• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, July 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“U quajt ‘Ura e Vezirit’, për nder të Mehmet Pashë Bushatit, vezir i Shkodrës, që paria e Spasit, Pistës, Trunit, Lajthizës dhe Sakatit…”/ Historia e panjohur e urës së famëshme që komunistët i vunë minat në ‘78-ën

“Një tregtar turk, në ndihmë të disa banorëve të zonës, hapi disa gropa për të shuar gëlqeren dhe për gati 20 vite, fshatarët e pritën…”/ Historia e panjohur e ndërtimit të Urës së Mesit në Shkodër
“U quajt ‘Ura e Vezirit’, për nder të Mehmet Pashë Bushatit, vezir i Shkodrës, që paria e Spasit, Pistës, Trunit, Lajthizës dhe Sakatit…”/ Historia e panjohur e urës së famëshme që komunistët i vunë minat në ‘78-ën
“U quajt ‘Ura e Vezirit’, për nder të Mehmet Pashë Bushatit, vezir i Shkodrës, që paria e Spasit, Pistës, Trunit, Lajthizës dhe Sakatit…”/ Historia e panjohur e urës së famëshme që komunistët i vunë minat në ‘78-ën

Nga Ali Hasani

Memorie.al / Është vepra më e madhe monumentale dhe inxhinierike e ndërtuar rreth viteve ‘70 të shekullit të 18-të në Ballkan, nga Perandoria Osmane. Ka marrë emrin “Ura e Vezirit”, për nder të Mehmet Pashë Bushatit, vezir i Shkodrës, i cili në një udhëtim për në Kosovë u prit në një darkë pune nga paria e Spasit, Pistës, Trunit, Lajthizës dhe Sakatit në shtëpinë e Halil Agë Sakatit. Në këtë takim përfaqësuesit e këtyre fshatrave i kërkuan Vezirit të tyre ndërtimin e një ure mbi lumin Drin të Bashkuar. Pas përgjigjes pozitive, ai dërgoi specialistët e tij më të mirë për studimin e vendit dhe hartimin e projektit të urës, duke u mbështetur në pozicionin ku do të vendosej objekti.

Pas pak kohësh, filloi puna për grumbullimin e materialeve të nevojshme, sidomos të gurëve të ndërtimit dhe gurëve gëlqerorë. Këto të fundit, sipas të dhënave gojore, pasi u dogjën në furra dhe u shuan me ujë në gropa, u mbuluan me dhera, e u lanë për staxhionim për pesë vjet, kohë kjo, e mjaftueshme për forcimin e gëlqeres. Thuhet se gjatë përdorimit, gëlqerja u përzje edhe me të bardhë vezësh.

Punimet në Urën e Vezirit kanë zgjatur 7 vjet dhe për ndërtimin e saj kanë marrë pjesë qindra punëtorë e specialistë, disa prej të cilëve dibranë. Ura ishte 200 m. e gjatë dhe është ndërtuar me 5 harqe të madhësive të ndryshme. Tre harqet e mesit janë më të mëdhenjtë e më të gjerët.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Tivar u gjetëm në shenjester të pushkëve dhe mitrolozëve të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45

“Të gjithë nisën një jetë të re, nga Lindja e Mesme, në Australi, madje dikush në Europë apo SHBA-ës, si bashkëpunëtor i CIA-s, KGB-së apo Stasi-t…”/ Si u fshehën “kasapët” të Luftës së Dytë Botërore?!

Por edhe këtu, harku i mesit, në raport me dy të tjerët dallohet si për madhësinë edhe për lartësinë (20 m.), ndërsa dy harqet e krahëve anësorë ishin më të vegjël dhe të mbështetur në shpatet e malit. Nga ana teknike ishte llogaritur që përmes këtyre hapësirave të kalonte gjithë sasia e ujit që mundë të sillte Drini.

Këmbët e urës ishin të vendosura mbi shkëmbinj të fortë gabrorë. Mbi këmbët mbështetëse (pilat) qenë hapur 13 dritare të madhësive të ndryshme me harqe në formë lundre që shërbenin edhe këto për shkarkimin e ujit të tepërt në raste prurjesh të mëdha. Traseja, pjesa e kalimit mbi ure, nuk ishte projektuar e rrafshët, por me ngjitje e zbritje për shkak të dy gungave në harqet kryesore të urës.

Së bashku me urën, në krahun jugor të saj, ka qenë ndërtuar edhe një ndërtesë njëkatëshe, e cila në fillim ka shërbyer si vend strehimi për punëtorët dhe mjeshtrit që punuan aty, e më pas, gjatë sundimit Osman, ka shërbyer si pikë doganore dhe në fund si han për udhëtarët, prandaj edhe është quajtur; “Hani i Urës së Vezirit”.

Gojëdhëna na thotë se banorët e zonës për rreth, për ndërtimin e kësaj ure kanë qenë të detyruar të paguajnë një taksë të veçantë, taksën e urës. Shumë afër Urës së Vezirit ka qenë edhe një burim me uji të pijshëm me emrin “Kroi i Hanit”.

Në përfundim të Urës së Vezirit, ndërtuar në nyjën më kryesore dhe më strategjike të kohës ku lidheshin rrugët më të mëdha si rruga Shkodër – Prizren, rruga Shkodër – Gjakovë dhe rruga Fandë – Qafë Kumbull – Shkodër etj., veziri jo vetëm që mbajti një premtim të dhënë për popullin që ia kërkoi, por ai ndërtoi një vepër me rëndësi ekonomike, strategjike dhe ushtarake, me perspektivë për lëvizjen e udhëtarëve, tregtarëve, e karvanëve.

Në kujtimet e veta, Edith Durham (1909) shkruan: “Ura e Vezirit, një urë madhështore me shtatë harqe, të gjitha të ndryshme, por efekti në tërësi ishte i mahnitshëm. Ajo është një vepër e një artisti të madh, sepse nuk mund të parafytyrohet gjë më e harmonizuar, me panoramën për rreth”.

Në vitin 1914, forcat serbe, në rrugëtimin e tyre pushtues drejt Shqipërisë, të ndjekura nga ushtritë austro – hungareze, minuan Urën e Vezirit dhe e shkatërruan atë pjesërisht, duke e bërë të pakalueshme. Në vitin 1968, mbi strukturën e Urës së Vezirit është ndërhyrë duke vendosur një urë druri, për të lidhur me rrugë automobilistike qytetet Krumë, Kukës.

Këtu filloi edhe shkatërrimi i dytë i Urës së Vezirit që u pasua më tej, me shkatërrimin përfundimtar të saj (me tritol) në vitin 1978, si rezultat i ndërtimit të Liqenit dhe hidrocentralit të Fierzës, vendosjes së një linje të lundrimit me anije Kukës – Fierzë e anasjelltas, krijimit të ndërmarrjes së peshkimit dhe lirimit të gjithë zonës ujëmbledhëse të kupës së këtij liqeni nga drurët, shkurret e ndërtime të tjera.

Për pasojë, u shkatërrua një nga veprat më të bukura monumentale të shekullit të XVIII, të cilën për fat të keq nuk do ta kemi më, veçse në fotografi apo në ndonjë kronikë filmike që mundë të ketë mbetur në arkivin e ish- Kinostudios “Shqipëria e Re”.

E them me dhimbje të madhe, se nuk na mbetet gjë tjetër veçse të tregojmë: “Na ishte një here një urë, Ura e Vezirit, në Malzi – Kukës,  konstruksioni inxhinierik më i madh, më i mirë dhe më i realizuar për atë kohë, ndërtuar mbi lumin Drin të Bashkuar që sot s’ekziston më. Kemi humbur përfundimisht një vepër të rrallë të kulturës monumentale shqiptare!…/ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Të gjithë nisën një jetë të re, nga Lindja e Mesme, në Australi, madje dikush në Europë apo SHBA-ës, si bashkëpunëtor i CIA-s, KGB-së apo Stasi-t...”/ Si u fshehën “kasapët” të Luftës së Dytë Botërore?!

Next Post

“Në Tivar u gjetëm në shenjester të pushkëve dhe mitrolozëve të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e...”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45

Artikuj të ngjashëm

“Në Tivar u gjetëm në shenjester të pushkëve dhe mitrolozëve të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45
Dossier

“Në Tivar u gjetëm në shenjester të pushkëve dhe mitrolozëve të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45

July 11, 2026
“Të gjithë nisën një jetë të re, nga Lindja e Mesme, në Australi, madje dikush në Europë apo SHBA-ës, si bashkëpunëtor i CIA-s, KGB-së apo Stasi-t…”/ Si u fshehën “kasapët” të Luftës së Dytë Botërore?!
Dossier

“Të gjithë nisën një jetë të re, nga Lindja e Mesme, në Australi, madje dikush në Europë apo SHBA-ës, si bashkëpunëtor i CIA-s, KGB-së apo Stasi-t…”/ Si u fshehën “kasapët” të Luftës së Dytë Botërore?!

July 10, 2026
“Masakra e Tivarit, u përgatit nga kreu i udhëheqjes jugosllave edhe pse më vonë A. Rankoviçi etj., këtë ngjarje e cilësuan si ‘incident të shkaktuar nga shqiptarët’…”/ Ana e panjohur e gjenocidit serb, më 1 prill ‘45!

“’Varret e çikave’ janë të shenjta, aty s’duhet bërë aheng, por njëherë në një dasëm kur ahengxhinjtë filluan muzikën, nga pemët ranë gjarpërinj e…”/ Historia e pabesueshme ku prehen 5 vajza gjakovare

“Kapiteneria e parë njihet në Portin e Durrësit në vitin 1914, por në fakt në fshatin Obot të rrethit të Shkodrës, në lumin Bunë, kishte një inspektoriat…”/ Historia e panjohur e porteve shqiptare

July 9, 2026
“Bashkangjitur ju dërgojmë një pliko të Bertrand Rasëll, adresuar shokut Enver Hoxha, e cila na u dorzua…”/ Zbulohet korrespodenca e Enver Hoxhës me filozofin majtist anglez, 12 korrik ’66
Dossier

“Bashkangjitur ju dërgojmë një pliko të Bertrand Rasëll, adresuar shokut Enver Hoxha, e cila na u dorzua…”/ Zbulohet korrespodenca e Enver Hoxhës me filozofin majtist anglez, 12 korrik ’66

July 9, 2026
Next Post
“Në Tivar u gjetëm në shenjester të pushkëve dhe mitrolozëve të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e…”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45

“Në Tivar u gjetëm në shenjester të pushkëve dhe mitrolozëve të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe tarracë të shtëpive e...”/ Dëshmia e rrallë e të mbijetuarit të masakrës në 1 prill ‘45

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme