• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, June 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut

Letra për Enverin: Regjisori Bujar Kapexhiu u bën thirrje aktorëve që të mësojnë nga televizioni italian
“Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin, pasi…”! / Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur” dhe dokumentet sekrete, nga ish-kreu i Arkivit
Memorie.al Filmi shqiptar
“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut

Nga Alma Mile

Memorie.al / “Fitore, fitore, Islam!”, bërtiti Pepini, kur nisi të shquajë bregun atje tej. Po i ikte izolimit, diktaturës…! Edhe sot, kjo thirrje gëzimi dhe çlirimi duket më se e natyrshme, por për këtë, përpara viteve ’90, “shpërblimi” ishte vetëm plumbi. Në filmin “Dueli i heshtur” roli i Pepinit, një prej atyre që kërkonte të arratisej interpretohet nga aktori e regjisori Bujar Kapexhiu. Pa dyshim që ai është personazhi më simpatik i filmit dhe shprehjet e tij sot rreshtohen në “listën” e batutave, që vijojnë të përdoren në përditshmëri. Kapexhiu ishte i ri asokohe dhe me kureshtinë e një të riu, nuk mjaftohej vetëm me skenarin apo variantin zyrtar të ngjarjes ku mbështetej filmi. Sot kujton zërat që qarkullonin për vërtetësinë e ngjarjes, si dhe takimin me heroin, oficer Spiro Koten…!

Z. Bujar, filmi “Duel i heshtur” është mbështetur në një ngjarje reale, pavarësisht përpunimit artistik. Ju, çfarë dinit për të në kohën kur xhirohej filmi? Sigurisht që e dinim se mbështetej mbi një ngjarje të vërtetë. Dinim variantin zyrtar, atë se si u tentua arratisja përmes detit, vrasjen dhe kthimin e motovedetës në port. Dyshonit atëherë se kjo ngjarje mund të mos ishte e vërtetë?

Ishte një ngjarje e dyshimtë. Që atëherë kishte zëra, të cilët nuk e pranonin variantin zyrtar dhe të bënin të mendoje se kishte diçka që nuk shkonte. Kemi dëgjuar se kur anija u kthye nuk hyri në port, por nga “Ura e Dajlanit”, që do të thotë se ai që e drejtonte nuk ishte profesionist. Thonë se kur motovedeta është kthyer, janë dëgjuar krisma. Madje, edhe se njëri prej tyre nuk kishte vdekur, por ishte i plagosur.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kancelari i Bavarisë, Shtraus, ka ardhur në Shqipëri në verën e vitit 1984, pra kur Enver Hoxha ishte ende gjallë dhe ai na autorizoi që me Shtrausin…”/ “Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

“Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e dëgjuar Nako Spiron, mundet të mësonte edhe disa gjëra që mund të mos i dinte, por prapë, edhe avokat i Enverit do të bëhem, sepse…”/ Refleksionet e Ramiz Alisë

Për ndërtimin e skenarit është biseduar me vetë “heroin”, Spiro Koten. Patët mundësi ta takonit?

Po, e kam takuar dhe ai na e bënte edhe më të dyshimtë ngjarjen. Na dukej një njeri i çuditshëm. Nuk thoshte asnjë gjë. Ne e pyesnim se si kishte ndodhur ngjarja, si kishte arritur t’i vriste marinarët dhe kapterin, por ai nuk tregonte një histori nga fillimi deri në fund.

E vetmja gjë që thoshte ishte: “Gërr të parin, gërr të dytin, gërr të tretin”. Në kohën kur ne e takuam ai ishte oficer, imagjinoni kur ka ndodhur ngjarja ai ishte edhe më i ri, më i papjekur… Si mund të ketë arritur t’i vriste ata njerëz?!

Cili mendoni se mund të ketë qenë varianti më pranë së vërtetës?

Ka pasur gjithnjë fjalë për vërtetësinë e kësaj ngjarjeje, por ajo mbeti një histori shumë e fshehtë. Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe me gjasë Spiros i mbeti motovedeta “në dorë” dhe kur mbërriti në port, Spiron në fillim e futën në burg.

Pastaj e bënë “Hero”…?!

Po, po, e shpallën “Hero”. Propaganda e kohës kështu e kërkonte. Kështu ka ndodhur me shumë njerëz të thjeshtë, që janë radhitur në radhët e heronjve. Kur i duhej partisë nxirrte një hero, një mësues, një ushtar etj…! Por, në rastin konkret, në film, historia i është nënshtruar procesit krijues, fillimisht nga skenaristi Nasho Jorgaqi e, pastaj nga regjisori Dhimitër Anagnosti.

Sot, ndiheni “mirë” që luanit një rol “negativ”?

E dini, rolet negative pëlqeheshin shumë në atë kohë, sepse ata kishin lirinë të thoshin gjëra që edhe të tjerë i mendonin, por nuk kishin mundësi t’i shprehnin. Kështu që personazhet negativë ishin më simpatikë edhe se heronjtë, që në shumicën e herëve ishin skematikë.

Si lindi “Duel i heshtur”, në anijen e drejtuar nga Spiro Kote

“Dueli i heshtur”, filmi, ashtu si edhe vetë ngjarja në të cilën ai u mbështet, lindi në det. Nuk ishte më një motovedetë, por një anije që drejtohej nga oficeri Spiro Kote. Pikërisht ai, “Heroi i Popullit”, që vrau një kapter e dy marinarë që kërkonin të arratiseshin me një motovedetë, të vetmet mjete që marina shqiptare kishte trashëguar nga e shkuara. Ishte koha e qarkullimit të shkrimtarëve nëpër fronte pune, pranë klasës punëtore…

Ndërsa Luan Qafëzezin e caktuan pranë aviacionit shqiptar, shkrimtarin Nasho Jorgaqi, që asokohe ishte bërë i famshëm me romanin “Dashuria e Mimozës”, e caktuan pranë Marinës Luftarake Detare. Për tri vite me radhë, shkrimtari do të rrinte mes marinarësh, në anije, nga Durrësi, në Vlorë, Orikum e Sazan, i caktuar të shkruante për marinën. Dhe, në të vërtetë, historinë e gjeti në atë anije.

Ngjarja kishte ndodhur në vitin 1947 dhe kishte bërë jo pak bujë për kohën. Spiro Kote ishte shpallur “Hero i Popullit”, i pari hero i pasluftës, i dekoruar nga vetë Mehmet Shehu. Mark Ndoja do t’i kushtonte një poemë, ndërsa gazetat do t’i kushtonin shkrime e intervista. Edhe pas 20 vitesh, ngjarja vazhdonte të kishte jehonë.

Dhe nga një histori “porti” iu nënshtrua një procesi krijues, duke u ngritur në një nivel artistik, skenë pas skene, nga skenaristi Jorgaqi dhe regjisori Dhimitër Anagnosti, që më- sohet të ketë bërë “garë” me kolegët e tij Kristaq Dhamo e Viktor Gjika, që të mund të punonte mbi të. Siç thonë realizuesit e filmit, por edhe vetë aktorët, Spiro Kote nuk kishte profilin që iu dha në film, mishëruar nga aktori Rikard Ljarja.

Ai përshkruhet si një njeri që nuk fliste shumë, një njeri i thjeshtë që nuk shfaqte ndonjë nivel të lartë inteligjence, që në kohën kur ndodhi ngjarja kishte qenë thjesht një marinar roje, por që më vonë studioi në Moskë, në shkollën e Marinës…! Filmi, i cili doli në vitin 1967, me një kast të zgjedhur aktorësh si Ndrek Luca, Reshat Arbana, Rikard Ljarja e Bujar Kapexhiu, e bëri edhe më të famshëm Spiro Koten, ndërsa sa i takon vërtetësisë së ngjarjeve, atë ai e ka marrë me vete./ Memorie.al 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në 1931-in, kur Fan Noli hyri në territorin amerikan, Konica njoftonte Departamentin e Shtetit se; ‘Noli ka hyrë me emër të rremë ose me pasaportë të falsifikuar ...”/ Ana e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe

Next Post

“Ne e konsiderojmë të domosdoshme që Jugosllavia të lidhet ngushtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë pasi...”/Zbulohet plani i Titos i janarit 1944, për bashkimin e federatës së tij me Shqipërinë

Artikuj të ngjashëm

“Herën e dytë që erdha në Shqipëri në ’89, atmosfera kishte ndryshuar pak, por vazhdonim të ndiqnim…”/ Dëshmia e rrallë e përkthyeses gjermane, si survejohej nga Sigurimi Shtetit
Intervista

“Kancelari i Bavarisë, Shtraus, ka ardhur në Shqipëri në verën e vitit 1984, pra kur Enver Hoxha ishte ende gjallë dhe ai na autorizoi që me Shtrausin…”/ “Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

June 24, 2026
“Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e dëgjuar Nako Spiron, mundet të mësonte edhe disa gjëra që mund të mos i dinte, por prapë, edhe avokat i Enverit do të bëhem, sepse…”/ Refleksionet e Ramiz Alisë
Intervista

“Enver Hoxha ka gabuar, sepse duke e dëgjuar Nako Spiron, mundet të mësonte edhe disa gjëra që mund të mos i dinte, por prapë, edhe avokat i Enverit do të bëhem, sepse…”/ Refleksionet e Ramiz Alisë

June 24, 2026
“Kur doli Mehmeti nga takimi me Enverin, ishte bërë për të ardhur keq, dyll i verdhë në fytyrë dhe i merreshin këmbët rrugës, u mbyll brenda dhe…”/ Dëshmia e rrallë në hetuesi e, truprojës të ish-kryeministrit Shehu
Intervista

“Fillimisht Mehmeti nuk e donte Kadarenë, por nisi ta vlerësonte kur fëmijët e tij zunë miqësi me të, këtu ka ndikuar edhe fakti që Enver Hoxha ka pasur…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

June 24, 2026
“Një apo dy ditë pas vdekjes, kur isha në zyrën e Enverit, ai më bëri një pyetje: i ke parë ti ato dokumenta që na kanë ardhur në 1964-ën për Mehmetin, ku thuhet…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia
Intervista

“Një apo dy ditë pas vdekjes, kur isha në zyrën e Enverit, ai më bëri një pyetje: i ke parë ti ato dokumenta që na kanë ardhur në 1964-ën për Mehmetin, ku thuhet…”/ Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

June 24, 2026
“Sapo zbrita me avionin tim në ‘Sheshin e Kuq’ në Moskë, më rrethuan turma njerzish kureshtarë dhe pas një ore erdhi kryepolici i qytetit, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e gjermanit që sfidoi kryeqendrën e Lindjes Komuniste
Intervista

“Sapo zbrita me avionin tim në ‘Sheshin e Kuq’ në Moskë, më rrethuan turma njerzish kureshtarë dhe pas një ore erdhi kryepolici i qytetit, i cili më tha…”/ Dëshmia e rrallë e gjermanit që sfidoi kryeqendrën e Lindjes Komuniste

June 18, 2026
“Kujtesa e objektivuar, e vështrueshme së jashtmi prej meje për shkak të largësisë kohore, është e së kaluarës komuniste të Shqipërisë, pasi…”/ Dëshmia e shkrimtarit dhe përkthyesit Bashkim Shehu
Intervista

“Kujtesa e objektivuar, e vështrueshme së jashtmi prej meje për shkak të largësisë kohore, është e së kaluarës komuniste të Shqipërisë, pasi…”/ Dëshmia e shkrimtarit dhe përkthyesit Bashkim Shehu

June 10, 2026
Next Post
“Gogo Nushi, në relacionet drejtuar Enverit, i shkruan: Këtë shpirt terrorist, e pamë në Tiranë, ku ne, vramë 60 vetë…”/ Kur komunistët, realizuan “Natën e Shën Bartolomeut”, në nëntorin e ’44-ës

“Ne e konsiderojmë të domosdoshme që Jugosllavia të lidhet ngushtë me Bullgarinë dhe Shqipërinë pasi...”/Zbulohet plani i Titos i janarit 1944, për bashkimin e federatës së tij me Shqipërinë

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme