• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, October 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi

Memorie.al
“Ndërsa pala shqiptare dhe ajo italiane nuk po binin dakord në lidhje me çështjen e familjes Popa, më 16 nëntor 1988, arrita të takohesha me Bettino Craxi-n, i cili…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi
“Pas intervistave në mediat e huaja për Enver Hoxhën, S. Lazri kishte thënë: ky njeri e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë, më shumë se sa i gjithë…”/ Dëshmia e rrallë e shkrimtarit dhe gazetarit të njohur!
“Ndërsa pala shqiptare dhe ajo italiane nuk po binin dakord në lidhje me çështjen e familjes Popa, më 16 nëntor 1988, arrita të takohesha me Bettino Craxi-n, i cili…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi
“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi
“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi
“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi
“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi
“Në takimin e Sofo Lazrit me Flaminio Piccoli-t më 1 shkurt ‘89, në një hotel pranë Vatikanit, u ra dakort për largimin e familjes Popa, por dy ditë para nisjes…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi

NGA DASHNOR DERVISHI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Në Romë mbërritëm më 14 shtator 1988. Periudha prej katër vjetësh e qëndrimit në Itali, do të kthehej në sprovën më të vështirë dhe më të rëndësishme të veprimtarisë sime në marrëdhëniet me jashtë. Roma, në vitet që do pasonin, do të kthehej në qendrën kryesore të referimit të të gjithë spektrit shoqëror, ekonomik dhe politik të shqiptarëve, në marrëdhëniet me jashtë. Italia u kthye në “Far Westin” e shqiptarëve. Më shumë se çdo herë tjetër, në atë periudhë u bë reale shprehja se “të gjitha rrugët të shpien në Romë”.

                                                                  Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndërsa pala shqiptare dhe ajo italiane nuk po binin dakord në lidhje me çështjen e familjes Popa, më 16 nëntor 1988, arrita të takohesha me Bettino Craxi-n, i cili…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi

Ati, gjaku dhe kujtesa në një libër për atin

Ndërkohë që njoftova në Ministrinë e Punëve të Jashtme për përmbajtjen e bisedës, të nesërmen, në takimin e mëngjesit me punonjësit e ambasadës, që ne bënim çdo ditë për njëfarë raportimi dhe organizimi të punëve, i vura edhe ata në dijeni në vija të përgjithshme.

Mbas dy ditëve mësoj se në Tiranë kishte mbërritur një njoftim tjetër paralel, ku thuhej se, sipas informacioneve të marra nga burime të brendshme, ka të dhëna se në kuadër të përpjekjeve që po bëheshin për destabilizimin e gjendjes në Shqipëri, Bettino Craxi ka planifikuar të bëjë një vizitë në Shqipëri, për realizimin e këtyre synimeve.

Megjithatë, nga Tirana erdhi miratimi pozitiv për vizitën e Craxit. Por ajo vizitë nuk u bë. Mbas disa ditësh Craxi më dërgoi një bashkëpunëtor të tij në ambasadë, i cili më dha disa argumente për shtyrjen e vizitës për një kohë tjetër.

Nuk e di se çfarë u bë shkak për mosrealizimin e kësaj vizite, por një gjë kuptova, se koha dhe kushtet për zgjidhje nuk kishin ardhur akoma. Nga ana tjetër, mbas kësaj ndodhie, i rrallova mbledhjet e mëngjesit në ambasadë dhe kur mblidheshim, bëja njoftime krejt të përgjithshme dhe pa vlerë.

Ndërkohë, zhvillimet në Shqipëri dhe ngjarjet në vende të ndryshme të Europës Lindore ndiqnin njëra-tjetrën. Në Bukuresht do të ndodhte përmbysja e përgjakur e 25 dhjetorit 1989 e regjimit në Rumani, që u shoqërua me pamjet televizive të ekzekutimit të çiftit Çaushesku.

Në datën 19 dhjetor 1988, në një pritje zyrtare, njihem rastësisht me Flaminio Piccoli. Takimi i parë dhe njohja me Piccolin do të pasohej me shumë të tjera, duke krijuar jo vetëm një simpati reciproke, por edhe një miqësi tepër të ngushtë, si në planin personal, ashtu edhe në atë të bashkëpunimit.

Pikënisje u bë fakti se para Luftës së Dytë Botërore, Piccoli kishte bërë shërbimin ushtarak në Shqipëri, në malin Tomorr të Skraparit dhe kujtonte me simpati shqiptarët.

Flaminio Piccoli ishte një autoritet në opinionin tradicional të Italisë; ai kishte qenë dy herë sekretar i Partisë Demokracia Kristiane, President i partisë dhe president i Internacionales Demokristiane, deputet, senator ministër, euro-parlamentar dhe me lidhje në sferat e larta të Vatikanit; së fundmi ishte kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlament, në Dhomën e Deputetëve.

Mbas disa takimeve dhe pritjeve në ambasadë, Piccoli e mori me pasion angazhimin e tij për çështjen Popaj dhe në përgjithësi dëshirën për nxitjen e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Ai ndërmori shumë takime me autoritete të vendit për t’u informuar me situatën, organizoi disa mbledhje të Komisionit të Jashtëm ku isha edhe unë i ftuar, ku paraqisnim situatën dhe jepnim alternativa…!

Në këto debate kishte pikëpamje të kundërta, mungesë informacioni, por edhe shprehje të qëndrimeve sipas partive që përfaqësoheshin deputetët. Mbasi mori miratimin edhe të shumicës së Komisionit të Jashtëm, Piccoli vendosi që të marrë kontakt direkt me qeverinë shqiptare, për të zhbllokuar gjendjen. Në atë kohë, përfaqësuesi më autoritar në Shqipëri për problemet e politikës së jashtme ishte Sofo Lazri, këshilltar i Presidentit Ramiz Alia.

Më 17 janar 1989, mbasi ramë dakord me Piccolin për të hyrë në bisedime direkt me profesor Lazrin, më 17 janar, mora takim me Enzo Perlot, drejtor i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme për Europën Jugperëndimore, me qëllimin jo vetëm për ta vënë në dijeni, por edhe për sensibilizimin e tij dhe organizimin e disa takimeve të tjera me këtë rast.

Takimi i parë midis Sofo Lazrit dhe Flaminio Piccoli-t u bë më 1 shkurt 1989, gjatë një dreke, në një separe’ të një prej hoteleve më të vjetra të Romës, pranë Vatikanit. Ulja në një tavolinë e dy të moshuarve, si përfaqësuesit më tipikë të dy sistemeve të kundërta, që për më shumë se 50 vjet kishin polemizuar nga dy ekstremet e Adriatikut, kishte përmbajtjen e vet sinjifikative.

Këtë radhë, u vu re se kërkonin respektin e njëri-tjetrit dhe pajtim. Takimi ishte i përzemërt. Me tone të buta dhe me dëshirën e të dyve për të gjetur zgjidhje, arritën me kompromis në formulat e pranueshme, duke përcaktuar edhe modalitetet përfundimtare të procedurave.

Më tej, u caktua data se kur avioni i posaçëm i qeverisë italiane, në përbërje të të cilit do të kishte një përfaqësi nga forca të ndryshme parlamentarësh italianë, do të zbriste në aeroportin e Tiranës; mënyra e pajisjes së anëtarëve të familjes Popaj me pasaporta, sjellja dhe shoqërimi i tyre nga ambasada në aeroport dhe largimi.

Gjatë bisedës u trajtua edhe çështja e rrezikut të precedentit që do të krijohej me këtë rast, e problemeve që do të krijoheshin për të dyja palët. M’u krijua përshtypja se të dy ishin të ndërgjegjshëm për këtë, por e injoruan.

Dy ditë para ditës së fiksuar për nisjen e avionit, një telegram urgjent nga Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë, më njoftonte se operacioni ishte anuluar, pasi në marrëveshjen e bërë midis Lazrit dhe Piccoli-t kishte disa shkelje protokollare, mbasi Lazri nuk ishte homologu i Piccoli-t, me atributet e kryetarit të Komisionit të Jashtëm.

Me një frymë mbërrita te zyra e Piccoli-t në Parlament. Edhe ai ishte informuar për anulimin. Me dy fjalë më tha: “Me sa duket biri im, kjo nuk është punë për ne”. Më vonë, më 16 maj 1990, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Perez de Cuellar, do të zbriste në Tiranë me një avion me flamur të OKB-së, për të marrë anëtarët e familjes Popaj dhe për t’i larguar përfundimisht nga Shqipëria.

U duk sikur mbas pesë vjetësh të një odiseje të dhimbshme për familjen Popaj, historia u mbyll. Por kalvari i vuajtjeve të tyre nuk do të merrte fund me kaq. Në aeroportin e Romës, ku ata u ulën, nuk i priste asnjë njeri, gazetarët u mbajtën larg. Me një mikrobus me xhama të errët, ata i shpunë fillimisht në një spital, ku iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore dhe psikologjike.

Më vonë i shpërndanë nëpër vende të ndryshme pranë të afërmve, duke siguruar një sistemim të përshtatshëm për ta, brenda mundësive dhe kushteve, që praktikohej për azilantët politikë. Më vonë, nuk u dëgjua më për familjen Popaj, por mësuam edhe për fundin tragjik të tyre.

Mbas dy muajsh, historia e tyre do të harrohej përfundimisht në opinion tonë, atë do ta zinte historia e sulmit masiv nëpër ambasada dhe emigrimet spektakolare me tragete në Adriatik, pamjet e të cilave do mbushnin faqet e gazetave dhe ekranet e televizorëve në të gjithë botën. Fati i regjimit të fundit socialist totalitar që kishte mbetur në Europë ishte përcaktuar.

Në analizat që janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen herë pas here në raste përkujtimore mbi proceset demokratike në Shqipëri, zanafilla përqendrohet në kalimet masive të mureve të ambasadave në Tiranë, si gjesti i parë i shpërthimit të dëshirës së shqiptarëve për liri, që do t’u hapte rrugën të gjitha proceseve të mëtejshme, që sollën përfundimisht ardhjen në pushtet të një regjimi demokratik, më 22 mars të vitit 1992.

Shkëndija e parë, ajo për të cilën sakrifikuan gjashtë anëtarët e familjes Popaj, është lënë në harresë. Miqësia dhe bashkëpunimi me Flaminio Piccoli-n vazhdoi e u forcua gjatë gjithë kohës që unë qëndrova në Romë. Ai vazhdoi të jetë aktiv në problemet që kishin të bënin me Shqipërinë. Në një prej mbledhjeve të Komisionit të Jashtëm që ai drejtonte, mbasi unë i kisha shprehur disa vërejtje për MPJ-në, i mori të mirëqena dhe drejtoi kritika tepër të ashpra ndaj MPJ dhe ministrit që ishte në atë kohë, Gianni de Michelis, për veprime apatike e mungesa në ndjekjen e detyrave që ishin lënë.

Flaminio Piccoli do të ishte i ftuari i nderit edhe në drekën e lamtumirës që Ministria e Jashtme shtroi me rastin e largimit tim nga Italia. Fjalët e tij të fundit që më drejtoi ishin: “Ke mbajtur shënime biri im, se unë kam mbajtur…! Në qoftë se një ditë ke ndërmend t’i botosh, të lutem m’i jep edhe mua, që t’i ballafaqojmë”.

Flaminio Piccoli vdiq më 11 prill 2000. Dhe unë nuk pata mundësi për t’i ballafaquar shënimet e mia me ato që ai ka mbajtur. Por një gjë është e sigurt: të gjitha shënimet janë hedhur ashtu siç ka ndodhur, edhe në kujtim dhe respektin që ruaj për të.

Ashtu siç ndihej nga të gjithë, por edhe parashikuar nga kushdo që ndiqte nga afër proceset e ndryshimeve në shoqërinë shqiptare, ngjarja dramatike e familjes Popaj në Ambasadën Italiane, që do të pasohej nga kapërcimi masiv i 5500 qytetarëve të mureve të ambasadave dhe largimi i tyre me gjashtë anije në drejtim të brigjeve të Italisë, do t’i linte vendin historisë së kapërcimit të Adriatikut me tragetet dhe me çfarëdo mjeti lundrues, që gjendej në bregun shqiptar.

Në themel të rrezikut për aventurë, duke hyrë në një ambasadë të huaj apo duke kapërcyer muret e saj, në furinë që rrëmbeu mendjen e njerëzve për arrati nëpërmjet detit, qëndronte frymëzimi për liri dhe ëndrra për një jetë më të mirë, ëndërr që për fat të keq vazhdon edhe sot.

Megjithëse pritej, qeveria italiane u gjend e papërgatitur për të përballuar një fluks aq të madh emigrantësh, nga të gjitha pikëpamjet. Filluan të shfaqen mungesa organizimi në administrimin e kapaciteteve për sistemim.

Entuziazmi dhe propaganda në opinionin italian dhe atë shqiptar për mikpritje dhe jetë më të mirë, filloi të bjerë dhe të zëvendësohet me hedhje dyshimesh, me pakënaqësira e me thirrje për masa më të forta nga qeveria italiane për të bllokuar vazhdimin e këtij procesi. Filloi të qarkullojë mendimi se kjo ishte një ndërmarrje e organizuar nga Tirana, për të shfryrë tullumbacen, që pritej të plaste në Shqipëri. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 11 Tetor 2026

Next Post

“As kryeministri Shehu dhe as mediat shqiptare nuk ofruan shpjegime për largimin e Ballukut, por raportimet nga Tirana sugjeronin, se ishte larguar me motivacionin si...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Ndërsa pala shqiptare dhe ajo italiane nuk po binin dakord në lidhje me çështjen e familjes Popa, më 16 nëntor 1988, arrita të takohesha me Bettino Craxi-n, i cili…”/ Kujtimet e ambasadorit Dashnor Dervishi
Personazh

October 11, 2026
“Burgun e kalasë së Gjirokastrës, ku Ali Pashë Tepelena, mbante armiqtë e tij, komunistët e rikthyen në origjinë dhe në pesë metër katror, të dënuar politikë, minj, gjarpërinj…”/ Dëshmia e ish-të dënuarit politik
Personazh

Ati, gjaku dhe kujtesa në një libër për atin

October 8, 2026
Në shtator 1943, në Berat, gjermanët lëviznin lirshëm nëpër qytet dhe kjo marrëveshje u bë prej Gjin Markut dhe gjermanëve, nëpërmjet Iljaz Sevranit…”/ Letra Mit’hat Frashërit, për britanikët, prill ‘45

October 7, 2026
“Atë dita mbushja 10 vjeç dhe nata e parë që fjetëm në internim, ishte e tmerrshme, pasi fshatarët e kishin përdorur atë vend për banjë dhe kundërmonte vetëm erë…”/ Dëshmia e trishtë e Alma Liços
Personazh

“Kur profesorja e Solfezhit po mësonte të vilte pambuk nëpër arat e Lushnjës, një kooperativiste e dalluar e fshatrave të këtij rrethi, Lenka Çuko…”/ Historia e panjohur e tre kushërirave të Enver Hoxhës

October 6, 2026
In memoriam / Teodor Laço, rrëfimtari e protagonisti i letrave dhe politikës shqiptare
Personazh

In memoriam / Teodor Laço, rrëfimtari e protagonisti i letrave dhe politikës shqiptare

September 27, 2026
“Zemra nuk plaket nga mosha, por nga mungesa e lëvizjes dhe…”/ Refleksione mbi estetikën e ligjërimit të Prof. Dr. Spiro Qirko
Personazh

“Zemra nuk plaket nga mosha, por nga mungesa e lëvizjes dhe…”/ Refleksione mbi estetikën e ligjërimit të Prof. Dr. Spiro Qirko

September 23, 2026
Next Post
“As kryeministri Shehu dhe as mediat shqiptare nuk ofruan shpjegime për largimin e Ballukut, por raportimet nga Tirana sugjeronin, se ishte larguar me motivacionin si…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“As kryeministri Shehu dhe as mediat shqiptare nuk ofruan shpjegime për largimin e Ballukut, por raportimet nga Tirana sugjeronin, se ishte larguar me motivacionin si...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme