• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Tuesday, April 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi

“Veriu i Shqipërisë, i cili flet dialektin gegë, ka ruajtur strukturat fisnore të bazuara në Familjen, Vllazninë dhe Fisin, deri sa diktatori shqiptar Enver Hoxha…”! / Studimi i panjohur i profesorit nga Japonia
“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi
“Kolë dhe Mark Miri Dedvukaj, kishin kaluar një kalvar vuajtjesh nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut, duke…”/ Historia e malësorit fisnik, që iu bënë tre ceremoni varrimi
“Rusia cariste, në emër gjoja të luftës ndaj Perandorisë Osmane, në 1913-ën, si qellim final kishte aneksimin e shumë pjesëve të territorit etnik shqiptar…”/ Refleksionet e historianit të njohur nga Ulqini

Nga Gjekë Gjonlekaj

Memorie.al / Dyert e shpërnguljeve biblike të shqiptarëve nga Mal i Zi u hapën në fund të viteve ’60-të dhe qysh atëherë e sot nuk u mbyllën kurrë. Lamtumira (goodbye) vendlindjes, është akt trishtues, sidomos për gra e burra në moshë të shtyrë. Prindërit tonë relativisht të moshuar, nuk erdhën në Amerikë për një jetë më të mirë, dhe jo se jo për t’u pasuruar, por për të mos u ndarë nga njerëzit e tyre më të dashur. Kjo periudhë mërgimesh të mëdha meriton studime dhe analiza të shumta nga ekspertët e shoqërisë shqiptare. Rrugët e shpernguljeve nuk ishtin të shtruara me lule, por me lot e dhimbje të mëdha. Historia e mërgimit ishte ndonjëherë edhe tragjike. E tillë kishte qënë për familjen e Kolë Mirit të Hotit. Dy djemtë e Kolës dhe nusja e djalit të madh, kishin emigruar nga vendlindja në vitin 1971, dhe ishin vendosur në Itali. Gjatë pritjes për emigrim, ata ishin vizituar shumë herë nga të dashurit e tyre.

Nëna e tyre Djellushë Lekja, i kishte vizituar nëntë herë brenda një viti, ngase ajo e përjetonte rëndë mungesën e tyre. Para nisjes së tyre për në Shtetet e Bashkuara, prindërit kishin shkuar në Romë, për t’u thënë udhën e mbarë.

Pasi kjo bijë fisnike e shtëpisë së përmendur të Zek Nikut të Kojës, ishte përqafuar e përshëndetur me djemtë e saj, aty në vend i kishte rënë pika në zëmër dhe një ditë vonë kishte dhënë shpirt në spitalin e Romës, në moshën 43-vjeçare. Ndërsa ata kishin arritur në New York, nëna e tyre qëndronte e vdekur në morgun e Romës, në pritje për t’u kthyer në Hot të Malësisë.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndonëse dekoratën e fashizmit e ktheu mbrapsht, duke thënë; ‘kjo s’asht për mue’, Gjergj Fishta pranoi t’emërohej anëtar i Akademisë italiane, sepse…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

Përsëri Kolë Miri “mes dy zjarresh”, do të kishte kënduar rapsodi shqiptar Sali Mani. Kola kishte mbetur qyqe vetëm në rrugët e Romës. Për vdekjen e gruas së tij, kishte njoftuar menjëherë kushëririn e tij besnik, Patër Daniel Gjeçaj. Ky meshtar françeskan shqiptar shumë i nderuar, i kishte qëndruar pranë, deri atë ditë që Kola dhe gruaja e tij e vdekur, ishin nisur për në vendlindje.

Kolë Mirit kjo vdekje i kishte shkaktuar çrregullime, që nuk i kishte paramenduar kurrë. Njëra nga ato ishte vendimi për t’u larguar njëherë e përgjithmonë nga Malësia. Kola nuk e kishte imagjinuar asnjëherë largimin nga ajo tokë. Por pas vdekjes së gruas, kishin ndryshuar planet e tij familjare. Nuk shihte rrugë tjetër, përveç bashkimit familjar. Një vit më vonë, së bashku me katër fëmijët e tij, imigroi në Shtetet e Bashkuara.

Ashtu siç e kishin traditë, ata punuan ditë e natë dhe pas disa vjetësh u rregulluan shumë mirë, nga pikëpamja ekonomike. Kolë Miri gëzonte respekt të madhe tek malësorët shqiptarë dhe emri i tij ishte garanci për shumë suksese të familjes dhe shoqërisë. Ai bënte fushata për ngritjen e qendrave fetare dhe shoqërore në New York dhe në Detroit. Merrte pjesë aktive në mbledhje e ceremoni të ndryshme dhe vepronte si një misionar për paqë e marrëveshje midis malësorëve kudo.

Kolë Miri dhe Mark Miri, kishin një të kaluar të lavdishme, sepse ishin kryqëzuar në “Kalvarin e Hotit” nga bandat kriminale komuniste të Toger Babës dhe Bajo Stankut. Marku dhe Kola, kishin pësuar mundimet e Krishtit për të shpëtuar kapiten Gjelosh Lulin, nga mizoritë barbare staliniste. Për qëndresën e tyre legjendare, flitet sot e kësaj dite.

Kolë Miri ishte tepër i sinqertë dhe modest. Ai ishte natyrisht i zgjuar, fliste nga përvoja dhe përjetimet personale. Nuk kishte prirje për dukje, as për krye të vendit. Ai ishte natyrisht i mirë dhe besnik. Për mortin e tij para 23 vjetësh, me rastin e vdekjes, e kisha shkruar se besa e Kolë Mirit, ishte më e fortë se Mali i Veleçikut. Për çudi, Kola i kishte mësuar përmendësh lagjet e New Yorkut, ku jetonin malësorët.

Nuk lexonte dhe nuk shkruante, por në aparatin e tij të kujtesës, ishin fotografuar pikat kryesore te orientimit. Kur i mbushej mendja Kolës për vizita, nuk bënte lutje e duva për ndihmë, por merrte shkopin dhe nisej tek miqtë dhe dashamirët e tij. Pavarësisht se nuk ishte i shkolluar Kolë Miri ishte malësori shqiptar më i nderuar në këtë vend.

Merrte pjesë në dhimbjet e mëdha shoqërore, sidomos në morte qofshin ato në Shtetet e Bashkuara ose në Malësi, Prej vitit 1975 e deri në vitin 1990, Kolë Miri kishte kaluar Atlantikun, vajtje e ardhje, mbase 100 herë, të gjitha për morte në vendlindjen e tij. Ai mbante titullin e kampionit për udhëtime të kësaj natyre.

Asnjë shqiptar ose amerikan, madje as ndonjë i huaj tjetër, nuk mund të ketë bërë aq shumë udhëtime për vdekje jashtë Amerikës. Shumë herë malësorët pyesnin; “pse nuk po e mbyllim këtë ceremoni, çka po presim”?! Dikush atje më larg përgjigjej; “po presim Kolë Mirin nga Amerika”. Gjatë këtyre udhëtime, Kola kishte përjetuar episode të ndryshme, ngase nuk fliste asnjë gjuhë tjetër përveç gjuhës shqipe.

Në një rast në Londër e kishte humbur lidhjen e avionit për New York. Dhe për këtë, autoritetet e aeroportit kishin sjell një përkthyes nga gjuha shqipe në serbisht, por Kola nuk merrte vesh serbisht. Pas pak ata kishin prurë një përkthyes shqiptar, por as atë nuk e kuptonte, sepse përkthyesi fliste dialektin tosknisht. Mosha e shtyrë dhe vështirësitë e komunikimit, kishin qenë pengesë e madhe gjatë këtyre udhëtimeve.

Para Luftës së Dytë Botërore, Kola kishte jetuar në Shqipëri në Hot të Ri, në Shtoj të Mbishkodrës. Kishte jetuar atje një çerek shekulli, me vëllezër e motra. Ai ruante kujtime të mrekullueshme nga jeta në Shqipëri. Kolë Miri tregonte shumë për Shqipërinë e asaj kohe. Kishte parë e takuar personalitete të larta të shoqërisë shqiptare. Ai e kishte pëlqyer shumë kohën e Mbretit Zog.

Pavarësisht se nuk merrte pjesë në mbledhje partish politike, Kola ishte zogist i vërtetë. Në vitin 1944, ishte kthyer përgjithmonë në vendlindjen e tij, në Traboin të Hotit në Mal të Zi, ku jetoi deri në vitin 1973. Kolë Miri vdiq me 21 maj te vitit 1992, në moshën 82-vjeçare. Gjatë kohës që ishte shtruar në spital, e kisha vizituar disa herë, duke i thënë fjalë të mira e kurajo, se do të bënte më mirë, por ato ditë nuk ishte aspak optimist.

Një ditë më vonë vdiq në Spitalin “Lawrence” në Bronxville të New Yorkut, në qytetin ku kishin jetuar shumë familje të njohura amerikane, midis tyre edhe Familja Kennedy. Nderimet dhe ceremonitë mortore, u bënë për dy ditë me radhë në “Memorial Day Weekend”.

Për Kolë Mirin si për asnjë shqiptar tjetër, ishin bërë tri ceremoni mortore. Një në New York, një në Hot të Ri në Shtoj të Mbishkodrës në Shqipëri tek nipat dhe mesat e tij, ku kishte jetuar 25 vjet dhe nderimet më të fundit dhe varrimi, ishin bërë në Vuksanlekaj të Hotit në Mal të Zi. Historianët amerikanë thonë se për Abraham Lincolnin, ishin bërë ceremoni mortore në disa qytete të Amerikës para se të bëhej varrimi në vendlindjen e tij në Illinois.

Misioni i Shqipërisë pranë OKB në New York, ia dha vizën Kolës së vdekur dhe 32 malësorëve tjerë, për varrimin e tij në vendlindje. Ky ishte malësori i parë i vdekur që kaloi nëpër tokën e Shqipërisë, pas rënies së diktaturës. Ky ishte mort i madh dhe ceremonial, që nuk ishte parë asnjëherë më parë dhe natyrisht kishte pasur shumë gojëtarë, vajtore e gjëmtarë.

Por një tragjedi shumë herë më e madhe se kjo, u përsërit edhe një herë në shtëpinë e Kolë Mirit në New York, më 11 Shtator 2001, kur nipi i tij, Simon Dedvukaj, ndërroi jetë në Kullën Binjake (“World Trade Center”) në Manhattan. Kjo tregonte se rrugët e tyre të mërgimit, kishin qenë të shtruara me gjemba e jo me lule. Por kjo familje fisnike, i përballoi të gjitha me nder e faqe të bardhë. Prej Kolë Mirit mësuam të gjithë. Ai ishte mësuesi ynë më i mirë i jetës, sepse fliste nga përvoja personale.

Kurrë nuk kam parë asnjë shqiptarë si Kolë Mirin, që mund t’i ketë zbatuar aq bindshëm normat e Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe urdhërimet e Tëzot që janë 10. I tillë kishte qenë edhe vëllau i tij, Mark Miri. Por Markun e kam takuar vetëm një herë gjatë një vizite në New York. Mark Miri dhe Kolë Miri, kishin një kod të tyre moral të veçantë dhe për këtë meritojnë monument në tokën shqiptare. Ata ishin nderi i kombit, dhe duhet të respektohen si të tillë sot e përgjithmonë. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Kur ai priste të vazhdonte studimet e larta, për arsye biografie, i’a ndërprenë ëndrrën dhe ai u detryrua të punonte...”/ Historia e panjohur e poetit Gjok Beci, që filloi universitetin në moshën 47 vjeçare

Next Post

Kalendari 30 Mars 2026

Artikuj të ngjashëm

“Në njëvjetorin e vdekjes së poetit, nën kujdesin e revistës ‘Shkëndija’ më 1941, Koliqi boton syzimin, ‘Fishta interpret i shpirtit shqiptar’, ku ai shprehet…”/ Refleksionet e studiueses së njohur
Personazh

“Ndonëse dekoratën e fashizmit e ktheu mbrapsht, duke thënë; ‘kjo s’asht për mue’, Gjergj Fishta pranoi t’emërohej anëtar i Akademisë italiane, sepse…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ës

April 13, 2026
“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova
Personazh

“Gazeta ‘Shqypëja e Shqypënis’ e Sofjes më 11 mars 1910, i njoftonte lexuesit se Hasan Prishtina dhe Nexhib Draga, e kundërshtuen Valiun, pasi…”/ Historia e panjohur e dy patriotëve nga Kosova

April 12, 2026
“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar
Personazh

“Sotir Peci, si mësuesi i shkencave, formuloi dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri, terminologjinë kimike, fizike dhe atë të shkencave natyrore…”/ Historia e panjohur e “babait” të arsimit shqiptar

April 11, 2026
“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës
Personazh

“Kryetari i Qeverisë shqiptare, Mustafa Kruja, në qershor 1942 bëri një vizitë në Kosovë dhe gjatë aktiviteteve të zhvilluar aty, ai dekoroi Sak Fasllinë për…”/ Historia e panjohur e bajraktarit të Rugovës

April 10, 2026
“Fenomeni më i çuditshëm në burgun e Burrelit, ishte ai i shpjegimit të ëndrrave nga disa, si p.sh., Qemal Demiri nga Vlora, i cili disa ditë para se të vdiste Mao Ce Duni, na tha…”/ Dëshmia e rrallë e Uran Kalakullës
Personazh

“Kam dyshimin e madh, se në asnjë vend të Bllokut Lindor, regjimi nuk ka patur fatin komod që pati në Shqipërinë komuniste, pasi…”/ Libri i Mërgim Korçës, që u nda nga jeta në SHBA-ës në shkurt 2026

April 9, 2026
“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’…”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit
Personazh

“Denigrimi që i bëri atij regjimi komunist vazhdon ende, pasi një shkolle në Korçë që kishte ndërtuar ai, i kanë vënë emrin ‘Sevasti Qirjazi’…”/ Historia e filantropit korçar që financoi “Bagëti e Bujqësi” të Naimit

April 8, 2026
Next Post
Kalendari 1 Mars 2026

Kalendari 30 Mars 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme