• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, August 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Figura e Abaz Kupit, s’duhet të shërbejë si një flamur për të ndarë shqiptarët e sotëm në kampe të vjetra, por si një arsye për t’i bashkuar ata rreth së vërtetës…”/ Refleksione për patriotin e famshëm

“Si u larguam nga Shkodra në nëntorin e ’44-ës me Abaz Kupin e Mit’hat Frashërin, pasi kishim paguar nga 10 napolona flori për…”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana
Dokumenti sekret: Kur Enveri i kërkonte Francës ekstradimin e Abaz Kupit dhe pajtoi avokatin Zhuvenel, e dy dëshmitarët nga Tirana.…
Dokumenti sekret: Kur Enveri i kërkonte Francës ekstradimin e Abaz Kupit dhe pajtoi avokatin Zhuvenel, e dy dëshmitarët nga Tirana.…
“Edhe pse u vra nga italianët më 6 prill të ’42-it, pasi kishte kundërshtuar pushtimin, nuk u shpall ‘Dëshmor i Atdheut’ dhe…”/ Historia e panjohur e kapitenit të Zogut, besnikut të Abaz Kupit
“Në 1961-in, do hidhja në erë sallën me Abaz Kupin e 300 zogistë në Bruksel, por Kadri Hazbiu…”/ Letra e panjohur në ’82-in, e personazhit real të ‘Mërgata e Qyqeve’, e Nasho Jorgaqit
“Si u larguam nga Shkodra në nëntorin e ’44-ës me Abaz Kupin e Mit’hat Frashërin, pasi kishim paguar nga 10 napolona flori për…”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana

Nga Sabina Darova

                                      ABAZ KUPI, MES KUJTESËS, HISTORISË DHE SË VËRTETËS –

“Nëse demokracinë do ta vazhdojnë ata që bënë diktaturën, foshnja ka lindur e vdekur”!
                                      Kasëm Trebeshina

Memorie.al / Para dy ditësh, dega e Partisë Demokratike e Krujës, organizoi një ceremoni përkujtimore me rastin e ditëlindjes së një prej figurave më emblematike të historisë politike dhe patriotike të Krujës, major Abaz Kupit. Kjo ishte një nga ceremonitë më të rëndësishme të zhvilluara në Krujë në nderim të tij. E para, e një rëndësie të veçantë, u zhvillua në vitin 2012, kur kryetar i Bashkisë ishte z. Shkëlzen Hoxha. Në atë periudhë, me vendim të Këshillit Bashkiak, Abaz Kupi u nderua me titullin “Qytetar Nderi”, ndërsa sheshi përpara Bashkisë mori emrin e tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ministri Balluku, e thirri në zyrën e tij dhe i komunikoj urdhrin e Enver Hoxhës, për projektimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Koço i tha…”/ Historia e panjohur e arkitektit të famshëm

“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm

U deshën edhe 14 vite që në Krujë të zhvillohej një tjetër ceremoni përkujtimore, këtë herë me iniciativën e PD-së së Krujës dhe falë kujdesit të kryetarit të saj, z. Aulon Kalaja. Në ceremoni morën pjesë figura të njohura politike dhe personalitete të tjera, ndërsa aktiviteti u zhvillua pranë shtëpisë së Abaz Kupit. Por, përtej ceremonive, dekorimeve, fjalimeve dhe përvjetorëve, lind një pyetje shumë më e rëndësishme:

Çfarë është bërë konkretisht deri më sot për ta vlerësuar, dokumentuar dhe vendosur Abaz Kupin në vendin që i takon në historinë shqiptare?

A është menduar që shtëpia e tij dhe e familjes së tij të kthehet në një shtëpi-muze?

Një muze që të mos jetë thjesht një hapësirë me fotografi, por një vend ku të tregohet jeta dhe veprimtaria e këtij atdhetari, si dhe kalvari që përjetoi familja e tij për rreth katër dekada: burgimet, internimet, dëbimet, poshtërimet dhe trajtimi si “armiq” e “tradhtarë” të vendit.

A është menduar të dokumentohen dëshmitë dhe përjetimet e familjarëve? Të mblidhen dokumentet, letrat, fotografitë dhe dëshmitë historike?

Të studiohet veprimtaria e Abaz Kupit dhe bashkëpunimet e tij me figura të rëndësishme të çështjes shqiptare pas largimit të tij nga Shqipëria, deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Këtu dua të ndalem edhe te një reagim i nënkryetares së Bashkisë së Krujës, znj. Yllka Sheta, e cila, në një postim të saj në Facebook, shkruan: “Abaz Kupi është një nga ato personalitete që i përket gjithë shqiptarëve, përtej bindjeve politike dhe përtej kalendarit.

Kontributi i tij nuk matet me një ceremoni apo një përvjetor, por me vendin që zë në historinë tonë kombëtare. Si Bashki e Krujës kemi nderuar dhe do të vazhdojmë të nderojmë figurat që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit, sepse respekti për ta është respekt për identitetin dhe kujtesën tonë”.

Janë fjalë të bukura. Dhe, në thelb, të vërteta. Por një togfjalësh më bëri të ndalem: “Përtej bindjeve politike dhe përtej kalendarit”.

Çfarë do të thotë konkretisht; “përtej bindjeve politike”? A do të thotë se Abaz Kupi duhet të kujtohet vetëm si një figurë patriotike, por pa u përballur me konfliktet politike dhe historike të kohës së tij? A mund të ndahet figura e tij nga historia e asaj kohe?

Nëse kërkojmë ta vendosim Abaz Kupin në vendin që i takon në historinë kombëtare, atëherë duhet të kemi kurajën të tregojmë të gjithë historinë, jo vetëm pjesën që është më e përshtatshme për një ceremoni.

Në të njëjtin postim, znj. Sheta publikon edhe një letër përshëndetëse të dërguar nga Bashkia e Krujës në Nju Jork, me rastin e ceremonisë së zhvilluar atje, për 50-vjetorin e ndarjes nga jeta të Abaz Kupit.

Në letër, pasi përmendet rezistenca popullore kundër pushtimit fashist dhe veprimtaria e tij luftarake kundër pushtuesve italo-gjermanë, thuhet: “Pas luftës, Abaz Kupi u detyrua të jetonte në mërgim, por nuk u shkëput kurrë nga atdheu dhe nga çështja shqiptare”.

Kjo fjali me duket mjaft e butë. Pothuajse si një karamele gelatine. Por historia nuk mund të shkruhet me karamele dhe disa pyetje më vijnë vrik në mendje për Bashkinë e Krujës:

Pas cilës luftë u largua Abaz Kupi?

Nga kush u detyrua të largohej?

Pse nuk u kthye më në Shqipëri?

Çfarë ndodhi me familjen e tij pas largimit?

Pse u shpall “armik” dhe “tradhtar”?

Pse u përjashtua për dekada nga rrëfimi zyrtar i historisë?

Pse u hesht për kontributin e tij në rezistencën kundër pushtimit fashist?

Këto nuk janë pyetje për të rihapur plagët e së kaluarës për hir të konfliktit politik. Janë pyetje për të kuptuar të kaluarën.

Dhe nëse historia shqiptare ka ende kapituj që kërkojnë korrigjim, atëherë duhet të kemi guximin t’i korrigjojmë?

Përse vazhdohet ende sot me të njëjtën mënyrë të të treguarit të historisë?

Pse në librat e historisë nuk thuhet qartë se çfarë ndodhi me njerëzit dhe familjet që u shpallën armiq nga regjimi komunist?

Dhe, mbi të gjitha, a mund të ketë një të ardhme demokratike pa një përballje të ndershme me të kaluarën?

Kanë kaluar më shumë se 30 vite nga rënia e komunizmit. Disa thonë: “Mjaft më me partizanë e ballistë. Jeta ka ndryshuar”.

Po, jeta ka ndryshuar. Por çfarë ka ndryshuar në kujtesën tonë?

A ka ndryshuar gjë për familjet që u internuan?

Për ata që humbën lirinë?

Për ata që u dëbuan nga vendlindja?

Për fëmijët që u rritën me damkën e “biografisë së keqe”?

Për familjen Kupi dhe për familje të tjera që bartën për dekada pasojat e një politike të luftës së klasave?

Plagët e një regjimi nuk zhduken vetëm sepse kalojnë vitet.
Por as nuk shërohen duke i përdorur ato për një luftë të re politike. E vërteta nuk është pronë e së majtës dhe as e së djathtës. Kujtesa nuk ka parti. Historia nuk duhet të ketë frikë nga faktet. Prandaj, ndoshta sot nuk kemi nevojë vetëm për një ceremoni tjetër.

Kemi nevojë për një shtëpi-muze.

Për një arkiv.

Për dokumente të mbledhura e të studiuara.

Për dëshmi të familjarëve.

Për një studim serioz historik.

Për një vend ku brezat e rinj të mund të hyjnë dhe të pyesin:

Çfarë ndodhi?

Dhe aty të mos u jepet një përgjigje politike. T’u jepet e vërteta. Sepse një shoqëri nuk bëhet më e fortë duke harruar të kaluarën, por duke pasur guximin ta shohë në sy.

Ndoshta ky është edhe kuptimi më i thellë i një figure si Abaz Kupi: jo të shërbejë si një flamur për të ndarë shqiptarët e sotëm në kampe të vjetra, por si një arsye për t’i bashkuar ata rreth së vërtetës.

Dhe ndoshta pikërisht atëhere fillon dhe shpresa:
jo kur harrojmë atë që ndodhi, por kur më në fund kemi guximin ta tregojmë të gjithën, qe  fëmijët tanë të mos trashëgojnë urrejtjen, por të vërtetën./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Shkolla e parë mjekësore u hap në Tiranë në 1952-in, nën drejtimin e doktorëve sovjetikë të dorës së dytë, por epidemia e tifos dhe tuberkulozit janë të...”/ Zbulohet raporti sekret i CIA-s në 1953-in

Next Post

Janar 1975 / Kur Enver Hoxha merrte në 'provim' arkitektët dhe urbanistët për planin rregullues të Tiranës: Fotot e panjohura nga mbledhja e Byrosë Politike, ku u vendos fati i “Sheshit Skënderbej”

Artikuj të ngjashëm

“Kur ministri Balluku, e thirri në zyrën e tij dhe i komunikoj urdhrin e Enver Hoxhës, për projektimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Koço i tha…”/ Historia e panjohur e arkitektit të famshëm
Personazh

“Kur ministri Balluku, e thirri në zyrën e tij dhe i komunikoj urdhrin e Enver Hoxhës, për projektimin e Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, Koço i tha…”/ Historia e panjohur e arkitektit të famshëm

August 9, 2026
“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm
Personazh

“Në ’74-ën, Koçon e larguan nga Tirana, pasi atë vit u diplomuan bijtë e ‘Bllokut’ të udhëheqjes dhe të vetë Enver Hoxhës, të cilat duhet që…”/ Historia e panjohur e arkitektit dhe urbanistit të famshëm

August 9, 2026
“Pjesëmarrja e Aleks Budës në varrim dhe fjalët e tij në nderim të veprës së prof. Rizës, bënë bujë të madhe në Institut, aq sa vëllai i tij, Mihali…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Akademisë Shkencave
Personazh

“Pjesëmarrja e Aleks Budës në varrim dhe fjalët e tij në nderim të veprës së prof. Rizës, bënë bujë të madhe në Institut, aq sa vëllai i tij, Mihali…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të Akademisë Shkencave

August 7, 2026
“Enveri në atë kohë, dukej i hapur dhe bisedonte me ne, si një njeri i thjeshtë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut Aleks Buda, kur u takua me diktatorin, në Konferencën e Paqes në Paris, në ’46-ën
Personazh

“Në 91-in, pasi mbaruam vizitën dhe dolëm jashtë, prof. Ducellier më tha i tronditur: Luan, profesor Buda qenka shumë i varfër…”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohur, për ish-kreun e Akademisë

August 6, 2026
“Kulmi i qëndresës së At Meshkallës erdhi në 1967-ën, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë, ai i dërgoi Mehmet Shehut një…”/ Homazh në 38 vjetorin e klerikut të famshëm
Personazh

“Kulmi i qëndresës së At Meshkallës erdhi në 1967-ën, kur regjimi komunist ndërmori fushatën barbare për zhdukjen e fesë, ai i dërgoi Mehmet Shehut një…”/ Homazh në 38 vjetorin e klerikut të famshëm

August 7, 2026
Dritë-hijet e Xhelal Staraveckës në librin e Naim Zotos
Personazh

Dritë-hijet e Xhelal Staraveckës në librin e Naim Zotos

August 2, 2026
Next Post
Janar 1975 / Kur Enver Hoxha merrte në ‘provim’ arkitektët dhe urbanistët për planin rregullues të Tiranës: Fotot e panjohura nga mbledhja e Byrosë Politike, ku u vendos fati i “Sheshit Skënderbej”

Janar 1975 / Kur Enver Hoxha merrte në 'provim' arkitektët dhe urbanistët për planin rregullues të Tiranës: Fotot e panjohura nga mbledhja e Byrosë Politike, ku u vendos fati i “Sheshit Skënderbej”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme