• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, November 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Ma ndryshuan emrin, se një primobalerinë s’duhet të kishte emër rus, por pas punës së lodhshme, shkoja në shtëpi dhe ngjisja ujë me kova në katin e 6-të…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së Operës dhe Baletit

“Ma ndryshuan emrin, se një primobalerinë s’duhet të kishte emër rus, por pas punës së lodhshme, shkoja në shtëpi dhe ngjisja ujë me kova në katin e 6-të…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së Operës dhe Baletit
“Kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në shtëpi, nga lagjja e ‘Tiranës së Re’, ai dilte për dore me nusen e re 17 vjeçare duke bredhur rrugëve dhe nën errësirën e pishave të Teatrit…”/ Historia e trishtë e aktorit të famshëm
“Ma ndryshuan emrin, se një primobalerinë s’duhet të kishte emër rus, por pas punës së lodhshme, shkoja në shtëpi dhe ngjisja ujë me kova në katin e 6-të…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së Operës dhe Baletit
“Ma ndryshuan emrin, se një primobalerinë s’duhet të kishte emër rus, por pas punës së lodhshme, shkoja në shtëpi dhe ngjisja ujë me kova në katin e 6-të…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së Operës dhe Baletit
“Ma ndryshuan emrin, se një primobalerinë s’duhet të kishte emër rus, por pas punës së lodhshme, shkoja në shtëpi dhe ngjisja ujë me kova në katin e 6-të…”/ Dëshmia e rrallë e legjendës së Operës dhe Baletit

Nga Raimonda Shundi (Dervishi)

Memorie.al / Në fakt ajo është Tatiana Sulejmani. Apriori evidentohet dyshtetësia e saj; emri rus, mbiemrin shqiptar. Është fëmija i parë i dashurisë së historive diplomatike të komplikuara, por me kaq interes për Tiranën pritëse në fillim vitet 50’. Kadare, Agolli, Mula… ishin vetëm një pjesë nga emrat që mundën të na e shpërfaqnin (haptazi, ose nënë zë) atmosferën moskovite. U komentuan gjatë pasionet e studentëve të parë në vendin e Dostojevskit, Toltstoit, Balshoit, Stanislavskit…! Arsimimi në vendin e kulturës më impresionuese për shumë kënd, ndryshoi përfundimisht destinacionin e tyre final. Njëra prej tyre ishte edhe familja e ikonës së baletit shqiptar të viteve 70’, Albana Sulejmani.

Si mund të flasim për Tatianën dhe të mos i rrëfejmë që jetojmë në epokën e konsumizmit emocionalo-virtual se dikur gjërat funksiononin shumë më ndryshe nga sot; në çdo gjë e gjithkund?

Familja Sulejmani

Gjithashtu mund të lexoni

“Neubaher i tha Xhafer Devës; ‘raporto pranë gjeneralit Scobie dhe jepi të falat e mia e, mundohu që të shikosh gjendjen e Shqipërisë nga Greqia e Veriut, pasi…’”/ Dokumentet sekrete të Zbulimit Amerikan

“Hitleri u përpoq t’u mbushte mendjen italianëve, për ta braktisur operacionin e pushtimit të Shqipërisë dhe të planifikonin pushtimin e Kretës, por…”/ Zbulohen dokumentet e Zbulimit Ushtarak të SHBA-s

Nexhat Hysen Sulejmani (babai), kosovar i shëtitur nga Stambolli në Kavajë. Studimi në Itali në Akademinë Ushtarake, përkon edhe me fillim-luftën, ndaj studion vetëm tre vjet dhe ndërpret vitin e fundit, pasi vullnetarisht shkon në luftë. Territoret e nxehta të luftimeve e konsoliduan kolonelin model, me gjithë dhimbjen e humbjes së shumë miqve të dashur. Studimet në Moskë i ndjek në akademinë Ushtarake “Lenin”, për rreth tre vjet. Puna dhe përkushtimi bën të tërheqë vëmendjen e profesoreshës së Frëngjishtes (Nadjushi, nga familjet intelektuale Moskovite). Vizitat e shpeshta në shtëpinë e sajë krijuan mundësinë e njohjes me mbesën e tyre bukuroshe, Margarita.

Miqësia me ushtarakun nga Kosova, Margaritës i ndryshoi përfundimisht jo vetëm mbiemrin, por edhe nënshtetësinë. Për të kjo histori e ëmbël ishte lidhja e parë dhe e fundit me një djalosh. Miqësia mes të rinjve ndez ankthet e dakordordimit me ambasadat reciproke, por fati ishte në anën e tyre. 18 vjeç transferohet në Shqipëri dhe nga aty gjithçka shkon si në fundet e ëndërruara vetëm në përralla, të lumtur përgjithmonë. Shqipëria ishte vendi ku rusja kaloi pjesën tjetër të jetës të saj, por tashmë si një Shqiptare. Fëmija e parë është Albana, ndërsa i vëllai Iliri, vjen në jetë pas katër vitesh diferencë.

Duartrokitjet e nxehta pas çdo premiere zjarronin publikun, por ftohtë, tepër ftohtë, shihej nga “kokat” e shtetit që asistonin në shfaqje. Atyre u pëlqente vetëm partizani, kooperativisti, punëtori muskulor dhe asgjë më tepër. Kurrsesi nuk e miratonin personazhin e dashuruar mes djalit e vajzës në skenën e baletit tonë, qoftë edhe shkarazi, mungesa e së cilës dhe vënia e vulës proletare e rëndonte shfaqjen, e rëndonte edhe balerinët, baletmaestërin… ndaj të cilëve Partia–shtet shpesh mostronte dhëmbët me masat ekstreme që ajo ndërmerrte. Profesor Kanaçi, Sulejmanin e shihte si gurin e tij të çmuar dhe çdo premierë si e huaj apo edhe Shqiptare, por sidomos ato që ai vinte vetë, i takonte pa dyshim vetëm të parës sonë të baletit, Albana Sulejmani.

Ajo ishte balerina soliste mes dy meshkujve protagonistë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit (Ilir Kerni, Ludmill Çakalli) të suksesshëm në të gjitha vëniet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit të viteve 70’. Personifikim i përsosur i emrit të madh që ajo përfaqëson në gjenin amëror. Albana u largua nga Shqipëria rreth viteve 97’. Në kohën kur piramidat krijuan zemëratën e frikshme. Jeton prej vitesh në Itali (Milano) së bashku me të shoqin edhe ai balet maestro (Ludmill Çakalli), si dhe të ëmblën vajzën e tyre. Suksesi italian ishte vetëm çështje kohe.

Tashmë është nga mësueset e baletit më të kërkuara, jo vetëm në territorin italian. Shkolla e saj është nga më populloret, ndërsa Albana me të shoqin janë si gjithmonë aty duke lartësuar emrin dhe baletin shqiptar. Treshja e të rinjve ishte treshja e emrave më potentë që dolën nga ajo shkollë. Ishin tre emrat e parë të “lokomotivës” së talenteve tanë me profesorët e studiuar në ish-Bashkimin Sovjetik. Ishte treshja ku sakrifica, eleganca, teknika, muzikaliteti e finesa që shkonin në të njëjtin fill, atë të balerinit model.

Znj. Albana, ju jeni ikona e baletit Shqiptar të viteve 80’, çfarë do të kujtonit nga ajo kohë?

E di se unë as që e kuptoja se isha ikonë? Në ato vite ne dinim të punonim dhe vetëm të punonim. Për mua ishin vitet më të lumtura edhe pse vështirësitë nuk ishin të pakta. Teatri për mua ishte gjithçka, atmosfera ishte magjike dhe më tërhiqte si një fëmijë i humbur. Nuk di një herë që të kem munguar. Madje edhe kur isha me temperaturë 39… nuk mungoja. Shpesh nëna ime kur shihte sfilitjen time më thoshte – “do të të heq nga baleti”! Ndërsa unë i përgjigjesha; “…më mirë të vdes, se sa pa balet”.

Atmosfera, kushtet, aktivitetet, autoritarizmi dhe kufijtë e të qenurit në rregull me normat partiake, sa ju kanë krijuar stres apo kënaqësi? (pak atmosferë të atyre viteve)
Na vinin shpesh persona të cilët nuk kishin të bënin me baletin për të na gjykuar shfaqjet tona dhe sinqerisht viheshim në vështirësi, kur na paraqisnin absurdin e kërkesave të tyre. Sidomos kur na vinin funksionarë të lartë partie. Gjykonin ideologjikisht shfaqjet tona dhe me arrogancën e padijes ndaj profesionit tonë. Na pengonin të ekzekutonim kryesisht disa shfaqje të repertorit botëror. Të paktën mundi të riparohej disi kjo traditë vitet e fundit, me ndryshimin e sistemit politik.

Si do ta quanit periudhën ku studiuat dhe punuat në teatër?

Teatri për mua ishte shtëpia ime… e dytë. Në këtë periudhë, problemi kryesor ishte se si të perfeksionohesha teknikisht dhe artistikisht. Në shkollë mëson shumë gjëra, por eksperienca në skenë është gjë tjetër. Në historinë e teatrit tonë por edhe atë botëror, për t’u emëruar një solist, duhet relativisht shumë kohë, ndërsa për mua dhe dy kolegët e mi, kjo kohë u kapërcye shpejt. E them dy kolegët e mi Ludmill Çakalli dhe Ilir Kerni, sepse të tre patëm të njëjtin vlerësim. Në këto vite na quanin “treshja e të rinjve”. Ndoshta ishte edhe paksa fati ynë, pasi solistët aktualë i përkisnin një tjetër moshe. Pra, mungonin të rinjtë, dhe ne mundëm të mbulonim një boshllëk aktual në teatrin të atyre viteve.

Diçka më në veçanti për profesor Panajot Kanaçi dhe Agron Aliaj; si ju gjeti për t’u kthyer në të preferuarën e tyre?

Me maestro Panajotin kam punuar shumë. Ai më besoi të gjitha rolet kryesore të baleteve të tij. Profesori ishte një koreograf i mirëfilltë dhe jo vetëm për faktin se ishte diplomuar në Moskë, por sepse kishte një kulturë të gjithanshme, me një inteligjencë që rrallë e takoje. Unë kështu e njoha prof. Panajotin dhe kështu do të mbetet gjithmonë, super-njeri. Ndërsa profesor Agroni nuk ishte thjesht personi që “ushqeu” trupën e baletit klasik, por për mua, ai ishte emri që më rriti në shkollë dhe më shoqëroi në pjekjen time artistike edhe në teatër. Është e vërtetë se isha e preferuara e tij, pse-në nuk e di ta them, por di vetëm se ai ishte gjithçka për mua.  Faleminderit!

Çfarë mbani mënd nga koha e turneve në teatër?

Kemi bërë shumë turne, si në Shqipëri ashtu edhe jashtë vendit. Turnetë në vend ishin të vështira artistikisht, pasi kushtet e balerinit dhe spektaklit në përgjithësi janë shumë specifike, por publiku ishte shumë i ngrohtë dhe entuziast. Ndërsa turneun e parë jashtë shtetit, e kamë bërë në Kinën e largët të Mao Ce Dun-it në vitin 1972, unë isha vetëm 14 vjeç. Ishim vetëm fëmijë dhe nuk kuptoja asgjë nga politika, por ky turne nuk harrohet kurrë.

Jo vetëm që patëm mundësi të njihnim artistë të zotë kinezë, por sidomos pritja nga e tyre ishte fantastike. Një nga batuta tona të nën-zëshme ishte se; “do shkojmë për turne te goca e tezes” meqenëse dy popujt tanë ishin miq dhe “partitë motra”. Ndryshe ndodhte me turnetë në Paris, Greqi, Turqi, Itali…! Ato ishin turne shumë impenjative. Unë isha protagoniste e roleve kryesore, ndaj përgjegjësia qe shumë-fish më prezentë. Publiku ishte entuziast, ndërsa unë dhe kolegët nuk dinin si të përshkruanim kënaqësinë e punës tonë.

Si ishte dieta juaj ditore?

Dieta nuk ka ekzistuar ndonjëherë, si atëhere kur isha e re e, që kërceja gjithë ditën, ashtu edhe tani që jam në rolin e Maestros. Besoj që është në natyrën time. Unë nuk kam qenë ndonjëherë ngrënëse e madhe… pooor, më pëlqejnë ëmbëlsirat.

Është e natyrshme që një emër si juaji xhelozon kolegët; sa të rrezikshëm ishin dikur, po sot?

Xhelozia ka qenë dhe do të jetë në çdo fushë. Ndoshta në art është më e theksuar. Për natyrën time ky aspekt nuk më ka munduar kaq shumë. Kam qenë gjithmonë e mirëpritur dhe e inkurajuar nga brezat me më eksperiencë. Ka njerëz që aspekti i xhelozisë i shkatërron, ndërsa në rastin tim, nuk më ka kushtëzuar aspak. Tani në rolin e mësueses, mbas një eksperience kaq të gjatë pune në Itali, xhelozia pothuajse nuk na takon më. Komplimentet na rrethojnë kudo.

Kthehemi pak në vitet e para të ikjes në Itali; pse u larguat në kulm të karrierës?

Në momentin që lash teatrin ishte një periudhë e vështirë si për Shqipërinë, por në veçanti edhe për Teatrin e Operës. Unë kujtoj që dadoja ime e mbyllte vajzën në korridor, për të mos u kapur nga plumbat qorrë, pasi aty nuk kishte dritare. Frika e kësaj situate na e ngarkonte përditshmërinë. Ne kishim një shtëpi në qendër të Tiranës (dhuratë e shtetit), në katin e gjashtë. Ishte pa ashensor dhe kur vinte uji, për banorët ishte një festë e vërtetë. Pa ujë ishte një ditë e mallkuar.

E imagjinoni që unë pasi kisha punuar në sallë për orë të tëra, kur vija në shtëpi, duhej të ngjisja edhe ujin me kova deri në katin e 6?! Këto dhe shumë të tjera, na bënë që të na mbushej mendja të emigronim. Fati im i keq ishte se ika në një moshë ku mund të jepja edhe shumë më tepër për trupën tonë të baletit, sidomos kur pjekuria artistike ishte shumë herë më e madhe. I kam uruar pafundësisht ata artistë që mundën të mbesin dhe vazhduan të punonin në teatrin e asaj periudhe të shëmtuar.

A ishte zgjedhja e duhur largimi në Itali, a do ta ribënit sërish?

Për pyetjen se nëse do ta ribëja… nuk e di si të përgjigjem.

Kur u përballët me profesionistët në Itali, si ishte reagimi i tyre pasi panë se çfarë u kishte bekuar perëndia me prezencën tuaj e të tët shoqi?

Italia nuk bëhet kurrë Amerikë. Kjo për faktin se ata nuk munden të pranojnë profesionalizmin dhe aftësitë e të huajve si puna jonë. Ne nuk është se e vuajtëm shumë, por…racizmi ekziston në Itali.

Familja juaj është shumë e bukur, treshja perfektë. Çfarë të pëlqen të publikosh për ta, pasi e di se jeta familjare është pjesërisht e rezervuar?

Momenti më i rëndësishëm ishte kur bëmë bashkë me tim shoq Ludmillin, kursin “Maitre de ballet” në Scala të Milanos, i cili zgjati dy vjet. Punët ishin provime serioze. Atje ne mësuam shumë gjëra, sidomos për atë çka ndodhte në botën e baletit. Ballafaqimi mes dy shkollave tona, here-pas-here më vendoste në prioritet, pra kemi patur shkolla të mira dhe dinjitoze.

Në Tiranë njihesh me Albana Sulejmani, në Itali me Tatiana; pse?

Zgjidhja e emrit Albana në vend të Tatiana, nuk ishte aspak zgjidhja ime, por as edhe e familjes time. Ishte zgjedhje politike. Në vitet e para të 1980-ës, kur unë fillova të njihesha shumë nga publiku ynë, dikush me marifet më këshilloi që ta ndërroja emrin. Mesazhi ishte i qartë: balerina e parë Shqiptare, duhet të ketë emër Shqiptar, megjithëse nëna e saj është ruse.

Vini nga një mama ruse dhe baba në karrierë ushtarake. Çfarë ju ka mbetur nga mënyra e edukimit nga familja e parë, për ta kaluar tek ajo që aktualisht ke?

Unë jam produkt i asaj familje dhe i jam mirënjohës për jetë. Sipas jush, si mund të rritet ndryshe një fëmijë me mama mësuese dhe baba ushtarak?… Faleminderit prindërve!

Italia ka vijuar me suksesin e radhës; sa ju kënaq kjo gjë?

Mënyra e edukimit është e njëjta, por ka nuanca te reja që na dikton koha.

A e ndiqni se çfarë ndodh me jetën artistike dhe politike në Shqipëri?

Ne jemi shumë të zënë, por mund të them se kohën që ndjek televizor, e ndaj përgjysmë. Më pëlqejnë emisionet mbi natyrën, ndjek televizionet shqiptare dhe marr informacione për zhvillimet e artit dhe kulturës. Nuk i lë pas edhe informacionet për politikën. Politika për mendimin tim më zhgënjen vazhdimisht. Jam e kënaqur për artin dhe kulturën tonë, pasi e shoh se po bën hapa përpara. Baleti shqiptar po bën përpjekje të mira për të shkuar më tej, por duhet impenjim më i madh nga qeveria, këtë nuk e shoh të jetë.

Sa Shqiptare ndjehesh?

Ne jemi lindur shqiptarë dhe do vdesim po shqiptarë.

Nëse do ju kërkonit të drejtonit Teatrin e Operës, si do ishte përgjigja juaj?

Nuk jam menduar ndonjëherë t’i kërkoj gjë drejtorit të radhës së Teatrit, por duke qenë se është një institucion i vështirë për t’u drejtuar, duhet ndihmë nga ana e pushtetit. Për të drejtuar një teatër, jam e sigurt që do të them; Jo! Një balerinë nuk mund jetë kurrë një drejtues i mirë i një institucionit kaq kompleks, siç edhe është Teatri i Operës. Nëse do të më propozohej për ta drejtuar trupën e baletit… mund të mendohesha paksa…! Gjithmonë në qoftë se ky propozim do më ishte bërë vite më parë.

Si ishte orari i punës tuaj, sot a është faqebardhë shkolla jonë e baletit?

Dita e punës dikur fillonte në orën 09:00, deri më 13:00. Pasdite niste rreth orës 17:00, deri më 20:00. Unë nuk them se shkollat tona të baletit sot nuk janë si ato që na kanë përgatitur ne dikur. Pedagogët që na kanë dhënë njohuritë e tyre, vinin nga shkolla të njohura ruse. Megjithatë mbas disa vitesh tranzicioni, mund të them se shkolla e Baletit është në rrugë të mbarë dhe drejtohet nga persona me pasion të madh për punën.

Vëllain tuaj Ilir Sulejmani-n, spektatori e njeh në ato pak filma që ka mundur të realizojë deri sa u largua; a është i realizuar atje ku ndodhet?

Për Ilirin mund të them vetëm se është mirë në Bruksel dhe duke ndjekur hapat e babait tonë, si një kosovar i vërtetë. Tani së fundi i shoh përsëri filmat që ka xhiruar në Shqipëri. Mendoj se ka gabuar që nuk e ka ndjekur këtë pasion të parë. Sipas meje, ajo ishte rruga e tij./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Edhe pse u gjend përballë një realiteti të vështirë ekonomik e shoqëror, Mirdita nuk iu bë asnjëherë një vend armiqësor, por...”/ Historia e panjohur e intelektualit kosovar që vuajti në burgjet e Enver Hoxhës

Next Post

“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se ...”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90

Artikuj të ngjashëm

“Komunistët qarkullonin gjithfarë shpifjesh të ndyra, se; kosovarët janë injorantë dhe katila, vrasin rininë tonë të pafajshme, ç’nderojnë vajzat, plaçkisin tregtarët…”/ Refleksionet e emigrantit politik nga SHBA-ës
Intervista

“Neubaher i tha Xhafer Devës; ‘raporto pranë gjeneralit Scobie dhe jepi të falat e mia e, mundohu që të shikosh gjendjen e Shqipërisë nga Greqia e Veriut, pasi…’”/ Dokumentet sekrete të Zbulimit Amerikan

November 5, 2026
“Hitleri u përpoq t’u mbushte mendjen italianëve, për ta braktisur operacionin e pushtimit të Shqipërisë dhe të planifikonin pushtimin e Kretës, por…”/ Zbulohen dokumentet e Zbulimit Ushtarak të SHBA-s
Intervista

“Hitleri u përpoq t’u mbushte mendjen italianëve, për ta braktisur operacionin e pushtimit të Shqipërisë dhe të planifikonin pushtimin e Kretës, por…”/ Zbulohen dokumentet e Zbulimit Ushtarak të SHBA-s

November 6, 2026
“Tom Stefan kishte lidhje me Enverin, duket edhe nga fotot ku janë bashkë, por miqësia u prish, kur Tomi u lidh me Lulu Vrionin…”/ Dëshmia e rrallë e gazetarit amerikan, që erdhi në Shqipëri në ’87-ën
Intervista

“Enver Hoxha më bëri një listë me materiale, po kurrë s’bëri një bisedë strategjike për luftën, nga shokët e tij kuptova se pas lufte…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit të shërbimit të fshehtë amerikan

November 5, 2026
“Unë u takova me dy Frashërit, Mehdiun dhe Mit’hatin, isha dakord me ta, të dy luajtën pjesën e duhur, mbajtën shtetin në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit të shërbimit të fshehtë amerikan, Hudson
Intervista

“Unë u takova me dy Frashërit, Mehdiun dhe Mit’hatin, isha dakord me ta, të dy luajtën pjesën e duhur, mbajtën shtetin në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-kapitenit të shërbimit të fshehtë amerikan, Hudson

October 28, 2026
“Spiro Kote, që i kushtohej filmi, s’dinte të lidhte dy fjalë dhe s’pranoi të vinte me ne  konsulent, kurse ngjarjen e vërtetë, mua ma tregoi marinari tjetër…”/ Dëshmia e Reshat Arbanës, për “Dyelin e heshtur”
Intervista

“Spiro Kote, që i kushtohej filmi, s’dinte të lidhte dy fjalë dhe s’pranoi të vinte me ne konsulent, kurse ngjarjen e vërtetë, mua ma tregoi marinari tjetër…”/ Dëshmia e Reshat Arbanës, për “Dyelin e heshtur”

October 7, 2026
“Përveç hakmarrjes, ishin armët, paratë veshmbathjet, pasi Gamucci kishte me vete një milion lekë dhe një çek nga Banka e Italisë…”/ Libri i studiuesit italian, për masakrën e Xhelal Staraveckës, nëntor ‘43
Intervista

“Përveç hakmarrjes, ishin armët, paratë veshmbathjet, pasi Gamucci kishte me vete një milion lekë dhe një çek nga Banka e Italisë…”/ Libri i studiuesit italian, për masakrën e Xhelal Staraveckës, nëntor ‘43

October 7, 2026
Next Post
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

“Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar, më foli për vizitën që kishte bërë në Shqipëri dhe më tha se ...”Zbulohet biseda e Ramiz Alisë me ministrin e Jashtëm të Kinës, Nju Jork ‘90

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme