• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, July 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Tivar u gjetëm në shenjester të pushkëve dhe mitrolozëve të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45

“Partizanët shqiptarë të Enver Hoxhës, nuk e kanë ndihmuar Kosovën, kam pa me sytë e mi, t’i drejtojnë nagantin në kokë atij që fliste keq për Titon dhe…”/ Dëshmia e plakut kosovar që erdhi në ’98-ën në Shqipëri
“Në Tivar u gjetëm në shenjester të pushkëve dhe mitrolozëve të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45
“Në Tivar u gjetëm në shenjester të pushkëve dhe mitrolozëve të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45

Pjesa e dytë

Memorie.al / Shtabi Operativ i “Kosmetit” i urdhëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare i Jugosllavisë, me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945, mobilizon me dhunë shqiptarët për t’i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të “Adriatikut” në veri-perëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veri-perëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën: Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar – Dubrovnik – Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni.

                                                Vijon nga numri kaluar

Rrugëtimi (Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar), lehtësia e forcave jugosllave për të kaluar në territorin shqiptar pa u shqetësuar…!

Gjithashtu mund të lexoni

“U quajt ‘Ura e Vezirit’, për nder të Mehmet Pashë Bushatit, vezir i Shkodrës, që paria e Spasit, Pistës, Trunit, Lajthizës dhe Sakatit…”/ Historia e panjohur e urës së famëshme që komunistët i vunë minat në ‘78-ën

“Të gjithë nisën një jetë të re, nga Lindja e Mesme, në Australi, madje dikush në Europë apo SHBA-ës, si bashkëpunëtor i CIA-s, KGB-së apo Stasi-t…”/ Si u fshehën “kasapët” të Luftës së Dytë Botërore?!

Rrëfimi i Azem Hajdinit, i mbijetuari i masakrës së Tivarit

Një rrëfim tronditës do të kujtonte Azem Hajdini shumë vite pas masakrës së Tivarit, nga ku ai falë fatit i mbijetoi. Ja se si e kujton Hajdini atë marshim që do t’i çonte drejt vdekjes me mijëra shqiptarë: “Kështu të rraskapitur kemi vazhduar rrugën për në Pukë, ku atë ditë kemi arritur rreth orës 19.00 dhe na kanë vendosur në një luginë të rrethuar me pyje, kurse mbi ne vazhdimisht binte shi si rrëke. Në këto kushte, në periferi të Pukës e kemi kaluar natën.

Të nesërmen shumë veta nuk kanë mundur ta vazhdojnë rrugën kurse mbi dhjetëra, mëngjesi i gjeti të vdekur. Kësisoj, radhët tona vazhdimisht zvogëloheshin, sepse një numër i shokëve tanë nuk mund t’i përballonte torturave, helmimit, urisë, veshmbathjes së dobët e sidomos frikës nga likuidimi fizik. Aq sa shtohej numri i të sëmurëve, njëkohësisht rritej edhe numri i të vdekurve sepse edhe ne, të rraskapitur, nuk ishim në gjendje më t’i mbanim për krahësh, sikurse vepruam një ditë më parë.

Prej Puke, në rrethana si ato të deritashmet, vazhduam rrugën kurse kah ora 20.00 arritëm në vendin e ashtuquajtur “Ura e Zogut”, te një kanion i thellë nëpër të cilin rridhte ujë fare pak. Meqë urën e kishin shkatërruar fashistët italianë, transportimin tonë në anën tjetër të kanionit përpiqeshin ta organizonin përmes një vigu dhe njëlloj vagonete. Në atë vagonetë me qëllim i ngarkuan më se 50 veta dhe natyrisht teleferiku i improvizuar u këput, kështu që të gjithë ranë në atë greminë të thellë.

Disa prej tyre vdiqën, kurse disa u lënduan rëndë e lehtë. Tentuam menjëherë t’i ndihmojmë, por na penguan përcjellësit, duke na thënë se ata do t’i ndihmojë ushtria, kurse ne duhet të vazhdojmë kalimin nëpër atë vig të improvizuar. Mirëpo, duke e ditur fatin që na priste, refuzuam të vendosemi në atë vagonetë të ndrequr dhe pas shumë bindjesh e rezistencash u detyruan të na dërgojnë këmbë nëpër kanion, për të dalë në anën tjetër të tij. Mirëpo, posa kaluam kanionin, sërish na urdhëruan të kthehemi poshtë dhe natën ta kalojmë nën qiellin e hapur.

Edhe pse ishim të rraskapitur dhe qullë nga shiu, tërë natën jemi përpjekur t’i ndihmojmë shokët që mbetën gjallë e të lënduar nga rënia prej vigu. Po ashtu kujdeseshim edhe për disa shokë që i kishim bartur tërë ditën në lese të improvizuara, për krahësh apo në supe. Dikur kah mesnata na e kanë kumtuar urdhrin se duhet t’i identifikojmë të gjithë të sëmurët dhe të barten nja 50 metra larg gjoja për t’i dërguar në ndonjë spital të Shqipërisë për shërim.

Mirëpo, të udhëhequr nga përvoja e hidhur që e patëm gjatë tërë rrugës, në këtë urdhër të shtabit e refuzuam kategorisht. Në mëngjes vërejtëm se një numër i shokëve që i kishim bartur dhe shumica e atyre që kishin pësuar lëndime pas rënies nga vigu kishin mbetur të vdekur, kurse na u pamundësua bartja edhe të disave që lëngonin nga sëmundjet. Posa u larguam nga ai vend ata i mblodhën në qerre dhe i çuan në drejtim të panjohur. Ne të tjerët vazhduam rrugën dhe arritëm në një vend afër Shkodrës ku duhej kaluar të ashtuquajturin “Vau i Spasës”.

Edhe këtu, meqë ura ishte e shkatërruar, filloi transportimi ynë me një anije të improvizuar. Të mësuar nga përvoja me këso improvizimesh, refuzuam të hipim në atë anije pa prezencën e ndonjë oficeri dhe të së paku dy-tre ushtarëve që na përcillnin. Shtabi, i cili ende nuk kishte kaluar “Vaun e Spasës”, pranoi kërkesat e parashtruara kështu që transportimi u bë pa ndonjë vështirësi të madhe. Mirëpo, edhe këtu në anën tjetër mbetën disa shokë të sëmurë rëndë, për fatin e të cilëve kurrë nuk jemi informuar. Në Shkodër arritëm rreth orës 16.00 më datën 30 mars 1945.

Në të dy anët e rrugëve na pritën mijëra njerëz, shumica prej të cilëve duke na përshëndetur qanin, duke pëshpëritur; “Ku jeni duke shku”?! “Me siguri në ndonjë vend pa kthim”!? Shumë prej tyre na ofruan bukë e veçmas ujë dhe këtu për herë të parë shuam etjen. Kjo nuk zgjati shumë, pasi që shpejt e shpejt na vendosën në kazerma në një kodër bukur të lartë, emri i të cilës nuk më kujtohet, por e di se aty nuk kishte pasur ujë për pije.

Por, për çudi, ne këtu veten e ndjenim pak më të sigurtë. Mirëpo, për fat të keq, këtu nuk na lanë të qëndrojmë gjatë. Dikur pas mesnate u nisëm në drejtim të Ulqinit, duke i lënë të sëmurët në mëshirën e ushtarëve serbë e malazezë. Në rrugë e sipër, jo fort larg Shkodrës, kolona jonë aty kah ora 03 pas mesnatës, ka hasur në një eksploziv që shtrihej mjedisit të rrugës, në një gjatësi prej 10 deri 20 metrash. Me të ndezur të eksplozivit mes nesh u krijua një panik shumë i madh, por përnjëherë pasoi urdhri, që të mos lëvizim nga vendi.

Mirëpo, nga frika shumë prej nesh u rrokullisën në të dy anët e rrugës e, më pastaj filluan të shtënat e ushtarakëve me ç’rast u vranë dhe u plagosën shumë shokë tanë, kurse në mesin e tyre kam njohur Tafil Shabanin nga Kozhica. Pas nja 30 minutash na kumtuan se jeta jonë më nuk është në rrezik, duke thënë se; “kjo që ndodhi është vepër e reaksionarëve apo e diversantëve shqiptarë të Shqipërisë, të cilët hakmerreshin ndaj shqiptarëve kosovarë, për masakrat dhe torturat që kinse paska bërë Xhafer Deva dhe regjimenti i ashtuquajtur kosovar”.

Krejt kjo u bë sigurisht për të fshehur qëllimin e vet dhe për të nxitur urrejtjen vëllavrasëse në mes të shqiptarëve. Pas shumë kërcënimeve për ta heshtur këtë situate, jemi detyruar të nisemi dhe të vazhdojmë rrugën. Pos tre të plagosurve që na lanë t’i bartim, të sëmurët dhe të plagosurit e tjerë nuk lejuan t’i marrim me vete, por i ngarkuan në mjete të ndryshme transportuese dhe i dërguan në drejtim të Tivarit, me qëllim që të mos bien në sy.

Shokët e plagosur i kemi bartur mbi supe deri në një fshat, emri i të cilit nuk më kujtohet, por ishte me pullaze prej guri dhe me pak tokë të plleshme. Aty fshatrët na kanë dhënë kanata qerresh të punuara prej thuprave, për t’i bartur të plagosurit dhe të sëmurët. Nga këto tortura dhe reprezalje që na bëheshin gjatë rrugës, sigurisht më vështirësi e kanë pasur ata që ndodheshin në fund të kolonës.

Ata edhe kanë pasur mundësi të numërojnë më saktësisht viktimat e rrugës, por sigurisht se në këto rrethana pak kujt i ka shkuar ndërmend ta bënte këtë, nga se në çdo moment ekzistonte mundësia që edhe vet të bëhej viktimë e përcjellësve të tërbuar. Instinkti i vet-ekzistencës dhe rreziku që në çdo moment mund të likuidohej, nuk lejonte tjetër të mendohej por vetëm si të shpëtohet jeta.

Këtë gjendje psikike e bënte edhe më të tmerrshme hasja gjatë rrugës në kufomat që binin në krye apo nga mesi i kolonës. Në këtë pjesë të rrugës sharjet dhe ofendimet si; “viste zarobljeni, vodiqemo vas u llogor na prinudni rad”, “shoptarsku vam majku”, “osvetiqese crnogorska omladina”, etj., ishin “përshëndetjet” më të shpeshta që na i drejtonte masa dhe përcjellësit tanë, duke na provokuar vazhdimisht dhe duke na i shtuar reprezaljet.

Edhe nëse ndonjëri ishte i gatshëm që nga revolta të reagojë, duke ditur se ndoshta do ta paguajë me kokë, këtë nuk e bënte, sepse e dinte se pos tij do të pësojnë edhe shumë të tjerë. Zaten ushtarët serbë e malazezë mezi pritnin reagimin tonë më të vogël për të shtënë mbi ne. Kështu të lodhur e të rraskapitur nga rruga, uria e etja, e më tepër nga pasiguria, në gjendje të tensionit të lartë psikik, e kaluam rrugën nëpër tërë territorin e Shqipërisë.

Me të hyrë në kufirin e Jugosllavisë, afër Ulqinit na kanë urdhëruar që të ndalet kolona gjoja për pushim, kurse të gjithë të sëmurët dhe të plagosurit që ishin me ne, të ndahen në një vend të caktuar, gjoja për të evituar ndonjë epidemi të mundshme. Thanë po ashtu se ata të transportohen në ndonjë spital të Malit të Zi për shërim, por sipas të gjitha gjasave edhe ata i gjeti fati i njëjtë si shokët tanë të mëparshëm, kurse ne vazhduam rrugën për në Tivar.

Me të arritur në Tivar, di-kund në mes të orës 12 – 13.00, në çdo skutë të qytetit diktohej një mobilizim i madh i ushtrisë dhe popullsisë, të cilët me armë në dorë të drejtuar kah ne, na shikonin me përbuzje të madhe. Diktuam qartë komplotin dhe grackën që na ishte përgatitur. Shpirtrat tona virgjëresha u gjetën në shënjestër të pushkëve dhe mitrolozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e, shkëmbinjtë në kodrat përreth.

Fitohej përshtypja se nga kjo bllokadë, as zogu s’do të mund të fluturonte e të shpëtonte i gjallë. Në qendër të Tivarit të ri, na kanë urdhëruar të ndalemi dhe të ulemi midis rrugës, gjoja për pushim. Në afërsi të rrugës kishte qenë një krua nga i cili ujë rridhte pa ndërprerë. Pasi që ishim shumë të etur, u morëm vesh që tre shokë tanë të prirë nga Sylë Gllobari, të ngritën në këmbë dhe të apelojnë te një oficer që ishte afër çezmës, për të na lejuar të pimë ujë.

Mirëpo, me të paraqitur të apelit, përnjëherë diktuam se oficeri u mërdhez dhe filloi piskamën e kërcënimin me fjalë ofenduese; “shiptarsku vam majku” etj. Në momentin kur Syla me shokë u përpoq të arsyetojë kërkesën, përnjëherë oficeri ka urdhëruar ushtarët të vërsulen mbi të dhe të shtinë me armë të zjarrta. Pos vrasjes së tyre, nga plumbat që kishin bredhur anash, u plagosën disa shokë tanë dhe një ushtar malazez.

Pas kësaj tragjedie, ne mbetëm të shtangur në mes të rrugës, pa patur guxim të lëvizim apo të bisedojmë dhe me frikë pritnim se çdo të ndodhë me ne, pasi që na ishin drejtuar shumë tyta të armëve dhe bajoneta. Për një çast ushtria u tërhoq nja 50 metra larg nesh dhe zurën pozita më të sigurta – dikush pas shkëmbinjve, dikush pas shtëpive e, disa sish edhe brenda tyre. Dhjetë apo pesëmbëdhjetë minuta më vonë, nga komanda e vendit arritën tre oficerë të lartë dhe shumë oficerë e ushtarë të tjerë.

Ardhjen e tyre ne e pritëm me një fije shprese se në mesin e tyre do të gjendet ndonjë revolucionar apo komunist që do t’ i jepte fund këtyre torturave tona. Mirëpo, shpresa ishte e kotë, sepse njëri prej tyre zuri pozitë në një lartësi dhe filloi të na sulmoi e kërcënohet me fjalët “shiptarsku vam majku”, “sve qemo vas ubiti”, “samo minuti su u pitanju” etj.

Nuk vonoi shumë dhe përmes altoparlanti na u komunikua se gjoja dikush prej nesh ka tentuar t’ia grabisë ushtarit të plagosur malazez revolen, andej kjo dhe kërkesa e organizuar për ujë, u shërbeu si preteksti për ta kualifikuar si tentim kryengritje, për çka u kërcënuan me masa hakmarrjeje më drastike. / Memorie.al

Përgatiti Kreshnik MERSINLLARI

                                                 Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“U quajt ‘Ura e Vezirit’, për nder të Mehmet Pashë Bushatit, vezir i Shkodrës, që paria e Spasit, Pistës, Trunit, Lajthizës dhe Sakatit...”/ Historia e panjohur e urës së famëshme që komunistët i vunë minat në ‘78-ën

Artikuj të ngjashëm

“U quajt ‘Ura e Vezirit’, për nder të Mehmet Pashë Bushatit, vezir i Shkodrës, që paria e Spasit, Pistës, Trunit, Lajthizës dhe Sakatit…”/ Historia e panjohur e urës së famëshme që komunistët i vunë minat në ‘78-ën
Dossier

July 11, 2026
“Të gjithë nisën një jetë të re, nga Lindja e Mesme, në Australi, madje dikush në Europë apo SHBA-ës, si bashkëpunëtor i CIA-s, KGB-së apo Stasi-t…”/ Si u fshehën “kasapët” të Luftës së Dytë Botërore?!
Dossier

“Të gjithë nisën një jetë të re, nga Lindja e Mesme, në Australi, madje dikush në Europë apo SHBA-ës, si bashkëpunëtor i CIA-s, KGB-së apo Stasi-t…”/ Si u fshehën “kasapët” të Luftës së Dytë Botërore?!

July 10, 2026
“Masakra e Tivarit, u përgatit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më vonë A. Rankoviçi etj., këtë ngjarje e cilësuan si ‘incident të shkaktuar nga shqiptarët’…”/ Ana e panjohur e gjenocidit serb, më 1 prill ‘45!

“’Varret e çikave’ janë të shenjta, aty s’duhet bërë aheng, por njëherë në një dasëm kur ahengxhinjtë filluan muzikën, nga pemët ranë gjarpërinj e…”/ Historia e pabesueshme ku prehen 5 vajza gjakovare

“Kapiteneria e parë njihet në Portin e Durrësit në vitin 1914, por në fakt në fshatin Obot të rrethit të Shkodrës, në lumin Bunë, kishte një inspektoriat…”/ Historia e panjohur e porteve shqiptare

July 9, 2026
“Bashkangjitur ju dërgojmë një pliko të Bertrand Rasëll, adresuar shokut Enver Hoxha, e cila na u dorzua…”/ Zbulohet korrespodenca e Enver Hoxhës me filozofin majtist anglez, 12 korrik ’66

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme