• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, August 16, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Ku e gjente kurajën Bilal Xhaferi, djali i një njeriu të pushkatuar si ‘armik i regjimit komunist’, të kritikonte shkrimtarin më të madh…”?/ Refleksionet e botuesit të njohur; Libri ‘Kadare i denoncuar’, si kod

“Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur
“Ku e gjente kurajën Bilal Xhaferi, djali i një njeriu të pushkatuar si ‘armik i regjimit komunist’, të kritikonte shkrimtarin më të madh…”?/ Refleksionet e botuesit të njohur; Libri ‘Kadare i denoncuar’, si kod
Dëshmia e të arratisurit në 85-ën: “Ç’biseduam me Bilal Xhaferrin në Chicago për agjentët e Tiranës dhe atentatin, ç’më tha për sëmundjen dhe si e gjeta në spital ku ja kishin hequr…”?!
“Ku e gjente kurajën Bilal Xhaferi, djali i një njeriu të pushkatuar si ‘armik i regjimit komunist’, të kritikonte shkrimtarin më të madh…”?/ Refleksionet e botuesit të njohur; Libri ‘Kadare i denoncuar’, si kod
“Ku e gjente kurajën Bilal Xhaferi, djali i një njeriu të pushkatuar si ‘armik i regjimit komunist’, të kritikonte shkrimtarin më të madh…”?/ Refleksionet e botuesit të njohur; Libri ‘Kadare i denoncuar’, si kod

Nga Ndriçim Kulla

Memorie.al / Libri i Dashnor Kaloçit nuk është i pari libër me dokumente sekrete të regjimit komunist për survejimin e Ismail Kadaresë, që botohet pas vitit 1990. Por merita e librit të Kaloçit është se ai e ndryshoi përshtypjen që ishte krijuar se pas disa publikimeve të dokumenteve sekrete në libra dhe në shtyp, tanimë ishte bërë e njohur Dosja “Kadare” e diktaturës. Por libri i Kaloçit na tregoi që “thesi” me dokumente i regjimit komunist për Kadarenë, ka akoma shumë letra në brendësi të tij, dhe se ai është akoma larg të qenit si thesi i zbrazët i miellit i shprehjes popullore, të cilit sa herë i bie, ngre pluhur mielli. Dokumentet që na zbuloi Dashnor Kaloçi, nuk janë pluhur që ngrihet nga thesi i miellit kur e qëllon me shkop, por janë pjesë nga përmbajtja e “thesit”, madje pjesë shumë të rëndësishme të tij.

Pas librit të Dashnor Kaloçit, tani nuk ka më dyshime se jemi akoma larg ndërtimit të dosjes së plotë të survejimit të Kadaresë nga diktatura, dhe se nga labirinti i arkivave të ish-regjimit komunist, do të na vijnë surpriza të tjera për këtë çështje. Si përfundim, duket se do të dalë që Dosja “Kadare”, e survejimit të shkrimtarit nga diktatura, do ta kapërcejë si volum disa herë veprën letrare të shkrimtarit.

Libri i Kaloçit, përveç vlerës që ka për dokumentet që na sjell, ka edhe vlerën tjetër, se na ndriçon për të kërkuar kodin akoma të pazbërthyer si duhet të marrëdhënies së diktaturës me shkrimtarin më të madh shqiptar, të kohës kur ekzistoi diktatura. (përveçse edhe sot)

Gjithashtu mund të lexoni

“Ai nuk është libër për të krijuar mite, apo glorifikime, por për të ndërtuar vetëdije të thellë historike, duke e parë të shkuarën si…”/ Refleksione mbi veprën “Njerëz të Durrësit”, të autorit Fatmir Minguli

“Ftesën e Gazmend Kapllanit për të shkuar në Greqi, Ndoc Gjetja do ta cilësonte si ‘mrekullia e madhe’, pasi nga fundi i humnerës, papritur ai…”/ Historia e panjohur e poetit të famshëm nga Lezha

Henri Çili në parathënien e librit të Kaloçit, duket se i është afruar shumë zbulimit të këtij kodi, kur hedh ashtu kalimthi një ide që meriton shumë më tepër angazhim për t’u elaboruar, se një parathënie libri, kur thotë: “Ismail Kadare ka një meritë, sepse ka shkruar, ka folur dhe ka vepruar sikur të jetonte në tej-kohë, sikur ta dinte që të nesërmen do të jepte llogari për aktet e tij”.

Pikërisht te kjo mënyrë të shkruari e Kadaresë, në periudhën e diktaturës komuniste, duhet kërkuar kodi, çelësi i sjelljes së diktaturës ndaj tij, veçanërisht i diktatorit, bashkëqytetar të tij. Diktatori, një njeri i njohur për aftësitë e tij djallëzore, e kuptoi këtë prirje të Kadaresë që në poezitë e tij të viteve pesëdhjetë, për të cilat kemi dëshmi në veprat e diktatorit se ai i ka lexuar.

Diktatori e mendonte regjimin e ndërtuar prej tij si të përjetshëm, si të tillë që do të jetonte edhe pas vdekjes së tij, dhe ku ai do të sundonte nëpërmjet monumenteve dhe veprës së tij. Por ja ku dilte një shkrimtar, i cili merrte guximin ta vinte në dyshim këtë bindje të diktatorit, duke shkruar sikur po i përgjigjej kërkesës për llogari të brezave të ardhshëm për veprën e tij të krijuar nën diktaturë.

Shkrimtari këtë e bënte me mendimin se diktatura do të zgjaste më shumë se jeta e tij, kështu që ai nuk mund të fliste në kohën tjetër, atë kur regjimi komunist do të ishte përmbysur dhe vepra e tij do të gjykohej nga pasardhësit.

Në thelb, ky nuk ishte thjesht një akt madhor disidence, ishte diçka më tepër. Ishte një sfidë direkte e shkrimtarit më të madh të vendit ndaj diktatorit, një nga ato lloj sfidash që në tërësinë e tyre kuptohen vetëm nga sfidantët. Diktatori kishte dy mënyra për ta ndëshkuar sfidantin.

E para ishte ajo e zakonshmja për të, ta hidhte në birucat e thella të burgjeve të tij, ku të kalbej në një agoni të gjatë, për të cilën dënimi me vdekje mund të kishte qenë një shpëtim, një coup de grace. Por diktatori i njihte kufizimet e pushtetit të tij.

Ai e dinte se mund të zhvarroste At Gjergj Fishtën dhe t’i hidhte eshtrat e tij në lumë, si dhe të ndalonte veprën e tij, por nuk mund të ndalonte dot Pjetër Budin.

Pjetër Budi, klerik katolik si edhe Fishta, njeri i Vatikanit, si edhe Fishta, mësohej nga nxënësit dhe studentët shqiptarë si autori i librit të parë shqip. Në Tiranë dhe në ndonjë qytet tjetër kishte rrugë që mbanin emrin e Pjetër Budit. Diktatori e dinte se Kadareja në letërsinë shqipe, ishte në një status të ngjashëm me Pjetër Budin. Në të vërtetë, letërsia moderne shqipe niste me Kadarenë, para tij kishte pasur vetëm sprova për një letërsi të tillë.

Diktatori e shikonte se të huajt, sapo binin në kontakt me veprën e këtij shkrimtari, silleshin sikur në letërsinë bashkëkohore shqipe të mos ekzistonte asnjë shkrimtar tjetër përveç tij. Shkurt, diktatori i plotfuqishëm kishte pushtet të ndëshkonte Kadarenë, aq sa ç’kishte fuqi të ndëshkonte Pjetër Budin, duke e ndaluar dhe anatemuar atë, si nismëtarin e mendimit shqiptar vatikanisto-reaksionar, në gjurmët e të cilit ecën Fishta dhe të tjerët si ai.

Diktatori e kishte në letër këtë pushtet ndaj Budit, por ai e dinte se nuk mund ta ushtronte atë. Në të njëjtën mënyrë, diktatori e dinte se nuk mund ta ushtronte sipas dëshirës pushtetin që kishte mbi jetën dhe veprën e Kadaresë. Natyrisht që herë pas here Kadaresë mund t’i ndaloheshin vepra, mund të kritikohej, por ai nuk mund të burgosej dhe vepra e tij nuk mund të ndalohej. Kjo për arsye se Kadareja, ashtu si Budi, kishte meritën e veçantë të të qenit një themelues. Enver Hoxha e quante veten një themelues.

Themelues të Shqipërisë së re. Ai e dinte se themeluesi i Shqipërisë së re nuk mund të dënonte themeluesin e letërsisë moderne shqipe, pa u damkosur përjetësisht, sipas vetë damkave që e kishte zakon t’u vinte vetë paraardhësve. Për këtë arsye, diktatori, si djallëzor që ishte, zgjodhi rrugën tjetër. Ai kërkoi ta zhvlerësonte kodin që Kadareja po vendoste në veprën e tij, duke inskenuar një gjyq të madh popullor ndaj Kadaresë.

Nga dokumentet e botuara prej Kaloçit, të bëhet e qartë se kemi të bëjmë me një inskenim të menduar me kujdes në atë mënyrë që Kadaresë t’i krijohej përshtypja se ishte një turmë që po e denonconte dhe gjykonte, një turmë shkrimtarësh, poetësh, pseudo-letrarësh, lexuesish. Domethënë, gjoja se ishte populli ai që po e denonconte dhe e gjykonte Kadarenë.

Me këtë mori dokumentesh të hartuara me zell të madh në kulisat e diktaturës, diktatori donte t’u thoshte brezave pasardhës se Kadareja, para se të kishte një problem me atë vetë, apo me shtetin e tij, kishte një problem me popullin. Madje, ai, diktatori, herë pas here dilte si një figurë atërore, që e mbronte shkrimtarin më të talentuar të vendit, nga populli i vendit të tij.

“Nëse nuk besoni, ja ku i keni dokumentet që e vërtetojnë këtë”, donte të thoshte diktatori pas vdekjes me këto dokumente sekrete. Por e gjithë kjo ishte një inskenim, sepse denoncimet për Kadarenë vërshonin në atë masë që del nga dokumentet, se shihej që diktatura i pëlqente ato. Këtu qëndronte inskenimi. Jo se çdo kritikues instruktohej të kritikonte Kadarenë. Këtë e provon më së miri fakti që një njeri si Bilal Xhaferi, merrte guximin të denonconte Kadarenë si armik të regjimit komunist.

Këtu, diktatura e kuptonte se kishte shkuar shumë larg me inskenimin e saj. Ku e gjente kurajën Bilal Xhaferi, djali i një njeriu të pushkatuar si armik i regjimit komunist, që të kritikonte ashtu shkrimtarin më të madh të vendit? Nuk ishte e vështirë të kuptohej se Bilal Xhaferi e kishte nuhatur që regjimi i pëlqente kritikat ndaj Kadaresë.

Por kur edhe Bilal Xhaferi me baba të pushkatuar nga diktatura, e kritikonte Kadarenë si armik të regjimit që i kishte pushkatuar babain, atëherë gjithçka kthehej në komedi. Kështu që regjimi u detyrua ta ndëshkonte Xhaferin për kritikat e tij ndaj Kadaresë.

Për shkak se gjyqin e madh popullor ndaj Kadaresë, e kishte inskenuar vetë Enver Hoxha, atëherë është logjik përfundimi që arrin Henri Çili në parathënien e librit të Kaloçit, kur thotë se; “Enver Hoxha e ka shpëtuar Kadarenë nga… VETVETJA.”

Shumë nga ata që kanë marrë pjesë në gjyqin e inskenuar popullor ndaj Kadaresë, që del nga dokumentet, janë gjallë sot. Ata kanë detyrim të flasin, për të shpëtuar nga një anë e errët e vetvetes, e lidhur me diktaturën komuniste, që i mban sot akoma peng të një të shkuare në të cilën ata kanë bërë një krim të përbashkët.

Të gjithë së bashku si turmë, që nga shkrimtarët dhe poetët me emër në sallat e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve në Tiranë, deri në sallat modeste ku mblidheshin letrarët e rinj në provincë, në mos tjetër gjë, i kanë marrë shkrimtarit të madh kohën, të cilën ai do ta kishte harxhuar për të na dhënë të tjera vepra të rëndësishme letrare.

Kohë, që ishte i detyruar ta harxhonte në orë të pafundme mbledhjesh për t’u dhënë përgjigje kritikave absurde të kolegëve, të letrarëve të rinj të provincës, të lexuesve fanatikë. Kohë të tillë të çmuar krijuese, fatkeqësisht, Kadare ishte i detyruar që të harxhojë deri në fund të jetës, për një qëllim të ngjashëm./ Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Tek gjykatësit u vu re nji irritim, kur Mrika, e shoqja e Bardhok Bibës, tregoi nji pakënaqsi për 14 të dënuarit me vdekje dhe ajo u shpreh se; duhen vra...”/ Dëshmia e rrallë e “Mandelës së Mirditës”

Next Post

“Kur Ahmet Zogu, mori rrugën e kthimit për në Shqipëri, ai ka bujtur një natë së bashku me 200 burra, në shtëpinë e Halimit në Tetovë, pasi...”/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Ai nuk është libër për të krijuar mite, apo glorifikime, por për të ndërtuar vetëdije të thellë historike, duke e parë të shkuarën si…”/ Refleksione mbi veprën “Njerëz të Durrësit”, të autorit Fatmir Minguli
Art & Kulture

August 8, 2026
“Ftesën e Gazmend Kapllanit për të shkuar në Greqi, Ndoc Gjetja do ta cilësonte si ‘mrekullia e madhe’, pasi nga fundi i humnerës, papritur ai…”/ Historia e panjohur e poetit të famshëm nga Lezha
Art & Kulture

“Ftesën e Gazmend Kapllanit për të shkuar në Greqi, Ndoc Gjetja do ta cilësonte si ‘mrekullia e madhe’, pasi nga fundi i humnerës, papritur ai…”/ Historia e panjohur e poetit të famshëm nga Lezha

July 9, 2026
“A është e drejtë që sot ta gjykojmë teatrin shqiptar të asaj periudhe, vetëm nga prizmi i ideologjisë, duke lënë në hije arritjet e tij estetike dhe…”? / Ftesa për debat e aktorit dhe regjisorit të njohur

July 1, 2026
“Në Shkodër, në vitin 1835, kemi dokumente që provojnë blerjen e 28 pianove, ashtu siç në fshatin Bërdicë-Shkodër në 1842 kishte rreth 30 violina…”/ Studimi i etnomuzikologut dhe akademikut të njohur

June 22, 2026
“I pastruar me kujdes nga një specialiste e Muzeut Britanik që punonte për ekspeditën anglo-shqiptare në Projektin e Butrintit, objekti në fjalë u vëzhgua nga …”/ Refleksionet e studiuesit të njohur

June 12, 2026
“Në vitin 1943, seksioni shqiptar përbëhej vetëm nga Margaret Hasluck, e cila qe e përkushtuar ndaj Shqipërisë, por kur u largua nga italianët në 1939, ajo u rekrutua …”/ Libri “Zonjat angleze në Shqipëri”

June 10, 2026
Next Post
“Kur Ahmet Zogu, mori rrugën e kthimit për në Shqipëri, ai ka bujtur një natë së bashku me 200 burra, në shtëpinë e Halimit në Tetovë, pasi…”/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

“Kur Ahmet Zogu, mori rrugën e kthimit për në Shqipëri, ai ka bujtur një natë së bashku me 200 burra, në shtëpinë e Halimit në Tetovë, pasi...”/ Historia e panjohur e patriotit të famshëm

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme