• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, September 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ne nuk qemë kurrë në gjendje të kuptonim, se ndonjë bashkëpunim me pushtuesit nga ana e Abaz Kupit, do të kishte…”/ Zbulohet letra e tre misionarëve britanikë për qeverinë e tyre në ’44-ën

Trakti i Staraveckës: Largohem nga Partia Komuniste e fëlliqur. Në Berat vramë e premë për t’ju marrë paratë njerëzve dhe në Perisenkë zumë gratë nga shalët dhe sisët…
“Një grup prej pesë gjermanësh me një mitraloz, disa herë, zmbrapsnin një grup prej qindra partizanësh, me dhjetëra mitraloza të lehtë…”! / Raporti oficerit britanik, për çlirimin e Tiranë, nëntor ‘44
“Si u larguam nga Shkodra në nëntorin e ’44-ës me Abaz Kupin e Mit’hat Frashërin, pasi kishim paguar nga 10 napolona flori për…”/ Kujtimet e ish-ballistit nga Tirana
“Për bandën e Fiqiri Dines, u arrestua ‘Pelikani’ nga Maqellara dhe ai mbahej në burg, e Sigurimi përdori shtrëngimin me kombinacion, duke e thirrur gruan e tij, A.N. …”/ Historiku i Sigurimit për Dibrën
“Ne nuk qemë kurrë në gjendje të kuptonim, se ndonjë bashkëpunim me pushtuesit nga ana e Abaz Kupit, do të kishte…”/ Zbulohet letra e tre misionarëve britanikë për qeverinë e tyre në ’44-ën
“Kapaciteti i tij është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike, ka vetëm dy klasë shkollë e, s’ka zënë libër me dorë…”/ Zbulohet dokumenti Sigurimit për Sulo Gradecin, shoqëruesin e Enverit

Nga ERALD KAPRI

Pjesa e parë

Memorie.al / Midis oficerëve britanikë që luftuan dhe drejtuan operacione lufte në Shqipëri në vitet 1943-1944, tre prej tyre ishin nga më aktivët dhe që qëndruan më gjatë. Billi Meklein, Dejvid Smajli dhe Julian Amery. Fillimisht, dy të parët erdhën më herët në Shqipëri, në prill të 1943, dhe formuan Brigadën e Parë. Më pas ata u rikthyen në pranverë të vitit 1944, për të qëndruar për disa muaj pranë shtabit të Abaz Kupit dhe mijëra forcave të tij. Në përfundim të luftës, të tre oficerët hartuan një memorandum prej mbi 40 faqesh dhe ia paraqitën Ministrisë së Jashtme Britanike, ku raportuan me hollësi për misionet e tyre.

Memorandumi i tyre konsiderohet më i ploti për shkak se ata njihnin terrenin më mirë se kushdo. Ata punuan si pranë komunistëve, ashtu edhe pranë nacionalistëve, duke dhënë detaje mjaft interesante gjatë punës së tyre ushtarake në Shqipëri. Në raportin e tyre të gjatë, ata përshkruajnë me hollësi përplasjen mes nacionalistëve dhe komunistëve gjatë luftës, duke e cilësuar një luftë të mirëfilltë civile.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Prania e tyre pranë shtabit të Abaz Kupit deri në shtator 1944, u kthye në një problem të madh për Enver Hoxhën, i cili këmbëngulte për largimin e tyre, por oficerët britanikë përshkruan përplasjen ushtarake të nisur mes shqiptarëve pas qershorit 1994, kur brigadat komuniste vendosën të kalojnë lumin Shkumbin e të nisen për në veri.

Në numrin e sotëm është pjesa e raportit ku tre oficerët britanikë raportuan për luftën civile, përpjekjen e fundit që bënë nacionalistët të bashkohen kundër komunistëve, si dhe arsyet se pse britanikët nuk i ndihmuan me armë e municione.

Oficeri britanik Billy McLean gjatë qëndrimit në Shqipëri. Vlen të theksohet se pas luftës të 3 oficerët patën karrierë brilante. Billi Meklein do të zgjidhet deputet në Parlamentin Britanik, por do të ndahej shpejt nga jeta, në vitet ’60.

David Smajli do të vijonte karrierën ushtarake, duke u dekoruar shumë herë dhe do të punojë për çështjen shqiptare. Ai stërviti qindra shqiptarë në Maltë në fundin e viteve ’40, të cilët desantonin në Shqipëri kundër regjimit të Enver Hoxhës.

Ai do të kthehej ndër të parët në Shqipëri në vitin 1991 dhe ishte një pro shqiptar dhe antikomunist i vendosur. Vdiq në vitin 2009. Julian Amery do të martohej me vajzën e kryeministrit britanik Makmillan dhe më pas do të zgjidhej deputet e ministër në një nga qeveritë konservatore.

Ai ishte një antikomunist i vendosur, që gjithnjë ngriti shqetësimin se Britania nuk bëri sa duhet me Shqipërinë, duke e lënë në komunizëm. Ai do të rikthehej në Shqipëri në vitet ’90 dhe tepër krenar që Shqipëria u kthye e lirë dhe demokratike. Në vitin 1994, Smajli dhe Amery inauguruan varrezën e ushtarakëve britanikë të rënë në luftë, pranë Kodrave të Liqenit.

PJESË NGA MEMORANDUMI I 3 OFICERËVE BRITANIKË LUFTA CIVILE DHE PROBLEMI I BASHKËPUNIMIT ME OKUPATORIN

Ofensiva e Forcave Nacionalçlirimtare (Fronti Nacional -Çlirimtar) kundër Kupit nisi më 5 korrik dhe qysh nga ai moment, ai qëndroi në Lurë deri në mëngjesin e 7 korrikut për t’u takuar me Smithin. Aty nga mbrëmja e 7 korrikut ai u ribashkua me trungun kryesor të forcave të tij pranë Burrelit.

Në atë kohë, Forcat Nacional-çlirimtare kishin pushtuar tashmë të gjithë luginën e Shupalit, përfshirë shtabin qendror të Kupit dhe gjysmën e Matit, duke e privuar në këtë mënyrë atë nga pjesa më e madhe e territorit që kishte në zotërim dhe burimin e potencës së forcave të tij.

Kjo situatë ishte e rëndë dhe pasi dha udhëzime për mbrojtjen e pjesës perëndimore të Matit, ai nxitoi të çante përmes kalimit të Qafë-Shtamës, për të shkuar te baza e tij në Luzë, me qëllim që të mobilizonte forcat e tij të mbetura atje për mbrojtjen e rajonit të Krujës, që tashmë kërcënohej nga forcat Nacionalçlirimtare pranë Bastarit.

Ofensiva e FNÇ-së kundër Dibrës dhe Matit, që kërcënonte gjithashtu Mirditën, solli në fund themelimin e një aleance mes Kupit, Gjon Markagjonit, Fiqiri Dines dhe regjencës kundër FNÇ-së.

Ishte pikërisht kjo aleancë për të cilën kishin punuar më kot Mustafa Kruja, Mehdi Frashëri dhe bashkëpunëtorë të tjerë të gjermanëve, fill pas kapitullimit të Italisë dhe tani që pozicioni ushtarak i Kupit ishte kritik, ishte koha e duhur për një iniciativë politike nga kolaboracionistët e Tiranës.

Si rezultat, bisedimet ka të ngjarë të jenë zhvilluar në Luzë (11 korrik) mes Kupit, Mustafa Krujës, Mark Gjonmarkajt, djalit të Gjon Markagjonit dhe përfaqësuesve të Fiqiri Dines dhe Mehdi Frashërit.

Asnjë akuzë për bashkëpunim me armikun nuk u ngrit ndaj Kupit gjatë periudhës përpara takimit të Luzës dhe nuk ka dyshim që pas 6 shtatorit ai ishte në konflikt të hapur me gjermanët. Si rrjedhojë është pikërisht periudha ndërmjet 11 korrikut dhe 6 shtatorit për t’iu referuar të gjitha këtyre ndryshimeve.

Është e vërtetë se rreziku i revolucionit social që kanosej nga FNÇ-ja krijoi një komunitet interesash mes Kupit dhe elementëve kolaboracionistë dhe është e mundur që kontaktet që kishin ekzistuar përherë mes tyre, siç kishin ekzistuar në të vërtetë mes kolaboracionistëve dhe FNÇ-së, patën një karakter më pak informativ.

Është gjithashtu e vërtetë se pas takimit të Luzës dhe ka të ngjarë si rezultat i tij, Kupi siguroi 30.000 municione dhe në një rast 20 kamionë për transportimin e civilëve, gjatë të cilit ai nxitoi me forcat e tij përmes Qafë-Shtamës, për t’u lehtësuar disi në rajonin e Matit.

Në gjashtë javët e ardhshme ai ndau racione buke për trupat e tij, duke i siguruar nga bukëpjekësit në Tiranë, për të cilat ka të ngjarë që organizata e tij të ketë paguar. Natyrisht që qeveria ishte përgatitur të inkurajonte fushatën e Kupit kundër Frontit Nacionalçlirimtar, ndërsa gjermanëve mendohet se u mjaftonte fakti që të vinin re se përpjekjet e FNÇ-së drejtoheshin më shumë kundër zogistëve sesa kundër objektivave gjermane.

Ka gjithashtu të ngjarë që Kupi të ishte në dijeni të vendimit të Fiqiri Dines për krijimin e një qeverie me simpatizantë të Zogut apo të Ballit, me synimin që ta përdornin makinerinë shtetërore kundër FNÇ-së, ndërsa Fiqiri Dine pranoi më vonë letrën për të siguruar para kesh dhe armë nga gjermanët.

Dokumente të tilla që ranë në dorë të gjermanëve të lënë përshtypjen se letra e konsideronte Kupin si agjent britanik dhe në përgjithësi qoftë në sferën ushtarake, ashtu edhe në sferën politike, ne nuk qemë kurrë në gjendje të kuptonim se ndonjë bashkëpunim me pushtuesit nga ana e Kupit, do të kishte qenë i palogjikshëm.

Ai e dinte mjaft mirë se pozicioni i tij politik përveç faktit se bazohej në një influencë territoriale lokale, rridhte plotësisht nga zotërimi i tij i mirë i anglishtes dhe fakti se ai përfaqësonte Mbretin Zog, i cili ndodhej në Angli.

Duke bashkëpunuar me gjermanët, disfata e të cilëve ishte në çdo rast e sigurt në atë periudhë, ai do ta kishte humbur menjëherë reputacionin e tij dhe do të kishte qenë asgjë më shumë sesa një prej bashkëpunëtorëve të shumtë të pushtuesit dhe një analfabet në këtë aspekt”./ Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 30 Gusht 2026

Next Post

“Enver Hoxha ka mbështetur gjeneralin Glebov, ndërsa Shehu ministrin sovjetik në Shqipëri, Chuvakin dhe kur situata arriti kulmin, besniku i Hoxhës, Manush Myftiu...”/ Dokumentet e panjohura të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Mirë që na akuzuan për tradhëti që u rrëzua monumenti i shokut Enver, por më erdhi sekretari i parë i Vlorës, Manxhar Binaj e më tha…”! / Fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen sekrete të Byrosë, 6 mars ‘91
Dossier

“Pse lejohet Lenka Çuko të ketë vilë me pishinë, serë, terren sportiv etj., po Qirjako Mihali, që pas dasmës së madhe e dërgoi çiftin në Zvicër…”?! / Zbulohet letra për Ramiz Alinë, 15 shtator 1990

September 16, 2026
“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Më 15 mars 1949, rreth 20 deputetë të mbështetur nga zyrtarë të lartë të Partisë Komuniste, i dorëzuan një memorandum Enver Hoxhës, për lirimin nga burgu të Koçi Xoxes…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!
Dossier

Zbulohet dokumenti për mjekët e dënuar në 1972-in, për foshnjat dhe pacientët që humbën jetën në spitale: nga Dr. Gjylbegu, Apostol Lira dhe Kol Papajani, te Perikli Sheti, Engjëll Kongoli etj., të cilët…!

September 15, 2026
“Kur Mehmet Shehu dhe Bedri Spahiu shkuan në burgun e Burrelit dhe i thanë Mirash Ivanajt; besojmë se do i kesh rishikuar pikëpamjet e tua, ai…”/ Historia e panjohur e ish-ministrit të Arsimit të Monarkisë
Dossier

“Në luftën e tyre për pushtet pas vitit 1948, Enver Hoxha kishte mbështetjen e Jakovës, Kolekës, Nushit, Ngjelës, ndërsa Shehu nga Kapo, Myftiu, Hazbiu dhe…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 16, 2026
“Gjatë vitit 1971, mortaliteti te fëmijët 0-1 vjeç ka qenë shumë i lartë, pasi kanë vdekur 7.027 foshnje!” / Zbulohet dokumenti i vitit ’72 që alarmoi udhëheqjen e PPSH-së
Dossier

“Jo vetëm të mbyllet materniteti dhe të transferohet, por ky personel abuzivisht i gjithi, duhet të kalojë ‘nëpër vrimat e gjilpërës’ dhe…”/ Zbulohet letra e ish-kryeministrit Mehmet Shehu, tetor 1972

September 13, 2026
“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme
Dossier

“Në Shkodër, për të thyer rezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me të dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur burra dhe ato…”/ Dëshmia e ish-kreut të Arkivit të Ministrisë Brendshme

September 13, 2026
Next Post
“Prendush Gjon Gega i Pukës, apo siç njihej ndryshe nga emigracioni shqiptar, ‘Baci”, kur u arratis familjarisht në Jugosllavi, i tha UDB-së…”/ Historia e panjohur e antikomunistit që jetoi 100 vjet

“Enver Hoxha ka mbështetur gjeneralin Glebov, ndërsa Shehu ministrin sovjetik në Shqipëri, Chuvakin dhe kur situata arriti kulmin, besniku i Hoxhës, Manush Myftiu...”/ Dokumentet e panjohura të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme