• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Tuesday, May 12, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe të paqenë rrëzimin e Mbretit Zog i I-rë i shqiptarëve nga italianët, pasi ata…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Thomas Frashëri

“Ndërsa britanikët miratuan planin e kryengritjes nën drejtimin e Zogut dhe Abaz Kupi në Turqi, kishte gati 500 forca, në momentin e fundit, kryeministri grek, Metaksai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe të paqenë rrëzimin e Mbretit Zog i I-rë i shqiptarëve nga italianët, pasi ata…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Thomas Frashëri
Personalitete e huaja që vizituan Shqipërinë në vitet 1930 – 1991
“Gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe të paqenë rrëzimin e Mbretit Zog i I-rë i shqiptarëve nga italianët, pasi ata…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Thomas Frashëri
1 Shtatori 1928, dita kur parlamenti i asaj kohe, sanksionoi ligjërisht dhe shpalli Mbretërinë Shqiptare, duhet të jetë ditë e shënuar zyrtare e shtetit tonë
“Ndërsa britanikët miratuan planin e kryengritjes nën drejtimin e Zogut dhe Abaz Kupi në Turqi, kishte gati 500 forca, në momentin e fundit, kryeministri grek, Metaksai…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur
“Gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe të paqenë rrëzimin e Mbretit Zog i I-rë i shqiptarëve nga italianët, pasi ata…”/ Refleksionet e studiuesit të njohur, Thomas Frashëri

Nga Thomas Frashëri*

Pjesa e parë

Memorie.al / “Pas mynxyrave të qershorit, në territorin anglez kishin mbërritur sovranët dhe ministrat e Norvegjisë, Holandës, Luksemburgut, presidenti dhe ministrat e qeverisë polake dhe më vonë kabineti qeveritar belg. Çekosllovakët nisën të organizoheshin, ndërkohë që Mbreti i Shqipërisë ndërmerrte disa kontakte”. Në “Kujtimet e luftës” së gjeneralit De Gaulle, është i vetmi aluzion që i bëhet qeverisë shqiptare mbretërore në mërgim. Lakonik, pothuajse i parëndësishëm, ky shënim kumton gjithsesi opinionin që kreu i Francës së lirë, kishte mbi situatën e Mbretërisë shqiptare gjatë viteve të para të Luftës së Dytë Botërore: ai njihte legjitimitetin e Mbretit të shqiptarëve dhe, duke e radhitur përkrah sovranëve të tjerë të mërguar të vendeve aleate (Holandë, Luksemburg, Poloni, Çekosllovaki), e konsideronte Shqipërinë si një vend aleat rezistent.

Ai nuk e ndryshoi as më pas këtë opinion dhe do të shprehet vazhdimisht me keqardhje për faktin që ky vend aleat ra nën zgjedhën e sundimit sllav dhe komunist. Bindja që gjenerali De Gaulle kishte mbi këtë pike, nuk ishte e parëndësishme në vitet 1940.Duke njohur rezistencën shqiptare, Franca e lirë përmbyste pozicionin franko-anglez të prillit 1939, që konsistonte në mos-denoncimin e hapur të agresionit italian mbi Shqipërinë të datave 7-12 prill të të njëjtit vit.

Gjithashtu mund të lexoni

“Në Bashkimin Sovjetik, u botuan 36 milionë kopje të romanit ‘Si u kalit çeliku’ të Nikolae Ostrovskit, breza të tërë u rritën duke patur Pavël Korçaginin si model dhe…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

“Në Kongresin I-rë të Lidhjes së Shkrimtarëve Sovjetikë, më 17 gusht 1934, A. Zhdanovi do të deklarojë: Nuk ka pasur asnjë letërsi, përveç asaj sovjetike, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Nëse Republika III-të franceze kishte heshtur mbi këtë agresion, kjo i detyrohej faktit që Franca nuk donte të ripërsëritej kundërvënia e saj e hapur në Lidhjen e Kombeve ndaj pushtimit italian të Abisinisë, tre vjet më parë. Ky reagim e kishte shtyrë Duçen të nënshkruante “Paktin e hekurt” me Hitlerin, ndërkohë që vetë Musolini vazhdonte të shprehte një vullnet afrimi me “Plutokracitë” perëndimore, siç i cilësonte ai demokracitë e pasura kapitaliste, Anglinë dhe Francën në veçanti.

Më 1939-n, ndërkohë që qeveria fashiste projektonte aneksimin e Shqipërisë, e cila ndodhej tashmë prej kohësh nën influencën italiane, për të kundërpeshuar aneksimin e Çekosllovakisë nga Rajhu gjerman, dhe bënte përpjekje për të mos bashkë ndarë fatin e Gjermanisë dhe Japonisë, Franca nuk mund të bënte gjë tjetër, veçse të shpresonte një zbutje të konfliktit në dukje të menjëhershëm dhe të paevitueshëm me Romën.

Mosangazhimi i Italisë duhej ruajtur me çdo kusht, edhe pse Parisi e Londra ishin në dijeni të faktit që Roma nuk ishte në gjendje të angazhonte njësi të plota ushtarake përpara 1942-shit. Kështu duhej hequr dorë nga çdo përplasje frontale me Boshtin, mbi çështjet ballkanike dhe në mënyrë të veçantë në lidhje me Shqipërinë, për të evituar ndërhyrjen e Gjermanisë, gjë e cila mund të zgjonte simpatitë e fjetura të qeverisë greke, jugosllave, bullgare ose asaj rumune për Rajhun III.

Kjo është arsyeja për të cilën Republika e III-të franceze, jo vetëm që kishte pranuar në mënyrë të heshtur uzurpimin e kurorës mbretërore shqiptare prej Mbretit Viktor Emanuel III-të, por kishte vepruar në mënyrë të tillë që denoncimi i agresionit italian mbi Shqipërinë, i transmetuar zyrtarisht kryetarit të Lidhjes së Kombeve, Jozef Avenol, nga vetë Mbreti Zog i I-rë, i ndodhur në Greqi, më 9 prill 1939, të mos kishte asnjë jehonë në arenën ndërkombëtare. Si për cinizëm të historisë, Franca do të ndodhet në një situatë të ngjashme me atë të Shqipërisë në maj-qershor të vitit 1940, pasi, e agresuar nga Italia e Musolinit, do ta shohë veten të shkelur prej “çizmes” së Duçes.

Në mënyrë të logjikshme dhe si pasojë e denoncimit të politikës së jashtme të papërgjegjshme të viteve 1930 të Republikës III-të, gjenerali De Gaulle do të konsiderojë të pavlefshme dhe të paqenë rrëzimin e Mbretit Zog i I-rë i shqiptarëve nga italianët, gjë për të cilën dëshmon korrespondenca midis dy liderësh shteti, nëpërmjet së cilës udhëheqësi i Francës së lirë i drejtohet një sovrani legjitim, jo thjesht përfaqësuesit të një grupimi të caktuar në mbrojtje të interesave shqiptare.

Ishte pikërisht pushtimi italian ai që e detyroi familjen mbretërore të braktisë Shqipërinë. Mbreti Zog i I-rë nuk mundi të organizojë një rezistencë të brendshme, për arsye të ndryshme për të cilat historianët debatojnë ende. Por ai shpresoi në organizimin e një rezistence jashtë Shqipërisë me trupa dhe materiale më të shumta në krahasim me ato ç’ka dispononte aktualisht Shqipëria dhe që ndodheshin prej kohësh në duart e italianëve.

Për të, një rikthim në vend ishte i mundshëm, nëpërmjet bashkimit të forcave që i kishin qëndruar besnike, ashtu si kishte ndodhur në vitin 1924, kur, i larguar nga pushteti dhe i mërguar për shkak të një revolucioni, ai kishte triumfuar mbi kundërshtarët. Megjithatë, konteksti ndërkombëtar në vitet 1939-1940, nuk ishte më i njëjti si në vitin 1924.

Si përfaqësues i unitetit të të gjithë kombit shqiptar, autokton në disa territore jugosllave dhe greke, prezenca e Mbretit Zog nuk ishte më e mirëpritur as në Beograd, as në Athinë. I detyruar të largohej nga trojet shqiptare nëpërmjet një udhëtimi të gjatë në det, ai kaloi nëpër Turqi, në vendet baltike, në Francë ku, mes të tjerash, ai njohu dhe disfatën e Republikës III.

Mbreti Zog dhe suita e tij u instaluan në Angli më 26 qershor të vitit 1940, si fillim në hotelin “Ritz”, pastaj në vila “Forest Ridge” të Sunningale Ascot dhe më së fundi në vilën e Parmoor House, në Oxfordshire. Nuk është e pamundur që Mbreti Zog dhe një pjesë mirë e të rinjve shqiptarë, të ndodhur brenda dhe jashtë territorit shqiptar, të kenë dëgjuar apelin e 18 qershorit ose, atë të 22 qershorit 1940, të gjeneralit De Gaulle nëpërmjet valëve të BBC-së, ashtu siç është pranuar nga disa dëshmi.

Edhe pse anglezët i kishin ndaluar kategorikisht çdo lloj akti rezistence, Mbreti Zog tentoi dy herë ndërmjet nëntorit të vitit 1940 dhe prillit të vitit 1941, të organizojë trupa luftimi, të cilët do të depërtonin në territorin shqiptar nëpërmjet Jugosllavisë ose Greqisë për të destabilizuar italianët dhe për të nxitur popullin shqiptar në kryengritje. Po në këtë periudhë, Mbreti Zog u përpoq të hidhte bazat e një aksioni të përbashkët antifashist greko-shqiptaro-jugosllav, por pa sukses.

Këto projekte nuk u miratuan nga anglezët, të cilëve regjenca jugosllave, në afrimitet me Rajhun, i kishte bërë të ditur oponencën e saj formale. Qeveria greke nuk dëshironte në asnjë mënyrë përforcimin e një rezistence shqiptare nacionaliste, konkurrente me të sajën, e cila mund të bëhej pengesë në të ardhmen për aneksimin e jugut të Shqipërisë nga Greqia. Vlen të nënvizohet që anglezët besonin më shumë në të ardhmen e rezistencës komuniste të organizuar dhe të konsoliduar fuqishëm, falë ideologjisë së emisarëve të Partisë komuniste jugosllave.

Në këto rrethana mjaft të vështira, Mbreti Zog, i cili përpiqej të kishte sa me tepër kredibilitet përpara fuqive aleate, e shihte të arsyeshme të mos braktiste mundësinë për të peshuar sadopak në zgjidhjen e ardhshme të konfliktit botëror. Për këtë arsye, ai vendosi të ndihmojë rezistencën mbretërore të krijuar brenda Shqipërisë, rreth një oficeri të ish-ushtrisë së rregullt shqiptare, majorit Abas Kupi.

Po për këtë arsye, Mbreti filloi të inkurajonte dhe të autorizonte oficerët e rrethit të tij, por gjithashtu dhe të gjithë shqiptarët që e mbështetnin jashtë Shqipërisë, të angazhohen në kuadrin e forcave të armatosura të fuqive aleate për të qenë prezent në teatrot e ndryshëm të operacioneve luftarake. Edhe pse ky angazhim nuk mund të ishte, numerikisht, veçse simbolik, ai duhej të kontribuonte në pjesëmarrjen e Shqipërisë në fitoren përfundimtare.

I frymëzuar nga shembulli i rezistencës goliste jashtë Francës, Mbreti i shqiptarëve dëshironte një pjesëmarrje ushtarake, simbolike, por konkrete. Këtë dëshmojnë memorandumet e ndryshme që monarku i dërgoi Ruzveltit, por edhe fuqive të mëdha të mbledhura në Konferencën e Londrës, më 23 shtator 1941. Gjenerali De Gaulle iu përgjigj kërkesës së Mbretit nëpërmjet një letre të 3 dhjetorit 1941, në të cilën mes të tjerash lexojmë: “Madhëria Juaj mund të jetë i sigurt se Franca e shumëvuajtur nga lufta dhe pushtimi i huaj merr pjesë në hidhërimin dhe vuajtjet e popullit shqiptar dhe i qëndron besnike miqësisë tradicionale midis dy vendeve”.

Gjenerali De Gaulle kishte dijeni për organizimin e një rezistence në Shqipëri. Ai i ndiqte nga afër dhe me mjaft interes luftën dhe rezistencën greke e jugosllave, duke shprehur një parapëlqim të theksuar dhe pa komplekse për nacionalistët në dëm të partizanëve komunistë të Titos. Ai kishte synuar që prej vitit 1940, dërgimin e një kontingjenti francez në Shqipëri, me qëllim pjesëmarrjen në çlirimin e këtij vendi dhe të Greqisë, por Foreign Office i ishte kundërvënë duke u bazuar mbi pretekste të rreme.

Në fakt, qeveria angleze nuk e shihte me sy të mirë vendosjen e një kontingjenti francez në Greqi, i cili mund të vinte në rrezik të nesërmen e fitores përfundimtare, influencën angleze në rajon. Në Shqipëri, rezistenca komuniste, e cila kishte bërë disi të vetën moton e gjeneralit De Gaulle, “Një luftë të vetme, nën një udhëheqës të vetëm”, ishte e organizuar dhe e përgatitur mjaft mirë falë misioneve angleze.

Megjithatë, edhe pse Enver Hoxha, shef i rezistencës komuniste, dëgjonte në radio emisionet e Londrës, asnjë kontakt nuk duket të jetë ndërmarrë me Francën e lirë, deri në krijimin e qeverisë provizore të Republikës franceze në Algjer dhe hyrjen e komunistëve në kabinetin qeveritar.

Gjenerali De Gaulle pati rastin të njihte dhe të vlerësonte elementë të rezistencës mbretërore shqiptare të ndodhur jashtë vendit. Këtyre të fundit iu desh të luftonin nën flamurin e Francës luftëtare, për atdheun dhe sovranin e tyre, por edhe për Francën dhe për lirinë kudo në botë. Ky angazhim nuk do të ishte pa pasoja në konceptimin e politikës ballkanike të Francës, gjatë momenteve të para të pas-Luftës së Dytë Botërore.

Angazhimi i shqiptarëve dhe i diasporës nën flamurin francez

Të parët që shfaqën hapur angazhimin e tyre, ishin anëtarët e një grupimi shqiptar të Stambollit, besnikë të Mbretit, të inkuadruar nga oficerët e Ushtrisë shqiptare, veçanërisht nga oficerët e Gardës Mbretërore që ndodheshin në kryeqytetin e vjetër të Perandorisë Osmane, një ndër të rrallët ku konsullata shqiptare ishte ende e hapur. Republika e Turqisë nuk e kishte njohur, në fakt, aneksimin italian të Shqipërisë dhe vazhdonte të kishte marrëdhënie diplomatike me Mbretin Zog.

Të mobilizuar nga agjentët anglezë të SOE (Special Operations Excecutive), shqiptarët që jetonin në Stamboll këmbëngulnin për pjesëmarrjen e tyre në luftë nën uniformën franceze dhe jo nën atë angleze. Disa ditë pas përgjigjes që gjenerali De Gaulle i drejtoi Mbretit, në lidhje me Konferencën e aleatëve, në fundvitin e 1941-shit, 38 shqiptarë u bashkuan me Forcat franceze të lira të Legjionit të huaj në Siri, Liban dhe Palestinë.

Shumica e vullnetarëve shqiptarë ishin pro Monarkisë. Kontaktet e tyre të përhershme me Mbretin Zog siguroheshin nëpërmjet oficerëve të Gardës Mbretërore: kapitenit Adem Shehi dhe Faik Elmazi, nëntogerit Rexhep Bajraktari dhe rreshterit Ismail Shemsedini. Të gjithë udhëhiqeshin nga kreu këshillues i Mbretit, koloneli i Gardës, Hysen Selmani. Midis atyre që u angazhuan nën forcat franceze të lira, nuk pati vetëm individë mbi të cilët harresa ka hedhur pluhurin e kohërave. Rrethi intim i Mbretit Zog, nuk mungoi të jepte shembullin.

Nuk mundemi të mos kujtojmë komandantin Hysen bej Agolli-Doshishti (1914-2004), nipin e Mbretit Zog, anëtar i familjes mbretërore ish-student i Saint Cyr, i cili iu bashkua Legjionit të huaj, që në vitin 1941 dhe luftoi përkrah forcave shqiptare të inkorporuara në Forcat franceze të lira në Levant. Që në momentin e rekrutimit si vullnetar, ai mori pjesë në Batalionin VI-ët të këmbësorisë, të Brigadës III-të të forcave të Levantit, të krijuara pas riorganizimit të tyre nga gjenerali De Gaulle, më 16 korrik 1943.

Mbretit Zog iu desh gjithashtu të ndahej për shumë vite nga një ndër personat më besnikë të tij, togeri i Gardës Jusuf Begeja (1912-1992). Ky ish-student i Shkollës Ushtarake të Romës (Collegio Scoula Militare di Roma) e kishte filluar karrierën e tij ushtarake si toger i këmbësorisë të Batalionit I-rë të regjimentit I-rë të Gardës Mbretërore në Tiranë në vitet 1930, ashtu si komandanti Hysen bej Agolli-Doshishti. Oficer i Mbretit Zog në mërgim, ai i kishte kërkuar leje sovranit për t’u angazhuar vullnetarisht nën forcat franceze të lira./ Memorie.al 

                                                      Vijon numrin e ardhshëm

Përktheu nga frëngjishtja Dr. Jonilda Bejko

(* I ngarkuar me punë pranë Mbrojtësit të të Drejtave të Republikës franceze, anëtar i Fondacionit “Charles de Gaulle”. Laureat i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe i Fakultetit të Drejtësisë së Parisit.)

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Bashkimin Sovjetik, u botuan 36 milionë kopje të romanit ‘Si u kalit çeliku’ të Nikolae Ostrovskit, breza të tërë u rritën duke patur Pavël Korçaginin si model dhe...”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

Artikuj të ngjashëm

“Në Bashkimin Sovjetik, u botuan 36 milionë kopje të romanit ‘Si u kalit çeliku’ të Nikolae Ostrovskit, breza të tërë u rritën duke patur Pavël Korçaginin si model dhe…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në Bashkimin Sovjetik, u botuan 36 milionë kopje të romanit ‘Si u kalit çeliku’ të Nikolae Ostrovskit, breza të tërë u rritën duke patur Pavël Korçaginin si model dhe…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 11, 2026
“Në Kongresin I-rë të Lidhjes së Shkrimtarëve Sovjetikë, më 17 gusht 1934, A. Zhdanovi do të deklarojë: Nuk ka pasur asnjë letërsi, përveç asaj sovjetike, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Në Kongresin I-rë të Lidhjes së Shkrimtarëve Sovjetikë, më 17 gusht 1934, A. Zhdanovi do të deklarojë: Nuk ka pasur asnjë letërsi, përveç asaj sovjetike, që…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 11, 2026
“Fatkeqësisht, disa elementë shqiptarë, kanë qenë bashkëpunëtorë të denjë në shërbimet sekrete kundër-zbuluese dhe zbuluese të Jugosllavisë, pasi ata…”/ Dëshmia e rrallë e ish-oficerit të UDB-së
Dossier

“Shërbimi i Kundërzbulimit të UDB–së, kishte arritur të realizojë kontrollin e plotë mbi politikën tonë të jashtme ndaj Shqipërisë…”/ Ana e panjohur e raporteve shqiptaro-jugosllave para viteve ’90-të,

May 9, 2026
“Romani ‘Në transhetë e Stalingradit’ u botua në revistën moskovite ‘Znamja’ me titullin ‘Stalingrad’, por ai u nënshtrua një kritike të fuqishme zyrtare…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Romani ‘Në transhetë e Stalingradit’ u botua në revistën moskovite ‘Znamja’ me titullin ‘Stalingrad’, por ai u nënshtrua një kritike të fuqishme zyrtare…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 11, 2026
“Tani, si do të bëjmë me Bedri Spahiun, do ta mbajmë brenda apo do ta lirojmë? Unë e bisedova edhe me Mehmetin, edhe me Tishenkon, i cili…”/ Diskutimi i Enver Hoxhës në Byro pas Konferencës së Tiranës në ’56-ën
Dossier

“Tani, si do të bëjmë me Bedri Spahiun, do ta mbajmë brenda apo do ta lirojmë? Unë e bisedova edhe me Mehmetin, edhe me Tishenkon, i cili…”/ Diskutimi i Enver Hoxhës në Byro pas Konferencës së Tiranës në ’56-ën

May 9, 2026
“Patronët e Realizmit Socialist, i kanë ngritur njëlloj kulti Dostojevskit dhe Biblioteka ‘Lenin’ e Moskës, Biblioteka e Leningradit, organizuan…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova
Dossier

“Patronët e Realizmit Socialist, i kanë ngritur njëlloj kulti Dostojevskit dhe Biblioteka ‘Lenin’ e Moskës, Biblioteka e Leningradit, organizuan…”/ Libri i ri i gazetarit dhe diplomatit Bashkim Trenova

May 10, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme