• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Saturday, April 25, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

Dr. Ibrahim Rugova ia ka zbuluar për herë të parë lexuesve kosovarë, shkrimtaren e persekutuar shqiptare Musine Kokalari, pasi në revistën letrare “Jeta e re”, nr. 2, mars–prill 1983, botoi katër tregime të saj

Nderim përherë Presidentit Rugova
“Ildishane Kalo na tha se; kryetari i Këshillit urdhëroi të mbyllej dera e së vdekurës me çelës, deri sa të vinin ata të Degës, të cilët i morën Musinesë, rreth…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit politik
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
“Ditën që vdiq Musine Kokalari në banesën e saj në Rrëshen, unë gjeta të shkruara me dorën e saj…”/ Dëshmia e rrallë e i fqinjit dhe varrmihësit të saj, vlonjatit të internuar
“Në Shkollën e Vizatimit, nxora një nxënës jashtë, se bënte zhurmë, por ai filloj të qajë dhe kur e pyeta për emrin, më tha; Ramiz Alia…”/ Dëshmia e rrallë e piktorit të njohur, për bisedën me Lasgushin, në ‘84-ën

Memorie.al / Ibrahim Rugova ia ka zbuluar për herë të parë lexuesve kosovarë shkrimtaren e persekutuar shqiptare, Musine Kokalari. Në revistën letrare “Jeta e re”, nr. 2, mars–prill të vitit 1983, Rugova botoi katër tregime të saj (Mos qofshin vjehrrat e zeza; Kulloi odaja; Për mustaqet e Çelos; Ulërima e qenit), të cilat i shoqëroi me një shënim për këtë autore, e cila ishte e panjohur në Kosovë. Çuditërisht, po në këtë vit, në muajin gusht (13 gusht), kjo aristokrate shqiptare, pasi kishte sfiduar burgun, internimin e vetminë, nuk arrin ta mund edhe kancerin, vdes në Rrëshen.

Pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri, emri i shkrimtares e intelektuales Musine Kokalari aktualizohet qoftë si krijuese, qoftë si disidente politike dhe në morinë e shkrimeve, studimeve, botimeve, emisioneve e dokumentarëve televizivë, besa edhe në Kosovë (Pos tjerash i është kushtuar një numër tematik i “Jetës së Re”) askush nuk përmendi këtë paraqitje të Ibrahim Rugovës, për Musine Kokalarin!

Shkrimi i Rugovës, nëse nuk shkon përtej një prezantimi, së paku ka vlerën dhe vulën e kohës kur u botua, sepse kishin kaluar vite që kjo shkrimtare, ndër femrat e para shqiptare, nuk përmendej e, lëre më të botohej, as në Shqipëri e as në Kosovë. Se çka e ka nxitur Rugovën për të bërë këtë punë, tani vetëm mund të hamendësojmë?

Në vazhdim po e japim shkrimin e Rugovës për Musine Kokalarin

Gjithashtu mund të lexoni

“Të shkruash saktë në gegënishte sot, nuk është thjesht çështje dëshire; është një akt rezistence intelektuale, pasi ata ‘100 veta’ që e mbajnë gjallë atë, janë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

“Gjatë bisedës, Lasgushi përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë, si dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard, duke thënë se…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit dhe regjisorit të njohur

SHËNIM

Musine Kokolari është njëra nga femrat e rralla që shkroi midis dy luftërave, në periudhën 1912-1945. Për të nuk dimë shumë tashpërtash, pos që më 1940 botoi një libër me tregime e skica me titull; ‘Siç më thotë nënua plakë’.

Po shtojmë se pos Musine Kokolarit, brenda kësaj periudhe vepruan edhe dy femra të tjera: Androniqi Zengo në pikturë dhe në kritikën artistike dhe Elvira Tarro, në kritikën letrare, e të dyjat ishin korçare.

Zengo kishte kryer akademinë e artit në Atinë dhe në pikturën e saj ndihet mjaft theksi impresionist i peizazhit. Veprimtaria e këtyre krijueseve flet se në këtë kohë fillon edhe inkuadrimi i femrës në kulturën shqiptare, që pas luftës do të jetë edhe më aktiv dhe më i dukshëm.

Është mirë të dihet se Kokalari i shkroi tregimet e saj në të folurit çam, pra të krahinës së Çamërisë dhe njëherësh është njëra ndër shkrimtarët e rrallë shqiptarë që shkroi thjesht në këtë të folme, madje me qëllim artistik, sepse siç e dimë në historinë e letërsisë shqiptare shumë shkrimtarë tanë kanë shkruar në dialektin e tyre, meqë e ndienin si gjuhë të përgjithshme, e po të vepronte kështu, atëherë M. Kokalari do të shkruante në toskërishten letrare.

Po ashtu këtu nuk i marrim ata shkrimtarë që dialektin, në kuadër të gjuhës së veprës dhe të gjuhës letrare, e përdorin për tipizim të personazheve. Për librin e saj, më 1940 në gazetën “Bota e re”, nr. 1 të 30 korrikut, poeti ynë i njohur, Lasgush Poradeci, bëri një kritikë mjaft interesante. Ja si e vlerëson Poradeci, esencialisht, prozën e Kokalarit: “Krijim origjinal.

Zënia e jetës, kapja e menjëhershme e saj në fond dhe në formë dhe faqja imediate, pa asnjë ndërmjetësim, me anën e artit, kjo është origjinalitet – origjinalitet letrar. Zënia e jetës në momentin kritik që është moment i madh i çdo manifestimi të jetës njerëzore, që përmbledh dhe shfaq, në një pikë tërësie, gjithë kuptimin e vërtetë të jetës të shfaqur rastësisht, kurse stilin e saj e quan stil substancial, që u përshtatet subjekteve”. (fq. 6.)

Vetë përcaktimi i Lasgushit të shkruajë për këtë libër, edhe pse ai shkruante shumë rrallë për ndonjë autor apo libër, e sidomos këtë poet me ndjenjë të hollë për gjuhën poetike dhe me koncept të zhvilluar e të pasur për atë gjuhë, flet se ai në këtë libër e shihte të realizuar këtë çështje.

Madje konstatimi i tij se autorja e zë jetën në momentin kritik, do të thotë atëherë kur ajo manifestohet në formën më të lartë, po ashtu e vë në rend të parë aftësinë e shkrimit të Kokalarit, pra jeta në kulmin e zhvillimit të vet, në të vërtetë të momenteve të saj.

Një vlerësim të mirë dhe interesant e jep edhe Maksimilian Lamberc: (Maximilian Lamertz), albanologu i njohur gjerman, më 1948, në librin “Albanaiches lesebuch”, Lajpcig 1948, prej nga i morëm këto tregime të Kokalarit. Ai thotë se autorja në dialektin çam, na sjell skena popullore në formë të dialogut dhe e çmon gjuhën dhe talentin e saj.

Në vazhdën e këtyre vlerësimeve po shtojmë se M. Kokalari përmes të folmes së çamërishtes, e ngrit të folurit e vet në prozë, të folurit tregimtar dhe përmes këtij të foluri na jep mentalitetin dhe pozitën jetësore të personazheve të atij mesi, e jo përmes ndonjë përshkrimi sociologjik të jetës.

Do thënë se personazhe të tregimeve të saj janë gratë, në botën e të cilave hyn përmes rrëfimeve të tyre di-alogjike dhe kështu ne kuptojmë problemet jetësore të tyre: konfliktet njerëzore e materiale, realitetin familjar të një kohe, pozitën e gruas, kurbetin, vajin, dasmën, shkurtë, fatin njerëzor në përgjithësi. Pra autorja na jep një fenomenologji të shpirtit të gruas shqiptare në një kohë të caktuar, që vjen e merr vlerën e artit në të cilin ngrihet e realizohet.

Njëherësh po theksojmë se këto tregime janë me interes edhe për gjuhëtarët tanë, madje edhe për elemente për gjuhësinë historike, sepse dialektin që përdor autorja përmban shumë trajta gjuhësore që i ndeshim në veprat e autorëve të njohur arbëresh, si te De Rada, G. Dara, Serembe, Santori e të tjerë, sepse shumë prej tyre ishin me origjinë nga këto vise dhe e kishin marrë gjuhën e atëhershme me vete, madje si fakt se si gjuha ruhet dhe zhvillohet brenda një dialekti dhe brenda një gjuhe në përgjithësi, që duhet të vështrohet si fenomen.

Për shembull trajta të tilla janë golë (gojë), fëmijë (fëmijë), bilë (bijë), ill (yll) etj. Pra tregimet e Kokalarit e vërtetojnë faktin se edhe dialekti në shkrimin letrar, i përdorur me mjeshtëri, mund të jetë mjaft produktiv krahas me gjuhën letrare brenda së cilës realizohet, ashtu siç është produktiv në zhvillimin e gjallë të gjuhës, në jetën tonë gjuhësore dhe jetësore./ Memorie.al

Ibrahim Rugova. “Jeta e re”, Prishtinë, 1983, mars-prill, nr. 2, f. 398, 399.

Përgatiti: Munish Hyseni

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Në Zyrën e Spiunazhit në Janinë, ku ishte Dhimo Duka, me origjinë nga Senica e Delvinës, kur majori më pyeti se përse nuk ka më arratisje nga Shqipëria, unë...”/ Deponimet e Braho Beqo Eminit, “Gjoksit”

Next Post

"Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi..."/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!

Artikuj të ngjashëm

“Po si ju shkon ndërmend o ‘të bekuem’, se me vendime politike të nji komunisti pervers si Enver Hoxha, do të ndërroni identitetin kombëtar shqiptar…”?! / Refleksionet e publicistit të njohur
Art & Kulture

“Të shkruash saktë në gegënishte sot, nuk është thjesht çështje dëshire; është një akt rezistence intelektuale, pasi ata ‘100 veta’ që e mbajnë gjallë atë, janë…”/ Refleksionet e gazetarit të njohur

April 24, 2026
“I mërzitshmi dhe i padurueshmi R.P., i jep Kadaresë një lajm gati të pabesueshëm; ‘Lasgushi, ka pasur këtë verë, një histori dashurie…”/ Ngjarja e panjohur e dy kolosëve të letrave shqipe
Art & Kulture

“Gjatë bisedës, Lasgushi përmendi vetëm Ismail Kadaren, kuptohet për mirë, si dhe emrat botërorë: Lermontov, Heine dhe Leopard, duke thënë se…”/ Dëshmia e rrallë e aktorit dhe regjisorit të njohur

April 19, 2026
“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936
Art & Kulture

“Zgjedhje të lira dhe Qeveri që buron nga Parlamenti dhe që bazohet mbi të, kjo zgjidhje është formalisht me normale, veç duhet liri shtypi serioze…”/ Refleksionet e publicistit të njohur, në vitin 1936

April 4, 2026
“Ai ishte jo vetëm i yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, për të cilët…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Robert Baird Shuman, autor i 60 veprave të botuara
Art & Kulture

“Ai ishte jo vetëm i yni, por edhe i disa familjeve të tjera shqiptare, ai ishte një mik i madh i shqiptarëve, për të cilët…”/ Historia e panjohur e Prof. Dr. Robert Baird Shuman, autor i 60 veprave të botuara

March 30, 2026
“Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur
Art & Kulture

“Laokoonti’ i heshtur: vuajtja, maskimi dhe disidenca e fshehtë e Ismail Kadaresë në regjimin komunist, është forma më e lartë e rezistencës, pasi…”/ Refleksionet e studiuesit dhe botuesit të njohur

April 1, 2026
“Falë Revistës ‘Cirka’, në mars 1936, në Kino ‘Rozafat’, organizohet i pari koncert me muzikë klasike në Shqipëri, ku para nji publiku të zgjedhun…”/ Historia e panjohur e pianistit të famshëm Tonin Guraziu
Art & Kulture

“Falë Revistës ‘Cirka’, në mars 1936, në Kino ‘Rozafat’, organizohet i pari koncert me muzikë klasike në Shqipëri, ku para nji publiku të zgjedhun…”/ Historia e panjohur e pianistit të famshëm Tonin Guraziu

March 29, 2026
Next Post
“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!

"Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi..."/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme