• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, August 26, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Brenda një ore, nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, asnjë nuk mbeti në këmbë…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të Masakrës së Tivarit, prill ‘41

“Në Tivar u gjetëm në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45
“Në Tivar u gjetëm në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45
“Në Tivar u gjetëm në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45
“Në Tivar u gjetëm në shënjestër të pushkëve dhe mitralozave të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45
“Xhandarmëria bullgare i arrestoi në Çarshinë e Shkupit, dy vëllezërit tregtarë të qelesheve, Mahmutin dhe Hakiun, pasi kishin furnizuar shqiptarët…”/ Historia e panjohur e demonstratës së 10 majit ‘41
“Natën e 23 nëntorit ‘44, te Monopoli i Duhanit në Tetovë, UDB-ja ekzekutoi rreth 300 shqiptarë të pafajshëm nga…”/ Historia e panjohur e masakrave ndaj popullsisë shqiptare në Jugosllavi

Pjesa e tretë

Memorie.al / Shtabi Operativ i “Kosmetit” i urdhëruar nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare i Jugosllavisë, me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill 1945, mobilizon me dhunë shqiptarët për t’i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të “Adriatikut” në veri-perëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veri-perëndimore të Jugosllavisë, kishin zgjedhur rrugën: Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar – Dubrovnik – Rijekë. Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni.

                                                     Vijon nga numri kaluar

Rrugëtimi (Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar), lehtësia e forcave jugosllave për të kaluar në territorin shqiptar pa u shqetësuar…!

Gjithashtu mund të lexoni

“Jugosllavia kërkon të forcojë kapacitetet e saj në përmbysjen e regjimit Enver Hoxhës, për një dominim të mundshëm në qeveritë e ardhshme anti-komuniste në Shqipëri…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s në 1953

“Shumë operacione të UDB-së i kaluan limitet e moralitetit, siç qe vrasja në 1972 e terroristit kroat Stjepan Shevo në Itali dhe vrasja e ekstremistit serb…”/ Ana e errët e shërbimit të fshehtë jugosllav

Rrëfimi i Azem Hajdinit, i mbijetuari i masakrës së Tivarit

Mirëpo, ne të gjithë mirë e dinim se ky është vetëm një trillim si bazë për një masakër me përmasa më të mëdha. Pas disa çastesh të heshtjes së varrit u ngrit në këmbë njëri nga shokët tanë, për të cilin më vonë mësuam se ishte një i ri nga fshati Kozhicë, i cili pas konsultimeve me shokë ishte drejtuar kah oficerët me kërkesë dhe apel, që t’u japin fund këtyre vrasjeve, maltretimeve dhe sjelljeve barbare. Por, pa u ofruar mirë, në të u vërsulën ushtarët malazezë dhe me armë e bajoneta që i kishin vu në pushkë, e copëtuan por si lakër.

Të shtrënguar dhe të tronditur nga kjo skenë e tmerrshme patologjike, ne nuk dinim më çka të bëjmë, të flasim apo si të veprojmë. Të hutuar e me sy të zgurdulluar, vetëm shikonim para vetes dhe pritnim se çka do të sjellë secili çast e minutë i ardhshëm. Kur më nuk ngrihej askush në këmbë dhe nuk bënte zë, oficerët filluan të kërcënohen se një nga një do të na likuidojnë të gjithëve. Heshtjes sonë të mëtejme filluan t’u përgjigjen me tërbim.

Urdhëruan që nga mesi i kolonës të ndahen 80 veta, të cilët i lidhën duart dhe i dërguan pas një ndërtese, e më pastaj vetëm dëgjuam re-fallet dhe britmat e klithjet e tyre që u masakruan. Ndër shokët që unë i kam njohur, e që u pushkatuan në mesin e këtyre 80 vetëve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenicës.

Me të përfunduar të këtij akti mizor, meqë ne ishim në kolonë për katër, në gjatësi prej 5-6 kilometrash, e mundësia për shfarosje masive ishte më e vogël, na kanë urdhëruar të ngrihemi në këmbë dhe të qëndrojmë në vend me duar të lidhura mbi kokë.

Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe trekatëshe, me një sipërfaqe prej afro 300 metra katror dhe me oborr të rrethuar. Ndërtesa ishte e rrethuar nga të tri anët me kodra shkëmbore, kurse oborri ishte me mure të lartë me rrethojë të hekurt, me maja të prehtë, gjë që krijonte kushte shumë të volitshme për likuidimin e të gjithë neve pa marrë parasysh a gjendeshim në oborr apo në ndërtesë. Në të hyrë të oborrit të ndërtesës ishin vendosur nga 10-15 ushtarë në të dy anët e hyrjes të përgatitur me shufra hekuri në dorë.

Secili prej nesh që hynte nëpër atë hyrje merrte goditje në kokë, gjoks apo shpinë me shufër hekuri dhe vaj halli për atë që nuk mund t’iu bënte ballë të rënave, sepse ekzistonte mundësia çdo herë që të mbetet në vend. Ai që mbetej i shtrirë nga të rënat shkelej pa mëshirë nga turma që kalonte nëpër atë hyrje, pa pasur mundësi askush t’iu ndihmojë. Ishte e pamundur të kaloje nëpër atë hyrje të ngushtë e të mos marrësh goditje. Vetëm gjatë këtij akti, këtu në hyrje të oborrit, mbetën të shtrirë rreth 100 apo 150 veta.

Shumica prej tyre edhe të vdekur. Ashtu të përgjakur dhe të rraskapitur nja 1000 veta që ishim në ballë të kolonës, na futën por si lopët në atë ndërtesë. Pasi që ndërtesa u mbush përplot, në oborr sipas një vlerësimi ngelën mbi 2200-2500, kurse në rrugë të gjerë 7-8 metra e të gjatë 80-100 metra, kanë ngelur të rrethuar 1.000-1.100 veta, por tani jo të rreshtuar, por grumbull. Kjo u bë për shkak se në këtë mënyrë bëhej likuidimi më i lehtë i tyre.

Me të përfunduar të këtij aksioni, ushtarët e kapën Milazim Haxhiun nga fshati Tërnavc, me pretekst se ai qenka njëri prej atyre që ka tentuar t’ia marrë revolen oficerit malazez që u plagos ashtu siç përshkruam më herët. Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tanë u zbraz një shanzher i revoles.

Edhe pse e dinim se xhelatët e pashpirtë po përgatitin masakër të paskrupullt ndaj nesh, i riu 17-vjeçar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenicës, së bashku me 7 shokë, shkoi te komanda e Shtabit, e cila ishte e vendosur në oborr dhe urdhëronte “udari majku vam shiptarsku neka znaju da je ovde Cerna Gora i da qemo sve do jednog zaklati…”, Për dy qëllime:

a) – të apelojë të ndërpritet masakra e mëtejme, sjelljet brutale, rrahjet në hyrje me shufra hekuri dhe

b) – t’u lejojnë t’u ndihmojnë shokëve të lënduar që kishin mbetur në hyrje të ndërteses nga të rënat që kishin pësuar.

Para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kërkesave të përmendura, me urdhrin e komandantit, në të janë vërsulur shumë ushtarë, e kanë ngulur në bajoneta, e kanë ngritur lartë e pastaj e kanë gjuajtur në një shkëmb për t’a parë më lehtë. Pastaj, me një fjalë në mënyrë mizore ia kanë pre hundën, veshët, krahët e kanë bërë copa-copa.

Pas këtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtarët janë tërhequr anash 100 deri 150 metra. Pas dhënies së sinjalit me një armë të rëndë të kalibrit të madh, përnjëherë nga të gjitha anët janë dëgjuar krisma. Rebeshet e armëve të ndryshme vinin drejtë nesh nga çdo skutë, oborr, shtëpi, shkëmb, dritare e pullaze të shtëpive. Shtihej me armë të zjarrit, si pushkë, automatik, mortajë dore, revole e çka tjetër jo.

Kësisoj, brenda një ore, asnjë nga grumbulli i njerëzve, përafërsisht mbi 3 mijë veta që ishin vendosur në oborr dhe shesh, nuk mbeti në këmbë, kështu që rrethi i ndërtesës, oborri dhe sheshi u shndërruan në lumë gjaku që i përngjante një kataklizëm të vërtetë.

Masakra e Tivarit, komplot i komunistëve shqiptarë, për të vrarë forcat e djathta “reaksionare”

Për masakrën e Tivarit janë shkruar libra dhe kohëve të fundit janë shkruar shkrime nga shumë individë, por duket se akoma nuk është thënë qëllimi i vërtetë i saj. Komunistët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë heshtën për shumë masakra që i bënë serbo-malazezet gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Teza të forta janë ngritur nga historianë të cilët e cilësojnë Masakrën e Tivarit si plan për të vrarë forcat e djathta, komplot ky midis Partisë Komuniste kosovare dhe Partisë Komuniste shqiptare që drejtohej nga Enver Hoxha.

Asnjë masakër nuk ka guxuar të kalojë pa u dënuar, e sidomos ajo e Tivarit, e paparë ndonjëherë në historinë njerëzore. Tivari ka qenë tabu-temë në atë kohë. Po përse heshtën krerët komunistë të Kosovës, pse heshti Enver Hoxha me kompaninë e vetë komuniste, këtë nuk mund ta kuptojë logjika e shëndoshë, as sot dhe as kurrë. Rezoluta e Bunjajt (1943-44) ka pasur për qëllim krijimin e Kosovës si njësi të Federatës Jugosllave.

Por, në fakt në Bunjaj është aprovuar rezoluta në të cilën është thënë: “…arriti momenti i fundit për bashkimin e popullit shqiptar të Kosovës me Shqipërinë…”. Kjo rezolutë është e shkruar në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbo-kroate. Kjo rezolutë është dëshmi se lufta nacional-çlirimtare e Kosovës ka qenë luftë për bashkim me Shqipërinë.

Kjo rezolutë ishte e ngjashme me idenë e forcave të djathta shqiptare si Balli Kombëtar, NDSH etj, për bërjen e një Shqipërie etnike dhe demokratike. Një muaj pas mbledhjes së Bunjajt politbyroja e PKJ-së i ka shpallur të pavlefshme këto vendime dhe kështu Kosova ka mbetur me dhunë si pjesë e Jugosllavisë me një autonomi tejet të zbehtë.

Në letrën e politbyrosë të PKJ, dërguar Komitetit Krahinor të PK të Kosovës, të cilën e ka nënshkruar Millovan Xhillas, e me të cilën hidhen poshtë vendimet e Bunjajt, është edhe direktiva që orientimi për veprim në Kosovë është diskutimi i Xhavit Nimanit. Kështu, Xhavit Nimani vrante e kthjelltë për 45 vite në Kosovë dhe sot ka njerëz që e adhurojnë siç e adhurojnë edhe Enver Hoxhën, i cili më 1944 i dërgon 2 brigada të ushtrisë shqiptare për të siguruar Kosovën si pjesë të Jugosllavisë.

Historiani prof. dr. Zekeria Cana në librat e tij “Ditari i Robërisë” 1998-1999 shkruan se në masakrën e Tivarit nuk u pushkatua asnjë gjakovar, sepse ata i shpëtoi Xhavit Nimani, i cili i nxori nga rreshti që ishin duke shkuar për pushkatim.

Vetë kjo të bënë me dije se komunistët shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës e dinin se po ndodhte kjo masakër. Ata nuk reaguan duke menduar se me këtë akt makabër po vriten vetëm forcat e djathta “reaksionare”, me qëllim që pastaj komunistët jugosllavë dhe ata të Shqipërisë të marrin frymë më lehtë./ Memorie.al

Përgatiti Kreshnik MERSINLLARI

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 12 Korrik 2026

Next Post

“Për Shqipërinë u ngrit pranë ministrisë së Jashtme italiane një departament, besuar Zenone Beninit, mik fëmijërie i Cianos; më pas u dërgua në Tiranë Piero Parini, i cili...”/ Ana e panjohur e pushtimit italian

Artikuj të ngjashëm

“Stalini këtu është njeriu më i nderuar dhe fjalët e tij janë shkruar në hidrocentralin afër Tiranës, në hollin e Muzeut kombëtar e…/ “Reportazhi i panjohur i gazetarit të New York Times, në 1957-ën
Dossier

“Jugosllavia kërkon të forcojë kapacitetet e saj në përmbysjen e regjimit Enver Hoxhës, për një dominim të mundshëm në qeveritë e ardhshme anti-komuniste në Shqipëri…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s në 1953

August 25, 2026
“Mund të botohen artikujt që po përgatit Aleks Buda dhe shkrimi i Ismail Kadaresë që lexova ishte shumë më i mirë se i grupit të profesorëve, por Perëndimi nuk po…”/ Biseda e Enverit me Ramizin, 13 maj ‘81
Dossier

“Shumë operacione të UDB-së i kaluan limitet e moralitetit, siç qe vrasja në 1972 e terroristit kroat Stjepan Shevo në Itali dhe vrasja e ekstremistit serb…”/ Ana e errët e shërbimit të fshehtë jugosllav

August 25, 2026
“Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare; një në kepin Linguetta, në veri-perëndim të gjirit të Vlorës, një në ishullin e Sazanit dhe dy…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, për praninë ruse në Shqipëri në ’61-in
Dossier

“Sovjetikët kanë vendosur katër baza detare; një në kepin Linguetta, në veri-perëndim të gjirit të Vlorës, një në ishullin e Sazanit dhe dy…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, për praninë ruse në Shqipëri në ’61-in

August 25, 2026
“Sipas profesor Lulash Palushaj, duke luftuar me Prelë Tulin, në Qafë të Agrit janë vrarë e plagosur tre vetë nga Malësia e Madhe, të cilët ishin…”/ Ana e panjohur e historisë së Nikaj -Mërturit
Dossier

“Sipas profesor Lulash Palushaj, duke luftuar me Prelë Tulin, në Qafë të Agrit janë vrarë e plagosur tre vetë nga Malësia e Madhe, të cilët ishin…”/ Ana e panjohur e historisë së Nikaj -Mërturit

August 25, 2026
“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora
Dossier

“Në një intervistë për gazetën ‘Iliria; të Nju Yorkut në 1966, Aristidh Kolia mendon, se pjesa më e madhe e popullsisë greke, ka prejardhjen nga Shqipëria…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Vlora

August 23, 2026
“Kur u mbaruan fishekët edhe dera e kullës u thye, malazezët u lëshuan drejt katit të dytë të kullës, ajo e tërhoqi pas dere Sadrinë dhe…”/ Historia e panjohur e Kajë Gale–Selmanja
Dossier

“Historiografia shqiptare, nuk e ka pasqyruar me objektivitet shkencor qëndresën e popullsisë së Nikaj-Mërturit, kundër ekspeditës ushtarake të…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur

August 25, 2026
Next Post
“Për Shqipërinë u ngrit pranë ministrisë së Jashtme italiane një departament, besuar Zenone Beninit, mik fëmijërie i Cianos; më pas u dërgua në Tiranë Piero Parini, i cili…”/ Ana e panjohur e pushtimit italian

“Për Shqipërinë u ngrit pranë ministrisë së Jashtme italiane një departament, besuar Zenone Beninit, mik fëmijërie i Cianos; më pas u dërgua në Tiranë Piero Parini, i cili...”/ Ana e panjohur e pushtimit italian

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme