• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, October 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

  MOS ZBUKURONI FERRIN!

“Në burgun e Burrelit, një profesori të burgosur, kur i vdes vëllai po i burgosur, nuk tregon, por i vinte atij një cigare në gojë dhe…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur, për librin e ish-të dënuarit politik
“Zai Fundo braktisi ideologjinë komuniste që i’a kalon edhe Satanait për nga ligësia’ dhe i shkruan Imzot Fan Nolit e del hapur kundër regjimit pervers…”/ Refleksione të ish-të dënuarit politik
Me kokë të qethur në qeli pak minuta pas arrestimit….! Zbulohet foto e rrallë e Visar Zhitit
“Kur Feçor Shehu i tha Hajri Pashajt; Ore, mos je këlyshi i banditit Zenel Pashajt nga Hekali ti?! Ai ia kthehu; O çapaçul i Shehajve, jam biri i atij që ti i mbaje kalin dhe i fshije…”/ Ngjarja e panjohur e Revoltës së Spaçit
“Të dënuarit ordinerë, na anatemonin ne politikanëve: ngordhshi në litar, armiq të poshtër, që donit me përmbys Partinë dhe shokun Enver! Vërtet kemi bërë faje, por s’kemi..”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
“Edhe sot, dyzet e pesë vjet pas asaj ngjarje, s’e shpjegoj dot, misterin e pranisë së ushtarakut madhor, S.M., që në momentin e parë kur filloi revolta e Spaçit, pasi…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
“Në mars ’91, kur ai më takoi para Bankës së Shtetit, m’u kujtua biseda dhe huri që kish ngrënë në emrin tim, nga Muharrem Dyli, por ai u shemb te këmbët e mija…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik
“Në kampin e Repsit më 1969-ën, njoha hoxhën nga Shkodra, Hafëz Sabri Koçin, për të cilin kisha dëgjuar që kur isha konviktor atje, por aty thoshin për të, se…”/ Kujtimet e ish-të dënuarit politik

Nga Visar Zhiti

                                                  Ata që punojnë, i lini të punojnë –

                Ferri nuk zbukurohet! Askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë, për ata që ishin në ferr…! –

Memorie.al/ Burgu famëkeq i Spaçit, ku vuajtën mizorisht mijëra kundërshtarë të diktaturës enveriste, ku u pushkatuan apo u ridënuan rëndë ata që guxuan dhe u ngritën në revoltën e madhe, tashmë të futur në histori, si ndër të paktat dhe më heroiket në të gjithë perandorinë komuniste, por e vetmja ku u ngrit Flamuri Kombëtar pa yllin e kuq, ku u vranë në minierat me kushte primitive, ku punonim si skllevër, ku vdisnim urie e varrezë nuk kishte, banonim në fjetore pa asgjë, me tullat si luspa reptilësh, ku mbi 50 veta ngjeshur flinin në një dhomë-shpellë, me dyshekë kashte me tri radhë njeri mbi tjetrin, dritare te shkatërruara ku futej era e dimrit dhe shiu dhe vëzhgonte policia e çmendur, ku s’lejoheshin rroba te tjera veç të burgut, as këpucë apo orë dore, kuzhina me tym si gazi në kampet naziste, etj., etj. 

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

Një infermieri pa ilaçe, ku alkoolin e pinin policët me spiunët e tyre, me ata në shërbim të komandës, berberhane, tubi i ujit me vrima nga rridhte uji që ngrinte akull, banjot pa dyer, shkallë dhe zgëqe e thasë, shtylla, altoparlantë që lehnin, kthina e takimeve të rralla me familjarët – e ndaré me hekura në nje dhomez sa kolibja e qenit të komandës, vendi i rrethuar me tela me gjemba një herë, dy herë, tre herë, katër herë, pesë… dhe male, përrenj me ujë të zi, që dilte nga grykat e minierës si gojë lubish, kullat e dëndura të vendrojeve me trarë si përbindësha, etj., etj.

PSE?

– Një herë u bë krimi i madh, që u ngrit ai burg politik aq çnjerëzor…!

– Së dyti, që e lanë të rrënohej, po prishej një dëshmi, po zhytej në mjegullat e harresës nga qeveritë…!

Së voni- po duan ta bëjnë muze, shumë mirë, por jo ta tjetërsojnë, nëse po ndodh, jo ta zbukurojnë siç nuk ka qenë, të lihet ashtu siç e bënë etërit…!

FILMI, ENDE PA ZË…!

Po ndreqet për një film, po dëgjoj këto ditë të thonë, që do të xhirohet aty…!

Skenarin e filmit, “Kryengritje në ferr”, e kam shkruar unë, ish i burgosur i Spaçit, drejtimor i filmit dhe regjisor ështe Namik Ajazin, edhe ai ish i burgosur si unë, edhe babai i tij e mijëra shqiptarë, ndërkaq i është kërkuar shtetit nëpërmjet kryeministrit, cilitdo që do të ishte, (se s’e kemi emëruar ne, por doli nga zgjedhjet, e di populli sa të lira ishin…), që të mbeshtesnin filmin, si rrëfim i vuajtjes dhe i qendresës dhe kryengritjes tonë, për një Shqipëri të lirë, demokratike, euroatlantike, nder për historinë dhe krenari për popullin, që s’u gjunjëzua… i gjithë.

PËR ATA QË BËJNË ZHURMË

Ndêrkaq pa zhurmnajën e dëmshme, nëse bëhen punë për kujtesën, për të vërtetat me rëndësi, vepra, art, kur asgjë s’mund të jetë siç ka qenë, gjithsesi duhet mbështetur e jo penguar, të ndihmojmë për të qenë sa më të arrira, zhurma s’është punë, është e nevojshme dhe higjena akustike, jo kaos, por rregull dhe harmoni…!

KU T’I GJEJË PARATË SHTETI PËR FILMIN E SPAÇIT?

Shteti e ka për detyrë t’i gjejë, i ka paratë per muzeun dhe filmin, janë tonat, qoftë dhe nga ato të punës së papaguar të mijëra e mijëra të burgosurve politikë në dekadat e socializmit real në miniera, tharje kënetash, hapje kanalesh, themelesh, ngritje pallatesh, taracash, stadiumesh e deri dhe aeroportin e kryeqytetit, etj., etj.

Shteti të mos harrojë të dënojë krimet shtetërore të diktaturës enveriste, të nxjerrë kriminelët e saj politikë, t’i sjellë nga ku janë strehuar, afër, larg, jo t’i riciklojë, të ndëshkojë të keqen, Realizmin Socialist dhe të mbrojë të pambrojturit… liritë dhe vlerat e saj, kujtesën dhe ardhmerine dhe ata që sakrifikuan. Të mbrojë dhe të mbështesë dhe artin e madh që erdhi nga ferri.

Shteti të mos zvarrisë apo të shmangë kulturën, që ajo të mos jetë viktimë e politikave të çastit, të sfidave ekonomike, e partive dhe e mediokritetit zotërues…!

SI NJË AUSHVIC…!

Të ribësh burgun e Spaçit muze ashtu si Aushvicin bota, si pjesë të kujtesës kolektive, ashtu siç ishte, autentik, nëse s’mundet, sa më pranë të vërtetës, të mos zbukurohet, është vonë tani, le t’ua thoshin etërve atëhere ta bënin siç do të donin, – jo makiazh krimit të madh shtetëror, ferri ishte ferr, ai thjesht duhet të dëshmohet, të kujtohet si një e vërtetë e mynxyrshme, me qëllim që të mos përsëritet, të kthehet në përvojë, edhe në art.

Të mos rrënohet, që të mos rrënohet kujtesa, e verteta. Me kulturë. Këtë do të donim të bënim ne me filmin, nderim vuajtjes dhe martirizimit, gjakut dhe qëndresës, ëndrrës dhe së ardhmes… dhe na emocionon që më shume po na kuptojnë dhe ndjejnë të huajt, se sa tanët… një pjesë e tanëve.

Dhe shqetësohen për çimenton e Spaçit, siç nuk janë shqetësuar ndjnjëherë për të burgosurit atje…! Gjithsesi ai film a tjetër si, ai do të bëhen ndonjëherë…!

Shteti dhe askush mbi të, apo nën atë, të mos pengojë, nëse nuk e mbështet dot kulturën, jo vetëm si pasuri kombëtare, por dhe si çështje jete. Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Nga anëtar i “Debatikut” e partizan në Brigadën e 23 Sulmuese, drejtor i Teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe aktor në role kryesorë të kinematografisë...” ! / Historia e panjohur e Gaqo Spirut

Next Post

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte...”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

Artikuj të ngjashëm

“Me veprën e Kadaresë, ‘hipoteka’ e kulturës shqiptare, ka shtuar një pasuri të patundëshme, me vlerë për të gjithë njerëzimin, pasi…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, nga SHBA-ja
Art & Kulture

“Në Perëndim, studiuesit mbetën të habitur, kur Kadare fliste për lirinë, pushtetin dhe fatin njerëzor, me një forcë artistike origjinale, të cilën kritikët francezë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur

October 23, 2026
Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?
Art & Kulture

Si na ndihmoi Prof. Dhimitër Shuteriqi në vitin 1967, duke debatuar me ministrin Thoma Deliana, që të shpëtonim nga shkatërrimi shumë objekte të kultit, që i konsideruam si monumente kulture?

October 3, 2026
Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!
Art & Kulture

Kujtime nga takimet e mija për Dhimitër Shuteriqin, apo siç e konsideronin në atë kohë, ‘Diogjeni shqiptar’!

September 26, 2026
“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë
Art & Kulture

“Mirush Kabashi ishte korifeu i artit skenik, zëri që u bë mendim, shpirti që u shndërrua në altar dhe…”/ Refleksionet e publicistit të njohur për aktorin e famshëm të skenës dhe kinematografisë

September 17, 2026
“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës
Art & Kulture

“Gjatë përurimit të ekspozitës, Enver Hoxha takoi edhe dy artistët kinezë që e shoqëronin atë, piktorin Lao Çun Pin dhe skulptorin Çan Su In, por ata nuk ishin autorët…”/ Dëshmia e Kujtim Buzës

September 13, 2026
“Kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në shtëpi, nga lagjja e ‘Tiranës së Re’, ai dilte për dore me nusen e re 17 vjeçare duke bredhur rrugëve dhe nën errësirën e pishave të Teatrit…”/ Historia e trishtë e aktorit të famshëm
Art & Kulture

“Kur binte shi dhe njerëzit mbylleshin në shtëpi, nga lagjja e ‘Tiranës së Re’, ai dilte për dore me nusen e re 17 vjeçare duke bredhur rrugëve dhe nën errësirën e pishave të Teatrit…”/ Historia e trishtë e aktorit të famshëm

September 7, 2026
Next Post
“Biseda me Agim Popën, ku më tregoi të vërtetën rreth akuzës së Enverit për takimin e Mehmet Shehut me Titon në ‘Queen Elizabeth’…”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së

“Kur Mao në Kinë udhëhiqte ‘Revolucionin Kulturor’, sipas parullës; ‘Të sulmojmë shtabet’, Enveri, korrespondentëve vullnetarë të shtypit të fshatit Fier-Shegan, u thoshte...”/ Refleksionet e akademikut të njohur  

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme