritikat, vazhdon Le Monde, nënvizojnë edhe aktualitetin e Gogolit. Ai cilësohet si “bashkëkohësi ynë i madh”. Në “Sovjetskaja Rossia” lexojmë se veprat e tij satirike “na ndihmojnë ende sot të luftojmë kundër mbeturinave të së kaluarës në mjedisin tonë”.
Vinogradov, i cili vëren se sa shumë i pëlqente Leninit të citonte personazhet e pavdekshëm nga Revizori ose nga Frymë të vdekura, shkruan se Gogoli u dha armë sovjetikëve në luftën e tyre për një të ardhme më të mirë. Por a ka sot në BRSS një shkrimtar satirik të krahasueshëm me atë që dënoi moralin e kohës së Nikollës I-rë? Askush nuk ka guxuar ta pretendojë këtë, ashtu sikurse askush nuk ka aluduar për thirrjen e Malenkovit:
“Na jepni Gogolë”! drejtuar shkrimtarëve sovjetikë në vitin 1952, gjatë Kongresit të 19-të të Partisë Komuniste. Satira është gjini letrare që nuk tërheq askënd në epokat e diktaturës, sepse është shumë e rrezikshme, dhe kufijtë midis asaj që partia e konsideron si satirë shpëtimtare dhe asaj që ajo e dënon si shpifje të pastër të realitetit sovjetik, janë shumë të papërcaktuar”.
Sipas orekseve të tyre kanë servirur bolshevikët edhe poetin e madh rus Aleksandër Pushkin. Bashkëshortja e Leninit, Krupskaja, në librin Воспоминания о Ленине (Kujtime mbi Leninin) shkruan: “Nganjëherë lexojmë me zili lajmërimet e bukinistëve mbi 28 vëllimet e Uspenskit, 10 vëllimet e Pushkinit, etj., etj. Volodja sikur është bërë prozator i madh”. Sidomos nga vitet ’30-të shekullit të kaluar, bolshevikët i ngritën kult Pushkinit, këtij-përfaqësuesi të aristokracisë vendase. Arsyet nuk janë vështirë të kuptohen edhe në këtë rast.
Dihet se Pushkini mbështeti kryengritjen Dekabriste të 1825, e cila sfidoi Carin Nikolla I-rë. Janë të njohura vargjet e poezisë së tij Пророк (Profeti): “Në këmbë Profet i Rusisë/ Vish rrobën e turpit/ Paraqitu me litar në grykë/ Përpara vrasësit të urryer”. Vrasësi i urryer ishte ai, cari Nikolla I. Sipas kritikës sovjetike, Nikolla I u bë edhe censuruesi kryesor i krijimtarisë së Pushkinit. Ai ka këmbëngulur të lexojë shumë nga vargjet e tij përpara se të dërgoheshin në shtypshkronjë.
Si pasojë, disa poezi të tij nuk u botuan kurrë, të tjerat u vonuan dhe më të diskutueshmet u dogjën nga vetë poeti i frikësuar nga një kontroll apo bastisje e mundshme e shtëpisë. Në zjarr përfunduan edhe disa vargje të Евгений Онегин (Eugeni Onegin). Pushkini na del kështu si i perndjekur i regjimit carist dhe si kundërshtar i tij, pra si njëlloj pararendësi i bolshevikëve!
Një arsye tjetër për ndërtimin e kultit të Pushkinit nga bolshevikët mund ta gjejmë edhe duke lexuar një artikull të kohëve të fundit botuar në revistën e njohur franceze Charlie Hebdo. Midis të tjerave në artikull theksohet: “Në Çeçeni kishte ushtarë rusë, të cilët, midis një masakre dhe një seance të pijeve, recitonin vargje të Pushkinit. A po bëjnë të njëjtën gjë pasardhësit e tyre në Donbas? Pushkini është babai i gjuhës ruse dhe “duke pasur një gjuhë të tillë”, shkruan miku ynë dhe ish-kolegu i Charlie, Iegor Gran, në Z si zombie (Ed. P.O.L.) rusët janë të bindur, të sigurtë se janë një fener ndriçues në botë, po ashtu se ushtrojnë një magnetizëm kulturor ndaj të tjerëve, gjë që përligj nënë-shtrimin e atyre.
Si të mos gjunjëzohemi para këtij koleksioni shkrimtarësh kaq të jashtëzakonshëm: Tolstoi, Dostojevski, Çehovi. Ah! Pushkini!… Vetëm Pushkini është dëshmi e qartë e veçantisë së rusëve. Për më tepër, poezia e tij njihet si e papërkthyeshme. Shijimi i mrekullive të saj delikate është i arritshëm vetëm për rusët, gjë që tregon qartë se Zoti i mirë u ka rezervuar atyre një status të veçantë”.
Bolshevikët manipulojnë me trashëgiminë letrare, me të vërtetën që përçon ajo. Në fakt, sikurse është shprehur Albert Camusi në një Konferencë në Upsala të Suedisë, pas marrjes së Çmimit Nobel: “Objekti i vërtetë i realizmit socialist është pikërisht mungesa e realizmit”. Në një artikull të botuar më 13 nëntor 1905, në Новая Жизнь (Jeta e re) nr.12, me titullin: Партийная организация и партийная литература (Organizata e Partisë dhe letërsia partiake) Lenini ka shkruar: “Letërsia duhet të bëhet një element i çështjes së përgjithshme të proletariatit, një bulon, një vidë e vogël në mekanizmin e madh social-demokrat.
Shkrimtari duhet, patjetër, t’u bashkohet organizatave të Partisë. Shtëpitë botuese dhe depot, magazinat dhe sallat e leximit, bibliotekat dhe libraritë e ndryshme duhet të bëhen ndërmarrje të Partisë, t’i nënë-shtrohen kontrollit të saj. Proletariati socialist i organizuar duhet të mbikëqyr të gjithë këtë veprimtari, ta kontrollojë në themel duke i dhënë fund kështu parimit të vjetër rus gjysëm oblomovian, gjysëm tregtar: shkrimtari shkruan kur t’i pëlqejë dhe lexuesi shprehet nëse atij i pëlqen”.
Më poshtë në artikull ai shton: “Sigurohuni zotërinj! Së pari, bëhet fjalë për letërsinë e Partisë dhe për vënien e saj nën kontrollin e Partisë. Secili është i lirë të shkruajë dhe të thotë gjithçka dëshiron, pa asnjë kufizim Liria e fjalës dhe e shtypit duhet të jetë e pacenuar”. Pas ardhjes së bolshevikëve në pushtet, në vitin 1917, Lenini dhe Partia e tij harruan shumë shpejt deklaratat për lirinë e fjalës dhe të shtypit. Mendimet e shprehura në vitin 1905 për kontrollin e letërsisë së Partisë, u shtrinë në të gjithë jetën artistike e kulturore të Rusisë bolshevike, u bënë të detyrueshme, u kanonizuan.
Në tetor të vitit 1917 Partia Bolshevike vendosi diktaturën e proletariatit, d.m.th. diktaturën e Partisë mbi proletariatin dhe mbi të gjithë shoqërinë. Bolshevikët u favorizuan nga rrethanat kohore, nga kushtet konkrete: një vend i rrënuar nga lufta, një perandori e gremisur së bashku me të gjitha strukturat e saj, një shoqëri pa përvojë politike, mjerimi i thellë, etj. Ata vendosën monopolin e pushtetit dhe monopolin ideologjik.
Partia e Leninit u deklarua si bartëse dhe shprehëse e vetme e ndërgjegjes shoqërore. Për pasojë, pushteti i saj, autoriteti i saj, dhuna mbi shoqërinë nuk njeh kufij. Bolshevikët e kthyen letërsinë, në përgjithësi artin, në një lloj rripi transmetimi për të përçuar dhe për të ekzaltuar idealin komunist, në një vidë për të shtrënguar presionin ndaj tyre, për t’i bërë plotësisht ato të nënshtruara dhe të devotshme ndaj shtetit të diktaturës së proletariatit.
Është i njohur fakti se regjimet totalitare vendosin me artin raporte të ngushta dhe se tiranët janë gjithnjë të vëmendshëm ndaj krijimtarisë letrare. Ata, në rolin e despotit-zot të Universit, nuk mungojnë të ushtrojnë diktatin e tyre, si kudo, edhe në këtë fushë. Krerët bolshevikë nuk bëjnë përjashtim nga ky rregull. Ata, si përfaqësues të një diktature në pushtet, i trajtojnë letërsinë dhe artet në përgjithësi si “aleatë” të tyre të dobishëm. Në këtë lloj “aleance” sigurisht, ata kanë të drejtën e pakushtëzuar që të vendosin kontrollin e tyre dragonian.
Kultura sovjetike karakterizohet nga një ndërthurje e fushave letrare dhe politike. Vendosja e artit dhe kulturës në hap ushtarak nga bolshevikët e detyron shkrimtarin të pranojë, de facto, shtetin dhe aparatin e tij ideologjik si bashkautorë, gjë që nuk mund të kalojë pa lënë gjurmë të thella edhe në nivelin artistik të teksteve. Përmbysin kapitalizmin dhe do të krijojnë shoqërinë e re pa varfërinë e popullit, pa shfrytëzimin e njeriut prej njeriut”. Ja pra një Tolstoi revolucionar proletar!
Maksim Gorki, nga ana e tij, në skicën “V. I. Lenini” tregon një bisedë midis tij dhe udhëheqësit bolshevik mbi Tolstoin. Gorki jep këtë mendim të Leninit mbi Tolstoin: “Cilin mund të krahasojmë në Europë me të? Dhe u përgjigj vetë: Asnjë. Pastaj, duke fërkuar duart, qeshi i kënaqur. Unë shpesh kisha vënë re tek ai një ndjenjë krenarie për Rusinë, për rusët, për artin rus. Nganjëherë kjo cilësi më dukej e huaj për Leninin dhe madje naive, por më vonë u mësova të dëgjoj jehonën… ”!
Sigurisht, me rusët nuk mund të krahasohet askush! Bashkëshortja e Leninit, N. K. Krupskaja, në librin Воспоминания о Ленине (Kujtime mbi Leninin) ka shkruar se ai “broshurat e romanit Анна Каренина (Ana Karenina) i ka lexuar për të njëqindtën herë”. (21). Nga sa më sipër, është plotësisht i kuptueshëm edhe adhurimi i krye-bolshevikut për Tolstoin dhe artin e tij, që serviret si në shërbim të revolucionit.
Romani Отцы и дети (Etër dhe Bijë) i Turgenievit, që vlerësohet edhe si kryevepra e tij, gjen gjithashtu një jehonë mjaft pozitive në Rusinë bolshevike, duke u interpretuar sipas oreksit bolshevik. Turgenievi në “Etër dhe Bijë” pasqyron Rusinë menjëherë pas heqjes së robërisë. Në roman, në njërën anë janë baballarët e dashur, disi të lodhur, dyshues, por të bindur se një dozë e mirë liberalizmi i zgjidh problemet e vendit, që jetonte ende Mesjetën e tij.
Nga ana tjetër janë bijtë e tyre të errët, të hidhur, të dëshpëruar, që urrejnë çdo ide reformatore, që mohojnë gjithçka dhe besojnë vetëm në “pastrimin”, në shkatërrimin e rendit. Është i njohur përbetimi bolshevik për të ndërtuar botën e re nga “gërmadhat” e botës së vjetër, që duhet përmbysur me dhunë; por me arsye të shëndoshë nuk mund të cilësohen si pararendës të dhunës dhe të idealit bolshevik as Turgenievi, sikurse edhe as Tolstoi apo Dostojevski etj. Turgenievi, p.sh., kritikonte carizmin, por urrente thellësisht ata që predikonin terrorin.
Njëlloj nxitojnë bolshevikët të rreshtojnë në repartet e tyre edhe Nikolai Gogolin, që me satirën e tij ka dënuar shtypjen, robërinë. Le të citojmë pjesë nga një artikull i shkruar nga Andre Pierre dhe i botuar në Le Monde më 9 prill 1959, me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Gogolit. “Gjeniu i prozës ruse, nderi dhe lavdia e atdheut, patrioti i madh dhe artisti i madh, kampion i miqësisë ruso-ukrainase: këta, shkruan Andre Pierre, janë disa nga titujt e artikujve kushtuar nga shtypi i Moskës me rastin e njëqind e pesëdhjetë vjetorit të lindjes së Nikollai Gogolit.
Akademiku V. Vinogradov kujton në Pravda se kritiku demokrat Bielinski e kishte vlerësuar Gogolin si “një nga udhërrëfyesit e mëdhenj të Rusisë në rrugën e përparimit”. Pravda riprodhon nën një portret të madh të shkrimtarit edhe fjalinë e tij të famshme: “Mendimet e mia, emri im, veprat e mia do t’i përkasin Rusisë”.
Të gjitha kritikat, vazhdon Le Monde,nënvizojnë edhe aktualitetin e Gogolit. Ai cilësohet si “bashkëkohësi ynë i madh”. Në “Sovjetskaja Rossia” lexojmë se veprat e tij satirike “na ndihmojnë ende sot të luftojmë kundër mbeturinave të së kaluarës në mjedisin tonë”. Vinogradov, i cili vëren se sa shumë i pëlqente Leninit të citonte personazhet e pavdekshëm nga Revizori ose nga Frymë të vdekura, shkruan se Gogoli u dha armë sovjetikëve në luftën e tyre për një të ardhme më të mirë. / Memorie.al
Vijon nga numri ardhshëm













