• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, July 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Kujtesa e objektivuar, e vështrueshme së jashtmi prej meje për shkak të largësisë kohore, është e së kaluarës komuniste të Shqipërisë, pasi…”/ Dëshmia e shkrimtarit dhe përkthyesit Bashkim Shehu

“Më zgjoi kërkëllima e derës së qelisë dhe disa gardianë që hynë brenda, më hoqën zinxhirët e skafandrën, ndërsa skuadra e pushkatimit…”/ Dëshmia e rrallë e Bashkim Shehut
“Personalitete amerikane të kohës, interesoheshin për Ali Pashë Tepelenën, ku figura si Everett dhe Joseph Coolidge, dhëndri i Presidentit, Xheferson, bënë…”/ Fama që mori Shqipëria nga Lord Bajron!
“Çabej deklarohej hapur pro regjimit fashist, u caktua si Ministër i Arsimit gjatë okupacionit gjerman e, bashkëpunonte me ta, mbronte politikën naziste dhe…”/ Dosja e Sigurimit, për profesorin e famshëm
“Më zgjoi kërkëllima e derës së qelisë dhe disa gardianë që hynë brenda, më hoqën zinxhirët e skafandrën, ndërsa skuadra e pushkatimit…”/ Dëshmia e rrallë e Bashkim Shehut
Raporti për Ramizin në ‘67-ën: Ja dokumentet e rralla, librat, dosjet, reliket dhe fondin e bibliotekave, që i’u sekuestrua religjioneve fetare

Nga Alda Bardhyli

Memorie.al / Shkrimtari dhe përkthyesi i njohur, Bashkim Shehu, ish – i burgosur politik në regjimin komunist të Enver Hoxhës, ka dhënë para disa kohësh një intervistë, ku flet kryesisht për romanin e tij “Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”. Komentet e autorit janë interesante pasi ai ka një rol në libër si “dëshmitar i nivelit të lartë”.

Z. Shehu, vepra juaj “Fjalor udhëzues për misterin e dosjeve”, duket që e shkuara vijon të grishë letërsinë tuaj. E kujtoni kohën kur nisët ta shkruanit këtë roman?

Po. E kam filluar në ditët e para të korrikut 2013. Kisha pothuajse një vit që nuk shkruaja dhe papritur fillova të ndjeja një si boshllëk dhe nuk vonoi të më vinte ideja e këtij romani.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

“Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i…”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike

Si ndodh me ju procesi i shkrimit të një romani. Ju e vendosni që në fillim kohën kur duhet të përfundojë shkrimi? Ka rregulla që janë tuajat?

Përvoja e të shkruarit më ka mësuar tashmë se nuk mund ta planifikoj kohën e përfundimit të një romani.

Me këtë roman si ndodhi…! Kur e shkruat fjalinë e fundit?

Në nëntor 2014. Po data e saktë nuk më kujtohet. Kisha menduar se do ta mbaroja goxha më shpejt, mirëpo, sa më shumë zhytesha në të, aq më kompleks bëhej. Dhe çuditërisht, ose ndoshta aspak çuditërisht, aq më shumë kënaqësi më jepte. Dhe ndoshta kjo kënaqësi më ka bërë që ta ngadalësoja ecurinë e punës në mënyrë të pavetëdijshme.

Duket sikur që në titull paralajmëroni atë çfarë ky roman trajton, të shkuarën… Si vjen tek ju një titull?

Së pari, një saktësim: titulli nuk paralajmëron vetëm të shkuarën, po edhe të tashmen, apo më saktë periudhën post-komuniste, së paku kështu më duket mua dhe këtë kam dashur. Ndërsa mënyra se si vjen një titull, domethënë mënyrat se si vjen, sepse janë të shumëllojshme, nuk jam në gjendje t’i shpjegoj.

Gjetja e titullit është nga ato gjëra që shkrimtari di t’i bëjë, por nuk di t’i shpjegojë. Nga ana tjetër, tek unë titulli është një nga elementet kyç, një nga elementet që e orientojnë të shkruarit. Zakonisht, e gjej në fillim titullin, sikurse për këtë roman, ose aty nga fillimi, sikurse me disa libra të tjerë. Për sa kohë nuk e gjej, nuk jam i qetë.

Keni zgjedhur të përballeni me ish diktatorin si personazh në këtë libër. Një përballje jo e lehtë. Ju e keni kthyer atë në një personazh… Cili është raporti juaj me Enver Hoxhën personazh?

Është po ai raport që kam me çdo personazh tjetër, ose më mirë me çdo personazh tjetër interesant. Në lidhje me trajtimin e këtij personazhi konkretisht, mendoj se më ndihmon edhe humori.

Pothuajse pjesa më e madhe e librave tuaja kanë në qendër histori nga komunizmit… Ka ende histori midis teje dhe të shkuarës që do ti hedhësh në libër?

Nuk e di, sepse nuk janë histori të gatshme dhe nuk mund ta parashikoj se çfarë mund të më sjellë imagjinata. Ndërkaq, libri që jam duke shkruar nuk e ka në fokus atë periudhë.

Kundera e quan letërsinë thjesht imagjinatë, megjithatë realiteti, përvojat jetësore duket se janë të qenësishme për shkrimin. Cila nga këto dy gjendje është më e fortë tek ju?

Janë e njëjta gjë. Në letërsi, realiteti bëhet imagjinatë dhe anasjelltas. Të vetmet gjëra të paprekshme për imagjinatën janë disa të vërteta historike themelore, që janë të pakta, por që përbëjnë themelin apo armaturën e njohjes poetike të asaj që mund të quajmë “realitet”.

Historia juaj personale në raport me komunizmin, babai juaj, a janë një arsye që ju vijoni të shkruani për komunizmin?

Ka arsye të tilla, sigurisht, dhe nuk mendoj se kryesorja qëndron te babai. Qëndron ku e ku më tepër te krejt njohja e përjetuar e atij realiteti dhe te natyra e atij realiteti, një natyrë që e bën shumë të përshtatshëm për letërsinë, sidomos për letërsinë që synon të rrokë dimensionet absurde të jetës dhe që synon gjithashtu ato kufij, ku realiteti takohet me imagjinatën, apo edhe me marrëzinë.

Burimi i lëndës së parë të artit të romanit është kujtesa, nuk e kam fjalë te kujtime ngjarjesh të caktuara, po te një botë apo një atmosferë e depozituar në kujtesë dhe ku imagjinata ndihet në habitatin e saj, funksionon natyrshëm në të, kështu që dalëngadalë dhe vetvetiu e rikthen të transformuar sipas trilleve të saj të pashpjegueshme.

Dhe pjesën më të madhe të jetës kur tek unë është përftuar kujtesa si botë, kujtesa e objektivuar, e vështrueshme së jashtmi prej meje për shkak të largësisë kohore, është ajo e së kaluarës komuniste të Shqipërisë. Prandaj, është e natyrshme që kjo të shfaqet në një pjesë të mirë të librave të mi, po sigurisht në një pjesë të konsiderueshme të tyre bëhet fjalë për të tjera gjëra.

Cili është ndikimi i babait tuaj në letërsinë tënde?

Më duket se po më ngatërroni me Ben Blushin: ai e ka babanë shkrimtar, jo unë.

Ju jeni angazhuar jo vetëm si shkrimtar por dhe si kurator për projektin muzeor të ish – sigurimit. Më lejoni t’ju bëj një pyetje që shkrimtari Bernardo Atxaga  juaj bën ju në librin  më të ri me letërkëmbime që ju keni botuar bashkë: a jeni shumë ju që interesoheni për kujtesën?

Kësaj pyetjeje më duket se i jam përgjigjur në mënyrë të plotë në letrën që më kërkuat për botim. Në plotësim të saj, do të shtoja se ekipi i projektit ka bashkëpunuar me organizata të shoqërisë civile, sikurse Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Qendra Shqiptare e Rehabilitimit për Viktimat e Torturës dhe të Traumave, Projekti Shqiptar për të Drejtat e Njeriut, se dhe është mbështetur edhe në sugjerime të kryetarit të Shoqatës së ish-të Përndjekurve, zotit Bilal Kola.

Ndërkaq, kurator i projektit nuk jam më, e kam lënë atë detyrë. Dhe, natyrisht, po pati ndryshime të rëndësishme në skenarin që tashmë kam shkruar për këtë muze, nuk duhet kurrsesi të paraqitet si skenari im.

Gjithashtu, meqë ngulmuat në faktin se një pjesë e mirë e librave të mi bëjnë fjalë për të kaluarën komuniste të Shqipërisë, mund të them se gjatë kohës që kam punuar për projektin e muzeut, duke pasur më shumë kontakt me Shqipërinë, kam parë dhe kuptuar që kjo e kaluar vazhdon të rëndojë mbi të sotmen më tepër nga sa e mendoja. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 11 Qershor 2026

Next Post

“Shuteriqi mishëronte humanizmin e dashurinë njerëzore dhe pa atë, Lidhja e Shkrimtarëve do të shndërrohej në një Degë e Brendshme, me Agollin e Buzën në krye...”/ Dëshmia e rrallë e Maks Velos

Artikuj të ngjashëm

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit
Intervista

“Në ora 12 të natës, bashkë me një arkëtare dhe shefin e policisë së Laçit, hapëm kasafortën dhe mbushëm 11 thasë me lek…”/ Dëshmia e rrallë e ish-drejtorit të filialit të Bankës së Kurbinit

July 12, 2026
“Djali i ri, brigadier në Lukovë, me teserën e komunistit në xhep, shkoi në kampin e internimit në Savër të Lushnje, për të kërkuar vajzën që e njohu në aksion…”/ Historia tronditëse dhe takimi pas 25 vitesh
Intervista

“Më shumë përdornin burrat për të spiunuar dhe kur i arrestonin ata, gratë sigurisht që i merrnin, i torturonin, por edhe për t’i…”/ Dëshmia tronditëse e D.B., ish-e persekutuar politike

July 8, 2026
“Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa kishte në fillim dhe kjo gjë ndodhi sepse shqiptarët, si në Kosovë dhe…”/ Dëshmia e prof. Moshe Landsman
Intervista

“Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë ku ka pasur më shumë hebrenj në fund të luftës, sesa kishte në fillim dhe kjo gjë ndodhi sepse shqiptarët, si në Kosovë dhe…”/ Dëshmia e prof. Moshe Landsman

July 2, 2026
“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin…”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë
Intervista

“Në momentet e fundit të jetës në dhomën e spitalit, Eqerem bej Vlora, më la disa porosi dhe amanetin…”?/ Dëshmia e rrallë e Hëna Ali Këlcyrës për mikun e familjes që s’donte të varrosej në Vjenë

June 27, 2026
“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut
Intervista

“Thuhet se marinarët u vranë mes tyre për çështje pazari dhe Spiro Kotes i mbeti motovedeta ‘në dorë’ dhe kur mbërriti në port, atë e futën në burg dhe…”Dëshmia e rrallë e “Bepinit”, Bujar Kapexhiut

June 25, 2026
“Herën e dytë që erdha në Shqipëri në ’89, atmosfera kishte ndryshuar pak, por vazhdonim të ndiqnim…”/ Dëshmia e rrallë e përkthyeses gjermane, si survejohej nga Sigurimi Shtetit
Intervista

“Kancelari i Bavarisë, Shtraus, ka ardhur në Shqipëri në verën e vitit 1984, pra kur Enver Hoxha ishte ende gjallë dhe ai na autorizoi që me Shtrausin…”/ “Dëshmia e rrallë e ish-presidentit Ramiz Alia

June 24, 2026
Next Post
“Shuteriqi mishëronte humanizmin e dashurinë njerëzore dhe pa atë, Lidhja e Shkrimtarëve do të shndërrohej në një Degë e Brendshme, me Agollin e Buzën në krye…”/ Dëshmia e rrallë e Maks Velos

“Shuteriqi mishëronte humanizmin e dashurinë njerëzore dhe pa atë, Lidhja e Shkrimtarëve do të shndërrohej në një Degë e Brendshme, me Agollin e Buzën në krye...”/ Dëshmia e rrallë e Maks Velos

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme