• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, September 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90

2 korrik 1990/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: “Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, i cili dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan…”
“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90
“Mehmet Elezi më tha që redaksinë e ‘Zëri i Rinisë’ e kishte telefonuar njëri e, u kishte thënë se: ‘u krijua Partia Demokratike’…”/ Mbledhja e Byrosë me Ramiz Alinë, ditën e ekzekutimit të Çausheskut, 25 dhjetor ‘89
“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90
“Nexhmija s’ ishte si Enveri, kishte shumë pretendime; pse, shapkat do hamë ne?!- na thoshte. Donte mish të pjekur, pasha-qofte, qifqi dhe…”/ Dëshmia e kuzhinieres së Shtëpisë së Pritjes në Gjirokastër
“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90
“Sampistët që erdhën me makina ushtarake te Rruga ‘Kavajës’ i sulmuan njerëzit duke i goditur me shkopinj gome, hynë edhe nëpër shtëpia, ndërsa u fol se te Mali me Gropa…”/ Ditari 2-5 korrik 1990  
“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90
Dritëro Agolli: “Veprat më të mira të Kadaresë, përveç ‘Gjeneralit…’, janë trajtuar keq nga kinematografia…”/ Debatet në mbledhjen me Ramiz Alinë në Komitetin Qendror në ’90-ën
“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit
“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90
“Kërkojnë sqarime për shoqen Lenka Çuko se; ‘ka mbajtur delfin në shtëpi, vajzën e ka dërguar në Francë për ta bërë nuse, ka sjellë birrë për dasmën që andej’ etj…”/ Raporti sekret për Ramiz Alinë, 25 shtator 1990
“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90
“Më 2 prill ‘91, kujtoj të bijën e artistit të madh Gjok Vata e cila bëri një akt heroik: kërceu mbi tankun që Dega e Brendshme kishte sjellë aty dhe…”/ Dëshmia e studiuesit të krimeve të komunizmit

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dhjetë

Memorie.al / Kur nuk kishte kaluar as një javë nga data 2 korrik e vitit 1990, ku me mijëra shtetas shqiptarë kapërcyen kangjellat e muret e ambasadave të huaja në Tiranë dhe u futën brenda ambienteve të tyre me qëllim për t’u larguar nga Shqipëria, udhëheqja e lartë e PPSH-së me në krye sekretarin e Përgjithshëm Ramiz Alia, mbajti plenumin e 11-të të Komitetit Qendror, i cili zhvilloi punimet në datat 6 dhe 7 korrik. Edhe pse rendi i ditës ishte paracaktuar në tre pika kryesore, ku predominonte ajo për zhvillimin e arsimit në Shqipëri, pothuaj gjatë gjithë punimeve të atij plenumi (sidomos te pika 4, “Të ndryshme”), u diskutua dhe u debatua ngjarja e atyre ditëve, e njohur ndryshe si “2 korriku i ambasadave”. Në atë plenum ku merrnin pjesë të gjithë anëtarët dhe kandidatët e Komitetit Qendror të PPSH-së, sekretarët e parë të komiteteve të partisë të rretheve, ministra, kuadro kryesorë të sektorit të arsimit, kulturës, shkencës, ekonomisë, drejtues të organizatës së Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë, nga aparati i Komitetit Qendror të PPSH-së, Radio-Televizioni, ATSH-ja etj., mungonin Nimet Cani, Ali Vukatana, Reiz Malile, Shpëtim Çaushi, Zylyftar Ramizi, Qemal Lame, Zef Loka, Pirro Kondi dhe Hekuran Isai, të cilët prej disa ditësh ishin “në terren”, duke “menaxhuar”, ngjarjen e ambasadave.

Pas hapjes së mbledhjes nga Ramiz Alia, fjala iu dha ministrit të Arsimit, Skënder Gjinushit, i cili mbajti dhe raportin përkatës, (“Për përsosjen e sistemit arsimor dhe forcimin e mëtejshëm cilësor të shkollës”), kryefjala e atij plenumi ishte “ngjarja e ambasadave”, duke diskutuar dhe analizuar me detaje se si dhe pse ndodhi ajo, (“roli i agjenturave të huaja”), e deri tek detyrat që dilnin për menaxhimin e asaj situate në ato ditë të nxehta korriku, ku mbi pesë mijë shtetas shqiptarë nga të gjithë rrethet e vendit, ndodheshin në ambientet e brendshme të disa prej ambasadave kryesore në Tiranë, në pritje të largimit nga Shqipëria.

Gjithashtu mund të lexoni

“Hrushovi mund të përdorë vizitën në Shqipëri edhe për sulmet e tij ndaj NATO-s, atij mund t’i bashkohet dhe kryeministri gjermano-lindor Otto Grotewohl, i cili erdhi në Tiranë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90

Përveç kësaj, gjatë gjithë asaj mbledhje, por kryesisht në pikën nr. 4 të rendit të ditës, (që u diskutua në seancën e fundit), u morën në analizë edhe disa prej ngjarjeve kryesore që kishin ndodhur në rrethe të ndryshme të vendit gjatë atij viti, si; protestat në Shkodër në muajin janar për heqjen e bustit të Stalinit; ngjarjet në qytetin e Kavajës ku populli i atij qyteti u përlesh me forcat e policisë; arratisjet masive nga kufijtë shtetërorë me Jugosllavinë e Greqinë, grumbullimet masive në vende të shenjta fetare, si Kisha e Shën-Ndout në Laç të Kurbinit; lejimi me ligj i besimeve fetare dhe hapja e objekteve të kultit; apo probleme të tjera që shtroheshin për zgjidhje, si; bisedimet e faktorin ndërkombëtar për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA-ës, Bashkimin Sovjetik, (bisedimet e zhvilluar me zv. ministrin e Jashtëm sovjetik në Sofie nga Sofokli Lazri); problemi i Kosovës; presioni ndërkombëtar për hapjen e Shqipërisë me botën dhe aderimi i saj në disa konventa ndërkombëtare; privilegjet e udhëheqjes së lartë të PPSH-së e familjeve të tyre që jetonin kryesisht në “Bllok”; fjalët që qarkullonin në popull për familjen e Enver Hoxhës dhe raportet e Ramizit me Nexhmijen; ndryshimi i legjislacionit dhe kodit penal; lirimi i të burgosurve politikë; pisja me pasaporta e shtetasve që kërkonin të dilnin si vizitorë tek të afërmit e tyre jashtë vendit; mekanizmi i ri ekonomik; strehimi dhe zënia me punë e shumë shtesave në të gjitha rrethet e vendit; dhënia e tokës dhe bagëtive fshatarësisë kooperativiste; e deri të furnizimi i popullsisë së qyteteve me produktet bazike ushqimore e mallrave të ndryshme industriale.

Siç do të shohim dhe nga dokument arkivore që i përkasin plenumit të 11-të të Komitetit Qendror të PPSH-së, të cilat theksojmë se publikohen për herë të parë, përveç udhëheqjes dhe disa prej funksionarëve të lartë të asaj kohe, në atë mbledhje kanë diskutuar apo janë përmendur edhe disa figura të tjera të larta që vazhduan karrierën e tyre politike edhe pas viteve ’90-të, si p.sh.; Skënder Gjinushi, Fatos Nano, Sali Berisha, Rexhep Mejdani, Gramoz Pashko, Spiro Dede, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Moikom Zeqo, Mehmet Elezi, Lisen Bashkurti, Koço Kokëdhima, Ylli Popa, Aleks Luarasi etj.

Po kështu në dosjen voluminoze të këtij plenumi, me mjaft interes janë edhe ato dokumente që i përkasin sekretarëve të Komiteteve të Partisë së rretheve apo “Grupit të informacionit” të cilët kanë shkuar në të gjitha rrethet e vendit dhe kanë evidentuar të gjitha problematikat kryesore që kanë dalë në mbledhjet e organizatave bazë të partisë, ku është diskutuar “Mbi letrën e Komitetit Qendror”, dokumente që përbëjnë dhe pjesën më të madhe dhe gjithashtu më të rëndësishme të dosjes në fjalë. Madje mund të thuhet nga më të rëndësishmet të gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe pasardhësit të tij Ramiz Alia, pasi ajo periudhë kohe me ngjarjet që u zhvilluan, shënoi dhe prologun e rënies së atij regjimi.

Po kështu me mjaft interes janë dhe dokumentet që i përkasin seancës së fundit të asaj mbledhje me pikën nr. 4 të rendit të ditës “Të ndryshme”, e cila përbën edhe pikën më të nxehtë të gjithë plenumit, ku u diskutua, madje me debate të ashpra, edhe lirimi nga detyrat dhe nxjerrën në pension të tre anëtarëve të Byrosë Politike (Rita Marko, Manush Myftiu dhe Prokop Murra), apo lirimi nga detyrat ministrore apo funksionet e tjera të larta që mbanin prej vitesh të disa “udhëheqësve” të tjerë, si Simon Stefani, Pali Miska, Muho Asllani, Lenka Çuko, Vito Kapo, Pirro Kondi, Jovan Bardhi, etj., dhe emërimin e “shokëve të rinj” në udhëheqjen e forumet e larta të Partisë dhe Shtetit, si; Xhelil Gjoni, Abdyl Backa, Niko Gjyzari, Kiço Mustaqi, etj. Lidhur me këto etj., na njohin dokumente në fjalë të nxjerra nga Arkivi Qendror i Shtetit (Fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), të cilat publikohen për herë të parë dhe me faksimilet përkatëse nga Memorie.al

                                                             Vijon nga numri i kaluar

PROCES-VERBALI I MBLEDHJES SË PLENUMIT TË 11 TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH-SË, I MBAJTUR NË DATAT 6 DHE 7 KORRIK 1990

  1. TË NDRYSHME
  2. Disa çështje të situatave të sotme dhe problemet politike që rrjedhin prej tyre.

SHOKU RAMIZ ALIA: Mundësitë janë që të parandalohen këto të papritura, pikërisht që atje ku e kanë burimin. Në qoftë se mendohet që mund të organizohen grumbullime, duhet menduar që përpara një plan konkret se si do të veprohet në këtë apo atë rast. Në qoftë se mendohet që armiku mund të na djegë depon, nuk mjafton vetëm të përsërisim: “të jemi vigjilentë!”, por duhet të përforcohen rojet dhe të mos lëmë roje vetëm një njeri. Por duhet thënë se në mjaft raste armiku po na gjen në befasi e të papërgatitur. Prandaj të nxjerrim mësime nga këto gabime që bëhen.

Në mënyrë të veçantë desha t’ju tërheq vëmendjen juve, shokë sekretarë të parë të Komiteteve të Partisë në rrethe, si dhe anëtarëve të Komitetit Qendror të Partisë, që të merrni sa më shumë kontakte direkte me masat. Nuk është nevoja t’u kujtojmë shokëve drejtues të Tiranës që më shumë se kurrë në këtë situatë duhet zbatuar njëra nga normat më elementare të punës: çdo mëngjes të bëhet apeli i punëtorëve. Mirëpo edhe deri sot këta shokë nuk i kanë evidentuar cilët kanë hyrë nëpër ambasada. Për shembull, ti, shoku Nimet Cani, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë dhe sekretar i parë i Komitetit të Partisë të Rajonit nr.3, a e di cilët njerëz të rajonit tuaj kanë hyrë në ambasadа?

Po ti, shoqja Naumka Bozo, sekretare organizative e Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës, a i ke listat e atyre që ndodhen tani nëpër ambasada? Do t’ia bëja këtë pyetje edhe shokut Pirro Kondi, po ai nuk ndodhet këtu. Nuk e kuptoj nga kush prisni porosi që të kryeni, të paktën, këtë detyrë, të evidentoni njerëzit që mungojnë në qendrat e punës. Për çfarë lloj disipline pune flasim në qendrat e punës, kur nuk arrijmë të bëjmë as këtë kontroll? Edhe në qoftë se 10 veta që mungojnë në punë, nuk kanë hyrë të gjithë nëpër ambasada, ata mund të thirren e t’u jepet paralajmërim për pushim nga puna, po të mungojnë pa arsye.

Ka një ligj të caktuar për mungesat pa arsye në punë. Të mos hezitojmë ta zbatojmë këtë ligj, shoku Qemal Lame. Ata që i përsërisin këto mungesa duhen paralajmëruar se i kap ligji i parazitit. Duhen marrë masa kundër atyre elementëve që, siç thotë populli “e kanë mbushur kupën”. Të mos i politizojmë veprimet e këtyre njerëzve, por të përdoret ligji që ndalon parazitizmin, bixhozçiun, përdorimin e loto-sportit, vagabondazhin, hajdutin etj. Por as këto probleme të thjeshta nuk mund të zgjidhen, në qoftë se komitetet e Partisë nuk janë në krye të punëve. Në këtë situatë duhet punuar e vepruar si në kohë lufte.

Duhet organizuar mirë informacioni. Nga mëngjesi deri në darkë duhet të marrim informacion të plotë. Ky informacion nuk mund të realizohet vetëm me sekretarët e organizatave të Partisë, por duke rritur rolin e përgjegjësinë e çdo komunisti e kuadri. Shoku Hamit Shanku që është drejtor i Komitetit të Partisë së Kombinatit të Autotraktorëve, duhet të jetë kurdoherë në krye të punëve e të informojë si shkojnë punët atje ku drejton dhe jo të ndodhë që në një gjyq që zhvillohet në kolektivin e kombinatit të shkojnë vagabondët, ndërsa shokët e Partisë dhe shokët drejtues të mos shkojnë. Kështu, në vend që atje të zbatohet vija e Partisë, zbatohet dëshira e reaksionit. Për këtë gjyq Agjencia Ndërkombëtare e Amnistisë, arrin të më dërgojë deri edhe mua letër.

Veç kësaj më kanë ardhur për këtë çështje edhe letra të tjera nga individë të ndryshëm që banojnë në Gjermani, Suedi etj. Përse ndodhin të gjitha këto? Sepse shokët e Komitetit të Partisë të Tiranës, shokët e gjykatës, të hetuesisë dhe drejtuesit e Kombinatit nuk u japin rëndësi këtyre shqetësimeve. Ai gjyq zhvillohej për një qëllim politik. Atëherë, përse nuk çohet deri në fund politika dhe, për më keq, krijohen premisa që gjyqi të kthehet në të kundërtën, në vend që të shërbente për homogjenitetin ideologjik e politik të kësaj çështjeje?!

E theksoj edhe një herë se shokët e Komitetit Qendror të Partisë, atje ku punojnë, duhet të jenë në krye të punëve. Shokët ministra gjithashtu duhet t’i ndihmojnë drejtuesit e Tiranës, duke marrë sa më shumë kontakte me punëtorët, me popullin. Po kështu duhet të mblidhen e të aktivizohen më mirë veprimtarët dhe organizatat e Frontit në lagje, ata të Bashkimeve Profesionale, të Rinisë etj. Desha t’ju tërheq vëmendjen edhe për ato probleme që shtrova në fjalimin e djeshëm. Idetë që jepeshin në atë fjalim nuk duhet të mbeten vetëm si material studimi për shkollat.

Në atë fjalim shtrohen çështje politike, për të cilat duhet të bisedohet me njerëzit, të ngrihen në këmbë komunistët, rinia, punëtorët. Partia duhet t’i organizojë e të orientojë këndvështrimin e detyrave të secilës prej këtyre forcave. Kjo punë duhet bërë edhe nëpër organizmat që kemi, si në Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Mbrojtjes, si dhe në gjitha organet e diktaturës së proletariatit. Desha të theksoj edhe diçka tjetër. Situatat dhe problemet që shtrojnë ato kërkojnë edhe masa organizative e veprime të shpejta, që çështjet të mos akumulohen e të mos krijohen shqetësime.

Për shembull, vihet re se në Shkodër armiku vazhdon të punojë duke synuar përgatitjen e trazirave, duke nxitur pakënaqësi ndaj pushtetit etj. Vetëm Byroja e Komitetit të Partisë nuk ka kohë dhe nuk arrin ta përballojë tërë volumin e punës që duhet bërë për t’i parandaluar këto synime të armikut që tashmë janë konkretizuar edhe në veprime të herëpasherëshme. Prandaj për këtë qëllim duhet krijuar një shtab me pak vetë, pra duhet të ketë një komandë.

Në çdo rreth kanë qenë organizuar shtabet e mbrojtjes, të cilët mund ta kryejnë këtë detyrë, veç nuk është nevoja që në to, të ketë 300-400 vetë. Mjafton të ketë një drejtim unik dhe një qartësi veprimi. Për shembull, për një informatë që vjen, mendohet dhe jepet një porosi se ç’duhet bërë e ç’forca duhen mobilizuar që t’i dilet përpara ngjarjes. Diku mund të vihet në lëvizje rinia, diku do të vihet në lëvizje Partia apo një grup punëtorësh, një grup punonjësish të policisë etj.

SHOKU DRITËRO AGOLLI: Drejtorët e ndërmarrjeve kanë autoritet më të madh. Kam qenë në disa ndërmarrje të Tiranës dhe kam vënë re se vetëm ata dëgjohen…!

SHOKU RAMIZ ALIA: Pa dyshim duhet të përdoret edhe autoriteti i tyre. Por çështja shtrohet që të mos mendohet se çdo gjë mund të zgjidhet me format e zakonshme organizative, duke i përcjellë porositë e përgjegjësinë nga njëra hallkë në tjetrën dhe askush nuk vepron.

SHOKU DRITËRO AGOLLI: Instruktorët e komiteteve të Partisë askush nuk i dëgjon.

SHOKU RAMIZ ALIA: Ashtu është, prandaj duhet menduar nga ana organizative dhe duhen krijuar shtabe të posaçme sidomos në ato zona ku ka ose mund të lindin probleme serioze. Veçanërisht kujdes duhet treguar në qytetet e mëdha, si Korça etj. Por të mos mendohet se mund të jetë një situatë fare e qetë në asnjë qytet. Mos harroni se reaksioni do të përpiqet të gjejë terren kudo që të mundet, në tërë vendin tonë. Sot arma më e preferuar e reaksionit të jashtëm për përmbysjen e pushtetit në vende të ndryshme, është krijimi i një situate të përshtatshme nga brenda, ndërsa ndërhyrja nga jashtë nuk do të ishte tjetër, veçse një sulm ushtarak.

Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, veçse tani për tani nuk i favorizon situata. Por në qoftë se krijohet brenda një situatë e rëndë, ta zëmë në Gjirokastër ose në Sarandë, mund të gjejnë një pretekst për të sulmuar. Po mund dhe ta krijojnë artificialisht e ta provokojnë një situatë të tillë, duke thënë: “Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet!” Prandaj shokët e ushtrisë nuk duhet t’i nënvleftësojnë situatat, por të punojnë me mend e të reflektojnë mbi këto çështje. Po ta kemi të shëndoshë gjendjen brenda vendit, nuk kanë ç’bëjnë armiqtë.

Po kështu duhet të jenë më të kujdesshëm shokët tanë të policisë. Këto ditë që vazhdon Kampionati Botëror i Futbollit, ka grumbullime njerëzish që shohin nëpër shtëpi televizorin. Këta njerëz, pasi përfundojnë ndeshjet, dalin nëpër rrugë në grupe. Por kjo nuk do të thotë që policia t’i akuzojë këta grupe njerëzish se dolën në demonstratë. Megjithatë, në qoftë se nga shtëpitë dalin turma njerëzish, duhet të jenë mes tyre edhe shumë nga shokët tanë. Edhe ata të shkojnë nëpër shtëpi të dëgjojnë sportin dhe të dalin bashkë me ta. E solla këtë shembull, sepse kur flasim për organizim të punës parandaluese kundër ngjarjeve të shëmtuara, duhet menduar deri në detaje që të mënjanojmë të papriturat dhe jo të gjendemi në befasi.

Unë mendoj se Agron Tafa ka gabim e përgjegjësi të rëndë për ngjarjen e Kavajës, në qoftë s e ka ndodhur ashtu, siç më raportoi shoku Muho. Sot nuk është koha të dalësh para të rinjve që komentojnë ndeshjen e, duke përdorur autoritetin e sekretarit të Partisë, t’u thuash: “Ç’bëni kështu?!” Sekretari i Partisë mund të hynte mes tyre në bisedë, në mënyrë njerëzore e t’i pyeste “Kush luajti më mirë, skuadra gjermane?” Mund të shfaqte edhe ai mendimet e tij për ndeshjen, po jo të shkonte e t’u bërtiste me frymë komande, se praktika të tilla sot i irritojnë njerëzit.

Midis atyre njerëzve mund të jenë edhe një, dy apo tre vetë që përfitojnë nga një gabim i sekretarit, nga mënyra e qëndrimit dhe e sjelljes së tij. Natyrisht, me këto që po them, nuk dua të justifikoj sjelljet e veprimet e vagabondëve të Kavajës, por desha të them se kuadrot, drejtuesit tanë nuk duhet të binin në pozitën e tyre të gabuar. Kjo tregon se nuk po jetojmë si duhet me situatat e momentet e sotme, nuk po i kuptojmë drejt mentalitetet e ndryshme të njerëzve që shfaqen më qartë, veçanërisht në këto momente.

Pak më parë u përmend këtu se nuk ishte momenti për ta vënë në gazetë, pikërisht sot, lajmin për dorëheqjen e Mlladenovit. Të veprosh në këtë mënyrë, do të thotë të mos e kuptosh momentin. Nuk kish ndonjë rëndësi në se ky lajm mund të botohej edhe nesër apo pasnesër. Ndërsa botimi i tij sot, lë shteg për një aluzion: “Mos kërkohet të japë dorëheqjen edhe Ramiz Alia?” A e mendon Marash Hajati, anëtar i Komitetit Qendror të Partisë, qoftë edhe drejtori i ATSH-së, se në këtë moment mund të bëhen edhe aluzione të tilla?!

SHOKU SOFOKLI LAZRI: Shoku Ramiz, nuk duhet të mendojmë gjithnjë që këtë gabim Marashi e bëri nga budallallëku. Unë nuk e konsideroj Marash Hajatin “budalla”. Në qoftë se pranon që është i tillë, ai duhet të japë dorëheqjen. Mund të pranojë që ka bërë gabim, por pikërisht për këtë duhet të japë dorëheqjen. Unë mendoj që nuk ka budallenj në politikë.

SHOKU HALIL LEJLI: Të themi të drejtën kohët e fundit shtypi ka marrë shumë revan…!

SHOKU RAMIZ ALIA: Kjo nuk po ndodh vetëm me shtypin…!

SHOKU HALIL LEJLI: Janë disa nga njerëzit që shkruajnë…!

SHOKU RAMIZ ALIA: Çështja duhet parë edhe më gjerë. Nuk kam kundërshtim për çështjen që shtron Sofoja, por në këtë dialog unë kapa disa çështje dhe theksova sidomos që në këtë situatë shokët tanë, kuadrot drejtues, njerëzit e propagandës duhet të veprojnë me shumë mend. Ata duhet të reflektojnë më mirë në situatat e momentet që kalojmë, të mos gjykojnë e ecin lehtë mbi çështjet e problemet që na dalin përpara. Më shumë kujdes duhet të kenë të gjithë, sidomos sekretarët e komiteteve të Partisë të rretheve. Sot nuk është koha për të fjetur, për “pëshpëshe”, të kota e pa bukë.

Sot është koha për aksion dhe aksionin duhet ta bëjmë ne, bashkë me komunistët. Duhet t’i ngremë në këmbë komunistët, popullin, klasën punëtore, rininë edhe inteligjencën. Në këtë moment me rëndësi shumë të madhe edhe inteligjencia duhet të prononcohet me mendimin e Partisë, shoku Dritëro. Kjo është një çështje e rëndësishme, sepse mos harroni që inteligjencën e dëgjon shumë rinia. Prandaj, në qoftë se reaksioni kërkon “oficerë” për ata që mblodhi nëpër ambasada, apo për ndonjë opozitë të dëshiruar prej tij, ata i kërkon pikërisht nga radhët e inteligjencies. Këtë duhet ta keni kujdes. Inteligjencia jonë duhet të jetë luftarake dhe veçanërisht ata intelektualë të cilëve u dëgjohet zëri.

Nuk është nevoja të shkruajnë artikuj të mëdhenj. Mjafton që në takime e biseda me njerëzit të thonë qoftë edhe dhjetë fjalë, por ato të jenë në dobi të çështjes së Partisë dhe të stigmatizojnë këto veprime që bën reaksioni kundër Shqipërisë. Kështu do t’i shërbejnë çështjes së forcimit të unitetit edhe të situatës në vend. Besoj nuk ka nevojë tani t’u jap sugjerime se si mund të organizohet puna e çfarë mund të bëhet në këtë drejtim. Format e punës duhen kërkuar e zgjedhur nga më të efektshmet e më të përshtatshmet. Por edhe njëherë theksoj se duhet patur kujdes kjo çështje me rëndësi shumë të madhe.

SHOQJA NEXHMIJE HOXHA: Më falni, shoku Ramiz. Dy ditë më parë në Universitet, një pedagog propozoi se me ata që kanë hyrë nëpër ambasada, mund të krijohet një parti opozitare. Më pas shtroi dhe pyetjen: “Pse fshatarësia nuk mund të krijojë një parti fshatare?”. Ndërsa shoku që shkoi atje dje nga Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste për të bërë bisedë për sqarimin e situatave, tha se ishin thyer edhe xhamat, por nuk u evidentua se kush i theu. Para kësaj gjendjeje nuk duhet fjetur!

SHOKU RAMIZ ALIA: Komunistët duhet të jenë në këmbë, bashkë me tërë njerëzit e ndershëm.

SHOKU NIMET CANI: Midis atyre që janë hedhur në ambasadën gjermane, një djalë që punonte në Kinostudio, rrugaç tipik, i komandon të gjithë.

SHOKU RAMIZ ALIA: E thamë pak më parë se nuk duhet të mbetemi vetëm në konstatime. Ti je sekretar i komitetit të Partisë dhe duhet të veprosh. Të ngrini në këmbë komunistët e masat që t’u presin rrugën këtyre veprimeve. Kjo situatë shtron nevojën e forcimit të punës së Partisë. Mos prisni të bëhen mbledhjet një herë në muaj, pa t’i shtroni problemet që ndeshen. Po qe nevoja, mund të bëhen edhe përditë mbledhje, duhen mbajtur nën presionin e opinionit të shëndoshë, njerëzit, duhen sqaruar situatat. Shoqja Nexhmije përmendi këtu një shembull për Universitetin. Duhen marrë masat përkatëse për ta forcuar punën atje e kudo ku shfaqen të tilla qëndrime./ Memorie.al

                                                   Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Për ndeshjen me ‘Ajaksin’ bëra një palë doreza me peliçeri, i vesha me plastiket e raketave të ping-pongut, por kur më pa portieri holandez...”/ Dëshmia e rrallë e ish-“gardianit” të portës së “17 Nëntorit”

Artikuj të ngjashëm

“Hrushovi mund të përdorë vizitën në Shqipëri edhe për sulmet e tij ndaj NATO-s, atij mund t’i bashkohet dhe kryeministri gjermano-lindor Otto Grotewohl, i cili erdhi në Tiranë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Hrushovi mund të përdorë vizitën në Shqipëri edhe për sulmet e tij ndaj NATO-s, atij mund t’i bashkohet dhe kryeministri gjermano-lindor Otto Grotewohl, i cili erdhi në Tiranë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 24, 2026
“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“A jeton me këtë situatë Marash Hajati, që në ‘Zëri i popullit’, vë lajmin se në Zvicër kërkohet fuqi punëtore, apo se presidenti Mlladenov i Bullgarisë…”/ Fjala e Ramiz Alisë dhe debatet në Plenum, 6 korrik ‘90

September 25, 2026
“Si u dënuan në burgje 7 nipërit e Hysni Kapos / Dëshmia e rrallë e djalit të vëllait: Kur Kadriu, e pyeti; ça do bëjmë…, Hysniu i tha; në burg si gjithë të tjerët…
Dossier

“Asnjë derr nuk duhet të lejohet të mbajë fshatari, dhe kafshët e ngarkesës si kalë, mushkë ose gomar, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ia lejojmë, pasi ato…”/ Fjala e Enverit në Byro, 4 nëntor 1980

September 23, 2026
Xhelatët që ekzekutuan bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës
Dossier

“Kritikave të Jugosllavisë për një rritje të lidhjeve tregtare me Bullgarinë në kurriz të Beogradit, Tirana siguroi jugosllavët se ata do të kenë gjithmonë një mik te…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s, 1969

September 25, 2026
2 korrik 1990/ Dëshmia e ish-funksionarit partiak: “Porositë që na jepnin në mbledhjet e shtabit që kryesonte Adil Çarçani, i cili dremiste dhe diplomatët e huaj që u implikuan…”
Dossier

“Kush urdhëroi për hapjen e ambasadave, pse iu dha pasaporta për jashtë vëllait të Sadik Premtes, pse në RTSH doli fytyra e të arratisurit Gjergj Leka dhe…”?! / Raporti sekret për Ramiz Alinë, shtator ‘90

September 24, 2026
“Armët për komunistët grekë vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e, më pas me barka në Shqipëri, duke kaluar nga…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Armët për komunistët grekë vijnë në mënyrë klandestine nga uzinat në Brescia dhe dërgohen në jug të Italisë e, më pas me barka në Shqipëri, duke kaluar nga…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të CIA-s

September 24, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme