• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, November 6, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Për delegacionin e kryesuar nga shoku Ramiz Alia, që merr pjesë në OKB, i dërgoni urgjentisht edhe 50 mijë dollarë Misionit tonë në Nju Jork, sepse…”/ Zbulohet letra e Xhafer Spahiut, tetor ‘90  

Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Plot 36 vite më parë, në javën e fundit të shtatorit 1990, kreu i Shqipërisë komuniste të asaj kohe, Ramiz Alia, i cili mbante funksionet e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, sekretarit të Parë të Komitetit Qendror të PPSh-së e gjithashtu të Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, në krye të një delegacioni të madh, u nis për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Pjesëmarrja e Ramiz Alisë në sesionin e 45 të OKB-së, pati një jehonë të madhe asokohe, jo vetëm brenda vendit, por edhe në arenën ndërkombëtare, pasi ishte hera e parë që një nga udhëheqësit kryesor të Shqipërisë komuniste, merrte pjesë në punimet e Asamblesë së OKB-së, gjë e cila nuk kishte ndodhur që nga viti 1961, kur Tirana zyrtare u përfaqësua në atë forum të lartë të politikës dhe diplomacisë botërore, me kryeministrin e asaj kohe Mehmet Shehu.

Edhe pse kanë kaluar 36 vite nga ajo kohe, ende dhe sot vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, pasi me përjashtim të ndonjë dëshmie të pjesëtarëve të atij delegacioni (kujtimet e Reiz Mailes, apo Lisen Bashkurtit), si dhe fare pak dokumenteve arkivore të publikuara në shtyp, asgjë tjetër nuk dihet rreth vizitës së kreut të shtetit shqiptar të asaj kohe, Ramiz Alia, në sesionin e 45 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, i cili i zhvilloi punimet për rreth tre javë rresht, deri në mesin e muajit tetor 1990.

Gjithashtu mund të lexoni

“Sipas Mehmet Shehut, shumica e tokave në Shqipëri, do të mbillen me misër, por Mehmeti ka thënë më parë se misri është ushqim për derra, kurse sot u thotë; këtë do të hani…”/ Raporti i CIA-s në 1951

Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

Si p.sh.; Kur filloi përgatitja dhe përpilimi i protokollit përkatës për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar në atë forum të lartë të politikë botërore, kush ishin pjesëtarët e tjerë të delegacionit që shoqëruan Ramiz Alinë në atë udhëtim të gjatë përtej Atlantikut dhe çfarë funksionesh mbanin ata; prej sa personash përbëhej stafi ndihmës që shoqëroi delegacionin shqiptar dhe cilët ishin ata?! Kur filloi përgatitja dhe çfarë përmbante programi i vizitave dhe takimeve të Ramiz Alisë gjatë gjithë periudhës që ata do të qëndronin në SHBA-ës? A u realizua i gjithë ai program sipas protokollit përkatës dhe cilët ishin krerët e delegacioneve të huaja që takoi Ramiz Alia gjatë gjithë ditëve të qëndrimit në SHBA-ës e, çfarë bisedoi ai me ta? Kush ishin shqiptarët e “mërgatës së vjetër”, me të cilët u takua kreu i Shqipërisë komuniste gjatë asaj vizite, çfarë u bisedua në ato takime dhe a pati incidente me “mërgatën reaksionare shqiptare”, të arratisur nga Shqipëria pas vitit 1945? Kush e organizoi pritjen që dha Ramiz Alia për bashkatdhetarët në Boston, cilët ishin disa nga eksponentët e mërgatës shqiptare që asistuan aty dhe si shkoi ai takim?

Cili ishte itinerari i udhëtimit të delegacionit shqiptar nga Tirana drejt SHBA-ës, përse u ndanë ata në disa grupe dhe arsyet e qëndrimit një natë në Zvicër? Përse ishte pjesë e delegacionit shqiptar, edhe Arben Alia, i biri i kreut të shtetit, Ramiz Alia dhe si u “justifikua” pjesëmarrja e tij në përbërje të delegacionit në fjalë? Sa dhe cilat ishin dhuratat që mori me vete delegacioni shqiptar me në krye Ramiz Alinë dhe kujt iu dhuruan ato në Zvicër e SHBA-ës? Përse u caktua Hotel “Plaza” (hoteli në pronësi të presidentit të sotëm të SHBA-ës, Donald Trump), për akomodimin e Ramiz Alisë dhe disa pjesëtarëve të tjerë të atij delegacioni? Sa kushtoi nga ana financiare e gjithë ajo vizitë, përse u shtuan fonde të tjera gjatë periudhës që delegacioni ndodhej në SHBA-ës dhe si u justifikuan ato shpenzime?

Përse stafi i diplomatëve shqiptarë që shërbenin në Misionin e OKB-së, u kujdesën që t’i jepnin Ramiz Alisë dhe një planimetri të saktë të sallës ku do mbahej sesioni i 45 i OKB-së, duke i përcaktuar edhe vendin ku do ulej përfaqësuesi kryesor i delegacionit të Republikës Federative të Jugosllavisë?! Kush ishin dy truprojat (mjeku dhe shoferi) që shoqëruan Ramiz Alinë gjatë gjithë asaj vizite dhe si u bë e mundur që ata të udhëtonin në avion me armatim dhe municion me vete? Cilët ishin pjesëtarët e grupit të xhirimit të Radio-Televizionit Shqiptar që shoqëruan delegacionin dhe çfarë detyrash iu dhanë atyre? Lidhur me këto etj., na njohin dokumentet arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al.

                                                              Vijon nga numri kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME TELEGRAMIN E PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, DËRGUAR AMBASADORIT SHQIPTAR NË ROMË, DASHNOR DERVISHI, PËR BLERJEN E NJË ÇANTE DIPLOMATIKE QË DO I DUHEJ RAMIZ ALISË GJATË VIZITËS SË TIJ NË SHBA PËR MBLEDHJEN E OKB

4298 PKPRPSSH ABM

4298 PKPRPSSH ABM 043614169+

614169 AMBALB I

11/29/90 1129

4298 PKPRPSSH AB

URGJENT

Sh. DASHNOR DERVISHI,

SIÇ BISEDUAM NE TELEFON, DERGONI SA ME PARE NJE ÇANTE TE MIRE DIPLOMATIKE, PER LLOGARI TE PRESIDIUMIT TE KUVENDIT POPULLOR.

PRESIM.

PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR

TELEKSI DOLI NE RREGULL.

4298 PKPRPSSH AB

TE FALA TE GJITHË SHOKËVE.

PËRSHËNDETJE

4298 PKPRPSSH ABM

Çanta duhet për vizitën e sh. Ramiz në OKB

DOKUMENTI ARKIVOR ME INFORMACIONIN E SEKRETARIT TË PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, SIHAT TOZAJ, PËR BLERJEN E NJË ÇANTE DIPLOMATIKE NGA AMBASADA SHQIPTARE NË ROMË, PËR VIZITËN E RAMIZ ALISË NË SHBA 

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË
PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR             

                                         Tiranë, më 15.9.90.

Nr. 2021

Lënda:

                        LLOGARISË

K ë t u

Sipas porosisë, nga ana e ambasadës sonë në Romë, u ble një çantë diplomatike në formë kasete me numra sekret për vizitën e shokut Ramiz Alia në OKB.

Sipas faturës bashkëlidhur të dërguar nga ambasada jonë, ka kushtuar L. 529.000. Këtë shumë nga fondi ynë ia kaloni ambasadës për shlyerje.

Çanta do të jetë në inventarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe do të përdoret me urdhër të veçantë.

SEKRETARI I PRESIDIUMIT

Sihat Tozaj

DOKUMENTI ARKIVOR ME POROSITË E PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, DËRGUAR KRYETARIT TË MISIONIT NË OKB, BASHKIM PITARKA, LIDHUR ME VAJTJEN ATJE TË DIPLOMATIT MIKEL GJIKA

Nr 23236456+

236456 ALB UR

19/09/90 1147

4298 PKPRPSSH AB

URGJENT

SHOKUT BASHKIM PITARKA

ME SHOKUN MIKEL GJIKA NISEM SOT ME DATE 19 SHTATOR 1990 GJITHSEJT 13 KOLLI TE PRESIDIUMIT TE KUVENDIT POPULLOR.

TE MERREM MASA PËR TRANSPORTIN E TYRE MEQENËSE SHOKU MIKEL KA SHUME BAGAZHE. KOLITE TE MBAHEN NE MISION PËR TE CILAT DO TU NJOFTOJMË.

PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR

DOKUMENTI ARKIVOR ME NJOFTIMIN E PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, DËRGUAR KRYETARIT TË MISIONIT NË OKB, BASHKIM PITARKA, PËR DËRGIMIN E 59 MIJË USD QË DO PËRDORESHIN NGA ANA E DELEGACIONIT SHQIPTAR GJATË VIZITËS NË SHBA

KOHA: 09186

– 923236456+

236456 ALB UR

22/09/90 1497

4298 PKPRPSSH AB

SH.BASHKIM PITARKA

PER LLOGARINE TUAJ U DERGUA URGJENTISHT 59.000 DOLL US PER DELEGACIONIN E PRESIDIUMIT TE KUVENDIT POPULLOR DHE ME DATE 20.09.90 MOREN KONFIRMIM NGA BANKA CREDIT LYONNAIS N. ME QPER.NBR. 02633306090 PAID SETTL. EXP. 50.000 (PESEDHJETE) DOLL.USA). VERIFIKOHENI EDHE NJE HERE NGA ANA JUAJ DHE NA NJOFTONI MARRJEN. PER PERDORIMIN E KETIJ FONDI DO TE MERRNI UDHEZIME ATY ME DELEGACIONIN TONE.

PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR

4298 PKPRPSSH AB

DOKUMENTI ARKIVOR ME POROSINË E SEKRETARIT TË PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, SIHAT TOZAJ, DËRGUAR DREJTORISË SË PRITJES NË TIRANË, PËR BLERJEN E DHURATAVE PËR VIZITËN E RAMIZ ALISË NË SHBA

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR                                        Tiranë, më 15.9.90

Nr. 2019

Lënda:

                   DREJTORISË SË PRITJES

                                          TIRANË

Për vizitën e shokut Ramiz Alia në OKB, të përgatiten nga ana juaj:

  1. 70 shishe raki
  2. 50 shishe konjak;
  3. 70 paqeta cigare shqiptare të mira;
  4. 50 dhurata për personalitete të larta të OKB-së;
  5. 10 dhurata për personalitete të larta në Zvicër;

Nga ana juaj të merren masa që materialet e mësipërme të jenë të amballazhuara mirë, në kuti solide dhe të nisen më datë 19 shtator për në Nju York, me një pjesë të delegacionit që niset atë ditë. Dhuratat për në Zvicër do të nisen më vonë, ditën do t’ua njoftojmë.

Llogarisë këtu për veprim sa më sipër.

SEKRETARI I PRESIDIUMIT

                                 Sihat Tozaj

Konc. V. Boriçi

Dakt. R. Andrea

DOKUMENTI ARKIVOR ME POROSINË E SEKRETARIT TË PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, SIHAT TOZAJ, DËRGUAR MUZEUT “ENVER HOXHA” NË TIRANË, PËR DËRGIMIN E LETRËS SË KARTVIZITAVE TË RAMIZ ALISË, QË DO PËRDORESHIN GJATË VIZITËS SË TIJ NË SHBA

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË

PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR            Tiranë, më 15.9.90

Nr. 2020

Lënda: MUZEUT “ENVER HOXHA”

                                         T I R A N Ë

Për llogari të Presidiumit të Kuvendit Popullor të kaloni 7 (shtatë) tabakë letër Hamer, që do të përdoren për kartë-vizitat e shokut Ramiz Alia.

SEKRETARI I PRESIDIUMIT

                                 Sihat Tozaj

Konc. V. Boriçi

Dakt. R. Andrea

Llogarisë këtu për veprim sa më sipër. 

DOKUMENTI ARKIVOR ME LETRËN E SEKRETARIT TË PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, SIHAT TOZAJ, DËRGUAR NË NËNKRYETARIT TË KUVENDIT POPULLOR, XHAFER SPAHIU, LIDHUR ME AKORDIMIN E 70.000 USD PËR DELEGACIONIN SHQIPTAR NË MBLEDHJEN E OKB 

Sh. xhafer

Vendimi doli me 70.000 Dollar, po nuk e di a mjaftojnë?

                                    Sihat Tozaj

DOKUMENTI ARKIVOR ME PËRGJIGJIEN E NËNKRYETARIT TË PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, XHAFER SPAHIU, PËR LETRËN E DËRGUAR NGA SEKRETARI I PRESIDIUMIT TË KUVENDIT, SIHAT TOZAJ, KU I AKORDON EDHE 30.000 USD TË TJERA

Në rast se këto nuk mjaftojnë, të bëhet një kërkesë e dytë Qeverise, për 30.000 dollarë.

Shoku Stavri të ma paraqesi për firmë

U bë shkresa për koncep.

Kërkesë edhe 30.000 dollarë

S. Ilia

18.9.90

DOKUMENTI ARKIVOR ME KËRKESËN E NËNKRYETARIT TË PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, XHAFER SPAHIU, DREJTUAR KËSHILLIT TË MINISTRAVE, PËR AKORDIMIN E 30.000 USD TË TJERA, PËR SHPENZIMET E DELEGACIONIT SHQIPTAR NË OKB 

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË
PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR          

                                   Tiranë, më 18.9.90

Nr. 2043/2

Lënda: Kërkesë për shtesë fondi në valutë jo tregtare.

              KËSHILLIT TË MINISTRAVE

                                               TIRANË

Në vijim të shkresës sonë nr. 2043, datë 17.9.1990 nevojitet të shtohen edhe 30.000 dollarë të tjerë për arsye se vetëm biletat e avionit llogariten rreth 42 mijë dollarë. Si rrjedhojë shuma e akorduar, sipas kërkesës sonë të parë, nuk është e mjaftueshme.

                           NËNKRYETARI I PRESIDIUMIT

                               Xhafer Spahiu
18/9/’90

Konc. N. Beli
Dakt. L. Ilia 

DOKUMENTI ARKIVOR ME KËRKESËN E NËNKRYETARIT TË PRESIDIUMIT TË KUVENDIT POPULLOR, XHAFER SPAHIU, DËRGUAR DEGËS SË FINANCËS SË KUVENDIT, PËR AKORDIMIN E 50.000 USD TË TJERA, PËR SHPENZIMET E DELEGACIONIT SHQIPTAR NË OKB 

REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË
PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR          

Tiranë, më 18.9.90
Nr. 2044
Lënda:

                  LLOGARISË
K ë t u

Për delegacionin e kryesuar nga shoku Ramiz Alia, që merr pjesë në OKB, i dërgoni urgjentisht Misionit tonë në Nju York shumën prej 50 mijë dollarë USA, që do të përdoren për Hotelin, ushqimin dhe shpenzimet e tjera eventuale. Delegacioni do të marrë me vete 10 mijë dollarë si fond rezervë gjatë udhëtimit dhe do t’i dorëzohen sh. Vahid Boriçi. Nga ana juaj të paguhen biletat e udhëtimit, të cilat janë prenotuar me itinerar Tiranë – Zyrih – Nju York – Boston – Zyrih – Gjenevë – Tiranë. Mundet që itinerari i kthimit të ndryshojë. Gjithashtu, anëtarët e delegacionit të pajisen me djeta ose para xhepi sipas rregullave. Parashikohet që udhëtimi të bëhet më datë 24 shtator 1990.

                               SEKRETARI I PRESIDIUMIT

                                     Sihat Tozaj

Konc. V. Boriçi
Dakt. R. Andrea

DOKUMENTI ARKIVOR ME TELEGRAMIN E DIPLOMATIT ALFRED PAPUÇIU PRANË MISIONIT NË GJENEVË, DËRGUAR MINISTRISË SË JASHTME, LIDHUR ME PRONOTIMIN E AVIONIT PËR DELEGACIONIN SHQIPTAR NË OKB 

Ministrisë së Jashtme

               Shokut Petraq Pojani

Përfaqësuesi i Swiss-eirt Dublin, po interesohet për të ulur avionin e linjës nga Athina, për datën që biseduam.

4/8/1990                                Përshëndetje                                

                                           Alfredi

DOKUMENTI ARKIVOR ME TELEGRAMIN E DIPLOMATIT ALFRED PAPUÇIU PRANË MISIONIT SHQIPTAR NË GJENEVË, DËRGUAR MINISTRIT TË PUNËVE TË JASHTME REIZ MALILE, LIDHUR ME PRONOTIMIN E AVIONIT QË DO UDHËTONTE DELEGACIONI SHQIPTAR

                                            Tepër urgjent
Shokut Reis

Bisedova me Dublinin e Swiss-erit. Pret përgjigjen nga Drejtoria e Swiss-erit në Athinë për mundësine e uljes së avionit Athinë – Zyrih, në Tiranë. Më tha se mundësia ekziston të rregullohet.

Zakonisht avioni niset në orën 9.10 nga Athina dhe mbrrin në Zyrih në 11.05. Po të ulet në Tirane do të niset jo në 9.10, por më parë.

Avion te Swiss-erit për në Zyrih ka dy herë në ditë.

a) Avioni i pare niset ne oren 17.00 nga Nju Jorku dhe mbrrin në mëngjes në Zyrih në orën 6.35 (me orën e Zvicrës dhe të Shqipërisë).

b) Avioni i dytë niset nga Nju Jorku në orën 19.00 me orën e Nju Jorkut dhe mbrrin në Gjenevë në 8.35 në mëngjez dhe në Zyrih në orën 10.15 (orë e Zvicrës dhe e Shqipërisë).

Avion nga Bostoni ka në orën 21.25 (sipas orës në Boston) dhe mbrrin në Zyrih në orën 10.30 (orë e Zvicrës dhe e Shqipërisë).

Per gjithçka do t’u njoftoj menjëherë./ Memorie.al

5 shtator 1990

                                   Përshëndetje

                                     Alfredi

                                                               Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Sipas Mehmet Shehut, shumica e tokave në Shqipëri, do të mbillen me misër, por Mehmeti ka thënë më parë se misri është ushqim për derra, kurse sot u thotë; këtë do të hani...”/ Raporti i CIA-s në 1951

Artikuj të ngjashëm

Memorie.al
Dossier

“Sipas Mehmet Shehut, shumica e tokave në Shqipëri, do të mbillen me misër, por Mehmeti ka thënë më parë se misri është ushqim për derra, kurse sot u thotë; këtë do të hani…”/ Raporti i CIA-s në 1951

November 5, 2026
Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.
Dossier

Zbulohen dokumentet e vizitës së Ramiz Alisë në OKB, shtator-tetor 1990: Nga delegacioni me 27 vetë, me në krye të birin, Arbenin, te dhuratat e shtrenjta prej argjendi e, 74 kg. raki Skrapari, konjak “Bato” etj.

November 5, 2026
“Besohet se nga 2000 deri në 4000 shqiptarë po marrin stërvitje paramilitare në kampe ushtarake në Jugosllavi, e cila ka lëshuar mbi Shqipëri një trakt kundër regjimit…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

November 6, 2026
“Koço Plaku, mbronte specialistët me përbërje të keqe politike, dhe shprehej; me cilët do të punoj, kur komunistët janë të pa aftë…”?! / Akt-akuza e Aranit Çelës, ndaj “Grupit sabotator të naftës”, qershor 1976
Dossier

“Që prej vdekjes së vrasësit masiv Stalin, Malenkovi, Enveri i Rusisë dhe Beria, Mehmet Shehu i Rusisë, po bënin një luftë të përgjakshme…”/ Dokumentet e CIA-s, me traktin e hedhur me avion në Shqipëri

November 5, 2026
“Ndërkohë që priste me armë në dorë që të mbushej avioni me karburant, i thanë se që të ulej në Tiranë, do të duhej që avioni të bënte edhe dy ndalesa të tjera në…”/ Aventura e studentit spanjoll në janar ’70-të

November 3, 2026
“Mosmarrja pjesë e Hoxhës e Shehut në Paktin e Varshavës, tregoi tensionim të marrëdhënieve, por propaganda e Moskës është përpjekur shumë për të…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Mosmarrja pjesë e Hoxhës e Shehut në Paktin e Varshavës, tregoi tensionim të marrëdhënieve, por propaganda e Moskës është përpjekur shumë për të…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

November 2, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme