• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, August 6, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…”/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij

“Tim Xhilaga, ‘play boy’ i kryeqytetit dhe Beb Daliu, një nga djemtë e njohur në ‘Broduein’ e Tiranës, me pantallonat e para blu xhins, të qepura te gruaja e…”/ Historia e panjohur e “djemve të modës”!
“Ja çfarë ngjau me notarin e famshëm italian, Paulo Pinto, në hotel ”Adriatik” në Vlorë, që ai s’mundi të përshkonte dot me not kanalin e Otrantos…”! / Misteri i ngjarjes, në fundin e qershorit 1985
“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…”/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij
“Tim Xhilaga, ‘play boy’ i kryeqytetit dhe Beb Daliu, një nga djemtë e njohur në ‘Broduein’ e Tiranës, me pantallonat e para blu xhins, të qepura te gruaja e…”/ Historia e panjohur e “djemve të modës”!
“Tim Xhilaga, ‘play boy’ i kryeqytetit dhe Beb Daliu, një nga djemtë e njohur në ‘Broduein’ e Tiranës, me pantallonat e para blu xhins, të qepura te gruaja e…”/ Historia e panjohur e “djemve të modës”!
“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…”/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij
“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…”/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij
“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…”/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij

Nga Uvil Zajmi

Memorie.al / Kushdo që sheh fotografitë e tij të rinisë, sot e pamundur ta besojë se ai ishte një djalë shqiptar i viteve ’60-’70-të! E ke më të lehtë të besosh se është një aktor filmi. Me profesion mësues i edukimit fizik, Beb Daliu ka qenë një ndër djemtë simpatikë të Tiranës, nga ata që i dhanë famë asaj rruge. Një tip i veçantë, me trup të bukur, elegant, dallohej për veshje të kohës, një “playboy” i vërtetë. Admirues i Alen Delon, i apasionuar pas motorëve, Beb Daliu do të bëhej edhe një arsye pse të rinjtë nisën ta frekuentonin atë rrugë. Sot, shumë vite më vonë, Bebi kthehet pas në kohë duke na treguar “sekretet” e “Broaduejt” shqiptar. Lidhur me këto etj., ai në njeh me intervistën e tij ekskluzive që po publikojmë më poshtë në këtë shkrim.

Z. Daliu, si u lidhët me atë rrugë?

Krejt rastësisht janë fillimet e viteve ’60-të, kur dikush solli një foto të “Broduejt” në Nju Jork. Ne sapo kishim filluar ta frekuentonim “Rrugën e Dibrës”, pasi ishte një rrugë qendrore me lëvizje, dyqane e drita, që i jepnin gjallëri, zakonisht në mbrëmje deri te kryqëzimi me “Rrugën e Barrikadave”. Nuk kishte teatro të famshme, por prania e Teatrit të Operës dhe Ansamblit të Këngëve e Valleve, sikur na afronte pak me historinë e rrugës amerikane.

Gjithashtu mund të lexoni

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

Kush ishin frekuentuesit e saj?

Kemi qenë disa shokë, si: V. Rusi, H. Shehu, G. Galanxhi, A. Golemi, M. Oseku, B. Dedja, F. Rroku, vëllezërit Xhilaga, L. Radovicka, M. Konomi, L. Bungo, B. Tabaku etj., që filluam të takoheshim çdo mbrëmje aty. Një ndër ta ishte dhe Dylber Vrioni, intelektual i njohur. Kujtoj gjithashtu Dash Shehin, Spartak Ngjelën, Baminir Topin, që ndonëse më i ri qëndronte me ne. Të gjithë studentë në fakultete, apo të diplomuar.

Çfarë bisedohej, si i përcillte ngjarjet “Broduej”?

Dalja, qëndrimi, bisedat në “Broduej”, ishin të lidhura me dëshirën, preferencat për hapje, lidhje me Perëndimin në modë, muzikë, sport, gjithçka. Në “Broduej” është përjetuar çdo ngjarje, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë saj. Informacioni që merrej nga “Zëri i Amerikës”, radiot e huaja apo ato pak televizorë që ishin para viteve ’70-të, përhapej shumë shpejt në mbrëmje, duke u komentuar në detaje.

Kujtohet vrasja e Kenedit në nëntor të ‘63-shit, takimi famshëm Kizinger- Mao Ce Dun në tetor të ’71-it dhe udhëtimi i Niksonit në Kinë. Por, edhe nisjen e anijes kozmike “Apolo 11” e kemi ndjekur në “Rai”, momentin kur Armostrong shkeli i pari në hënë. Ka qenë korrik i ‘69-s, apo jo? Pastaj ngjarjet e politikës shqiptare, siç ishin situatat e tensionuara pas ngjarjeve në Pragë në ‘68, vitet ‘70 kur u mendua dhe u shpresua për hapje, dhe më pas zhgënjimi, izolimi e mbyllja pa kthim.

Po ngjarjet artistike?

Më kujtohet kur vdiq Otis Reding dhe Luis Armstrong. Madje, për këtë të fundit u mbajt edhe një lloj heshtjeje në “Broduej” dhe për këtë ngjarje më vjen në mëndje Tuç Zyma, djali i doktorit, shumë pasionant, i jashtëzakonshëm. Po kështu edhe ndarja e “Beatles”, apo kur Çelentano fitoi “Sanremo”-n me “Chi non lavora, non fa l’amore” në ‘71, që u diskutua jo vetëm në “Broduej”, por edhe në qarqet politiko-artistike shqiptare, pas një artikulli te “Zëri i Popullit”. Natyrisht që në “Broduej” komentohej çdo rrymë muzikore e kohës, këngëtarët.

Nga Modunjo, Don Baki, Sharl Aznavur, “The Rolling Stones”, tek ata amerikanë, Elvis Presley, Tom Xhons etj. Nuk kanë munguar edhe preferencat për aktorët e mëdhenj të kohës, S. Mekuin, Sofia Loren, Klaudia Kardinale, Stiv Rives, Marlon Brando, Marcelo Mastrojani, Zhan Pol Belmondo, Zhan Mare. Pas shfaqjes së filmit “Tango e fundit në Paris”, i regjisorit Bertoluçi, me Brando e Maria Shnajder, komentet në “Broduej” kanë qenë pa fund.

E kemi parë vonë në një kanal televiziv të Jugosllavit. Por, Alen Delon ka qenë i preferuari i gjithë djemve e vajzave të “Broduejt”. Filmat e tij i prisnim dhe i ndiqnim me pasion, siç ishte “Rroku e vëllezërit e tij” etj., madje na pëlqente edhe ta imitonim.

A kishte vajzat që dilnin në “Broduej”?

Ato të familjeve elitare, kryesisht gjimnaziste dhe studente, filluan të frekuentonin daljen në “Broduej” dhe në mbrëmje do të kalonin aty, por pa qëndruar. Të tilla ishin I. Zyma, I. Herri, L. Preza, L. Këllezi, H. Këllezi…! Ishin vajza moderne, të bukura dhe inteligjente. Me kalimin e viteve frekuentimi u rrit, në dimër, kohë e keqe, shi ftohtë apo, mbrëmje vere, kalimi një herë në “Broduej”, u kthye në një ritual preferencial. Njiheshim të gjithë. Por, atë shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër “brodueistet” e para vajza.

A frekuentohej nga artistë e sportistë?

Duke qenë në qendër, rruga ofronte kontakte me artistë e sportistë, dhe evenimentet kryesore të atyre viteve përcilleshin shpejt në “Broduej”. Sigurisht solistët e Teatrit të Operës, valltaret e Ansamblit i gjeje aty pas shfaqjeve. Edhe festivalet, këngëtarët, kompozitorët e tyre, Agim Krajka, Sherif Merdani, ishin pjesë e rrugës. Por koreografi, mjeshtri i njohur Panajot Kanaçi, ka qenë një ndër personazhet e veçantë të tij. Folës i pesë gjuhëve, kishte kulturë të madhe dhe ishte admirues i “Broduejt”.

Pastaj të tjerë, Bujar Kapexhiu, Saimir Kumbaro, Lionel Konomi, si dhe sportistë të njohur Skënder Hyka, futbollist i “17 Nëntorit”, Gavrosh Lëvonja, Piro Koleka, Ardian Fullani. Kontakti i tyre me botën, pastaj ardhja në “Broduej” i jepnin tjetër atmosferë dhe një shpresë perëndimore rrugës. Kujtoj Xhorxh Best, që e mbajtën në Rinas, për t’i qethur flokët, ardhjen e Gjermanisë Perendimore me Bekenbauer, Overat, Myler, Oransodën me dy amerikanë dhe holandezët e Ajaksit me një stil veshjeje, paraqitjeje, ashtu si i preferonim me.

Në “Broduej” ndiqej seria A, Inter, Mazola, Boninsenja apo Milan i Riverës, me të cilin jam tifoz, kampionati anglez. Por, ato që nuk harroj janë sfidat e boksit Benvenuti-Monzon dhe KleiForeman. Sidomos kjo e fundit.. Ka qenë 30 tetori i vitit 1974, ditë e martë, ora 04:00 e mëngjesit e kemi parë në televizionin italian. Të nesërmen në mbrëmje, të gjithë në “Broduej” për ta komentuar. Ishim tifozë të Kleit, fitoi në raundin e tetë…

Kadare banonte aty pranë, dilte shpesh aty pari?

Letërsia e kohës, librat dhe autorët e preferuar, por edhe ato të ndaluar qarkullonin fshehurazi, madje janë vitet kur u mendua për hapje dhe shpresa ishte e madhe, çka e ndjenim gjatë frekuentimit në mbrëmjet e shumëpritura në “Broduej”. Një sinjal të madh na i dha botimi i librit “Dimri i vetmisë së madhe” në vitin 1972, ku Kadare flet për “Broduejn” shqiptar, duke dhënë shenjën e fillimit të një liberalizmi dhe lirie në mendim, ndonëse më pas iu dha për ribotim për ndryshime, por Kadareja pjesën e “Broduejt” nuk e preku.

Duke pasur shtëpinë aty, ai bashkë me Elenën kalonte thuajse çdo mbrëmje. Por edhe filmi “Duel i heshtur” ishte një mesazh shprese për të gjithë. Fakti që e shfaqën filmin si dhe loja aktoriale e Ndrek Lucës, Reshat Arbanës, apo Bujar Kapexhiut, në tentativë për të kaluar drejt Perëndimit, ngacmonte jashtë mase fantazinë dhe ëndrrën.

Mund të quhej një rrugë “romantike”?

“Broduejn” e kanë frekuentuar një elitë e zgjedhur e Tiranës, një grup me të rinj, djem e vajza, që për kohën reflektonin një mentalitet të përparuar. “Broduej” ka qenë shumë sentimental e romantik, kur në shi, me një çadër, poshtë pemës, apo në mbrëmjen e plot shkëlqim me drita, prisje dikë apo do ta gjeje aty ku do të kryqëzoheshin shikimet, pas së cilave shpërthenin dashuritë ndër më të bujshme e Tiranës.

Por edhe këngëtarët Justina Aliaj, Ferdinand Radi, Vaçe Zela, Bashkim Alibali, Dorian Nini me këngët e tyre; “Sot jam 20 vjeç”, “Lemza”, si dhe kënga “Rruga e Dibrës”, që Sherif Merdani këndoi në festival, sillnin entuziazëm. Pastaj, pasioni për motorët ka qenë i madh për ne, si një mjet që të jepte lirinë. Nxitës u bë filmi “Arratisja e madhe”, me aktorin Stiv Mekuin. Jo vetëm për mua, por edhe disa miq, si Tim Xhilaga, vëllezërit, djemtë e doktorit të njohur, Nand e Tuc Zyma.

Po aty ishte edhe qendra e modës…?

Veshja, të rejat e fundit demonstroheshin me kënaqësi dhe rruga e ngushtë deri te Bonboneria shërbente si paradë mode. Dikujt i vinin nga jashtë, dikush i blinte te dyqani i valutës, apo ai me komision, si dhe sportistët e artistë që kishin mundësi të dilnin jashtë e të sillnin veshje që preferoheshin për kohën. Në “Broduej” janë parë për herë të parë pantallonat “blue jeans”, apo ato kauboj, një model që erdhi nga filmat “Ëestern”, me aktorin e Klint Istvud.

Madje, Tim Xhilaga bëri një palë të tilla me dok ngjyrë gri, krejt ekstravagante: 24 cm të ngushta te gjuri dhe më shumë se 30 cm te këmbët. Edhe lënia e flokëve të gjatë, basetat e trasha, ishin shumë të preferuara. Imitonim aktorët e famshëm, sidomos holliwudianë.

A vinin fëmijët e “Bllokut” në “Broduej”?

Ata ishin një shpresë e madhe për ne. E kanë frekuentuar rregullisht, ndonëse evitonin qëndrimet, por do të kalonin aty thuajse çdo mbrëmje. Të qenit fëmijë i “Bllokut” apo Byrosë dhe njëkohësisht “Broduejst”, për ne ishte një sinjal i rëndësishëm. Do të kujtoj Agim Myftiun, Spartak Ngjelën, apo disa vajza shumë moderne të këtyre familjeve që kalonin në “Broduej”.

Kjo tregonte që edhe pse prindërit, familjarët i kishin zyrtarë, ato ishin kundër asaj ideologjie, duke e treguar me sjellje që na pëlqenin dhe na jepnin shpresë. Edhe Fatos Lubonja, një djalë simpatik, modern, për shkuar te “Flora” preferonte lëvizjen në “Broduej”. Ndërsa për politikanë të kohës, as që bëhej fjalë të dilnin në “Broduej”…!

Pse dhe si u “godit” kjo rrugë?

Pas janarit të ’73- shit, bashkë me goditjen që mori Festivali i 11-të në Radio-Televizion, dhe tensionimit të situatave në art, u “godit” edhe “Broduej”. Jo se nuk e dinin që “Broduej” ishte një rrugë e disidencës, ku qëndronin të rinj me preferenca perëndimore, por si të tjerat, erdhi momenti për ta goditur edhe atë. Qëndrimi u vështirësua, pasi u shfaqën grupet e rinisë, që ndaloni çdo të ri që kishte tendenca për modën, shpërthyen fletë-rrufetë në qendra pune, shkolla dhe “Broduej” filloi të mos frekuentohej në mënyrë sistematike.

Jetuat në “Broduejn” e Tiranës, po atë të vërtetin a e keni parë?

Kam qenë disa herë në Nju Jork për të ndjekur djalin Bruno, student e basketbollist kur luante atje. Herën e parë që kam zbritur u kam kërkuar miqve: Më shoqëroni, dua të shoh “Broduejn”. Kam ngelur i mahnitur. Kjo më ka shtyrë që edhe një aktivitet timin t’i vendos emrin “Broduej”. Ndërsa, në rrugën e famshme nuk kaloj më. Më mbyt trishtimi, pasi e shoh të transformuar, shkatërruar e të braktisur, atë së cilës ne i dhamë gjithçka nga rinia jonë. Ruaj kujtimet, miqtë dhe vetëm nostalgjia më ka mbetur./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 07 Maj 2026

Next Post

“Gjatë Luftës II-të Botërore, në Gjermani ‘lulëzoi’ një letërsi, që heroizon betejat, operacionet luftarake të Wermahtit hitlerian, shkatërrimet dhe...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
Intervista

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 2, 2026
“Kur Haxhi Gora, na komunikoi; ‘Kryesia e Kuvendit, s’ua fali jetën, sot në mesnatë, toga e pushkatarëve, do ekzekutojë vendimin për katër shokët tuaj’, ne…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Intervista

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 3, 2026
“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës
Intervista

“Unë markoja Messin dhe flisja në italisht me të, i kërkova që në fund të ndeshjes të shkëmbenim fanellat, por ai më tha…”/ Dëshmia e rrallë e ish-mbrojtësit kuqezi, që luajti kundër legjendës së Argjentinës

July 26, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Qirjako Mihali, si drejtor i Thesarit, s’ pranonte të akordonte disa gr, flori për një dhëmb të Vaçe Zelës, e mbështetën edhe Mehmeti me Manushin, por u ngrita unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-anëtarit të Byrosë Politike

July 16, 2026
“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit
Intervista

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

July 12, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i…”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike

July 8, 2026
Next Post
“Gjatë Luftës II-të Botërore, në Gjermani ‘lulëzoi’ një letërsi, që heroizon betejat, operacionet luftarake të Wermahtit hitlerian, shkatërrimet dhe…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Gjatë Luftës II-të Botërore, në Gjermani ‘lulëzoi’ një letërsi, që heroizon betejat, operacionet luftarake të Wermahtit hitlerian, shkatërrimet dhe...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme