• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, September 27, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm

“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm
“Ja çfarë ngjau me notarin e famshëm italian, Paulo Pinto, në hotel ”Adriatik” në Vlorë, që ai s’mundi të përshkonte dot me not kanalin e Otrantos…”! / Misteri i ngjarjes, në fundin e qershorit 1985
“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm
“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm
“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm
“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm
“Kafe – Pastiçeri ‘Tirana’, ishte një oaz perëndimor që frekuentohej nga elita e artistëve dhe shkrimtarëve të asaj kohe, si; Shuteriqi, Paskali, Petro Marko etj.,…”/ Historia e panjohur lokalit të famshëm

Nga Uvil Zajmi

Memorie.al / Ajo nuk ka qenë thjesht një kafe-pastiçeri si gjithë të tjerat. Por, një “Kafe-Pastiçeri” me emrin Tirana, ndër më të njohurat e më të frekuentuarat për kryeqytetin  e viteve ’50 – ’60 – ‘70. Një pikë referimi, takimi dhe qëndrimi mjaft komod, një mjedis shumë i përshtatshëm, në qendër, me një hapësirë të konsiderueshme, poltrona të ultë e të gjëra,  me kamerierë e kameriere të traditës, dhe që garantonin një shërbim korrekt për klientët, intelektualë të shquar, personalitet të artit, letërsisë, studiues, akademikë, mjekë, sportistë, familjarë. Deri, kur ai bllok, ato ndërtesa, bashkë me Komitetin Ekzekutiv u rrënuan, me to u zhduk pa lënë asnjë gjurmë edhe ajo “Kafe-Pastiçeri” e famshme si pjesë e rëndësishme e historisë së Tiranës, por jo vetëm. Nga ajo pastiçeri kanë mbetur vetëm fotografitë dhe çfarë mund të kujtojë brezi, ata që e kanë përjetuar.

NJË BULEVARD ME TRE EMRA

Gjatë kohës së komunizmit e miqësisë me sovjetikët, ajo pjesë veriore e atij segmenti kryesor nga qendra drejt stacionit të trenit, pas vitit 1945, është njohur me emrin “Stalin”. Pas prishjes me rusët, u quajt “Dëshmorët e Kombit” dhe pas 1990-ës iu rikthye “Bulevardi Zogu I”. Atë zone dhe atë bulevard e kujtoj mirë: Në krye Komiteti Ekzekutiv, një ndërtesë italiane (ish-Bashkia) dhe në krah, menjëherë pas tij, një rrugë, pastaj reklamat me filmat te kinema “Partizani”, “17 Nëntori”, në krah të tyre “Republika”, “Ali Demi”, “Agimi” dhe kinema “Dajti”. Mbrapa reklamave, ishin banjat publike nëntokë, një park trekëndësh i vogël, pa stola, me pemë-gështenjë, dhe nga perëndimit, përballë hyrjes së “Kursalit”, ishte busti i “Vojo Kushit”.

Gjithashtu mund të lexoni

“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90

“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Ngjitur me reklamat, në kënd, me një peshore vertikale qëndronte Shabani me motrën, gjithmonë me të zeza. Peshoren në darkë e çonin te Hotel “Çajupit”, mbrapa Pastiçeri “Pezës”. Një rrugicë, ku ndodhej shtëpia e Rezartit, pranë kubesë së xhamisë, në vijim Dekori i qytetit dhe fundi i rrugicës të nxirrte te Estrada e Shtetit dhe Pastiçeri “Tirana”. Pas reklamave, një kryqëzim të vogël dhe nëse do të merrje “Rrugën e Durrësit”, ishte dyqani i bulmetit, me shitëse Dijën, një kinkaleri e vogël, dy vëllezërit kuksianë që shisnin kos. Pas kosçiut, Ndërmarrja e Mirëmbajtjes së Tiranës, ku shumë punonjës të saj, më vonë u bënë këngëtarë, valltarë të njohur, si Rexhep Çeliku, fizarmonicisti ……….Rexha, (bashkëshorti i Fitnete Rexhës) Hajdar Golemi, vëllai i boksierit, gazetarit të njohur Met Golemit, etj.

Më pas një mjedis i vogël, me një burrë të dobët që bënte panorama me letër punë dore, duke i cili duke tregtuar thërriste; “Hajde Stalini, Lenini”, 200 lek copa bërtiste. Ngjitur me të një dyqan, ku rrinte një trupshkurtër me beretë, që shiste bileta lotarie, me një çantë në krah. I njohur për shprehjen: “Lotaria provoni fatin, me 5 lek blini pallatin”. Pastaj “Riparim biçikleta”, me Ganiun shef, me të edhe Hys Karapici. Pas tyre një pemëshitës, Kadriu, dhe sipër dyqanit, “Hotel “Beqir Banja”, që zinte të gjitha me fasadën nga jugu. Një tjetër biçikletaxhi, Petrit Kika, me origjinë nga Kikat e Krujës që jepte biçikleta me qira. Me klientë Fat Ferrën, i afërt i tij, futbollistët e njohur Loro Boriçi, Panajot Pano, Miço Papallopulli, Kolec Kraja, aty i gjeje, njëkohësisht edhe miq edhe të Ganiut e Hys Karapicit.

Ngjitur një ndërtesë trekatëshe: Në të parin “Menca e studentëve”, e quajtur ndryshe “Odesta”, me emër për kohën. Në katet e sipërme, banonin familje që kishin nga një dhomë aty: Muzikanti Flamur Shehu me motrën, shahisti Agim Çuçka më pas ambasador, shkrimtari Gaqo Bushaka, gruaja hungareze Marjana Laboviti e cila u largua më vonë nga Shqipëria. Pas saj, vinte një rrugicë, brenda të cilës një tjetër biçikletaxhi, Idriz Vrapi, si dhe shtëpia e familjes së Karapicëve. Pas rrugicës, në vijim të “Rrugës së Durrësit”, ndodhej Pastiçeri “Agimi, e gjatë, paralel me trotuarin, unikale për ato vite, vendin ku ndodhej dhe popullaritetin, gjithmonë me qytetarë që hynin e dilnin. Para saj stacioni i autobuzi për në Laprakë dhe nga ana tjetër e rrugës, një distributor benzine.

Ndërkohë, nga Komiteti Ekzekutiv deri te stacioni i trenit, një distancë jo më shumë se 1 km e 100 m., e projektuar nga italianët, shumë i gjerë, kishte një trotuar në mes që fillonte në krye dhe vazhdonte deri në fund. Vetëm dy ishin të tilla në Tiranë: Ai në atë bulevard dhe tjetri në Rrugën “Konferenca Peza” (“Rruga e Kavajës”), nga Banka deri te 21 Dhjetori. Me pemë, lulishte të ulta që e shoqëronin përgjatë tij, me disa segmente me ndërprerje, kryqëzime për këmbësorët, biçikletat, automjetet dhe që krijonin një impakt ndryshe për qytetarët, mjedisin. Të tilla kanë mbetur, i kanë rezistuar kohës. Pas reklamave të kinemasë, atij kryqëzimi të vogël, ndërsa merrje rrugën për nga materniteti, në krahun e majtë ishin ndërtesa të një strukture, dy dhe trekatëshe, të gjitha me ballkone, dritare, hyrje veriu. Me një trotuar, jo më shumë se 2 metra gjerësi për kalimtarët.

Fillimisht “Pastiçeri Peza”, një ndërtesë e vogël dykatëshe, me çati të kuqe, me dy hyrje, veri-lindje, me “Cantabriga”-n, aparatin italian të akullores, që dukej nga jashtë saj dhe që bënte zhurmë. Një kupë akullore pesë lekë, dy dhjetë. Një pastiçeri që kujtohet edhe për bozën që tregtonte, e preferuar në kohë vere akullore me bozë, dhjetë lekë. Ngjitur, në kurriz me të, ishte Hotel “Tomorri”, një ndërtesë trikatëshe, në kulm dy çati të pjerrta e tjegulla të kuqe, ndryshe nga të tjerat. Në vijim Klinika Dentare, shkallët dhe në katin e sipërm të saj, (aty kam bërë bërë dhëmbët), me ato frezat e kohës. Dhe kur dilja, për ta ftohur plagën e ulur dhimbjen, mamaja më merrte një akullore. Pastaj “Dyqani i pionierit”, i famshëm, me tre banakë, shitëse vetëm gra, me sektorin e veshjeve, këpucëve, etj., ku të gjithë ne të asaj moshe, ishim të detyruar të blinim aty.

Në prag të fillimit të sezonit shkollor, një fluks i madh e gjithë Tirana brenda tij, fëmijë, prindër, kujtoj që; nga shalli i pionierit, pantallonat, përparësen e zezë, aty i kam marrë. Pranë, “Dyqani i Artit” me shitësen Milika Nini, një dyqan i hapur, lejuar nga shteti ku shiteshin piktura, që më pas u transferua te pallati me kolona i Vaçe Zelës. Një farmaci gjithashtu, nuk jam i sigurtë “Roje nate” – apo jo, “Librarinë e Madhe” siç i thonin, e lartë dhe me hapësirë, ku edhe aty kemi blerë libra, revista shqiptare dhe të huaja për moshën tonë, ndër to “Xhaxha Stefi”. Një filateli të vogël me pulla, një restorant i gjerë, me emrin “Donika”, dhe si në qendër gjithmonë plot me klientë, jo vetëm për qytetarët por edhe të ardhurit ditorë. Në darkë, kishte orkestër, pasi shfrytëzohej edhe për evente familjare, dasma, ndërsa kalonim aty dëgjonim muzikën.

Pastaj Pastiçeri “Tirana”, një rrugë kalimi si ndërprerje, ku pak e futur ishte Estrada e Shtetit apo e Estrada e Tiranës siç njihej. Në vazhdim, një ndërtese e lartë, Pallati i Kulturës “Ali Kelmendi”, i mirëmbajtur, e pandryshuar edhe sot (ndonëse me tjetër funksion). Hotel “Donika”, tjetër simbol e asaj kohe, asaj rruge, pas saj, Kinema Verore “Partizani”, Cirku Veror. Përballë, në krahun tjetër të bulevardit: Një bonboneri, Hotel “Durrësi” (një dykatësh në krye të rrugës, dikur Kafe “Berlini”), me restorant “Peshku”, në katin e parë të tij, pastaj hyrja për te Kisha Orthodokse, një biletari sporti, një ndërtesë, në katin e parë dyqan metrazh, lart rrobaqepësi, dhe disa shtëpi. Vite më vonë aty u ndërtua Hotel “Peza”

NGA “BELLA VENEZIA”, TE PASTIÇERI “TIRANA” 

Historia e asaj pastiçerie, nis në mes-vitet 1925-‘30. Petraq Toka dhe Dhimitraq Papa, dy biznesmenë, të afërt me njëri tjetrin, vendosën të hapin një të tillë në Tiranë, pikërisht aty ku qëndroi për shumë kohë. Petraqi, i lindur në Melan të Përmetit në vitin 1988, ka kryer studime për pastiçeri. Me mbështetjen e gruas së tij, Flora Tasellari, me profesion pastiçerie, një traditë e familjes, pasi kishte qenë në Greqi, Turqi, Egjypt, ku mbaroi një shkollë franceze pastiçerie, vendosin të vij në Tiranë, për të ushtruar zanatin, e hapur një pastiçeri me emrin “Bella Venezia”. Djalë i ri, Petraqi nuk është as 35 vjeç.

MEDALJA E ARTË DHE TORTA E DASMËS PËR MBRETIN ZOG

Në vitin 1935, në Panairin Ndërkombëtar të Pastiçerisë në Bruksel, ka konkurruar me prodhimet e saj edhe “Bella Venecia” e Tiranës. Në përfundim, nga juria, ajo është vlerësuar me medalje ari për konfeteri, biskoteri dhe fama e saj do të përhapet me shpejtësi në Europë. I pari që u befasua dhe më pas do të ishte klient i tyre, ishte Mbreti Zog, familja e të cilit çdo porosi do e bënte te “Bella Venezia”. Si frekuentues me shije perëndimore të ëmbëlsirave, ndër më të preferuarat e tij ishte “Marron glace”.

Në ditën e martesës me Mbretëreshën Geraldinë, ai i kërkoi pronarëve të “Bella Venezia” t’i përgatisnin tortën. Me përmasa gjigante, çdo pjesë e saj ishte e veçantë për t’u shijuar e konsumuar. Shumë kujdes stafi i “Bella Venecia”-s tregoi gjatë transportimit, pasi në praktikën e këtij procesi, kishte patur raste që torta të dëmtohej, prishej, për shkak se ishte tejet delikate, ngaqë i mungonte struktura mbajtëse. Ndërkohë, në atë periudhë, një tjetër “Bella Venezia”, kishte edhe në Durrës, por ajo e Tiranës ishte e veçantë.

E VETME MODERNE NË KRYEQYTET

Bar Pastiçeri “Tirana”, e mirë vendosur, një një bulevard kryesor, me fluks, sidomos në periudhë vere, kur në trotuar para hyrjes vendoseshin tavolina, ndërsa në fundjavë, ishte e preferuar edhe nga familjarët, kur një pjesë e mirë klientëve njiheshin, kishin miqësi midis tyre. E kujtoj shumë mirë pasi në adoleshencën time, edhe unë me prindërit e mi, kemi qenë admirues të saj, për pastat, akulloret, kasatat, kompekaj dhe torta e njohura me rum, që përgatiteshin, të veçanta për kohën. Me banakun, raftet përballë, me pasqyra kristali, pastiçeria me e bukur, moderne Tiranës, ajo nuk shërbente për ceremoni dasmore, diçka për ndonjë përvjetor, ceremoni, jo orkestër, e ndër të vetmet e hapur deri në orët e vona të natës. Për t’u hapur herët në mëngjes.

Aty tregtohej, jo vetëm kafe, por edhe konjaku “Skënderbeu”, fërnet, ponç, apo raki. Pak i frekuentuar nga gratë. Në mes-vitet ‘60-‘70, i ardhur nga Australia, emigrant atje, pinjoll i familjes Papa, tek dera e Pastiçeri “Tirana”, qëndronte një burrë. I madh në moshë, por elegant, me një fytyrë të vrenjtur, që stononte për funksionin që kryente. Siç flitej, nisur nga profesioni në Australi, i kishin bërë një operacion plastik në buzë, qëllimisht që të dukej gjithmonë i qeshur, Organizonte punën, priste përcillte njerëzit, madje NTSHUS, për një kohë e caktoi të shërbente edhe te pastiçeri “Flora”, në ato fillime të saj.

INTELEKTUALË, ARTISTËT, FREKUENTUES TË SAJ

Pastiçeri “Tirana”, një vend mondan, dhe për mondanët e Tiranës. Kur sapo hyje brenda, e kuptoje që nuk ishte vendi yt aty, por një lokal i një nivel tjetër të caktuar njerëzish. Futja, dhe qëndrim te Kafe “Tirana”, ishte një privilegj, jo të gjithë mund ta frekuentonin atë. Më shumë intelektualë, një pjesë e elitës, jetës artistike kryeqytetase, personalitete të njohura të artit, kulturës, shkrimtarë, poetë, piktorë, skulptorë, aktorë, dirigjentë, kompozitorë, këngëtarë, sportistë, etj. Një lokal perëndimor, më mes të qytetit, ku shërbehej edhe me pije të huaja.

I veçantë për burrat e nderuar të Tiranës, ndër të cilët kujtohet shkrimtari Dhimitër S. Shuteriqi, akademiku dhe kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, që banonte sipër saj, duke zbritur, ulur, e shkruara në një tavolinë të tijën, i pa shqetësuar nga klientët. Madje siç edhe shprehej; “ata ishin një komunikim frymëzues për të”. Pastaj miqtë e pandarë, kur dy, tre herë në ditë, mund ti gjeje aty, me tavolina të rezervuara për to: Përkthyesi i njohur Robert Shvarac, Pjetër Rodiqi, (bashkëshorti i Vaçe Zelës) doktor Agim Tartari, trajneri i 17 Nëntorit, Myslym Alla, Sinan Tafaj, aktori Skënder Sallaku, etj.

BANORËT SIPËR SAJ

Ajo ka qenë një ndërtesë dykatëshe: Në të parin ishte pastiçeria, ndërsa mbi të mjedise komode banimi, me hyrje të gjëra, ballkonet e mëdha në fasadën ballore. Pas çlirimit, largimit të huajve që kanë banuar aty, midis tyre një gjeneral italian, në to u sistemuan disa familje të njohura, si ajo e Fadil Pacramit, deri më 1964. Me largimin e saj, aty u vendos familja e gjeneralit, mjekut ushtarak Ibrahim Dervishi. Ngjitur me të, ajo e shkrimtarit Dhimitër Shuteriqit. Pranë, një ndërtesa trikatëshe, ku ka banuar një tjetër personalitet i njohur, Vasil Prifti, ndër vite drejtues edhe i klubit Dinamo. Gjithashtu edhe familja Marikaj, edhe këta banues në atë ndërtesë.

JO E PËLQYER NGA REGJIMI KOMUNIST                          

Pas çlirimit, “Bella Venezia” do të merrte, apo do t’i vendonin emrin Patiçeri-Kafe “Tirana”. Jo tipike popullore, nisur edhe nga frekuentuesit sistematikë të saj, që në një farë mënyre nuk pëlqehej nga sistemi komunist. Por, duke e lënë të funksionuar, shërbyer në heshtje, pa u sulmuar prej tyre. Aq më shumë kur në fillim të viteve ‘60, me ndërtimin e pallateve në “Rrugën e Durrësit”, hapjen e Pastiçeri “Flora”, e bukur, moderne. Shumë e preferuar nga qytetarë, artistë, sportistë, prokurorë, gjykatës, zyrtarë, nga punonjësit e agjencive pranë saj, nga ata të sapo kthyer nga vendet e Lindjes.

Si dhe studentë, të rinj, të reja. E rëndësishme për zonën, banorët, si një lokal i ri, edhe për shërbimin, zupat, poncin, një mjedis që ka shërbyer edhe për takimet nostalgjike, njohjet e para, dashuritë e mëdha të kohës. Pastiçeri “Flora”, konkurruese për “Kursalin” dhe Pastiçeri “Tiranën” që kishin mundur të ruante traditën, deri në prishje, kur më 1980, e gjithë ajo zonë, përfshirë edhe Komitetin Ekzekutiv, deri te Pastiçeri “Tirana”, u rrafshuan për të ndërtuar Muzën Historik Kombëtar.

AGIM JANINA; “PASTIÇERI ‘TIRANA’ PËR ELITËN KRYEQYTETASE”

Një përcaktim i kohës, të cilin e gjejmë në librin “Peneli i një kohe”, i publicistit të njohur Agim Janina, ku autori në një moment lidhur me atë lokal, i referohet kujtimeve të piktorit Nexhemdin Zajmi. “….E veçantë ishte miqësia e piktorit Nexhmedin Zajmi, me shkrimtarin Petro Marko dhe skulptorin Odhise Paskali. Me Petro Markon ishte njohur në Romë, në kohën e akademisë, një njohje të cilën e vazhduan e thelluan  edhe pas kthimit në atdhe. E vlerësonte shumë Petron, si njeri me kulturë, të edukuar, human, një penë e mrekullueshme si shkrimtar, për botimet, librat e tij me shumë vlerë. Ndër to “Intervistë me vetveten”, ku ai flet për takimin e parë me studentin Zajmi. Njohja me Safon, piktore, gruan e tij, e lidhte edhe më shumë. Po kështu edhe për Paskalin, ish-mësuesin e tij në shkollën Teknike të Vizatimit, për të cilin Zajmi shprehej se; figura artistike e Paskalit, shtrihej më shumë se ajo e një artisti, një skulptori, duke marrë krijimtarie artistike të tij si model e shembull krenarie kombëtare, përfaqësuese dinjitoze në artin bashkëkohor botëror.

“Shpesh, me Paskalin dhe Markon në mbrëmje takoheshim te ‘Pastiçeri Tirana’, në bulevard, një lokal pranë Estradës dhe Pallatit të Kulturës ‘Ali Kelmendi’. Qëndrimi në ato poltrona të mëdha, biseda deri në orët e vona të mbrëmjes ishte kënaqësi për ne të tre. Kujtonim të kaluarën e përbashkët duke biseduar për zhvillimet artistike në artin figurativ dhe në letërsi. Më pas ndarja, te fillimi i ‘Rrugës Fortuzi’, duke përcjellë njëri-tjetrin. Petro për në apartamentin e tij, në pallatin përballë nga ana tjetër e bulevardit, ndërsa Paskali vijonte edhe disa metra për në shtëpinë e tij, një ndërtesë dykatëshe, ngjitur me Fakultetin e Shkencave, ndërsa unë nga për në Rrugën ‘Konferenca Peza’, pranë stabilimentit ‘Mihal Duri’ ku edhe banoja”./ Memorie.al      

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Kalendari 27 Shtator 2026

Next Post

“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

Artikuj të ngjashëm

“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91
Dossier

“Tani që ne na ndodhin ngjarjet e ambasadave, autori i shkrimit Nikolla Spathara, kërkon të ngjallë urrejtje të nipërve të ballistëve, duke iu kujtuar…”/ Akuzat e Sofokli Lazrit në plenum, 7 korrik ‘90

September 27, 2026
“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 27, 2026
“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990
Dossier

“Duhet të godasin mbi rrugaçët e huliganët, për të mbrojtur popullin dhe pushtetin që e kemi fituar me gjak dhe duhet ta mbrojmë me gjak deri në fund…”/ Debatet në Plenum, 6-7 korrik 1990

September 26, 2026
“Anija ‘Petrovski’ e regjistruar në BRSS, gjatë lundrimit ndaloi në Durrës mes datave 10 dhe 15 janar 1952, ku shkarkoi 12 tanke të një tipi të ri, që ngjanin me modelin T-34…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Anija ‘Petrovski’ e regjistruar në BRSS, gjatë lundrimit ndaloi në Durrës mes datave 10 dhe 15 janar 1952, ku shkarkoi 12 tanke të një tipi të ri, që ngjanin me modelin T-34…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 26, 2026
“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90
Dossier

“Mund të pritet ndoshta një sulm ushtarak nga jugosllavët, po edhe nga grekët, duke thënë: ‘Do të hyjmë të mbrojmë vëllezërit tanë në minoritet’, prandaj Ushtria…”/ Fjala e Ramiz Alisë në Plenum, 6 korrik ‘90

September 26, 2026
“Hrushovi mund të përdorë vizitën në Shqipëri edhe për sulmet e tij ndaj NATO-s, atij mund t’i bashkohet dhe kryeministri gjermano-lindor Otto Grotewohl, i cili erdhi në Tiranë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s
Dossier

“Hrushovi mund të përdorë vizitën në Shqipëri edhe për sulmet e tij ndaj NATO-s, atij mund t’i bashkohet dhe kryeministri gjermano-lindor Otto Grotewohl, i cili erdhi në Tiranë…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

September 26, 2026
Next Post
“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që…”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Me konsolidimin e pushtetit të Ramiz Alisë, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës, pasi Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë që...”/ Dokumentet sekrete të CIA-s

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme