• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Thursday, September 24, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kritikave të Jugosllavisë për një rritje të lidhjeve tregtare me Bullgarinë në kurriz të Beogradit, Tirana siguroi jugosllavët se ata do të kenë gjithmonë një mik te…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, 1969

Më 16 nëntor ’44, gjermanët na vranë nënën dhe xhaxhanë, kurse qindra të tjerë i shpëtoi Padër Mëshkalla…/Dëshmia e të birit të kreut të Ballit Kombëtar
“Pushkën nuk do t’a lëshojmë, kush të dojë le të na ndjekë!”/Epopeja e panjohur e Abaz Ermenjit, nacionalistit të Sorbonës, që sfidoi Hitlerin dhe Enverin
“Logoreci, thesari i fundit që i jepej botës nga një familje katolike shqiptare dhe prej tij, Shqipëria mori vëmendje pas Luftës, pasi ai akuzoj Enver Hoxhën…”/ Historia e panjohur e gazetarit të Radio-Londrës
“Logoreci, thesari i fundit që i jepej botës nga një familje katolike shqiptare dhe prej tij, Shqipëria mori vëmendje pas Luftës, pasi ai akuzoj Enver Hoxhën…”/ Historia e panjohur e gazetarit të Radio-Londrës
“Me rastin e zgjedhjeve, ofensiva kundër nesh do jetë e fortë, por forcat tona s’do ju lënë asnjë mundësi Muharrem Bajraktarit, Fiqri Dines, Gjon Mark Gjonit etj., të organizohen…”/ Fjala e Enverit në tetor ‘45
“Kritikave të Jugosllavisë për një rritje të lidhjeve tregtare me Bullgarinë në kurriz të Beogradit, Tirana siguroi jugosllavët se ata do të kenë gjithmonë një mik te…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, 1969

Pjesa e njëzetegjashtë

Memorie.al / CIA ka treguar rolin e madh që Bashkimi Sovjetik ka pasur në Shqipërinë komuniste. Në disa dokumente “Tepër sekrete” por prej vitesh të de klasifikuara tregohet se BRSS-ja ndërtoi disa baza të rëndësishme ushtarake sidomos në Jug të vendit. Aty tregohen me detaje nëndetëset që kishte Moska në ishullin e Sazanit dhe Gjirin e Vlorës, dhe po ashtu bazat ajrore, si ajo e Rinasit, e Kuçovës, etj. Më pas jepet një panoramë e zhvillimeve politike, ku përmendet shkarkimi i ministrit të Mbrojtjes Beqir Ballukut në verën e vitit 1974, nga të gjitha funksionet në ushtri e parti. Po kështu një vend të veçantë në dokumentet që CIA ka de-klasifikuar, janë edhe ato ku flitet për emigrantët politikë shqiptarë në Jugosllavi, të cilët janë të inkuadruar në Komitetin e Prizrenit e kryesuar fillimisht prej Apostol Tanefit dhe nën presionet e UDB-së, që i rekruton me masa shtrënguese., siç është kthimi në Shqipëri, etj.

                                                      Vijon nga numri i kaluar

3 mars 1954

Gjithashtu mund të lexoni

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90

“Asnjë derr nuk duhet të lejohet të mbajë fshatari, dhe kafshët e ngarkesës si kalë, mushkë ose gomar, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojmë, pasi ato…”/ Fjala e Enverit në Byro, 4 nëntor 1980

Krijimi në Londër i Shoqatës Anglo-Shqiptare

Në dhjetor 1953 është krijuar Shoqata Anglo-Shqiptare, një organizatë kulturore dhe bamirësie nën drejtimin e Herbert, i biri i zonjës Lady Herbert-Carnavon, një bamirëse e vjetër e Shqipërisë, themeluese e një librarie të rëndësishme në Tiranë dhe iniciatore e shumë sipërmarrjeve të bamirësisë në Shqipëri.

Emri Herbert-Carnarvon është i njohur dhe i dashur në Shqipëri. Gjatë muajit janar 1954, Anton Logoreci, folës i gjuhës shqipe në rrjetin britanik BBC dhe një prej figurave më të njohura të komunitetit shqiptar në Londër, vizitoi Romën.

Ai raportohet se ka ardhur këtu për të krijuar bazën e përfshirjes së grupeve të tjera si “Balli Kombëtar Agrar” në organizatën e Londrës. Logoreci u largua nga Roma u takuar me grupe të tjera përveç ekstremistëve të “Ballit Kombëtar”. Në udhëtimin e kthimit ai besohet se ka ndaluar në Portofino ku zonja Carvarvon ka një kështjellë.

Abaz Ermeni gjendet në Paris ku besohet se po studion mundësitë për publikimin e një gazete në gjuhën shqipe. Në rrethet shqiptare në Romë, thuhet se zonja Carnarvon do të bëjë së shpejti një udhëtim në Shtetet e Bashkuara, ku do të tentojë mbledhjen e fondeve për financimin e shoqatës së drejtuar nga djali i saj. Këto lëvizje besohet të sinjalizojnë ekzistencën e një fushate të përcaktuar mirë kundër linjës së NCFA.

Roli i “Ballit Kombëtar”

Ky aktivitet antagonist ka si bazë liderët e “Ballit Kombëtar Agrar” të cilët padyshim marrin fonde nga Britania të maskuara si pagesa bamirësie. Sait Kryeziu dhe Muharrem Bajraktari kanë parashikuar fundin e parakohshëm të NCFA, ose të paktën një paralizim të tij. Rezervat financiare të “Ballit Agrar” kohët e fundit janë transferuar në Francë nga një bankë italiane ku ishin depozituar fillimisht. “Balli Agrar” është krijuar gjatë viteve kur partia merrte rreth 1200 dollarë në muaj për qëllime bamirësie dhe propagande, siç ka deklaruar Hasan Dosti në dokumentin e tij “Letra e Bardhë”.

Pasojat e këtyre aktiviteteve britanike kanë qenë të konsiderueshme në rrethet e emigrantëve shqiptarë. Disa mendojnë se mungesa e eksperiencës nga amerikanët në këtë fushë, do të sjellë suksesin e iniciativës britanike, të cilat konsiderohen si të dëmshme ndaj kauzës shqiptare.

Ndërsa të tjera e mbështesin fshehtësish, të bindur se përfundimisht britanikët do të kontrollojnë situatën në Shqipëri dhe Britania më pas do t’i shpërblejë. Një qetësi e pazakontë e liderëve ekstremistë të Ballit, të bën të besosh se kanë fituar mbështetje në përpjekjet e tyre për përçarjen e mëtejshme të grupeve shqiptare të emigracionit.

28 shtator 1954

Konkluzione mbi objektivat e projektet e Shqipërisë

Ndër objektivat e ndjekur aktualisht është ruajtja e shpresës së çlirimit me anë të komitetit të liderëve shqiptarë në emigracion, i cili është besnik ndaj popullit të skllavëruar shqiptar dhe ka mbështetjen e vendeve të botës së lirë. Disa prej objektivave në direktivat kombëtare janë neglizhuar, veçanërisht ato në lidhje me ngacmimet ndaj regjimit dhe inkurajimit të rezistencës pasive, e cila nuk sjell dënim apo reprezalje.

Në lidhje me objektivat e forcimit të aseteve tona në vend dhe përgatitja e terrenit për rezistencën ndaj sovjetikëve, u pranua se progresi ishte i ngadaltë për arsye të mangësive në agjentë të kualifikuar. Dega mendon se është e dëshirueshme krijohen asetet e brendshme me ngadalë dhe në mënyrë të sigurt.

Roli i Komitetit Kombëtar për “Shqipërinë e Lirë”

Pranohet se operacioni ka krijuar në mendjen e shqiptarëve idenë se Komiteti Kombëtar i “Shqipërisë së Lirë” është i vetmi grup liderësh në emigracion besnik dhe me mbështetjen e fuqive të mëdha. Mes mangësive përmendim mungesën e programeve për nxitjen e rezistencës pasive dhe të ngacmimeve ndaj regjimit. Ka pasur një masë suksesi në programet e dezertimeve, teksa një numër refugjatësh të ardhur kohët e fundit në Greqi, ishin në dijeni të tyre.

Një shpjegim për mangësitë e operacionit është mungesa e inteligjencës mbi kushte brenda Shqipërisë. Një vëmendje e konsiderueshme po i kushtohet mangësive, veçanërisht në lidhje me nxitjen e dezertimeve selektive, që tashmë janë objektiv i propagandës intensive nga Athina. Nxitja e rezistencës pasive ka hasur probleme në lidhje me arritjen e rezultateve pa shkaktuar pasoja mbi elementët anti-komunistë.

Hedhja e fletë-palosjeve

Për reduktimin e mangësive në të ardhmen pritet që dega të hetojë mundësinë e lëshimit të dokumenteve false që i japi gjetësit privilegje të veçanta si për shembull racione ushqimi, pushime në kampet bregdetare etj. Dega do t’i kushtojë rëndësi mundësive të ngacmimeve me anë të hapjes kohët e fundit të kanaleve të postës në Shqipëri nga vendet e Evropës Lindore.

Do të shqyrtohet aspekte të tjera të fushatës me postë, për ta bërë sa më efektive si një instrument ngacmimi. Dega dhe stafi do të rishikojnë instruksionet e fushatës së ngacmimeve për të zgjedhur më të përshtatshmet për Shqipërinë, dhe në të njëjtën kohë do të inkurajohet njohja më e mirë e mundësive të rezistencës pasive, me pasoja sa më të vogla.

Furnizimet ushqimore

Do të vazhdojë përpjekja për të siguruar furnizime ushqimore që të shpërndahen në emër të komitetit si brenda Shqipërisë ashtu dhe për refugjatët shqiptarë në nevojë jashtë saj. Pas ter viteve transmetimi në kuadër të operacionit OBTEST, kemi vetëm disa prova të shpërndara për dëgjimin e mesazheve në Shqipëri dhe është rënë dakord se projekti duhet të vazhdojë pa afat.

Arsyet për këtë janë fakti se zhurmuesit kohët e fundit janë reduktuar në forcë dhe nga fakti se refugjatët nga zona të ndryshme të Shqipërisë i njihnin programet. Përveç kësaj, kostoja e projektit është e vogël dhe pajisjet janë tashmë të instaluara. Stafi i tyre përdoret në të njëjtën kohë dhe për programin e lëshimit të broshurave, dhe ndalimi i tij do të tregonte për një rënie të interesit nga Perëndimi si për autoritetet dhe për popullin shqiptar.

Gjithashtu besohet se operacioni ka pasur sukses në formimin e reputacionit të Komitetit në Shqipëri. Në lidhje me programin e teksteve nga ajri, u pranua se ai ishte arsyeja e suksesit tonë në krijimin e reputacionit të Komitetit të emigracionit në Shqipëri. Mes problemeve të diskutuara ishin vështirësitë në krijimin e rrugëve të tjera të dërgimit, disa vështirësi me mjetet e printimit të teksteve dhe raportimet se broshurat nuk janë lëshuar në zona shumë të populluara, por asnjë prej këtyre problemeve nuk është i pakalueshëm.

Mangësitë e agjentëve të terrenit për të plotësuar numrin e agjentëve vendas gjithashtu u përmendën. Lëshimi i mallrave ishte pritur kryesisht negativisht, pasi në intervistat me disa refugjatë ishte përshkruar njëfarë zemërimi ndaj Komitetit për dhënien e mallrave për komunistët.

Kjo bie në kundërshtim me llogaritjet tona se zemërimi do të drejtohej te komunistët që konfiskonin mallrat nga popullata. Por meqenëse asnjë reagim nuk është vërejtur që prej rinisjes së tyre vitin e kaluar, u mendua të bëhej vlerësimi i iniciativës kur të mbaroheshin paketat e mallrave në Athinë. Në lidhje me këtë do të mundohemi të marrin raporte të përmuajshme nga terreni.

Dhjetor 1969

Pekini thekson mbështetjen ekonomike ndaj Shqipërisë

Në një fjalim të 30 nëntorit, Li Sien-Nien, kryesuesi i delegacioni kinez që gjendet aktualisht në Shqipëri për festimet e 25 vjetorit të çlirimit, theksoi zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Toni i fjalimit të tij, së bashku me përbërjen e delegacionit, sugjerojnë se Pekini do të vazhdojë me vendosmëri mbështetjen e premtuar ekonomike ndaj Tiranës.

Sipas një marrëveshjeje të nënshkruar një vit më parë për periudhën 1969-1975, Kina do të furnizojë vendin me makineri e pajisje, duke përfshirë dhe punishte të tëra, por industritë e çelikut, naftës, energjisë elektrike dhe ato të metaleve të ndryshme. Megjithëse masa totale e ndihmës nuk është përmendur, besohet se do të ketë rritje të konsiderueshme nga dërgesat e mëparshme të cilat deri tani llogariten në rreth 280 milionë dollarë që prej vitit 1955.

Pas përfundimit të asistencës nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet e tjera satelite të Bllokut Lindor në vitin 1960, Shqipëria po thellohet gjithnjë e më shumë në ndihmën ekonomike të Pekinit. Tirana ka treguar kohët e fundit se është e interesuar të blejë më shumë mallra industriale nga bota Perëndimore, por kjo pengohet nga mungesa e valutës dhe refuzimi i kredisë së huaj nga Shqipëria.

Dhjetor 1970

Përmirësimi i lidhjeve me Jugosllavinë

Përvjetori i 25 i republikës së Jugosllavisë dhe mbyllja e protokollit vjetor bilateral, ishin një mundësi e mirë për dy palët, të cilat demonstruan vullnetin për të vazhduar afrimin e marrëdhënieve bilaterale që ka nisur prej fundit të vitit 1968. Duke komentuar mbi festën jugosllave, Tirana nuk përmendi fare çështjet e hapura mes dy vendeve, në një ton që nuk ishte parë prej më shumë se 20 vjetësh. Por në fakt vetëm i bëri elozhe eksperiencave të përbashkëta dhe unitetit mes dy popujve.

Tematika e komentit ishte në të njëjtën linjë me fjalimin e liderit Hoxha në maj, si dhe me një deklaratë të Tiranës me rastin e përvjetorit të 29 të pushtimit nazist të Jugosllavisë. Duke iu përgjigjur kritikave të Jugosllavisë pas një rritje të lidhjeve tregtare të Shqipërisë me Bullgarinë në kurriz të Beogradit, Tirana siguroi jugosllavët se ata do të kenë gjithmonë një mik te Shqipëria, dhe se armiqtë e Jugosllavisë janë dhe armiqtë e popullit shqiptar.

Protokolli tregtar për vitin 1971 u nënshkrua në Beograd në 26 nëntor. Për herë të parë të dy vendet ranë dakord për konsultime afat-gjata ekonomike për vitet 1971-1975. Delegacioni shqiptar u prit me trajtim të veçantë në Beograd, ku përfshihej dhe një vizitë e shoqëruar në hidrocentralin rumuno-jugosllav “Portat e Hekurta”, mbi lumin Danub. Jugosllavët kanë dëshiruar përmirësim të mëtejshëm të lidhjeve me Shqipërinë, por japin sinjale se vullneti për këtë duhet të tregohet fillimisht nga Tirana, e cila me sa duket po vepron në këtë drejtim.

Prill 1970

Lidhjet Shqipëri-Kinë

Ende nuk janë zbuluar baza për supozimet se lëvizjet e fundit diplomatike të Shqipërisë reflektojnë krisje në marrëdhëniet e Tiranës me Kinën. Këto spekulime ngritën mes disa fuqive anëtare të NATO-s, që raportonin e Tirana kishte bërë hapje për lidhje diplomatike dhe ekonomike me vende evropiane jo-komuniste. Deri tani Pekini nuk është shprehur publikisht, por marrëdhëniet e përditshme mes dy vendeve nuk janë prekur. Gjithashtu propaganda shqiptare vazhdon të mbushë me lavdi politikat kineze, dhe sulmon ashpër atë që po quhet si njëfarë bashkërendimi i politikave mes Moskës dhe Washington-it kundër Pekinit.

Ky i fundit ka insistuar se do të vazhdojë ndihmat intensive për Shqipërinë. Më 3 janar dy palët nënshkruan një protokoll bashkëpunimi shkencor e teknik, që parashikon shkëmbime të dokumenteve dhe forcës punëtore. Disa javë as nënshkrimit, ministri kinez i Tregtisë së Jashtme, Lin Hai-jun, kryesoi një delegacion në Tiranë për nënshkrimin e protokollit të vitit 1970. Megjithëse nuk u bënë publike detaje të akordit, toni i fjalimeve të zyrtarëve tregon se Pekini do të vazhdojë asistencën ndaj Shqipërisë.

Nëntor 1975

Linja e Shqipërisë kundrejt Kinës

Linja e mbajtur nga kreu i partisë shqiptare Hoxha kundrejt Kinës në kongresin e kësaj jave, ishte më e përmbajtur dhe defensive sesa në kongresin e vitit 1971, por gjithsesi jo aq negative sa është përshkruar në shtypin vendas. Marrëdhëniet me Kinën janë ftohur që prej vitit 1971 dhe pasiguritë me udhëheqjen e re kineze kanë krijuar rezerva te shqiptarët.

Hoxha i dha prioritet Kinës në pjesën e fjalimit për politikën e jashtme. Ai mbrojti asistencën ekonomike e materiale të Kinës edhe i tha audiencave se fjala kyçe për Shqipërinë është vetëmjaftueshmëria. Hoxha vlerësoi Mao Ce Dunin dhe përmendi “komplotet kundër-revolucionare” të Lin Biao dhe Teng Ciao Ping.

Ai nuk iu referua liderëve të rinj kinezë dhe as nuk përmendi spastrimet e elementëve të majtë. Një nga radikalët komunistë kinezë të spastruar së fundmi, propagandisti dhe anëtari i byrosë politike, Jao Wen Juan, kishte marrë një pritje entuziaste gjatë një vizite në Tiranë në 1974. Diplomatë në brendësi të zhvillimeve në Tiranë raportojnë për një ftohje të marrëdhënieve mes Kinës e Shqipërisë, edhe pse Kina mbetet partneri më i madh tregtar i vendit, me 50 për qind të volumit.

Francezët besojnë se shqiptarët nuk janë të kënaqur me tregtinë në Evropën Lindore dhe me kujdes po tentojnë zgjerimin e kontakteve ekonomike me Perëndimin. Kjo ka qenë në fakt një kurs që është inkurajuar prej kohësh nga kinezët, por Hoxha në fjalimet e tij kërkon ruajtjen e mburojave ideologjike, në të njëjtën kohë me kërkimin e tregjeve të reja. / Memorie.al

                                                                Vijon numrin e ardhshëm 

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 24 Shtator 2026

Next Post

“Asnjë derr nuk duhet të lejohet të mbajë fshatari, dhe kafshët e ngarkesës si kalë, mushkë ose gomar, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojmë, pasi ato...”/ Fjala e Enverit në Byro, 4 nëntor 1980

Artikuj të ngjashëm

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90

September 23, 2026
“Si u dënuan në burgje 7 nipërit e Hysni Kapos / Dëshmia e rrallë e djalit të vëllait: Kur Kadriu, e pyeti; ça do bëjmë…, Hysniu i tha; në burg si gjithë të tjerët…
Dossier

“Asnjë derr nuk duhet të lejohet të mbajë fshatari, dhe kafshët e ngarkesës si kalë, mushkë ose gomar, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojmë, pasi ato…”/ Fjala e Enverit në Byro, 4 nëntor 1980

September 23, 2026
2 korrik 1990/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: “Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, i cili dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan…”
Dossier

“Kush urdhëroi për hapjen e ambasadave, pse iu dha pasaporta për jashtë vëllait të Sadik Premtes, pse në RTSH doli fytyra e të arratisurit Gjergj Leka dhe…”?! / Raporti sekret për Ramiz Alinë, shtator ‘90

September 24, 2026
“Armët për komunistët grekë vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e, më pas me barka në Shqipëri, duke kaluar nga…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Armët për komunistët grekë vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e, më pas me barka në Shqipëri, duke kaluar nga…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 24, 2026
“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990
Dossier

“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990

September 23, 2026
“Sovjetikët po vendosin aty instalime ushtarake dhe rraketat e lëshuara nga Sazani, godasin lehtësisht Otranton, baza më e madhe e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Sovjetikët po vendosin aty instalime ushtarake dhe rraketat e lëshuara nga Sazani, godasin lehtësisht Otranton, baza më e madhe e Italisë gjatë Luftës së Dytë Botërore…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 23, 2026
Next Post
“Si u dënuan në burgje 7 nipërit e Hysni Kapos / Dëshmia e rrallë e djalit të vëllait: Kur Kadriu, e pyeti; ça do bëjmë…, Hysniu i tha; në burg si gjithë të tjerët…

“Asnjë derr nuk duhet të lejohet të mbajë fshatari, dhe kafshët e ngarkesës si kalë, mushkë ose gomar, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojmë, pasi ato...”/ Fjala e Enverit në Byro, 4 nëntor 1980

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme