• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Friday, September 4, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Art & Kulture

“Profesor Shuteriqi ishte një personalitet i talentuar, ai mbartte një univers të pashterueshëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë kombëtare dhe europiane…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”

“Kur Lefter Çipa dëgjoi këngën dhe pa që teksti tij ishte deformuar në; ‘Djem e vajza porsi flutur / Që i rrit nëna Parti…’,iu duk tradhti ndaj Petro Markos dhe…”/ Dëshmia e rrallë për “Lasgushin e Bregut”
“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62
“Profesor Shuteriqi ishte një personalitet i talentuar, ai mbartte një univers të pashterueshëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë kombëtare dhe europiane…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”
“Profesor Shuteriqi ishte një personalitet i talentuar, ai mbartte një univers të pashterueshëm në disa fusha akademike, shkrimtar me kulturë të gjerë kombëtare dhe europiane…”/ Kujtimet e “Lasgushit të Bregut”
“Shuteriqi mishëronte humanizmin e dashurinë njerëzore dhe pa atë, Lidhja e Shkrimtarëve do të shndërrohej në një Degë e Brendshme, me Agollin e Buzën në krye…”/ Dëshmia e rrallë e Maks Velos
“Në takimin që pata unë dhe Shuteriqi me djalin e Kristoforidhit, ai na tregoj letrën që kishte përgatitur për Harry Fultz-in, ku thuhej se…!”/ Raporti i prof. Zini Sakos për Komitetin Qendror të PPSh-së, mars ‘62
“Pas mbledhjes urgjente në Lidhje ku na komunikuan fjalën e Enverit për Festivalin e 11-të, që na ra si bombë, Shuteriqi më shpëtoi mua dhe Simon Gjonin, nga prangat…”/ Dëshmia e rrallë e Zhani Cikos
“Porosia kryesore që iu dha para nisjes për në Kosovë, ishte; që s’duhej të takohej me Fadil Hoxhën, por Dhimitri e takoi dhe kur u kthye, e thirri Enveri në shtëpinë e tij dhe…”/ Dëshmia e rrallë e Mynever Shuteriqit

Nga Lefter Çipa

Pjesa e parë

Memorie.al / Profesor Dhimitër Shuteriqin e kisha njohur pa u takuar për së afërmi, nëpërmjet shkrimeve dhe studimeve të tij. Punime që i kryente dhe botonte herë pas here nëpër botime dhe organe, sidomos tek gazeta javore “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Më tërhiqnin artikujt e botuar për folklorin shqiptar në veçanti, folklorin e Jugut, të Toskërisë dhe të Labërisë së madhe, ku mençuria dhe dituria e tij më dritësonte shpirtin tim të etur dhe të pasionuar për folklorin e vendeve të mia, sidomos për këngën dhe vallen labo himariote. Është vështirë që të gjykohet dikush i panjohur dhe i pa takuar ndonjëherë, madje pa pasur rastin për t’i shtrënguar dorën e përshëndetjes. Mirëpo në shpirtin tim, Dhimitër Shuteriqi kishte bërë folenë e admirimit. Me të vërtetësish ëndërroja të takohesha dhe të miqësohesha…!

Bëhej fjalë për një personalitet të veçantë, të cilin unë e imagjinoja si një njeri të jashtëzakonshëm, me virtytet, bukurinë, zgjuarsinë dhe shtat-skalitjen ku spikaste urtësia, maturia dhe durimi. Dëgjoja shpesh prej intelektualëve që e njihnin, se ishte i ditur dhe i paarritshëm. Në tërësi, nisa të lexoja veprat e tij të botuara, që nga studimet filologjike, kritikat letrare, studimet dhe prurjet me të dhëna për folklorin dhe deri tek studimet historike. Çdo ditë më rritej vlerësimi, dashuria e heshtur, admirimi i plotë dhe i hapur në bisedat që bënim në grupe. Më pëlqente portreti i tij dhe sidomos mënyra e komunikimit dhe e ligjërimit në intervista në revista, gazeta apo televizion dhe radio.

Gjithashtu mund të lexoni

“Ndërkohë që Qamili hynte dhe dilte nga studio e tij me piktura në duar, policia do ta akuzonte si matrapaz që merrej me punë të fshehta kundër partisë dhe…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm

“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar…”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova

Kur e ndiqja në periudhën e parë të krijimtarisë sime, shpesh thosha e veten: vërtet do ta kem për fat të njihem dhe të bashkëbisedoj e të miqësohem me këtë shkrimtar të vendit tim, i cili çdo ditë më aspironte ndjenjat e një moshe djaloshare në fushën e kulturës. Zëri i punës së Dhimitër Shuteriqit u dëgjua si një zë i lartësisë së mesazheve shpresëdhënëse, të vazhdimësisë dhe pa ndërprerjes në fushën e letërsisë shqipe. Ai inkurajoi gjithë intelektualët dhe krijuesit në arenën kombëtare, sepse shkrimtari Shuteriqi ishte një personalitet i talentuar. Ai mbartte një univers të pashterueshëm në disa fusha akademike. Ishte një shkrimtar i kompletuar me një kulturë të gjerë kombëtare dhe europiane.

Ishte, i pari ndër të parët, që dritësoi në fushën e trashëgimisë folklorike, si një docent i dhembshur për visaret e kombit dhe të popullit të shumëvuajtur. I përcillte të dhënat dhe dashurinë me një dritësim të pa mjegulluar, duke depërtuar në shekuj të errësirës dhe zezimit. Ai shfaqej publikisht me një shpirt plot dritë dijeje, kulture, identiteti dhe pa përgjunje ndër rrethet e ndryshme dhe në raport me korrentit e shumta. Shuteriqi, si një atdhetar i diturisë dhe zgjuarsisë largpamëse, pati kurajën dhe guximin të reflektonte me kujtimet, studimet dhe krijimtarinë shpesh të paarritshme, dimensionet dhe përmasat vetjake prej personaliteti. Në një ndër ditët e bukura, pas shumë vitesh, pata rastin të takohesha me shkrimtarin e fisme dhe studiuesin sqimatar. Ishte viti 1971.

Në Tiranë zhvillohej Kongresi i VI-të i Partisë së Punës. Si gjithë grupet e tjera artistike të Shqipërisë, Grupi Folklorik i Pilurit ishte caktuar për të marrë pjesë në koncertin jubilar. Ishte nëntori olimpik i festave tradicionale të historisë kombëtare. Natyrisht, në ato vite të furtunave politike, ishte privilegj të zgjidheshe për një koncert të tillë. Kishte kritere të ndryshme, por spikaste si kryesor prurja artistike. Arritjet artistike të Pilurit i kishin dhënë mundësi të sillte këngën “Komisar i kohëve”. Ishte numri më i madh i pjesëtarëve të grupit prej 18 vetash; gjashtë vajza dhe dymbëdhjetë burra. Natyrisht entuziazmi dhe mosha shtonin energjinë dhe shpërfaqnin një temperament artistësh të rinj gjithë impulse. Kjo tërhiqte maksimalisht vëmendjen e artistëve dhe shkrimtarëve të vendit të cilët përgjithësisht merrnin pjesë në ciklin e këtyre veprimtarive të fundvitit.

Mbas shumë ditësh provash të tensionuara, një mbas dite në Pallatin e Kulturës së Tiranës, vjen si i dërguar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve, piktori Petro Kokushta dhe më kërkon personalisht. Pasi u përshëndetëm, u takuam si patriotë nga një krahinë, (ai nga Vunoi dhe unë nga Piluri), shkuam në bufenë e Pallatit për të pirë një kafe. Në bisedë e sipër, Petro më thotë: “I dashur Lefter, nesër në mbas dite, pasi të mbaroni provat, jeni të ftuar në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, për një koncert miqësor dhe argëtues në sallën e Lidhjes. Atje do të asistojnë shkrimtarët Dhimitër Shuteriqi, Dritero Agolli, Petro Marko dhe shumë e shumë të tjerë. Do të jetë kënaqësi e madhe edhe për ju si Grup i Pilurit, por edhe për neve si Lidhje, sepse është në prag të Kongresit. Kështu kam besim që dhe ju e keni të kënaqshme një ftesë të tillë që u bëhet nga ana jonë, si një institucion që i përket anës shpirtërore”.

Kështu u dakorduam për kryerjen e aktivitetit të nesërmen pasdite. Dhe kështu u bë. Të nesërmen pasdite shkuam në Lidhje. Salla ishte mbushur plot e përplot. Sa hymë në një mjedis tjetër, tepër rrëmbyes, entuziast dhe me një gjelbërim shpirtëror. Na u duk vetja se ishim me krahë. Kushdo na përshëndeste me fjalë të zgjedhura. Aty ishte vatra e diturisë kulturore. Kjo mbrëmje e paharruar për ne, koncerti dhe gjithë përgëzimet ishin meritë e Dhimitër Shuteriqit, Dritero Agollit dhe Petro Markos, si patriot nga Bregu. Por ishte edhe mbështetje e shumë të tjerëve, sidomos kompozitorëve Çesk Zadeja, Pjetër Gacit, Limoz Dizdarit, folkloristëve e studiuesve Beniamin Kruta si dhe zëvendësministrit të Arsim Kulturës, Mantho Balës.

Kjo ndodhte pasi Grupi i Pilurit ishte vlerësuar gjatë provave e në vazhdim, për koncertin e madh që do të jepesh në 7 nëntor, në mbrëmje, në Pallatin e Sportit “Partizani”. Me një buzëqeshje të grunjtë, si ai gruri i pjekur dhe i vesuar nga vesimi i Hënës, gjatë natës, të cilit në mëngjes i derdhen rrezatimet e syrit të diellit, e njëjta gjë ndodhi edhe me mua. Profesor Shuteriqi ishte i pari nga krerët e Lidhjes që pyeti: “Kush është Lefteri?” Në këtë moment ndjeva një rrezatim gjaku në trupin tim. Ishte diçka e veçantë. Profesori më rrëmbeu dorën dhe më kishte përfshirë në një përqafim. Ndërkohë që pasuam përqafime dhe me artistët dhe shkrimtarët e tjerë të ndodhur në atë mbrëmje në koncertin tonë në Lidhje. Ishte një veprimtari që zgjati disa orë.

Ishte një takim me kureshtjen tonë, por dhe të artistëve. Personalitetet na rrethonin me një kureshti dashamirëse. Pasi u përshëndeta nga të gjithë, profesor Çesk Zadeja më kishte qëndruar më pranë. Ndërkohë që Petro Marko nuk priti dhe ia nisi këngës himarjote “Vajzë e valëve”. Të gjithë, si zogjtë e bukur sipër valëve të detit, derdhëm simfoninë e shumë-zërave të Pilurit, por edhe të zërave pasionantë të artistëve të penës. Në mënyrë të papritur, Shuteriqi dhe Agolli, hapën braçet e krahëve të tyre dhe nisën të fluturonin.

Në këtë çast ylberizimi të polifonisë, poeti Xhevahir Spahiu derdhi një “oooiiii” skraparllishe, ku tavani i sallës na u duk se ishte i veshur me një qilim Persian, përsipër supeve tanë. Në mbarim të kësaj simfonie shpirtërore, regjisori, “Artisti i Popullit”, me atë zërin e tij dramatik, thërrmonte shkëmbinjtë e stëralltë. Derdhi diksionin e dridhshëm duke thënë: “Kjo është një mrekulli shekspiriane! Këtë duhet ta montojnë në skenën e koncertit që do të japin nesër”.

Një shtëllungim ere bregase u diktua në sallë, ku secili zinte vendin e tij e ku do vijonte aktiviteti. Profesor Shuteriqi më hodhi rishtas krahun së bashku me Dritëroin dhe u vendosa mes tyre. Ata të dy si kontër Parisi, kurse unë si një dre gërxhi, i rrahur nga breshëri dhe era e sertësuar nëpër shtrëngatat e viseve të mia. Koncerti i Grupit të Pilurit nisi me këngën e parë, “Komisari i kohëve”. Kënga u dëgjua me kureshtje të madhe. Për Grupin kjo ishte një provë tepër gjeneralë. Ky koncert në Lidhje ishte dalje para përfaqësuesve më të shquar të vlerave akademike, artistike. Për herë të parë ne kishim kaq shumë personalitete të ditura para, të cilëve po u shpalosnim repertorin tonë si grup. Ne sapo ishim shfaqur në skenën kombëtare me prurjen dhe vlerën e një dukurie të padëgjuar në stil dhe në fjalë.

Kishim nisur të bënim diferencën tonë me stilet fosforike të krahinave të jugut të Shqipërisë. Shtetërisht ishin ngritur problemet e trashëgimisë shpirtërore dhe ato materiale të folklorit tonë tradicional. Për këtë arsye, dëgjimi i Grupit të Pilurit ishte me shumë interes për studiuesit, hulumtuesit, gjurmuesit, grumbulluesit e këtyre visareve. Personaliteti që asistoi dhe mbështeti kësi kuvendesh të artit popullor shqiptar, duke inkurajuar edhe vazhdimësinë për të ardhmen, ishte profesor Shuteriqi. Natyrisht nuk përjashtoj edhe të tjerë të këtyre fushave. Pas koncertit që u duartrokit dhe u pëlqye pa masë, në mënyrë të veçantë nga akademikë e artistë të mëdhenj, si profesor Shuteriqi, Dritero Agolli, Petro Marko e Çesk Zadeja, të gjithë na u drejtuan dhe ftuan për kafe në barin e Lidhjes. Komplet si grup u ulëm.

U dha porosia për qerasje dhe u futëm në bashkëbisedim. Profesor Shuteriqi më drejtohet me një propozim dëshire. Nëse mundemi të këndojmë këngën për Abdyl Frashërin? Kishte shumë dëshirë ta këndonim ashtu siç ishim të lirë, për kënaqësinë e haresë shpirtërore, ku do të bënin iso edhe të pranishmit. Këngëtares titullare i dhashë aprovimin: “Merrja Katina!” Ajo ia nisi këngën me zërin e saj epiko lirik: ”Avdul prishe pasurinë/ një barë flori/ hipe vaporit dhe vajte/ Brenda në Berlin/…”! Kënga vazhdoi e gjitha, deri sa u mbyll e tëra. Profesor Shuteriqi dhe Driteroi më të pranishmit e tjerë, jo vetëm që ishin dhe pjesëmarrës të isos, por e shoqëronin edhe me fjalën e belbëzuar nëpër buzë e nëpër grykë. Herë nëpër shpirt e herë nëpër dritën e shikimit të syve…! Ata imitonin ritmin e këngës me lëvizjet e supeve dhe dallgëzimin e gjokseve. Nuk ua shqitja sytë as Shuteriqit e as Driteroit.

Pas mbylljes së saj, një pauzë engjëllore. Menjëherë nuk ia përtoi Shuteriqi dhe mu drejtua me atë elegancën e tij, stilist si një hark violine që luan sipër telave të temperuar tingujt e finesave. Me një delikatesë mjeshtërore hapi fletën e zemrës së vet dhe më tha: “I dashur Lefter, për këtë këngë tepër kombëtare jam shumë i interesuar. Ajo ka shumë vlera historike dhe më bën që të krenohem për këtë burrë kaq madhor në momentet më kritike dhe më delikate të politikës europiane të asaj kohe. Bën fjalë për atë kohë aq të turbulluar ballkanike ku kishin ndërmend që Shqipërinë ta shpërbënin krejt dhe si komb. Ka ndonjë gjurmim të kësaj kënge, që qëndron e freskët gati 100 vjet? Është gati anonime pa u adresuar as në ndonjë krahinë apo fshat dhe individ. Në këndimin tuaj më habiti ana stilistike e gjuhësimit dhe theksimit të emrit Abdyl Frashëri, që ju i thoni Avdil dhe jo Abdyl. Kjo ka shumë rëndësi për arsye dialekti por edhe për adresim origjine!” / Memorie.al

                                                                     Vijon numrin e ardhshëm

Ky shkrim është marrë nga libri “Dhimitër S. Shuteriqi, rilindasi i fundit dhe regjimi komunist” i autorit Dashnor Kaloçi, Shtëpia Botuese ‘Mediaprint’, Tiranë, qershor 2026

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Dr. Fejzi Hoxha para Shoqërisë Shqiptaro-Sovjetike më 26 maj, tha se aplikimi i metodave sovjetike mjekësore në spitalin e Tiranës, ka bërë të mundur që...”/ Libri i Nikolali Shmelev, “Novaja Albanija” Moskë 1951

Artikuj të ngjashëm

“Ndërkohë që Qamili hynte dhe dilte nga studio e tij me piktura në duar, policia do ta akuzonte si matrapaz që merrej me punë të fshehta kundër partisë dhe…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm
Art & Kulture

“Ndërkohë që Qamili hynte dhe dilte nga studio e tij me piktura në duar, policia do ta akuzonte si matrapaz që merrej me punë të fshehta kundër partisë dhe…”/ Historia e panjohur e piktorit të famshëm

August 27, 2026
“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar…”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova
Art & Kulture

“Duke kujtuar burgjet, persekutimet dhe dhunën e gjenocidin etnik serb ndaj Kosovës, poezia e tij shpreh shpirtin e lënduar…”/ Refleksionet e publicists së njohur nga SHBA-ja, për poetin Agim Gjakova

August 27, 2026
“Bashkë me Revolucionin Kulturor, kinezët sollën edhe gripin ‘Hong Kong’, ku sipas mjekut të njohur, në Tiranë pati 300 vdekje dhe…”/ Dëshmitë e poetit dhe  shkrimtarit të njohur nga SHBA-ës
Art & Kulture

“Agim Gjakova është një nga figurat më interesante dhe jetëgjatë të letërsisë shqipe, ka një histori njerëzore dhe krijimtari të jashtëzakonshme, pasi…”/ Refleksionet e publicistes së njohur nga SHBA-ja

August 27, 2026
“Shuteriqi e mbrojti Koço Kostën, pas novelës së tij te ‘Nëntori’, kur ishte dhënë porosia që ‘të fshikullohej’, madje deri për burg…”/ Dëshmia e poetes dhe shkrimtares së njohur Natasha Lako
Art & Kulture

“Shuteriqi e mbrojti Koço Kostën, pas novelës së tij te ‘Nëntori’, kur ishte dhënë porosia që ‘të fshikullohej’, madje deri për burg…”/ Dëshmia e poetes dhe shkrimtares së njohur Natasha Lako

August 24, 2026
“Kur Skënder Sallaku, si sekretar partie i Estradës dhe Luan Zhegu, si zëvendës i tij, e pyetën regjizorin Leka Bungon, se ç’mendim kishte për Enver Hoxhën, ai iu tha…”/ Historia e bujshme në ‘89-ën
Art & Kulture

“Pas mbledhjes urgjente në Lidhje ku na komunikuan fjalën e Enverit për Festivalin e 11-të, që na ra si bombë, Shuteriqi më shpëtoi mua dhe Simon Gjonin, nga prangat…”/ Dëshmia e rrallë e Zhani Cikos

August 22, 2026
“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet…”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”
Art & Kulture

“Vepra e Natasha Lakos dhe Mevlan Shanajt, duhet parë edhe si një bashkëpunim artistik, që i jep dokumentarit një identitet…”/ Refleksione mbi filmin e ri “Nikolla i zemrës së Tiranës”

August 18, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme