• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, May 8, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Ishte në agoni, vetëm më shtrëngonte dorën me të cilën u mundoja me e qetsue, por dikur ra në njëfarë qetësie dhe dha shpirt. I bana kryq dhe pastaj erdhën dy policë…”/ Si e mbytën në qelitë e Sigurimit, Injac Baqlin?!

“Ishte në agoni, vetëm më shtrëngonte dorën me të cilën u mundoja me e qetsue, por dikur ra në njëfarë qetësie dhe dha shpirt. I bana kryq dhe pastaj erdhën dy policë…”/ Si e mbytën në qelitë e Sigurimit, Injac Baqlin?!
Memorie.al
“Nënkryetari i Seksionit të Sigurimit, merrte vajza të reja në zyrë, ku i’u bënte presion dhe më pas i përdhunonte…”/ Dëshmitë e studiuesit të njohur, për ata që masakruan Shkodrën
“Dom Mikel Koliqi, ka qenë drejtor i ‘Veprimit Katolik’, për qarkun e Shkodrës, ku merrshin udhëzime që të luftonin komunizmin dhe…”/ Dëshmia në hetuesi e Padër Agostin Ashikut, nëntor 1947
Letra sekrete e Enverit: Klerikët, me përjashtim të katolikëve, janë injorantë, dinë lutje përmendësh si hoxhallarët, por do i rrafshojmë nga faqja e dheut…”
“Shoku Enver, po na e prishin kishën ku asht Shenjtorja e Zojës së Këshillit të Mirë, prandaj ju…”/ Letra e Ipeshkvit të Shkodrës, në ’66-ën

Nga Fritz Radovani

Memorie.al / Injac Baqli ka lé në Shkodër në vitin 1915. Ishte nëpunës në Bankën e Shtetit Shqiptar në Shkodër. Një burrë i madh dhe i shëndetshëm, kuq losh, me flokë kaçurrela, gjithmonë i mbajtun dhe i kërpitun. Dukej edhe ma i pashëm se ishte mbasi gjithmonë shihej i buzëqeshun. I njohun ndër rrethe të ngushta për humor të hollë. Paraqitja tregonte një intelektual të mirëfilltë. Nuk e kam njohtë afër, po di, se, kishte miqësi të madhe me Prof. Gaspër Ugashin, mbasi kishin edhe kumbari. E shihshe shpesh nga “Dugajtë e Reja” mbasi andej kalonte me shkue në punë, në bankë. Më pat lanë një mbresë ndër ato ditë që nuk e pashë ma: Më kujtohej thanja e malësorëve: “Mos me pasë çka me i ba as pushka”! por, kjo thanje ishte para se të njihej në Shqipni sllavo-komunizmi.

Até që të ban komunizmi, nuk ta ban as pushka! Injac Baqli me datën 22 dhetor 1952, arrestohet nga Sigurimi i Shtetit. I kontrollohet shtëpia dhe në arkën e nanës gjindet një revolver. E mjaftueshme me fillue ndjekja penale. Kur fillon hetimet, duket, sikur çështja rreh nga armëmbajtja pa leje, por nuk asht ashtu!

Nana e Injacit merr përsipër se revolverin ia ka lanë me e ruejtë avokat Paulin Pali, para se të tentonte me u arratisë, mbasi ai ishte nipi i sajë. Hetimet fillojnë me 26 dhjetor 1952. Gjatë zhvillimit të proçesit, çështja e revolverit sa vjen e ngatërrohet.

Gjithashtu mund të lexoni

“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg…”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”

“Në Burrel gjeta edhe babanë, u bëmë atë e bir në burg, po vdiste se qe plak, as gatuante, e as ishte në gjendje t’i shërbente vetes, aq sa…”/ Dëshmia e trishtë e Sezari Maliles nga Gjirokastra

Marko Markoja, ish kryetar i Këshillit Popullor të lagjes atëherë, deklaron: “Injaci ka pasë një revolver të bukur në kohën e Italisë, që e mbante në brez dhe me sa kujtoj unë, ky revolver që asht këtu, nuk më duket se asht revolveri që ka pasë Injaci”. Krijohet mundësia e kenjes së një revolveri tjetër tek shtëpia e Injacit.

Kontrollohet shtëpia së dyti por nuk gjindet gja. Injaci pranon se revolverin që kishte në kohën e Italisë e ka dorëzue kur janë dorëzue armët, prandej; “ai që kujton Marko, nuk asht në të vërtetë ky që asht këtu, mbasi ky nuk asht i emi”.

Hetuesi, nëntoger Fahri Kraja, tue u ndodhë para një kok-forti, fillon kërkimet në pistën e “agjitacionit e propagandës kundër Pushtetit Popullor”, pistë shumë e njohun ndër hetuesitë komunistë, me të lanë mbrendë edhe pa asnjë fakt. Një listë rreth 80 vetash janë personat me të cilët ka bisedue Injaci.

Aty rreshtohen të gjithë banorët e lagjës si mbas renditjes së dyerve të oborrit, kryetari i lagjës, anëtarët e Këshillit të lagjës, sekretari i partisë, shokët e punës, ish shokët e shkollës, plakat e mahallës që rrinin në darkë ndër stola tek dyert e oborrit etj.

Hetuesi ndigjon me vëmendje sesi po “zbërthehej” Injaci, por kur e pyet se shka janë gjithë këta emna, Injaci përgjigjet: “Ju më pyetët me kë ke folë, unë, ju tregova të gjithë njerëzit që përshëndes e flas me to përditë”. Ironia e Njacit zemëron hetuesin…!

Nuk ishte e thjeshtë puna në financë. Njëherë në fillim kur njerëzit fillonin punën, dukej sikur këta persona ishin të privilegjuem, por në fakt mungesat e mëdha të kuadrit, patën lejue që disa përsona me hy në punë në mjaft ndërmarrje si financierë.

Kur filluan me dalë disa kuadro që ishin ma të besueshëm se ata që u morën për nevojat e tyne, atëherë, u mendue zëvendësimi i kuadrit të parë. Në shumë raste shkarkoheshin nga puna për shkelje ligji, sepse ligjët ndryshonin përditë.

Por, kur kishin të banin me njerëz të respektuem, atëherë, veprohej ndryshe. Rastet në Shkodër nuk kanë kenë të pakta, p.sh. Kel Abati, edhe ai nëpunës në bankë, dihet se asht pushkatue vetëm nga ndonjë person që donte eliminimin fizik të Kelit.

Po kështu asht veprue me Zef Darragjatin e Çezar Shllakun, që mbasi janë dënue me pushkatim për “difiçit”, në fund të kërkesave për falje jete, shënohej: “… rrjedhë nga një familje që nuk e don Pushtetin, prandej t’i epët dënimi kapital … etj.”, si, në rastin e Zef Darragjatit, që ruhet edhe sot shënimi i Aranit Çelës.

Si duket, kjo po ndodhte edhe me Injac Baqlin, edhe ky ishte kushrini i avokat Paulin Palit, pak vite ma parë i mbytun në qelitë e Sigurimit. Ishte edhe kushrini i At Aleks Baqlit, i arrëstuem si Françeskan e i dënuem me shumë vite burg.

Me datën 4 mars 1953, mbas katër muajsh në hetuesi, hetuesi njofton kryetarin e Sigurimit të Shkodrës, kriminelin Hilmi Seiti: “I pandehuri Injac Baqli nuk nënshkruan proçesin”!

Me datën 22 maj 1953, Injaci shënon në fund të një proces-verbali: “Nuk jam dakord me përmbajtjen as si formë, mbasi nuk janë thanjet e mija. I pandehuri: Injac Baqli d.v.”.

Gati mbas një viti në tortura, nga fundi i vitit 1953, asht Petraq Janko që nxjerr hetuesin nga situata, tue deklarue se në vitin 1952 Injaci, ka dashtë me u arratisë me Petraqin. Madje, kanë ba plane dhe përgatitje për këtë qëllim të dy bashkë.

Përveç arratisjes, Petraqi, ngarkon Injacin dhe me biseda politike, tue paraqitë Injacin si një person të pakënaqur nga Pushteti etj. Akuzat sa vijnë e rëndojnë çështjen. Injaci vazhdon me qëndrue i vendosuni në mohimin e të gjitha thanjëve të Petraqit. Hetuesi organizon një ballafaqim me hjekë Injacin duarsh.

Petraqi përsëritë akuzat përballë Injacit, tue vërtetue me firmën e tij proçes-verbalin. Injaci deklaron: “Në kjoftë se del kush dhe provon tue me thanë ndër sy, se janë të vërteta thanjët e Petraq Jankos, pranoj pa asnjë kundërshtim edhe dënimin kapital. Kjo asht arsyeja që nuk firmoj proçes-verbalët, mbasi nuk asht asgjë e vërtetë për shka akuzohem”! Injac Baqli d.v. (Dosja nr. 1989)

Hetuesi Fahri Kraja përgatitë akuzën:

– “Injac Baqli ka dorëzue armën e vet, ndërsa kjo që asht gjetë ka qenë e Paulin Palit, kushrinit të tij (i pushkatuar).

– Ka qenë spijun në shërbim të fashizmit.

– Ka folë kundër Pushtetit Popullor, sepse ka pikëpamje armiqësore.

Akuzat e sipërme vërtetohen edhe nga thanjet e dëshmitarëve: Zef Berdica, Ndoc Deda, Marko Marko, Petraq Janko”.

Poshtë dokumentit shënohet:

Pëlqehet: N/kol. Hilmi Seiti d.v. Pëlqehet: Kryetari Degës hetuesisë (N/kol. Nëvzat Haznëdari) d.v. Pëlqehet: Komandant i Rep. 2111 (Dhimitër Gjoni) d.v.

Trupi Gjykues i Gjykatës Ushtarake Shkodër, i përbërë nga: Kryetar, Faik Spahija, anëtarë: Rexhep Haxhiu e Marko Dëmiri dhe prokuror Njazi Zjarri, japin vendimin ndaj të pandehurit Injac Baqli, me 6 vjet heqje lirije.

Gjykata e Naltë Tiranë, vendosë përsëritjen e gjyqit, mbasi proçes-verbalët nuk janë firmuar nga i pandehuri Injac Baqli. Përsëritet gjyqi me datën 18 korrik 1953, tue shënue: “… për krimin e armëmbajtjes (revolver ‘Gold’ amerikan, me 5 fishekë) deklarohet i pafajshëm. Akuzat tjera mbesin…”!

Me datën 29 janar 1954 Injaci ban këtë kërkesë: “Kërkoj prishje vendimi dhe rikthim aktesh për rishqyrtim dhe rigjykim. Injac Baqli d.v.”. Prej datës 22 dhjetor 1952 e deri më 29 janar 1954, vazhdonin proçes-verbalet tue u sjellë sa andej këndej ndër dosjet e Seksionit katolik në Degën e Mbrendshme të Shkodrës dhe, në podrumet e mëshefta të Ministrisë së Brendshme në Tiranë.

Vazhdohej vetëm tue shënue “pëlqehet” nga kriminelët e pashoq Hilmi Seiti, Nevzat Haznëdari e Fahri Kraja me shokët e tyne. Mjaftonin shpifjet me torturue të pafajshmit dhe çështja vazhdonte pafund…! Nga përdorimi i elektro-shokut Injaci, u keqsue me shëndet. Zemra nuk duronte ma. E dërgonin formalisht në podrumet e spitalit civil të Shkodrës, por përgjigja e mjekëve ishte: “Pse e sillni kot, përderisa ju vazhdoni punën tuaj”?

Infermiere Angjelina Martini më tregonte, se si; “një ditë, tue mos pasë jastëkë me e mbështetë, mbasi Injacit po i merrej fryma, u ula në shtratin e tij dhe e mbështeta për parzmin tim. Zemra e tij e shkatrrueme nga torturat donte me dalë nga kafazi i krahnorit, kur jepte ndonjë rrahje si shenjë jete. Ishte në agoni, vetëm më shtrëngonte dorën me të cilën u mundoja me e qetsue, tue i fërkue gjoksin.

Ai fliste me një shok të tij Mikel Gulin, me të cilin i dukej se po lotnin poker. Dikur, ra në njëfarë qetësie dhe dha shpirt. I bana kryq e dola nga dhoma. Erdhën dy policë dhe ashtu të mbështjellun në batani, e çuen në dhomën e të vdekunve. Mora vesht se e kishin nisë për Tiranë.

Atje, e kishin dërgue në morg dhe si mbas një dëshmisë Dr. A. D., që atëherë ishte student në fakultetin e mjekësisë dhe, tashti asht mjek në Shkodër, Injac Baqli asht coptue nga studentët për studim, mbasi ai e ka pa me sytë e tij kokën e Injacit, të cilin e njihte shumë mirë”.

Kështu, u mbyll edhe dosja nr. 1989, me shënimin “pëlqehet” Nën/kol. Hilmi Seiti d.v., një kriminel i regjun dhe i pangopur me gjak shkodranësh, viktimë e të cilit, asht edhe Martiri i Ri, 39 vjeçari i pafajshëm, Injac Baqli./ Memorie.al

Shënim: Shkak me shkrue këto pak radhë për Injac Baqlin, u ba dekorimi i Fahri Krajës, ish – Oficer i Sigurimit të Shtetit, Hetues, ish-drejtues i lartë në Sigurimin e udhëheqjes komuniste.

Melbourne, Dhjetor 2015

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Letërsia ruse e para Revolucionit të Tetorit, tipizohet nga nacionalizmi dhe shovinizmi rusomadh, pasi autorët rusë si Gogol, Tolstoi dhe Dostojevski...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg…”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”
Personazh

“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg…”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”

May 5, 2026
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Personazh

“Në Burrel gjeta edhe babanë, u bëmë atë e bir në burg, po vdiste se qe plak, as gatuante, e as ishte në gjendje t’i shërbente vetes, aq sa…”/ Dëshmia e trishtë e Sezari Maliles nga Gjirokastra

May 3, 2026
Denoncimet e B.p. “Shkëmbi”, burgu i Burrelit, ’83: /“Gjet Kadeli, Daut Gumeni, Kapllan Resuli, Bebi Konomi, Luan Burimi, Skënder Shatku, etj., flasin kundër udhëheqësit të partisë, duke thënë…”
Personazh

“Trim i çartur, Adem Allçi, revoltohej me njerëzit e komandës, hipte në tarracë, përleshej e gjakosej me policët, por kur vinte kapter Ali Kurti…”/ Historia e tmerrit të Burrelit, që Arshi Pipa e ekranizoi në SHBA-ës  

May 1, 2026
“Ja ku dhe për çfarë do kërkoni për Enver Hoxhën në Francë e Belgjikë” / Letra sekrete e Ministrit Malile në ’87-ën, për ambasadën në Paris…
Personazh

“Shqipnín e shpëtuen Austrí-Hungaría me Italínë, që me humbjen e saj shihshin në rrezik edhe për t’ardhmen e tyne, pasi…”/ Refleksionet e politikanit dhe ish-kryeministrit të periudhës së pushtimit

April 29, 2026
“Në 1929-ën, kur erdhi Faik Konica në Tiranë, i propozoi që të kthehej bashkë me të në SHBA-ës, që të vendosej në Institutin ‘Rockfeller’ në Nju York, por…”/ Historia e panjohur e mjekut të Mbretit Zog
Personazh

“Në 1929-ën, kur erdhi Faik Konica në Tiranë, i propozoi që të kthehej bashkë me të në SHBA-ës, që të vendosej në Institutin ‘Rockfeller’ në Nju York, por…”/ Historia e panjohur e mjekut të Mbretit Zog

April 28, 2026
“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm
Personazh

“Një herë u përballëm me doktor Sandër Ashtën, i cili po vinte perballë nesh me gruan e tij dhe kur ai nga gëzimi, hapi krahët, Pjetri i tha…”/ Dëshmia e rrallë e gruas ruse të kompozitorit të famshëm

April 27, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme