• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, August 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur Rrahman Parllaku i tha hetuesit P.D.; përse të mos besoj tek drejtësia?!, ai iu përgjigj; dënimin tënd e kanë vendosur ata 100 burrat e Plenumit të Komitetit Qendror, kurse ne…”/ Historia e panjohur e gjeneralit të famshëm

“Shkodra nuk diti ta mbante Shllakun dhe ne e morëm te ‘Partizani’, por tani na e kërkon Gjermania Perëndimore…”/ Kujtimet e ish-gazetarit sportiv, për bisedat me gjeneralin që u pushkatua
“Lista e zezë” e Enver Hoxhës…(pjesa e tretë)
“Një avion grek që fluturonte në katundet Hoxhaj e Markat,  u rrëzua nga forcat shqiptare në fushën e Finiqit dhe piloti…”/ Si i përcolli shtypi i Tiranës, “Provokacionet e gushtit ‘49”?
“Xhaviti, Lubonja, Maqo, Bardhyli dhe Vaska, dëgjuan vetëm fjalimin e Presidentit dhe kur isha fjala e Komandantit të Përgjithshëm, ata…”/ Përgjimet në burgun e Burrelit, korrik ‘83
“Enveri më tha se, prokurori Bedri Spahiu, duhet të kërkojë dënimin me vdekje për Koçi Xoxen dhe burgim të përjetshëm për…”/ Dëshmia e ambasadorit rus, nxjerrë nga arkivat e Moskës
Memorie.al Sejfulla Malëshova
“Kur Rrahman Parllaku i tha hetuesit P.D.; përse të mos besoj tek drejtësia?!, ai iu përgjigj; dënimin tënd e kanë vendosur ata 100 burrat e Plenumit të Komitetit Qendror, kurse ne…”/ Historia e panjohur e gjeneralit të famshëm
“Kur Rrahman Parllaku i tha hetuesit P.D.; përse të mos besoj tek drejtësia?!, ai iu përgjigj; dënimin tënd e kanë vendosur ata 100 burrat e Plenumit të Komitetit Qendror, kurse ne…”/ Historia e panjohur e gjeneralit të famshëm

Nga HALIL RAMA

Pjesa e parë

Memorie.al / Gjatë 17 viteve të vuajtjes së dënimit në burgjet e diktaturës, njeriu-legjendë në kufirin e dy kohëve, lexoi dhe konspektoi 96 vepra të autorëve më të njohur të letërsisë botërore dhe asaj shqiptare. Brenda kalvarit të vuajtjeve në 16 vite, 3 muaj e një ditë, të kaluara në burgjet e diktaturës, bën pjesë dhe një fletore shënimesh, si “pasuri e rrallë” e Heroi të Popullit dhe Nderit të Kombit, gjeneral-lejtnant Rrahman Parllaku. Një fletore aritmetike e kohës së largët, e zverdhur nga pesha e viteve, e kodifikuar “Shënime nga librat e lexuara në vitet e vuajtjes të dënimit në burg, 16 dhjetor 1974 – 17 mars 1991”, brenda 32 faqeve të shfrytëzuara maksimalisht, rresht për rresht, bart vlera të veçanta, të lidhura pazgjidhshmërisht me formimin e Heroit – legjendë, në kufirin e dy kohëve.

Është kjo fletore dëshmi e aftësisë së tij për të mos e prishur miqësinë me librin edhe në kushtet e inkuizicionit më të egër. Njëherazi dhe e njeriut, që dhe në ato kushte ka ditur të përveçojë për të lexuar ata libra që mund të ndikonin në formimin dhe forcimin e karakterit dhe të identitetit të tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62

“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970

Duket qartazi kjo te “ditari i mbajtur”, për çdo libër të lexuar, ku në pak rreshta ka shënuar: autorin, temën, idenë dhe veprimet e personazheve”. Gjejmë në këto shënime, jo vetëm një lexues të thjeshtë, por intelektualin erudit që arrin të konkludojë për vlerat dhe mangësitë e çdo vepre.

E bën këtë, jo vetëm për autorë shqiptarë, por dhe për kolosë të letërsisë botërore. Le të fillojmë me “Ne Zhelianët” të autorit Saverino Strati, ndër librat e parë që Parllaku ka lexuar në burg, në përfundim të të cilit ka shënuar se: “Autori përshkruan në roman, gjendjen e rëndë të popullit në Italinë e Jugut, shtypjen, shfrytëzimin që u bëhet masave punonjëse.

Këtë gjendje e rëndon shumë mërgimi, që i detyron njerëzit të shpërndahen në vende të ndryshme të botës, të ndarë nga familja dhe bëjnë punët më të rënda, përveçse ndjejnë edhe përbuzjen e padronëve e vendasve”. Është kështu, në pak rreshta një roman i tërë, i një prej autorëve më të zëshëm….!

Kësisoj, Rrahman Parllaku i përmbahet besnikërisht filozofisë së Platonit, sipas të cilit; “Ngadhënjimi i parë dhe i madh është ngadhënjimi i vetvetes. Të jesh i mposhtur nga ana e vetvetes është gjëja më e turpshme dhe më e mjerueshme”. Ai nuk u mposht nga torturat më mizore…!

TË LEXOSH LIBRA PASI KE PROVUAR TORTURAT MË MIZORE TË HETUESISË SPECIALE…!

Libri ia mbajti të gjallë kujtesën dhe e ndihmoi të ruante freskinë e mendimit e veprimit edhe pasi kishte provuar torturat më mizore të hetuesisë Speciale. Në formimin e Rr. Parllakut që kishte marrë shkëlqyeshëm dy klasë të fillores brenda një viti shkollor dhe që po me atë zell për dijen e arsimimin kishte mbaruar më pas edhe Akademinë Ushtarake në Moskë, libri do të kishte ndikim të veçantë. Për Beqir Ballukun, Petrit Dumen, Hito Çakon dhe Rrahman Parllakun, u përdor kriter i paparë deri në atë kohë.

U arrestuan në sallë, me hekura në duar e helmeta në kokë dhe me makina “BÇ” u transportuan menjëherë në burgun e sigurisë së lartë. Hetimi zgjati 11 muaj. Përveç futjes në qeli, i futën në kafaze hekuri brenda qelisë. Në kafaz flinin, hanin dhe hetoheshin. Për ruajtjen e tyre ishte caktuar një komandë dhe një trupë e veçantë gardianësh që komandohej nga Idriz Seiti (ish-shef Sigurimi), i cili kishte dalë në pension, por ishte thirrur për këtë detyrë. Për ironi të fatit edhe Idrizin, pas vdekjes së Mehmet Shehut, e dënuan me burg.

Ishin katër oficerë sigurimi në 24 orë që i ruanin, i përgjonin, dhe që e kishin të ndaluar të flisnin sepse kontrolloheshin edhe ata nga frëngjitë e dyerve të qelive. Edhe kur i nxirrnin për nevoja vetjake, nuk ua hiqnin hekurat nga duart dhe helmetën nga koka. Policët u rrinin mbi kokë. Por kjo ishte e vështirë edhe për ta. Pas dënimit me vdekje, Beqir Ballukun, Petrit Dumen dhe Hito Çakon i pushkatuan në Lanabregas të Tiranës dhe i varrosën në Vranisht të Vlorës, natën, pa dijeninë e askujt…! Pa varr, pa nam, pa nishan…!

A ishte i nevojshëm ky hetim, kur dënimin e kishte përcaktuar kryeprokurori Hoxha që në mbledhjen e Plenumit të Komitetit Qendror të PPSH-së?! Por ja që edhe shteti komunist ka ligje, ka formalizëm, ka shtet!!! Këtë e vërtetojnë edhe prokurori i çështjes, Murat Kamani, dhe hetuesi Piro Dautaj.

Në një çast hetimi, Piro Dautaj e pyeti Parllakun: “Akoma beson se do të mbrohesh kur akuzën dhe dënimin e ka përcaktuar ai lart?”. “Përse të mos besoj tek drejtësia?!”, iu përgjigj Parllaku. “Sepse ata që të përjashtuan nga partia, të dhanë edhe dënimin që në atë çast”, – vazhdoi Piro. “Dënimin tënd e kanë vendosur ata 100 burrat e Plenumit të Komitetit Qendror të PPSH-së. Ne po bëjmë një formalitet këtu”. Po kështu deklaroi edhe Murat Kamani, prokurori i çështjes.

GREVA E URISË DHE VIZITA MJEKËSORE

Në ditët e vuajtjes, ndodhi që Rrahmani u fut në grevë urie, sepse komanda e burgut nuk ia pranonte kërkesën për t’u trajtuar si diabetik dhe ta lejonte për të bërë lëvizje apo për të lexuar ndonjë libër. Erdhi për ta vizituar dr. Hektor Peçi. Ai kishte marrë me vete edhe kartelën mjekësore që vërtetonte faktin se Parllaku vuante në fakt nga diabeti dhe ishte mjekuar deri në momentin e futjes në burg.

Pas vizitës së mjekut, u trajtua si diabetik dhe u lejua të bënte lëvizje për rreth 15 minuta, sigurisht me dy roje anash. Dieta në burg, sidomos gjatë hetuesisë, u zbatua fare pak. Mbas dënimit, me ndihmën e familjarëve, Parllaku e respektoi këtë dietë, gjë që bëri të mundur të mbijetojë pas 16 vjet e 3 muaj burgu.

NJË PORTOKALL NË QELI NË NATËN E VITIT TË RI

Ishte nata e ndërrimit të viteve 1974-‘75. Rrahmani kishte 15 ditë brenda kafazit të hekurt, brenda qelisë. Në mesnatë u bë ndërresa e shërbimit të oficerit që bënte roje në qelinë e tij. Oficeri që mori shërbimin, siç do ta mësonte më vonë Parllaku, quhej Dilaver Muhametaj, nga fshati Kajcë i Dishnicës.

U sigurua se frëngjia e qelisë që kontrollonte edhe rojën brenda, ishte e mbyllur. U ul në karrigen e fiksuar të tij dhe filloi të qëronte një portokall. Parllaku u ndje i ofenduar nga ai veprim dhe mendja i shkoi te njerëzit e dashur të tij. Çfarë bëhej me ta vallë në këtë natë të ndërrimit të viteve?

Parllaku tregon: “Dilaveri qëroi portokallin dhe ma drejtoi mua. Mos lë asnjë gjurmë apo ndonjë bërthamë në shtresa që t’i shohin ata të mëngjesit, më porositi ai”. Iu mbush zemra dhe bindi veten se kishte njerëz të mirë akoma, madje edhe në atë vend ferri. Kujtimet i vijnë radhazi. Ai tregon edhe për një rast tjetër humanizmi nga rojet që shërbenin në burg:

“Kisha 10 ditë në kafaz brenda qelisë. Më nxorën në banjo për nevoja vetjake. I kërkova oficerit shoqërues që të më lejonte të laja këmbët. Ishte dhjetor. Ai më lejoi. Uji ishte i ftohtë akull, por unë kisha nevojë për të, sepse po më kalbeshin këmbët. U futa në qeli me këmbët akull. Oficeri më afroi furnelën e tij për të tharë këmbët. Në këtë moment hyri komandanti i tyre, Idriz Seiti, që i bërtiti: ‘Ç’bën more, ruan apo ngroh të burgosurit që kanë tradhtuar partinë dhe Enver Hoxhën?!’.

Oficeri iu përgjigj: ‘Bëj detyrën, por jam edhe njeri’. Këtij oficeri nuk ia mësova dot emrin dhe nuk e kam takuar më që ta falënderoj thellë nga zemra. Me siguri ky veprim duhet t’i kishte kushtuar shumë, sepse të nesërmen nuk e pashë më”. Mirënjohje Rrahman Parllaku ka edhe për oficerin Hiqmet Meçe. “Hiqmeti më trajtonte mjaft mirë. Sa herë merrte shërbimin në mesnatë, më sillte një kaush me kafe dhe sheqer, që të mos ia harroja shijen kafesë.

Kur merrte shërbimin gjatë ditës, bënte pastrimin e qelisë. Një herë kur e gjeti duke pastruar komandanti Idriz Seiti dhe e qortoi, ai iu përgjigj se e pastronte për vete, për të mbajtur pastërti në vendin e shërbimit. Hiqmet Meçen dhe Dilaver Muhametin, Rrahmani i ka takuar edhe tani pas lirimit nga burgu, duke u shprehur falënderime.

SI I GJENTE LIBRAT NË BURG?

Faktet e mësipërme janë pjesë e kalvarit në ato vite të tmerrshme të hetuesisë speciale. Rrahman Parllaku, që nuk u mposht para hetuesve specialë të diktaturës, pas “daljes” nga inkuizicioni, një ditë i thotë intendentit të burgut: -A mund të gjej ndonjë libër me të cilin të kaloj kohën? -Janë ca libra në një magazinë, por duhen sistemuar më parë, i thotë zyrtari i burgut. –

Nëse më lejoni, këtë mund ta bëj unë, – vijon gjenerali që për afro 30 vjet kishte drejtuar ushtrinë shqiptare, si ish-zëvendësministër i Mbrojtjes, zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm e, disa herë drejtor i drejtorive të rëndësishme në dikasterin e Mbrojtjes, tashmë i dënuar me 25 vjet heqje lirie.

Dhe falë “zemërgjerësisë” së intendentit, gjenerali, i cili që në fëmijërinë e tij kishte mësuar “Lahutën e malcisë” të Fishtës (edhe sot në moshën 98-vjeçare e di atë përmendësh), iu përvesh punës për të përzgjedhur librat e lënë në mëshirë të fatit në një nga skutat e errëta të burgut.

Nga ajo kohë e largët, në fletoren e tij të rrallë gjejmë shënime për romanin “Shembja e idhujve” të Skënder Drinit, “Jongbllandët të Xhon O Kilens”, Përmbledhjen me libra të Çajupit, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” të Koli Xoxit, “Tokë e papushtueshme” të Skënder Jasës, “Kikoja” (tregim autobiografik) të Franko Piros, “Prova e zjarrit” të Sabri Godos, e dhjetëra romane të tjerë të asaj periudhe.

Me vizionin e largpamësinë e intelektualit të formuar në zjarrin e luftës për liri dhe të mirë-arsimuar deri në akademitë ushtarake në ish-Bashkimin Sovjetik, pa e ditur se një ditë kjo fletore do të shërbente si ekzemplar i rrallë për studiuesit e letërsisë, do të hidhte në të, deri edhe elementë të spikatur të kritikës letrare.

Kështu, nëse tregimin autobiografik “Kikoja” e konsideron realist, pasi “në të përshkruhet jeta e shtresave të varfra, të cilat në kushtet e shtypjes kanë filluar të zgjohen, kërkojnë të organizohen e të luftojnë, ata mashtrohen nga socialistët e revizionistët, që janë në shërbim të borgjezisë”, për romanin “Prova e zjarrit” të Sabri Godos, lexuesi Parllaku, në kushtet e burgut, shprehet se; “ky roman nuk e ka nivelin e veprave të tjera të këtij shkrimtari!”.

Më tej në këtë fletore shënimesh të mbajtura nga gjeneral Parllaku gjatë viteve të burgut për kryevepra (shënime këto që përbëjnë një thesar të rrallë), gjejmë vlerësime objektive për kryevepra të letërsisë botërore, si për romanin “Te shpella prapa palmave”, të Anh Duk; “Beteja vazhdon”, të Stiv Nelson; “Shoqja Anjezë”, të Renato Vigano; “E kuqja dhe e zeza”, të Stendal; “Dita, bijë njeriu”, të Martin Andersen Nikse; “Shigjetat e zeza” të Robert Lui Stivenson; “Evgjeni Grande” e “Fshatarët” të Honore de Balzak, si dhe për dhjetëra kryevepra të tjera botërore…!

Por gjenerali, ish-deputet i tetë legjislaturave të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, ku që në të parën pati fatin të ulej në një tavolinë me Sejfulla Malëshovën e Aleksandër Xhuvanin dhe që kishte përfituar nga përvoja e tyre edhe për punën me librin, kurrsesi nuk mund të anashkalonte autorët shqiptarë.

Kështu, gjatë viteve të ferrit në burgun famëkeq të Burrelit, ai lexoi me interes të jashtëzakonshëm dhe konspektoi romanet: “Belxhiku që këndonte vençe”, të Shevqet Musarajt, “Njeriu me top”, të Dritëro Agollit; “Lulja e kripës”, të Jakov Xoxes”, “Zëri i largët i kasolles”, të Frederik Reshpes, “Do të jetojmë ndryshe”, të Dhimitër Xhuvanit, “Përballimi”, të Teodor Laços, “Ditë me furtunë”, të Resul Bedos, “Dueli i madh”, të Ali Abdihoxhës e disa romane të tjerë.

Rrahman Parllaku është sot 98 vjeç, por kujtesa e tij është për t’u pasur zili. Të lexuarit ka qenë “matematika” e tij e mendjes edhe në kohët më të vështira, atëherë kur vuante dënimin në burg. Plot 16 vjet e tre muaj, të cilët i mbushi me lexime të atyre librave që lejoheshin brenda qelisë, më së shumti shqiptarë, por edhe të huaj. Çdo gjë që lexonte ai e mbante shënim në një fletore, e cila sot del në dritë. Një dokument interesant, që mund të jetë një temë më vete studimi.

Gjenerali i shquar, ish-pjesëmarrës në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, ndan me lexuesin mendimin e tij për rolin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Interesant është rrëfimi i tij për parlamentin e parë pluralist, për kolegët e tij Riza Dani e Sejfulla Malëshova, mendimet e tyre pro pluralizmit apo për reformat ekonomike.

Ai tregon për një nga momentet më të vështira për të, përjetuar në këtë legjislaturë, që lidhet me dënimin e Riza Danit, për akuzat që iu bënë në sallën e gjyqit dhe përgjigjen e Danit, që ai e kujton edhe sot. Për më tepër ai po përgatit një libër voluminoz, ku dëshmon edhe krimet e diktaturës./ Memorie.al

                                                              Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 14 Gusht 2026

Next Post

“Unë dua të shtoj, se s’ka ekzagjeruar shumë ai që ka thënë se; mund ta vrasësh një njeri me pamjen e një ndërtese, siç mund ta vrasësh me sëpatë...”/ Diskutimi i arkitektit Petraq Kolevica, në 1971-in

Artikuj të ngjashëm

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62
Personazh

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62

August 12, 2026
“Shuteriqi mishëronte humanizmin e dashurinë njerëzore dhe pa atë, Lidhja e Shkrimtarëve do të shndërrohej në një Degë e Brendshme, me Agollin e Buzën në krye…”/ Dëshmia e rrallë e Maks Velos
Personazh

“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970

August 11, 2026
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Kur Esat Pasha i dërgoi fjalë që të vihet në krye të lumjanëve e, të luftojë për të, pasi shpërblimi do të ishte mjaft i madh, Islam Spahia i tha; or pizeveng, s’blihet shqiptari …“/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

August 11, 2026
“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”
Personazh

“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit

August 12, 2026
“Në janar 1945, ndërsa po jepte mësim në Medresenë e Tiranës, Hafiz Sherif Langu arrestohet dhe akuza ndaj tij ishte; bashkëpunëtor i Lef Nosit e…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm nga Dibra
Personazh

“Në janar 1945, ndërsa po jepte mësim në Medresenë e Tiranës, Hafiz Sherif Langu arrestohet dhe akuza ndaj tij ishte; bashkëpunëtor i Lef Nosit e…”/ Historia e panjohur e klerikut të famshëm nga Dibra

August 10, 2026
“Në Kongresin e dytë të ‘Rinisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe Lindore’, që u mbajt në Paris më 1 qershor 1956, nga Rinia Shqiptare, ishte Kostë Xhajanka, i cili…”/ Historia e panjohur e mërgatës politike shqiptare
Personazh

“Figura e Abaz Kupit, s’duhet të shërbejë si një flamur për të ndarë shqiptarët e sotëm në kampe të vjetra, por si një arsye për t’i bashkuar ata rreth së vërtetës…”/ Refleksione për patriotin e famshëm

August 9, 2026
Next Post
“Unë dua të shtoj, se s’ka ekzagjeruar shumë ai që ka thënë se; mund ta vrasësh një njeri me pamjen e një ndërtese, siç mund ta vrasësh me sëpatë…”/ Diskutimi i arkitektit Petraq Kolevica, në 1971-in

“Unë dua të shtoj, se s’ka ekzagjeruar shumë ai që ka thënë se; mund ta vrasësh një njeri me pamjen e një ndërtese, siç mund ta vrasësh me sëpatë...”/ Diskutimi i arkitektit Petraq Kolevica, në 1971-in

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme