• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Monday, May 18, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Poema Simfonike, që shkaktoi tërbimin e bolshevikëve, u kompozua nga Haçaturiani me rastin e 30-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, por më 1948 ai u dërgua në Armeni për…” / Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Kompozitori i famshëm Shostakoviçi vdiq në 1975-ën dhe në funeralin madhështor që u organizua nga Partia Komuniste, merrnin pjesë ata që e persekutuan…”/ “Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Në letërsinë gjermane naziste, Hitleri portretizohet si Mesia i ri, si shpëtimtar, si Krishti i shekullit tonë, të cilit të gjithë duhet t’i binden verbërisht…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Kompozitori i famshëm Shostakoviçi vdiq në 1975-ën dhe në funeralin madhështor që u organizua nga Partia Komuniste, merrnin pjesë ata që e persekutuan…”/ “Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Kompozitori i famshëm Shostakoviçi vdiq në 1975-ën dhe në funeralin madhështor që u organizua nga Partia Komuniste, merrnin pjesë ata që e persekutuan…”/ “Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Poema Simfonike, që shkaktoi tërbimin e bolshevikëve, u kompozua nga Haçaturiani me rastin e 30-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, por më 1948 ai u dërgua në Armeni për…” / Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
“Poema Simfonike, që shkaktoi tërbimin e bolshevikëve, u kompozua nga Haçaturiani me rastin e 30-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, por më 1948 ai u dërgua në Armeni për…” / Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Nga Bashkim Trenova

Pjesa e pesëmbëdhjetë

                                      NAZIBOLSHEVIZMI – LETËRSIA DHE ARTET

                                                        PARATHËNIE

Gjithashtu mund të lexoni

“Në muajt e parë të vitit 1921, Gjyqi i Nalt i Sheriatit, i kërkoi Ministrisë së Arsimit, që të drejtën e inspektimit të lëndës së besimit…”/ Historia e panjohur e raporteve të shtetit shqiptar, me religjionet fetare

“Kompozitori i famshëm Shostakoviçi vdiq në 1975-ën dhe në funeralin madhështor që u organizua nga Partia Komuniste, merrnin pjesë ata që e persekutuan…”/ “Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Memorie.al / Historianë, filozofë politikë, intelektualë të shkollave apo dhe të pozicionimeve të ndryshme, i kanë kushtuar mijëra e mijëra faqe, vëllime të tëra, studime dhe artikuj krahasimit midis nazizmit dhe komunizmit. Përgjithësisht, në botimet dhe studimet e tyre, qëndrohet në kontrollin policor të shoqërisë nga këta diktatura, në rolin e hierarkisë shtetërore diktatoriale, të kreut të shtetit, si mbytës të mendimit të lirë, në vendin e gjithë-pranishëm të propagandës zyrtare në shoqëri, në masakrat masive dhe në rrjetin e kampeve të përqendrimit, në veprimtarinë e policisë, NKVD në BRSS (më pas KGB) dhe të Gestapos në Rajhun e Tretë. Në librin e tij “Le Passé d’une illusion” (E kaluara e një iluzioni) François Furet vëren se nazizmi dhe komunizmi kanë të njëjtën kundërshtim ndaj demokracisë liberale dhe asaj që ata e quajnë “borgjezia kapitaliste”. Të dyja ideologjitë pretendojnë se janë socialiste dhe përdorin imazhin e socializmit. Vendet komuniste janë vetëquajtur “socialiste”. “Nazizëm” është një shkurtim i nacional-socializmit.                   

                                                     Vijon nga numri kaluar

Kapitulli II – të MUZIKA

Prokofievi kaloi jetën e tij nën kontrollin tiranik të Stalinit dhe të mekanizmave shtypëse të diktaturës në shërbim të tij. Edhe vdekja e tij do të errësohet nga vdekja e Stalinit. Ai do të vdesë në të njëjtën ditë, më 5 mars 1953, në të njëjtën mënyrë, të dy janë viktima të një hemorragjie cerebrale. I eklipsuar nga diktatori bolshevik, trupi i kompozitorit nuk u lëviz për pothuajse tri ditë. Rrugët e Moskës ishin të tejmbushura nga sovjetikët që i bënin homazhet e fundit “babait të popujve”. Jo vetëm kaq, por vdekja e kompozitorit iu bë e ditur popullit rus, vetëm pas gjashtë ditësh. Ndërkohë lajmi mbi largimin e tij qarkullonte në botë. Për trupin e pajetë të Prokofievit nuk u gjend asnjë lule e vetme në të gjithë Moskën.

Në vitin 1957, Prokofievi i rivlerësuar do të dekorohet me “Çmimin Lenin”, duke u bërë kështu i pari kompozitor sovjetik që nderohet me këtë çmim pas vdekjes. Midis tre kompozitorëve të mëdhenj rusë të kohës, përbri Shostakoviçit dhe Prokofievit, qëndron edhe Nikolai Iakovleviç Miaskovski. Vepra e tij është monumentale; 27 simfoni. Ai është një nga themeluesit e muzikës simfonike sovjetike, por më pak i njohur nga dy të parët. Shumë i respektuar në rrethet muzikore, Miaskovski, ky njeri i veçantë, i panënshtruar, cilësohet prej tyre si “ndërgjegjja artistike e muzikës sonë”.

Prokofievi, që njihet edhe si mik i tij, duke folur për muzikën e Miaskovskit, ka thënë: “Gjithçka ka shkruar Miaskovski është thellësisht personale dhe me një intuite psikologjike të admirueshme. Kjo muzikë nuk është nga ato që bëhet shpejt popullore…! Muzika e tij është plot urtësi, e pasionuar, e errët dhe thellësisht vëzhguese, kërkuese, analizuese e mendimit, e ndjenjave, e gjendjes shpirtërore. Në këtë vështrim ai është pranë Çajkovskit dhe unë mendoj se ai është thellësisht trashëgimtar i tij”.

Miaskovski ka kompozuar, midis të tjerave, Симфония № 12 (Simfonia Nr.12) me temë kolektivizimin dhe ndryshimin e jetës së fshatit. Ai dëshiron që nëpërmjet saj të pasqyrojë kalimin e fshatarësisë ruse, nga jeta e vjetër dhe puna e mundimshme skllavëruese, në jetën e gëzuar kolkoziane. Kjo vepër e Miaskovskit u dënua si “një simfoni pa tekst, ndërsa muzika thjesht si “tepër borgjeze” dhe që duhet hedhur poshtë… midis të tjerave fshati nën regjimin carist i pikturuar nga Miaskovski është shumë i bukur, aq i bukur “sa nuk shihet se kundër kujt i duhej të luftonte”!

Në vazhdim të këtij dështimi, Miaskovski punon shumë për të “ndryshuar”. Kjo shihet në Симфонина № 16 (Simfonia Nr. 16). Kjo simfoni është e qartë, optimiste, me patos heroik, fraza lirike dhe çaste trishtimi. Kompozitori kërkon të japë botën që e rrethon në të gjithë shumëlloshmërinë e saj, të transmetojë “pulsin e epokës”. Me këtë simfoni autori trajton temën heroike të aviacionit sovjetik. Ai u thur homazhe aviatorëve sovjetikë pas rrëzimit të aeronefit “Maksim Gorki” në vitin 1935, ku humbën jetën 49 vetë. Shpejt pas këtij rrëzimi u thur një “legjendë”, sipas së cilës edhe Stalini do të duhej të udhëtonte me të, gjë që ia shtoi edhe më patosin kësaj tragjedie.

Pavarësisht këtij kompozimi, veprat e Miaskovskit përgjithësisht janë dënuar dhe ndaluar nga bolshevikët. Mund të përmendet, midis tyre Симфонина № 6 (Simfonia Nr. 6). Mëkati i saj është “humanizmi abstrakt”. Симфонина № 7 (Simfonia Nr. 7) mallkohet për “zhytjen në një humbëtirë subjektiviste”. Симфонина № 10 (Simfonia Nr.10) ka të njëjtin fat për “ekspresionizmin e saj të sëmurë”. Симфонина № 13 (Simfonia Nr.13) u katalogua si “simfoni e vuajtjeve të mëdha”, ndërsa simfonitë nr. 24 dhe 25 janë gjykuar si tepër “të larguara nga realiteti popullor”. Kantata Кремль на крыльце (Kremlini në mbrëmje) u asgjësua nga censura, duke u baltosur si “e trishtuar, mistike”.

Në vitin 1948, i vendosur në bangon e akuzave që iu bënë muzikës sovjetike për “formalizëm”, Miaskovski, ndryshe nga Shostakoviçi, Prokofievi, etj. nuk iu përgjigj thirrjes së Zhdanovit për të shkuar në Kanosën bolshevike dhe për të bërë autokritikë, për t’u penduar për veprimtarinë e tij. Ai nuk shkoi në procesin e njohur si “mbledhje e kompozitorëve dhe muzikologëve moskovitë”.

Në vazhdën e mësipërme, mund të shihet edhe krijimtaria dhe ecuria e një tjetër kompozitori të madh sovjetik, Aram Haçaturian, i vlerësuar në vendin e tij, në Armeni, si “një pasuri kombëtare”. Nga ana estetike ai është krejtësisht në përputhje me kërkesat e Realizmit Socialist. Balete të tilla si ‘Гаянэ’ (‘Gajane’) apo ‘Спартак’ (‘Spartak’), koncertet, simfonitë dhe veprat vokale siç janë, p.sh. Поэма о Сталине (Poema për Stalinin), Ода памяти Ленина (Ode në kujtim të Leninit), dëshmojnë për këtë, veçanërisht për sa i përket karakterit kombëtar të muzikës.

Haçaturiani bazohet në muzikën popullore, duke i dhënë një formë më të përkryer. Ai frymëzohet nga folklori i të gjitha republikave sovjetike, sidomos nga folklori armenian, i popujve të Kaukazit, dhe në një shkallë më të vogël edhe nga folklori i popujve të Europës Lindore, të Europës Qendrore e të Lindjes së Mesme. Meloditë e tij karakterizohen nga shumëllojshmëria e variacioneve teknike dhe nga imitimi i efekteve të timbrit të instrumenteve orientalë.

Për veprimtarinë e tij Haçaturiani është dekoruar “Hero i Punës Socialiste” në vitin 1973, me “Urdhrin Lenin” në vitet 1939, 1963, 1973, me “Urdhërin e Revolucionit të Tetorit” në vitin 1971, me “Urdhrin e Punës të Flamurit të Kuq” në vitet 1945 dhe 1966, me medaljen “Për punë të dobishme”. Me rastin e 100-vjetorit të ditëlindjes së Vladimir Iliç Leninit në vitin 1970, ai u dekorua me medaljen “Për Mbrojtjen e Moskës”. Në vitin 1944 Haçaturiani ishte dekoruar gjithashtu me medaljen “Për Mbrojtjen e Kaukazit”. Në vitin 1975, ai ishte dekoruar me medaljen jubilare “Tridhjetë vjet Fitore nga Lufta e Madhe Patriotike”.

Atij i janë dhënë disa tituj nderi si: “Artist i Nderuar i Republikës Socialiste Sovietike të Armenisë” në vitin 1938, “Artist i Nderuar i Republikës Federative Socialiste të Rusisë”, në vitin 1944, “Artist i Popullit” i Republikës Federative Socialiste të Rusisë” në vitin 1944 dhe në vitin 1947, “Artist i Popullit i BRSS” në vitin 1954, “Artist i Popullit i Republikës Armene të Bashkimit të Republikave Sovjetike” në vitin 1955, “Artist i Popullit të Gjeorgjisë” në vitin 1963, “Artist i Nderuar i Republikës Socialiste Sovjetike të Uzbekistanit” në vitin 1967, “Artist i Popullit i Azerbaixhanit” në vitin 1973. Përveç dekoratave të shumta, Haçaturiani ka marrë edhe disa çmime si “Çmimin Stalin të shkallës II-të”, në vitin 1941, “Çmimin Stalin të shkallës I-rë” në vitet 1943, 1946 dhe 1950, “Çmimin Lenin” në vitin 1959, “Çmimin Shtetëror të BRSS”, në vitin 1971.

Pavarësisht respektimit më se disiplinor nga ana e tij të Realizmit Socialist, gjë për të cilën ai edhe u nderua me kaq tituj, medalje dhe urdhra shtetëror nga pushtetarët bolshevikë, pavarësisht edhe nga nëmuri i madh i tyre, edhe Haçaturiani nuk u shpëtoi dot akuzave për prirje “formaliste”, njëlloj si Prokofievi, Shostakoviçi apo Miaskovski. Nga 10 deri më 13 janar të vitit 1948, në Konferencën e mbajtur në Kremlin në prani të shtatëdhjetë muzikantëve, kompozitorëve, drejtuesve të orkestrave, etj., Zhdanovi do të dënojë Shostakoviçin, Prokofievin, Miaskovskin, Haçaturianin, Kabalevskin dhe Shebalinin si figurat kryesore të prirjes së gabuar formaliste në muzikë, si ithtarë të formalizmit, d.m.th. të një muzike të cilësuar si e vështirë për t’u kuptuar nga masat, të një muzike “antipopullore”.

Gjatë kësaj Konference kreu i ri i Lidhjes së Kompozitorëve Sovjetikë, Tikhon Krehnikovi, duke zbatuar urdhrat e përcjella nga Zhdanovi, sekretar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, sulmon ‘Симфония-поэма’ (‘Poema Simfonike’) të Haçaturianit, duke shtuar edhe se vepra e tij ‘Концерт для виолончели с оркестром’ (‘Koncert për violonçel dhe orkestër’) u luajt në një sallë gjysëm të boshatisur dhe se “të gjithë mendonin se Koncerti për violonçel i Haçaturianit ishte një zero”. Nga ana e tij vetë Zhdanovi, kur Haçaturiani kërkoi të spjegohej, e akuzon atë për “individualizëm ekstrem”.

“Poema Simfonike”, që shkaktoi tërbimin e bolshevikëve, u kompozua nga Haçaturiani me rastin e 30-vjetorit të Revolucionit të Tetorit, për t’i thurur himne dhe për ta nderuar atë. Vetë ai ka deklaruar, vite më pas: ” Desha që kjo vepër të shprehë gëzimin dhe krenarinë e popullit sovjetik për vendin e tij të madh e të fuqishëm”. Në vitin 1948 Haçaturiani u dërgua në Armeni për “riedukim”. Ky dënim përfundon me vdekjen e Stalinit në vitin 1953. Shënjestër e luftës kundër formalizmit u bë edhe kompozitori Vano Muradeli, Artisti i Merituar i Republikës Federative Socialiste Sovjetike të Rusisë, “Artisti i Popullit”, mbajtës dy herë i “Çmimit Stalin të Klasit I-rë”, i “Urdhrit Lenin”, i “Urdhrit të Flamurit të Kuq të Punës”, “Artisti i Merituar” i Republikës Socialiste Sovjetike Autonome të Kapardino-Balkarit.

Muradeli njihet për disa kantata kushtuar Stalinit si ‘Поэма-кантата-Вождю’ (‘Poema-kantatë – Udhëheqësit’), ‘Кантата о Сталине’ (‘Kantata për Stalinin’), ‘Песня-здравица’ (‘Kënga Dolli’). Ai është gjithashtu autor i kantatës ‘Снами Ленин’ (‘Lenini me ne’) dhe ‘Песня о Берия’ (‘Kënga për Berian’), ‘Симфонию №1’ (‘памяти Сергея Кирова’) (Simfonia Nr.1 në kujtim të Sergei Kirovit), i baletit ‘Зоя Космодемьянская’ (‘Zoja Kosmodemianskaja’), i ‘Марш ополченцев’ (‘Маrshi i Milicisë’), ‘Черноморский марш’ (‘Marshi i Detit të Zi’), ‘Гимн Ленинграду’ (‘Himni i Leningradit’), ‘Песня о победе’ (‘Këngë për fitoren’).

Për të gjithë veprimtarinë e tij, në përputhje me kërkesat e Realizmit Socialist, ai meritoi dhe serinë e dekoratave, të urdhrave e medaljeve të përmendura më sipër. Fatkeqësia e tij fillon me operën ‘Великая дружба’ (‘Miqësia e Madhe’). Në Konferencën e Kompozitorëve në të cilën u dënuan opera ‘Ledi Makbeth’ e Shostakoviçit, si edhe kompozitorë të tjerë, opera ‘Великая дружба’ e Muradelit u gjykua si formaliste, “e mbrapshtë dhe anti-artistike”. Pretencën e saj e bën Zhdanovi.

Në fjalën e tij ai thekson: “Shokë, Komiteti Qendror ka vendosur t’ju thërrasë për arsyen e mëposhtme. Ka disa kohë, Komiteti Qendror ishte i pranishëm në premierën e operës së re të Muradelit ‘Miqësia e Madhe’. Ju mund ta përfytyroni se sa të padurueshëm ishim të gjithë ne për të parë këtë opera të re sovjetike, pas më se dhjetë vitesh gjatë të cilave vendi ynë nuk kishte dhënë asnjë opera…! Fatkeqësisht unë duhet të ju them se shpresat tona u zhgënjyen. Opera e re është një dështim. Përse? Le të shohim fillimisht muzikën. Nuk gjendet në të asnjë melodi, të cilën mund ta vendosësh në kujtesë. Muzika thjesht nuk arrin në trurin e dëgjuesit.

Salla – pak a shumë 500 vetë të paralajmëruar dhe të vëmendshëm – nuk ka reaguar në asnjë çast. Për ne është dëshpëruese mungesa e harmonisë, mospërputhja midis muzikës dhe emocioneve të personazheve, kakofonia e shumë kalimeve. Orkestrimi është i varfër. Në më të shumtën e kohës, dëgjohen vetëm disa instrumente dhe më tej, papritmas, e gjithë orkestra nis të blegërojë. Përgjatë disa çasteve lirike, shpërthejnë trompetat dhe goditjet ; në të kundërtën, kalimet heroike shoqërohen nga një melodi elegjiake dhe e trishtuar. Më në fund, ndërsa opera ka për subjekt historinë e popujve të Kaukazit të Veriut në një nga momentet kyçe të historisë së tyre, thënë më qartë, në momentin e e vendosjes së pushtetit sovjetik në rajon, muzika injoron krejtësisht muzikën popullore të këtyre popujve dhe nuk frymëzohet prej saj”.

Edhe Dimitri Kabalevski, laureat katër herë i çmimit “Stalin”, u akuzua nga Zhdanovi në janarin e vitit 1948, së bashku me Aram Haçaturianin, Gavril Popovin, Sergei Prokofievin, Dimitri Shostakoviçin, Nikolai Miaskovskin dhe Visarion Chebalinin për “formalizëm”, d.m.th. me akuzën më të rëndë që mund t’i bëhej një artisti në Rusinë sovjetike. Në këto kushte terrori është i kuptueshëm edhe reagimi i kompozitorëve sovjetikë, të cilët tërhiqen, izolohen, nuk kompozojnë, nuk rrezikojnë. Kjo do të thotë se ka mungesë krijimtarie, mungesë që rrezikon të zbehë edhe shërbimin propagandistik, i cili ka nevojë për himne të pafund ndaj komunizmit dhe udhëheqësve sovjetikë, për brohoritjet për “jetën e re”, për heroizmin e njeriut të ri, të shpirtit rus.

Pas vitit 1948 vihet re një dështim i plotë i veprave të frymëzuara nga realiteti sovjetik. “Populli sovjetik, – shkruan ‘Правда’ më 19 prill 1951, – pret nga kompozitorët krijimin e operave të reja, që mishërojnë besnikërisht personazhet e epokës tonë, duke zbuluar bukurinë dhe pasurinë e jetës shpirtërore të njerëzve sovjetikë”. Disa opera të reja edhe u vendosën në skenat më të mëdha dhe më të famshme të Bashkimit Sovjetik gjatë tri vjetëve pas dënimit të Muradelit dhe kompozitorëve të tjerë sovjetikë. Zyrtarisht njihen rreth 20 të tilla. “Sipas pohimeve të vetë shtypit të Moskës, ato janë të një mediokriteti të tejskajshëm. Shumica e operave të frymëzuara nga “realiteti sovjetik”, madje edhe ata që kanë për autorë kompozitorë të talentuar, pas disa shfaqjesh, janë detyruar të tërhiqen nga afishet.

Shkurt, nuk ka në këtë kohë asnjë opera moderne që mund të fitojë zemrën e publikut. Dështimi është i plotë. Kolkozet, ndërmarrjet e mëdha hidroelektrike, kanalizimet, projektet madhështore të shndërrimit të natyrës, u bënë objekte të oratoriove dhe të kantatave, por asnjë kompozitor nuk arriti të vendosë në opera në mënyrë të pranueshme, arritjet e kohës staliniane”. Po për baletin? Fillimisht duhet thënë se baleti rus është më tepër se një spektakël ose se një vallëzim. Ai është zemra e kulturës ruse. Në botën e artit rus baleti zë një vend të veçantë që nga fillimet e tij në vitin 1672, kur u paraqit për herë të parë në Maslentisa për oborrin e Carit Aleksei Mihailoviç.

Cila është politika e bolshevikëve? Si e praktikuan Realizmin Socialist ata edhe në këtë fushë? Edhe baleti nuk mund dhe nuk u shpëtoi përpjekjeve për ta përshtatur plotësisht, sipas kërkesave të Proletkulit. Baleti i parë me kërkesa “proletare” është ‘Красный вихрь’ (‘Stuhia e Kuqe’) i Fyodor Lopukhovit, me muzikë të Vladimir Deshevovit, kompozuar në vitin 1924. Vepra ishte një dështim i plotë. Ajo u luajt në skenë vetëm tri herë. Më pas vazhduan përpjekje të tjera, më pak apo më shumë delirante, për të krijuar baletin proletar. Në vitin 1929 Fyodeor Lopuhovi do të verë në skenë baletin ‘Щелкунчик’ (‘Arrëthyesja’) me muzikë të Çajkovskit.

Baleti lëkundej midis klasicizmit dhe modernizmit dhe shkaktoi një stuhi të vërtetë kritikash. ‘Щелкунчик’ u cilësua si “një falimentim artistik” dhe u vendos në bankën e akuzës “për një mungesë të plotë të kuptimit të detyrave, të cilave u bën ballë teatri sovjetik”. (42). Sipas kritikës, “Lopuhovi, nuk ka ndjekur rrugën për të krijuar figurën e një « kukulle sovietike moderne», nuk ka pasqyruar aspektet sociale, shkurt, nuk ka ndjekur ritmin e artit revolucionar”.

Në vitet 1930 dhe 1931 Dimitri Shostakoviçi do të kompozojë muzikën e baleteve ‘Золотой век’ (‘Shekulli i Artë’) dhe ‘Болт’ (‘Bulon’). “Shekulli i Artë” tregon një ndeshje boksi në Europën Perëndimore me një arbitër racist. “Boulon” trajton një sabotim në një uzinë. Edhe me këto balete dështimi ishte i plotë për “Proletkultin”. Në vitin 1935 u kompozua dhe u vu në skenë ‘Ромео и Джульетта’ (‘Romeo dhe Zhulieta’) e Prokofievit.

Ky balet, me dekore monumentale, pritej të ishte njëlloj simboli i lëvizjes marksiste. Autori u denoncua nga Byroja Politike e Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik për “papërshtatshmëri me nevojat e popullit”. Po në vitin 1935, Fyodor Lopuhovi bëri koreografinë dhe shkroi, së bashku me Adrian Petrovskin, libretin e baletit ‘Светлый ручей’ (‘Rrjedha e ndritshme’) me muzikë të Shostakoviçit.

Në “Правда” të datës 6 shkurt lidhur me sa më sipër botohet artikulli me titull: “Balet mashtrues”. Në këtë artikull shkruhet: “Ne kemi përpara një balet në të cilin veprimi dhe autorët janë përpjekur të shënojnë jetën kolektive të ditëve tona në kolkoz…! Baleti është mbushur me një gëzim të lehtë dhe festiv të rinisë”. Adrian Petrovski u dërgua në Gulag./ Memorie.al

                                                Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Me përjashtimin e dy apo tre vetëve, 22 që u pushkatuan, kishin njohje personale me Enver Hoxhën, kurse me nënën time, ai...”/ Dëshmia e rrallë e ish-të burgosurit politik, Gëzim Peshkëpia

Next Post

“Në muajt e parë të vitit 1921, Gjyqi i Nalt i Sheriatit, i kërkoi Ministrisë së Arsimit, që të drejtën e inspektimit të lëndës së besimit...”/ Historia e panjohur e raporteve të shtetit shqiptar, me religjionet fetare

Artikuj të ngjashëm

“Në muajt e parë të vitit 1921, Gjyqi i Nalt i Sheriatit, i kërkoi Ministrisë së Arsimit, që të drejtën e inspektimit të lëndës së besimit…”/ Historia e panjohur e raporteve të shtetit shqiptar, me religjionet fetare
Dossier

“Në muajt e parë të vitit 1921, Gjyqi i Nalt i Sheriatit, i kërkoi Ministrisë së Arsimit, që të drejtën e inspektimit të lëndës së besimit…”/ Historia e panjohur e raporteve të shtetit shqiptar, me religjionet fetare

May 18, 2026
“Kompozitori i famshëm Shostakoviçi vdiq në 1975-ën dhe në funeralin madhështor që u organizua nga Partia Komuniste, merrnin pjesë ata që e persekutuan…”/ “Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Kompozitori i famshëm Shostakoviçi vdiq në 1975-ën dhe në funeralin madhështor që u organizua nga Partia Komuniste, merrnin pjesë ata që e persekutuan…”/ “Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 18, 2026
“Vsevolod Zadaratskit do të përplaset në Gulag edhe në vitin 1937, nën pretekstin se kishte luajtur vepra të muzikantëve fashistë si Vagner dhe Shtraus, të cilët…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Vsevolod Zadaratskit do të përplaset në Gulag edhe në vitin 1937, nën pretekstin se kishte luajtur vepra të muzikantëve fashistë si Vagner dhe Shtraus, të cilët…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 17, 2026
“Krijuan një organizatë të quajtur ‘Fafaic’, caktuan detyrën dhe pseudonimin për çdo pjestar të grupit, mbledhjet i bënin në një bunker…”/ Dokumenti i Sigurimit i ’73-it, drejtuar Hysni Kapos për grupin nga Lezha
Dossier

“Krijuan një organizatë të quajtur ‘Fafaic’, caktuan detyrën dhe pseudonimin për çdo pjestar të grupit, mbledhjet i bënin në një bunker…”/ Dokumenti i Sigurimit i ’73-it, drejtuar Hysni Kapos për grupin nga Lezha

May 15, 2026
“Kompozitori bolshevik, Arseni Avramov, e deklaroi Sebastian Bachun; ‘një kriminel i madh përpara historisë, që ka deformuar dëgjimin e miliona njerëzve, pasi…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Kompozitori bolshevik, Arseni Avramov, e deklaroi Sebastian Bachun; ‘një kriminel i madh përpara historisë, që ka deformuar dëgjimin e miliona njerëzve, pasi…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 16, 2026
“Në vitin 1938, muzika bëhet një mjet i fuqishëm i propagandës së Rajhut III-të dhe Gjermania u shpall ‘Vendi i muzikës’…”/ Ana e panjohur e raporteve të nazizmit me artin e kulturën
Dossier

“Në vitin 1938, muzika bëhet një mjet i fuqishëm i propagandës së Rajhut III-të dhe Gjermania u shpall ‘Vendi i muzikës’…”/ Ana e panjohur e raporteve të nazizmit me artin e kulturën

May 16, 2026
Next Post
“Në muajt e parë të vitit 1921, Gjyqi i Nalt i Sheriatit, i kërkoi Ministrisë së Arsimit, që të drejtën e inspektimit të lëndës së besimit…”/ Historia e panjohur e raporteve të shtetit shqiptar, me religjionet fetare

“Në muajt e parë të vitit 1921, Gjyqi i Nalt i Sheriatit, i kërkoi Ministrisë së Arsimit, që të drejtën e inspektimit të lëndës së besimit...”/ Historia e panjohur e raporteve të shtetit shqiptar, me religjionet fetare

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme