• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, September 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Hrushovi mund të përdorë vizitën në Shqipëri edhe për sulmet e tij ndaj NATO-s, atij mund t’i bashkohet dhe kryeministri gjermano-lindor Otto Grotewohl, i cili erdhi në Tiranë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Mbreti Zog, thirri si miq për darkë në shtëpinë e tij në Aleksandri, Mbretin Faruk; Mbretin Abdulla; Kryetarin e Syrisë, Shyqri Kueatly; Myftinë e Jeruzalemit dhe…/ Kujtimet e kolonel Hysen Selmanit
“Nexhmije Hoxhën e mbajtëm 7 vite në shtëpi, ajo na la 47 vjet në burgje e internime ne 7-të vëllezër e motra….”/ Dëshmia e rrallë e djalit të ish-kreut të Ballit Kombëtar për “vajzat me kordele të kuqe”
“Çobani nga Vajza e Vlorës, i dënuar 25 vjet për atentat ndaj Hrushovit, recitonte vargjet e Homerit, Dantes, tragjeditë e Shekspirit, Faustin e Gëtes, Shilerin, etj.,…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik, për “enciklopedinë” e burgjeve
“Portieri italian i kombëtares shqiptare të futbollit, i dyti ‘armik i popullit’ që njoha pas…”/ Kujtimet e gazetarit dhe diplomatit të njohur që jeton në Belgjikë
“Namikun dhe Ilian, të dy nga fshatrat e Vlorës, i kishin dënuar fillimisht me vdekje, duke i akuzuar për atentat ndaj Hrushovit, kur ai vizitoi Pashalimanin…”/ Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit politik   
“Ç’më thanë për Teme Sejkon, Bazën e Pashalimanit dhe Enverin, në ambasadën daneze” / Raporti sekret i diplomatit Gac Mazi nga Moska në ’61-in
“Pasi pushkatuan inxhinierët Andrea Tarasconi dhe Mario Cati, që u varrosën afër Beratit, kriminelët u morën kufomave teshat e shtrenjta, madje edhe dhëmbët e florinjtë…”/ Dëshmia e mjekut italian në Shqipëri

Pjesa e njëzeteshtatë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de-klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                      Vijon nga numri i kaluar

Konkluzionet

Gjithashtu mund të lexoni

“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90

Në konkluzion, dega pranoi se sipas rekomandimeve të terrenit të përgatitej programi vjetor për 1955. Ndër rekomandimet e marra ishin vazhdimi i përpjekjeve për zhvillimin e inteligjencës brenda Shqipërisë, funksioni i së cilës është furnizimi me informacion i programit mbështetës nga jashtë. Do të studiohet mundësia e lëshimit nga ajri të dokumenteve të falsifikuara me qëllim ngacmimin e regjimit, e cila do të mbështetet me fushatën e postës së rreme kërcënuese.

Fushata e nxitjes së dezertimeve do të vazhdojë, e shoqëruar me sugjerime të reja për mënyra të nxitjes së rezistencës pasive në popullatë. Gjithashtu do të vazhdojnë transmetimet klandestine radio, të shoqëruara me fushatën mbështetëse të broshurave të propagandës

1 prill 1952

Subjekti: Akuzat për luftë biologjike

Dokumenti është buletini i lajmeve në lidhje me akuzat e Moskës për luftë biologjike ose helmesh, si një tentativë për të diskredituar ndihmat materiale për popujt e vuajtur nga uria në vendet satelite sovjetike, të dërguara nga grupet e emigracionit. Komiteti Kombëtar për “Shqipërinë e Lirë” ngriti sot akuzat se Moska ka nisur taktikat e luftës psikologjike, duke akuzuar Perëndimin se po përpiqet të helmojë popullsinë e vendeve satelite me pakot e ndihmave të lëshuara nga ajri.

BRSS-ja po përpiqet me çdo çmim të ndalojë ndjenjën e simpatisë që po përhapet me shpejtësi në botën komuniste pas dhënies së ndihmave materiale nga grupet e emigracionit në Botën e Lirë, për popujt e shtypur. Zëdhënësi i NCFA përmendi Shqipërinë si një shembull ku ndihmat materiale kanë ndikuar në rritjen e mbështetjes për Komitetit Kombëtar të “Shqipërisë së Lirë”, dhe kanë çuar në kaos qeverinë e kuqe kukull.

Sipas NCFA ky lajm po përsëritet në detaje që prej vjeshtës. Emisarët e NCFA brenda Shqipërisë kanë përhapur lajmin se me gjithë një prej sezoneve më të mira të korrjeve në historinë e Shqipërisë, sasia e madhe e të korrave është sekuestruar nga qeveria kukull e Enver Hoxhës, për t’u dërguar në Rusi, dhe popullsia e vendit është lënë me rezerva të pamjaftueshme për të mbijetuar.

CIA i ka kushtuar një rëndësi të madhe vizitues së Nikita Hrushov në Tiranë më 1959. Përmes një artikulli tregohen planet e tij për të vizituar vendin tonë dhe internuarin që do ndiqte. Në një tjetër dokument të po këtij viti, CIA tregon se si amerikanët ndryshuan planin për rrëzimin e regjimit. Plani i ri ishte që përmes transmetimeve në radio të denigrohej figura e krerëve të partisë.

Maj 1959

Vizita e Hrushovit

Radio Moska njoftoi më 20 maj se Hrushovi do të drejtojë një delegacion partiak që do të qëndrojë në Shqipëri nga 25 maji deri në 6 qershor. Vizita, sipas njoftimit, ishte programuar fillimisht për fundin e vitit të shkuar. Asnjë lideri i rangut të afërt me Hrushovin nuk kishte vizituar më parë Shqipërinë. Koha e zgjedhur për vizitën sugjeron se është një tentativë e Hrushovit për të mos i dhënë shumë rëndësi afatit të mëparshëm të 27 majit dhe për të siguruar Perëndimin se BRSS-ja nuk do të marrë hapa uni-laterale gjatë negociatave Lindje-Perëndim.

Hrushovi mund të përdorë vizitën dhe për të përsëritur sulmet e tij ndaj NATO-s. Atij mund t’i bashkohet dhe kryeministri gjermano-lindor Otto Grotewohl, i cili arriti papritur në Tiranë më 15 maj, për një ndalesë të papërcaktuar. Greqia dhe Turqia, dy aleate të krahut jug-lindor të NATO-s, janë kritikuar kohët e fundit nga Shqipëria dhe Bullgaria, për marrëveshjet bilaterale ushtarake me SHBA-ës. Hrushovi mund të bëjë të tjera përcaktime të politikave të Bllokut sovjetik kundrejt Jugosllavisë, që është një objektiv i preferuar dhe për regjimin shqiptar.

Në rrugën e kthimit Hrushovi mund të vizitojë Bullgarinë, teksa Moska ka njoftuar në mars se një delegacion partiak do të vizitojë Bullgarinë këtë vit. Hrushovi ka thënë gjithashtu se do të merrte pjesë në festimet e 40-vjetorit të themelimit të Partisë Punëtore polake në Varshavë, dhe në pjesën e dytë të qershorit ka në program një turne në Skandinavi, që do të vazhdojë deri në fillim të gushtit.

Prill 1959

Përmbledhje operacioni OBTEST

Ky është një operacioni me program negativ revizionist në Shqipëri, që vepron prej dy vitesh. Përpjekjet e fundit për të vlerësuar efektivitetin e tij teknik, kanë qenë të pasuksesshme, por raportohet se komunistët shqiptarë “liberalë” janë në dijeni të tij. Kemi mësuar gjithashtu se sekretari i Partisë Komuniste Shqiptare Enver Hoxha iu referua programit në fjalimin e tij të 3 marsit 1959 në Asamblenë Popullore. Ne mendojmë se programi po vepron me efektivitet për aq sa e lejojnë rrethanat.

Në terma afatgjatë, ne kemi dyshime për rekomandimet e transmetimit të përmbajtjes së njëjtë me atë jugosllave dhe besojmë se tekstet mund të përmirësohen duke zgjeruar linjën tonë të sulmit me përfshirjen e disa argumenteve anti-komuniste. Programi klandestin në radio ka nisur në maj 1957 dhe synon anëtarët e nivelit të mesëm të Partisë Komuniste. Aktualisht po transmetohet nj tekst i ri në çdo pesë ditë, teksa transmetimet zgjasin rreth 220 orë në muaj.

Ne mendojmë se ky nivel produksioni është optimal, pasi kemi vetëm një shkrues tekstesh. Përveç folësit dhe shkruesit të tekstit, stafi i programit përfshin një oficer të CIA-s dhe një oficer rajonal që njeh mirë çështjet shqiptare. Grupi ynë monitoron nga afër transmetimet e Radio-Tirana, Radio-Beogradi dhe Radio-Roma, për lajme të përdorshme dhe programe të ardhshme.

Zakonisht me marrim informacionet tona për programet nga kërkimet në shtypin shqiptar dhe jugosllav, nga monitorimet e radios dhe nga sugjerimet e selisë sonë kryesore në raportet e përmuajshme. Informacione të tjera të vlefshme vijnë nga marrjet në pyetje të shqiptarëve të emigracionit dhe nga refugjatët shqiptarë për të cilët besojmë se kanë informacione të vlefshme për transmetim.

Pengesat e operacionit

Një nga dy pengesat madhore të operacionit është shfrytëzimi i plotë i linjës revizioniste. Për arsye se shumica e informacioneve të njoftuara është pak e vjetër, ne nuk mund të ngremë argumente efektive mbi ngjarjet e reja në Shqipëri. Prandaj jemi mbështetur më shumë në përsëritje të zhvillimeve negative në Shqipëri duke u përqendruar në “Socializmin humanist” dhe Socializmin shkencor”, dhe jo në argumente ideologjike. Në kemi krijuar gjithashtu fushata për promovimin e ndryshimeve nën pretekstin e revizionizmit, me argumentin se çdo përmirësim është për të mirën e socializmit në Shqipëri.

Dy fushata të veçanta me anë të këtij parimi, po përdoren për rehabilitimin e poetit dhe aktivistit kristian Gjergj Fishta, qe ka kryer disa nga shkrimet më të bukura moderne shqiptare (i cili për koincidencë ishte egërsisht anti-jugosllav), dhe fushata për ngritjen në OKB-së të problemit të persekutimit të Kosovarëve në Jugosllavi. Kur ka qenë e mundur operacioni ka tentuar të turpërojë anëtarë të lartë të regjimit, dhe gjatë vitit të fundit ka sulmuar personalisht Beqir Ballukun, Gogo Nushin e Adil Çarçanin.

Duke shfrytëzuar linjën revizioniste, operacioni OBTEST ka kaluar në linjën e rrezikshme mes qasjes së thjeshtë anti-regjim dhe quajtjen e tij një ogur për revizionizmin jugosllav. Për këtë të fundit, një nga problemet ka qenë rreziku që ne të konsiderohemi pro-jugosllav nga regjim komunist, si një tentativë për të na diskredituar duke shfrytëzuar frikën e vjetër shqiptare të pushtimit jugosllav.

Një tjetër problem madhor ka qenë vlerësimi i teknikës dhe përmbajtjes së transmetimeve. Kemi kryer disa operacione brenda dhe në zonat kufitare të Shqipërisë për të përcaktuar dëgjueshmërinë e programit. Monitorimet nga kufiri greko-shqiptar kanë qenë pozitive. Kemi bërë gjithashtu kërkesa periodike për monitorim në Tiranë dhe dy raportime kanë qenë negative. Nga Beogradi monitorimi tregon se sinjali është i fortë e i qartë.

Zhurmuesit dhe numri i pakët i radiove

Me gjithë faktin se operacionet e monitorimit kanë qenë të paplota dhe me gjithë faktin se në Shqipëri nuk ka më shumë se 25.000 aparate radio që kapin transmetimet në valë të shkurtra, kanë prova se programet dëgjohen dhe ato kanë efektin e tyre. Në një raportim nga selia jonë kryesore thuhej se një komunist shqiptar “liberal” kishte dëgjuar transmetimet por mendonte se programi drejtohej nga një fuqi e huaj.

Është për t’u theksuar se që kur Enver Hoxha përmendi transmetimet tona në Asamblenë Popullore, kemi vërejtur një rritje të vogël të zhurmuesve gjatë transmetimeve lokale. Megjithëse çdo hipotezë mbi dy referencat mund të jetë e parakohshme, vërejmë dy aspekte me rëndësi:

  1. Dy referencat shqiptare ndaj transmetimit duken kontradiktore, sepse komunisti më i lartë i vendit e sulmon propagandën e programit, kurse një komunist i nivelit të mesëm e refuzon atë si propagandë e vendeve të huaja.
  2. Megjithëse Hoxha tha se programi i bën propagandë revizionizmit jugosllav, ai në fakt sulmonte transmetimin që bënte thirrje për më shumë të drejta të shqiptarëve kundrejt Jugosllavisë.

Operacioni

Në këtë moment nuk kemi në plan ndryshime madhore në operacion, pas komenteve të mësipërme. Kemi ri përshtatur paksa formatin e tij në mënyrë për ta bërë më të qartë për dëgjuesit platformën tonë, dhe jemi duke hetuar mënyra më agresive për të futur programin në brendësi të Shqipërisë. Një nga këto mënyra është transmetimi në valë të afërta dhe ndërhyrja te Radio Shkodra, që kemi nisur prej 3 shkurtit 1959.

Në terma afatgjatë, kemi pasur disa rezervime në lidhje me linjën thjesht revizioniste të programit dhe efektivitetin e saj. Qeveria komuniste shqiptare është e varur nga Bashkimi Sovjetik për gjithçka, edhe për menaxhimin e qeverisë, prandaj nuk mund të presim që qeveria të ndryshojë mënyrën e saj të qeverisjes.

Secili prej komunistëve ka dyshimet e tij për të ardhmen, ashtu si dhe kolegët e tyre kapitalistë, prandaj mendojmë se operacioni ynë mund t’i shfrytëzojë këto dyshime si për shembull; Çfarë ndodh nëse Hoxha humbet pushtetin? Kush ka të drejtë në debatin mes Shehut e Klosit? A do të lejonit dikë si Balluku apo Nushi të jetë eprori juaj? Në të njëjtën mënyrë me mund të sulmojmë paaftësinë e shqiptarëve për problemin e Kosovës, apo ndoshta të vazhdojmë fushatën e rehabilitimit të Gjergj Fishtës./Memorie.al

                                                                        Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 25 Shtator 2026

Next Post

“Për ndeshjen me ‘Ajaksin’ bëra një palë doreza me peliçeri, i vesha me plastiket e raketave të ping-pongut, por kur më pa portieri holandez...”/ Dëshmia e rrallë e ish-“gardianit” të portës së “17 Nëntorit”

Artikuj të ngjashëm

“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90

September 25, 2026
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90

September 25, 2026
“Si u dënuan në burgje 7 nipërit e Hysni Kapos / Dëshmia e rrallë e djalit të vëllait: Kur Kadriu, e pyeti; ça do bëjmë…, Hysniu i tha; në burg si gjithë të tjerët…
Dossier

“Asnjë derr nuk duhet të lejohet të mbajë fshatari, dhe kafshët e ngarkesës si kalë, mushkë ose gomar, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojmë, pasi ato…”/ Fjala e Enverit në Byro, 4 nëntor 1980

September 23, 2026
Xhelatët që ekzekutuan bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës
Dossier

“Kritikave të Jugosllavisë për një rritje të lidhjeve tregtare me Bullgarinë në kurriz të Beogradit, Tirana siguroi jugosllavët se ata do të kenë gjithmonë një mik te…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, 1969

September 25, 2026
2 korrik 1990/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: “Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, i cili dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan…”
Dossier

“Kush urdhëroi për hapjen e ambasadave, pse iu dha pasaporta për jashtë vëllait të Sadik Premtes, pse në RTSH doli fytyra e të arratisurit Gjergj Leka dhe…”?! / Raporti sekret për Ramiz Alinë, shtator ‘90

September 24, 2026
“Armët për komunistët grekë vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e, më pas me barka në Shqipëri, duke kaluar nga…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Armët për komunistët grekë vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e, më pas me barka në Shqipëri, duke kaluar nga…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 24, 2026
Next Post
“Për ndeshjen me ‘Ajaksin’ bëra një palë doreza me peliçeri, i vesha me plastiket e raketave të ping-pongut, por kur më pa portieri holandez…”/ Dëshmia e rrallë e ish-“gardianit” të portës së “17 Nëntorit”

“Për ndeshjen me ‘Ajaksin’ bëra një palë doreza me peliçeri, i vesha me plastiket e raketave të ping-pongut, por kur më pa portieri holandez...”/ Dëshmia e rrallë e ish-“gardianit” të portës së “17 Nëntorit”

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme