• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, June 8, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Relacioni për Enver Hoxhën: “Zhani Ciko e Milto Vako, nën ndikimin e Paçramit, hoqën nga puna sekretarin e partisë së Ansamblit dhe…”/ Raporti sekret për gjendjen në Teatrin e Operës

Relacioni për Enverin: “Artist i merituar Besim Zekthi, tha se nën ndikimin e Paçramit, drejtori dhe Zhani Ciko, kanë lejuar numra çoroditës, veshje ekstravagante, kërcime…”. Raporti sekret për Operan e Baletin

Dashnor Kaloçi

Pjesa e dytë

Memorie.al publikon disa dokumente arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), ku ndodhet një raport-informacion që i përket muajt mars të vitit 1973, ku funksionari i aparatit të Komitetit Qendror të PPSH-së, (në sektorin e ligjshmërisë), Enver Halili, informon udhëheqjen e lartë lidhur me mbledhjen e përgjithshme të komunistëve që ishte zhvilluar në ditët e para të atij muaji në Teatrin e Operës dhe Baletit si dhe Ansamblin Shtetëror të Këngëve e Valleve Popullore, për “dhënie llogari e zgjedhje”.  Relacioni i plotë i funksionarit të lartë të Komitetit Qendror të PPSH-së, i cili është parë dhe firmosur fillimisht nga Enver Hoxha dhe më pas edhe nga Hysni Kapo, Ramiz Alia, Manush Myftiu, Haki Toska, Petro Dode, etj., lidhur me problemet që shqetësonin institucionin e Teatrit të Operës dhe Baletit e Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ai ka përshkruar me detaje të gjithë diskutimet e zhvilluara në atë mbledhje, ku komunistë të ndryshëm kritikuan dhe hodhën akuza ndaj drejtorit, Koço Vasili, udhëheqësit artistik, Zhani Ciko, regjisorit Milto Vako, skenografit Ali Oseku, etj., të cilët “kishin punuar nën ndikimin e Fadil Paçramit dhe kishin bërë çfarë dëshironte ai, duke arritur deri aty sa të hiqnin nga puna edhe sekretarin e organizatës bazë së partisë, shokun Haxhiu Tafaj”, etj.

Dokumenti arkivor që po publikojmë në këtë pjesë të librit është një raport-informacion që mban datën 30 mars të vitit 1973, ku Enver Halili, asokohe funksionar i lartë në Komitetin Qendror të PPSH-së, (në sektorin e ligjshmërisë), informon udhëheqjen e lartë lidhur me problemet që kishin dalë nga analiza e punës dyvjeçare në Teatrin e Operës e Baletit dhe Ansamblin e Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ai kishte qenë vetë i deleguar dhe kishte marrë pjesë në disa mbledhje të atij institucioni, nga më kryesorët e Artit dhe Kulturës.

Gjithashtu mund të lexoni

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

Kjo gjë duket edhe nga dokumenti në fjalë (shiko faksimilet përkatëse), pasi raport-informacioni i Enver Halilit është parë jo vetëm nga Enver Hoxha, (i cili e ka parë dhe firmosur), por edhe nga krerët kryesorë të udhëheqjes së partisë dhe shtetit të asaj kohe, si kryeministri Mehmet Shehu, sekretarët e Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo, Ramiz Alia, Manush Myftiu dhe Haki Toska, si dhe Petro Dode, gjë e cila ndeshet rrallë në dokumente të tjera arkivore të asaj periudhe dhe më pas. (Kjo gjë duket edhe nga shënimet dhe firmat që ata kanë vënë në dokument).

Ashtu siç do të shohim edhe nga raport-informacioni i përgatitur nga ajo mbledhje, e cila zhvillohej vetëm dy javë pas fjalës së Enver Hoxhës, mbajtur në mbledhjen e zgjeruar të komunistëve në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, ku si temë kryesore ishte: “Shfaqjet e huaja liberale dhe ndikimi i tyre në art, kulturë, letërsi…”, diskutim të cilit i kishte paraprirë goditja dhe anatemimi që i kishte bërë vetë Enveri personalisht, Festivalit të 11 Kombëtar të Këngës në Radio-Televizion, ku në qendër të akuzave dhe sulmeve në atë institucion, ishin: Mihallaq Luarasi, (regjisor,) Koço Vasili, (drejtor i Teatrit të Operës), Zhani Ciko (udhëheqës artistik i Operës), Milto Vako (udhëheqës artistik e regjisor) si dhe Ali Oseku, piktor dhe autor i dekoreve pranë atij institucioni.

Të gjithë këta akuzoheshin se nën ndikimin e Fadil Paçramit kishin bërë në Opera, balet dhe Ansamblin e Shtetit, gjithçka kishte kërkuar dhe sugjeronte ai! Dhe si rezultat, ata fillimisht u dënuan me masa nga më të ndryshmet, duke i larguar nga ai institucion dhe më vonë disa prej tyre, si: Mihallaq Luarasi, Milto Vako dhe Ali Oseku, përfunduan për vite me radhë në burgjet politike të regjimit komunist të Enver Hoxhës, kurse Koço Vasili, fillimisht u dërgua në qytetin e vogël të Laçit, ku punoi si punëtor llaçi e betoni me lopatë, në kantierin e ndërtimit (Ndërmarrja e Ndërtimeve Industriale) dhe më pas në internim, ndërsa Zhani Ciko, u dërgua si mësues muzike dhe përgjegjës i një vatre kulture fshati afër qytezës së Ballshit. Dhe e gjithë zanafilla e dënimit të tyre, pati si pikënisje pikërisht këto mbledhje, për të cilat bën fjalë dokumenti që po publikojmë në këtë pjesë të librit.

                                                                    Vijon nga numri i kaluar

Dokumenti arkivor që po publikojmë në këtë pjesë të librit është një raport-informacion që mban datën 30 mars të vitit 1973, ku Enver Halili, asokohe funksionar i lartë në Komitetin Qendror të PPSH-së, informon udhëheqjen e lartë lidhur me problemet që kishin dalë nga analiza e punës dyvjeçare në Teatrin e Operës, Baletit dhe Ansamblin e Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ai kishte qenë vetë i deleguar dhe kishte marrë pjesë në disa mbledhje të atij institucioni, nga më kryesorët e Artit dhe Kulturës.

Kjo gjë duket edhe nga dokumenti në fjalë (shiko faksimilet përkatëse), pasi raport-informacioni i Enver Halilit është parë jo vetëm nga Enver Hoxha, por edhe nga krerët kryesorë të udhëheqjes së partisë dhe shtetit të asaj kohe, si kryeministri Mehmet Shehu, sekretarët e Komitetit Qendror të PPSH-së, Hysni Kapo, Ramiz Alia, Manush Myftiu dhe Haki Toska, si dhe Petro Dode, gjë e cila ndeshet rrallë në dokumente të tjera arkivore të asaj periudhe dhe më pas. (Kjo gjë duket edhe nga shënimet dhe firmat që ata kanë vënë në dokument).

Ashtu siç do të shohim edhe nga raport-informacioni i përgatitur  nga ajo mbledhje, e cila zhvillohej vetëm dy javë pas fjalës së Enver Hoxhës, mbajtur në mbledhjen e zgjeruar të komunistëve në aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, ku si temë kryesore ishte: “Shfaqjet e huaja liberale dhe ndikimi i tyre në art, kulturë, letërsi…”, diskutim të cilit i kishte paraprirë goditja dhe anatemimi që i kishte bërë vetë Enveri personalisht, Festivalit të 11 Kombëtar të Këngës në Radio-Televizion, ku në qendër të akuzave dhe sulmeve në atë institucion, ishin: Mihallaq Luarasi, (regjisor,) Koço Vasili, (drejtor i Teatrit të Operës), Zhani Ciko (udhëheqës artistik i Operës), Milto Vako (udhëheqës artistik e regjisor) si dhe Ali Oseku, piktor dhe autor i dekoreve pranë atij institucioni.

Të gjithë këta akuzoheshin se nën ndikimin e Fadil Paçramit kishin bërë në Opera, balet dhe Ansamblin e Shtetit, gjithçka kishte kërkuar dhe sugjeronte ai! Dhe si rezultat, ata fillimisht u dënuan me masa nga më të ndryshmet, duke i larguar nga ai institucion dhe më vonë disa prej tyre, si: Mihallaq Luarasi, Milto Vako dhe Ali Oseku, përfunduan për vite me radhë në burgjet politike të regjimit komunist të Enver Hoxhës, kurse Koço Vasili, fillimisht u dërgua në qytetin e vogël të Laçit, ku punoi si punëtor llaçi e betoni me lopatë, në kantierin e ndërtimit (Ndërmarrja e Ndërtimeve Industriale) dhe më pas në internim, ndërsa Zhani Ciko, u dërgua si mësues muzike dhe përgjegjës i një vatre kulture fshati afër qytezës së Ballshit. Dhe e gjithë zanafilla e dënimit të tyre, pati si pikënisje pikërisht këto mbledhje, për të cilat bën fjalë dokumenti që po publikojmë në këtë pjesë të librit.

Relacioni i Enver Halilit, dërguar Enver Hoxhës dhe udhëheqjes së lartë të Komitetit Qendror të PPSH-së, lidhur me problemet në Teatrin e Operës e Baletit dhe Ansamblin e Këngëve e Valleve Popullore

                                                                            I N F O R M A C I O N

                                    NGA ZHVILLIMI I MBLEDHJES SË PËRGJITHSHME NË OPERA

Konkluzioni i përgjithshëm i mbledhjes për këto ndikime dhe shfaqje të huaja është se ka pasur tendenca nga një grup njerëzish për të spostuar forcat e shëndosha, me qëllim që të ulin vigjilencën e të bëjnë si të duan vetë. Dëme ka sjellë spostimi i të gjitha organeve përkatëse që ngre organizata bazë, komiteti ekzekutiv i rrethit e deri Ministria e Arsimit e Kulturës duke shfrytëzuar hijen e personit të sekretarit të Komitetit të Partisë të rrethit shokut, Fadil Paçrami.

4- Mendime dhe kritika për punën dhe qëndrimin e drejtorit Koço Vasili.

Koço Vasili me dashje ka bërë gabime të rënda, ka spostuar byronë, organizatat e partisë dhe organet shtetërore, me qëllim për të injoruar ato; për të qenë i pavarur, larg çdo kontrolli, për të bërë çfarë e si do vetë. Qëllimi tjetër i tij ka qenë të fshehë të metat dhe dobësitë e tij dhe të punës në institucione. Ka identifikuar partinë në një njeri tek Fadil Paçrami, i është shmangur kontrollit dhe bile takimeve me shokët e Komitetit të Partisë së rajonit nr.1

Ka krijuar psikozë ndrojtjeje tek komunistët dhe punonjësit, duke gjetur mbështetje tek personi i Fadil Paçramit. Është hakmarrë shpeshherë, ka përdorur emrin e tij për të futur frikën tek të tjerët dhe për të mbyllur kritikat e tjera. Anëtari i byrosë, Hysen Kurti për këtë çështje tha: “Koçua ka rënë në liberalizëm, ka përqafuar konceptet liberale të ndonjë specialisti, negativisht ka influencuar në punën e tij Fadil Paçrami, mbas hijes së të cilit ka bërë si ka dashtë vetë jo vetëm për problemet e drejtimit shtetëror, por edhe në sjelljen e trajtimit e njerëzve”.

Këshillin artistik nuk e ka drejtuar e trajtuar drejtë dhe mirë, pa ndjenjë përgjegjësie dhe jo në pozita pune. Të gjitha këto veprime kanë krijuar një autoritet fals tek personi i tij.

Mjaft komunistë, shokë dhe shoqe e kritikuan shfaqje jo të mira, për të cilat edhe 4 vjet më parë është këshilluar nga sekretari i parë i rrethit. Koço Vasilin, Rifat Teqjen dhe dy udhëheqësit artistikë Zhani Ciko dhe Milto Vakon, i kritikuan rreptë për metodën shumë të gabuar që kanë ndjekur për nxjerrjen në punë të kufizuar të 50 artistëve në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave.

Me të drejtë thanë komunistët në diskutimet e tyre se në këtë rast shokët e sipërpërmendur krijuan një situatë të rëndë politike në kolektiv, i bënë njerëzit shumë më të pakënaqur, shfrytëzuan vendimin e qeverisë që në esencë ishte shumë i drejtë dhe i favorshëm, për të realizuar dëshirat e tyre subjektive kundër disa personave, bënë edhe gabime të tilla, shkurtuan sekretarin e organizatës bazë të partisë Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Haxhi Tafajn, pa e biseduar fare jo vetëm në organizatë bazë as në byro të partisë e komitetit të rajonit.

Për këto veprime shumë të shtrembra u kritikua edhe shoku Fadil Paçrami, i cili ka inkurajuar këtë metodë që ndoqën drejtuesit, bile edhe kur disa komunistë e bënë problem u thirrën nga ai në zyrën e tij dhe iu bë presion që të heshtnin e të bënin autokritikë se gjoja kanë dalë mbi vendimin e komitetit të partisë. Në përfundim mbledhja e përgjithshme e komunistëve mori dhe propozoi këto masa:

  • Shkarkoi sekretarin e byrosë partisë, Rifat Teqjen dhe i dha vërejtje të rëndë në kartën e regjistrimit.

 2- Koço Vasilit i dha vërejtje të rëndë në kartën e regjistrimit dhe propozoi shkarkimin e tij nga posti i drejtorit.

 3-Nevzat Agollin e shkarkoi nga posti i zëvendëssekretarit të byrosë.

 4-Propozuan shkarkimin e Zhani Cikos nga posti i udhëheqësit artistik.

Në fund të mbledhjes foli edhe shoku Manush Myftiu, i cili asistoi gjatë gjithë zhvillimit të mbledhjes.

Instruktori i Komitetit Qendror të PPSH-së

                                          Enver Halili
30.3.1973

Kopje të këtij relacioni, i’u dërguan shokëve: 1. Hysni Kapo, 2. Manush Myftiu. /Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari Historik 14 Shtator

Next Post

Dëshmia e ish-shefit të Zbulimit: “Pas dënimit, i shkova Banushit në burgun e Burrelit dhe kur i kërkova që ta nxjerrim jashtë e të punonte për ne, ai më tha…”/ Historia e rrallë me ish-agjentin e CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur

June 5, 2025
  MOS ZBUKURONI FERRIN!
Art & Kulture

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

June 4, 2025
“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë…” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“I ‘infektuar’ nga ‘Lufta e Trojës’, nga Homeri dhe Eskili, shkrimtari Kadare, me ‘Përbindëshin’, shënoi ngjitjen në nivelin më të mirë të letërsisë europiane, pasi…”/ refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës.

June 3, 2025
“Pasi ia dënuan djalin Ugo, në burg politik, pse kishte ‘përgojuar’ sekretarin e parë, Nikolinin e përzunë nga teatri dhe kolegët ia kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…”! / Historia e trishtë e artistit të famshëm

June 2, 2025
“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur
Art & Kulture

“Njëri nga Selenica e Vlorës e, tjetri nga Dukagjini i Shkodrës, kanë ‘qëndisur’ me një gjuhë shqipe të artë, veprat e tyre, si ‘histori që nuk duhet të vdesin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit nga SHBA-ja, për dy shkrimtarët e njohur

June 2, 2025
Next Post
Dëshmia e ish-shefit të Zbulimit: “Pas dënimit, i shkova Banushit në burgun e Burrelit dhe kur i kërkova që ta nxjerrim jashtë e të punonte për ne, ai më tha…”/ Historia e rrallë me ish-agjentin e CIA-s

Dëshmia e ish-shefit të Zbulimit: “Pas dënimit, i shkova Banushit në burgun e Burrelit dhe kur i kërkova që ta nxjerrim jashtë e të punonte për ne, ai më tha…”/ Historia e rrallë me ish-agjentin e CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!