• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Thursday, March 23, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Për ekzekutimin e 14 burrave në Mirditë me rastin e vrasjes së Bardhok Bibës, bisedova në telefon me Enverin dhe ai më tha….”/ Letra e Bilbil Klosit

“Nesër në Mirditë do të arrestoj 147 burra, 17 janë për pushkatim dhe do internohen 9 familje të Gjon Markut…”/ Letra e Mehmet Shehut për Enverin
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
Memorie.al
13
Shares
12.1k
VIEWS

Dashnor Kaloçi   

pjesa e dytë

Memorie.al publikon letrën e vitit 1949 ku Kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake Bilbil Klosi, informon sekretariatin e Komitetit Qendror të PPSH-së për të gjitha dënimet që kishte dhënë deri në atë kohë, përfshirë dhe ekzekutimin e 14 mirditorëve në shenjë hakmarrje për vrasjen e Bardhok Bibës, ku midis të tjerash thotë: “Asnjë vendim me vdekje nuk është aprovuar pa vendimin e Partisë, asnjë vendim me vdekje nuk është zbritur pa pëlqimin e Partisë. Për çdo rast kam biseduar me Enverin, Tukun, Hysniun, Mehmetin etj dhe kam marrë aprovimin e tyre”.

                                                    Vijon nga numri i kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

            LETRA E BILBIL KLOSIT PËR KOMITETIN QENDROR DHE ENVERIN

                                    Për shokun komandant

                                    S E K R E T A R J A T I T

Shoku Tuku më komunikoi transferimin tim për gabimet e mija nga Gjykata Ushtarake në Ministrinë e P. të Jashtme. I biseduam me të këto gabime që nuk më ishin vënë në dukje; por duke kënduar referatin e shokut Mehmet në Zërin e Popullit, nuk mund të rrijë pa i formuluar me shkrim observacionet e mija rreth gabimeve që më vuri në dukej shoku Tuk në dukej.

  1. Indipendenca e Gjyqit: Kur më njoftuan caktimin tim si kryetar i Gjykatës së Naltë Ushtarake, Shoku Komandant dhe Shoku Mehmet më bënë pyetjen: Si e kupton ti indipendencën e Gjykatës dhe marrëdhëniet e saja me Partinë?
    Kam thënë se Gjykata gjykon si mbas ligjës në bashkëpunim dhe nën direktivat dhe kontrollin e Partisë.

Në asnjë rast të vetëm në punën time nuk i kam shkëputur lidhjet me Partinë dhe nuk kam vepruar ndryshe.

Ja gjyqet që kam gjykuar vetë: (Gjykata e Naltë)

Trockistët Hysen Sejdini e tjerë: Jam konsultuar me Shokun Tuk dhe me shokun Bedri për goditjen që duhej bërë.

Kam gjykuar Niko Oparin: Jam konsultuar me shokun Hysni dhe Shokun Komandant.

Kam gjykuar në Rrëshen në lidhje me vrasjen e shokut Bardhok Biba: Kam marrë në telefon Shokun Komandant dhe më orientoj për goditjen.

Ka gjykuar Gjykata e Naltë në Milot. I kemi dhënë relacion me shkrim Shokut Hysni dhe ai na tha se si duhej të goditnim.

Ka gjykuar dy major për rrahje (Major Enver Dajçin dhe Sulo Kozelin) kam pyetur shokun Hysni për dënimin.

Kam dënuar një shofer me vdekje: Kam biseduar me shokun Tuku dhe megjithëse opinion i Juristëve ishte se nuk mund të dënohet ligjërisht me vdekje, duke e interpretuar në mënyrë revolucionare Ligjën, zbatova urdhrin e Partisë.

Kam gjykuar Kadri Hoxhën: Kam pyetur Shokun Hysni. U nis atë shkojë në Vlorë, kërkova udhëzime nga shoku Komandant: u pezullua vajtja për shkak të transferimit.

Këto janë Gjyqet që ka bërë Gjykata e Naltë, për shkak të rëndësisë që kishin.

Në shkallë të dytë (d.m.th. kur kemi parë vendimet e dhëna nga Gjykata e Garnizonit pse ankohej i dënuari apo prokurori), jam konsultuar me shokun Hysni, Shokun Komandant, dhe njëherë me shokun Tuk, sa herë që ka qenë rasti që shqyrtohesh një vendim me vdekje.

Asnjë vendim me vdekje nuk është aprovuar pa vendimin e Partisë; asnjë vendim me vdekje nuk është zbritur pa pëlqimin e Partisë.

Edhe kur e kam gjetur të zorshme të vendos në shkallë të dytë në një proces, me dënime më të vogla, kam pyetur Partinë, p.sh. kam bërë relacion Partisë mbi proceset e një grupi në Shijak, procese të ngatërruara me plot gabime ligjore.

Nuk kam pyetur Partinë për rastet e shumta dhe të parëndësishme për të cilat kam menduar se nuk ishin për t’ju shtruar Partisë dhe që nuk është praktikë dhe as që më është kërkuar nga Partia. Rastet e dënimeve të zakonshme, me 1, 2, 3, 4, 5, 7, 10, e tjera vite burg.

Edhe kur kam liruar si Gjykatë e Naltë ndonjë person (kjo ka ndodhur rrallë) jam informuar mbi rrezikshmërinë e tij; p.sh. para se të vendosja mbi lirimin e Dhimosten Malos, që ishte dënuar me 10 vjet burg, nga Gjykata e Garnizonit Tiranë, kam pyetur Shokun Mehmet Shehu.

Nga të gjitha këto del se unë në praktikë për asnjë moment nuk i kam shkëputur lidhjet dhe konsultimet me Partinë dhe as që e kam menduar dhe e mendoj kurrë që, jo Gjykatat, por cilido sektor tjetër, të mund të eci drejtë pa dorën e Partisë. Këtë mund ta mendonte një anëtar i ri dhe i ulët ideologjikisht, por jo unë anëtar i 1942-it i Partisë. Sado e fortë të ishte Kultura Borgjeze e shkollës që kam kryer, stazhi në parti dhe lufta që kam bërë, më kanë mësuar aq sa e di se këtë gjë elementare: Partia mbi të gjitha dhe Partia kudo.

Kështu si kam vepruar, kështu dhe kam menduar dhe mendimet e mija, mbi të gjitha problemet dhe punët e Gjyqit ja paraqita në dy relacione të përmbledhura pothuaj identike sekretariatit me datën 5 dhe 15 korrik 1949, d.m.th. tre muaj e gjysëm, mbasi filluam efektivisht nga puna./Memorie.al

                                                           Vijon numrin e ardhshëm

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share13TweetPinSendShareSend

Previous Post

Si jetoi në mjerim dhe në vetmi profesor Angjelin Saraçi pasi ia sekuestruan pasurinë dhe misteri i vdekjes së tij në Tiranë në vitin 1986…?!

Next Post

Ja si mund t’ua marrim trashëgimtarëve këtu në Shqipëri, pasurinë e Zhapajve në Turqi.../Letra sekrete me shënimin e Enveri

Artikuj të ngjashëm

“Kur ishin shtuar kontradiktat në mes nesh dhe rusëve, aty erdhi Mehmet Shehu dhe kur filloi të fliste, u ngrit një marinar sovjetik, duke bërtitur…”/ Dëshmia e ish-ushtarakut, për Pasha-Limanin në vitin 1960
Dossier

March 22, 2023
“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm
Dossier

“Kur lexoi atë që kishte shkruar Dom Vlash Muçaj në murin e WC-së, At Zef Pllumi, u tmerrua dhe tha…”/ Refleksione për librin “Rrno për me tregue”, të fratit të famshëm

March 20, 2023
“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen
Dossier

“Gjatë bisedave me Fiqreten në burg, për Nexhmije Hoxhën dhe gruan e Ramiz Alisë, ajo më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë në Zejmen

March 21, 2023
“Një veturë e zezë e Sigurimit më ndjek nga pas, i vetmi njeri, të cilit i pata treguar se do të arratisesha, më ka…”/ Refleksionet e djalit të ish-kryeministrit, Mehmet Shehu
Dossier

“Pak minuta para se të vdiste, Fiqrete Shehu, më kërkoi t’i merrja kostumin e mire, që kishte në garderobën e burgut dhe më tha…”/ Dëshmia e rrallë e shoqes së qelisë, në Zejmen, në ’88-ën

March 19, 2023
Memorie.al
Dossier

“Gjatë pushimeve në Vlorë, kur Sekretari i parë i Komitetit Qendror të Partisë, Enver Hoxha, të shkëmbente vizita me Mehmet Shehun, të gjente momentin, për…”/ Deponimet e Fiqret Shehut, gusht ‘83

March 18, 2023
“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli
Dossier

“Nga themelues të shoqërisë aksionare të duhanit në kohën e Monarkisë, në mjekë, matematikanë, muzikantë e shkrimtarë të famshëm…”/ Historia e panjohur e familja elbasanase Kongoli

March 19, 2023
Next Post
Ja si mund t’ua marrim trashëgimtarëve këtu në Shqipëri, pasurinë e Zhapajve në Turqi…/Letra sekrete me shënimin e Enveri

Ja si mund t’ua marrim trashëgimtarëve këtu në Shqipëri, pasurinë e Zhapajve në Turqi.../Letra sekrete me shënimin e Enveri

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!