• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, May 9, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Tani, si do të bëjmë me Bedri Spahiun, do ta mbajmë brenda apo do ta lirojmë? Unë e bisedova edhe me Mehmetin, edhe me Tishenkon, i cili…”/ Diskutimi i Enver Hoxhës në Byro pas Konferencës së Tiranës në ’56-ën

“Ky grup antiparti bënte mbledhje sikur të ishin një forum partie dhe qeveri tjetër, duke…”/ Dokumenti i 1950-ës për opozitën e vërtetë brenda Komitetit Qendror që shpërfillën Enverin
“Tani, si do të bëjmë me Bedri Spahiun, do ta mbajmë brenda apo do ta lirojmë? Unë e bisedova edhe me Mehmetin, edhe me Tishenkon, i cili…”/ Diskutimi i Enver Hoxhës në Byro pas Konferencës së Tiranës në ’56-ën
Urdhëratë me shkrim të Enverit: “Të pushkatohen”, “të ekzekutohet”,”dakord me propozimin për dënimin me vdekje”…
“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e tretë)
Relacioni i Drejtori të Sigurimit: “Konferencerja e Estradës dhe solistja e Ansamblit, janë aventuriere, bëjnë jetë të ç’thurur, tentuan arratisjen dhe…”/ Letra për Liri Belishovën në 1959-ën
“Tani, si do të bëjmë me Bedri Spahiun, do ta mbajmë brenda apo do ta lirojmë? Unë e bisedova edhe me Mehmetin, edhe me Tishenkon, i cili…”/ Diskutimi i Enver Hoxhës në Byro pas Konferencës së Tiranës në ’56-ën
“Vdekjen nuk e kam frikë, se qentë si unë këtë përfundim meritojnë, por kur dëgjova sot ulërimat e fëmijëve të mi, që…”/ Letra e Petrit Dumes për Mehmetin
“Pasi s’e zbatoi urdhërin e Enverit, Mehmeti priste ta arrestonin dhe na tha ne…”/ Dëshmia e kolonelit, besnikut të ish-kryeministrit Shehu

Nga Alma Mile

Memorie.al / U duk sikur pranvera ishte afër. Ishin shumë ata që folën, që ngritën krye. Enver Hoxha u tremb. Pas gati 12 vjetësh që ai qeveriste me grusht të fortë, pozitat e tij po lëkundeshin. Ishte prilli i vitit 1956 dhe po zhvillohej ajo ngjarje, që mbeti në histori si “Konferenca e Partisë e Tiranës”. Një konferencë që u karakterizua nga një frymë e lartë kritike ndaj udhëheqjes së lartë të PPSH-së dhe politikave të saj shtetërore, por pasojat për kritizerët do të vinin paskëtaj: heqje nga partia, arrestime, burgosje…! Me një titull domethënës historiania Ana Lalaj e ka titulluar veprën e saj, që i kushtohet pikërisht kësaj ngjarjeje: “Pranvera e rrejshme e ‘56­ ës”, dedikuar “Për ata që guxuan” e hapur me dy vargje të Kadaresë: “Frutat e hershëm e kanë çmimin e shtrenjtë, por frutat e hershëm i rrëzon shpesh ngrica”. Historiania, me një punë skrupuloze merr përsipër të zbardhë këtë ngjarje.

Çfarë ndodhi në ditët e Konferencës, cilët ishin kritizerët, pyetjet mbi gjendjen politike dhe ekonomike të vendit, qëndrimi që mbajti Enver Hoxha, roli i këshilltarëve sovjetikë që ndodheshin në Shqipëri e më pas masat e marra nga Enver Hoxha.

Këtë atmosferë të nderë historiania Lalaj e ka sjellë përmes një analize të thellë dhe të një korpusi të gjerë dokumentesh të kohës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Patronët e Realizmit Socialist, i kanë ngritur njëlloj kulti Dostojevskit dhe Biblioteka ‘Lenin’ e Moskës, Biblioteka e Leningradit, organizuan…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“U angazhua Komiteti i Partisë në Vlorë që ansambli çam të shkonte në Festivalin e Gjirokastrës, por grekët kishin filmuar një koncert në ‘Sheshin e Flamurit’ dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-udhëheqësit artistik

“Çfarë do të thotë për historinë e Partisë së Punës së Shqipërisë Konferenca e Partisë e Tiranës, prill 1956? Përpjekje për vetë-reformim në botën komuniste dhe iluzione në Tiranë.

Konferenca si një lëvizje kritike në parti, apo lëvizje e fshehtë për të përmbysur udhëheqjen e partisë, siç e ka paraqitur historiografia komuniste shqiptare? Versionet për manipulim të konferencës nga jugosllavët, por edhe nga sovjetikët. Ishte apo jo konferenca disidencë komuniste”?

Këtyre hipotezave dhe pyetjeve, Lalaj i jep përgjigje në veprën e saj, botim i “Infbotues”. Në pjesën e parë të librit ajo rendit ngjarjet, ndërsa në të dytën na sjell dokumente që lidhen me këtë ngjarje.

Janë proces-verbale mbledhjesh, informacione “sekrete”, raporte, të cilat na nxjerrin në vetë të parë figurat kryesore të kohës, që nga Enver Hoxha, i cili e konsideroi edhe si një sulm personal atë çka ndodhi në konferencë, tek Mehmet Shehu, Liri Belishova, Hysni Kapo, Beqir Balluku etj.

Përmes këtyre dokumenteve shpaloset teatri politik i kohës, në të cilat vendosej për fatet e sa e sa figurave të rëndësishme të PPSH­-së. Një ndër këto dokumente është edhe ai që lidhet me arrestimin e Bedri Spahiut.

Të gjithë e pranojnë, edhe Enver Hoxha, se nuk kishte asnjë fakt që vërtetonte se pas Konferencës së Tiranës ishte pikërisht ai dhe për të justifikuar këtë veprim të pambështetur, duhej një alibi.

“E arrestuam sepse donte të vriste veten”, – do të thoshte Enver Hoxha. Nuk kishte fakte as për Tuk Jakovën, por ama partia vendosi t’i transferojë, njërin ta lironte e ta çonte në Berat, tjetrin në Elbasan…!

Pjesë nga libri “Pranverë e rrejshme”, e Ana Lalaj

“Bedriun e arrestuam nga frika se mos vriste veten. Të gjithë kritikët në Konferencën e Tiranës dhe në organizatat e Partisë e kanë veçuar rehabilitimin e Tuk Jakovës dhe Bedri Spahiut, si shenjë reflektimi të pritshëm në frymën e Kongresit XX-të të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik”.

Dihet se kjo kërkesë jo vetëm nuk u solli atyre rehabilitimin, por i çoi ata në pranga, gjoja si organizatorë në prapaskenë të konferencës. Materiali i mëposhtëm, ndër të tjera, tregon si Bedri Spahiu, anëtar i Byrosë Politike, ministër i Arsimit, ishte arrestuar më herët, qershor 1955, pa prova penale.

(Marrë me shkurtime nga proces-verbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Tiranë, më 2­ qershor 1955).

SHOKU ENVER HOXHA: Tani, çështja e Bedriut. Si do të bëjmë, do ta mbajmë brenda apo do ta lirojmë? Unë e bisedova edhe me Mehmetin, edhe me Tishenkon, i cili më tha: “Po çdo ta bëni, se po ta mbani brenda, do ta çoni edhe në gjyq, dhe po të vejë atje, duhen prova gjyqësore”. Unë i thashë se kemi vetëm prova partie, se të tëra të tjerat i mohon.

As Tuku nuk na ka thënë gjë, se po të thoshte Tuku që; “kërkonim të rrëzohej kjo Byro”, atëherë do të ishte gjë tjetër. Tani ne e morëm këtë masë, pasi gjykuam se Bedriu dha shenja se do të vriste veten dhe do të bëhej skandal.

Vendimi i Komitetit Qendror ishte të përjashtohej nga partia dhe t’i jepnim edhe punë. “Po edhe sikur të vrasë veten, – tha Tishenko, – e ç’u bë?! Një njeri që është armik, le të vrasë veten! Pastaj, po të dojë ai, edhe në burg mund ta vrasë veten”.

Populli do të pyesë se përse e vrau veten, por sido që të jetë, ai do të marrë vesh, se kjo çështje do të shtrohet në parti. Unë bisedova dhe me Gjovalin Lukën. Ai ka bërë një letër në të cilën kërkonte të bisedonte me mua për disa çështje, sepse, sipas tij, “tek ne ka shovinizëm, ka krahinorizëm në punën me kuadrin, si dhe në Komitetin Qendror ka shokë që nuk punojnë mirë…”!

Sot gruaja e Gjovalinit i telefonoi Haxhiut (Kroit) dhe i tha se “Gjovalini po çmendet dhe se është e drejtë ajo që thotë Komandanti”. Tishenko tha se Gjovalinit i duhet hequr imuniteti dhe tani duhet të vendosim për të. Po këtë çështje ne duhet ta ndjekim me kujdes.

SHOKU MEHMET SHEHU: Gjovalinin duhet ta heqim edhe nga shoqëria e Miqësisë.

SHOKU ENVER HOXHA: “E kuptoj çfarë ju kanë bërë jugosllavët, – tha Tishenko. Këta ju kanë ndjekur, po në këto gjëra duhet gjakftohtësi. Ja si ka vepruar Komiteti Qendror i Partisë sonë. Komiteti ynë Qendror e dinte që Bagirovi ishte përzier me çështjet e Beries, po nuk e arrestoi. Pas 7­8 muajsh dolën fakte dhe fap e kapën dhe në burg. Edhe për këta, me siguri, kanë për të dalë fakte”.

SHOKU MEHMET SHEHU: Pastaj ne situatën e kemi në dorë, të mos i arrestojmë tani.

SHOKU ENVER HOXHA: Këto ne i konsiderojmë kokëçarje, duhet t’i ndjekim me kujdes se deri ku ka qenë e organizuar kjo punë dhe ta neutralizojmë. Po situata jonë tani është shumë më e fortë se më 1948. Këtu kini kujdes, sidomos në qëndrimin e përgjithshëm karshi jugosllavëve.

Ai (Tishenko) më këshilloi që në bllokun “Shënime për agjitatorët”, të shpjegojmë çështjen jugosllave thjeshtë e qartë, në mënyrë që agjitatorët e Partisë të kenë materiale dhe të orientohen në propagandën e tyre.

Pastaj korrespondenti i “Pravdës” më dha për të bërë një artikull. Mirë është ta bëj dhe them se kjo orienton dhe ndihmon. Për s ai përket punimit të kësaj çështjeje në parti, ai ishte dakord të bëhen plenumet në qarqe, ku mund të thërriten edhe kuadrot kryesore. Kështu të bëhet edhe në rrethe…!

Tani kthehemi tek çështja e Bedriut. Ia thamë se ai e ka plot kupën. Ky njeri ka menduar plotësisht se do të arrestohej. Përpara, si duket, unë do t’i kem dhënë libra dhe në mes tyre ka qenë një libër i Antonio Gramshit, “Lettere dal carcere”, që më është dedikuar nga një italian që ka ardhur në Shqipëri.

Si duket, këtë libër e ka pasur në shtëpi dhe e sjell në çantë ditën e fundit të plenumit, të premten në mëngjes dhe i tha Haxhiut: “Na, jepja Komandantit”. Me këtë ai ka dashur të thotë që ja; “unë jam Gramshi dhe ju jeni fashistët që më arrestuat”. Përpara se të arrestohej, nuk mori rrugën të shkonte tek automobili, por priste në sallë, domethënë ishte i përgatitur për këtë gjë. Si mendoni tani, ta lëshojmë?

SHOKU GOGO NUSHI: Nedon (bashkëshortja e Bedri Spahiut) e thirra unë dhe i thashë ku ndodhej Bedriu. “Korba unë! – tha ajo. -I kisha thënë, shiko Partinë”. Ishte shumë e shqetësuar.

SHOKU HYSNI KAPO: Nedo e dënon qëndrimin e Bedriut dhe nuk e di do të shprehë dot urrejtje karshi tij. Ajo tha se gjatë këtij plenumi, ai nuk ishte përgatitur fare, si herët e tjera.

SHOKU BEQIR BALLUKU: Gogo i tha Nedos që; “Bedriun e arrestuam se mos të vriste veten”.

SHOKU MEHMET SHEHU: Tuku, përpara se të largohet nga Tirana, do të vijë në organizatën bazë, për të dhënë llogari?

SHOKU RITA MARKO: Ky është rregull partie, duhet të vijë.

SHOKU GOGO NUSHI: Të ikë njëherë dhe pastaj të vijë prapë.

SHOKU MEHMET SHEHU: Po të jetë ashtu, atëherë duhet t’i gjejmë menjëherë punë, që nesër. Po në çfarë pune mund të vendoset? Kushdo nga ne mund ta emërojë, por unë mendoj që më mirë të jetë në Berat. Atje është ndërmarrja e industrisë lokale dhe e zdrukthëtarisë.

Tani të mendojmë, ta bëjmë drejtor të ndërmarrjes, apo shef reparti, me 4 mijë ­e 500 lekë rrogë dhe Mita (Jakova) të emërohet mësuese në ndonjë nga shkollat 7­ vjeçare. Tani rroga të mos u ndërpritet. Pastaj të marrim masa që t’u japim një pjesë minimale të plaçkave të tyre.

SHOQJA LIRI BELISHOVA: Ç’plaçka të tyre kanë, ata le t’i marrin, kështu edhe Bedriu. Në rast se Bedriun e lëshojmë, duhet t’i gjejmë menjëherë punë, po kështu edhe Nedos. Si të dalë Bedriu nga burgu, menjëherë në kamion dhe ta dërgojmë nga Tirana për në Elbasan ose në Korçë.

SHOKU RITA MARKO dhe SHOKU BEQIR BALLUKU: (në një gojë): Më mirë në Elbasan.

SHOKU MEHMET SHEHU: T’i gjejmë punën përpara dhe pastaj ta lëshojmë.

SHOKU ENVER HOXHA: Llogaritar në ndonjë ndërmarrje tregtare. Ai njeri i kartave është dhe për çështje të hollash ai është treguar i ndershëm.

SHOKU MEHMET SHEHU: Për këtë çështje të ngarkojmë Ritën, mendoj unë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Patronët e Realizmit Socialist, i kanë ngritur njëlloj kulti Dostojevskit dhe Biblioteka ‘Lenin’ e Moskës, Biblioteka e Leningradit, organizuan...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Patronët e Realizmit Socialist, i kanë ngritur njëlloj kulti Dostojevskit dhe Biblioteka ‘Lenin’ e Moskës, Biblioteka e Leningradit, organizuan…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Patronët e Realizmit Socialist, i kanë ngritur njëlloj kulti Dostojevskit dhe Biblioteka ‘Lenin’ e Moskës, Biblioteka e Leningradit, organizuan…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 8, 2026
“U angazhua Komiteti i Partisë në Vlorë që ansambli çam të shkonte në Festivalin e Gjirokastrës, por grekët kishin filmuar një koncert në ‘Sheshin e Flamurit’ dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-udhëheqësit artistik
Dossier

“U angazhua Komiteti i Partisë në Vlorë që ansambli çam të shkonte në Festivalin e Gjirokastrës, por grekët kishin filmuar një koncert në ‘Sheshin e Flamurit’ dhe…”/ Dëshmia e rrallë e ish-udhëheqësit artistik

May 8, 2026
“Letërsia ruse e para Revolucionit të Tetorit, tipizohet nga nacionalizmi dhe shovinizmi rusomadh, pasi autorët rusë si Gogol, Tolstoi dhe Dostojevski…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Letërsia ruse e para Revolucionit të Tetorit, tipizohet nga nacionalizmi dhe shovinizmi rusomadh, pasi autorët rusë si Gogol, Tolstoi dhe Dostojevski…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 9, 2026
“Spitali Rajonal i Vlorës, duhet t’i vendosi pavijonit otorinolaringologjisë, emrin ‘Dr. Hysenbegasi’, në shenjë respekti dhe nderimi, për atë që shëroi e shpëtoi me mijëra jetë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur
Dossier

“Një ditë më thirri Petrit Hakani, shefi i Degës së Brendshme dhe më tha; do punosh për ne dhe po doli një fjalë nga goja jote, ke pushkatim, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e ish-fotografit veteran të Vlorës

May 9, 2026
“Kur ambasadori iranian i Shahut Mohammad Reza Pahlevi, Alinaghi Said Ansari, shtërngonte duart me Haxhi Lleshin në Tiranë dhe…”/ Fotot e rralla të marsit 1973
Dossier

“Kur ambasadori iranian i Shahut Mohammad Reza Pahlevi, Alinaghi Said Ansari, shtërngonte duart me Haxhi Lleshin në Tiranë dhe…”/ Fotot e rralla të marsit 1973

May 6, 2026
“Gjatë Luftës II-të Botërore, në Gjermani ‘lulëzoi’ një letërsi, që heroizon betejat, operacionet luftarake të Wermahtit hitlerian, shkatërrimet dhe…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Gjatë Luftës II-të Botërore, në Gjermani ‘lulëzoi’ një letërsi, që heroizon betejat, operacionet luftarake të Wermahtit hitlerian, shkatërrimet dhe…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 8, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme