• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, August 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kur Ahmet Zogu, mori rrugën e kthimit për në Shqipëri, ai ka bujtur një natë së bashku me 200 burra, në shtëpinë e Halimit në Tetovë, pasi…”/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

“Më datën 14 qershor ’39, isha në Shkup, duke biseduar me Aqif Lleshin, Himçe Kabën dhe Haxhi Lleshin, të cilët donin të ktheheshin në Dibër, por…”/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Pas dhunës mizore të Dervish pashës, Ali Ibra me plagën e 13 në trup, u kthye në kullën e tij në Shipshan, ku Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka dhe…”/ Historia e panjohur të udhëheqësit popullor të malsisë së Gjakovës
“Kur Ahmet Zogu, mori rrugën e kthimit për në Shqipëri, ai ka bujtur një natë së bashku me 200 burra, në shtëpinë e Halimit në Tetovë, pasi…”/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm
Isa Boletini, fati i trishtë i familjes dhe pasardhësve së tij
“Babai im ishte turrur me vrap drejt tij, por shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë dhe…”/ Libri i panjohur i shkrimtarit serb, Milova Gjilas, për vrasjen e Isa Boletinit më 23 janar 1916
“Duke mos harruar qëndrimin e Mbretit Zog gjatë luftës dhe besnikërinë e ushtarakëve të tij ndaj Francës, gjenerali De Gaulle, i bëri…”/ Ana e panjohur e Monarkut shqiptar me kreun e Francës

Nga Eugen SHEHU*

Memorie.al / Padyshim që historia e një kombi, është historia e familjeve të mëdha të këtij kombi. Familjet e mëdha shqiptare, kanë qenë në çdo kohë barrikadat e para ndaj çdo rrebeshi, të paepura në stoicizmin e tyre ato kanë pritur e janë përballur me hordhi armiqsh gjithfarësh, duke mbrojtur njëherazi nderin e tyre dhe kombin. Padyshim në vargun e këtyre familjeve të mëdha, dera e Derallëve, zë vendin e saj të merituar, në historinë shqiptare të shekullit të kaluar. Ndër pinjollët e kësaj dere, Mehmet Pashë Derralla do të linte grada dhe ndere të ofruara nga Porta e Lartë, duke u vënë plotësisht në shërbim të Shqipërisë, në radhët e para të kalorësve që kërkonin pavarësinë e trojeve etnike arbërore. Këtë shqiptarizëm të kulluar, ministri i Luftës i të parit shtet shqiptar (1912), do ta përcillte pos të tjerave edhe tek djemtë e tij, Halimi, Gajuri, Hyseni etj.

Halim Deralla, ka lindur në fshatin Gradec, në rrethina e Tetovës, në vitin 1879. Fëmijërinë e kalon aty e më tej, nis mësimet e para në shkollën qytetëse të Tetovës. Mbasi mbaron mësimet aty niset në Stamboll kryeqendra e Perandorisë Osmane, e lakmuar sidomos nga djemtë e dyerve të mëdha, siç ishte Halimi. Në të vërtetë mëson shumë, ku kalon pjesë më të madhe të kohës mbi libra dhe pas mbarimit të shkollës së mesme vijon studimet, në vitin 1898, në fakultetin e drejtësisë.

Falë reputacionit që Mehmet Pashë Derralla, gëzonte asaj kohe në rrethet patriotike shqiptare, Halimi do të binte në kontakte me idetë e para të rilindësve shqiptarë, për autonominë e trojeve arbërore. Studentin e Tetovës do ta shihnin me respekt në Stamboll, jo vetëm për këmbënguljen në përvetësimin e dijeve por edhe për natyrën e tij disi të heshtur, fjalëpakë dhe krenarë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Tek gjykatësit u vu re nji irritim, kur Mrika, e shoqja e Bardhok Bibës, tregoi nji pakënaqsi për 14 të dënuarit me vdekje dhe ajo u shpreh se; duhen vra…”/ Dëshmia e rrallë e “Mandelës së Mirditës”

“Kur nga tribuna e parlamentit, Riza Dani, të cilin e kisha propozuar vetë për deputet, u akuzua se përfaqësonte reaksionin aty, ai brofi në këmbë dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Parllakut

Kështu që me mbarimin e fakultetit të drejtësisë emërohet si nën-punës i lartë i administratës osmane në Serbi. Ai do të dallohej për korrektësinë në funksionet shtetërore, çka ishte diçka e radhë në radhët e nëpunësve të korruptuar të perandorisë së asaj kohe. Madje shkallët e karrierës së tij në fushën e jurisprudencës, mund të ishin tejet të lehta,nëse në agim të shekullit të kaluar,nuk do të kishte dalë në pah,çështja shqiptare.

Në fillim të vitit 1908, i ati i Halimit, Mehmet Pashë Deralla, në bashkëpunim të ngushtë me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Dervish Himën, Ibrahim Temon, Mid’hat Frashërin etj, ideojnë lëvizjen autonomiste në Vilajetet shqiptare, tashmë atij i duhet të udhëtojë në krahina të ndryshme, të zgjojë vetëdijen nacionale, tek bashkëkombësit e vet. Por i duhet të qeverisë edhe pronat e mëdha që ka në Tetovë e rrethina,dhe në këto kushte ai thërret të birin e vet, Halimin, për ta ndihmuar në detyrën e madhe që duhet të përballonte.

Halimi tanimë pothuajse 30 vjeçar, me shtatin e lartë me atë vështrimin e thellë e të menduar do të ngarendë për t’u vënë plotësisht në shërbim të kombit të vet, duke kuptuar se drejt pavarësisë të trojeve etnike, shkohej me pushkë dhe dituri. Halimi do të jepte ndihmesë të madhe, në vitin 1908, sidomos në përkrahje të shkollave shqipe, në Maqedoninë Shqiptare.

Me nismën e tij i përkrahur edhe nga Dervish Hima, biri i Derallave do të blente abetare dhe libra shqip për t’ua shpërndarë falas nxënësve në Tetovë e rrethina. Burime të diplomacisë austro-hungareze, duke folur për  në këto troje na bëjnë me dije se; ”ndonëse zyrtarisht shkollat nuk janë çelur, në to zhvillohet rregullisht çdo ditë dy orë mësim për gjuhën shqipe”. (Arkivi i Institutit të Historisë – Tiranë. Fondi i dokumentave të Vjenës. Raport i konsullit Pollanc, dërguar Vjenës, dok. 26).

 Turqit e rinj pavarësisht se patën premtuar shumë liri e të drejta për shqiptarët, kur panë se lëvizja autonomiste sa vinte e rritej u përpoqën të ndalnin me çdo mjet atë. Kështu, ata mundën të kufizonin deri diku pjesëmarrjen e gjerë të luftëtarëve të Kosovës në Ferizaj, të cilët sidoqoftë arritën të lidhin besën në atë kuvend burrash.

Autoritetet ushtarake osmane u përpoqën me çdo kusht të ndalnin këtë manifestim, kinse Stambolli do t’u plotësonte shumë shpejt kërkesat, por atdhetarët shqiptarë e kuptonin se kjo ishte një manovër sa për të kaluar radhën. Sali Gjuka, Halim Deralla, Dervish Hima, Nijazi Resnja etj., bënë çësht e mundur që marshimi i shqiptarëve drejt Shkupit të mos ndalej.

Ngase Korparmata e Dytë me qendër në Manastir përbëhej në pjesën më të madhe prej shqiptarëve, ngase patën nisur të vepronin komandat lokale të shqiptarëve në Tetovë, Dibër, Ohër, Kumanovë e Manastir etj., në mbrëmjen e 24 korrikut 1908, Porta e Lartë vendosi të ndal marshimin, duke dëgjuar kërkesat e shqiptarëve dhe duke iu dhënë atyre menjëherë disa prej të drejtave të mohuara. Burime të historiografisë sonë, na bëjnë me dije se në bisedimet e përfaqësuesve të luftëtarëve kanë qenë pos të tjerëve edhe Halim Deralla, i cili me autoritetin që gëzonte ka mbrojtur me logjik e vendosmëri të drejtat e shqiptarëve.

Pas tri katër ditësh pothuajse në gjendje lufte, Shkupi u zbraz prej luftëtarëve shqiptarë të cilët mundën të fitonin disa të drejta elementare. Ndër këto të drejta ishte edhe largimi i punonjësve turq të korruptuar, të cilët populli nuk i duronte dot.”Komiteti shqiptar, njoftonte Pllanc, po urdhërojnë autoritetet lokale turke, të pushojnë nga detyra punonjësit që nuk i do populli”. (Arkivi i Institutit të Historisë–Tiranë. Fondi i dokumenteve të Vjenës, dt. 29 korrik 1908).

Në vitet 1908-1912 shtëpia e Derallave, në Tetovë do të shndërrohej në një çerdhe të shqiptarizmës. Mehmet Pasha dhe i biri Halimi do të shihnin kurdoherë në krye të lëvizjeve të mëdha atdhetare, duke dhënë ndihmesë jo vetëm me trimërinë,guximin,logjikën por edhe me pasurinë e tyre. Të dy së bashku ata do të prisnin e do të përcillnin në shtëpinë e madhe në Tetovë, Trimat patriotë e atdhetarë si Sali Gjukën, Bedri Pejanin, Bajram Currin, Isa Boletinin, Mid’hat Frashërin, Hamdi Ohrin, Hoxhë Vokën dhe dhjetëra atdhetarë të tjerë nga krejt viset etnike shqiptare.

Ata do të merrnin pjesë në Kuvendin e Junikut e mandej në fillim të viteve 1912, do të komandonin çetën e parë të luftëtarëve tetovarë, e cila rroku armët, për t’u bërë ballë sulmeve turke dhe atyre serbo-bullgare. Në gushtin e vitit 1912, Hasan Pristina me cilësinë e përfaqësuesit shqiptar të trevave të veriut,zhvilloi disa bisedime me autoritetet e larta osmane, në Prishtinë dhe Ferizaj. Mandej në Ferizaj ai i paraqiti komisionit qeveritar osman edhe një memorandum prej 14 pikash.

Ky  memorandum iu dorëzua komisionit Osman në 9 gusht 1912, duke deklaruar që në rast se brenda dy ditëve nuk do të pranoheshin, atëherë forcat shqiptare kryengritëse do të marshonin drejt Shkupit. Pas kësaj forcat shqiptare të komanduara prej Idriz Seferit, Isa Boletinit, Hasan Prishtinës etj., u riorganizuan dhe u nisën me tren drejt Shkupit. Meqenëse qeveria Osmane e vonoi përgjigjen e memorandumit atëherë shtabi madhor i kryengritjes shqiptare,vendosi të marrë Shkupin,dhe brenda 48 orëve, qyteti u rrethua nga rreth 30 mijë luftëtarë shqiptarë, ndërkaq edhe brenda qytetit, atdhetarë të tjerë në mënyrë të fshehtë po organizoheshin.

Valiu i Kosovës,Masar beu,i ndodhur në këto kushte të vështira dha dorëheqjen. Ndërsa komandanti i garnizonit ushtarak të Shkupit, në pamundësi t’u bënte ballë kryengritësve, u largua fshehurazi duke vënë në dijeni Portën e Lartë, për revoltën e madhe të shqiptarëve. Në këto rrethana më 12 gusht 1912 rruga ishte pothuajse e hapur. Shkupi, qyteti i lashtë i trojeve arbërore, ishte fare pranë lirisë së ëndërruar prej vitesh.

Pasi patën marrë të gjitha masat, pasi kishin njoftuar atdhetarët shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë, për çfarë ishte arritur, burrat mëmëdhetarë, nuk munguan të hyjnë në Shkup. ”Prijësit dhe udhëheqësit e shquar; Hasan Pristina, Idriz Seferi, Isa Bolentini, Bajram Curri, Halim Tetova, Shaban Prizreni, Ramadan Zaskoci, prijnë drejt Shkupit me flamuj të shpalosur me bandën muzikore kryengritëse me brohoritje entuziaste”.(Shaban Braha “Idriz Seferi “ – Tiranë 1982, fq. 177 – 178).

Në nëntorin e vitit 1912, atëherë kur Mehmet pashë Deralla udhëtonte drejt Vlorës si një përfaqësues i popullit të Kosovës, i biri i tij Halimi në krye të një çete prej 200 luftëtarësh tetovarë do të virej në mbrojtje të trojeve shqiptare.Dihet tanimë se pas rënies së Turqisë fqinjët tanë të përkrahur dhe nga Fuqitë e Mëdha, kërkonin aneksimin e tokave tona.

Orekset shovene parashihnin copëtimin e plotë të Shqipërisë ndaj grekët, bullgarët, serbët malazezët, ishin vërsulur ndaj tokave kufitare me grykësinë e një lukunie ujqish, ndonëse formimi i shtetit të parë, të pavarur shqiptar, pati dimensionet e veta historike, ky akt nuk mundi gjithsesi të shpëtonte Shqipërinë prej copëtimit të saj. Dhe ndërsa përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha, koteshin të përgjumur kur ndahej toka shqiptare, ishin bijtë e saj si Halim Deralla, të cilët pa marrë në sy rrezikun, luftonin viseve të atdheut për lirin e tij.

Pas dorëheqjes së Ismail Qemalit-Vlorës, dhe kabinetit të tij, Mehmet Pashë Deralla, shkon sërish në Tetovë. Por serbët nuk mund të harrojnë as atë as birin e tij Halimin, të cilët organizuan një varg betejash për mosnënshtrimin e Tetovës, Shkupit, Kumanovës e Strugës, prej çizmes sllave. Për më tepër, në luftërat e zhvilluara në këto treva në vitet 1913-1914, dera e shquar e Derrallave ishte vënë në shënjestër të qeverisë bullgaromadhe të asaj kohe.

Është kjo arsyeja që atë e birë në vjeshtën e vitit 1914, e arrestojnë dhe e dërgojnë të lidhur në Karlova të Bullgarisë. Atë e bir, do të akuzohen rëndë prej gjyqit ushtarak bullgar, por ka qenë ndihma e pakursyer e disa atdhetarëve shqiptarë të Shkupit të cilët kanë ndihmuar në arratisjen e tyre prej burgut të Karlovës, dhe ç’prej vitit 1914 e deri në fund të vitit 1915-ës, Mehmet Pashë Deralla së bashku me të birin jetojnë maleve e pyjeve të Sharrit, të ndjekur prej hafijeve serbo-sllave e bullgare.

Në vitin 1921,atëherë kur hap dyert parlamenti i parë shqiptar, Halim Deralla do të ishte deputet i trevave të Maqedonisë shqiptare. Ai do të sillte në këtë parlament, me zërin e lartë krejt barbarizmat serbo-sllavo-bullgare që luheshin në kurriz të bashkëkombësve të vet, nën regjimin e urryer serb. Deralla ashtu si kundër i ati, do të mbronte pa u frikuar çështjen shqiptare, ndonëse kërcënimet i vinin nga të katër anët, madje duke i bërë edhe tentativa për ta eliminuar fizikisht.

Në rast të shpërnguljeve të mëdha që Beogradi kishte planifikuar me Stambollin, për ekstradimin e shqiptarëve mysliman në Azi, Halim Deralla jo vetëm në parlament, por sidomos në Tetovë, Gostivar e Kumanovë, madje deri në fshatrat e Prilepit, do të shkonte vet të bisedonte me bashkëkombësit e tij, duke potencuar idenë se trojet shqiptare askurrë nuk duhet të braktisen.

Edhe në disa raste kur autoritetet sllavo-bullgare u rrëmbyen me forcë fshatarëve shqiptarë shtëpitë dhe tokat e tyre, Halim Deralla i ndihmoi ata me flori duke u blerë shtëpi të reja. Tejet vizionar, në rrafsh të politikës shqiptare dhe asaj  ballkanike, Halim Deralla do të mbante një qëndrim të prerë veçanërisht në ngjarjet e qershorit të vitit 1924, si rrallë kush prej politikanëve të asaj kohe ai do ta konsideronte revolucion bollshevik, veprimin e Fan Nolit dhe përkrahësve të tij, madje në shenjë revolte do të linte Tiranën ku nuk i munguan edhe ofertat për poste të rëndësishme.

Në shtëpinë e madhe të Derrallave në Tetovë, së toku me vëllezërit e tij Gajurin dhe Hysenin, do të kujdesej për pronat e trashëguara të familjes, pa harruar edhe kuvendet me prijësit e çetave të kaçakëve të Maqedonisë shqiptare. Lëvizjen kaçake në këto treva, Halim bej Deralla do ta ndihmonte jo vetëm me porosi e udhëzime, por sidomos me ndihmë të pakursyer materiale.

Vetë shtëpia e tij në Tetovë, shpesh herë do të ishte strehë e sigurtë e prijësve kaçakë. Kur kryeministri shqiptarë Ahmet Zogu me ndihmën e shteteve të Evropës, mori rrugën e udhëtimit për në Shqipëri, ai ka bujtur një natë së bashku me 200 burra, në shtëpinë e Halimit në Tetovë. Halim Beu e ka pritur siç e donte ndera e shqiptarit dhe sipas të dhënave familjare e ka përcjellë të nesërmen, duke i bashkangjitur formacioneve të tij edhe disa trima të Tetovës, Gostivarit e Kumanovës, të cilët do të përcillnin deri në Tiranë, 24 dhjetori i vitit 1924, i quajtur ndryshe si Triumfi i Legalitetit, mban kësisoj brenda tij edhe bujarinë dhe besnikërinë e Halim bej Derrallës.

Në vitet 1925-1928 biri i Tetovës, zgjidhet përsëri në parlamentin shqiptar, si përfaqësues i trevave të Maqedonisë shqiptare. Edhe në këto vite ai do të dallohej sa për frymën e vendosmërinë për shtetin ligjor në shtetin amë, aq edhe për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të bashkëkombësve të vet si në Kosovë, Maqedoni, Çamëri etj. Fjala e tij se “na jena përgjegjës përpara historisë për jetën e 2 milion shqiptarëve që padrejtësisht u ndan nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913”, do të dëgjohej e fuqishme në sallën e parlamentit shqiptar dhe do të pasohej edhe nga burra të tjerë të shquar si; Ali bej Këlcyra, Rauf Fico, At Gjergj Fishta, Mustafa Kruja etj. Në fillim të viteve ‘30 të shekullit të kaluar, Halim Derralla shkon sërish në Tetovë, të jetojë pranë gruas, vajzave, vëllezërve dhe bashkëluftëtarëve të vet të shumtë.

Ndërkaq personaliteti i tij nuk mund të pajtohej me reformat kolonizuese serbo-sllavo-bullgare, si dhe me dhunën fizike dhe psikologjike të ushtruar ndaj banorëve të Maqedonisë shqiptare, ndaj ai e ngre lart zërin e tij në mbrojtje të fatit të bashkëkombësve të vet. Duke qenë jurist i sprovuar, Beogradi nuk mund ta arrestonte pasi gjyqi mund të demaskonte akoma më keq regjimin serbo-sllav. Për këtë shkak serbët, ashtu si kundër kanë vepruar edhe qindra herë të tjera, paguan njerëz për të vrarë Halim Derallën.

Dy atentate radhazi në vitet 1930-1931, bënë jehonë të madhe jo vetëm në Tetovë por edhe në Beograd e Tiranë. Ndërsa forcat e errëta të Beogradit i tmerronte ideja se edhe pas këtyre atentateve Halim Tetova jetonte ende, ishte Mbreti i Shqiptarëve, Ahmet Zogu, i cili e ftoi bujarisht burrin e shquar, të linte Tetovën dhe të shkonte në Tiranë. Një vit më pas, në pranverën e vitit 1932, Halim Derralla sëmuret në shtëpinë e tij. Burri i Tetovës do të mbyllte sytë përgjithmonë, në mënyrë disi misterioze. Populli i Tiranës dhe i gjithë viseve etnike shqiptare e përcollën me respekt birin e vet.personalitetin e shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare./ Memorie.al

*Bern-Zvicër

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Ku e gjente kurajën Bilal Xhaferi, djali i një njeriu të pushkatuar si ‘armik i regjimit komunist’, të kritikonte shkrimtarin më të madh...”?/ Refleksionet e botuesit të njohur; Libri ‘Kadare i denoncuar’, si kod

Artikuj të ngjashëm

“Aziz Biçaku u detyrua ta vriste Rexhep H., pasi ai u lidh me Forcat e Ndjekjes dhe Sigurimin, ndiqte grupet anti-komuniste, prandaj e shpallën ‘Dëshmor i Atdheut’ dhe…”/ Refleksionet e studiuesit Ali Buzra
Personazh

“Tek gjykatësit u vu re nji irritim, kur Mrika, e shoqja e Bardhok Bibës, tregoi nji pakënaqsi për 14 të dënuarit me vdekje dhe ajo u shpreh se; duhen vra…”/ Dëshmia e rrallë e “Mandelës së Mirditës”

August 15, 2026
“Fort i nderuemi gjeneral, malsori ma parë pranon vdekjen, se sa hunin e pa kursim që po i epet për shpinë dhe unë, si deputet i zonës…”/ Letra e Prof. Kol Prelës, për Mehmet Shehun, dhjetor ‘45
Personazh

“Kur nga tribuna e parlamentit, Riza Dani, të cilin e kisha propozuar vetë për deputet, u akuzua se përfaqësonte reaksionin aty, ai brofi në këmbë dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Parllakut

August 15, 2026
“Anëtarë të Kongresit, si përfaqësuesi i Massachusetts, Josef P. Kennedi, si dhe senatorin e Arizonas, Denis DeConcini, kërkuan që të vizitojnë Shqipërinë…”/ Shkrimi i New York Times, në ’90-ën
Personazh

“Jugosllavia demokratike është më e avancuar, më përparuar se ne dhe interesi ynë është që ajo të jetë e fortë, s’kemi interes të kërkojmë Kosovën…”/ Fjala e Enverit, 18-20 dhjetor 1946, në Plenumin e PKSH-së

August 14, 2026
“Kur Rrahman Parllaku i tha hetuesit P.D.; përse të mos besoj tek drejtësia?!, ai iu përgjigj; dënimin tënd e kanë vendosur ata 100 burrat e Plenumit të Komitetit Qendror, kurse ne…”/ Historia e panjohur e gjeneralit të famshëm
Personazh

“Kur Rrahman Parllaku i tha hetuesit P.D.; përse të mos besoj tek drejtësia?!, ai iu përgjigj; dënimin tënd e kanë vendosur ata 100 burrat e Plenumit të Komitetit Qendror, kurse ne…”/ Historia e panjohur e gjeneralit të famshëm

August 16, 2026
“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62
Personazh

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62

August 12, 2026
“Shuteriqi mishëronte humanizmin e dashurinë njerëzore dhe pa atë, Lidhja e Shkrimtarëve do të shndërrohej në një Degë e Brendshme, me Agollin e Buzën në krye…”/ Dëshmia e rrallë e Maks Velos
Personazh

“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970

August 11, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme