• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, November 9, 2025
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

Letra e Trebeshinës: “Shoku Enver, s’ kam qenë asnjëherë kundër vijës Partisë, as revizionist, Shqipëria po lulëzon…”/ Enveri: “Le të vazhdohet të ndihmohet…”

Dashnor Kaloçi

Memorie.al publikon disa dokumenta arkivore të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë, (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së) që i përkasin periudhës së viteve 1963 – 1965, ku ndodhen disa letra të shkrimtarit të njohur Kasem Trebeshina, dërguar Enver Hoxhës dhe Byrosë Politike, ku ai, pasi i kërkonte që të kthehej nga Gramshi në Tiranë, i bënte me dije udhëheqësit kryesorë të Partisë, se ai asnjë herë nuk kishte dalë kundër vijës së Partisë e ligjeve të shtetit dhe jo vetëm që nuk ishte revizionist, siç e kishin akuzuar me pa të drejtë, por në vitin 1956, kur kishte ndodhur Konferenca e Partisë së Tiranës, ai i kishte dërguar një letër Mehmet Shehut, duke i kërkuar dënimin e tyre! Ankesat e tjera të Trebeshinës dhe përgjigje e Enver Hoxhës, ku shkruante” Le të vazhdohet të ndihmohet…”!

Letra e Kasem Trebeshinës nga Shijaku për Enver Hoxhën

Sekretarit të parë të K. Qendror të P.P.Sh.

Gjithashtu mund të lexoni

“Prof. Repishti ishte i bindur, se koha e gjyqit për dënimin e krimeve të komunizmit do të vijë, sado që ta vonojnë qeveritarët e Shqipërisë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

“B. Dani, I. Derguti dhe M. Cacaj, të tre djem të vetëm, i vranë rojet kufitare dhe i lanë të qelbeshin në sheshin e qytetit ditë me radhë, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për veprën “Nën hijen e Rozafës”

Shokut Enver Hoxha

Tiranë

Me anë të kësaj letre u vë në dijeni për sa më poshtë vijon: Në pamundësi që t’i shtyj më gjatë ditët dhe vuajtjet të mija dhe duke qenë shumë i sëmurë, në pamundësi shërimi e kam vendosur që t’a mbyll sa më parë jetën time, duke ngritur vetë dorën kundër saj. Por përpara se të mbyll sytë dua të provoj për herë të fundit në kam mbetur me të vërtetë i tepërt në Shqipërinë tonë dhe si tillë të ç’dukem.
Përveç kësaj, përpara se të mbyll sytë përgjithmonë dua të them dhe këtë: Nuk kam qenë asnjëherë kundërshtar dhe gjithë pakënaqësia ime do të ç’dukej në një botim në kohën e duhur. Nuk kam pasur asnjë përgatitje ideologjike dhe gjithë gabimet e mija janë shkaktuar nga nxitimi dhe në inat e sipër. Unë jam i kënaqur që e pashë vendin tim të lulëzuar dhe sidomos me një pavarësi të plotë dhe të siguruar mirë.
Nuk kam çfarë të them më tepër dhe në gjendjen time nuk mund të thuhet më tepër.
Duke e mbyllur dua t’u kujtoj edhe njëherë kërkesat e mija të vazhdueshme për lirim, kërkesa që gjer më tashti kanë mbetur pa përgjigje. Në mes të tjerave dua t’iu kujtoj edhe faktin se tashti mbushen tre vjet dhe kjo kohë përbën dënimin, që më është dhënë në fillim kur u mbylla në Ishullin e Zvërnecit si revizionist, pa qenë i tillë.

Po qe akoma ndonjë derë për lirimin tim, i lutem të mos ngurroni të m’a hapni për të kthyer edhe njëherë në gjirin e familjes sime, në gjirin e shoqërisë, që me një punë të vogël të ndihmoj veten time, familjen time dhe shoqërinë.

Duke u kapur pas kësaj shprese të fundit dhe duke pritur vdekjen nga çasti në çast.

                   Mbetem me respekt

                    (Kasem Trebeshina)

                   Shijak, 20/ Mars/ 1965

       Kartela e letrës së Kasem Trebeshinës drejtuar Enverit dhe Byrosë Politike

    KOMITETI QENDROR I P.P.SH Alf. K

Dega e Përgjithshme Nr. 158

Seksjoni i pritjeve dhe letrave e ankesave Dt.25.3.’65

KARTELE  E REGJISTRIMIT DHE EVIDENCËS SE LETRAVE

Emri; Kasem Trebeshina

Adresa: Hotel Shijak, Rrethi Durrës

Kujt i drejtohet letra….Shokut Enver dhe Byrosë Politike

U lexua nga V.Ç.

Çështja që parashtron: Thotë se para se t’i jap fund jetës, po bën këtë letër për të parë se mos ka mbetur ndonjë fije shprese për ta liruar pranë familjes së tij. Para se t’i mbyllë sytë është i gëzuar se pa Shqipërinë të Lirë dhe të Lulëzuar. Asnjë shenjë pakënaqësie nuk do të ishte krijuar tek ai në qoftë se do t’i botoheshin veprat në kohën e duhur. Pret nga çasti në çast që t’i jap fund jetës.

Kërkon që të bashkohet me familjen. Të njëjtën letër i bën dhe Byrosë Politike
Porosia e dhënë nga sekretari i K.Q., ose drejtori:
Shënimi i Enver Hoxhës me shkrimin e tij:
Ne nuk jemi shtypshkronjë të cilat kanë rregullat e tyre. Duhet të bëni përpjekje nga shokët nga të afërmit që të heqë dorë nga marrëzitë që thotë

(Me kurajo thonë se ……..dhe të tjera është dhe mendon)
Është mistik, ky është ndihmuar. Le të vazhdojnë ta ndihmojnë si e thashë më lart.

                 Enver

Kartela e letrës së Kasem Trebeshinës për Enver Hoxhën

KOMITETI QENDROR I P.P.SH Alf. K

Dega e Përgjithshme Nr. 158

Seksioni i pritjeve dhe letrave e ankesave                                  Dt. 27.7.’65

KARTELE E REGJISTRIMIT DHE EVIDENCËS SE LETRAVE

Emri; Kasem Trebeshina

Adresa: Rr. N. Tupe, Pall. Nr. 6. Shk. 2 Ap. 9 Rrethi Tiranë

Kujt i drejtohet letra….Shokut Enver U lexua nga J.K.

Çështja që parashtron: I është dhënë punë si llogaritar. Nuk është dakord dhe kërkon që të punojë si përkthenjës: ndryshe, shkruan ai, të lihet në heshtje dhe të mos i bëhet presion.

Mendojmë të mos bëjmë ndërhyrje Porosia e dhënë nga sekretari i K.Q., ose drejtori.

Shënim:
Pse e mbani këtë në Tiranë

Firma (Hysni Kapo)

Iu dha për zbatim

Shoku Kadri thotë se e ka porositur shoku kryeministër që ta sjellin këtu.

16.8.965

Shoku Rita porosit që të mblidhet tërë praktika e Kasem Trebeshinës, mbasi do të bisedojë me shokun Enver kur të kthehet nga pushimi.

Porosit gjithashtu t’i komunikohet nga organet e pushtetit, jo të partisë, që të vejë në punë atje ku e caktojnë dhe të mos vijë rrotull. Njoftoni shokun Jovan ose i thoni shokut Sabri ose shokut Sevo Tarifa të ngarkojë njeri të thërrasin e ta njoftojnë për kërkesën që bën.

Shënim

Vura në dijeni shokun Enver (firma)

U njoftua Sh. Sabri, pastaj sipas porosive, pasi sh. Sevo Tarifa është me leje. Ai do ta thërrasë dhe do ta sqaroj.
23.8.

Letra e Kasem Trebeshinës për Enver Hoxhën

Shokut Enver Hoxha

Sekretar i Parë i K.Q. të P.P.SH.

                        Tiranë
Marr leje t’u drejtohem për sa më poshtë:

Duke qenë se pasi kërkova punë dhe më caktuan si llogaritar, për mua do të ishte mirë që të dija në se mund të kërkojë një punë si përkthenjës. Po qe se nuk e kam këtë të drejtë dhe po qe se më takon vetëm llogaria si një vendim i prerë, u lutem të më lejoni që të tërhiqem në heshtje dhe të mos më bëhet asnjë presion për t’u bërë llogaritar.

Në pritje të përgjigjes suaj

Mbetem me respekt

(Kasem Trebeshina)

Tiranë, 26/7/’65

Letra e Trebeshinës për Byronë Politike

Byrosë Politike të K.Q. të P.P. SH.

                                                T i r a n ë

Kam 8 muaj që jam liruar nga internimi dhe në mbarim të të 1965 jam akoma pa punë dhe në gjendje izolimi. Që të të mos formohet një mëndim jo i drejtë i gjendjes sime, e quaj të nevojshme që të sqaroj sa më poshtë:

Si të gjithë qytetarët e Republikës edhe unë kam nevojë (si familjar) për punë, gjë të cilën e kam edhe detyrë. Këtë gjë e kam kërkuar disa herë, por meqenëse e vetmja punë që më është dhënë (si llogaritar) ka pasur karakterin e një ndëshkimi, parimisht nuk mund të bëj një punë ndëshkimore në një vend të lirë dhe, rrjedhimisht, detyrohem që të hiqem mënjanë duke vënë në dijeni atë Byro Politike se ky veprim i imi nuk është një qëndrim opozitar dhe pasiv siç mund të interpretohet, po një qëndrim i imponuar nga rrethanat e krijuara, në kushte izolimi.

Duke shpresuar se ky qëndrim jo dashamirës karshi meje nuk do të vazhdojë.

               Mbetem me respekt

                (Kasem Trebeshina)

Tiranë, I/XII/ 1965

 Letra e Trebeshinës dërguar Komitetit Qendror të PPSH-së

KOMITETI QENDROR I P.P.SH Alf. K

Dega e Përgjithshme Nr. 158

Seksioni i pritjeve dhe letrave e ankesave Dt. 27.7.’65

KARTELE E REGJISTRIMIT DHE EVIDENCËS SE LETRAVE

Emri; Kasem Trebeshina

Adresa: Rr. N. Tupe, Pall. Nr. 6. Shk. 2 Ap. 9 Qyteti Tiranë

Kujt i drejtohet letra….Byrosë Politike U lexua nga Th. Ç.

Çështja që parashtron: Shkruan se ka 8 muaj që është liruar nga internimi dhe akoma s’po e vendosin në punë të përshtatshme.

E vetmja punë që i është ofruar ka qenë ajo e llogaritarit, por duke qenë se caktimi në një punë të tillë ka karakterin e një ndëshkimi, nuk e ka pranuar.

Shënim: Mendoj që letra të arkivohet pa përgjigje./Memorie.al

                              Sadik Myftiu

                               16.XII.1965

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Si më shpëtuan Esat Myftari dhe Hysen Bukoshi, pas kurthit që më bëri operativi i burgut, te dhoma e berberit…”/ Dëshmia e kosovarit që vuajti 20 burg politik

Next Post

Kalendari Historik 01 Shkurt

Artikuj të ngjashëm

“Përse tre kriminelët më tipikë, Aranit Çela, Rrapi Mino e Zylyftar Ramizi, që pas ’92-it u dënuan me vdekje, gjetën strehim politik, pikërisht në Perëndim…”?! /Refleksione të historianit dhe diplomatit të njohur
Personazh

“Prof. Repishti ishte i bindur, se koha e gjyqit për dënimin e krimeve të komunizmit do të vijë, sado që ta vonojnë qeveritarët e Shqipërisë…”/ Refleksionet e publicistit të njohur nga SHBA-ës

November 8, 2025
“Kur i dënuan me vdekje, Mexhiti i tha trupit gjykues, le të pushkatohej ai dhe të shpëtonte vëllai, se kishte tre fëmijë të vegjël, por Beqiri, reagoi…”/ Historia tragjike e familjes Capa, që e ktheu UDB-ja
Personazh

“B. Dani, I. Derguti dhe M. Cacaj, të tre djem të vetëm, i vranë rojet kufitare dhe i lanë të qelbeshin në sheshin e qytetit ditë me radhë, por…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur për veprën “Nën hijen e Rozafës”

November 9, 2025
“Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit, nga infermierja Marie, një besimtare katolike, që kishte varrosur vetë, u gjet…”/ Historia e trishtë e fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit, në 1947-ën
Personazh

“Sami Repishti shkroi edhe për dy antifashistët vlonjat, Hamdi Gjoni dhe mësuesin Bego Gjonzeneli, që u burgosën e i torturuan komunistët…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

November 6, 2025
“Kur pa se në sallë ndodhej dikush që i kishte shkaktuar 23 vite burg, ai iu drejtua ambasadorit amerikan: Shkëlqesi, më keni nderuar shumë sot, por…”/ Historia tronditëse e të riatdhesuarit nga SHBA-ja
Personazh

“Ditën që do u liroja nga burgu, një bashkëvuajtës imi, nga Ana e Malit, më tha; edhe unë lirohem shpejt e, kam plan me u arratis, por…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit për njeriun “misterioz”!

November 5, 2025
“Në Liceun ‘Atë Gjergj Fishta’ kisha shokë klase Androkli Kostallarin, Vasil Katin etj., të lidhur me grupin komunist, kurse Injac Toni e Hamdi Sokoli me ‘Ballin Kombëtar’…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit
Personazh

“Në Liceun ‘Atë Gjergj Fishta’ kisha shokë klase Androkli Kostallarin, Vasil Katin etj., të lidhur me grupin komunist, kurse Injac Toni e Hamdi Sokoli me ‘Ballin Kombëtar’…”/ Dëshmia e rrallë e Sami Repishtit

November 6, 2025
“Komandant kampi të Bonos, kishim togerin Tasi Marko, vëlla i Rita Markos, që me ne do të sillej mirë, por emni i tij u lidhte me tmerret e kampit të Vloçishtit, ku ai…”/ Kujtimet e ish-të burgosurit politik
Personazh

“Babai i tij, ish-oficer i Mbretit Zog dhe komandant i xhandarëve ballistë gjatë luftës, ka luftuar kundër partizanëve dhe pas çlirimit, si kriminel lufte, është vrarë nga…”/ Historia e panjohur e Musa Sinës

November 4, 2025
Next Post
shkurt

Kalendari Historik 01 Shkurt

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme