• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, May 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Disa grupe të arratisurish që hynë në Jugosllavi në fillim, u zhdukën nga faqja e dheut e s’u dihet as varri, si ai i Bajraktarit të Merturit, Mark Tunxhi, apo…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës e Gjon Kadelit

“Disa grupe të arratisurish që hynë në Jugosllavi në fillim, u zhdukën nga faqja e dheut e s’u dihet as varri, si ai i Bajraktarit të Merturit, Mark Tunxhi, apo…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës e Gjon Kadelit
“E vërteta e arratisjes së Dom Zef Oroshit, kur ishte rrethuar nga Sigurimi, për t’u arrestuar pas meshës dhe përse miqtë e tij në SHBA-ës, s’duan që eshtrat e tij të kthehen në atdhe…”?! / Refleksionet e gazetares së njohur
“Disa grupe të arratisurish që hynë në Jugosllavi në fillim, u zhdukën nga faqja e dheut e s’u dihet as varri, si ai i Bajraktarit të Merturit, Mark Tunxhi, apo…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës e Gjon Kadelit
“Pas vrasjes së Mark Gjonmarkajt, Preng Dod Gjini i Kthellës, s’pranoi të arratisej në Jugosllavi, por qëndroi në malet e Mirditës, duke…”/ Historia e rezistencës antikomuniste, 1944-1953
Hysen Tabaku: Tentativa e arratisë më 1957-ën në Peshkopi, shokët m’u vranë në kufi afër klonit?!
Memorie.al

Nga Leonora Laçi

Memorie.al / Z. Gjon Kadeli i përket mërgatës së hershme shqiptar në SHBA-së dhe nuk është një figurë e panjohur për komunitetin atje. Puna e tij si spiker dhe përkthyes në Seksionin e Gjuhës Shqipe pranë “Zërit të Amerikës”, e ka bërë të njohur, pa lënë me një anë dhe aktivitetin e tij në komunitetin shqiptar. Së fundmi, solli për lexuesin shqiptaro-amerikan librin e tij të parë me kujtime “Kujtimet e nji t’merguemi”, botuar nga Shtëpia Botuese “Volaj” në Shkodër në vitin 2018, ku na paraqiti peripecitë e jetës së tij dhe të familjes së tij. Kështu që realizuam një intervistë të shkurtër për ta njohur më mirë kontributin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të na folur për të pathënat rreth jetës së tij.

Pyetje: Përshëndetje z. Kadeli, dua t’ju falenderoj që pranuat të bënit këtë intervistë. Do e nisim së pari me librin tuaj, që është pritur mjaft mirë në Shqipëri dhe në komunitetin shqiptar në SHBA-ës. Si lindi ideja për të shkruar kujtimet, çfarë do të thotë për ju t’i ktheheshit të kaluarës?

Përgjigje: Mendimin për të shkrue diçka rreth vuajtjeve të familjes time dhe të tjerëve e kam shqyrtua disa here, e as vetë nuk e di se pse nuk e shkrova ma parë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pas torturave çnjerëzore të krye-hetuesit të Elbasanit, Th. C. që më binte kërcinjëve të këmbëve me majat e këpucëve, 15-të ditë rresht, shefi i Degës Shim Kolli, më…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, Kristo Mema

“Kryehetuesi Thanas Caku më godiste me një dru në qafë, që unë të pranoja se do arratisesha dhe se kisha shkuar te uzina ushtarake e Mjeksit, për…”/ Dëshmia e rrallë e Kristo Mema nga Elbasani

Pyetje: A ka qenë e vështirë të hidhnit në letër pjesë të së shkuarës? A ka gjëra të tjera që do të donit të ndanit me lexuesit?!

Përgjigje: Nuk ka qenë e lehtë me e mbarshtrue lëndën, e ndoshta po tregoi dobësi, sepse gjatë procesit, shpesh herë m’u përloten sytë; përveç kësaj, për arsye të rrethanave të ndryshme nuk jam marrë me shkrime, e për këtë arsye e cilësojë librin “Libërth”.

Pyetje: Ju keni qenë një emigrant i arratisur nga Shqipëria në vitet ’50-të, sa në Kosovë, e më pas në Itali e Belgjikë, si ka qenë gjendja e mërgatës shqiptare në ato vite?

Përgjigje: Përsa i përket gjendjes se emigrantëve politikë që ishin në Jugosllavi, na jepshin nji ndihmë sa me mbijetue dhe nuk paguheshin për vendbanim. Emigrantët janë transferue disa herë në vende të ndryshme. Ne rastin tim, unë jam transferue tri herë nga nji vend në nji tjetër. Ka pasë raste, sidomos në fillim që kanë burgosun si individë ose, grupe njerëzish kur kanë kalue kufirin e kanë hy në Jugosllavi.

Shtoj këtu se disa grupe që hynë në Jugosllavi në fillim, u zhduken nga faqja e dheut e nuk u dihet as vendvarrimi. Grupet që unë di kanë qenë ai i Bajraktarit të Merturit Mark Tungjit dhe Gjon Destanishes nga Dukagjini. Grupi i Bilal Kolës nga Macukulli i Matit, Grupi i Cen Elezit e i Dan Kaloshit nga Dibra, grupi i Marka Bib Vokrrit e i Ndrec Lufit nga Mirdita.

Pyetje: Çfarë do të thoshte për ju të kapnit ëndrrën amerikane?! Sa mikpritëse ishte ajo për ju?!

Përgjigje: Përsa i përket ëndrrës për të shkue në Amerikë, përsa u përkiste emigrantëve, ata pritshin me padurim që të çlirohej Shqipnija nga regjimi tejet diktatorial komunist e të ktheheshin pranë familjeve në vendlindjen e dashtun, të cilën u detyruen t’a braktisshin, Tuj qenë se shpresa për t’u kthye në vendlindje ishte shumë e vogël për t’u kthye në vendlindje, emigrantët të cilët ishin nëpër kampe të ikurish në Itali, Greqi e në ndonjë vend tjetër, filluen të emigrojshin në vende të ndryshme shume larg vendlindjes, si në Amerikë, Kanada, e Australi.

Asht e vërtete se shumë njerëz ëndërrojnë të emigrojnë në Amerikë, sepse ekziston liria e plotë në çdo pikëpamje, përveç kësaj ata që emigrojnë në Amerikë, po të kenë aftësinë mund të emnohen në pozita të nalta në administratë qeveritare. Të vetmen detyrë që nji emigrant nuk mund të marri, asht ajo e Presidentit të vendit. Pra president i Amerikës mund të bahet vetëm ai njeri që ka le në Amerikë.

Pyetje: Ju keni punuar pranë “Zërit të Amerikës” për shumë vite, si nisi rrugëtimi juaj aty, kush iu shtyu?! Duke pasë parasysh se Shqipëria në atë kohë ishte nën thundrën e komunizmit, a merrnit informacione mbi ngjarjet në Shqipëri?

Përgjigje: Mbasi mbarova studimet bazë universitare, dojshim të fillofshim nji punë ma të përshtatshme dhe kështu bana kërkesën dhe mbasi bana provimet u pranova dhe fillova punën si përkthyes dhe spiker.

Pyetje: Sipas jush, çfarë rolit ka luajtur “Zëri i Amerikës” në përcjelljen e informacionit rreth Shqipërisë tek Amerikanët?

Përgjigje: Zani i Amerikës asht enti zyrtarë i qeverisë që drejton programet radiofonike të qeverisë që transmetohen në rreth 40 gjuhë të ndryshme, tuej përfshi edhe gjuhën shqipe. Programet e “Zanit të Amerikës” u drejtohen vendeve të ndryshme. Përsa u përket botës, kryesisht vendeve që kanë sisteme diktatoriale, siç kanë qenë vendet komuniste si edhe vendeve të tjera me sisteme diktatoriale.

Përsa u përket programeve radiofonike brenda Shteteve te Bashkueme, ato jepen nga organizata private në zona të ndryshme të vendit. Popujt e vendeve te robnueme nga regjimet komuniste, e kanë cilësue “Zanin e Amerikës”: “Zani i Shpresës”.

Pyetje: Ju keni një familje të shëndetshme, të integruar në shtetin Amerikan, a ka qenë e vështirë për ju të edukonit fëmijët me kulturën dhe traditat shqiptare, a flasin shqip ata? Familja juaj është zgjeruar me nipër e mbesa, a ju pyesin ata për Shqipërinë?! A mund të na flisni për ta ?!

Përgjigje: Përsa i përket edukimit të fëmijëve me kulturë tradicional dhe mësimit të gjuhës shqipe, fatkeqësisht rrethanat janë pothuajse krejtësisht të papërshtatshme për këto gjana, për këto arsye: Emigrantët për arsye të punës, banojnë larg njeni- tjetrit. Fëmijët si gjatë orëve të shkollës, si edhe gjatë kohës që kalojnë me shokët e tyne, flasin anglisht, përveç kësaj, mjetet elektronike, televizori, telefoni etj., e largojnë vëmendjen e tyne nga mësimi i gjuhës se prindërve të tyne. Megjithëkëtë disa prej fëmijëve e kuptojnë dhe e flasin pak shqipen.

Pyetje: Jemi në dijeni përmes mediave që fëmijët tuaj kanë arritur në instancat më të larta në qeverinë amerikane dhe në organizata të ndryshme. Z. Lek Kadeli, aktualisht është Ndihmës Administrator në Zyrën e Kërkimit dhe Zhvillimit të SHBA-ve, detyrë të cilën e mbanë që në vitin 2012. Me eksperiencë të gjerë në udhëheqjen e ndryshimeve dhe përmirësimeve organizative, zhvillimin e politikave, menaxhimin e burimeve, menaxhimin e informacionit dhe teknologjisë. Çfarë do të thotë kjo për ju si prind?!

Përgjigje: Përsa u përket fëmijëve të mi, unë e ndiej vetën shumë të kënaqun, sepse të tre i kanë krye studimet universitare, e dy prej tyne edhe nji pjesë pasuniversitare. Përveç kësaj edhe shtatë prej fëmijëve të fëmijëve të mi, i kanë krye studimet bazë universitare, e dy prej tyne vazhdojnë ato pas universitare, njeni në muzike e tjetri në mjekësi.

Pyetje: A ruani kontakte me komunitetin shqiptar në zonën ku jetoni, sa janë të organizuar ata? Si janë raportet e juaja me organizatat e ndryshme shqiptare?

Përgjigje: Deri në kohët e fundit në zonën e Uashingtonit ka pasë shumë pak emigrant shqiptar. Kohët e fundit kanë ardh emigrant të rinj me të cilët nuk njihem. Unë, tuej qenë se jam i shtyme në moshë, kam kontakte vetëm me dy tre vete. Me përjashtim te degës së “Vatrës”, që asht hap përpara disa vjetëve, nuk ka ndonji organizatë tjetër emigrantësh në zonën e Uashingtonit.

Pyetje: Si ka qenë për ju të vinit në Shqipëri pas shumë vitesh, mund të na e përshkruani ardhjen tuaj dhe emocionet e atyre ditëve?!

Përgjigje: Mundësia për të pa përsëri të afërmit e mi si dhe vendlindjen ka qenë ëndrra ime, si edhe të gjithë të tjerëve, që u detyruan të braktisshin vendlindjen. Siç e kam vu në dukje në libër, kur erdha për herë të parë në Shqipni, me nji grup turistësh, e me nji autobus kaluem nëpër qendër të Tiranës, nuk mujta me u përmbajtë, pa derdh lot curril (si uji). Ka qene pothuajse krejt e humbun shpresa se Shqipnija do çlirohej, dhe se na emigrantët do të mund të ktheheshim ma, pranë familjeve në vendlindje.

Pyetje: Do të donim një mendim tuajin rreth situatës në Shqipëri, të këtyre 30 viteve të fundit?! A mendoni se është punuar sa duhet për demokracinë?!

Përgjigje: Përsa i përket gjendjes së tashme në Shqipni, fatkeqësisht në pikëpamje ekonomike asht mjaft e vështirë. Me mijëra e mijëra njerëz kanë emigrue në vende të ndryshme të botës. Për këtë gjendje të rëndë ekonomike, nuk mund t’u vihet krejt faji, qeverive që e drejtuan vendin mbas shpartallimit të regjimit komunist. Fajin kryesore e ka ish-regjimi, i cili në pikëpamje ekonomike dështoi në mënyrë të turpshme.

Për demokracinë në Shqipni mund të them këto: Populli asht i lirë, burgosje për arsye politike nuk ka ma, e drejta e pronës e tregtisë së lirë ekziston, e drejta me lëviz i lirë ekziston; Pra këto janë gjana që nuk kanë ekzistua gjatë sundimit komunist. Prandaj përparime janë ba.

Sa i takon vetë cilësisë së demokracisë; Nuk asht ba sa asht pritun nga populli, po ashtu edhe nga opinioni i jashtëm. Përveç kësaj grindjet e vazhdueshme ndërpartiake dhe cenimet e kushtetutës kanë krijue nji gjendje mjaft të keqe.

Po citoj fjalët e burr-shtetit britanik Uinston Çurçillit, lidhun me demokracinë; “Demokracia asht diçka që merr shumë kohë me u zhvillue si duhet, vendeve të Europës u ka marrë disa qindra vjet me mbërrittë në llojin e demokracisë që kanë sot, e cila asht ma e mira që kemi sot, por ka ende nevojë për përmirësim”. Shtoj këtu se ata që udhëheqin Shqipninë sot duhet patjetër shumë ma shumë, si për përmirësimin e ekonomisë, si edhe të demokracisë në Shqipni, se përndryshe rrjedhimet do të jenë shumë të këqija për të ardhmen e Shqipnisë.

Shtoj këtu edhe citimin e fjalëve të ish-presidentit amerikan Xhon Kenedi, i cili në fjalimin që mbajti përpara popullit Amerikan kur u zgjodh president, tha “Mos pyetni çka mund të bajë Amerika për Ju, por çka mund të bani Ju për Amerikën, sepse përndryshe gjendja keqësohet edhe ma tepër”. Me këtë citim dua të them edhe populli duhet t’a bajë detyrën e vet tuej respektue rregullat e ligjet e vendit./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në 1977-ën, Kardinali Humberto Medeiros i Bostonit dhe Peshkopi ortodoks shqiptar Marko Lipe, bënë një deklaratë për ligjet antifetare në Shqipëri, ku...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

Next Post

“Ndonëse dekoratën e fashizmit e ktheu mbrapsht, duke thënë; ‘kjo s’asht për mue’, Gjergj Fishta pranoi t’emërohej anëtar i Akademisë italiane, sepse...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

Artikuj të ngjashëm

“Gjyqi i Bashkim Shehut me gruan e tij, Marjetën u zhvillua në një nga zyrat e burgut dhe kur u lexua kërkesa e saj, për divorcin, Bashkimi tha…”/ Dëshmia e rrallë e Operativit të burgut të Burrelit
Intervista

“Pas torturave çnjerëzore të krye-hetuesit të Elbasanit, Th. C. që më binte kërcinjëve të këmbëve me majat e këpucëve, 15-të ditë rresht, shefi i Degës Shim Kolli, më…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, Kristo Mema

May 11, 2026
“Protesta e Progonatit: Kur fëmijët e ‘Partisë’ shndërruan dashurinë në ‘Revolucion’ dhe kërkuan që fejesat…”/Refleksionet e pedagoges së njohur, mbi manipulimin e pionierëve në regjimin komunist
Intervista

“Kryehetuesi Thanas Caku më godiste me një dru në qafë, që unë të pranoja se do arratisesha dhe se kisha shkuar te uzina ushtarake e Mjeksit, për…”/ Dëshmia e rrallë e Kristo Mema nga Elbasani

May 11, 2026
“Tablonë ‘Nëna labe’ të piktorit Fatmir Haxhiu, e gjeta kur ri konstruktohej ministria e Arsimit, pasi dy punëtorë përzinin llaçin me të…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të gjimnazit ‘Qemal Stafa”
Intervista

“Tablonë ‘Nëna labe’ të piktorit Fatmir Haxhiu, e gjeta kur ri konstruktohej ministria e Arsimit, pasi dy punëtorë përzinin llaçin me të…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të gjimnazit ‘Qemal Stafa”

May 10, 2026
“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…”/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij
Intervista

“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…”/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij

May 6, 2026
“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!
Intervista

“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!

April 27, 2026
“Gjatë dymbëdhjetë viteve që shërbeva si kardiolog pranë grupit të mjekëve të Enver Hoxhës, të them të drejtën, unë kisha frikë nga ai, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut, Prof. Dr. Ylli Popa
Intervista

“Pas shkrimit te ‘Zëri i Popullit’, kur më treguan se më ndiqte Sigurimi, i thashë Sihat Tozajt, se kjo gjë s’mund të bëhej pa lejen e Ramiz Alisë, se isha deputet, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Ylli Popës

February 24, 2026
Next Post
“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur

“Ndonëse dekoratën e fashizmit e ktheu mbrapsht, duke thënë; ‘kjo s’asht për mue’, Gjergj Fishta pranoi t’emërohej anëtar i Akademisë italiane, sepse...”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme