• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, September 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora

“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora
“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora
“Shkrimtari i madh grek, Niko Kazanzaqi, i kushton kёtij heroi librin voluminoz, ‘Ja vdekje ja liri’, por ai, i ndryshon emrin, nga Mehmet, nё ‘Mihal’…”/ Historia e heroit çam, që luftoi për pavarësinë e Greqisë
“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora
“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora
“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora

Nga Prof. Bardhosh Gaçe

                                  -Aristidh Kola dhe bota e arvanitasve të Greqisë –

Memorie.al / Në kontributin për të sjellë në vëmendjen e sotme të studimeve dhe të vërtetës mbi arvanitasit, shquan përpjekja dhe puna hulumtuese, studimore, debutuese dhe shkencore e Aristidh Kolias, për t’u marrë në kompleks me çështjen e arvanitasve, që nga lëvizjet e tyre të para në Itali dhe Greqi, pastaj me dëshmitë identitare, kontributi i tyre dhe evidentimi historik në historinë e Greqisë. Aristidh Kola ka lindur në Kaskaveli të Thivës, në Greqinë Qendrore, e njohur për vendbanimet arvanitase që herët. I ushqyer me traditat dhe historinë e të parëve të tij, Aristidh Kola u edukua me një dashuri ndaj paraardhësve të tij.

U shkollua në Athinë për drejtësi, ndërsa iu përkushtua historisë dhe traditave arvanitase, që përbëjnë një nga veprat më të rëndësishme të tij, si “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”. Studimet dhe veprat e botuara të tij janë një vazhdim i rëndësishëm i traditave historike dhe etnokulturore të arbërorëve të Greqisë nga studiues arvanitas si: A. Kullurioti, T. Evangjelidhis, P. Kupitori e, deri tek më të vonët Georhio K. Mihas, Gjona M. Paidous, G. K. Kollias, J. P. Gjika, Helena Gjika, Antonio Belushi, Petro Furriq dhe të tjerë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Studimet dhe veprat e tij merren me çështjet e rëndësishme të fenomenit arvanitas në Greqi, duke u përpjekur të krijojë në kohën e tij një histori të besueshme mbi arvanitasit, një nevojë për studimet shkencore të kohës së tij, pa anashkaluar fenomenin shqiptar në Ballkan. Vepra e tij është e gjerësishme dhe shumë-fushësh. Duke gjurmuar studimet e hershme, veçmas kronikën e perandorit bizantin Johan Kantakuzeni, Kolia mendon se vargu i parë i arbërve në viset e Greqisë (Thesali) është rreth vitit 1259, për t’u bërë më masiv rreth vitit 1315, pas pushtimit të Arbërisë nga mbreti serb Stefan Dushani, i cili vendosi rrethimin e tij ushtarak.

Dëshmitë, debati, të dhënat, faktet, historia dhe specifikat nga shumë fusha nga Aristidh Kola, vijnë nga një kontribut shkrimor i tij, duke e supozuar atë, si njërin nga njerëzit me një profil të rëndësishëm për kulturën arvanite dhe atë shqiptare, në kontributet e të cilit ka njohuri, të dhëna, dëshmi, studime, hulumtime, atë të dijes dhe të shkencës, historisë dhe të drejtës, kulturës dhe folklorit çam dhe shqiptar, i cili u përfshi në polemikat e shumta dhe të vazhdueshme me rrethet e caktuara nacional-shoviniste greke.

Aristidh Kola ishte historian, jurist, kulturolog, linguist dhe një aktivist i rëndësishëm, i cili ka drejtuar dhe “Lidhjen e Arvanitëve”, një organizatë e rëndësishme, e cila ka krijuar raporte dhe lidhje të veçanta të shqiptarëve në kushtet e vështira të një kundërvënie shtetërore nga shteti grek, e cila është e njohur në Greqi. Vepra e tij shkrimore mbështetet kryesisht mbi trashëgiminë kulturore, folklorike, gjuhësore, të traditave dhe zakoneve, të folklorit dhe dijeve të tjera etnologjike dhe antropologjike të arvanitasve, duke e konsideruar këtë pasuri një burim të rëndësishëm për studimet albanologjike.

Në vitin 1983, botoi veprën “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, një vepër e themeltë për kauzën e studimeve të tij dhe e përshkuar nga një akribi e thellë shkencore dhe argumentuese, të cilën e ndjekin libra të tjerë të shkruar dhe botuar prej tij si: “Gjuha e perëndive” 1989, “Deklarata e Bashkimit Arvanitas”, “Fjalori Korrigjues i Fjalëve arvanitase”, “Fjalori krahasues i gjuhës shqipe”, “Greqia në Kurthin e Serbëve të Millosheviçit”, “Kënga e mercenarëve, prejardhja e grekëve”, “Miti dhe e vërteta”, “Varrimi i tretë i Marko Boçarit”, që tregon sa i gjerësishëm është ai vetëm nga informacioni titullor i veprës që nga historia, tek gjuha, leksikologjia, por edhe antropologjia dhe dëshmitë historike, ku shquan bashkëkohësia dhe polemika shkencore e tij.

Me anë të librit “Arvanitët dhe prejardhja e grekëve”, ai bën një vështrim historik, folklorik, politik, gjuhësor, duke depërtuar në thellësitë e kohërave kur arvanitasit kishin lidhjet e tyre me helenët, sa thuhet, se arvanitasit janë krijuesit e Greqisë së Re, duke iu kundërvënë shkrimit të rrejshëm të historisë, se “Shumë njerëz na e kanë vënë në dyshim lidhjen e drejtpërdrejtë dhe afërsinë me këtë popull të lashtë helen”. Në mbështetje të tezës së tij, ai zbulon fakte që ruhen në substratin arvanitas dhe atë grek, të pazhbëshme. Gjatë historisë kanë dalë në skenë shumë arvanitasve në momentet më të vështira historike, të cilët kanë ruajtur Greqinë nga shkatërrimi apo deformimi i identitetit të lashtë dhe të njohur antik dhe në kohët pas-homerike.

Në veprën e Kolias dhe fushat e hulumtimeve dhe studimeve të tij shquajnë kontributet në veprimtarinë kërkimore e etnokulturore, në rrafshin e historisë, trashëgimisë materiale e shpirtërore, toponomastikës, demografisë, në atë të ngulmimeve arvanitase në Greqi që nga shekulli i XIV dhe vatrat e tjera si: More, Thesali, Beoti, Atika, Eube dhe fushat të tjera. Një pjesë të mirë të debatit dhe opinionit të tij, ai i solli nëpër revistat e kohës, si “Besa” dhe “Arvanika”, e cila shquhet për evidentimin e dëshmive historike të arvanitasve.

Zakonet arvanitase përbëjnë një argument të rëndësishëm me të cilët Kolia ka dëshmuar dhe ka debatuar mbi të vërtetën e tyre të hershme në vazhdim të bashkëjetesës me grekët. Me anë të dy revistave të njohura, ku përfshihen shkrime, dokumente, relike, dëshmi mbi doket, zakonet e arvanitasve dhe kontributin e tyre në historinë dhe kulturën greke, ndriçohen rrënjët e thella të kulturës arvanitase. Madje ka një ri-vëmendje të duhur dhe për një poemë homerike të shkruar nga një arvanitas, Haxhi Sherreti, të titulluar “Alipashiada” me mbi 10 mijë vargje, e cila ka një dëshmi epike mbi qëndresën e arvanitasve ndaj osmanëve, një vepër që pleks kulturën dhe historinë në popullsinë arvanitase në Greqi. E kësaj natyre është dhe figura e Kollokotronit dhe Kollokotronëve për të cilët flet Aristidh Kolia.

Në historinë arvanitase, Kollokotroni është një figurë e rëndësishme në kujtesën dhe historinë e Greqisë, një luftëtar i njohur, i cili kishte dhe luftëtarët e tij, si “luftëtarët e Kollokotronëve”, arvanitas rreth viteve 1500-1800, luftëtarë arvanitas pa dallim nëse ishin të krishterë apo myslimanë. Në kronikat e kohës ata shfaqen me Ndretë e Moresë gjatë revolucionit të 1821, më vonë në çlirimin e Moresë, (me 3000 luftëtarë arvanitas nga Thespotia, por edhe në ngjarjet e Jonit si “piratë të detit” në legjionet greko-kice, autentike të të cilëve e sjell koloneli francez Voutier, që i përshkruan me koka e rruar përpara dhe bishtin e zgjatur shqiptare. Për Kollokotronin, Aristidh Kola thotë, “se ai dinte pak shkrim, ndërsa greqishten e fliste shkel e shko”, ai thotë se ai, Kollokotroni” ka lexuar librin mbi Historinë e Skënderbeut, “…lexova për jetën e Skënderbeut. Vepra e tij më vuri në mendime…”, duke dëshmuar se Skënderbeu nderohet si heroi i tyre.

Aristidh Kolia i është ekspozuar dijes shkencore dhe punëve studimore që lidhet me arvanitasit, duke pasur një profil të shkëlqyer si albanolog dhe një studiues i imët i shtegtimit të arbërorëve nga Greqia në Itali (Kozencë, Siçili e Venedik) me ç’rast përmes studimit të këngës së njohur “O e bukura More”, apo “Oj More, ajo Arbëri”, ai zbulon vështirësitë, dramën dhe tragjedinë e një shtegtimi të tmerrshëm të arbërorëve për t’i ikur terrorit osman të sulltan Mehmetit në vendbanimet e tyre në Greqi.

Në qëndresën arvanitase janë edhe dëshmitë e mbledhura dhe të vendosura në kontekstin historik dhe të karakterit luftarak të arvanitasve mbi prijësin arvanitas Korkodil Kladha (1463) dhe luftëtarëve të njohur si Petro Rali dhe Petro Bua, si dhe bashkëpunimi i tyre me djalin e Skënderbeut, Gjonin, për organizimin e kryengritjes shqiptare kundër turqve. Në vitin 1984, Kolia ka debatuar në revistën e njohur “Besa”, i cili me anë të veprës “Shqiptarët që bënë Greqinë”, kërkon të depërtojë në të vërtetat e lashta shqiptare-greke, duke përdorur argumente gjuhësore (interpretimi i mbiemrave të farës së Kollokotronëve), që e konsideron një nyjë e rëndësishme përmes të cilës hidhet dritë për të njohur arvanitët dhe çamët.

Pikërisht në një intervistë për gazetën “Iliria” të Nju Yorkut në vitin 1966, Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke ka prejardhjen nga Epiri i sotëm e Shqipëria, dhe ajo dëshmohet që nga autorët e lashtë antikë, Homeri dhe më vonë, por problemi është se historia greke nuk e konsideron tezën pellazgjike të prejardhjes.

Puna studimore-shkencore e tij shtrihet gjerësisht në kohë dhe në punimet tematike të rëndësishme dhe të vështira studimore, siç janë: Aristidh Kolia në arkivin e tij të punës gjurmuese-studimore pati një përmbledhje të gjerësishme me këngë, gojëdhëna dhe kronika të ndryshme të mbledhura në Korona, Mistrë, Nauplio, Korinth, Arkandi, Hidra, Poro a ndonjë vend tjetër, si dëshmi të luftërave të arvanitasve ndaj osmanëve; -Ai ka gjurmuar këngë popullore arvanitase të shtegtimit të tyre nga Greqia në Italinë e Jugut, ku jepen dëshmi të shumta mbi luftërat e betejat e keltëve e armatorëve në More, Korinth, Peleponez, Sul etj, si dhe marrëdhëniet dhe qëndresën ndaj Ali pashë Tepelenës;

Në mjaft nga punët studimore të Kolias ka një kontribut madhor të studimeve shkencore mbi gjuhësinë, etnologjinë, etnografinë, doket, zakonet, folklorin dhe dije të tjera të kulturës popullore. Kështu: -Përmes historisë së shtegtimeve të arbërve, Kolia sjell për gjuhën dhe toponiminë shqiptare emër- vende të shumta që gjallojnë ende në vende të ndryshme si në Thesali, Malea, Psanë, Samo, në ujdhesat e Egjeut etj, në emra fshatrash, emra dhe mbiemra njerëzish, që ende janë prezente dhe në Shqipërinë e sotme dhe njerëzit e ditëve tona;

Kolia në veprën “Gjuha e perëndive” përcjell hipoteza interesante të karakterit filologjik, që nga shpjegimi i emrit Athina e deri tek Akropol etj; Arkiva dhe gjetjet që ai ka zbuluar në kulturën popullore dhe traditën e lashtë arvanitase kanë mundësuar që ai të bëjë interpretimet mitologjike për shumë nga figurat mitologjike si: zanat, orët, ‘Të Mira dhe profecitë e Dodonës’, të shenjtët e malit Tomor afër Janinës, besimet me drurët dhe pyjet e shenjtë: Antropologjia e arvanitasve (trupi, pamja, veshjet, qethja, karakteri, profesioni jetësor, zakonet etj) janë të pranishme si dëshmi identitare e arvanitasve në hulumtimet e Kolias;

– Kolia nuk harroi të interpretojë nga njohja dhe dëshmitë e mbetura ndër arvanitas çështjet e organizimit familjar, miqësia dhe çështjet e vllamisë (si krijohet, si ruhet, si funksionon dhe pse bëhet), si një burim i hershëm i shqiptarëve, që nga kanonet e hershme të Veriut dhe të Jugut; – Gruaja në trashëgiminë arvanitase ka vendin e vet familjar dhe shoqëror, një arvanitas e thërret gruan e tij “Zonja ime!” atë e mbron fort kodi zakonor i traditës arvanitase.

Një shqyrtesë të rëndësishme në veprën shkencore të Aristidh Kolisë janë çështje të tjera si studimet mbi veshjet arvanitase, ku shquan fustanella, për të cilën ai ka referuar Bajronin, i cili fustanellën e ka quajtur “më madhështorja në botë” dhe e përshkruan këtë kompleks veshjeje me detaje, ku shquajnë simbolikat, arti, ngjyrat dhe kultura e hershme identitare e saj; po ashtu studimi dhe trashëgimia e lashtë që vjen me anë të “këngëve të Kërshëndellave”, festat dionisiake etj.

Vallja çame mbetet një nga interpretimet më të bukura skenike, ku pleksen epizmi, dramaciteti, fuqia, raporti tokë- qiell, shpirti- fuqia, vallja “Çamiko” është një valle që lidh kohët, njerëzit, ritualin dhe aktualitetin njerëzor si dhe mendimet e tij mbi baladat e njohura “Ura e Artës” dhe “Vëllai i vdekur”, të interpretuara gjerësisht në studimet folklorike shqiptare. Kolia ishte koherent dhe një studiues i përditësimit të studimeve albanologjike. Ai mbajti kontakte të vazhdueshme me albanologët shqiptarë në Tiranë, Greqi, Itali e kudo ishin, duke qenë bashkëpunues dhe i interesuar për gjithçka lidhej me traditën, identitetin dhe çështjet e kulturës historike dhe bashkëkohore shqiptare./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Historiografia shqiptare, nuk e ka pasqyruar me objektivitet shkencor qëndresën e popullsisë së Nikaj-Mërturit, kundër ekspeditës ushtarake të...”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

Next Post

“Shuteriqi e mbrojti Koço Kostën, pas novelës së tij te ‘Nëntori’, kur ishte dhënë porosia që ‘të fshikullohej’, madje deri për burg…”/ Dëshmia e poetes dhe shkrimtares së njohur Natasha Lako

Artikuj të ngjashëm

“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

September 16, 2026
“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!
Dossier

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

September 15, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

September 13, 2026
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
Dossier

“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

September 13, 2026
Next Post
“Shuteriqi e mbrojti Koço Kostën, pas novelës së tij te ‘Nëntori’, kur ishte dhënë porosia që ‘të fshikullohej’, madje deri për burg…”/ Dëshmia e poetes dhe shkrimtares së njohur Natasha Lako

“Shuteriqi e mbrojti Koço Kostën, pas novelës së tij te ‘Nëntori’, kur ishte dhënë porosia që ‘të fshikullohej’, madje deri për burg…”/ Dëshmia e poetes dhe shkrimtares së njohur Natasha Lako

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme