• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, November 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Princi Danilo hyri në Kalanë e Shkodrës në 24 prill 1913, ngriti atje flamurin malazias dhe mori çelësat nga Esadi, i cili u nis menjëherë për Tiranë me ushtritë turke, pasi…”/ Kujtimet e Edith Durham

“Unë kisha besuar tek shqiptarët, ata e meritonin fatin europian që po ndërtojnë me kaq vrull sot, ju që më dhatë bukë dhe shtroje, konak dhe besë, nuk…”/ Çfarë shkruante Edit Durham për shqiptarët?
“Në krah të djathtë të Ersekës, gjenden rreth 30 varre, të pushkatuarve nga komunistët, ku nëna ime shkonte shpesh, se aty kishte…”/ Historia tragjike e familjes së famshme nga Kolonja
“Ahmet Zogun, komunistët shqiptarë, mund të vazhdojnë ta quajnë satrap e tradhtar për interesa të Serbisë, por nga kjo analizë ai nuk rezulton…”/ Libri i ri me dokumente arkivore i studiuesit nga Kosova
“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, Faik Konica tha; Mbreti Zog, është personaliteti me më rëndësi, si në Shqipëri e tek ne shqiptarët, pasi…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Princi Danilo hyri në Kalanë e Shkodrës në 24 prill 1913, ngriti atje flamurin malazias dhe mori çelësat nga Esadi, i cili u nis menjëherë për Tiranë me ushtritë turke, pasi…”/ Kujtimet e Edith Durham
“Të vramit në kufi, tërhiqeshin zvarrë e kufomat e përgjakuna, vendoseshin në trotuaret e qendrës së qytetit Shkodrës ku, komunistët fanatikë…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik, nga SHBA-ja

Pjesa e parë

Memorie.al / “Lufta për Shkodrën” sipas kujtimeve të Edith Durham-it një shekull e ca më parë, shqipëruar nga Xhevat Lloshi, është padyshim një nga librat më të vyer në Panairin e Librit në Tiranë. Këto kujtimet të zonjës së famshme angleze vijnë për herë të parë të plota në shqip nga Shtëpia Botuese “Argeta LMG”/

                                           Kujtimet e Edith Durham

Rënia e Shkodrës bëri përshtypje të ndryshme në legatat e huaja në Cetinjë. Franca dhe Rusia e shprehën hapur gëzimin e tyre. Veprimi i mbretit Nikollë, pa dyshim erdhi si pasojë e vonesës me dashje që shkaktuan këto dy vende.

Gjithashtu mund të lexoni

“Një nga faktet më prekëse të jetës së Ymer Llugaliut, është lidhja që ruajti me ish-nxënësit e tij të Mirditës, pasi më 24 nëntor 2019, një grup ish-nxënësish…”/ Historia e rrallë e mësuesit nga Kosova

“Kur frika dhe izolimi rëndonin mbi njerëzit e përndjekur nga regjimi komunist, prania e mësuesit Ymer Llugaliut në varrimin e Musine Kokalrit ishte…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur nga Kosova

– Ju nuk mund ta kapërceni dot le fait accompli!” [fr. fakt i kryer] – më tha dikush.

– Përveçse duke kryer një tjetër, – ia prita unë.

Disa midis të dërguarve diplomatë ishin tërbuar dhe të gjithë e dinin se kjo do të kërkonte një punë të lodhshme e me përgjegjësi, ndërsa ishin të preokupuar sipas rolit që luanin. Fuqitë e Mëdha kishin arritur vetëm një gjë. Me anën e përfaqësuesve të tyre shumë të fuqishëm, i kishin dhënë të kuptonte Malit të Zi se në Shkodër nuk duheshin bërë veprime dhune.

Çdo hap i tillë do të sillte pushtimin e menjëhershëm të Cetinjës nga ushtritë austriake dhe një zbarkim të forcave të përbashkëta. Si pasojë, autoritetet lejuan vetëm batalionet e tyre më të qytetëruara për të marrë në zotërim qytetin dhe e mbanin rendin në pjesën më të madhe me vullnetarë sllavë të ardhur nga jashtë.

Princi Danilo hyri në Kalanë e Shkodrës në 24 prill, ngriti atje flamurin malazias dhe mori çelësat nga Esadi, i cili u nis menjëherë për Tiranë me ushtritë turke. Por nuk u bë ndonjë hyrje ceremoniale në qytet. Mbreti duhej ta bënte këtë më vonë. Më 25 prill së bashku me z. Lok të gazetës “The Times” u nisa për Shkodër, me shqetësim të madh për gjendjen e miqve të mi. Morëm dy thasë të mëdhenj me bukë dhe disa arka me ushqime të tjera.

Shkodra e shkretë, nga ku isha larguar nëntë muaj më parë, kishte një pamje të mjerueshme. Banorët ishin gjysmë të hutuar nga terrori dhe zia e bukës, ishin të tmerruar se mos mbeteshin në duart e Malit të Zi. “Sikur ta dinim se do të kishim ndihmën afër,” thoshin shumë veta, “ne mund të kishim qëndruar një ose dy ditë më shumë.

Kishim dëgjuar se kishin ardhur anijet, por pasi kaluan ditët njëra pas tjetrës dhe asnjë ndihmë nuk po vinte, menduam se do të ishin anije greke ose bullgare me më shumë trupa të tjera”. Në të vërtetë, popullsia nuk dinte gjë se ç’po ndodhte. Ushtarët malazez tashmë kishin nisur t’u thoshin katolikëve se shpejt do ta mësonin se si duhej të bënin kryqin.

Shtëpitë e shkatërruara dhe njerëzit e plagosur vërtetonin deklaratat plot indinjatë të konsujve dhe të kryepeshkopit, se ishte zgjedhur posaçërisht popullsia civile si objekt bombardimi. Shkollat, kishat, spitalet dhe konsullatat, të gjitha ishin vënë në shënjestër më tepër sesa kalaja apo kazermat. Ishin goditur të gjitha dhe disa qenë shkatërruar.

Nuk kishte mundësi që të gjitha të ishin goditur rastësisht. Zjarr i rëndë qe përqendruar kundër konsullatës britanike. Jo vetëm që ishte goditur dhe z. Suma qe plagosur, por si shtëpia që ndodhej përballë, ashtu dhe ajo në krah të saj, qenë shkatërruar fare. Katedrales nuk i kishte mbetur gjë nga shkëlqimi i dikurshëm. Çatia ishte bërë shoshë, shenjtorja dhe kulla ishin djegur, gropa të mëdha qenë hapur në dysheme nga predhat.

Dyzet predha e kishin goditur, pesëmbëdhjetë nga të cilat qenë të kalibrit shumë të madh. Pothuaj dy mijë veta qenë strehuar atje me gjithë plaçkat e tyre, duke besuar se do të ishin të sigurt, por kishin ikur në panik. Disa ishin plagosur dhe shumë veta kishin humbur të gjitha gjërat mes flakëve. Kuvendi, gjithashtu, ishte shkatërruar, dy murgj ishin vrarë dhe një ishte plagosur.

I shkreti plaku Marko dhe familja e tij, kishin mbetur gjallë me ndihmën e vëllait të Kryepeshkopit, i cili i kishte mbajtur me ushqim. Por ata ishin të sëmurë e mezi mbaheshin, po ashtu si shumë të tjerë.  Në shtëpitë më të varfra njerëzit dergjeshin përtokë, në shkallën e fundit të mjerimit. Si ushqim kishin përdorur gjithçka: breshkat, bretkosat, iriqët dhe radhiqet. Gjatë njëzet e tetë ditëve të fundit qenë shpërndarë fare pak racione.

Shumë njerëz kishin ngrënë bimë pak a shumë helmuese (sidomos rrënjë shumë të tharta të një lloj zambaku), ose ishin munduar të bënin bukë me farë liri. Këto kishin shkaktuar diarre akute. Unë pashë një burrë se si ra dhe vdiq në rrugë, ndërsa ushqeva vetë një fëmijë të bërë si skelet.

Malazeztë u kishin dhënë miell krerëve të komuniteteve katolike dhe myslimane, ditët e para ua shpërndanë pa pagesë. Populli priste para depove në radhë të gjata. Deri tani të gjitha rezervat ushqimore ishin në duar të malazezve dhe asgjë nuk mund të importohej. Të gjithë miqve të mi dhe fqinjëve u dhashë nga fondi im. I gjori plaku Marko ishte i dëshpëruar.

Kopshtin e tij e kishin zënë ushtarakët turq, si vend për barakat e kazermave, qenë ngritur katër baraka të tilla prej dërrase. Bimbashi, kur iku, i kishte dhënë Markos një letër të firmosur ku thuhej se, për dëmin e shkaktuar, të gjitha gjërat e lëna në kopshtin e tij, mbeteshin pronë e tij.

Por trupat malazeze vërshuan brenda dhe kur mbërrita unë po plaçkitnin me rrëmbim, rrëzonin barakat, thyenin xhamat dhe tullat, duke bërtitur si bisha të egra. I urdhërova të largoheshin dhe meqë nuk pranuan të bindeshin, shkova drejt e në kamp dhe iu ankova oficerit, se njerëzit e tij po silleshin më keq nga turqit dhe po bënin një përshtypje shumë të keqe në popull.

U vendos një rojë, por shpejt u hoq. Erdhën prapë ushtarët dhe nisën përsëri. I gjori Marko nuk fliste nga frika, gati po qante kur shihte plaçkat që po i zhdukeshin. Unë i dëbova për të dytën herë dhe i kërcënova se do të shkoja te gjenerali për këtë punë.

Arriti Petar Plamenaci, i emëruar qeveritar i Shkodrës. Ishte dita 28 prill. Kafazi malazias më takoi në rrugë dhe më tha se Petari donte të më takonte sa më parë. Shkova drejt e në konsullatën malazeze, ku qe vendosur ai. “Ju përgëzoj”, – i thashë. “Gjatë luftës më kishit thënë se ia kishit vënë syri këtij posti. E arritët qëllimin”. Petari dukej i shqetësuar.

– Çfarë! – thirri ai. – Ju, ju që i njihni vështirësitë e gjendjes, më përgëzoni?

– Në rast se do të keni sukses, sa më të mëdha të jenë vështirësitë aq më i madh do të jetë nderi, – i thashë unë.

– Mon Dieu! Mon Dieu! – thirri Petari. – Çfarë mund të bëj? Unë e hartova të gjithë marrëveshjen me Esadin, përcaktova tërë kushtet e dorëzimit. Besoja se kjo do të ishte kurorëzimi i jetës sime dhe se do të isha në gjendje të tërhiqesha nga jeta shtetërore, duke e mbyllur me nder karrierën time!

M’u duk për të qeshur ideja e tij për të mbyllur karrierën, kur dihej se Petari as nuk i kishte mbushur të dyzetat. Nuk nxora asnjë fjalë.

– Unë ju thirra, – vazhdoi ai, – që të kërkoj ndihmën tuaj. (“Ç’dreq doni”, thashë me vete). Unë ju lutem që, pasi ju e kuptoni këtë popull, të zini një shtëpi diku dhe të qëndroni për të më ndihmuar.

Unë i thashë se shpresoja të qëndroja pak, por ende nuk kisha ndonjë plan të caktuar. — Gjendja, – tha Petari, – është shumë e ndërlikuar.

– Shumë, – ia prita unë.

– Çfarë do të më këshillonit të bëja me malësorët?

– Kurrgjë, – u përgjigja unë. – Mos u ngatërroni me ta në asnjë mënyrë, po qe se nuk dëshironi të keni shqetësime. Ata të gjithë ju urrejnë.

– Edhe unë jam i këtij mendimi. Jemi dakord. –  Kur pastaj fare papritur, dhe duke mos u përmbajtur ia nisi:

– Ju – ju – ju, vetëm një fjalë e vogël nga ju, vetëm një fjalë e këta malësorë do t’ju vijnë pas. Foluni një fjalë për ne, një fjalë të vogël, – ju lutem, ju përgjërohem!.

Shumë gjëra po më silleshin ndër mend. Për të tretën herë Mali i Zi po më lutej për ta nxjerrë nga gjendja e vështirë ku ndodhej. Jo më shumë se dy vjet më parë, m’u kërkua që të ndihmoja për t’i kaluar përsëri përtej kufirit malësorët e tradhtuar.

Tani Petari më lutej me përulësi që ta ndihmoja për t’i futur përsëri nën thundrën malazeze. Nuk e di nëse kam ndier ndonjëherë tjetër një përbuzje të tillë për një qenie të gjallë, ashtu siç ndieja në atë çast për Petarin.

– Çdo gjë është në duar të Fuqive të Mëdha, – thashë unë (duke shpresuar se ato do të vepronin shpejt). – E kush jam unë? Unë nuk mund të bëj asgjë.

– Ju, natyrisht, e kuptoni, – tha Petari, duke u dridhur kur u përmendën Fuqitë e Mëdha, – se ne e morëm Shkodrën dhe do të mbetemi këtu?.

– Plotësisht, – iu përgjigja unë. – E kam dëgjuar këtë tashmë shumë herë.

– Dhe se ne më parë lëmë pikën e fundit të gjakut tonë këtu, sesa të tërhiqemi.

– Plotësisht ashtu. E kam dëgjuar këtë tashmë disa muaj me radhë. – Petari u drodh përsëri.

– A mund të mbështetem në ndihmën tuaj? – pyeti ai.

– Pa më siguruar se e njëjta drejtësi do të zbatohet ndaj myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve, mos prisni gjë nga unë. Është një çështje për të cilën unë nuk lëshoj pe. Deri tani gjatë luftës kam parë vetëm marrëzira, korrupsion dhe barbari. Ju ndoshta nuk keni dijeni për sjelljen e Stanko Markoviqit në Podgoricë. Ai dëshironte të vdisnin urie…!

– Ah, mon Dieu! mon Dieu! – thirri Petari. – Ju nuk e dini  sesa keq më vjen për këtë gjë. Nuk dashkeni të keni besim te unë për shkak të sjelljes së një bishe, të një kafshe si Stankoja?

– Unë, gjithashtu, kam dëgjuar se çfarë ka ndodhur në vise të tjera. Dhe ju duhet ta pranoni se Sankoja është qeveritari i qytetit më të madh të Malit të Zi. Në qoftë se është e tillë drejtësia e një qyteti të madh, ç’lloj drejtësie mund të pritet në krahinat e largëta? Boll kam dëgjuar për këto gjëra. –  Petari dukej i dëshpëruar. Ai hapi një kuti dhe nxori ca letra.

– Shiko, – më tha, – ju vetë do t’i caktoni nëpunësit këtu./ Memorie.al

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Aty u bë kasaphanë, vajzat i morën dhe i mbyllën në shkollë, ku zervistët i mbajtën dy net me radhë…dhe pasi i përdhunuan...”/ Dëshmia e rrallë mbi masakrat në Paramithi

Next Post

“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar...”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90

Artikuj të ngjashëm

“Një nga faktet më prekëse të jetës së Ymer Llugaliut, është lidhja që ruajti me ish-nxënësit e tij të Mirditës, pasi më 24 nëntor 2019, një grup ish-nxënësish…”/ Historia e rrallë e mësuesit nga Kosova
Personazh

“Një nga faktet më prekëse të jetës së Ymer Llugaliut, është lidhja që ruajti me ish-nxënësit e tij të Mirditës, pasi më 24 nëntor 2019, një grup ish-nxënësish…”/ Historia e rrallë e mësuesit nga Kosova

November 13, 2026
“Kush ishte ky njeri, një i persekutuar i burgjeve komuniste, a një dashurues i filozofëve dhe një njohës i pasionuar…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, për ish-kolegun, deputet e shkrimtar
Personazh

“Kur frika dhe izolimi rëndonin mbi njerëzit e përndjekur nga regjimi komunist, prania e mësuesit Ymer Llugaliut në varrimin e Musine Kokalrit ishte…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit të njohur nga Kosova

November 14, 2026
“Kur komandanti i kampit, në prezencë të grupit që e shoqëronte, i tha gazetarit të dënuar; pse e paske ndërruar këtë profesion të bukur, me vagonin e Spaçit, ai…”/ Historia e panjohur e 10 janarit 1983
Personazh

“Edhe pse u gjend përballë një realiteti të vështirë ekonomik e shoqëror, Mirdita nuk iu bë asnjëherë një vend armiqësor, por…”/ Historia e panjohur e intelektualit kosovar që vuajti në burgjet e Enver Hoxhës

November 13, 2026
“Kur Agron Aranitasi, do vijë në Rrëshen për të sjellë fëmijët te ish- gruaja e tij, do përgjojmë banesën e Medin Çollakut, pasi ai…”/ Relacioni i Degës së Brendshme të Mirditës, qershor ’83
Personazh

“Miranda kishte dinjitetin dhe sjelljen e një zonje, sepse ishte dhe mbeti e tillë, sharmi aristokratik ia vinte më në pah, aty në internim në Kurbnesh mes maleve…”/ Refleksionet e publicisit dhe gazetarit të njohur

November 10, 2026
“Vëllai im Petriti, do fejohej me vajzën e Enverit, por Ramizi me Nexhmijen, e prishën atë, kishin frikë se pas vdekjes së udhëheqësit, babai, Kadriu,…”/ Raporti Sigurimit, me bisedën e Agron Hazbiut
Personazh

“Ata fëmijë, që jetonin mes maleve të ashpra, në një qytet të izoluar si Kurbneshi, ëndërronin të ishin Beni, ndërsa unë, Beni i ekranit, do të…”/ Historia e rrallë e aktorit të njohur

November 6, 2026
“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës
Personazh

“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës

November 4, 2026
Next Post
“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar…”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90

“Në ish varrezat katolike u mbajt mesha ku ishin 5 mijë veta, e hapi ish-prifti Simon Jubani, i dënuar politik, por disa katolikë të degjeneruar...”/ Zbulohen raportet sekrete dërguar Ramiz Alisë, 16 nëntor ‘90

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme