• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Friday, September 11, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Intervista

“Para se të ndahej nga jeta, Martini ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin, pasi…”/ Dëshmia autores së dokumentarit “Martin Camaj, i papërsëritshëm”!

“Kur Martin Camaj u nda nga jeta në mars të 1992 në Mynih, në vendlindjen e tij, në Temal, sipas riteve parake, nisi ‘gjama e burrave’, për birin që…”/ Refleksione të shkrimtarit të njohur
Studimi i panjohur i Prof. Martin Camaj: “Asht për t’u habitë se si Noli e Konica, pa qenë gjuhtarë…”/ Kumtesa e mbajtur në 60 vjetorin e gazetës “Dielli”
“Kur Martin Camaj u nda nga jeta në mars të 1992 në Mynih, në vendlindjen e tij, në Temal, sipas riteve parake, nisi ‘gjama e burrave’, për birin që…”/ Refleksione të shkrimtarit të njohur
“Kur lexoja ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, ndjeja praninë Hemingway-t, ashtu sikurse vite më vonë, praninë e Ungaretti-t, në poezinë e Martin Camajt…”/ Refleksionet e shkrimtarit dhe gazetarit të njohur
“Për atë që bëri për Kosovën, si ministër i Arsimit në qeverinë Vërlaci, ku dërgoi 200 arsimtarë, ai meriton monument në Prizren apo Prishtinë…”/ Refleksione mbi kontributin dhe veprën e Ernest Koliqit
“Poeti Kombëtar, At Gjergj Fishta, botoi nji ode shqip të At Valentinit, për nderim t’Shtjefën Gjeçovit, martirit t’ides kombëtare…”/ Refleksionet e studiuesit të famshëm, për korifenjtë e letrave shqipe

Nga VALERIA DEDAJ

Memorie.al / “Të dashun miq e vllazën shqiptarë, intelektualë, artistë dhe mbarë popull shqiptar, përshëndetjet e mija ju janë drejtue të gjithëve. Gëzohem pa masë se keni vendosë të vlerësoni veprën time: ky vlerësim na afron. Paçi burrninë të më shtini në rreshtin tuej. Ndonëse të ndamë për një gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijt. Martin Camaj”! Këto kanë qenë fjalitë e fundit që Martin Camaj tha ndërmjet një lidhjeje telefonike nga Munihu me Shqipërinë, para se të ndahej nga jeta.

Martin Camaj ka qenë ai që organizoi degën e albanologjisë, si fushë ndërdisiplinore në Munih, e për më tepër që siguroi vazhdimësinë e saj. Karriera akademike dhe profesionale e tij në Munih përmblidhet në tri faza si: bursist, docent privat, me leje mësimdhënie në albanologji dhe si profesor universiteti në albanologji (1971-1990).

Për këtë, por dhe për Camajn si njeri, flet dokumentari “Martin Camaj i papërsëritshëm” me skenar dhe realizim nga gazetarja, Tefta Radi. Në një intervistë, znj. Tefta Radi, tregon për punën që ka bërë për realizimin e këtij dokumentari, që nga vizita e saj në shtëpinë ku është rritur Camaj në Temal, por dhe për intervistat me albanologë dhe ish-nxënës të tij.

Gjithashtu mund të lexoni

“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse

“Për rolin e ambasadorit italian në Tiranën e viteve ’80-të, vajza e të cilit u dashurua me një djalosh shqiptar, solla nga Italia Remo Xhironen, por projekti im…”/ Dëshmia e regjisorit të njohur Namik Ajazi

Radi bën thirrje për vëmendjen që meritojnë këto figura, në mënyrë që të njihet kontributi i tyre nga të gjithë shqiptarët. Për realizimin e dokumentarit kanë ndihmuar dhe Agim Kuri si operator, montazhi: Gjergji Pano, formulimi muzikor: Kozeta Rafti dhe miksazhi: Ermal Bardhi, së bashku me Klodi Kadillarin, që janë dhe aktorët më të rinj, të cilët kanë inskenuar skenën e njohjes së Martin Camajt me Erika Camaj.

Zonja Radi, çfarë u bë shkas për realizimin e këtij dokumentari?

Shkak për realizimin e këtij dokumentari ishte prezantimi i dokumentarit që kisha realizuar për Migjenin në Munih, “Migjeni ky uragan”. Dokumentari u prezantua nën pjesëmarrjen e një audience të madhe, ku mes tyre ishin dhe përfaqësues të albanologjisë së Munihut, ishte interesimi i profesor Bardhyl Demirajt dhe i përkthyesit Hans-Joachim Lanksch, të cilët më besuan mua përgjegjësinë për të realizuar një dokumentar për Martin Camaj.

Me çfarë burimesh keni punuar?

Unë kam shfrytëzuar të gjitha burimet e mundshme, Arkivin e Shtetit në Munih të Fakultetit të Albanologjisë, dhe të familjes Camaj. Këtu do të veçoja korrespodencat e shumta që Camaj kishte lidhur me personalitete të mërgatës shqiptare, që nga Ernest Koliqi, Pater Zef Valentini, i cili kishte qenë dikur rektori në “Liceun e Kolegjës Saveriane”, ku Camaj studioi për 11 vjet. Ai është dëshmitari kryesor, që vërteton studimet e Camaj në këtë lice.

Një lice ku kishte studiuar Luigj Gurakuqi, Faik Konica e shumë personalitete të tjerë të vendit, një lice ku për herë të parë u fut gjuha shqipe dhe pse ishte fundi i shek. XVIII-të, pasi ashtu siç thotë studiuesi i njohur Vili Kamsi: “Në Shqipëri, studioheshin të gjitha gjuhët e botës, por vetëm gjuha shqipe jo”. Ky lice, sa fetar aq dhe human, ka ndikuar në formimin e tij.

Çfarë periudhe keni prekur nga krijimtaria e Camajt?

Camaj ka një histori interesante. Ai studioi në Liceun e Kolegjës Saveriane deri në vitin 1946, pastaj u mbyll nga diktatura komuniste dhe ushtroi profesionin e arsimtarit për dy vjet në Prekal dhe pse ishte nga Temali, një zonë e thellë e Dukagjinit. Më pas arratiset jashtë vendit dhe nis studimet në Munih. Kam punuar me diplomat e tij, kam intervistuar ish-nxënës dhe kolegë, albanologë të shquar, siç është Herman Ölberg, 91 vjeç.

Çfarë faktesh të reja sillni?

Janë shumë interesante faktet rreth statusit të azilantit politik, një status të cilin Martin Camaj e vuajti. E vuajti shumë sepse vepra e tij nuk u botua dhe nuk u njoh kurrë në Shqipëri, por u botua vetëm pas viteve të demokracisë. Ishte një plagë që nuk arriti të korrë frytet e punës së tij dhe pse autori i shumë e shumë veprave, të zhanreve dhe gjinive të ndryshme.

Erika Camaj shprehet se: “Martinin e kam parë të qajë, në sytë e tij kam parë shumë lot. Kam parë një njeri që kurrë nuk u dekurajua dhe pse rrugët i kishte të mbyllura, por që punoi dhe shkroi fort dhe nën statusin e azilanit. Pavarësisht se, ishte pozitive që Martini krijoi i lirë, nëse do të ishte në Shqipëri, do t’i ishte mbyllur goja, si shumë shkrimtarëve të tjerë.

Kolegët apo ish-nxënësit e tij si e kujtojnë?

Ölberg tregon në intervistën e tij për aksidentet që i kanë ndodhur Camajt, për shkak të statusit politik, nëpër konferencat e ndryshme jashtë Shqipërisë. Sipas tij incidentet ishin të shumta, për shembull në vendet arbëreshe i vihej si kusht, se të pranishëm duhet të ishin ose pala shqiptare, ose Camaj.

Ndërsa nxënësja e tij, Kristina Kërner, drejtuese në Departamentet e Kombeve të Bashkuara, shprehet se: “Martini preferoi t’u linte vendin kolegëve të tij, sepse ai i respektonte njerëzit, shkencëtarët, intelektualët shqiptarë, ai nuk kishte asgjë me njerëzit, sepse e kuptonte se padrejtësinë e bënte sistemi”.

Peter Bartlin, një tjetër albanolog i shquar, thotë se: “Martin Camaj bëri që ajo Shqipëri e vogël, të bëhet aq e madhe në sytë e mi”. Bartli e vlerëson shumë Shqipërinë, çuditërisht në shtëpinë e tij, gjeta mjaft simbole të kombit tonë; flamuri, libra në shqip dhe shumë histori që e lidhin me Shqipërinë. Erika Camaj më ka pohuar se; “Martin Camaj dy vjet para se të vdiste, ka djegur gjithë korrespodencën që kishte me kolegjin dhe me Pater Zef Valentinin”.

Sipas saj gjithçka mbetet enigmë. Ajo thotë se; “nëse unë do të isha me të, asgjë nuk do të kishte përfunduar dhe tretur në zjarr, sepse ato ishin dokumente me mjaft vlerë. Camaj ishte jashtë klisheve, ishte vetvetja, ishte njeriu që përpiqej të mos bënte atë që e kishin bërë të tjerët, por të kërkonte gjithmonë.

Keni xhiruar në vendlindjen e tij, në Temal?

Këmbëngulja ime për të xhiruar në shtëpinë e Martin Camajt në Temal, për të bërë 13 orë rrugë dhe për të kaluar katër pesë male, ishte e madhe. Unë arrita t’ia dal, madje mund të them se mposhta dhe burrat, kjo tregon se ne gratë jemi të forta (qesh). Shtëpia e familjes Camaj dhe pse është shpallur monument kulture, mbi të nuk është vënë dorë, po rrënohet dita-ditës.

Më kanë bërë përshtypje të jashtëzakonshme fëmijët e asaj zone, më ka bërë përshtypje Olivia, dy vjeçe në Temal, që të thuash është barbi, jo e jo, por dhe zanë, për mua është pak. Olivian së bashku me Morisin, i kam sjellë për të inskenuar fëmijërinë e hershme të Martinit. Morisin e vura në rolin e Martinit kur ruante bagëtinë, një fëmijë aq i bukur, me sy blu dhe aq i zgjuar sa një plan nuk e kam përsëritur kurrë dy herë, aq inteligjent ishte ai fëmijë. / Memorie.al

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

Dr. Ibrahim Rugova ia ka zbuluar për herë të parë lexuesve kosovarë, shkrimtaren e persekutuar shqiptare Musine Kokalari, pasi në revistën letrare “Jeta e re”, nr. 2, mars–prill 1983, botoi katër tregime të saj

Next Post

“Kur Mehmeti u mor në pyetje në Greqi nga amerikanët, u tha se më ka dërguar Kadri Hazbiu, i cili më vuri revolen në kokë dhe më tha...”/ Deponimet e agjentit “Gjoksi”, që punoi si kasap në Shkodër

Artikuj të ngjashëm

“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse
Intervista

“Unë dhe Pernaska i blemë në Budapest në ’72-in dhe i sollëm në Tiranë, ku akoma s’njihej ajo lojë, por kur ajo u përhap kudo, na thirrën në Klub dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Faruk Sejdinit, për goglat përplasëse

September 8, 2026
Intervista

“Për rolin e ambasadorit italian në Tiranën e viteve ’80-të, vajza e të cilit u dashurua me një djalosh shqiptar, solla nga Italia Remo Xhironen, por projekti im…”/ Dëshmia e regjisorit të njohur Namik Ajazi

September 6, 2026
“Gjatë një ekspozite te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve, kur Enver Hoxha e pyeti Foto Stamon; si jeni me bojrat, ai u tregua kurajoz dhe…”/ Dëshmia e ish-shitëses që furnizonte piktorët me materialet që vinin nga jashtë
Intervista

“Gjatë një ekspozite te Klubi i Lidhjes së Shkrimtarëve, kur Enver Hoxha e pyeti Foto Stamon; si jeni me bojrat, ai u tregua kurajoz dhe…”/ Dëshmia e ish-shitëses që furnizonte piktorët me materialet që vinin nga jashtë

August 30, 2026
“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve
Intervista

“Ne nuk bëmë kërkesë Presidiumit për faljen e jetës, pasi s’donim të rrinim më të lidhur me zinxhirë duarsh e këmbësh, siç na mbanin prej disa muajsh…”/ Intervista e Skënder Halucës, e para pak ditëve

August 14, 2026
“Pasi oficerët e Sigurimit tentuan ta përdhunonin e internuan në Grabjan të Lushnjes, ku ajo bleu 10 metra litar e bashkë me nënën…”/ Historia rrëqethëse e një prej vajzave më të bukura të Tiranës
Intervista

“Mamaja ime ishte kushërira e Enverit dhe kur babanë e dënuan me vdekje, ajo mundi të takonte vetëm motrën e Enverit e cila i tha…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 2, 2026
“Kur Haxhi Gora, na komunikoi; ‘Kryesia e Kuvendit, s’ua fali jetën, sot në mesnatë, toga e pushkatarëve, do ekzekutojë vendimin për katër shokët tuaj’, ne…”/ Dëshmia e ish-të burgosurit të Spaçit
Intervista

“Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që…”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

August 3, 2026
Next Post
“Kur doli nga spitali Shkodrës, se kishte prerë damarët në tentativë vetëvrasje, nga presionet e Sigurimit, u vetëflijua, duke u mbytur në…”/ Historia tragjike e përkthyesit të njohur, vëllai i Teme Sejkos

“Kur Mehmeti u mor në pyetje në Greqi nga amerikanët, u tha se më ka dërguar Kadri Hazbiu, i cili më vuri revolen në kokë dhe më tha...”/ Deponimet e agjentit “Gjoksi”, që punoi si kasap në Shkodër

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme