• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, May 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Me përjashtimin e dy apo tre vetëve, 22 që u pushkatuan, kishin njohje personale me Enver Hoxhën, kurse me nënën time, ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, Gëzim Peshkëpia

“Në Ballsh, Galip Sojli, ish-partizan dhe kampion kombëtar në atletikë, një ‘Sorge shqiptar’, më tregoi edhe për takimin me Panajot Plakun në Beograd…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
“Fëmijës së sapolindur, prindërit i vunë emrin e paraardhësit, Nebil Çika, i cili do të shikohej me çudi në shkollë dhe me inat nga komunistët…”/ Refleksionet e shkrimtarit të njohur nga SHBA-ës
“Me përjashtimin e dy apo tre vetëve, 22 që u pushkatuan, kishin njohje personale me Enver Hoxhën, kurse me nënën time, ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, Gëzim Peshkëpia
“Në Ballsh, Galip Sojli, ish-partizan dhe kampion kombëtar në atletikë, një ‘Sorge shqiptar’, më tregoi edhe për takimin me Panajot Plakun në Beograd…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik
“Duke parë se piloti italian e kaloi vendin ku do zbarkonim me parashuta, Ndue Mëlyshi i tha ndihmësit të tij…”/ Historia e panjohur e “4 diversantëve” në Mirditë, mars ‘49
“Me përjashtimin e dy apo tre vetëve, 22 që u pushkatuan, kishin njohje personale me Enver Hoxhën, kurse me nënën time, ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, Gëzim Peshkëpia
“Me përjashtimin e dy apo tre vetëve, 22 që u pushkatuan, kishin njohje personale me Enver Hoxhën, kurse me nënën time, ai…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, Gëzim Peshkëpia
Memorie.al pushkatimet

Nga Nebil Çika

Pjesa e parë

Memorie.al / Në emisionin “Rrno për me tregue” të realizuar vite më parë në Shijak TV, gazetari dhe moderator i njohur, Nebil Çika, ka pasur të ftuar edhe ish-të burgosurin politik, Gëzim Peshkëpia, intelektual i njohur dhe pinjoll i një familje të madhe e shumë të njohur në Shqiperi, me kontribut që nga fillimet e idesë së shtetit shqiptar, deri në ditët e sotme. Ish i burgosur politik dhe i biri i njërit prej të pushkatuarve në masakrën e bombës në Legatën Sovjetike në Tiranë në vitin 1951, ku u pushkatuan pa gjyq 22 intelektuale të njohur të kryeqytetit.

NEBIL ÇIKA: Z. Gëzim, unë doja ta filloja për interes të opinionit publik, me historinë e familjes tuaj, një familje, e cila, që nga gjyshi, jeni angazhuar në përpjekje për të bërë Shqipërinë, për ta ndërtuar këtë shtet, ose më mirë për ta rindërtuar dhe duket që paralel me aktivitetin ka filluar edhe një lloj persekutimi. Me sa kam lexuar, gjyshi yt ka qenë nga të ndëshkuarit e parë nga perandoria turke, si nacionalist shqiptar. Një histori të shkurtër të familjes tuaj…?

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas torturave çnjerëzore të krye-hetuesit të Elbasanit, Th. C. që më binte kërcinjëve të këmbëve me majat e këpucëve, 15-të ditë rresht, shefi i Degës Shim Kolli, më…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, Kristo Mema

“Kryehetuesi Thanas Caku më godiste me një dru në qafë, që unë të pranoja se do arratisesha dhe se kisha shkuar te uzina ushtarake e Mjeksit, për…”/ Dëshmia e rrallë e Kristo Mema nga Elbasani

GËZIM PESHKËPIA: Do përpiqem ta them sa më shkurt, të bëj një rezyme të aktivitetit të familjes Peshkëpia, e cila ka pas mbiemrin e saj të hershëm Tajaraj, shkëputur nga qyteti i Gjirokastrës dhe u nda në dy degë, një ndër degët (e saj) u vendos në Vlorë. Gjyshi im ishte Tahsim Peshkëpia, ishte mjek në Vlorë, vëllai i tij, Talip Peshkepia, ishte jurist.

Të dy ishin të përfshirë në aktivitetin kombëtar, anëtarë të grupit Labëria në Vlorë. (Ata) kishin një aktivitet të spikatur dhe këtë e pagoi gjyshi im, i cili, pas një atentati që iu bë në garnizonin turk të Vlorës, u burgos dhe me ndërhyrjen e shokut të tij të studimeve në Stamboll, Ferid Pashë Vlorës, që vinte nga familja Vlora dhe kishte influence si pasha, burgimi iu kthye në internim në Xhide të Arabisë.

Kur i erdhi koha për t’u liruar, ra një epidemi kolere dhe e mobilizuan si mjek të perandorisë. Ishte pragu i shpalljes së pavarësisë. Doktor Tasini, i infektuar nga kolera, vdiq në Xhide të Arabisë, ku dhe është varrosur. Deri më sot fatkeqësisht nuk kemi lajm se ku mund të jetë i varrosur në atë vend. Më vonë, fëmijët e tij të mitur, Nexhati dhe Manushi, u rritën nga Talipi, xhaxhai i tyre.

NEBIL ÇIKA: Këta ishin dhe shumë të angazhuar. Talipi po themi dhe pjesa tjetër e familjes, ishin shumë të angazhuar në momentin e shpalljes së pavarësisë, por edhe në qeveri të Vlorës.

GËZIM PESHKËPIA: Po, Talipi një herë kishte qenë i internuar në Sazan. Dhe atje vuajtën nga një epidemi, por për fat të mirë shpëtoi. Me shpalljen e pavarësisë e gjejmë jurist, këshilltar juridik në qeverinë e Ismail Qemalit. Për këtë kam dhe një dokument nga arkiva, ku është gjendur edhe një shkrese e tij. Kam gjithashtu dhe një dokument tjetër ku flitet se ai mund të ishte jo vetëm këshilltar juridik, por edhe një ndër përpiluesit e aktit të pavarësisë. Fatkeqësisht burimet arkivore nuk janë shumë të pasura për të hedhur dritë mbi aktivitetin e plote të të dy vëllezërve.

Më vonë familja Peshkëpia, e përbërë nga dy vëllezërit (Nexhati dhe Manushi), u shkëput nga Vlora dhe erdhi në Tiranë. Natyrisht, vazhduan në traditën e familjes sepse familja Peshkëpia numëron 6 breza intelektualësh dhe aktiviteti i tyre u pa ndjeshëm në atë kohë, në Tiranë. Xhaxhai im, Nexhat Peshkëpia, profesor i matematikës në gjimnazin e Tiranës, kurse babai im, ishte financier në Bankën Kombëtare. Babai im njihej si përfaqësuesi i brezit të ri të letrarëve të asaj kohe.

NEBIL ÇIKA: Unë kam këtu një dokument. Një përshkrim shumë interesant i Manush Peshkëpisë, i kushtohet poezisë së Mitrush Kutelit, i përgatitur në vitet 40. Në 1944-ën ai drejtonte një emision letrar, shumë të famshëm në Radio Tirana…?

GËZIM PESHKËPIA: Aktiviteti letrar i babait është i njohur në rrethet letrare të asaj kohe. Ai dokument që keni në dorë është një dëshmi e aktivitetit të tij te Radio-Tirana, ku ishte drejtor shoku i tij, Gjergj Bubani. Ai drejtonte emisionin letrar të Radio-Tiranës. Në këtë emision bëhej fjalë për shkrimtarin Mitrush Kuteli dhe përmban dhe një koment të poemës së tij përmbi Shën Naumin.

Më vonë, kur kam qenë në emigracion, rashë në kontakt me shtypin e diasporës, ku e hasa disa herë emrin e babait. Abaz Ermenji më çoi një përkujtimore që kishte botuar në një gazetë në Francë. Në revistën ‘Koha Jonë’, që drejtohej nga Hiqmet Ndreu, kishte prape një shkrim të atillë, gjeta në periodikët që kishte përmbi aktivitetin e babait, gjithashtu dhe keqardhjen e të gjithë emigrantëve kur kishin marrë vesh pushkatimin e tij .

NEBIL ÇIKA: Mid’hat Frashëri ka disa kujtime, Arshi Pipa gjithashtu, ku e vlerësojnë si letrar, kur këta ishin në emigrim politik jashtë Shqipërisë…! Babain tuaj ai (Mid’hati) e jep si qëndrestar, si njeri burrëror etj. Kam idenë se Mid’hati i referohet qëndrimit burrëror që mbajti Manush Peshkëpia në Gjyqin Special.

GËZIM PESHKËPIA: Ashtu është.

NEBIL ÇIKA: Në këndvështrimin tuaj, qoftë dhe një kujtim, megjithëse ke qenë i vogël, por gjithsesi një kujtim rreth qëndrimit të babait tuaj, por edhe shokëve te tij?

GËZIM PESHKËPIA: Të them të drejtën, megjithëse kam qenë i vogël, mbaj mend kemi shkuar bashkë me nenën në kampin e Jubës, ku ndërtohej kanali i Jubës. E kujtoj atë, bënim një rrugë të gjatë…!

NEBIL ÇIKA: Mbasi ishte dënuar?

GËZIM PESHKËPIA: Po. Ishte në një çadër me Osman Saraçin. Gjithashtu kujtoj nga burgu i Tiranës, kam qenë ditën e Bajramit, na lanë të futemi brenda në oborr, ku pata dhe unë fatin e keq të shëtis në atë oborr vite më vonë (si i burgosur). Nuk kujtoj më shumë nga kjo periudhë, vetëm se duke më përmendur herë pas here njerëzit e shtëpisë, kushërinjtë e mi apo miqtë, më thonin për një debat që ishte zhvilluar me Koçi Xoxen. (Xoxe) ishte kryetar i Gjyqit Special, prokuror ishte Bedri Spahiu.

Avokati i tij, fatkeqësisht gjeti dhe ai vdekjen më vonë, (Myzafer Pipa), iu drejtua: “Do matesh ti, një teneqexhi me një intelektual si Manush Peshkëpia”! Kjo i shkaktoi vdekjen atij më vonë, vdiq në tortura, duke inskenuar një arratisje, gjoja u vra gjatë arratisjes. Ai (Xoxe) ndër të tjera iu drejtua babait tim me fjalët; “këlysh i Mid’hat Frashërit”.

Babai u ngrit në këmbë dhe, megjithëse ishte shat-vogël, u duk gjigant në ato momente, duke thënë solemnisht: “Jam krenar që jam nxënës i tij”! Kjo mbahej mend deri në periudhën që kam hyrë unë në burg. Vite më vonë, kur jam takuar për herë të parë me Patër Zef Pëllumbin, thoshte që fjalët e Manushit qarkulluan në gjithë rininë e atëhershme, qe i tha me shumë trimëri në gjyq.

NEBIL ÇIKA: Duhet pasur parasysh se Mid’hati ishte kundërshtari kryesor i komunistëve, kryetari i Ballit Kombëtar?

GËZIM PESHKËPIA: Babai ka qenë një anëtar i thjeshtë i Ballit, siç ka deklaruar dhe vetë, më aktiv ka qenë i vëllai (Manush Peshkëpia).

NEBIL ÇIKA: Edhe pse jo shumë aktiv, prapë i ka qëndruar idesë së vet.

GËZIM PESHKËPIA: Shumë vetë thonë pagoi haraçin e të vëllait, por s’është ashtu. Babai ishte po aq nacionalist sa i vëllai, pavarësisht se politikisht nuk ishte aq i angazhuar sa Nexhati, por ishte një idealist.

NEBIL ÇIKA: Sa vjet burg bëri babai?

GËZIM PESHKËPIA: Babai herën e parë bëri afër 5 vjet dhe doli më parë se të ndodhte një ngjarje që qe fatale.

NEBIL ÇIKA: Kjo është një ngjarje që bën fjalë për një nga krimet më monstruoze, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Lindjen komuniste: pushkatimi i 22 intelektualëve. Njerëz të shquar, që i kishin shpëtuar valës së parë të terrorit komunist.

Me një inskenim, një bombe te ambasada sovjetike, kupola komuniste, me në krye diktatorin, zgjodhën në Tirane 22 intelektualë, të cilët u pushkatuan pa gjyq, mes të cilëve ishte dhe babai juaj…!

GËZIM PESHKËPIA: Është interesant që të vë në dukje dhe një lidhje tjetër. Shumica e tyre, me përjashtimin e dy apo tre vetëve, kishin njohje personale me Enver Hoxhën.

NEBIL ÇIKA: Një pjesë e mirë ishin gjirokastritë.

GËZIM PESHKËPIA: Po, gjirokastritë. Filloi me Sabiha Kasimatin, një grua, një tmerr i papërshkrueshëm, i pashembullt edhe në diktaturat e tjera, në të gjitha vendet e Lindjes. Edhe Lenini që ishte një kriminel, atentatorin e nuk e dënoi, nuk e vrau. Kurse ky (Enver Hoxha) vrau shoqen e klasës, sepse ishte vërtete i sëmure, nuk harronte as hollësitë më të parëndësishme.

NEBIL ÇIKA: Edhe me familjen tuaj kishte një lloj njohjeje…?

GËZIM PESHKËPIA: Jo, nuk ishte një lloj njohjeje, por ishte tamam marrëdhënie familjare. Gruaja e Nexhatit, ishte kushërira e parë e Enver Hoxhës. Ashtu është, siç thoni ju, që shkruan në kujtimet e tij, në librat tij, se: “Unë hyja në shtëpinë e Peshkëpive si në shtëpinë time. Hyja dhe dilja, pija dhe haja e dreka, nganjëherë merrja dhe para borxh”. Borxh, e kam thënë dhe një herë tjetër, i thonë atij që kthehet, por ai kishte një zakon tjetër. Ai i konvertonte në plumba paratë, ta kthente borxhin me plumba.

Në vitin 1951, shfrytëzoi rastin dhe me dorën e tij i ka sigluar të gjithë ato që duhet të pushkatoheshin nga të arrestuarit e asaj nate, të cilët ishin rreth 150 vetë. Ai sigloi 22 vetë nga ato që u paraqitën. Pas vitit ’90-të, kisha një mikun tim në Gjykatën e Lartë dhe u interesova për dosjen dhe e pashë.

Më ka bërë përshtypje, dhe tani rrëqethem, sesi vritej një njeri. Në krye të një liste shkruhej: “Lista e personave që propozoj të pushkatohen”. As të arrestohen, as të internohen, por direkt të pushkatohen.

NEBIL ÇIKA: Kush e bënte listën?

GËZIM PESHKËPIA: Quhej…Dedja, mbiemri, me gradë kapiten, drejtor drejtorie.

NEBIL ÇIKA: Si e mbani mend atë ditë?

GËZIM PESHKËPIA: Kam qenë në klasën e gjashtë. Babai e kishte zakon të më kontrollonte mësimet. Atë natë bëra një hile, duke fjetur më herët se orari që vinte ai. Rashë në gjumë dhe mbaj mend që u zgjova nga zhurmat. Shikoj fytyra të papara, ishin nja dy vetë, njëri me uniformë. Mbaj mend dhe babain të habitur, nuk merrte vesh seç po ndodhte.

Ai më mori dhe më ktheu nga muri duke thënë: “Flej xhani babit”. Kjo ka qenë ndarja e fundi me të. Të nesërmen në mëngjes, kishim afër rajonin e policisë, shkoj kërkoj te oficeri i rojës babain. Pas dy ditësh, kur unë isha në takim në burg, te një kushëri, Estref Kërçiku, dy oficerë, shkurt i thanë nënës dhe gjyshes, që; “Manush Peshkëpia është pushkatuar si armik i popullit. Më datën 3 mars do të internoheni prandaj bëhuni gati”.

Gjithë plaçkat na i kishin marrë. Nuk e lanë nënën me marrë as ndërresat tona. Komshinjtë, dikush një batanije, dikush diçka tjetër, na ndihmuan. Me 3 mars, në një makinë se bashku me familjen e Kacelit dhe Thoma Katundit, na nisën dhe na lanë në Berat. / Memorie.al

                                                     Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 18 Maj 2026

Next Post

"Poema Simfonike, që shkaktoi tërbimin e bolshevikëve, u kompozua nga Haçaturiani me rastin e 30-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, por më 1948 ai u dërgua në Armeni për...” / Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Gjyqi i Bashkim Shehut me gruan e tij, Marjetën u zhvillua në një nga zyrat e burgut dhe kur u lexua kërkesa e saj, për divorcin, Bashkimi tha…”/ Dëshmia e rrallë e Operativit të burgut të Burrelit
Intervista

“Pas torturave çnjerëzore të krye-hetuesit të Elbasanit, Th. C. që më binte kërcinjëve të këmbëve me majat e këpucëve, 15-të ditë rresht, shefi i Degës Shim Kolli, më…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, Kristo Mema

May 11, 2026
“Protesta e Progonatit: Kur fëmijët e ‘Partisë’ shndërruan dashurinë në ‘Revolucion’ dhe kërkuan që fejesat…”/Refleksionet e pedagoges së njohur, mbi manipulimin e pionierëve në regjimin komunist
Intervista

“Kryehetuesi Thanas Caku më godiste me një dru në qafë, që unë të pranoja se do arratisesha dhe se kisha shkuar te uzina ushtarake e Mjeksit, për…”/ Dëshmia e rrallë e Kristo Mema nga Elbasani

May 11, 2026
“Tablonë ‘Nëna labe’ të piktorit Fatmir Haxhiu, e gjeta kur ri konstruktohej ministria e Arsimit, pasi dy punëtorë përzinin llaçin me të…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të gjimnazit ‘Qemal Stafa”
Intervista

“Tablonë ‘Nëna labe’ të piktorit Fatmir Haxhiu, e gjeta kur ri konstruktohej ministria e Arsimit, pasi dy punëtorë përzinin llaçin me të…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të gjimnazit ‘Qemal Stafa”

May 10, 2026
“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…”/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij
Intervista

“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…”/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij

May 6, 2026
“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!
Intervista

“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!

April 27, 2026
“Pas vrasjes së Mark Gjonmarkajt, Preng Dod Gjini i Kthellës, s’pranoi të arratisej në Jugosllavi, por qëndroi në malet e Mirditës, duke…”/ Historia e rezistencës antikomuniste, 1944-1953
Intervista

“Disa grupe të arratisurish që hynë në Jugosllavi në fillim, u zhdukën nga faqja e dheut e s’u dihet as varri, si ai i Bajraktarit të Merturit, Mark Tunxhi, apo…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës e Gjon Kadelit

April 13, 2026
Next Post
“Poema Simfonike, që shkaktoi tërbimin e bolshevikëve, u kompozua nga Haçaturiani me rastin e 30-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, por më 1948 ai u dërgua në Armeni për…” / Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

"Poema Simfonike, që shkaktoi tërbimin e bolshevikëve, u kompozua nga Haçaturiani me rastin e 30-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, por më 1948 ai u dërgua në Armeni për...” / Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme