• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, May 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Pas torturave çnjerëzore të krye-hetuesit të Elbasanit, Th. C. që më binte kërcinjëve të këmbëve me majat e këpucëve, 15-të ditë rresht, shefi i Degës Shim Kolli, më…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, Kristo Mema

“Kryehetuesi Thanas Caku më godiste me një dru në qafë, që unë të pranoja se do arratisesha dhe se kisha shkuar te uzina ushtarake e Mjeksit, për…”/ Dëshmia e rrallë e Kristo Mema nga Elbasani
“Nga Spaçi më sollën në Tiranë të dëshmoja kundër Kadri Hazbiut dhe Llambi Peçinit, pasi me atë në Paris unë…”/ Dëshmia e rrallë e ish-emigrantit
“Oficerët e Sigurimit, hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët që inskenuan dënimin tim, duke më akuzuar se, UDB-ja…”/ Dëshmia e kosovarit që vuajti 20 vite në burgjet komuniste
“Pas torturave çnjerëzore të krye-hetuesit të Elbasanit, Th. C. që më binte kërcinjëve të këmbëve me majat e këpucëve, 15-të ditë rresht, shefi i Degës Shim Kolli, më…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit, Kristo Mema
“Violinën, ia dhanë gazetarit të njohur rus, Ehremburg, kurse një xhybe, që ruhej në shtëpinë tonë, iu dhurua Hrushovit, në ‘59-ën…”/ Historia e panjohur e familjes së famshme Çiftja, që u persekutua nga regjimi komunist
“Edhe pse Ollga Schweizer, në ‘44-ën shpëtoi nga pushkatimi gjermanëve 100 burra, komunistët e internuan dhe ia burgosën…”/ Historia tragjike e danezes, që u dashurua me firmëtarin e pavarsisë
”Elbasani, qyteti i mrekullueshëm që ka prodhuar inteligjencën kryesorë të vendit, ka gjithashtu dhe një klub akademik, ku…”/ Libri i suedezit që vizitoi Shqipërinë në ’35-ën

Pjesa e dytë

Memorie.al / Si djali i një familjeje elbasanase që ishte angazhuar me forcat e Ballit Kombëtar gjatë periudhës së Luftës, por kishte edhe pasuri dhe prona, ai mbante emërtesën e “armikut dhe kulakut”, ndaj erdhi koha kur do t’i sajonin një akuzë dhe do ta dënonin me 10 vite burg. Kristo Mema rrëfen torturat e hetuesisë në qelitë e Degës së Brendshme të Elbasanit ku e futën menjëherë pas arrestimit, torturat ndaj tij nga ana e krye-hetuesit Thanas Caku, etj., si dhe ato më pas kur doli në kampe e burgje, si në kampin e Elbasanit, apo galeritë e Spaçit, ku njeriu ngrinte dhe shkrinte prapë, dhe përsëri jetonte, duke sfiduar edhe shkencën e mjekësisë. Për të gjitha këto etj., Kristo Mema na njeh në këtë intervistë ekskluzive që po publikojmë më poshtë në këtë shkrim.

                                                          Vijon nga numri kaluar

Z. Mema, si vijoi më pas hetuesia me ju?

Gjithashtu mund të lexoni

“Kryehetuesi Thanas Caku më godiste me një dru në qafë, që unë të pranoja se do arratisesha dhe se kisha shkuar te uzina ushtarake e Mjeksit, për…”/ Dëshmia e rrallë e Kristo Mema nga Elbasani

“Tablonë ‘Nëna labe’ të piktorit Fatmir Haxhiu, e gjeta kur ri konstruktohej ministria e Arsimit, pasi dy punëtorë përzinin llaçin me të…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të gjimnazit ‘Qemal Stafa”

Ai m’u fut me kërcu. Edhe e urdhëroi atë, më lidhi dhe me majat e këpucëve, më binte nga kërcinjtë e këmbës. Më torturoi. Mori dy kokrra metali, i futi në spinë e thoshte: “Trego”! “Çfarë të tregoj”? – i thashë unë. “Çfarë ke biseduar me filanin”? – insistonte ai. Numëronte dëshmitarët. “Po asnjë gjë nuk kam biseduar me ta”, i thoja unë. “Po ja ata thonë…”! “I ke mësuar ti”,- i thashë, se shpirti moo…! Pesëmbëdhjetë ditë rresht më ka marrë Shim Kolli, nuk pranova thëniet e dëshmitarëve.

Në fund fare thashë: “Zotëri, unë e di që do të dënohem. Merr dokumentet, mbylle hetuesinë, më dëno sa të duash ti”. Në fund fare, erdhi, tha: “E mbyllëm punën bashkë”. Pas tre muajsh. “Ti,- tha, – je kokëfortë, ndjek rrugën e prindërve të tu. Ke për të përfunduar si ata”. “Po, – i thashë, – edhe mund të përfundoj, por mua ma merr mendja që nuk kam bërë gjë.

Në qoftë se prindërit apo farefisnia ime qenkan si unë, qenkan dënuar kot edhe ata”. Filloi edhe më goditi…Si përfundim, e mbylli akuzën. Në gjyq, më dënuan 10 vjet. Më akuzonin edhe për një armë, por nuk u vërtetua. Në gjyq, nuk u mor për bazë. Pasi, u dënova, më çuan në burgun e Tiranës.

Në cilin vit u dënuat?

Në vitin ’63. Jam arrestuar më 20 gusht dhe jam dënuar pas tre muajsh, më 20 nëntor. Më 10 dhjetor, kam shkuar në burgun e Tiranës, atje…për çudi, ishte rregulli i burgut, bëhej larja. Unë kisha tre muaj që nuk isha larë.

Ku ju dërguan për të vuajtur dënimin?

Më dërguan në kampin e Elbasanit, ku një ditë ne tentuam arratisjen, por u shemb tuneli, sepse meqenëse ra shi atë natë, u shemb tuneli dhe këtu dështoi gjoja dalja jonë. Ky tunel punohej prej dy personave: ai që ngrohte autoklavën dhe pastruesi i banjës. Ata gjithmonë, e merrnin dheun që punohej, e nxirrnin jashtë. Këto ishin kurthe të ndërtuara nga Nevzat Haznedari. Na arrestuan, na lidhën me hekura, na zhveshën, katër ditë vetëm me të mbathura. Na vunë dy trupa.

Ku ju mbanin?

Në kamp, në Elbasan. Vunë dy binarë, na shtrinë barkas. Vunë markusin, mbushur me rërë, që markusi të kishte boshllëk, të mos bllokohej, por të vinte të mbërthente trupin. Na fusnin me radhë, ishin tri dhoma që futeshim tre njëherësh. Edhe markues gome, mbushur me rërë…u bë trupi, tamam sikur ishim pata. Dëmtohen qelizat, edhe muskujt hapen, deri te kockat. Deri sa ata u mërzitën. Na lëshuan. Morën kazanët e ujit të ngrohtë në kuzhinë, na futën në ata. Një pjesë të hekurave i prenë, se nuk dilnin duart.

Unë e kisha afër doktor Miço Konomin, i burgosur si ne, por mezi flisja…se më ishte tharë pështyma. “Ka ndonjë gjë” – e pyeta? “Jo, rigjenerohen shpejt, mbyllen shpejt këto”, tha ai. Po hapur trupi, gjë e çuditshme, gjithë mishrat. Na morën që aty, na çuan në Burrel. Domethënë bëhet fjalë në janar të ’66-ës. Na lanë dy muaj atje. Na kthyen prapë në Elbasan. Aty ndenjëm pa punë, se përgatitej kampi i Spaçit. S’kishim ku shkonim.

Deri kur qëndruat në kampin e Elbasanit?

Ndenjëm deri në 20 prill të ’68-ës dhe më pas na çuan në Spaç të Mirditës, më 20 prill të ’68-ës.

Çfarë pune bëtë në Spaç?

Atje filluam punë në galeri, po njerëzit nuk e njihnin nëntokën. Ishte e tmerrshme, për cilindo. Nuk kishim punuar ndonjëherë. Aty kërciti diktatura, si të thuash forcat e policisë, me hekura, me lidhje nëpër shtylla, me kavo, domethënë me qëllim që të bindeshin të futeshin në galeri brenda…! Arriti deri atje sa u bë alarm, në Ministrinë e Brendshme, që nuk futen të burgosurit në galeri.

Ndërtuan kurthe nga më të ndryshmet. Familjet, kur vinin në takim, i grabisnin…fshatarët, po Sigurimi i bënte këto. Më kujtohet, erdhi vëllai, më takoi, më tha mua: “Dëgjo, mos më prit më, se unë nuk vij”, – sepse e kishin grabitur. Ushqime asnjë gjë, ia kishin marrë, veshmbathje, çfarë kishte, ndihmat që do t’mi sillte mua.

Megjithatë, u njoftua Ministrinë e Brendshme, se u mor vesh që i shfrytëzonin keq, i merrnin ushqimet, i diskreditonin. Pastaj, filloi puna e rregullt, njerëzit u bindën, prej dajakut. Vazhduam punën, por kapanonet ishin të ndërtuara prej pupliti. Ato të mbushura me çimka, si kudo, sepse nuk e thashë edhe më përpara, në çdo lloj kampi, të hante çimka. Edhe ne çfarë bënim? Qepnim çarçafët, edhe i bënim si thes, futeshim brenda në atë, por prapë futej çimka, se do hapje një…do merrje frymë. E nga këto, nga më të ndryshmet…!

Si ishte puna në galeri?

Shumë e rëndë. Pra, në galeri ishte 30 gradë C temperatura. Do zhvisheshe vetëm me të mbathura…! Pa kapur lopatën, të dilte djersa!

Ju kërkohej normë?

Norma ishte shumë e rëndë, madje. Ishin vagonët polakë, që merrnin 7 kv, 700 kile dhe ne bënin 20 vagonë me ato, tre veta.

Çfarë ndodhte me atë që nuk e plotësonte normën?

Të gjithë, gjithë natën do futeshin, do punonin në teleferik. Gjithë natën. Ishte e pamundur. Ose do rrije lidhur gjithë kohës në shtyllë, në qoftë se nuk bëje normën brenda 8-orëshit. Pas 8-orëshit, të merrnin dhe në qoftë se ti do vazhdoje ashtu, prapë po ai avaz do ishte, pra, të lidhnin nëpër shtylla jashtë

Pastaj, kur ishte ftohtë, ngrinte njeriu. E merrte polici, ndizte zjarrin, e ngrohte, që të shkrihej. Një gjë e çuditshme kjo, këtë e diskutonin edhe mjekët në atë kohë që, kjo është një fuqi e çuditshme. Domethënë njeriu të ngrijë edhe të jetojë, të shkrihet edhe të jetojë. Edhe shkenca nuk e pranon, megjithatë Zoti…!

Keni qenë në Spaç, gjatë kohës së revoltës?

Në ’73-shin u krijua revolta e Spaçit. Unë kisha dhe tre muaj për t’u liruar. Atëherë, filluan, u arrestuan pjesa që mori pjesë…bërtisnin, i godisnin. I arrestuan shumë nga ata. Ngritën një gjyq special. Brenda 24 orëve, doli Kasëm Kaçi. Ishte drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, me altoparlant. U vendosën, u dënuan, 4 u pushkatuan dhe 15 u dënuan me 25 vjet.

Të gjithë, i morën dhe i çuan në Burrel, ndërsa ne, pasi i morën këta dhe po i gjykonin, në fillim i çuan në Tiranë, pastaj i sollën në Rrëshen, na vunë ca tabela: “Mos qëndro”, “Mos fol”, “Mos u grumbullo” dhe vunë një rregull, që për 30 minuta të bëje të gjitha veprimet, të rreshtoheshe, të haje, të laje tasin, ta çoje në magazinë dhe të dilje. Pra, në qoftë se ti kapesh që nuk e zbatoje tabelën, menjëherë të godiste polici.

Kur u liruat?

Unë e mbusha në ’73-shin, sipas dënimit. ’63 -’73, dhjetë vjet. Kishim një kartelist me mbiemër Diamanti…! Thirrën oficerin që kishte kartelën. Doli ai, “filani”, “po, e ka mbushur”, – thotë edhe kryetari i Zyrës Teknike, që ishte përfaqësuesi ynë aty, por i burgosur. Thotë oficeri: “Ti je dënuar edhe dy vjet”. “Përse”?-i them unë.

“Unë s’jam dënuar. Unë di që një dënim mora”! Tha: “Je akuzuar për një armë”. Thashë: “Unë u akuzova për armë, por nuk u gjend gjë dhe në gjyq nuk mora vesh”. Tha: “Sipas vendimit të Gjykatës…duhet të kthehesh”. Pra, pasi u mbush kartela, u ktheva të mbushja dhe dy vjetët e dënimit.

Ju nuk jua komunikuan në gjyq, këto dy vjet dënimi?

Absolutisht jo. Atëherë, u detyrova të kthehem të bëj edhe dy vjet të tjera. Një vit e gjysmë, pjesën tjetër e fitova me punë.

Me familjen çfarë ndodhte gjatë kohës që ishit i burgosur?

Si mos më keq. Pra, sipas korrespondencës, që merreshim vesh, ata njerëzit i internuan, nga qyteti i çuan në fshat. Edhe atje, punonin me kooperativistët e tjerë.

Ku shkuat pasi u liruat?

Pasi u lirova, direkt në fshat. Pastaj fillova dhe punova. Doja të bëja një shtëpi. Po ishin ca rregulla. Duhej të merrje leje te kryetari i Këshillit. I bëra ato dokumentet të gjitha. M’u aprovua. M’u caktuar 150 metër katrorë tokë. Fillova, por kooperativa nuk më ndihmonte, me makinë jo e jo, por as me qerre.

Atëherë unë mora një makinë shpërndarjeje, vetëm për rërë e zhavorr, ndërsa gjithë materialet e tjera i kam mbajtur me krahë: tjegullën me krahë, gëlqeren me krahë, tullën me krahë, lëndën drusore, të gjitha me krahë…! Nuk më jepnin asnjë farë mjeti, për të bërë shtëpi. Përfundimisht, e mbarova, por do dilja në punë, do punoja natën, derisa e ndërtova një dhomë për vete.

Nuk krijuat familje?

Unë isha i martuar, por u ndamë kur unë rashë në burg. Nuk m’u afrua njeri në atë kohë, sepse kishte një urrejtje. Madje mua nuk më flisnin, jo të më bënin mik. “Armiqtë” e sistemit nuk duhet të krijonin familje, me qëllim që mos të kishte familjarë ai, po të mbeteshim vetëm ne, do na eliminonte koha./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 12 Maj 2026

Next Post

“Në Bashkimin Sovjetik, u botuan 36 milionë kopje të romanit ‘Si u kalit çeliku’ të Nikolae Ostrovskit, breza të tërë u rritën duke patur Pavël Korçaginin si model dhe...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Protesta e Progonatit: Kur fëmijët e ‘Partisë’ shndërruan dashurinë në ‘Revolucion’ dhe kërkuan që fejesat…”/Refleksionet e pedagoges së njohur, mbi manipulimin e pionierëve në regjimin komunist
Intervista

“Kryehetuesi Thanas Caku më godiste me një dru në qafë, që unë të pranoja se do arratisesha dhe se kisha shkuar te uzina ushtarake e Mjeksit, për…”/ Dëshmia e rrallë e Kristo Mema nga Elbasani

May 11, 2026
“Tablonë ‘Nëna labe’ të piktorit Fatmir Haxhiu, e gjeta kur ri konstruktohej ministria e Arsimit, pasi dy punëtorë përzinin llaçin me të…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të gjimnazit ‘Qemal Stafa”
Intervista

“Tablonë ‘Nëna labe’ të piktorit Fatmir Haxhiu, e gjeta kur ri konstruktohej ministria e Arsimit, pasi dy punëtorë përzinin llaçin me të…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të gjimnazit ‘Qemal Stafa”

May 10, 2026
“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…”/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij
Intervista

“Shitësen e bukur me sy bojë qielli te dyqani i luleve, do ta konsideroja një ndër ‘brodueistet’ e para, por te ajo rrugë vinin edhe vajza të tjera, si…”/ Historia e rrugës së famshme që Kadareja e përjetësoi në veprat e tij

May 6, 2026
“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!
Intervista

“Në mbledhjen e Sekretariatit të Komitetit Qendror më 4 maj 1984, për negociatat me gjermanët, që u drejtua nga vetë Enver Hoxha, ai porositi që ne…”/ Rrëfimet e ish-ambasadorit; Pse nuk u thirr ministri Reis Malile…?!

April 27, 2026
“Pas vrasjes së Mark Gjonmarkajt, Preng Dod Gjini i Kthellës, s’pranoi të arratisej në Jugosllavi, por qëndroi në malet e Mirditës, duke…”/ Historia e rezistencës antikomuniste, 1944-1953
Intervista

“Disa grupe të arratisurish që hynë në Jugosllavi në fillim, u zhdukën nga faqja e dheut e s’u dihet as varri, si ai i Bajraktarit të Merturit, Mark Tunxhi, apo…”/ Dëshmia e rrallë nga SHBA-ës e Gjon Kadelit

April 13, 2026
“Gjatë dymbëdhjetë viteve që shërbeva si kardiolog pranë grupit të mjekëve të Enver Hoxhës, të them të drejtën, unë kisha frikë nga ai, sepse…”/ Dëshmia e rrallë e akademikut, Prof. Dr. Ylli Popa
Intervista

“Pas shkrimit te ‘Zëri i Popullit’, kur më treguan se më ndiqte Sigurimi, i thashë Sihat Tozajt, se kjo gjë s’mund të bëhej pa lejen e Ramiz Alisë, se isha deputet, ai…”/ Dëshmia e rrallë e Prof. Ylli Popës

February 24, 2026
Next Post
“Në Bashkimin Sovjetik, u botuan 36 milionë kopje të romanit ‘Si u kalit çeliku’ të Nikolae Ostrovskit, breza të tërë u rritën duke patur Pavël Korçaginin si model dhe…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Në Bashkimin Sovjetik, u botuan 36 milionë kopje të romanit ‘Si u kalit çeliku’ të Nikolae Ostrovskit, breza të tërë u rritën duke patur Pavël Korçaginin si model dhe...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme