• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, May 14, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Personazh

“Marrëveshja midis Hasan Riza Pashës dhe atdhetarëve shkodranë për ngritjen e flamurit shqiptar në kala, krahas atij turk, u sabotua me vrasjen e pabesë të tij…”/ Dëshmia e historianit të njohur nga Shkodra

“Vëllai i madh i Esatit, Gani beu, dallohej si gjaknxehtë, jo më pak ishte dhe i ati tyre, Ali beu, të cilin ata një ditë e lidhën në një rrogoz të lyer me naftë dhe…”! / Historia e panjohur e familjes Toptani
“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu
Si e fshehu regjimi komunist ngritjen flamurit në Milot më 28 nëntor 1912, nga patrioti Gjin Pjetër Pervizi / Ngjarja  e “harruar” e Pavarësisë
“Në 1966-ën kur u suprimua Ministria e Drejtësisë, që sipas Mehmet Shehut, ishte e panevojshme, Aranit Çela, porosiste gjyqtarët; kodet futini në sirtar dhe nxirrni …”/ Refleksionet e ish-të dënuarit politik
“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu
“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu

 Nga Prof. Gazmend Shpuza

Pjesa e dytë

Memorie.al / Mbrojtja 7 mujore e qytetit të Shkodrës përfaqëson, për nga fuqia e qëndresës, një nga betejat më të mëdha të zhvilluara në kuadër të Luftërave Ballkanike. Ajo do të mbetet një nga faqet më të ndritura të atdhetarizmit dhe të vendosmërisë së popullit shqiptar, jo vetëm të atij qyteti me rrethinat, për mbrojtjen e tërësisë tokësore të trojeve amtare, shembull i lartë frymëzimi për sendërtimin deri në fund të Revolucionit Kombëtar Shqiptar. Ajo është njëkohësisht dhe dëshmi e bashkëpunimit luftarak të popullit tonë me forca realiste të shoqërisë osmane të kohës, në radhë të parë të popullit turk, në mbrojtje të interesave kombëtare të ndërsjella dhe të së ardhmes së tyre.

                                                   Vijon nga numri kaluar

Gjithashtu mund të lexoni

“S’do të mjaftonte ky qëndrim armiqësor ndaj Fishtës, as ndalimi barbar i librave të tij, por duhej të dëgjohej edhe zëri i një njeriu jashtë Shqipërisë, Rexhep Qoses…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu

Kënga popullore shkodrane dhe poezia e Dom Lazër Shantojës dëshmojnë vlerësimin mbarëpopullor të meritave tё gjeneralit turko-shqiptar në mbrojtjen e Shkodrës shqiptare. Në përgjithësi, këngët popullore në trojet shqiptare e përshkruajnë komandantin e famshëm Hasan Riza Pasha, si hero legjendar të kësaj lufte, që martirizohet për interesat e Shqipërisë.

Studiuesi i mirënjohur i folklorit tonë Prof. Sadri Fetiu, konstaton që këngët kushtuar mbrojtjes së Shkodrës kanë një shtrirje të gjerë përterj krahinave nga kishin ardhur rezervistët dhe vullnetarët, deri në Çamëri.

Në këngët e kësaj periudhe të pabotuara deri vonë, përpos figurave historike kryesisht negative siç janë; Krajl Nikolla, Sulltani i Turqisë, Esat Pashë Toptani, këngëtari popullor dallon Hasan Riza Pashën. Veç tij nuk ndeshen heronj pozitiv të individualizuar në aspektin poetik. Figura e tij rezulton pёrgjithësim i atyre qindra mijëra luftëtarëve dhe i dëshmorëve që ranë në mbrojtjen e Shkodrës.

Hasan Riza Pasha kishte fituar simpatinë e shqiptarëve që në të gjallë të tij. Kur u shtrua çështja e kandidaturës së princit të Shqipërisë të sapo njohur, në radhët e klerit katolik para kandidaturave ortodokse apo protestante parapëlqehej ajo e një princi mysliman. Sipas biografit të tij, Preng Uli, u pat parasysh dhe ajo e Hasan Rizajt. Shkodra e shprehu dhe një herë nderimin për Hasan Riza Pashën, në vitin 1936, kur eshtrat e tij u rivarrosën në varrezat e Komaneve me një ceremoni të posaçme.

Në Parkun e Xhamisë së “Fushës Çelë” At Gjergj Fishta në fjalën e tij i thuri himn jo vetëm aftësive ushtarake të tij por dhe patriotizmit shqiptar: “Hasan Riza pasha do të kujtohet si atdhetari ma i mirë për shpëtimin tonë nga kthetrat e malazezëve dhe që u ba fli prej atyne që nuk deshën shpëtimin e atdheut tonë, parandej Hasan Riza Pasha meriton të kujtohet baras me heronjt e kombit shqiptar”. Në ligjëratën e tij patër Gjergj Fishta, midis të tjerash pranon me plot gojën:

“Hasan Riza Pasha kishte luftuar dhe shërbyer për pavarësi të Shqipërisë, Ai ishte mik i vërtetë i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë”.

Ndёrsa Kryetari i Bashkisё sё Shkodrёs Zejnel Prodani, nё emёr tё popullit tё qytetit deklaronte: “Populli i Shkodrёs nuk e harron kurrё, pat dhe ndjesinë tё nalta pёr indipendencёn shqiptare. Mallkoi dorёn mizore qё u shty nga Esat Toptani pёr me qit viktimё ket Pasha nё kohёn ma tё kritikshme pёr Shkodrёn”.

Hasan Riza pasha në shtabin e tij para parisë shkodrane deklaroi; “edhe unë jam gjak shqiptar”. Ai kishte nënën shqiptare. Është kjo një arsye madhore që shpjegon pse Hasan Rizaj e përqafoi çështjen shqiptare dhe u angazhua me përkushtim deri në sakrificën sublime për mbrojtjen e saj, si një ndër shqiptarët më të mirë të asaj kohe. Ndonjë që e mban veten për shkodran, që kërkon ta ulë atë thjesht në një kolonel turko-iraken, nuk ka parasysh vlerësimin që i bëjnë, veç sa e sa të tjerëve, At Gjergj Fishta dhe Dim Lazër Shantoja.

Autorët e sipërpërmendur e dinin mirë se qëndresa e Shkodrës ndaj forcave malazeze vijoi dhe disa muaj pas vrasjes së Hasan Rizajt, megjithatë qëndresën heroike disa mujore ia dedikojnë komandës dhe zotësisë së tij dhe jo pasardhësit të tij. Epitafi i hartuar nga at Gjergj Fishta mbi varrin e ri të Hasan Riza pashës, synon të përgjithësojë personalitetin e komandantit legjendar të Shkodrës:

“Gazi (hero) HASAN RIZA PASHA / Burrë si motit / Ushtar trim, besnik / Komandant i ushtrive / Otomane në Shkodër / Mik i Shqipnisë dhe i shqiptarëve / … Me mbrojtje fisnike / Të kalasë së Rozafatit / Në tridhetë kallnuer 1913 e vrau / Nji dorë tradhtare mizore / Mban ketë përmendore / Prej Bashkisë së Shkodrës / Shembull burrnije e për kohën / T’ardhshme e kje varrosë / TRIMI”.

Marrëveshja midis Hasan Riza pashës dhe atdhetarëve shkodranë për ngritjen e flamurit shqiptar në kala, krahas atij turk, u sabotua me vrasjen e pabesë të tij nga njeriu i Esat pashës, Osman Bali.

Të gjitha rrethanat ushtarake, përsa i takon vendosmërisë luftarake të garnizonit të Shkodrës dhe banorëve të qytetit, raporti real i forcave luftarake në front, pas tërheqjes të divizioneve serbe, me gjithë rezervat e pakta ushqimore, nuk e përligjin kurrsesi aktin pak të quhet kapitulant të Esad pashës pёr dorёzimin e Shkodrёs. Këtë të vërtetë ia përplasi në sy pashait toptanas, Sulço beg Bushati.

Po të kemi parasysh në mënyrë të veçantë vendimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër që Shkodra të mbetej brenda kufijve të shtetit shqiptar del edhe më i qartë karakteri tradhtar i kapitullimit të Esad pashës, pikërisht në momentin e pajustifikueshëm. Për më tepër, njësi të flotave luftarake të Fuqive të Mëdha kishin bllokuar bregdetin e Malit të Zi për ta detyruar krajl Nikollën e pabindur që t’i nënshtrohej vendimit të tyre për largimin e trupave të veta nga Shkodra.

Nga ana tjetër duhet të kemi parasysh pasojat e rënda që pati në caktimin e kufijve të Shqipërisë veriore tradhtia e Esat pashës. Për të shpëtuar Shkodrën e shitur nga Esadi u sakrifikuan Dibra, Peja dhe Gjakova. Prandaj kënga popullore shkodrane i këndon heroit të mbrojtjes së saj pashait osman me origjinë shqiptare, Hasan Rizasë, dhe jo pashait shqiptar që nënshkroi aktin kapitullant, Esat Toptani. Ky, siç e dëshmon fotoreporteri francez, me shumë përulësi i dorëzon princ Danillos çelsin e kalasë Rozafat.

Shkrimtari i mirënjohur Skënder Drini romanin kushtuar mbrojtjes së Shkodrës më 1912-1913, pas një njohjeje të thelluar të literaturës e të dokumenteve, në mënyrë të goditur e ka titulluar “Vraje tradhtinë”.

Politika aneksioniste e qarqeve sunduese shoviniste fqinje e gjakosi Ballkanin Perëndimor jo vetëm në fillim të shekullit XX-të por edhe në fund të tij, duke shkaktuar edhe tri lufta ballkanike të tjera në fund të tij. Parë me këtë sy, mund të thuhet pa e tepruar, se mbrojtja shqiptaro-turke e Shkodrës më 1912-1913, në prag të luftës botërore, u kurseu popujve të rajonit, nё radhё tё parё, popullit shqiptar dhe një luftë tjetër ballkanike.

Mё sё parit, ajo u kurseu banorёve tё Shqipёrisё veriperёndimore gati një shekull shtypjeje të shoqëruar me një gjenocid etnik e fetar të paparë, si atë që përjetuan shqiptarët e viseve të tjera veriperëndimore, lindore dhe jugore.

Këngët popullore flasin për vlerësimin mbarëshqiptar që pati qëndresa e udhëhequr nga Hasan Riza pasha jo vetëm në viset e Shkodrës së rrethuar, por dhe në viset e Shqipërisë Lindore, Maqedonia Perëndimore e sotme, nga kishin ardhur forca vullnetare për mbrojtjen e qytetit veriperëndimor dhe deri në Çamëri.

Përkundrejt përjetimit mbarëpopullor të mbrojtjes së Shkodrës ndonjë poezi e botuar, më 1913, nga Patër Gjergj Fishta për “Toptanasin” nuk e pati jehonën e gjatë, pikërisht sepse ajo iu kushtua tradhtarit të kësaj mbrojtjeje heroike. Ajo, me sa duket, iu diktua autorit nga emisarët e Vjenës në funksion të përpjekjeve të tyre për shkëputjen e Esadit nga ndikimi i politikave ballkanase dhe asaj të përtej Adriatikut.

Edhe vetë patër Gjergji nuk i përfshiu ato “vargje të larta për qëndresën e pashoqe në një rrethim të jashtëzakonshëm, ku luftonin mbi 55.000 njerëz nën armë rreth e përqark qytetit heroik”, në përmbledhjet e botuara prej tij, më pas. Ndërsa studiues të krijimtarisë së tij poetike as që i përmendin më.

Lufta e forcave ushtarake të aleatëve ballkanikë në brendësi të trojeve shqiptare nuk ishte, siç paraqitet nga historianë ballkanikë dhe nga mjaft autorë evropianë, një luftë për evropianizimin e Ballkanit, për deorientalizimin e tij. Ajo ishte luftë, e cila me mbështetjen që gjente në mjaft kryeqytete europiane, çonte dhe në ballkanizimin e Europës.

Lufta e padrejtë aneksioniste e Malit të Zi për pushtimin e Shkodrës nuk mund të përligjet sot me qëndrime kinse euroatllantiste. Duke pretenduar sot për zhdukjen e mendësive orientale, në thelb, përligjet politika aneksioniste e qarqeve sunduese shoviniste fqinje, politikë e cila e gjakosi Ballkanin Perëndimor deri në fund të shekullit të kaluar. Në fund të fundit, nuk bëhet gjë tjetër, veçse justifikohet tradhtia e Esadit.

Përvjetori i vrasjes së Hasan Riza pashait bie me 30 të këtij muaji. Megjithëse nuk është përvjetor i plotë, të paktën, Bashkia e Shkodrës dhe forcat politike si dhe shoqëria civile atdhetare e kanë për detyrë ta nderojnë heroin e mbrojtjes heroike gati shtatë mujore të qytetit të tyre. Të çojnë nga një kurorë ose së pakut nga një tufë lule te lapidari dhe varri i heroit.

Me ta mund të bashkohet pa frikë edhe ndonjë, i cili me pretendime pseudoevropianiste anti-osmane nuk pat qenë dakord të ngrihej monumenti në përkujtim të Heronjt të Shkodrës. Edhe autoritetet qendrore mund ta rishikonin ri-dekorimin e heroit në përputhje të plotë me meritat e tij, të motivuar qartë.

Ky nderim nuk cënon përpjekjet për afrimin shqiptaro-serb në frymën e bashkimit evropian, për çka qeveria serbe shprehet e gatshme. Porse le të përkujtojmë që anëtarë të saj, të pashkëputur nga mendësitë vjetruara të krajlit dhe të Pashiqit, edhe në ditët tona, vendosin kurora në varrin e Esad pashës. Në këtë nderim për Esad pashën, të rivarrosur në Beograd, ata shprehin parapëlqimet e tyre ndaj pushtetarëve shqiptarë, jo vetëm në Prishtinë, por dhe në Tiranë, me të cilët deklarojnë, se janë të gatshëm të hyjnë në bisedime.

Qëndrimi pro-osman gjatё gjithё Luftёs Ballkanike i mjaft personaliteteve të Lëvizjes Kombëtare anti-osmane, qofshin dhe të krishterë e, madje, dhe klerikë si Fan Noli, Gjergj Fishta e të tjerë flet për vlerësimin realist të tyre ndaj rrezikut vdekjeprurës të agresionit ballkanik mbi trojet shqiptare. Gjithë kjo vështirë të shpjegohet, siç pretendohet, sipas një koncepti kinse evropianist të viteve të fundit, me frymën orientale të veprimtarëve shqiptarë, e cila e paska lënë Shqipërinë jashtë Aleancës Ballkanike.

Qëndrimi tradhtar i Esadit, qëndrimi, qoftë dhe për pak kohë, pro-malazez i bajraktarëve katolikë të Malësisë së Mbishkodrës, midis tyre nuk mungonin dhe meshtarë, madje, siç dëshmon dom Nikollë Kaçorri, dhe vetë arkipeshkvi i Shkodrës, nuk flet për një orientim proeuropian të tyre. Këndvështrimi i tyre dëshmon se interesat kombëtare të shqiptarëve edhe sot nuk janë në kundërshtim me orientimin e tyre europian sot, edhe pse segmente të caktuara në Ballkan e pse jo edhe në vetë Europën nuk janë çliruar ende nga hije të së kaluarës. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 14 Maj 2026

Next Post

"Në vitin 1938, muzika bëhet një mjet i fuqishëm i propagandës së Rajhut III-të dhe Gjermania u shpall ‘Vendi i muzikës’...”/ Ana e panjohur e raporteve të nazizmit me artin e kulturën

Artikuj të ngjashëm

“Roma e Selia e Shenjtë, s’duhet të kenë dy shkallë vëmendjeje për shqiptarët: një për të krishterët romanë dhe një për të tjerët, pasi…”/ Zbulohet traktati i panjohur që hartoi At Gjergj Fishta
Personazh

“S’do të mjaftonte ky qëndrim armiqësor ndaj Fishtës, as ndalimi barbar i librave të tij, por duhej të dëgjohej edhe zëri i një njeriu jashtë Shqipërisë, Rexhep Qoses…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur nga SHBA-ja

May 13, 2026
“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu
Personazh

“Hasan Riza Pasha, që para Shpalljes së Pavarësisë, i kishte propozuar Patër Gjergj Fishtës të shkruante një marsh në gjuhën shqipe, për ushtarët shqiptarë myslimanë …”/ Dëshmia e rrallë e historianit të njohu

May 13, 2026
“Kulmi mërrîjti kúr në vendin e flamurit serb, ngritëm pranë atij të Francës, flamurin e Skanderbeut, qi e kishin punue murgeshat Stigmatine, me urdhën të…”/ Ditari i panjohur i Karl Gurakuqit
Personazh

“Kulmi mërrîjti kúr në vendin e flamurit serb, ngritëm pranë atij të Francës, flamurin e Skanderbeut, qi e kishin punue murgeshat Stigmatine, me urdhën të…”/ Ditari i panjohur i Karl Gurakuqit

May 11, 2026
“Kur më erdhi në qeli prokurori Asaf Kondi, unë e pyeta; Si jurist i regjur që duhet të jeni, desha të di prej jush se, a dënohet mendimi, i cilitdo qoftë, ai më tha…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik, Uran Kalakulla
Personazh

“Ishte në agoni, vetëm më shtrëngonte dorën me të cilën u mundoja me e qetsue, por dikur ra në njëfarë qetësie dhe dha shpirt. I bana kryq dhe pastaj erdhën dy policë…”/ Si e mbytën në qelitë e Sigurimit, Injac Baqlin?!

May 7, 2026
“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg…”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”
Personazh

“Pasi i pushkatuan vëllain, Abdullain, e motra, Hajria, gruaja e Qazim Mulletit, me të birin, Reshtin, u internuan në Myzeqe, kurse Hysenin, 10 vjet burg…”/ Historia e futbollistit të famshëm të Sport-Klub “Tiranës”

May 5, 2026
“Në kampin e Fush-Krujës, kishte dhe të burgosur ordinerë, si shkrimtari Selman V., ish-kreu i organizatës Pionerit, i cili me Janaq T., në 1946-ën, organizuan rrahjen time në gjimnaz…”/ Kujtimet e Uran Kalakullës
Personazh

“Në Burrel gjeta edhe babanë, u bëmë atë e bir në burg, po vdiste se qe plak, as gatuante, e as ishte në gjendje t’i shërbente vetes, aq sa…”/ Dëshmia e trishtë e Sezari Maliles nga Gjirokastra

May 3, 2026
Next Post
“Në vitin 1938, muzika bëhet një mjet i fuqishëm i propagandës së Rajhut III-të dhe Gjermania u shpall ‘Vendi i muzikës’…”/ Ana e panjohur e raporteve të nazizmit me artin e kulturën

"Në vitin 1938, muzika bëhet një mjet i fuqishëm i propagandës së Rajhut III-të dhe Gjermania u shpall ‘Vendi i muzikës’...”/ Ana e panjohur e raporteve të nazizmit me artin e kulturën

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme