• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Wednesday, May 21, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Kalendari historik

Kalendari Historik 30 Gusht 2024

Kalendari Historik 01 Gusht 2024

1918 – Fanni Kaplan qëllon dhe plagos seriozisht liderin bolshevik Vladimir Lenin, i cili së bashku me vrasjen e zyrtarit të lartë bolshevik Moisei Uritsky ditë më parë, nxit dekretin për Terrorin e Kuq. Kaplan, do të dënohej me vdekje, dhe do të ekzekutohej me pushkatim, vetëm një javë më pas. Fushata e terrorit të kuq do të aplikohej nga Cheka.

 

1928 – Vdes në moshën 64 vjeçare, Wilhelm Wien. Wien, ishte një fizikan gjerman i cili, në 1893, përdori teori rreth nxehtësisë dhe elektromagnetizmit për të nxjerrë ligjin e zhvendosjes së Wien, i cili llogarit emetimin e një trupi të zi në çdo temperaturë nga emetimi në çdo temperaturë referimi. Ai mori Çmimin Nobel në 1911.

 

Gjithashtu mund të lexoni

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

 

1945 – Këshilli i Kontrollit Aleat, që qeveris Gjermaninë pas Luftës së Dytë Botërore, fillon të ekzistojë. Anëtarët ishin BRSS, Mbretëria e Bashkuar, SHBA dhe Franca. Organizata ishte me qendër në Berlin-Schöneberg. Ky këshill, ishte i vetmi autoritet ligjor sovran për Gjermaninë në tërësi, duke zëvendësuar qeverinë civile të Gjermanisë Naziste.

 

1963 – Linja telefonike Moskë-Uashington midis liderëve të SHBA dhe Bashkimit Sovjetik hyn në veprim. Megjithëse në kulturën popullore njihet si “telefoni i kuq”, linja telefonike nuk ishte kurrë një linjë e tillë, dhe nuk u përdor asnjë telefon i kuq. Zbatimi i parë përdori pajisjet e Teletype, dhe u zhvendos në makinat e faksit në 1986.

 

 

1974 – Një tren i shpejtë Beograd – Dortmund del nga shinat në stacionin kryesor të trenit në Zagreb duke vrarë 153 pasagjerë. Ky, ishte aksidenti më i keq hekurudhor në historinë e vendit deri në atë datë dhe mbetet një nga më të këqijtë në historinë e Evropës. Disa nga të vdekurit, nuk u identifikuan.

 

 

1984 – Anija Hapësinore Discovery, fillon udhëtimin e saj të parë. Discovery u bë orbita e tretë operacionale që hyri në shërbim, paraprirë nga Columbia dhe Challenger. Në mbi 27 vjet shërbim ajo nisi dhe u ul plot 40 herë, duke mbledhur më shumë material dhe duke kryer fluturime hapësinore se çdo anije tjetër kozmike deri më sot.

 

 

1989 – Lind në New York, Bebe Rexha. Rexha, është një këngëtare dhe kompozitore amerikane, me origjinë shqiptare. Ajo është bërë e njohur me pjesëmarrjen e saj në këngët hit të “Take Me Home” nga Cash Cash dhe “Hey Mama” nga David Guetta, gjithashtu ajo është vokalistja kryesore e grupit amerikan Black Cards i krijuar nga Pete Wentz.

 

1995 – NATO fillon Operacionin Deliberate Forces kundër forcave Serbe të Bosnjës. Operacioni u krye, duke përfshirë 400 aeroplanë dhe 5.000 personel nga 15 kombe. E komanduar nga Admirali Leighton W. Smith Jr, fushata goditi 338 caqe serbe boshnjake, shumë prej të cilave u shkatërruan. Në përgjithësi, 1026 bomba u hodhën gjatë operacionit.

 

2005 – Ndërron jetë, Jakup Mato, arsimtar, akademik, kritik dhe estet shqiptar. Prof. Dr. Jakup Mato ka kryer detyra që lidheshin me artet. Midis të tjerave ka qenë drejtor i Institutit të Lartë të Arteve (sot: Akademia e Arteve). Nga 1991 deri 1993 dhe nga 1997 deri 1998 drejtor i Qendrës për Studimin e Arteve të Akademisë së Shkencave. Për shumë vite ka dhënë leksionet e Estetikës në Universitetin e Tiranës dhe në Institutin e Lartë të Arteve. Anëtar i bordit të Enciklopedisë së Artit Shqiptar. Sekretar shkencor i redaksisë së artit dhe kulturës të Fjalorit enciklopedik shqiptar. Që në vitet gjashtëdhjetë ka botuar një numër të madh artikujsh shkencorë e kritikë dhe ka mbajtur dhe botuar një sërë kumtesash për arsimin, letërsinë dhe artet.

2014 – Ndërron jete, Shaban Demiraj, gjuhëtar, albanolog dhe akademik i njohur shqiptar. Ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë gjatë viteve 1993 – 1997. Në vitin 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik dhe më pas në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, ku shërbeu deri më 1990, kur doli në pension. Kështu, ai punon si mësues, profesor e shkencëtar mbi 60 vite, çka përbën në vete vete rekord të këndshëm. Është njëri prej pedagogëve që ka mbajtur kurse leksionesh për një numër të qenësishëm lëndësh albanistike dhe albanologjike, si për morfologjinë e gjuhës së sotme shqipe, për gramatikën historike të gjuhës shqipe, për historinë e gjuhës së shkruar shqipe (shekujt XVII-XIX), si edhe një kurs special për gjuhësinë ballkanike.  U zgjodh anëtar i komisionit organizues dhe delegat i Kongresit të Drejtshkrimit (1972), iu dhanë titujt e lartë Profesor (1972), Mësues i Popullit (1977), Profesor i merituar 1990, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (1989), kryetar i saj (1993-1997), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (1996), anëtar i Akademisë Qendrore Europiane të Shkencave dhe të Arteve (1997), anëtar nderi i Akademisë Diplomatike të Londrës (2000), nënkryetar i A.I.E.S.E.E. (Shoqata Ndërkombëtare e Studimeve të Europës Jug-lindore (1994-1998). Laureat i dy Çmimeve të Republikës, të klasit të dytë (1979) dhe të klasit të parë (1989). Është dekoruar me Urdhrin Mjeshtër i Madh i Punës (2000). Është Qytetar Nderi i Vlorës (2001).

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ditën e lirimit në rrugët e Mirditës, gra e fëmijë të vegjël, na shihnin me urrejtje dhe bërtisnin; ‘armiqtë’, kurse sa kaluam Milotin e Laçin, njerëzit...”/Dëshmitë e rralla të shqiptaro-maqedonasit nga Korça

Next Post

“Kur mjeku komunist i ‘Bllokut’, që ishte në spitalin Onkologjik të Tiranës, s’pranoi të operonte, Musineja u kthye në Rrëshen dhe në ditarin e saj, shkroi....”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit politik, nga SHBA-ja

Artikuj të ngjashëm

“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 28 Dhjetor 2024

December 27, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 25 Dhjetor 2024

December 24, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 23 Dhjetor 2024

December 22, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 22 Dhjetor 2024

December 21, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 21 Dhjetor 2024

December 20, 2024
“Arshi Pipa, s’kishte dëshirë të fliste për njerëzit që i kishin bërë keq në Shqipëri, por më tha vetëm për profesorin, që kishte marrë pjesë në dënimin e tij, Koço…”/ Dëshmia e rrallë e studiuesit francez
Kalendari historik

Kalendari Historik 20 Dhjetor 2024

December 19, 2024
Next Post
“Ildishane Kalo na tha se; kryetari i Këshillit urdhëroi të mbyllej dera e së vdekurës me çelës, deri sa të vinin ata të Degës, të cilët i morën Musinesë, rreth…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik

“Kur mjeku komunist i ‘Bllokut’, që ishte në spitalin Onkologjik të Tiranës, s’pranoi të operonte, Musineja u kthye në Rrëshen dhe në ditarin e saj, shkroi....”/ Dëshmitë e rralla të ish-të burgosurit politik, nga SHBA-ja

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!