• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

“Pasi s’e zbatoi urdhërin e Enverit, Mehmeti priste ta arrestonin dhe na tha ne…”/ Dëshmia e kolonelit, besnikut të ish-kryeministrit Shehu
“Babai ishte gazetar te ‘Bashkimi’ dhe pak ditë para arrestimit, Enver Hoxha pyeti kryeredaktorin Thanas Nano, se…”/ Dëshmia e rrallë e të bijës së Zyhdi Herrit, një nga 22 të pushkatuarit për ambasadën sovjetike
“Një avion grek që fluturonte në katundet Hoxhaj e Markat,  u rrëzua nga forcat shqiptare në fushën e Finiqit dhe piloti…”/ Si i përcolli shtypi i Tiranës, “Provokacionet e gushtit ‘49”?
“Në ’91-in, replikova me Haxhi Lleshin, se qëlloi me armë një person që u fut te vila e tij, më pas, më këcënuan pesë herë me vdekje, aq sa Azem Hajdari…”/ Dëshmia e rrallë e kirurges dhe deputetes së njohur
Momente nga puna për ndërtimin e Spitalit Civil në Tiranë, viti 1941

Pjesa e pestë

Memorie.al / Në SHBA-ës CIA ka zbardhur ato ngjarje që kanë ndodhur në Shqipërinë komuniste të vitit 1953. Përmes një dokumenti të de klasifikuar, tregohet lufta që ju hap fesë në vend dhe sidomos katolikëve. Në një kabllogram tregohet se si nisi arrestimi dhe vrasja e priftërinjve, murgjve e peshkopëve. Nga 93 priftërinj gjithsej, 83 prej tyre u vranë dhe u burgosën. Më pas jepet një panoramë e sistemit të shëndetësisë në vend. Po ashtu tregohet se çfarë ndodhte nëse kishte arratisje jashtë vendit. Aty tregohet e nëse dikush arratisej në Greqi apo Itali dhe nuk kthehej brenda 3 muajve, ai arrestohej e gjithë familja. Sipas CIA, falë arrestimeve politike sistemi komunist bëri shumë ndërtime në vend.

                                                             Vijon nga numri kaluar

Situata e rezistencës në Shqipëri

Gjithashtu mund të lexoni

“Një nga të shkarkuarit është Bedri Spahiu, i cili ka drejtuar komisionin që gjykoi dhe dënoi Koçi Xoxen, krye-titoistin shqiptar në maj 1949, pasi…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1955  

“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

Nga një prej misioneve tona në Shqipëri, i cili është në kontakt të afërt me lëvizjen e rezistencës, kemi marrë informacionin e shtjelluar në paragrafët e mëposhtëm. Sipas misionit tonë, shumë anëtarë të rezistencës shqiptare besojnë se nuk mund të durojnë më vuajtjet që po heqin dhe kanë vendosur të arratisen drejt Jugosllavisë në mundësinë më të parë.

Ata do të preferonin të shkonin në Greqi, po të mos ishte për distancën e largët prej veriut të Shqipërisë deri në kufirin grek. Me gjithë përpjekjet e bëra për t’i bindur që të qëndrojnë në Shqipëri, ata duket qartë se nuk mund të qëndrojnë një tjetër dimër në male, pasi jeta është aq e vështirë sa po i çon drejt çmendisë.

Tropoja, qendër e spiunazhit

Lideri i këtij misioni ka kërkuar të dijë nëse aktivistët politikë jugosllavë në Shqipëri (të raportuar më parë te ju) njihen prej nesh dhe nëse ata përfaqësojnë përpjekjen e Aleatëve. Ata pyetën gjithashtu nëse aktivistët anti-komunistë nga Shqipëria do të priteshin mirë në Jugosllavi. Në lidhje me mbështetjen jugosllave ndaj aleatëve, u pyet se cila ishte politika e Jugosllavisë në lidhje me Korenë.

Mesazhi i mësipërm na informon se Tropoja është qendra e spiunazhit shqiptar dhe jugosllav, me agjentë jugosllavë dhe shqiptarë, duke kaluar vazhdimisht kufirin. Agjentët jugosllavë përshkruhen se të gjithë kanë qenë më parë anëtarë të grupeve shqiptare të rezistencës. Më 10 gusht 1950, misioni ynë në vend dërgon një kontakt për të hetuar mbi ftesën për të takuar një person të paidentifikuar që dëshironte të furnizonte me armë dhe municione jugosllave misionin.

Lëvizjet e jugosllavëve

Mes popullsive të Shqipërisë së Veriut ka një bindje të madhe se jugosllavët po planifikojnë një lëvizje të armatosur në Shqipëri, me qëllim ngritjen e moralit të grupeve malore të rezistencës. Disa sasi armësh raportohet të jenë shpërndarë çdo ditë nga jugosllavët, të cilat janë pranuar edhe nga shqiptarët nacionalistë, të cilëve u janë afruar edhe para, por kanë refuzuar duke pritur aprovimin nga misioni ynë.

Lideri i misionit trembet se një bujari e tillë nga ana e jugosllavëve, do të ketë efektin e fitimit të simpatisë së shumë personave që kanë vuajtur shumë duke punuar për ne. Në konkluzion, lideri i misionit tha se puna e tij bindëse nuk do të ishte e mjaftueshme, prandaj kishte nevojë për instruksione urgjente për mënyrën e veprimit që duhet të ndiqte.

Persekutimi i Kishës Katolike

Shtator 1953

Raportime të konfirmuara nga Shqipëria tregojnë për një gjendje tragjike të priftërinjve katolikë dhe zyrtarëve të tjerë nën regjimin komunist të Enver Hoxhës. Nga 253 kisha katolike që ekzistonin në Shqipëri në vitin 1945, të paktën 65 për qind janë shkatërruar.

Manastiret dhe seminaret fetare janë mbyllur dhe të njëjtin fat kanë pasur dhe 15 azilet apo jetimoret e kishave dhe institucionet e tjera të bamirësisë. Sipas organit të grupit të shqiptarëve azilantë në Itali, “Bolletino Albanese di Informazioni”, zyrtarët e Kishës Katolike kanë pësuar trajtimin më të rëndë.

Pesë peshkopë janë vrarë ose kanë vdekur në burgje: Gasper Thaçi nga Shkodra, Vinsent Prenushi nga Durresi, Gjegj Volaj Sapa, Frano Gjin Lleshi dhe Bernard Sadiku. Nga 93 priftërinj që kishte në Shqipëri në 1945, tashmë mbeten vetëm dhjetë. Nga 83 të tjerët, 24 janë vrarë, 35 janë të burgosur dhe 10 janë të humbur ose të vdekur. Shumica e të vrarëve janë mbajtur në burg, ku janë torturuar për disa muaj.

Nga 92 murgjit e disa urdhrave të manastireve në Shqipëri, 18 janë vrarë, 34 janë të burgosur ose në punë të detyruar në kampet e përqendrimit. 17 janë përjashtuar nga Shqipëria, 15 janë ende në Shqipëri (supozohet në liri) dhe nga 10 prej tyre nuk dihet asgjë prej shumë vitesh.

Raportime të tjera flasin për një fushatë të ashpër shtypjeje të regjimit komunist për klerikët myslimanë dhe të besimeve të tjera, si dhe të ndjekësve të tyre. Informacioni është duke u mbledhur nga Komiteti Kombëtar “Shqipëria e Lirë” në Itali.

Shërbimet mjekësore në Shqipëri

Korrik 1962

Ky raport përfshin informacione mbi sëmundjet e zakonshme në Shqipëri, spitalet dhe këshilltarët mjekësorë sovjetikë. Raporti jep gjithashtu përshtypje të përgjithshme mbi Shqipërinë gjatë fundit të viteve 1950-të. Standardet e jetesës në Shqipëri janë shumë të ulëta. Paga mesatare ujore është 3-4000 lekë për një punonjës dhe rreth 5.000 për një doktor, kur një palë sandale kushtojnë 3000 lekë. Familjet në zonat malore fshatare jetojnë në shtëpi të drunjta, pa dritare, dhe bashkë me bagëtitë.

Në shumicën e shtëpive nuk ka instilacione sanitare si kanalizime, apo edhe lavamanë, prandaj standardet e shëndetit publik janë shumë të ulëta. Shërbimet mjekësore janë primitive. Spitalet dhe klinikat janë të pakta dhe u mundojnë pajisjet dhe doktorët. Shqipëria ka rreth 120 doktorë, nga të cilët 60 janë me eksperiencë ose janë diplomuar në Itali dhe një pjesë e vogël në Francë.

10 prej tyre supozohet të jenë specialistë tuberkulozi, por në fat vetëm pesë e njohin profesionin. 60 të terët janë diplomuar në shkollat e të BRSS-së, Hungarisë, Rumanisë, Çekosllovakisë e Jugosllavisë. Në vitin 1952, shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë.

Epidemitë

Epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të zakonshme në Shqipëri. Vendi ka rreth 1 milionë banorë, nga të cilët 150.000 jetojnë në Tiranë. Gjithsesi shifrat e censusit mund të konsiderohen të pasakta pasi në zonat malore popullsia nuk është regjistruar apo ekzaminuar. Në të gjithë shtetin ka tre spitale tuberkulozi (Tiranë, Korçë, Shkodër), të cilat kanë një maksimum prej 1.200 shtretërish. Spitali i tuberkulozit në Tiranë mban rreth 300-400 shtretër. Ai është vendosur në një ndërtesë më parë private dhe në një sallë që italianët më parë përdornin për të mbajtur pëllumbat.

Disa nga dhomat e spitalit kanë nga 3-4 shtretër por shumica kanë rreth 30. Spitali është pranë një rruge balte dhe nuk ka instilacione sanitare si banjo, ujë të rrjedhshëm, kanalizime. Aty pranohen vetëm rastet më të rënda me rezultate pozitive Koch. Rastet që konsiderohen të pashpresa vendosen në krahët anësorë të spitalit, ku lihen pa trajtim në kushte të mjerueshme. Furnizimet ruse me streptomicinë, P.A.S. dhe nikotinë janë të pamjaftueshme.

Pacientët shtrohen në spital për një periudhë shumë më të shkurtër nga sa nevojitet prandaj mbeten një burim infeksionesh, veçanërisht për familjet e tyre. Spitali i Tiranës raportohet se ka performuar një operacion në mushkëri, por metodat e tij janë primitive dhe të dhimbshme, dhe vdekshmëria e operacioneve është e lartë. Normalisht vdekshmëria nga tuberkulozi është e lartë, por nuk ka statistika zyrtare. Vetëm një spital ushtarak ishte ndryshe nga të tjerët, i pastër.

Drejtori i tij Sinan Imami, ka shërbyer në të njëjtin post edhe gjatë pushtimit italian. Deri në vitin 1956, nuk ka pasur aparat tomografie në Shqipëri. Punonjësit e uzinave dhe të administratës duhet të kryejnë kontrolle periodike. Ka pasur zhurma se testime mikrografi kanë nisur në disa pjesë të vendit, por prej mungesës së pajisjeve, doktorëve dhe personelit mjekësor, rezultatet nuk janë të dukshme.

Asistenca e BRSS-së

Për të zgjidhur problemet e tyre mjekësore Shqipëria ka ftuar këshilltarë nga BRSS-ja, Rumania, Hungaria e Çekosllovakia. Si rregull shqiptarët pranojnë këshillat e sovjetikëve nga frika, por nuk u vënë veshin këshillave të të tjerëve.

Doktorët çekë e hungarezë u larguan të zemëruar para mbarimit të kontratave të tyre, vetëm rumunët qëndruan pa insistuar t’u plotësoheshin kërkesat dhe kushtet e punës. Gjatë vitit 1955-1956, ka pasur pesë doktorë rumunë që shërbenin në Shqipëri: një specialist tuberkulozi, një doktor i sëmundjeve të brendshme, një bakteriolog dhe dy pediatër.

Njëri që pranoi të qëndronte një vit, mori dhe familjen me vete. Gjatë qëndrimit në Shqipëri doktorët rumunë u paguan rrogën e tyre të plotë rumune, plus 20.000 lekë dhe 350 lei, të cilat u paguan në rubla ruse. Ata lejoheshin të blinin në dyqane të veçanta ku cilësia e mallrave ishte më e lartë dhe çmimet më poshtë se tregu.

Edhe shqiptarët që merrnin valutë nga jashtë mund të blinin në këto dyqane me ulje prej 30 për qind. Fillimisht doktorët rumunë u akomoduan në hotel “Dajti”, hoteli më i madh e më i mirë në Tiranë. Më vonë atyre iu dhanë apartamente dhe hoteli u rezervua vetëm për sovjetikët. Produktet ushqimore nuk kishin ekzaminime sanitare në Shqipëri. Mehmet Shehu, kreu i Këshillit të Ministrave dhe i dyti në hierarki pas Enver Hoxhës, është përgjegjës për problemet shëndetësore.

Ai ka thirrur disa takime konsultimesh me mjekë të huaj për problemet e testimeve, vaksinimit dhe pajisjeve, por asnjë prej tyre nuk shkoi përtej fazës së diskutimit. Nga ana tjetër autoritetet kishin ngritur një spital të veçantë për anëtarët e partisë, që ishte i pajisur mirë dhe drejtohej nga një profesor sovjetik.

Përshtypje të përgjithshme

Në vitet 1955-1956 Shqipëria kishte marrëdhënie të shkëlqyeshme me Moskën, bazuar në nënshtrimin e saj të plotë ndaj saj. Vendi ishte mbushur me ekspertë dhe personel sovjetik dhe regjimi ruante autoritetin e tij me anë të rritjes së terrorit. Nëse një shqiptar largohej drejt Italisë ose Greqisë dhe nuk kthehej për tre muaj, e gjithë familja e tij arrestohej.

Të burgosurit politikë ishin të shumtë. Punët publike kryheshin prej tyre dhe të dënuarve kriminalë. Shpeshherë të burgosurit detyroheshin të flinin jashtë. Sovjetikët ishin të përçmuar dhe me gjithë frikën nga shërbimet e sekrete edhe shqiptarë të njohur kishin shprehur urrejtjen e tyre. Ky përçmim vinte nga fakti se ata po merrnin kontrollin e vendit.

Shqiptarët kishin gjithashtu pritshmëri të larta nga një bashkim i mundshëm me Italinë, siç ishte pretenduar gjatë pushtimit italian. Asokohe italianët kishin ngritur një numër maternitetesh, disa ndërtesa administrate, kishin shtruar rrugë, duke lehtësuar vuajtjet ekonomike të shqiptarëve.

Shqipëria thuajse nuk ka industri. Deri në 1956 ekzistonte vetëm kombinati tekstil i Tiranës, i ngritur nga sovjetikët. Shqiptarët nuk kishin besim në prodhimin e këtij kombinati dhe preferonin të blinin rroba nga pakot e ardhur nga jashtë./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 10 Gusht 2026

Next Post

“Figura e Abaz Kupit, s’duhet të shërbejë si një flamur për të ndarë shqiptarët e sotëm në kampe të vjetra, por si një arsye për t’i bashkuar ata rreth së vërtetës...”/ Refleksione për patriotin e famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Një nga të shkarkuarit është Bedri Spahiu, i cili ka drejtuar komisionin që gjykoi dhe dënoi Koçi Xoxen, krye-titoistin shqiptar në maj 1949, pasi…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1955  

August 10, 2026
“Kur Qerim Panariti, botoi librin e Konicës ‘Shqipëria, Kopështi Shkëmbor i Europës Juglindore’, Nelo Drizari reagoi me shqetësim, pasi… “/ Historia e gazetarit që intervistoi edhe Aleksandër Moisiun
Dossier

“Për të forcuar pozitat e tij në rivalitetin me Mehmet Shehun, Enver Hoxha futi në qeveri në rolin e zv.kryeministrit, besnikun e tij, Spiro Kolekën, i cili ishte…”/ Raportet sekrete të CIA-s në vitin 1950

August 10, 2026
“Në vitin 1978, kur punonjësi i Degës i tha: ‘e more vesh moj plakë, djali yt në Suedi, Agimi, është vrarë’, nënë Fizja iu përgjijgj; ‘të rroni ju more bir’, dhe…”/ Historia e trishtë e familjes Biçaku nga Librazhdi
Dossier

“Ish-ministri i Brendshëm Xoxe, që është larguar kohët e fundit nga qeveria gjatë spastrimeve të partisë nga Enveri, thuhet se po fshihet në rajonin e Çermenikës…”/ Raportet sekrete të CIA-s, në vitin 1950

August 10, 2026
“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991
Dossier

“Unë s’mund të merrem me mbjelljet e pranverës, në lagje, si gjithë të tjerët do të punojmë, paga jonë do jetë 7 mijë lekë, se ne s’marrim as një mijë lekëshin e luftës…”/ Fjala e Pali Miskës në Byro, 6 mars 1991

August 5, 2026
“Mbledhja e parë e Kuvendit, u hap më 28 nëntor 1912, në ora 4 pasdreke, në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, i cili…”/ Ana e panjohur e shpalljes së Pavarësisë
Dossier

“Ne asnjëherë s’kemi pasur simpati për shqiptarët, i kemi luftuar të gjitha kërkesat e tyre për krijimin e shtetit të pavarur…”/ Raporti i funksionarit të ministrisë së Jashtme të Jugosllavisë, Ivan Vukotiç, në 1939

August 6, 2026
Fati tragjik i albanologëve, gjuhëtarëve dhe përkthyesve shqiptarë, në regjimin komunist: “Nga B. Palaj, D. Kurti, L. Shatoja e Gj. Shllaku, te P. Gjeçi, V. Volaj, M. Janina e I. Vrioni, të cilët…”!
Dossier

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të zakonshme, pasi…”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

August 5, 2026
Next Post
“Në Kongresin e dytë të ‘Rinisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Lindore’, që u mbajt në Paris më 1 qershor 1956, nga Rinia Shqiptare, ishte Kostë Xhajanka, i cili…”/ Historia e panjohur e mërgatës politike shqiptare

“Figura e Abaz Kupit, s’duhet të shërbejë si një flamur për të ndarë shqiptarët e sotëm në kampe të vjetra, por si një arsye për t’i bashkuar ata rreth së vërtetës...”/ Refleksione për patriotin e famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme