• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Monday, August 10, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Galeria e Fotove

Janar 1975 / Kur Enver Hoxha merrte në ‘provim’ arkitektët dhe urbanistët për planin rregullues të Tiranës: Fotot e panjohura nga mbledhja e Byrosë Politike, ku u vendos fati i “Sheshit Skënderbej”

Nga DASHNOR KALOÇI

Memorie.al / Plani rregullues i Tiranës dhe sidomos qendra e saj me “Sheshin Skënderbej” dhe aksin kryesor nga korpusi i Universitetit Shtetëror të Tiranës e, deri te ish-Stacioni i Trenit, që lidhet nëpërmjet “Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe “Zogu i Parë”, të cilat pas viteve ’90-të janë bërë shpesh herë objekt “lufte” ndërmjet qeverive të kryesuara nga Partia Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste, nuk është një “melodi” fare e panjohur. Sepse qendra e kryeqytetit shqiptar, dhe në veçanti sheshi “Skënderbej”, ka qenë një problem tejet i rëndësishëm, madje madhor edhe para viteve ’90-të, në periudhën e regjimit komunist, ku për ndërhyrjet, ndërtimet, adaptimet, prishjet, rregullimet e ndryshme dhe ri konfigurimi që i është bërë atij sheshi (që u projektua dhe u ndërtua që në mesin e viteve ’30-të nga arkitektët e famshëm italianë Florestano de Fausto e Gherardo Bosio Armando Brasini), jepte mendimin, apo më saktë miratimin, vetë kreu i shtetit komunist, Enver Hoxha dhe pas vdekjes së tij, pasardhësi Ramiz Alia.

Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga disa foto të rralla që i përkasin janarit të vitit 1975, ku Enver Hoxha me anëtarët e Byrosë Politike janë duke diskutuar me tone tepër të larta para maketit të Planit Rregullues të Tiranës dhe kryesisht të qendrës së kryeqytetit dhe “Sheshit Skënderbej”, pas vendimit që ishte marrë nga ana e qeverisë së kryeministrit Mehmet Shehu, për prishjen e godinës së Komitetit Ekzekutiv (ish-Bashkia e kohës së Monarkisë) dhe për ndërtimin aty të godinës së Muzeut Historik Kombëtar.

Aq problem madhor ka qenë ai plan rregullues i kryeqytetit, saqë aty ka marrë pjesë vetë Enver Hoxha dhe e gjithë Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH-së, (anëtarët dhe kandidatët e saj), duke filluar nga kryeministri Mehmet Shehu, e me radhë; Adil Çarçani, Ramiz Alia, Manush Myftiu, Koço Theodhosi, Spiro Koleka, Haki Toska, Rita Marko, Kadri Hazbiu, Pilo Peristeri, PIrro Dodbiba, dhe Petro Dode. (Nga anëtarët e Byrosë, mungon vetëm Avdyl Këllezi).

Gjithashtu mund të lexoni

“Në marsin e 1941-it, kur Musolini ishte në Shqipëri, ai kishte planifikuar vizita të shumta në njësitë ushtarake, në tokën shqiptare, por…”/ Fotot e panjohura të Duçës në frontin e luftës italo-greke

“Tirana e viteve 1930-’40-të, në disa foto të rralla, pjesë librash, albumesh e artikuj revistash italiane, të papublikuara kurrë më parë, pasi…”/ Imazhet e rralla të kryeqytetit shqiptar, që s’janë më!

Po kështu aty janë të pranishëm dhe ministri i Ndërtimit, Rrahman Hanku, kryetari i Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tiranës, Ndue Marashi, kryearkitekti i Komitetit Ekzekutiv, Faik Alimehmeti, drejtori i Institutit të Projektimeve Nr. 1, Sokrat Mosko, si dhe një zonjë, e cila me shumë gjasa duhet të jetë sekretare teknike e Zyrës së Projektimeve pranë Komitetit Ekzekutiv të Tiranës.

Siç shihet edhe nga të 15 fotot ku me ndonjë përjashtim të vogël, të gjitha botohen për herë të parë, udhëheqësi kryesor i Shqipërisë komuniste, Enver Hoxha, duket tepër i shqetësuar, madje hera herës edhe i shpërfytyruar, teksa shikon maketin e planit rregullues të kryeqytetit, jo vetëm duke u rrotulluar nga të katër anët e platformës ku është vendosur ai (maketi), por edhe duke u përkulur mbi të dhe duke treguar me dorë mbi objekte të veçanta.

Nuk dihet me saktësi se çfarë problem ka pasur aty, apo më saktë se cila ishte arsyeja që ka shkaktuar tërbimin e Enver Hoxhës, gjë e cila natyrshëm është pasqyruar edhe tek të gjithë anëtarët e Byrosë Politike, duke filluar nga Ramiz Alia, Adil Çarçani, Manush Myftiu, Rita Marko, Koço Theodhosi, etj., të cilat rrinë si të ngrirë dhe vetëm vështrojnë me habi debatin e diskutimet midis Enver Hoxhës e kryeministrit Mehmet Shehu, apo dhe shpjegimet e sqarimet e kryearkitekti të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tiranës, Faik Alimehmeti, i cili ndryshe nga të gjithë pjesëmarrësit në atë sallë, duket fare i qetë. Madje në portretin e tij shihet qartë se ka një “qetësi olimpike”, sikur nuk është ai “studenti” që po merret në “provim”, por “profesori” që po merr “studentët” në provim?

Po ashtu fare i qetë duket dhe Hysni Kapo, gjë e cila, përveç pozitës së tij të lartë si figura nr. 2 e partisë (pas Enver Hoxhës), si duket ka të bëjë edhe me mos përgjegjësinë e tij ndaj problemeve që diskutoheshin aty, të cilat binin mbi kryeministrin Mehmet Shehu, si dhe vartësit e tij, zv. kryeministrin Spiro Koleka, ministrin e Ndërtimit, Rrahman Hanku e, deri te kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, Ndue Marashi, të cilët pothuaj gjatë gjithë kohës që vazhdojnë diskutimet rreth maketit të planit rregullues të kryeqytetit, shikohen me bllok në dorë duke mbajtur shënime. Po kështu duke mbajtur shënime dhe me dokumenta në dorë, në një foto duket edhe arkitekti dhe urbanisti i njohur, Prof. Dr. Sokrat Mosko, i cili në atë kohë mbante funksionin e Drejtorit të Institutit të Projektimeve Nr. 1 në Tiranë.

Ajo që vihet re tjetër në fotot në fjalë, është dhe salla ku janë vendosur tre platformat me tavolinat e sheshta me maketin e planit rregullues të kryeqytetit, (salla e Komitetit Ekzekutiv), ku mungojnë disa stenda në mur dhe Enver Hoxha me të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në atë mbledhje pune, detyrohen që t’i shikojnë projektet me planimetrinë e kryeqytetit, të hapura mbi disa kolltuqe që gjenden në skaj të sallës, (ngjitur me muret e saj), teksa kryearkitekti i Tiranës, Faik Alimehmeti, jep shpjegimet e tij dhe u përgjigjet pyetjeve të Enver Hoxhës, apo dhe Mehmet Shehut, që ashtu si Enver Hoxha, është i vetmi që është i përkulur mbi maketin, duke treguar apo prekur me dorë objektet pre kartoni.

Lidhur me diskutimet që janë bërë në atë sallë të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës që pak kohë më pas do të shembej, (për t’i lënë vendin Muzeut Historik Kombëtar), nuk dihet asgjë me saktësi, pasi deri më sot nuk është botuar ndonjë dokument arkivor me proces-verbalin e atij takimi pune, e po kështu asnjë nga ata personazhe të udhëheqjes së lartë komuniste të PPSH-së etj., që kanë qenë prezent aty, nuk kanë dhënë ndonjë dëshmi publike pas viteve ’90-të./Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Figura e Abaz Kupit, s’duhet të shërbejë si një flamur për të ndarë shqiptarët e sotëm në kampe të vjetra, por si një arsye për t’i bashkuar ata rreth së vërtetës...”/ Refleksione për patriotin e famshëm

Artikuj të ngjashëm

“Në marsin e 1941-it, kur Musolini ishte në Shqipëri, ai kishte planifikuar vizita të shumta në njësitë ushtarake, në tokën shqiptare, por…”/ Fotot e panjohura të Duçës në frontin e luftës italo-greke
Galeria e Fotove

April 29, 2026
“Tirana e viteve 1930-’40-të, në disa foto të rralla, pjesë librash, albumesh e artikuj revistash italiane, të papublikuara kurrë më parë, pasi…”/ Imazhet e rralla të kryeqytetit shqiptar, që s’janë më!
Galeria e Fotove

“Tirana e viteve 1930-’40-të, në disa foto të rralla, pjesë librash, albumesh e artikuj revistash italiane, të papublikuara kurrë më parë, pasi…”/ Imazhet e rralla të kryeqytetit shqiptar, që s’janë më!

August 1, 2026
“Nga Liri Belishova, Beqir Balluku, e Spiro Koleka, dhe përse Enver Hoxha, nuk mori pjesë….”? / Zbulohen dy fotot e rralla të delegacionit zyrtar shqiptar, në ceremonitë e vdekjes së Stalinit, Moskë, mars 1953

March 28, 2026
“Nga Dom Frano Illia, Mikel Koliqi, Nikoll Troshani e Lec Sahatçia, te Eduart Vata, Mandi Koçi, Ziso Vangjeli, Ali Kaziu, Urim Elezi, etj., të cilët…”/ Zbulohet foto e rrallë e 25 të burgosurve të Zejmenit, në ’85-ën

April 2, 2024
Pamje nga vizita e delegacionit italian në Shqipëri nën kryesinë e admiral Roberto në prill 1930
Galeria e Fotove

Pamje nga vizita e delegacionit italian në Shqipëri nën kryesinë e admiral Roberto në prill 1930

January 29, 2025
Pamje nga liqeni i Shkodrës në vitet 1920
Galeria e Fotove

Pamje nga liqeni i Shkodrës në vitet 1920

July 6, 2023

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme