• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, May 28, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Në Danimarkë pushtuesi gjerman, si edhe në Shqipëri ai italian, strukturën shtetërore e lanë të pacenuar, pra të dy vendet patën parlamentet dhe qeveritë…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

Figura e Mustafa Krujës dhe vetëdija e  përgjumur e një kombi të lashtë
“Mërgim Korçës iu akordua titulli i lartë; ‘Punonjës i Shquar i Shkencës dhe i Teknikës’, me urdhër të vetë Enver Hoxhës, i cili në këtë rast…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës
Dëshmia e rrallë: “Kur vetë gjermanët shpëtonin hebrenjtë në Shqipni në vjetin 1944, duke i…”/ Historia e panjohtun e djaloshit shkodran, Ludovik Deda, ish-ushtarak i tyne
“Qëllimi kombëtar na detyron të dëbojmë shqiptarët, për t’u zbrazur fshatrat e tyre, pasi nuk ia vlen të merremi me 5-6 mijë paloshqiptarë…”/ Ana e panjohur e trajtimit të popullsisë çame në Greqi
“Pasi e dënuan me vdekje, unë së bashku me hallën, time, motrën e Lefit, Polikseni Dodbiba, shkuam e takuam në burg dhe ai na tha…”/ Dëshmia e rrallë e mbesës së Lef Nosit

Nga Mërgim KORÇA

Pjesa e parë

Memorie.al / Shtysa që na bën t’a kundrojmë periudhën historike përfshirë mes viteve 1939 – 1945 me një pamje të gjerë, të themeltë, përgjithësuese edhe tërësisht shkencore, kërkon që të ndriçohen e pastaj edhe të mbështetemi edhe në fakte historike jo vetëm lënë në harresë por edhe shtrembëruar qëllimisht nga historianët e periudhës së diktaturës. Prandaj detyrohemi t’a fillojmë analizën duke përcaktuar fillimisht kriteret bazë të mirëfillta shkencore lidhur me përdorim caqesh gjuhësore pa u a shfytyruar kuptimin atyre, pa le në vazhdim edhe të lejojnë interpretime të gabuara, (prirur nga shtysa karakteri ideologjie politike), të cilat nga ana e tyre në vazhdim çojnë pashmangshëm në përfundime krejtësisht të gabuara. 

Po radhisim disa shembuj përcaktimi të cakut gjuhësor KOLABORACION:

Gjithashtu mund të lexoni

“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Femrat gjakovare u shquan edhe si artiste e këngëtare dhe në teatrin amator të kohës, kanë luajtur; I. Zherrka, V. Binishi, D. Bakija, A. Kryeziu, J. Rudi, etj,…”/ Historia e panjohur e Gjakovës

KOLABORACION – Në parim, bashkëpunim, pra kooperim, lidhur me arritjen e një kontributi përgjatë një veprimtarie kolektive.

KOLABORACION – I kundruar nga këndvështrimi përgjithësues filozofik, përcakton se si ndaj kolaboracionizmit janë të prirë  kryesisht të pafuqishmit, (në çdo fushë, qoftë ekonomike, politike, ushtarake, etj.), nga që kërkojnë mbështetje dhe ndihmë.

KOLABORACION  NË INTERES TË ATDHEUT – Kur bashkëpunimi kryhet me pikësynim mbrojtje interesash kombëtare, pa i përfillur ato personalet, bile përgjithësisht jo vetëm duke i nëpërkëmbur ato por duke vënë në lojë edhe të kaluarën skajshëm pozitive të vetë personit.

KOLABORACION TRADHËTAR – Kur bashkëpunohet me një shtet të huaj për hir interesash, thjeshtë vetjake ose grupi, prirur për t’a mbështetur të huajt këtë regjim të pamerituar dhe udhëheqësit e këtij regjimi i shquan ndjenja e vetqendërzimit të pashembullt, (egoizëm i kësaj natyre), i cili shtyhet deri në kufij skajorë duke shkelur qoftë edhe mbi kufomat e mbështetësve besnikë të dikurshëm!

OPORTUNIZËM  POLITIK – Në vijim, sa i takon kolaboracionizmit politik, (qoftë ai në interes ose jo të atdheut), pikërisht të paaftët për t’a nxjerrë “qimen nga qulli”, duke i u referuar kolaboracionit, post facta, (mbasi ngjarjet të jenë zhvilluar),  duan t’i a japin të drejtën vetes, duke pasë qëndruar krejtësisht INDIFERENTË  dhe  oportunistë përgjatë zhvillimit të ngjarjeve, të japin gjykime me gishtin  e madh lart ose poshtë, (thumb up ose thumb down si mbas dy herë fituesit të çmimit Nobel, profesor Linius Pauling – ndonëse i konsideruar si pro-sovjetik, e pra aspak në mbështetje të kësaj analize – shënim M.K.)!

Nisur nga këto konsiderata, hyjmë në temë duke filluar, me pak histori, që të përshëndriten e doemos edhe të sqarohen, disa çaste të rëndësishëm ku gjykimi në vazhdim të shikohet se si udhëhiqet nga logjik’ e shëndosh’ edhe e themeltë. Është në nderin tonë që né, shqiptarët si komb, kemi trashëguar një emër të vlerësuar shumë lart përgjatë rrjedhave të historisë. Kjo është një e vërtet’ e pamohueshme. Mirëpo numri aq i madh i qindravjeçarve përgjatë të cilëve rrebeshet si edhe tufanet politiko – shoqërorë u munduan t’a zhbinin nga faqja e dheut kombin tonë, ndonëse nuk i a arritën atij qëllimi, e vunë para provash tejet të vështira për t’u përballuar.

Vetë pozicioni ynë gjeografik, i kushtëzuar në mënyrë të pazgjidhshëm në vazhdim nga zhvillimet politike si pasoj’e dyndjeve përgjatë shekullit të VII-të nëpër Europën lindore të popujve sllavë, si pasoj’e një trysnie të egër të tyre për mbijetesë, krijuan rrethana si edhe situata që veç një banor i atyre viseve, i vdekur asokohe dhe i rilindur sot, në shekullin e XXI – të mund të na i skjarojë. Vetëm ai, duke e gërmuar e zhbiruar sadopak sipërfaqen tashmë të ngrir’e të ngurtësuar të asaj llave dyndjesh nomade që tashmë  konsiderohet e autoktonizuar, do të mundej të na hidhte dritë të saktë rreth të vërtetave të zhvillimeve historike.

Mirëpo edhe po të arrihej hipotetikisht të hidhej dritë mbi ato sekuenca historike tashmë të fosilizuara, asnjë përfitim konkret nuk do të na vinte. Kjo sepse përgjatë zhvillimeve shumë më të afërt në kohë, konkretisht që nga mesi i shekullit të XIX – të e këtej, drejtuesit e popullit tonë janë ballafaquar me nevojën të merrnin vendime si edhe të mbanin qëndrime, në rrethana të caktuara në interes të kombit tonë, të cilët historianët bashkëkohës të periudhës së diktaturës komuniste, i kanë dënuar nga pozita krejtësisht jo – shkencore dhe kryekëput konformiste partiake.

Fatkeqësia pastaj që ajo diktaturë e egër dhe gjakësore e pati jetën e saj thuajse gjysmëshekullore, bëri të mundur që shpifjet, gënjeshtrat si edhe shtrembërimet e atyre historianëve konformistë ndaj pohimeve dhe fantazive të diktatorit paranojak komunist, u rrënjosën duke zënë vend në tekstet mësimore edhe të sot e kësaj dite! E pikërisht rreth ndonjërës prej këtyre konsideratave të prekshme dhe tejet të pranishme edhe në ditët tona, dua të përqendrohem përgjatë kësaj analize edhe të hedh dritë rreth dëmeve që kanë shkaktuar dhe vazhdojnë të shkaktojnë ato vetë.

Do t’a filloj, vetëm sa për t’a cekur, duke kujtuar një temë q’e kam trajtuar relativisht gjerë në Simpoziumin e V – të të zhvilluar në Orosh të Mirditës nga E DJATHTA SHQIPTARE NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE, përqendruar në kreun e XXII – të të Kanunit të Maleve me titullin; VRASA. Me këtë rast dua të shtroj para lexuesit një pohim të studiuesit japonez Profesorit Kazuhiko Yamamoto i cili, duke qenë specialist i fushës kanunore botërore, pohon se Kanuni i Maleve është, si mbas tij, më i lashti kod ligjor! E përsëris më i lashti kod ligjor! Kurse, për nga rigoroziteti i trajtimit ligjor, e quan pararendësi i Kodit të Justinianit që vuri themelet e së Drejtës Romake!

Pse e fillova me këtë hedhje drite rreth Kanunit të Maleve tona? Sepse përgjatë 47 viteve të diktaturës komuniste jo vetëm juristët si edhe historianët tanë, por edhe letrarët tanë nga më të shquarit e Realizmit Socialist, Kanunin tonë të Maleve e përbaltën, e zvetënuan, e përdhosën dhe e dogjën mbi turrën e druve! Natyrshëm lind pyetja, pse u veprua kështu? Për t’u konfirmuar me egoizmin e diktatorit dhe të partisë së tij që donin të ngulitej mendimi se çdo e mir’ e Shqipërisë u themelua mbas marrjes se pusht-shtetit nga komunistët! E ky qëndrim fillimisht ndaj Kanunit të Maleve, që s’është gjë tjetër veçse një xhevahir si edhe me plot kuptimin e fjalës, NDERI I KOMBIT TONË. 

Po, ndér të cilin aman sa do të ëndërronin t’a kishin kombet kufitare me ne, historianët si edhe letrarët e Realizmit Socialist, e katandisën në atë nivel që kur sot vriten dy a tre qofshin trafikantë droge apo keqbërës të tjerë me njëri tjetrin, gazetat shkruajnë fare pa përgjegjësi duke ndjekur mendësinë e instaluar me dhunë nga P.K.Sh.-ja, me gërma kapitale: VEPROI EDHE NJËHERË KANUNI! Kurse përgjigja ndaj kësaj mos njohjeje të skajshme të së vërtetës historike, si rrjedhim edhe të vetë Kanunit të Maleve, është: Duhet t’a mësojnë ata që nuk e dinë e gjithashtu edhe t’a pranojnë historianët shtrembërues të të vërtetave historike se, herët a vonë faktet historike si edhe të vërtetat e shtrembëruara apo të mohuara, DALIN NË SHESH!

Kanuni i Maleve ka qenë veprues kur nuk ekzistonte shteti ligjor. Kurse sot ai është vetëm një relike  muzeale por e cila relike e vyer  dëshmon se si kombi i ynë, pikërisht në mungesë të shtetit ligjor, administrohej nga rregulla e ligje të së drejtës civile si edhe asaj penale që kombeve të tjerë ose u mungonin fare ose ishin akoma kode në shpërgënj krahasuar me tonin!

 Vazhdojmë me një çështje tjetër skajshëm të mprehtë, problemi habré në Shqipëri dhe mënjanimi i gjenocidit ndaj tyre. Sa për ilustrim, në Izrael kanë institucionalizuar një titull  nderi të lartë të emërtuar TË DREJTË NDËRMJET KOMBEVE! Ky titull nderi u është dhënë jo – hebrenjve që kanë fshehur dhe shpëtuar hebrenj të persekutuar nga gjermanët përgjatë Luftës së II–të Botërore edhe emri i tyre ësht’i shkruar në murin e Yad Vashemit, shoqëruar ky nderim edhe me një medalje të personalizuar.

Lejomëni tashti të bëjmë fluturimthi një analizë krahasuese. Në Shqipëri nga ana e shtetit Izraelit janë shpërndarë 69 tituj të tillë nderi. Në qoftë se këtë shifër, në raport me popullatën, do t’a konsiderojmë 100,00 njësi për Shqipërinë, po ju radhisim me radhë shtetet e tjerë me gjithë shifrat relative të tyret krahasuar me Shqipërinë:

1 – Shqipëria……………………………100.00

2 – Danimarka ………………………….16.63

3 – Maqedonia ……………………………9.80

4  – Sllovenia  …………………………..    6.53

5 –  Rumania   ……………………………..6.52

6 – Bullgaria    …………………………….5.90

7 – Mali i Zi      …………………………….3.53

Shumatorja e treguesve, të konvertuar të gjashtë shteteve së bashku, arrin vlerën totale 48.91 % krahasuar me Shqipërinë! Duke e mënjanuar për një çast  për saktësi llogaritjeje Danimarkën nga kjo listë, faktori Shqipëri në shpëtimin e jetëve të hebrenjve strehuar në territorin e saj merr një pamje akoma më shprehëse në favorin e Shqipërisë ku kjo e fundit ka treguesin 100 % ndërsa pesë shtetet e tjera Ballkanike së bashku arrijnë vetëm kuotën e 32.28 %!

Duke e larguar tashti nga rrethi i abstragimit Danimarkën e duke e shikuar pasqyrën krahasuese edhe një herë të plotë, bije në sy se si Shqipëria në krye, e pasuar nga Danimarka, kanë njësit’e shpëtimit të hebrenjve shumë më të larta nga popujt e tjerë. Natyrshëm çdo vëzhguesi, sadopak i vëmendshëm qoftë, i bije në sy se si në gadishullin Ballkanik jo vetëm që Shqipëria shquhet katërcipërisht dukshëm ndaj popujve të tjerë  në drejtimi shpëtimit të hebrenjve, por edhe danezët si popull shquhen shumë mbi mesataren ballkanase në këtë drejtim! Natyrisht dy janë pyetjet që kërkojnë përgjigje:

1 – Ҫ’patën të përbashkët në qëndrimet e tyre Danimarka me Shqipërinë? 

Në Danimarkë pushtuesi gjerman, si edhe në Shqipëri ai italian, strukturën shtetërore e lanë të pacenuar, me pak fjalë të dy vendet patën parlamentet dhe qeveritë e tyre. Nga ana tjetër, në mes Danimarkës si edhe Gjermanisë u nënshkrua një memorandum sipas të cilit njihej qeveria daneze me kompetenca të plota dhe gjermanët pranonin të mos ndërhynin në punët e brendshme të vendit. Të mos harrojmë se i njëjtë qé edhe pozicionimi i qeverisë Gjermanisë ndaj vendit tonë, fillë mbas kapitullimit të Italisë, me të gjitha rrjedhojat e saja objektive relativisht pozitive për vetë Shqipërinë.

2 – Si ka mundësi që Danimarka mezi arrin  16.68%, e krahasuar me Shqipërinë, sa i takon nivelit të shpëtimit të hebrenjve përgjatë pushtimit gjerman?

Kjo pyetja e dytë, kërkon shpjegime të gjata  e të dokumentuara historikisht në mënyrë të themeltë. Në kuadrin e kësaj analize do të përgjigjemi doemosdo brenda caqeve të rilla që, së paku  të painformuarit si edhe t’ushqyerit nga propaganda komuniste, por në esencë njerëz të ndershëm, t’i mësojnë të vërtetat e në vazhdim po deshën të qëmtojnë, të thellohen e të pajisen në këtë drejtim me fakte si edhe të vërteta historike të tjera, pastaj në vazhdim të gjykojnë vetë, pa asnjë ndikim të jashtëm.

Danimarka ishte nën trysnin’ e pranisë ushtrisë gjermane në territorin e saj në një kohë që në Shqipëri nuk kishte këmbë ushtari gjerman deri më 8 shtator 1943, ditë kur kapitulloi Italia. Si u zhvilluan ngjarjet lidhur me hebrenjtë? Qeveria daneze i mbrojti dhe u a maskoi identitetet hebrenjve por hebrenjve danezë! Kurse hebrenjtë’ e dyndur në Danimarkë, nga Gjermania, Norvegjia, Suedia si edhe shtete të tjerë, të ndodhur pa mbrojtjen e qeverisë daneze, në shumicën e tyre dërmuese u zbuluan sipas listave emërore dhe përfunduan kampeve të shfarosjes. Ndërsa në Shqipëri ndodhi krejt ndryshe. Lidhur me këtë fakt do të sjell një dëshmi timen personale .

E mbaj mënd mirë sikur të ishte dje. Im atë sapo ishte kthyer nga një inspektim i shkollave në Kosovë. Sapo erdhi i telefonoi mikut të familjes dhe kryeministrit të Shqipërisë Mustafa Merlika Krujës duke e informuar se sapo qe kthyer nga Kosova. Nuk u mbush një orë dhe veç kur bije zilja dhe në derë u shfaq kryeministri i cili, porsa hyri, i tha tim eti ç’dinte t’i thosh për hebrenjtë në Kosovë si edhe rrezikimin e depërtimit të tyre nga ana e gjermanëve. Dua të saktësoj se duhet të ketë qenë para mbarimit të vitit shkollor dhe nga veshja e tim’Eti si edhe e Mustafa Krujës, muaji prill ose maksimumi maj i vitit 1942).

Nga që im’atë nuk kish ndonjë informacion shkalle të gjerë veç rastit të një profesori hebre, mik i albanologut Norbert Jockl-it, atëbotë Mustafa Kruja i shpjegoi shkurtimisht se si një ditë më parë, i kishte kërkuar audiencë Konsulli i Përgjithshëm i Gjermanisë, i cili i kishte paraqitur një listë prej mbi 320 familjesh hebrenj, banuese në Kosovë, me të gjitha adresat e tyre të banimit, duke i kërkuar kryeministrit sqarime rreth tyre. Mustafa Kruja e kishte marrë listën dhe i kishte thënë se do të merrte masa të menjëhershme t’a sqaronte këtë informacion. Në fakt në Kosovë nuk kishte asokohe këmbë ushtari gjerman dhe kjo rrethanë ia lehtësonte punën kryeministrit, për t’i shpëtuar ata hebrenj nga masakra eventuale e mundshme.

I telefonoi pa vonesë ministrit të Punëve të Brendshme Dr. Mark Gjomarkajt, duke e porositur t’a lajmëronte menjëherë edhe Engjëll Ҫobën, aso kohe sekretar i përgjithshëm i Kryeministrisë, e të vinin menjëherë në zyrën e Kryeministrit, për ku u nis edhe vetë ai me gjithë t’im atë. Mbas disa ditëve mësova se Engjëll Ҫoba, në krye të një grupi prefektësh ei edhe zv/prefektësh, ishte drejtuar për në Kosovë i ndjekur nga shumë autobusë të kompanisë S.A.T.A. dhe atje, në bazë të listave emërore me gjithë adresat e sakta, i kishin pajisur hebrenjtë me pasaporta shqiptare, ku të quajturin David e kishin emërtuar në dokument Daut, kurse Moisiun me emrin Mahmut e, kështu me radhë, duke i hipur në autobusë dhe duke i nisur urgjent për në Shqipëri.

Ndërkohë Konsulli i Përgjithshëm i Gjermanisë ishte njoftuar se informatat e tija kishin qenë të pasakta e si duket të pa përditësuara nga informatorët e tij. Përgjatë këtij konteksti e kam të drejtën të ngul këmbë, që studiuesit e historisë t’i a gjejnë fillin urdhrit të Kryeministrit Mustafa Kruja lidhur me veprime pro hebréje, sepse në arkiva do të ketë, pa as më të voglën mëdyshje, edhe urdhra në vazhdim lidhur me problemin në fjalë. Pse e kam këtë bindje?

Sepse lidhur me atë ngjarje, ish- Mëkëmbësi i Mbretit në Shqipëri, zoti Francesco Jacomoni, në faqet 288 – 289 të librit të tij: ‘La politica dell’Italia in Albania’, (Politika e Italisë në Shqipëri) me botues Cappelli editore botuar më 31 maj 1965, pohon tekstualisht: “Një demonstrim nga ana e Mustafa Krujës i asaj që ishte “burrnia” e tij, d.m.th. aftësia për t’i përballuar situatat me guxim si edhe  zemërgjerësi, e pata pak kohë  mbasi ai kishte marrë përsipër Kryesinë e Këshillit  Ministror. Ishte paraqitur tek ai Konsulli i Përgjithshëm i Gjermanisë dhe i kishte paraqitur një notë verbale me të cilën qeveria naziste kërkonte  dorëzimin e mbi treqind familjeve hebréje që, refugjatë nga Jugosllavia, kishin gjetur strehim në Shqipëri…!

Në fakt nuk kishte asnjë këmbë ushtari gjerman  që të mund t’i identifikonin…ramë në ujdi (… Ata do të pajiseshin me pasaporta shqiptare me emër fallso…)! Roma nuk u njoftua zyrtarisht  lidhur me këto zhvillime, por privatisht u informua drejtori i përgjithshëm i çështjeve rezervate, ministri fuqiplotë Vidau. Ai ishte njeri me zemër të gjerë dhe në sajë të tij mundësuam nëpërmjet përfaqësive tona jashtë shtetit, t’i pajisnim hebrenjtë gjermanë , bohemë, polakë, hungarezë dhe rumunë me pasaporta shqiptare. Atyre u krijohej mundësia t’u shmangeshin persekutimeve raciale duke i u drejtuar Shqipërisë.”

Me kapitullimin e Italisë edhe Shqipëria u shkel nga këmba e ushtrisë gjermane. Si formë kushtetuese drejtimi, vendin tonë e drejtonte Këshilli i Lartë i Regjencës, i përbërë nga katër Këshilltarë, (në ndryshim nga Danimarka, ku në krye të shtetit ishte Mbreti), e pastaj si aparat ekzekutiv qeverit’e ndërsjella. Në vazhdim, edhe Këshilli i Lartë i Regjencës i qëndroi vendosmërisht pozicionimit të Qeverisë Mustafa Kruja ndaj hebrenjve dhe kësisoj deri ditën që nga territori shqiptar u largua edhe këmba e ushtarit të fundit gjerman. Hebrenjtë e strehuar në Shqipëri nuk i ngacmoi askush, duke shpëtuar të gjithë!

Edhe me kaq sa u paraqit këtu, besoj se asnjë njeri i drejtpeshuar dhe i ndershëm  nuk e ve më në dyshim faktin se qé qëndrimi tejet njerëzor, i prerë dhe i guximshëm i qeverisë së kryesuar nga Mustafa Kruja, i ndjekur pastaj edhe nga qeveritë pasuesese, përgjatë periudhës Regjencës, që ditën të manovrojnë mes dallgëve  të atyre rrethanave të caktuara historike dhe arritën të krijonin kushtet që mbas lufte të konsolidohej thënia: Vetëm në Shqipëri hebrenjtë e strehuar  atje, dolën nga Lufta e II- të Botërore, në numër më të madh nga ç’hynë! Nuk e lemë dot pa e përmendur edhe një qëndrim kuptimplotë të  pjesëtarit të Këshillit të Lartë të Regjencës (përgjatë kohës së gjermanëve), bashkë – nënshkruesit të Dokumentit të Mëvetësisë si edhe atdhetarit të shquar Lef Nosit.

Ndonëse ai mbulonte atë post aq të lartë, e mori në shtëpinë e tij në Elbasan, e strehoi dhe e mbajti atje duke i a shpëtuar jetën hebreut Prof. Mark Menahemit, i cili në Maqedoni (tek e transportonin me tren drejt kampeve të vdekjes naziste, ishte hedhur nga treni dhe kishte hyrë në Shqipëri)! Kushdo mund t’a gjurmojë këtë fakt sepse Prof. Mark Menahemi e ka bërë publike këtë ngjarje mbas vitit 1991. E sa për informacion, duke pas qenë Lef Nosi atdhetar i shquar si edhe intelektual i mirëfilltë, nuk kish se ku të përfundonte tjetër veçse para skuadrës pushkatimit, bashkë me anëtarin tjetër të regjencës, Patër Anton Harapin, si edhe ish-kryeministrin Maliq Bushatin!

Dhe unë marr lejen të shtroj një pyetje thjeshtë retorike: A mund të shpëtoheshin hebrenjtë në Shqipëri aq në mënyrë masive, mos të kishte populli mbështetjen e e qeverive respektive, fillo nga ajo e kryesuar nga Mustafa Merlika Kruja e, pastaj edhe në vazhdim nga të gjitha qeverit’e tjera nën juridiksionin e Regjencës? Është fillimisht pozicionimi njerëzor e pastaj edhe i guximshëm i të gjith’atyre qeverive, që e kushtëzuan radhitjen e popullit Shqiptar, aq të nderuar mes emrave të murit Yad Vashemit!

Deri këtu u identifikuan dy nga shtrembërimet madhore që historianët e indoktrinuar si edhe letrarët konformistë u kanë bërë të vërtetave historike: Përbaltja si edhe shpifjet ndaj Kanunit të Maleve që, nga ana e tyre në rastin më dashamirës, është konsideruar vetëm turpi i kombit tonë, si dhe nga ana tjetër problemi i shpëtimit të hebrenjve, fakt i cili nuk mohohet dot sepse bashkëkohor, por faktori vendimtar i asaj shmangie gjenocidi nazist ndaj hebrenjve ishin padyshim qeverit’ e asaj periudhe të kohës së Luftës së II – të Botërore, veprimi i të cilave jo që u la në harresë por vazhduan dhe u përbaltën si “qeveri kolaboracioniste”, derisa e drejta vezulluese e atyre fakteve historike  u mbulua nga shpifjet e përsëritura deri edhe sot e kësaj dite!

Mirëpo faktet janë kokëforta dhe e drejta vërtet vonon por vjen një kohë dhe del në shesh! Një ditë krejt papritur, bile kur Kosova akoma nuk e kishte shpallur dot énde pavarësim’ e saj, merret një vendim, (i cili për kohën që u muar, nga që faktet kanë qenë fshehur në Shqipërinë mëmë për dhjetëvjeçarë me radhë, dukej në syt’e shqiptarëve shumë komprometues për Kosovën dhe kosovarët), ku njëra prej rrugëve kryesore të Prishtinës, e pikërisht ajo para ndërtesës Parlamentit, u pagëzua me emrin e nderuar nga kosovarët dhe u quajt “Rruga Munstafa Kruja”! Po kështu janë emërtuar me të njëjtin emër rrugë edhe në Pejë e Gjakovë).

Pra Kosova, me përgjegjësi edhe guxim, mbështetur në fakte publikisht të njohur por të mbajtur fshehur, të shfytyruar bile edhe të përbaltur nga historianët e diktaturës brenda kufijve të Shqipërisë “mëmë”, e vlerëson lart figurën e ish -kryeministrit Shqiptar! Ndonjë studiuesi të painformuar mirë mund t’i shkojë  mëndja se ky nder i është bërë Mustafa Krujës, për meritën e tij lidhur me shpëtimin e hebrenjve që ishin dyndur në Kosovë.

Zotërinj, nderi i atribuuar Mustafa Krujës nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me atë ngjarje por me qëndrimin skajshëm patriotik të mbajtur nga Mustafa Kruja lidhur kjo edhe me veprimet e tija në këtë drejtim ndaj Kosovës, që i pati përmbledhur me plot gojën, ((besoj se për një t’ardhme të afërt e provizore), dhe zyrtarisht e botërisht qé shprehur… “Ma mirë nji Shqypni gjysë e pamvarun por me Kosovën, se sa e pamvarun por pa Kosovën! S’bashkut me Kosovën, pamvarsia nuk vonon e s’fundit vjen! Memorie.al

                                                    Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 28 Maj 2026

Next Post

“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 27, 2026
“Femrat gjakovare u shquan edhe si artiste e këngëtare dhe në teatrin amator të kohës, kanë luajtur; I. Zherrka, V. Binishi, D. Bakija, A. Kryeziu, J. Rudi, etj,…”/ Historia e panjohur e Gjakovës
Dossier

“Femrat gjakovare u shquan edhe si artiste e këngëtare dhe në teatrin amator të kohës, kanë luajtur; I. Zherrka, V. Binishi, D. Bakija, A. Kryeziu, J. Rudi, etj,…”/ Historia e panjohur e Gjakovës

May 27, 2026
“Në kuadrin e Lojërave Olimpike, u vu në skenë pjesa ‘Loja me zare në Frankenburg’, e Eberhard Wolfgang Möllerit, porositur nga Gëbelsi, e cila ishte…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në kuadrin e Lojërave Olimpike, u vu në skenë pjesa ‘Loja me zare në Frankenburg’, e Eberhard Wolfgang Möllerit, porositur nga Gëbelsi, e cila ishte…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 26, 2026
“Gjovalin Luka thotë se: Partia e Punës Shqipërisë, kërkon sot Kosovën që ta djeg dhe të vuaj edhe populli i saj, si ai i Shkodrës…”/ Përgjimet në Ishullin e Zvërnecit
Dossier

“Enver Hoxha të na tregojë, përse shtetit i kushton 1 milion lekë trajtimi i çdo anëtari të Komitetit Qendror dhe…”/ Dokumentet e panjohura të Konferencës së Tiranës në 1956-ën, në librin e historianes Ana Lalaj

May 26, 2026
“’Dantellat’ është filmi i parë i realizuar nga regjisori i njohur Sergei Jutkeviç, në vitin 1928, ku propaganda sovietike synon të tregojë se liria e shprehjes…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“’Dantellat’ është filmi i parë i realizuar nga regjisori i njohur Sergei Jutkeviç, në vitin 1928, ku propaganda sovietike synon të tregojë se liria e shprehjes…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 25, 2026
“Patrioti që hapi ‘Mësonjëtoren e Parë Shqipe’ dhe i dhuroi abetaren shqipe Sulltanit, vdiq në mjerim në spitalin e të varfërve në Korçë, pasi…”/ Historia e panjohur dy vëllezërve nga Gjirokastra
Dossier

“Rrahja me thupra dhe kamxhik u zbatuan për shumicën e njerëzve të iluminuar në Elbasan, si financieri i shkollës ‘Normale’ që u fshikullua përtej çdo imagjinate…” / Shqipëria e 1912-ës, në syrin e gazetarit amerikan

May 25, 2026
Next Post
“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Komunistët në pushtet në Bashkimin Sovjetik e përdorën teatrin, artin e skenës në përgjithësi, për të zëvendësuar Kishën dhe fenë me një kishë të re dhe me...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme