• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Saturday, August 15, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Jugosllavia demokratike është më e avancuar, më përparuar se ne dhe interesi ynë është që ajo të jetë e fortë, s’kemi interes të kërkojmë Kosovën…”/ Fjala e Enverit, 18-20 dhjetor 1946, në Plenumin e PKSH-së

“Edhe pas mbarimit të Luftës, në Jugosllavi dhe në Shqipëri, Kryezinjtë, u persekutua barbarisht, ku me dhjetra burra të saj, u vranë e u burgosën…”/ Historia tragjike e familjes së famshme
“Që në fillim të bisedës me ambasadorin Lik Seiti, Fadil Hoxha, preku momente të pëlqyeshme për Enver Hoxhën, madje, u duk se po vazhdonte…”/ Refleksionet e ish-deputetit dhe diplomatit Esat Myftari
“Me aftësitë drejtuese ushtarake të Ganiut, nivelin politik dhe intelektual të Saidit, mëndjen e ndritur të Llazar Fundos, trimërinë e Hasanit, ‘Lëvizja Kryeziu’, do të…”/ Historia e panjohur e Luftës, 1943-‘44
“Kur fëmijët e fshatarit shqiptar, vuanin për krodhën e bukës dhe pikën e dhallës, Nexhmija me Jovankën e Titos, shkonin në pishinat e Budvës…”/ Dëshmia e rrallë e ish-funksionarit, në burgun e Burrelit
“Hallkat që lidhin dy popujt tanë, s’mund t’i këpuste më, as shpata e shtypësve, as vjershat e poetit të imperializmit dhe agjentit italian, shovinistit At Gjergj Fishta …”/ Fjala e Enverit, Beograd 1946

Nga Gani Perolli 

Memorie.al / Ka qenë viti 1949 ku neve banojshim në “Qarshi të Vogël”, dhe duke shëtitë në rrugë te Gjakovës me babën tim, Hamit Perollin, ndeshëm në Fadil Hoxhën. Ata njiheshin mirë mes njeri-tjetrit prej ditëve të luftës nga eksperienca në çadrat e Gani Kryeziut. Neve ishim largua nga Shqipëria ilegalisht në tetor të vitit 1948. U përshëndetën mes tyre kështu.

Fadili: Tungjatjeta, Hamit.

Baba: Tungjatjeta, Fadil.

Gjithashtu mund të lexoni

“Kur nga tribuna e parlamentit, Riza Dani, të cilin e kisha propozuar vetë për deputet, u akuzua se përfaqësonte reaksionin aty, ai brofi në këmbë dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Parllakut

“Kur Rrahman Parllaku i tha hetuesit P.D.; përse të mos besoj tek drejtësia?!, ai iu përgjigj; dënimin tënd e kanë vendosur ata 100 burrat e Plenumit të Komitetit Qendror, kurse ne…”/ Historia e panjohur e gjeneralit të famshëm

Fadili: Paske dalë edhe ti?

Baba: Po dola, Fadil.

Fadili: A t’u dhimbën Kryezinjtë?

Baba: Pse ç’ka i gjeti Kryezinjtë?

Fadili: Vetëm na shpëtoi Saidi, se këta të tjerët nuk e shohin diellin më në këtë botë. Në këtë kohë hala nuk ishte likuiduar Gani Kryeziu.

Shumë më vonë u muar vesh që ai ishte dënuar 5 vjet punë të rëndë fizike me urdhënin e Aleksander Rankoviqit, që ja kishte dhënë gjeneralit Petar Brajeviç, të dy armiqë  të përbetuar të Shqiptarëve.

Brajeviçi kishte ndërmend për të dënuar Gani Kryeziun me vdekje. Ai thotë kështu: Ditën e tretë të gjykimit m’u lajmërua Aleksander Rankoviqi dhe më pyeti çfarë do të jetë akt-gjykimi. “Me hamendjen time, vdekje”, – i përgjigja. Atëherë Rankoviqi më shpjegoi që për shkak të intervencës të një shteti aleat ‘Kryeziu duhet shikuar mes gishtave”.

Prap te Fadili. Bëhet pyetja: Ku e diti Fadil Hoxha që Gani Kryeziu nuk do të dilte i gjallë nga burgu? Ai ishte dënuar pesë vjet burg. Edhe e kemi përgjigjën për këtë. Sipas arkivave Britanike të më vonshme, del që Aleksander Rankoviqi i ka dërguar telegram Miladin Popoviqit dhe Fadil Hoxhës, si dy udhëheqë kryesorë të Kosmetit për çështjen e Kryezinjve.

Telegrami thotë kështu: “Urgjentisht na lajmëron pse e burgoset Gani begun dhe pse e pushkatuat te vëllain e tij (Hasanin-G.P.) me 22 përcjellës të tij. Depshet tuaja janë shumë të shkurta dhe nuk shfrytëzoni sa duhet radio-lidhjet”. Kjo korrespondencë atëherë ishte shumë sekrete, brenda partiake e Komiteteve të Partisë Komuniste Jugosllave, atij Federativ dhe të “Obllastit” – Zonës apo Rajonit të Kosmetit.

Në atë kohë as likuidimi i Hasanit nuk dihej nga Inteligjenca Angleze. Ata kërkojshin edhe lirimin e tij, duke mos e ditë që ai ishte eliminuar. Nuk mbetet asgjë për imagjinatën. E vetmja pyetje që bëhet, është se; “ç’far roli ka luajtur Fadili në vendimin për zhdukjen e tyre”?! Unë jam i bindur që ai është bashkëfajtor.

Në letrën që Fadili i shkruan Liri Gegës me 23 Shtator 1944, i thotë kështu për Kryezinjtë: “Nuk kanë besim se me Nacional-Çlirimtarët të Jugosllavisë, do të fitoj lirinë Kosova, prandaj Kosovën e quajnë si pjesë të pandame të Shqipërisë”.

Këto Fadili i thotë më të drejtë, duke konfirmuar patriotizmin dhe rrugën e drejtë të tyre. Por nuk ishte vetëm Gani Kryeziu e vëllazërit Kryeziu, si edhe Llazar Fundo, e baba i im, por ishte shumica dërmuese e tërë popullit të Kosovës dhe të Shqiprisë që kishte të njëjtat mendime.

Pse nuk tregoj një fije burrërie Fadil Hoxha gjatë gjithë karrierës së tij me thënë njëherë: “paska pasë të drejtë Gani Kryeziu”. Një gjë që dihej para lufte, gjatë luftës, e që u vërtetua pas luftës. Që sllavët nuk ishin për të mirën e shqiptarëve. Mashtrimi i komunistëve shqiptar në Konferencën e Bujanit, është një gjë e habitshme.

Patriotizmi, burrëria, dhe trimëria nuk u mungoj vëllezërve Kryeziu. Ata që kanë qenë në burg me Gani Kryeziun, treguan që në burg ai u miqësua me Shaqë Currin, njeriu që ia kishte djegë shtëpinë, kullën dhe odat në Gjakovë. Sipas dëshmive të të burgosurve Ganiu dhe Shaqa u shoqëruan në burg. Ganiu harroi dhe ia fali aktin armiqësor të djegies së shtëpive. Shaqa në burg ka thënë se ishte shumë i penduar që nuk e paska pas ditur se kush është Gani Kryeziu.

Në gjykimin e Shaqë Currit në Gjakovë, e ftuan Rada beg Kryeziun, vëllain e Ganiut, të dëshmoi si dëshmitar i akuzës, lidhur me flakën që ia kishte shtirë kullës, në të cilën kishte të drejtën e pronës Rada Begu. Ai deklaroi se kullën e tij dhe shtëpitë së bashku me oda, i kanë djegur gjermanët, edhe pse e dinte se flakën ia kishte shtirë Shaqë Curri me pasues të tij. Ja edhe një herë, edhe këtu më këtë rast, u provua një burrëri që ishte cilësi e Kryezinjve.

Edhe në New York, Said Kryeziu u shoqërua me Mehmet Agë Rashkocin, duke ditë që edhe ai së bashku me Shaqë Currin ua kishte shtirë flakën pronave të tij.

Një skiarim tjetër për Lëvizjen të udhëhequr nga Gani Kryeziu. Vjen nga koloneli veteran nga Bytyçi, Isuf Imeraj, në tubimin e seminarit shkencor të 60 vjetorit të qëndresës heroike të Bytyçësave të Malësisë Gjakovës, kundër pushtuesve nazifashist, mbajtur në Tiranë me 23 shtator, 2004,ai konkludon:

“E quaj të nevojshme, që në bazë të shkrimeve, po edhe të qëndrimeve në marrëdhëniet në mes grupacionit nacionalist të Kryezinjve dhe Lëvizjes partizane, në platformën në mes tyre, çfarë i bashkonte dhe ku daheshin.

-Këto dy grupe në luftën kundër pushtuesit, i bashkonin interesat kombëtare dhe krahinorë, kryesisht zgjidhja e problemit të Kosovës, që ishte pika më delikate.

– Ajo që i ndante këto grupacione, bashkëvepruese në luftë kundër pushtuesit, ishte: Kryezinjtë ishin për formën e demokracisë perëndimore dhe kundër rrëgjimit komunist, me orientim pro-sllav”.

Gjatë qëndrimit të tij në burgun e Sremska Mitrocvicës, Gani Kryeziu pat oferta nga përfaqësues të pushteti Jugosllav për bashkëpunim lidhur më rrëzimin e pushtetit në Shqipëri, nga Sllobodan Peneziq, i quajtur “Kërcun”, exponent Nr. 2 i nomenklaturë së UDB-ës në Jugosllavinë Socialiste. Të gjitha ofertat i refuzoi duke u deklaruar kolegëve shqiptar të burgosur “Më mirë n’vorr se horr”.

Jugosllavia kishte deklaruar në New York Times që Komitetin për Lirimin e Shqipërisë e udhëhiqte Gani Kryeziu. (Shif artikullin të botuar në këtë gazetë me 29 gusht, 1949). Fill pas formimit të Komitetit Kombëtar “Shqipëria e Lirë”, në Paris me 26 gusht 1949, ku Said Kryeziu kishte një pozitë të rëndësishme.

Përsa i përket çështjes së Kosovës dhe Enver Hoxhës, këtë e shpjegon vet Enveri më 18-20 dhjetor 1946, në diskutimin e tij në Plenumin e jashtëzakonshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Shqiptare.

Ai tekstualisht thotë: “Disa anëtarë partie duan se mos kërkojë populli ç’bëhet me Kosovën. Në rast se një anëtar partie e ka të qartë vijën, ai e ka të qartë edhe çështjen e Kosovës. Jugosllavia demokratike është më e avancuar, më përparua se ne.

Interesi ynë është që ajo të jetë e fortë, se me një Jugosllavi të fortë do të ketë paqe në Ballkan. A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresiste. Pra, në këtë situatë, përkundrazi, duhet të bëjmë ç’është e mundur që kosovarët të vëllazërohen me Jugosllavët”.

A ka kush nevojë për skjarim më të mirë për mendimet e Enver Hoxhës ndaj Kosovës?! Vite me vonë, Enver Hoxha shkruajti librin “Titistët”, por nuk përmendi dy titistët më të mëdhenjtë në ishullin Ilirik, që ishin vet ai dhe Fadil Hoxha. Asnjë në Kabinetin e Titos në Jugosllavi, nuk ishte aq admirues ndaj Titos sa ishin këta të dy! / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Njeriu me pamje të zymtë nxori revolverin e markës ‘Smith’ dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit, Hasan bej Prishtina, i cili...”/ Misteri i vrasjes së ish-kryeministrit shqiptar, më 13 gusht 1933, sipas shtypit grek

Next Post

“Kur nga tribuna e parlamentit, Riza Dani, të cilin e kisha propozuar vetë për deputet, u akuzua se përfaqësonte reaksionin aty, ai brofi në këmbë dhe...”/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Parllakut

Artikuj të ngjashëm

“Fort i nderuemi gjeneral, malsori ma parë pranon vdekjen, se sa hunin e pa kursim që po i epet për shpinë dhe unë, si deputet i zonës…”/ Letra e Prof. Kol Prelës, për Mehmet Shehun, dhjetor ‘45
Personazh

“Kur nga tribuna e parlamentit, Riza Dani, të cilin e kisha propozuar vetë për deputet, u akuzua se përfaqësonte reaksionin aty, ai brofi në këmbë dhe…”/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Parllakut

August 15, 2026
“Kur Rrahman Parllaku i tha hetuesit P.D.; përse të mos besoj tek drejtësia?!, ai iu përgjigj; dënimin tënd e kanë vendosur ata 100 burrat e Plenumit të Komitetit Qendror, kurse ne…”/ Historia e panjohur e gjeneralit të famshëm
Personazh

“Kur Rrahman Parllaku i tha hetuesit P.D.; përse të mos besoj tek drejtësia?!, ai iu përgjigj; dënimin tënd e kanë vendosur ata 100 burrat e Plenumit të Komitetit Qendror, kurse ne…”/ Historia e panjohur e gjeneralit të famshëm

August 13, 2026
“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62
Personazh

“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62

August 12, 2026
“Shuteriqi mishëronte humanizmin e dashurinë njerëzore dhe pa atë, Lidhja e Shkrimtarëve do të shndërrohej në një Degë e Brendshme, me Agollin e Buzën në krye…”/ Dëshmia e rrallë e Maks Velos
Personazh

“U detyrova ta takoja Fadil Hoxhën, që shoqërohej nga poeti Azem Shkreli, antar i Komitetit Qendror të Lidhjes Komunistëve të Serbisë, pasi…”/ Dëshmia e rrallë e Dhimitër Shuteriqit, dhjetor 1970

August 11, 2026
“I konsideroj aspak dinjitoze, që komisioni Juaj për Reparacionet pranë Konferencës së Paqes, refuzoi propozimet dhe praninë time, pasi…”! / Zbulohet letra e Esat Pashë Toptanit, për Pashiqin, 20 janar 1920
Personazh

“Kur Esat Pasha i dërgoi fjalë që të vihet në krye të lumjanëve e, të luftojë për të, pasi shpërblimi do të ishte mjaft i madh, Islam Spahia i tha; or pizeveng, s’blihet shqiptari …“/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

August 11, 2026
“Kur komandanti i postës së Vidohovës, e pyeti atë; me urdhër të kujt të hap zjarr kundër forcave greke, kufitar Ademi nga Dibra, i tha…”/ Historia e panjohur e “Provokacioneve të Gushtit ‘49”
Personazh

“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit

August 12, 2026
Next Post
“Fort i nderuemi gjeneral, malsori ma parë pranon vdekjen, se sa hunin e pa kursim që po i epet për shpinë dhe unë, si deputet i zonës…”/ Letra e Prof. Kol Prelës, për Mehmet Shehun, dhjetor ‘45

“Kur nga tribuna e parlamentit, Riza Dani, të cilin e kisha propozuar vetë për deputet, u akuzua se përfaqësonte reaksionin aty, ai brofi në këmbë dhe...”/ Dëshmia e rrallë e gjeneral Parllakut

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme