• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Wednesday, November 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës

“Gjatë një pushimi në burg, Dom Shtjefën Kurti në intimitet, i tha: Vlla Lazër, nuk kam mbajt mesh, ma emocionale e ma t’devotshme, se ajo e 24 dhjetorit…”/ Historia e panjohur e Lazër Radit

“Ja historia tragjike e familjes së Kol Bib Miraka në regjimin komunist, ku ata…”/ Rrëfimi i Fatbardha Mulleti Saraçi
“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës
“Te spitali burgut të Tiranës, teksa po ndihmonim profesor Mirash Ivanajn, që ishte bërë si kufomë dhe s’peshonte as 30 kg., oficeri i Sigurimit na tha…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik
“Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë, pasi…”/ Letra e rrallë e të shoqes së Lazër Radit, drejtuar nga internimi Enver Hoxhës
“Teksa po ndaheshim, nana m’tha; ikni, ikni bir, s’e n’kët vend s’ban hajër kërkush, veç horrave! Boll vuejtët ju nji gjysë shekulli prej nesh…! Mos i leni fëmijët tuej me…”! / Dëshmia e rrallë e Jozef Radit

Nga Jozef Radi

Memorie.al / Ditën që kishte mbushë 33 vjeçe, Viktori Radi i drejtohet Enver Hoxhës me një letër. Ajo sapo ka dalë me lirim të parakohshëm prej dënimit me dhjetë vite burg. Ka krye pesë vite e gjysë, dhe asht lirue me dekret si tuberkuloze, mbasi ditët e jetës i ka të numrueme…! Ndërkohë që ajo asht në burg, e ama e saj (Katerina Vushmaqi), ka shitë gjerdanin e arit, dhe i ka ble (me porosi jashtë shtetit) kurën e penicilinave. Dhe nana i shpëtoi jetën asaj grueje, po e shpëtoi edhe prej viteve të mbetuna të burgut.

Tashma jashtë mureve, Viktoria vendos të shkojë me jetue (vullnetarisht), në nji kamp internimi mes maleve dhe pyjeve të Kurveleshit, ku asht prej dy vitesh burri i saj, po edhe midis 100 burrave të shkolluem nga gjithë Shqipnia. Asht e vetmja grue që jeton mes tyne. Mbas 10 muejsh në kamp, ajo asht edhe nanë e re. Veçse tash tri frymë njerzish, me nji racion 600 gramsh buke në ditë.

Asht tmerri i nji jete, i nji familjeje dhe i nji foshnje pa asnji ndihmë. Në muejin e pestë të foshnjes, grueja mendon me i shkrue diktatorit. Ka edhe ai fëmijë, e ndoshta i dhemb edhe kjo foshnjë e pafajshme. Ndoshta ndonji dromce humanizmi i ka mbetë edhe këtyne krijesave që ma së shumti shfaqen si bisha!

Gjithashtu mund të lexoni

“Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, ishja përkëthenjsi i konferencavet të tija, si në Universitetin t’im në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944

“Më arrestuan bashkë më vëllanë, kapitenin e parë, Gajur Deralla, pasi Prefekti i Tetovës, Mynir Tërshana, me të cilin kisha folur, më spiunoi te gjermanët…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Tetova

Dhe ulet me dhimbjen prej nane në hall, me fjalë prej grueje, prej qytetareje, prej njeriu të shkolluem, me nji etikë shembullore, me nji kaligrafi ma se të admirueshme, me nji racionalitet prej fisnikeje, i drejtohet herë me emën, herë me titull Komandant e, herë n’emën të Partisë, si Nanë e Popullit, me ia shpëtue foshnjën pesë muejshme…! S’kërkon asgja të madhe, veç me ia çue burrin n’nji kamp tjetër, ku të munden me punue e me ia mbajtë frymën gjallë asaj familjeje, që bashkohej mbas 12 vitesh…! Asgja të tepërt, asgja të pamundun në shtetin ku drejton Njishi me dorë të hekurt e gjakatare…!

Dhe letra e saj… sillet e përcillet zyrave të Pushtetit, dhe bash kur foshnja ka mbrritë pothuej nji vjeçe, ka ardhë JO-ja! e Pushtetit të Diktatorit! Ndërkohë foshnja e saj asht në prag të vdekjes, e katandisun kockë e lëkurë, e mbas të vjellash pafund pritet veç vdekja. S’kanë asgja me çfarë ta kurojnë, as ta mbështjellin, as ta ushqejnë…! Burrë dhe grue njashtu kokë më kokë mbi të, qajnë fatin e tyne në fatin e asaj foshnje që po ngjitet në qiell. Janë edhe 100 burra që e jetojnë me dhimbje të thellë, vdekjen e asaj foshnje.

Po Jo! Asht gjithnji nji forcë hyjnore, nji shpresë hyjnore, nji gëzim hyjnor, që futet aty ku s’mundet njeriu! Befas si me magji ajo foshnje e mbarueme shpërfill vdekjen, e rimerr vedin përditë e nga pak dhe bahet forcë dhe besim për ata dy prind që e deshtën jetën edhe kur i kishin zhytë në skëterrë…! Tash deshta me Ju shpjegue edhe diçka të vogël…! Përpara jush janë këto katër dokumente të kësaj së vërtete. Pikërisht prej këtyne katër fletve që paraqes sot ma së pari, asnjiherë s’kam mujtë me e dashtë o me qenë mirnjoftës partisë së diktatorit, sepse prej tyne kam veç vdekjen.

Po ajo çka dishroj me e theksue e që bjen menjiherë në sy edhe mbas leximit të ktyne dokumentave, asht lufta e humanizmit me çnjerëzoren. Duket sikur në këto katër dokumente çnjerzorja ka triumfue! Jo! S’asht aspak e vërtetë! Ka fitue Humanizmi! Ka fitue ajo grue që me përunjtësi iu drejtue diktatorit, dhe iu lut për jetën e nji foshnjeje pesë muejshe, e nuk i kërkoi asgja ma shumë se me punue ndër kampe të tjera (siç edhe punuen) dhe rritën përtej asaj foshnje edhe dy fëmijë të tjerë dhe ikën në paqe, atje në qiell ku janë edhe sot!

Pse edhe aty ku vdekja duket e plotpushtetshme, mos e harroni se shfaqet dora e nji Zoti që i shef të gjitha!

Dhe Ai ia jep dorën Jetës, Njeriut, Besimit!

Që kurrë e Keqja t’mos mundë ta fitojë Botën!

2 shkurt 2018

Viktori Radi i shkruan Enver Hoxhës

Kuç, 12 qershor 1957

Shoku Enver,

Një nënë me një foshnje pesë muajshe në gji, po të drejtohem ty si prind, si baba fëmijësh, por edhe si baba të Partisë dhe të shtetit. Ti sigurisht do të dijsh me ia njitë dorën nji nane më foshnje pesë muajshe e, të mos i lashë të vdesin rrugave.

Jam e shoqja e Lazër Radit, i cili në vitin 1945, u dënue nga Gjyqi i Popullit, me 30 vite burg. Po atë vit me amnistinë e nandorit, pushteti i fali 20 vjet. Në prillin e vitit 1954, e plotësoi dënimin dhe u lirue. Mirëpo me njiherë mbas lirimit, u dënue me 5 vjet interrnim në Kuç.

Të kërkoj lirimin e tij më duket nji guxim tepër i madh, se sigurisht Pushteti ka arsyet e veta për këtë masë, por n’emër të humanitarizmit, n’emër t’asaj dashnije të pakufijshme që ti tregon për fëmijtë e vegjël, do të kërkoj prej teje, shoku Komandant, të ma transferoni burrin t’im në nji vend ku të mund të punojë, si p.sh. në Lushnje ose Fier, ose edhe në ndoj vend tjetër. Unë jam e paaftë për punë fizike, kështu që foshnja dhe unë, presim vetëm nga puna që mund të bajë burri i jem.

Jeta e foshnjes asht në rrezik. Këtu në Kuç nuk ka punë dhe nuk kemi asnji mundësi jetese, mbasi asnji ndihmë prej askujt nuk na vjen. Në qoftë se kjo foshnje do të mund të shpëtojë dhe të rritet, do të shpëtojë vetëm në saje të ndërhyrjes s’ate dhe për jetën e vet, do t’i jetë mirnjoftës partisë.

Asht e tepërme të them se çdo çast e çdo orë ma rrezikon jetën e foshnjës. Nji ndërhymje e jote sa ma e shpejtë do të ishte shpëtim për të.

Kam besim se Partia, nana e popullit do të mendojë edhe për foshnjën t’ime pesë muejshe.

Në pritje të nji përgjigje pozitive, mbetem me nderime

Viktori Radi

Kuç Vlonë!

Përgjigjja e letrës që Viktori Radi i dërgoi Enver Hoxhës

Protokolluar, Komiteti Qendror

Nr. 4661 dt. 1.7.1957 (faqe 71-73)

Viktori Radi – Kuç – Vlorë

Nr. 518

Drejtorisë administrative R-29-6

Është gruaja e Lazër Radit. Janë të internuar ne Kuç. Janë në gjendje të keqe ekonomike dhe s’kanë asnjë t’ardhur, mbasi atje nuk ka as punë.

Kërkojnë që të dërgohen në Lushnje ose Fier, ku i shoqi mund të punojë për mbajtur familjen. Kanë edhe një fëmijë 5 muajshe, e cila duhet të ushqehet dhe kjo i shtyn më tepër të kërkojnë largimin e tyre.

Shënim: Për sa kërkon qytetarja Viktori Radi, e cila ka shkuar vullnetarisht të jetojë me burrin e saj të internuar në Kuç të rrethit Vlorë.

Komisioni i Internimeve do ta shqyrtojë në mbledhjen e tij të parë, dhe mund (fshirë – do) t’u japë transferimin të vijë (fshirë – të vinë) në kampet Lushnje ose Fier.

Zv. Drejt. Drejt. Administ.

                              Vilson Pecani

(Shënim me jeshile – aa)

Komisioni i Internimeve i mbledhur me dt. 25/XII/1957, në shqyrtimin e bërë kërkesës se Viktori Rodit (duhej – Radit), gruaja e të internuarit Llazër Rodi (duhej – Lazër Radi), e cila ka shkuar vetë të banojë me burrin e saj në kamp në Kuç të Vlorës dhe kërkon transferim prej aty në Fier ose Lushnje, nuk ju muarr parasysh.

Lazër Rodi (- duhej Radi) është një nga elementët më aktivë të punës armiqësore, duke folur apët edhe në kampin ku është.

Ju kthye përgjigja me datën 7 /1/958, se kërkesa për transferimin e burrit saj nuk i merret parasysh, ndërsa vetë kjo është e lirë të shkojë edhe në Shkodër për të jetuar, pranë njerëzve të saj.

Drejtori i Drejtorisë Administrative

                         Llazi Stratobërdha

Shokut Hysni

Mendojmë A/a

Fh 22.1 – (29 me rreth)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Që prej vdekjes së vrasësit masiv Stalin, Malenkovi, Enveri i Rusisë dhe Beria, Mehmet Shehu i Rusisë, po bënin një luftë të përgjakshme...”/ Dokumentet e CIA-s, me traktin e hedhur me avion në Shqipëri

Artikuj të ngjashëm

DISA MENDIME TË FILOZOFIT, PROF. ISUF LUZAJ
Personazh

“Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, ishja përkëthenjsi i konferencavet të tija, si në Universitetin t’im në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944

November 3, 2026
“Më arrestuan bashkë më vëllanë, kapitenin e parë, Gajur Deralla, pasi Prefekti i Tetovës, Mynir Tërshana, me të cilin kisha folur, më spiunoi te gjermanët…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Tetova
Personazh

“Më arrestuan bashkë më vëllanë, kapitenin e parë, Gajur Deralla, pasi Prefekti i Tetovës, Mynir Tërshana, me të cilin kisha folur, më spiunoi te gjermanët…”/ Historia e panjohur e familjes nacionaliste nga Tetova

November 1, 2026
“Më 5 korrik 1950, Blanche paraqiti një kërkesë për mbrojtje juridike pranë organizatës për refugjatët dhe në formular ajo shkruante se…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit

October 30, 2026
“Blanche Paulette Vlora emigroi në vitet ‘50 në SHBA-ës si refugjate, ku punoi në një fabrikë në Nju-Jork, më pas u vendos në Kanada, ku…”/ Historia e panjohur e mbesës së parë të Ismail Qemalit, që vdiq në 2002

October 31, 2026
“Me pelerinën hedhur supeve të mëdha e të bardha si pulëbardhat e Riminit, bukuria e saj më verbonte, më e bukura e të gjitha bejlereshave që kam parë…”/ Historia e panjohur e së bijës së Naim Frashërit

October 18, 2026
“Kur prokurorët dhe gjykatësit komunist në gjyqin e zhvilluar në Prizren në vitin 1946, e pyetën: ‘A e di se për këto krime të pret pushkatimi’, Marie Shllaku u tha…”/ Historia e panjohur e vajzës nga Shkodra

October 16, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme