• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 1, 2023
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari Historik
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ja ‘manovrat’ që përdornim me shefin tonë, kreun e Institutit të Monumenteve, Strazimirin, për të shpëtuar ç’të mundnim nga…”/ Dëshmia e Aleksandër Meksit

“Ja ‘manovrat’ që përdornim me shefin tonë, kreun e Institutit të Monumenteve, Strazimirin, për të shpëtuar ç’të mundnim nga…”/ Dëshmia e Aleksandër Meksit
Si dhe kush e prishi kishën e Vaut të Dejës, denoncimi nga legjenda e Institutit të Monumenteve, Gani Strazimiri dhe vendimi i Prokurorisë, për…
Si dhe kush e prishi kishën e Vaut të Dejës, denoncimi nga legjenda e Institutit të Monumenteve, Gani Strazimiri dhe vendimi i Prokurorisë, për…
Nga përplasja me rusët për ruajtjen e qendrës historike të Tiranës, te denoncimet në Prokurori, për prishjen e objekteve të kultit…/ Historia e panjohur e Gani Strazimirit
Nga përplasja me rusët për ruajtjen e qendrës historike të Tiranës, te denoncimet në Prokurori, për prishjen e objekteve të kultit…/ Historia e panjohur e Gani Strazimirit
Zbulohet plani rregullues i Tiranës i vitit 1953, i arkitektit Gani Strazimiri dhe dy rusëve: Nga Sheshi “Skënderbej”, ‘Pallati i Qeverisë’, ‘Muzeu Nacional’, ‘Teatri i madh i dramës”, etj.
Zbulohet plani rregullues i Tiranës i vitit 1953, i arkitektit Gani Strazimiri dhe dy rusëve: Nga Sheshi “Skënderbej”, ‘Pallati i Qeverisë’, ‘Muzeu Nacional’, ‘Teatri i madh i dramës”, etj.
Si dhe kush e prishi kishën e Vaut të Dejës, denoncimi nga legjenda e Institutit të Monumenteve, Gani Strazimiri dhe vendimi i Prokurorisë, për…
Zbulohet plani rregullues i Tiranës i vitit 1953, i arkitektit Gani Strazimiri dhe dy rusëve: Nga Sheshi “Skënderbej”, ‘Pallati i Qeverisë’, ‘Muzeu Nacional’, ‘Teatri i madh i dramës”, etj.
Zbulohet plani rregullues i Tiranës i vitit 1953, i arkitektit Gani Strazimiri dhe dy rusëve: Nga Sheshi “Skënderbej”, ‘Pallati i Qeverisë’, ‘Muzeu Nacional’, ‘Teatri i madh i dramës”, etj.
Nga përplasja me rusët për ruajtjen e qendrës historike të Tiranës, te denoncimet në Prokurori, për prishjen e objekteve të kultit…/ Historia e panjohur e Gani Strazimirit
Zbulohet plani rregullues i Tiranës i vitit 1953, i arkitektit Gani Strazimiri dhe dy rusëve: Nga Sheshi “Skënderbej”, ‘Pallati i Qeverisë’, ‘Muzeu Nacional’, ‘Teatri i madh i dramës”, etj.
Zbulohet plani rregullues i Tiranës i vitit 1953, i arkitektit Gani Strazimiri dhe dy rusëve: Nga Sheshi “Skënderbej”, ‘Pallati i Qeverisë’, ‘Muzeu Nacional’, ‘Teatri i madh i dramës”, etj.
Zbulohet plani rregullues i Tiranës i vitit 1953, i arkitektit Gani Strazimiri dhe dy rusëve: Nga Sheshi “Skënderbej”, ‘Pallati i Qeverisë’, ‘Muzeu Nacional’, ‘Teatri i madh i dramës”, etj.
Si dhe kush e prishi kishën e Vaut të Dejës, denoncimi nga legjenda e Institutit të Monumenteve, Gani Strazimiri dhe vendimi i Prokurorisë, për…
Si dhe kush e prishi kishën e Vaut të Dejës, denoncimi nga legjenda e Institutit të Monumenteve, Gani Strazimiri dhe vendimi i Prokurorisë, për…
“Ja ‘manovrat’ që përdornim me shefin tonë, kreun e Institutit të Monumenteve, Strazimirin, për të shpëtuar ç’të mundnim nga…”/ Dëshmia e Aleksandër Meksit
Si dhe kush e prishi kishën e Vaut të Dejës, denoncimi nga legjenda e Institutit të Monumenteve, Gani Strazimiri dhe vendimi i Prokurorisë, për…
Si dhe kush e prishi kishën e Vaut të Dejës, denoncimi nga legjenda e Institutit të Monumenteve, Gani Strazimiri dhe vendimi i Prokurorisë, për…
86
Shares
1.6k
VIEWS

Dashnor Kaloçi  

Memorie.al publikon historinë e panjohur të arkitekt Gani Strazimirit me origjinë nga rrethi i Dibrës, i cili në periudhën e Monarkisë së Zogut studioi në Universitetin Politeknik të Torinos në degën e Arkitekturës, por i ndërpreu studimet dhe u kthye në atdhe, për t’u angazhuar në Lëvizjen Antifashiste, fillimisht me njësitet guerile të Tiranës dhe më pas në rrethin e Dibrës, ku shtëpia e tyre ishte një nga bazat më të mëdha të Luftës dhe babai i tij, Ismail Strazimiri, u vra nga gjermanët që bombarduan shtëpinë e tyre me artileri. Dërgimi i Ganiut për studime në Bashkimin Sovjetik menjëherë pas mbarimit të Luftës dhe diplomimi i tij në vitin 1950 në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Moskës, në degën e Arkitekturës dhe kthimi në Tiranë duke u emëruar si kryearkitekt i Zyrës së Urbanistikës, ku ai u morr me planin rregullues të kryeqytetit, gjë të cilën ai e kishte filluar që në periudhën e studimeve në Moskë, ku kishte konsulencën e dy arkitektëve të njohur rus, Kratjuk dhe Polyakov, të cilët erdhën edhe vetë në Tiranë duke studiuar nga afër terrenin. Përplasja e Strazimirit më pas me specialistët rusë për vendin se ku do ndërtohej Pallati i madh i Kulturës, dhe tërheqja e tij më pas nga ajo punë, duke kaluar te Instituti i Monumenteve të Kulturës, të cilin ai e themeloi vetë dhe përplasja më pas me autoritetet partiake e shtetërore, deri në rangjet më të larta, si ajo me kryeministrin Mehmet Shehu, për prishjen e Bezistanit të Shkodrës, apo Kishës së Shën Mërisë, ku ai bëri denoncimet në Prokurori, duke i konsideruar ato si krime të rënda që duheshin ndëshkuar penalisht.

                                           Vijon nga numri i kaluar

Në krye të Institutit të Monumenteve të Kulturës

Gjithashtu mund të lexoni

“Ky lloj komunizmi, është kanibalizëm, ku ha njeriu njerinë dhe Enver Hoxha, është si Hitleri, pasi ka 30 vjet me burgje e pushkatime, thotë Gjet Kadeli…”/ Raporti i B.p. “Çezma e Trojës’ në burgun e Burrelit

“Gjet Kadeli tha se; personalitetet më të shquara në burg, janë; Pjetër Arbnori, Nikoll Mazrreku e Simon Jubani, tani po afrohet koha e lirisë dhe ne…”/ Raporti i B.p. “Dardha”, burgu i Burrelit, 1975

Pas tërheqjes nga Zyra Urbanistike e Tiranës, Ganiu filloi të hapë një rrugë të re, atë të zbulimit, ruajtjes dhe restaurimit të kulturës materiale. Ky grup i krijuar prej tij varej nga Instituti i Historisë në varësi të Universitetit të Tiranës. Ky pozicionim i ri, i lejoi atij të krijonte përmes rilevimeve, vizatimeve, fotove, etj., bazën arkivore të monumenteve të kulturës të popullit shqiptar. Pas pesë vitesh, në 1965-ën, me propozimin e tij, u krijua Instituti për Ruajtjen dhe Restaurimin e Monumenteve të Kulturës, ku ai ishte drejtori i parë i tij. Ark. Gani Strazimiri është themeluesi i Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe “motori” i përgatitjes profesionale të shumë specialistëve, si: Aleksandër Meksi, Emin Riza, Pirro Thomo, Apollon Baçe, Gjerak Karaiskaj, Valter Shtylla, Buron Kaceli, etj., të cilët që nga ajo kohë e më pas, do të bënin një emër të madh jo vetëm në fushën ku ishin specializuar. Gani Strazimiri u angazhua dhe punoi shumë në fushën e historisë të arkitekturës shqiptare dhe veçanërisht për përcaktimin e zonave historike të arkitekturës popullore. Ai bëri zonimin e qytetit muze të Beratit dhe rregulloren e veçantë të saj (1961) si dhe të njëjtën gjë për qytetin e Gjirokastrës në vitin 1973. Këto konsiderohen veprat më të mëdha të kërkimeve shkencore për respektimin e zonave historike të arkitekturës popullore shqiptare. Po kështu evidentimi dhe më pas ruajtja e restaurimi i vlerave monumentale, u bë si objektiv parësor në punën e atij instituti që drejtonte Gani Strazimiri. Në këtë kontekst, ai krijoi atelietë e restaurimit në qytetet kryesore të vendit, si dhe vendosjen e sistemin e kujdestarëve, kudo në të gjitha fshatrat e Shqipërisë ku kishte monumente kulture që ishin nën mbrojtjen e shtetit. Në vitin 1964, Arkitekt Gani Strazimiri së bashkë me ing. Aleksandër Meksin, morën pjesë në Kongresin e Venecias në Itali, dhe si përfaqësues i Shqipërisë, Ganiu u zgjodh anëtar i Asamblesë për aprovimin e Kartës të Restaurimit të Venecias.

Lufta e ashpër me autoritetet partiake e shtetërore për mbrojtjen e monumenteve

Lidhur me punën e madhe që ka bërë arkitekt Gani Strazimiri gjatë gjithë asaj periudhe që ishte në drejtimin e Institutit të Monumenteve të Kulturës, veç të tjerash flasin me një konsideratë dhe veneracion të madh edhe ish-bashkëpunëtorët dhe vartësit e tij. Një ndër ata është dhe profesor Emin Riza, i cili mes të tjerash shprehet: “Nën drejtimin e Gani Strazimirit, bashkë me bashkëpunëtorët, hartuam tekstin e parë të Historisë të Artit të Arkitekturës Shqiptare dhe kjo hyri si lëndë në Fakultetin e Arkitekturës. Ndërsa sipas, mikut dhe bashkëpunëtorit të tij, arkitektit, Koço Miho, idea e arkitekt Gani Strazimirit për përcaktimin e “vijave të verdha” për ndarjen e qyteteve nga zonat rurale, si dhe përcaktimi i zonave të banuara nga ato industrial, qenë një koncept madhor për kohën”. Gjithashtu në memorien e ish-vartësve të tij në Institutin e Monumenteve, mbetën të paharruara përplasjet e përditshme të drejtorit Strazimiri, me autoritetet partiake dhe shtetërore të asaj kohe, për mbrojtjen e monumenteve të kulturës. Gjë e cila u acarua së tepërmi pas vitit 1965, kur regjimi komunist filloi luftën kundër besimeve fetare dhe nisi aksionin e madh për prishjen dhe shkatërrimin e objekteve të kultit, ku pothuaj pjesa më e madhe e tyre ishin monumente kulture dhe thesare të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar. Vlen për t’u përmendur vandalizmi i regjimit komunist ndaj disa objekteve të rralla dhe unikale të trashëgimisë kulturore në Shqipëri, si: Kisha e Shën Mërisë, në Qyrsaq të Vaut të Dejës në Qarkun e Shkodrës, Bezistani (Pazari vjetër) në hyrje të qytetit të Shkodrës afër bregut të Bunës dhe liqenit, Hamami etj., të cilat u shkatërruan plotësisht. Kjo gjë e irritoi pa masë Gani Strazimirin dhe ai përdori të gjithë fuqitë e mundësitë e tij, duke denoncuar në Prokurori dhe duke hedhur në gjyq autoritetet shtetërore që kishin kryer atë “vepër kriminale” siç e cilësonte ai, por megjith përpjekjet e tij të jashtëzakonshme, shumë monumente të pakthyeshëm u shkatërruan plotësisht.

Përplasja me Mehmet Shehun për Bezistenin e Shkodrës

Vlen të theksohet kurajo qytetare e Gani Strazimirit në mbrojtjen e monumenteve të kulturës duke u përplasur me udhëheqësit kryesorë të regjimit komunist të asaj kohe, siç ishte kryeministri Mehmet Shehu. Lidhur me këtë, në kujtimet e tij, Sul Baholli, sekretar i parë i Komitetit të Partisë për rrethin e Shkodrës, midis të tjerash shkruan: “Po bisedonim me shokun Mehmet Shehu për të prishur Bezistanin dhe Hamamin e vjetër, kur në ato momente vjen ark. Gani Strazimiri, i cili ndërhyri fort dhe Mehmeti, u bind dhe i tha që: ‘Gani fitove, Bezistani dhe ‘Pazari i vjetër’ nuk do prishen. Të nesërmen shkuam në Koplik dhe unë rrija si hatërmbetur, sa Mehmeti me tha: Ç’ke Sulë që je buzëvarur’?! I thashë që: ‘Ju vetëm inxhinierin dëgjuat dhe jo ne’. Pasi u mendua ca, me tha: ‘Prishini sonte për gjithë natën, që kur ta mësojë nesër Ganiu, të mos ketë ç’të bëjë’. I prishëm natën dhe të nesërmen Ganiu përgatiti dokumentet të denonconte në prokurori Bilal Parrucën që ishte Kryetar i Komitetit Ekzekutiv i Shkodrës. Njoftuam kryeministrin Mehmet Shehu, i cili e thirri dhe i tha: ‘Gani, më vjen keq për monumentet, por dhe Kryetarin e Komitetit do të na e fusësh në burg’?! Ganiu i’u përgjigj: ‘Ky është ligji që kemi bërë bashkë, nëse nuk doni që kryetari të shkojë në burg, ndryshoni ligjin. Para ligjit të gjithë jemi njëlloj”.

Aleksanër Meksi: Ganiu ndërhyri te Thoma Deljana

Krahas vandalizmave që ndodhën me disa monumente të rralla në Qarkun e Shkodrës, ishin edhe ato me xhaminë e Kavajës, për të cilën, Prof. Dr. Aleksandër Meksi, kujton se: “Sapo u mësua ajo gjë, drejtori Strazimiri na nisi urgjent për në atë qytet, por që ne nuk mundëm të bënim dot gjë, pasi me atë “punë” ishte marrë vetë (shoku Rita Marko), Sekretari i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Durrësit, prej nga varej qyteti i Kavajës asokohe. Sipas Prof. dr. Meksit, një nga vartësit dhe njëkohësisht miqtë më të ngushtë të Strazimirit, ai bëri një punë të jashtëzakonshme duke reduktuar në maksimum listën e objekteve të kultit që ishin planifikuar për t’u prishur, duke debatuar me ministrin e Arsimit dhe Kulturës, Thoma Deljana, (në mbledhjen e kolegjiumit të asaj ministrie) dhe për atë gjë ai pati edhe ndihmën e Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve të asaj kohe, Dhimitër Shuteriqi. Ministri Deljana i’u bind arsyetimit të tyre dhe kështu mundën që të shpëtonin një sërë monumentesh me vlera të rralla arkitekturore, siç ishte dhe xhamia e Et’hem Beut në qendër të Tiranës, tyrbja e Qorehasanëve pranë gjimnazit “Sami Frashëri”, “Xhamia e Beqarëve”, në Berat e shumë e shumë të tjera. “Në flamën kundër zakoneve fetare, u krijua një grup pune apo më saktë një komision i atashuar në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës që drejtonte Thoma Deljana, i cili do merrej me shqyrtimin e listës së monumenteve të kulturës. Kryetar i atij komisioni u caktua Koço Bihiku, ndërsa anëtarë ishte: Aleks Buda, Gani Strazimirin, Dhorka Dhamo dhe unë (Aleksandër Meksi). Bëhej fjalë për nxjerrjen nga lista të shumë monumenteve të kulturës. Para se të shkonim në ministri, uleshim me Ganiun dhe Emin Rizën e Pirro Thomon, e diskutonim. Aty vendosej që çdo shpëtohej dhe gjatë mbledhjes, bënim sikur grindeshim me Ganiun, jo ky monument, jo ky tjetri, e kështu shpëtonim aq sa mundëm”, kujton prof. Aleksandër Meksi, atë periudhë kohe kur ai me shefin e tij, Gani Strazimiri dhe disa kolegë të tjerë, bënë përpjekjet maksimale për të shpëtuar nga shkatërrimi shumë monumente të trashëgimisë kulturore.

Neritan Ceka: “Për Pazarin e Korçës, Enveri u tha: flisni me Ganiun”

Lidhur me punën kolosale të Gani Strazimirit në mbrojtje të monumenteve të trashëgimisë kulturore, Prof. Dr. Neritan Ceka, midis të tjerash dëshmon: “Në fundin e viteve ’60-të, kur sapo kishte filluar puna për restaurimin e monumenteve kulturore në qytetet e Beratit, Gjirokastrës dhe Krujës, gjatë një vizite që bëri Enver Hoxha në rrethin e Korçës, ata të Komitetit të Partisë i thanë se donin të prishnin ‘Pazarin e vjetër’ në qendër të qytetit dhe Enveri i’u përgjigj i prerë: ‘Për këto gjëra, duhet të pyesni vetëm Gani Strazimirin, çfarë do u thotë Ganiu do bëni’. Dhe kështu shpëtoi pa u prishur jo vetëm ‘Pazari i vjetër’ i Korçës, por prej Gani Strazimirit, sot ne kemi Gjirokastrën, Beratin, Krujën etj., ku ka me dhjetëra monumente kulture që u morën në mbrojtje nga shteti, vetëm në sajë të insistimit dhe ndërhyrjes së Gani Strazimirit”.

Në vitin 1968, me daljen e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës në të gjithë vendin filluan veç të tjerash punimet e fortifikimeve ushtarake. Në mjediset e Parkut Arkeologjik të Apollonisë, ishte menduar vendosja dhe instalimi e një baterie kundër ajrore, bashkë me radarin përkatës, pa harruar kapanonin e ushtarëve, mensën e anekset e tjera për një repart ushtarak. Ndërhyrja e fuqishme e drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës, Gani Strazimiri, pas përplasjeve me Komandantin e Korpusit të Fierit, e ngriti problemin deri në organet më të larta  partisë-shtet dhe çdo gjë u anullua. Kjo gjë flet për peshën e Institutit të Monumenteve të Kulturës së asaj kohe dhe autoritetit të drejtorit të saj, Gani Strazimirit, i cili me kurajo intelektuale dhe qytetare, mbronte me xhelozi çdo monument kulture. Po kështu u mbrojt prej tij edhe qyteti antik i Butrintit, Parku i Bylysit, të cilat së bashku edhe me atë të Apollonisë, falë insistimit dhe ndërhyrjes së Gani Strazimirit deri në Byronë Politike dhe Këshillin e Mbrojtjes, sot e kësaj dite nuk kanë asnjë qendër zjarri apo objekte tjetër ushtarak në territoret e tyre .

Debati me Fadil Paçramin, për Xhaminë e Et’hem Beut

Lidhur me përplasjet e Gani Strazimirit me autoritetet e larta partiake dhe shtetërore në mbrojtje të monumenteve të kulturës, ish-bashkëpunëtori dhe miku i tij, Prof. Dr. Emin Riza, kujton “Po ecnim me Ganiun për të shkuar në Bibliotekën e Pallatit të Kulturës, dhe aty ku është xhamia e Et’hem Beut, na doli përpara Sekretari i Partisë të rrethit Tiranës, Fadil Paçrami dhe pas përshëndetjeve të rastit, ai na tha: “Gani edhe nja dy ditë dhe do ta prishim këtë plerën”, dhe na tregoi xhaminë. Por Ganiu i tha drejt për drejt: “Këtë nuk e prish dot, as ti dhe as zoti vetë”. U kthye dhe mësova që kish takuar Hysni Kapon që me siguri foli me Enver Hoxhën dhe kështu xhamia shpëtoi dhe e kemi sot e kësaj dite vetëm në sajë të Gani Strazimirit. Po kështu, më mori me vete një ditë dhe rrugës për në Berat, me tha: që sot do shohësh si mbrohen monumentet e kulturës. Mbërritëm në Komitetin e Partisë dhe shkuam direkt te Pirro Gusho, Sekretari i Partisë të rrethit dhe pas përshëndetjeve, Pirro i tha: “Do prishim ‘Xhaminë e pederastëve’, bëhej fjalë për ‘Xhaminë e Beqarëve’. Ganiu e pyeti: ‘Ç’punë bën ti Pirro këtu’?! ‘Jam Sekretari i Partisë të rrethit’ qe përgjigja. Ganiu vazhdoi, ‘Ti e di, që unë jam Sekretari i Parë i Monumenteve të Kulturës’?! Falë kësaj ndërhyrje, kemi ‘Xhaminë e Beqarëve’, sot e kësaj dite. Por jo gjithmonë arrinte të shpëtojë monumentet. Kujtoj që Kavaja kishte dy xhami. Njëra e vjetër dhe më e vogël, por plot me afreske floreale, dhe tjetra e re, por jo në cilësinë e të parës. Në Institut erdhi njoftimi që do prisheshin të dyja. Ganiu u nis me nxitim për në Durrës, për të takuar Rita Markon anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Partisë për rrethin e Durrësit. Ai me prepotencë i tha: ‘Gani, do t’i prishim të dyja xhamitë. T’ja thyejmë hundët kavajasve’. Me gjithë përpjekjet e Ganiut, u arrit të shpëtohej ‘Xhamia e Re’ dhe për të vjetrën, më të bukurën, mori 24 orë leje dhe punonjësit e Institutit e fotografuan dhe dokumentuan çdo gjë”.

“Vlen të theksohet’ tregon Prof. Dr. Emin Riza ‘përkrahja dhe ndihma që ai u jepte punonjësve të Institutit, për çdo hall apo problem familjar që ata kishin edhe jashtë punës së atij institucioni. Kujtoj që kur babain tim, Selman Riza, e dërguan në Berat edhe për mua njoftuan që dosjen time e kishin dërguar në Kukës. Ato ditë Ganiu mori takim me Manush Myftiyn, anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës dhe kërkoi që dosja ime të kthehej, e unë të vazhdoja punën në Institut. Pasi e mori fjalën që dosja do kthehej, i kërkoi të shkoja në Itali, për një specializim 8 mujor. Manushi i tha: “Shoku Gani, mos e teprojmë, tani e shpëtove nga Kukësi dhe do menjëherë ta dërgosh në Romë”?!

Në vitin 1976, del në pension

Në vitin 1976, arkitekti i njohur, Gani Strazimiri doli në pension dhe drejtuesit e lartë i lanë një zyrë të vogël në ambientet e Institutit, ku ai do të vazhdonte punën studimor me projektet që kishte nisur prej kohësh. Disa kohë më pas, ai botoi një album (katalog) që i kushtohej qytetit muze të Beratit. Në vitet që pasuan, ai u tërhoq dalë ngadalë nga puna dhe projektet e tij studimore, pasi gjithnjë e më shumë po ndeshte në indiferencën e madhe të institucioneve përkatëse partiake e shtetërore, të cilat, për shkak edhe të gjendjes tejet të vështirë ekonomike që po kalonte vendi, pothuaj e kishin larguar fare vëmendjen nga monumentet e kulturës dhe objektet që përbënin pasurinë e madhe të trashëgimisë kulturore. Gani Strazimiri ndërroi jetë në 3 maj të vitit 1993 në Torino të Italisë, pas një sëmundje (alzaimer) të rëndë që e preku vitet e fundit të jetës. Në vitin 1998, ish-Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve të asaj kohe, Edi Rama, pas një kërkesë të Institutit të Monumenteve të Kulturës, i cili vlerësonte punën dhe kontributin e madh të arkitektit të njohur, Gani Strazimiri, me datën 23.7.1998, i propozuan Presidencës për dekorimin e Gani Strazimirit me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës” (shiko faksimilen përkatëse), gjë e cila i’u akoruda nga Presidenca.

Reagimi për heqjen e emrit “Gani Strazimir”, Institutit të Monumenteve

Po kështu me propozimin e ish-bashkëpunëtorëve të tij, Prof. Dr. Emin Riza, Prof. Dr. Aleksandër Meksi, Prof. Dr. Pirro Thomo, Prof. Dr. Apollon Baçe, etj., qeveria e Partisë Demokratike e kryeministrit Sali Berisha, (shiko faksimilen përkatëse) i dha emrin ark. Gani Strazimiri, Institutit të Monumenteve të Kulturës, por dy viteve, qeveria aktuale, (e kryeministrit Edi Rama), bëri bashkimin e Institutit të Monumenteve, si pjesë të Qendrës Arkeologjike, duke “humbur” kështu emrin e krijuesit të Institutit të Mbrojtjes dhe Restaurimit të Monumenteve të Kulturës. Lidhur me këtë, veç të tjerash reagoi edhe intelektuali i njohur, Piro Thomo, (ish-bashkëpunëtor i Gani Strazimirit), me anë të një letre, ku ai shkruan:

Të nderuara Zonja Ministre dhe Drejtoreshë,

Dy fjalë dhe për logon e re të Institutit.

Para një viti e gjysmë hapët një konkurs për formulimin e logos së Institutit (së bashku me çmimin fitues), të cilin çuditërisht e anuluat.

Megjithatë arrita të dërgoj dy variante, të cilat jua dërgova së bashku me argumentimin përkatës.

Shoh që logo e publikuar është e njëjtë me idenë që kam paraqitur, por që ende mban një formë kapiteli jo të saktë, gjë që nuk e nderon Institutin.

Lidhur me emrin e themeluesit të Institutit, Gani Strazimiri, ky emërtim i është vënë këtij Instituti me një V.K.M. Mendoj se heqja e emrit nuk mund të bëhet në mënyrë arbitrare, por do të duhet një tjetër V.K.M. që ta anulojë”./Memorie.al

Me nderime

Pirro Thomo  

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016

Share86TweetPinSendShareSend

Previous Post

Kalendari Historik 28 Maj

Next Post

"Si e shoqërova për 12 vite krye-komunistin e Polonisë, që rrinte ilegalisht në vila sekrete, ku vinin Enveri, Hysniu, Ramizi dhe…"/ Dëshmia e rrallë e përkthyesit

Artikuj të ngjashëm

“Ai u takua me Bardhe Gjomarkaj Bicin te shtëpia e saj në Milot dhe ajo i tha se Gjet Kadelin. e kishte mik e i vinte keq që e kishin arrestuar, pasi ai…”/ Raporti sekret i B.p. “Elida”, shtator ‘72
Personazh

“Ky lloj komunizmi, është kanibalizëm, ku ha njeriu njerinë dhe Enver Hoxha, është si Hitleri, pasi ka 30 vjet me burgje e pushkatime, thotë Gjet Kadeli…”/ Raporti i B.p. “Çezma e Trojës’ në burgun e Burrelit

March 31, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Gjet Kadeli tha se; personalitetet më të shquara në burg, janë; Pjetër Arbnori, Nikoll Mazrreku e Simon Jubani, tani po afrohet koha e lirisë dhe ne…”/ Raporti i B.p. “Dardha”, burgu i Burrelit, 1975

March 30, 2023
Memorie.al
Personazh

“Gjet Kadeli deklaron se, është armik i betuar i Partisë e pushtetit dhe bashkë me Pjetër Arbnorin, Daut Gumenin e Uran Kalakulën, ata…”/ Denoncimet e agjentit “Dardha”, në burgun e Burrelit, në ’75-ën

March 29, 2023
Raporti sekret i B.p. ‘Mbrehja’: “Ai tha se Amerika, i ka çuar forcat në kufi të Bashkimit Sovjetik dhe 150 aeroplanë mbi Rusinë, me qëllim që…”/ Dosja e Sigurimit për Gjet Kadelin, që vuajti 16 vjet burg
Personazh

“Përveç se ka shprehur mendimin për terror ndaj udhëheqjes, Gjeta e vazhdon aktivitetin e tij armiqësor, duke kontaktuar me shoferë jugosllavë…”/ Denoncimi i B.p. “Mbrehija”, Mamurras 1972

March 28, 2023
Memorie.al
Personazh

“I pandehuri Gjet Kadeli, së bashku me disa të dënuar të tjerë, nga më kryesorët e aktivët, ka ngritur flamurin në kamp dhe…”/ Vendimi i gjykatës së Rrëshenit, për pjesëmarrësit e Revoltës së Spaçit

March 27, 2023
“Ai tha; tani pritet dita ditës, që vendi ynë të sulmohet, se në afërsi të kufijve tanë në det, kanë ardhur Flota Sovjetike dhe Amerikane, por këta…”/ Raporti i B.p. “Mbrehija” nga Mamurrasi, shtator 1968
Personazh

“Në ’72-in dhe tani në hetuesi, Gjet Kadeli s’është thyer e s’ka folur asgjë, por është dënuar për agjitacion e propagandë dhe tani, mori pjesë në rebelimin e Spaçit…”/ Raporti i Pëllumb Kapos, Krujë ‘73

March 26, 2023
Next Post
“Si e shoqërova për 12 vite krye-komunistin e Polonisë, që rrinte ilegalisht në vila sekrete, ku vinin Enveri, Hysniu, Ramizi dhe…”/ Dëshmia e rrallë e përkthyesit

"Si e shoqërova për 12 vite krye-komunistin e Polonisë, që rrinte ilegalisht në vila sekrete, ku vinin Enveri, Hysniu, Ramizi dhe…"/ Dëshmia e rrallë e përkthyesit

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2020 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kalendari historik
  • Të Ndryshme
error: Content is protected !!