• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
Sunday, August 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91

“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91
“Vërtetë komunistët e fituan luftën, por më pas ata u kthyen në një bandë vrasësish, ashtu siç e kishte parashikuar edhe Sejfulla Malëshova në fund të luftës, i cili tha…”/ Refleksionet e Bashkim Shehut
“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91
Kalendari Historik 11 Dhjetor
“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91
Enveri në Byro: Të plagosurve nga tërmeti, u duheshin futur hekura mes kockave, spitali i Shkodrës s’kishte, ia kërkuam Ofiçinës së Automjeveteve dhe na bëri 150 copë për 24 orë…
“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91
“Adrian Besnik Meta, mekanik në Parkun e MPB, ka drejtuar makinën ‘IFA’, ku ishte lidhur monumenti Enver Hoxhës, në Fier, Korçë e Durrës bustet i hoqën…”/ Raportet sekrete të Sigurimit, 20 shkurt ‘91
“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91
“Ervis Gega me familjen e saj, hyri në ambasadën gjermane në korrik 1990, duke i dhënë rryshfet policëve dhe…”/ Shkrimi i gazetës së njohur gjermane “Spigel”, për drejtuesen e Filarmonisë Klasike të Bonit
“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91
“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e dytë

Memorie.al / Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag te zgjedhjeve të para pluralisite që mbaheshin pas afro 45 vitesh të sundimit të regjimit komunist me në krye Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij Ramiz Alia, më 6 mars 1991, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSh-së me në krye sekretarin e përgjithshëm Ramiz Alia, zhvilloi një mbledhje të gjatë, ku u morën në analizë disa nga ngjarjet kryesore që kishin ndodhur kohët e fundit, duke bërë dhe një retrospektivë edhe për të gjitha ato që kishin ndodhur në harkun kohor të një viti. Duke filluar që nga ngjarjet e Shkodrës në janarin e vitit 1990, për heqjen e bustit të Stalinit, ato të Kavajës më pas, ngjarjet e 2 korrikut ku rreth 6000 persona u futën në ambasadat e huaja në Tiranë dhe u larguan nga Shqipëria; përkimi i këtyre ngjarjeve me shpalljen e Kushtetutës së Kosovës po me 2 korrik, “implikimi reaksionit ndërkombëtar” me në krye CIA-n, francezët dhe jugosllavët për destabilizimin e Shqipërisë; protestat e rinisë studentore në “Qytetin Studenti” në muajin dhjetor, të cilat çuan dhe në shpalljen e pluralizmit politik; largimet masive të shqiptarëve nga vendi në kufijtë veri-perëndimorë e jug-lindorë drejt Jugosllavisë e Greqisë; rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991; eksodi masiv i ditëve të para të marsit 1991, ku me mijra shtetas shqiptarë rrëmbyen anijet në portet kryesore të vendit dhe u larguan drejt brigjeve italiane; rreziku i përsëritjes së ngjarjeve të ambasadave e, deri te përgatija për zgjedhjet e para pluraliste që do mbaheshin në 31 marsin e vitit 1991, ku sipas ambasadës shqiptare në Athinë, ambasadori amerikan atje, kishte refuzuar një ftesë përë të shkuar në Boston, duke thënë se: “pritet të ndodhin ngjarje në Shqipëri”.

Lidhur me këto etj., bëhet fjalë në këtë dokument arkivor sekret (tashmë prej kohësh i de klasifikuar), të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), në të cilën ndodhet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë Politike, ku përveç raportit të Ramiz Alisë, i cili është ndalur dhe ka folur edhe për Partinë Demokratike dhe dy liderët kryesorë të saj, Azem Hajdari dhe Sali Berisha, janë edhe të gjitha diskutimet e “shokëve të Byrosë” dhe sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së. Për më shumë rreth kësaj etj., na njeh dokumenti në fjalë, që publikohet për herë dhe me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al 

Gjithashtu mund të lexoni

“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

“Ndryshe nga Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni, pjesëmarrës dhe organizatorë të demonstratave të 1981-it, M. Bakalli dhe A. Vllasi, pasi ’91-it, pretendonin se…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve që tronditën Beogradin

                                                     Vijon nga numri i kaluar

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, 6 MARS 1991

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË                                          Sekret

KOMITETI QENDROR

                                            – Sektori i Përgjithshëm –

                                              PROCES – VERBAL

         I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KQ TË PARTISË

6 mars 1991, ora 17:00

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH, në mbledhjen e datës 6.3.1991, diskutoi rreth ngjarjeve të ditëve të fundit dhe për Letrën që do t’u dorëzohet organizatave-bazë të Partisë. Mbledhjen e drejton shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë.

Marrin pjesë anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, shokët: Adil Çarçani, Besnik Bekteshi, Hekuran Isai, Pali Miska, Vangjel Çërava, Xhelil Gjoni, Llambi Gegprifti, Niko Gjyzari, Xhemal Dymylja, si dhe sekretarët e Komitetit Qendror të Partisë, shokët: Spiro Dede dhe Abdyl Backa. Mungon me arsye shoku Kiço Mustaqi.

ZHVILLIMI I MBLEDHJES

SHOKU RAMIZ ALIA: Sekretarin e parë sot nuk e pyet njeri, se argumentet e tij janë vjetruar, nuk përputhen më me ato dëshira, me ato mendime që ka masa. Po nuk është vetëm kjo, sepse këto lëvizje janë masive. Kur ndodh një gjë në një qendër pune, sekretari i Partisë me shumë vështirësi vete të me dialogojë, të me diskutojë me ta. Shembulli më i mirë ishte me studentët. Vajti t’u fliste sekretari i Komitetit të Partisë të Rrethit të Tiranës, ish-pedagogu i tyre, Ismail Lleshi, djalë me mend, por e fishkëllyen. Kurse po të vejë shoku Llambi Gegprifti, besoj se nuk e pranojnë, me gurë e vënë përpara, ky është realiteti, sepse shikojnë që disa veprime tona praktike janë në kundërshtim me programin e Partisë, me mentalitetin e tyre.

Kohët e fundit po na shqetësojnë shumë disa ngjarje me përmasa madhore. Është e qartë se lufta që na bëhet sot, dhe jo vetëm sot, është e organizuar nga jashtë. Forcat e brendshme nuk janë veçse masha, ato vetëm me me me me zbatojnë porosi, direktivat që marrin nga jashtë. Pse e them këtë? Sepse kjo luftë nuk me me filloi sot, po të paktën ka filluar që nga me me janari i vitit 1990 me ngjarjet që ndodhën në Shkodër e në Kavajë dhe që u tentua të zhvilloheshin edhe në Tiranë. Këto ngjarje u ngritën në një nivel më të lartë më 2 korrik të vitit 1990, ku rreth 6 mijë veta u futën në ambasada, për t’u shkallëzuar më tej në fundin e vitit 1990 e, kështu me radhë.

Në qoftë se ndokush mendon që këto ngjarje kanë lidhje me çështjen e pluripartizmit, mendoj se ka gabim. Pluripartizmi mundet të ketë dhënë mundësinë e organizimit më mirë të këtyre forcave që vepronin si mashë e reaksionit të jashtëm, por realisht këto forca vepruan te ne me skenarët e tyre dhe para pluripartizmit. Me një fjalë reaksioni i jashtëm kishte përpunuar programet e veta për Shqipërinë, të cilën nuk mund ta linte jashtë këtij rrethi të hekurt, me të cilin po përpiqet të mbyte lëvizjen me komunistë në Evropën Lindore, duke përfshirë dhe vendin tonë.

Sigurisht do të ishte naivitet të mendonim që ky reaksion antikomunist do të vinte duke u shuar. Logjika nuk ta thotë këtë. Ai në kushtet tona, në qoftë se ka pasur me me me me zigzage, kjo ka qenë e lidhur me me me taktikat që ka përdorur Partia jonë, taktika të cilat kanë shtyrë disa lloj veprimtarish, kanë bërë që të dështojnë disa prej tyre. Nga ana tjetër, iniciativa që ka marrë në dorë vetë Partia jonë për të demokratizuar jetën, për t’u me larguar nga disa forma arkaike të punës, nga disa postulate ose nga disa thekse tepër ideologjike, pa dyshim kanë bërë që reaksioni krahëkisht të tërhiqej.

Nuk ka dyshim që këtu kanë influencuar dhe faktorët e jashtëm. Në një kohë kur me me me gjendja në Jugosllavi është tepër e me turbullt dhe kur ngjarjet e Lindjes së Mesme morën të përpjetën, një destabilizim i Shqipërisë nuk i me interesonte reaksionit. Erdhi koha që ai të shtojë përpjekjet e veta dhe të vërë në përdorim skenarët njërin pas tjetrit. Filloi së pari me studentët, një kontingjent i cili në të tëra vendet e Evropës Lindore është përdorur si forcë goditëse. Kështu ndodhi dhe te ne, megjithëse nga pikëpamja e përbërjes me me me politike dhe ideologjike rinia studentore ishte pjesa më e përgatitur.

Bile, në qoftë se armiqtë thoshin: “Të vijnë studentët pa do të shikojmë”, ne nga ana jonë thoshim: “Të vijnë studentët pa do ta shikojmë”. Por e vërteta është që ndodhi e kundërta. Lind pyetja: ata ishin përpunuar nga ana e armikut apo shihnin atë kontradiktë për të cilën fola? Ndoshta më shumë e vërtetë është e dyta, domethënë ajo që studentët e përkrahnin aspektin e rinovimit të Partisë, por shikonin që veprimet me me me praktike ishin të shkëputura, tepër prapa nga ky aspekt. Këtu kam parasysh programin, projekt-kushtetutën, përgjithësisht plenumet e Komitetit Qendror, të shoqëruara këto dhe me gjendjen e rëndë ekonomike.

Nuk ka dyshim që dhe puna e armiqve gjeti një terrein të madh te studentët. Ngjarjet arritën kulmin me rrëzimin e monumentit të shokut Enver. Alternativa përpara së cilës jemi ndeshur gjithmonë ne si udhëheqje partie, ndaç në Byronë Politike, ndaç në Plenum të Komitetit Qendror të Partisë, ka qenë që në rrugën tonë të demokratizimit, në këtë përplasje interesash, bile dhe ideologjish, pikëpamjesh të ndryshme, a duhet të vemi deri në gjakderdhje?

Ky ka qenë shqetësimi ynë në të gjitha ndeshjet dhe përplasjet që janë bërë. Dhe kemi gjykuar që, në maksimumin e mundshëm, duhet të evitojmë gjakderdhjen, sepse kjo do ta damkoste Partinë me një turp të madh, do të tregonte se është një parti që, për të mbajtur pushtetin e vet, preferon të gjakoset me popullin, të cilit me me me me me efektivisht i shërben. Teza që i jemi përmbajtur për të mos arritur tek gjakosja e popullit është një tezë e drejtë.

Ky reaksion ndërkombëtar, që ka të paktën një vit e ca që punon në mënyrë me me me me aktive, duke pasur parasysh ngjarjet e Shkodrës në janar të vitit të kaluar, që u përsëritën në Tiranë, në Kavajë e me me gjetkë, pastaj ato të 2 korrikut e të tjera, gjithë ky skenar i armikut që me me zbatohet me përpikëri dhe në një mënyrë të organizuar te ne, thua të ketë qenë pa një dorë drejtuese? Për mendimin tim ka një dorë drejtuese që e udhëheq këtë skenar. Në qoftë se janë CIA, francezët dhe jugosllavët me me me protagonistët kryesorë të këtyre skenarëve, dhe unë jam i bindur që kryesisht këto tri forca janë, këtu te ne ato duhet të kenë bazë të fortë, shtab që drejton.

Se nuk është e mundur, në mënyrën më me me me kategorike, që në një ditë të me me bukur të grumbullohen në Tiranë mijëra njerëz e të futen në me ambasada rreth 5-6 mijë veta. Dhe krijohet një konfuzion që diku me me policia i lë të futen, diku u thotë të dalin, diku qëllohet, diku nuk qëllohet. Nuk më duket që këto veprime janë shumë të rastit, ashtu siç nuk është e rastit, për mendimin tim, që fillojnë në kohëra tepër të çuditshme: Më 2 korrik, kur shpallej kushtetuta e Kosovës, ndodhën ngjarjet e ambasadave në Tiranë, me qëllim që opinioni publik ndërkombëtar të largonte vëmendjen nga çështja e Kosovës, që me me me me diskreditonte komplet pushtetin serb, dhe të angazhohej tek emigrantët shqiptarë që u futën nëpër ambasada.

Në dhjetor të vitit 1990, në një kohë kur Kosova refuzoi të merrte pjesë në zgjedhjet e Serbisë, në Shqipëri në kufijtë me Greqinë filloi eksodi masiv dhe kështu tërë opinioni botëror në vend që të merrej e angazhohej me faktin që Kosova nuk po me merr pjesë në zgjedhje, angazhohet me faktin që mijëra shqiptarë kaluan kufirin grek. Dhe menjëherë vjen zoti Micotaqis në Tiranë, për të biseduar për këtë çështje.

Ose tani që, ndërsa në Jugosllavi me me me me gati filloi lufta civile me ngjarjet në Pakraç e në Kninë, midis me serbëve dhe kroatëve dhe tërë bota po flet që çfarë po bëhet në Jugosllavi, ku po shkon ajo, si po përçahet, neve na fillon operacioni i sinkronizuar i rrëmbimit të anijeve dhe largimit të mijëra njerëzve nga me me vendi ynë për në Itali, duke filluar në Vlorë e pastaj në Durrës, në Lezhë e në Shkodër.

Shtrohet pyetja: kush i hedh parullat që do të me hapen ambasadat apo që do të me vijnë tragetet në Durrës? Meqë ka dalë opozita, e kemi më të lehtë t’ia veshim opozitës. Po nuk është e vërtetë që në disa veprime është e interesuar opozita, sepse i ikin tamam ato forca sulmuese, që ajo nuk do që t’i ikin. Kur nuk zgjidhim çështjet ose nuk gjejmë të vërtetën, nuk mund të akuzojmë të tjerët, nuk mund t’ia veshim fajin një me faktor që është hipotetik.

Që ky skenar është i organizuar, këtë e vërteton dhe ky fakt: Komiteti Qendror i Partisë Komuniste Greke njofton me me ambasadorin tonë në Athinë, se ambasadori amerikan atje ishte ftuar të shkonte në një mbledhje në Boston, por refuzoi të shkojë, duke thënë se duhet të jem këtu në Athinë, sepse do të zhvillohen ngjarje interesante në Shqipëri. Pra dhe ata të Greqisë i ha meraku se ka një forcë tjetër që vepron te ne, kurse ne që jemi këtu brenda, ndonjëherë duam t’i zgjidhim me fenomenet me hipoteza, që Azem Hajdari vajti aty dhe tha kështu, që Sali Berisha vajti e tha kështu dhe nuk shikojmë si dhe qysh rakordohen të tëra këto gjëra.

Është fakt që për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në vendin tonë, të cilat kanë lidhje edhe me rrëzimin e monumentit të shokut Enver, ne nuk dimë gjë, pasi organet e Sigurimit të Shtetit nuk na kanë dhënë asgjë të saktë për të zbuluar burimet e këtyre planeve, të skenarëve, organizatorët e tyre. Është e kuptueshme që dhe rrëzimi i monumentit të shokut Enver ishte i inkuadruar brenda këtyre skenarëve, megjithëse unë jam i bindur që atë ditë objekt nuk ka qenë monumenti i Enver Hoxhës, po shkatërrimi i Kryeministrisë dhe djegia e Komitetit Qendror të Partisë.

Por doli Garda, qëlloi dhe njerëzit u detyruan të iknin prej andej e të shkojnë në sheshin “Skënderbej”. Po të ishte objekt kryesor monumenti i Enver Hoxhës, nuk kishte pse të kthenin njerëzit te ndërtesa e Radiotelevizionit dhe të drejtoheshin për këtu, por do të shkonin drejt “Rrugës së Elbasanit”, siç kanë shkuar herë të tjera kur kanë bërë mitingje, me orientim monumentin. Pra, të dhëna për këto zhvillime nuk kemi pasur asnjëherë dhe nuk kemi as sot e kësaj dite.

Rrëzimi i monumentit të shokut Enver erdhi edhe si rezultat i gabimeve, që janë të lidhura me grevën e urisë të studentëve, me grumbullimet te sheshi i qytetit të studentëve, tek dalja e një sindikate që nuk ekzistonte fare, me thirrjen që u bëri punëtorëve për të shpallur grevë, me organizatat e Partisë të Tiranës, të cilat jo vetëm nuk iu kundërvunë kësaj mase, po përkundrazi, shumë prej tyre, me në krye me me me drejtuesit e qendrave të punës, shkuan vetë në sheshin e studentëve dhe pastaj të tërë bashkë zbritën poshtë. Komunistët mund të mos kenë marrë pjesë dhe me siguri nuk kanë marrë pjesë në atë akt vandal që u bë, por ama përpjekje për të ndaluar një veprim të tillë nuk pati.

Në këtë proces ka pasur gabime nga Partia dhe nga organet e punëve të brendshme, në mënyrën e veprimit për të evituar këtë grumbullim të madh njerëzish dhe këtë shfryrje të këtillë të tyre. Natyrisht, ajo do parë, po varet dhe nga forcat që dispononin, sepse forcat e policisë u shpërndanë, një pjesë ishte te sheshi i konvikteve të studentëve, pjesa tjetër zuri vend tek Radiotelevizioni, një pjesë tjetër tek muzeu “Enver Hoxha”, një pjesë tjetër tek ura e Lanës, kurse në sheshin “Skënderbej” ishte relativisht një grup i vogël, të cilët para një turme të madhe nuk mund të bënin gjë.

A duhej me me me me qëllohej dhe a mund të me qëllohej kur u hoq monumenti i shokut Enver? Njeriu tani mund t’i mendojë me kokë të me freskët të tëra variantet. Mund të qëllonte dhe njerëzit të me me largoheshin, po mund të vinin mëngjesin tjetër ose në mbrëmje, ashtu siç mund të qëllohej, të vriteshin disa njerëz dhe turma e egërsuar të vazhdonte sulmin dhe monumenti prapë të mos shpëtohej. Pra të dy variantet ishin të mundshme.

Sidoqoftë kjo ishte goditja më e rëndë që na u dha si Parti. Por jo më të me me vogla janë dhe goditjet që po marrim tani me ikjet në masë të njerëzve jashtë. Jo vetëm si Parti, po dhe si popull, si komb, si shtet është goditje, sepse tregon që ky shtet nuk është në gjendje të kryejë funksionet e veta më me me me elementare. Të grabisin njerëzit anijet në bregdet dhe të mos me me pengohen në këtë veprim, kjo nuk shkon. Këtu kufijtë e tolerancës janë tejkaluar në një mënyrë të tillë që nuk mban më.

Rrëzimi i monumentit të shokut Enver ngjalli një reaksion shumë të madh në Parti e në popull. Ju nuk e keni ndjerë të tërë, kurse unë e kam ndjerë me tërë peshën e tij dhe dyfish: së pari, nëpërmjet me telegrameve, që kanë qenë me qindra e mijëra, të cilat pasqyronin këtë shqetësim të madh të popullit e në të njëjtën kohë bënin dhe me me me me me kritika të me forta në drejtim të Partisë, të udhëheqjes, duke mos më përjashtuar dhe mua personalisht, së dyti e ndjeva në mënyrën më të fortë në kontaktin e drejtpërdrejtë që pata me të gjithë përfaqësuesit e rretheve, ku ishin të pranishëm shoku Adil, shoku Xhelil e shoku Spiro.

Mund t’ju them që kurrë ndonjëherë në jetën time nuk e kam ndjerë veten aq ngushtë. Shpirtërisht isha bashkë me ta, në kuptimin që kishim të njëjtat ndjenja, të njëjtën urrejtje, të njëjtin zemërim. Ashtu siç me me me me gjykojmë ne që ka diçka në këtë mes, është një dorë që i drejton, ekziston një faktor nxitës për këto veprime, dhe ata kishin mendimin e tyre që këtu tradhtia fillon që nga shoku Ramiz. Bile ma thanë me me hapur që ne tani Ja transkriptimi i plotë dhe i saktë diplomatik kemi humbur besimin dhe tek ti. Unë nga ana ime nuk u bëra fajtorë, nuk i kundërshtova, nuk u thashë: “Jeni në vete?”

Përkundrazi, i dëgjova me respekt deri në fund, sepse dhe mua më bren ajo që e thashë pak më parë që e gjithë kjo veprimtari nuk është diçka spontane, nuk është e rastit, por e nxitur dhe e skanuar nga dikush. Ja, sot pashë një telegram tjetër që vinte nga Bullgaria, me tekstin që jugosllavët bëjnë një punë jashtëzakonisht të madhe me shqiptarët që vijnë në Bullgari. Bile kanë ndërhyrë pranë Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë, që t’i lejojnë shqiptarët të qëndrojnë sa më gjatë në Bullgari dhe mundësisht në kthimin e tyre ose në kalimin nëpërmjet Maqedonisë, të qëndrojnë 2-3 ditë në Shkup.

Pra, jugosllavët punojnë në mënyrë intensive me njerëzit tanë dhe i përgatisin për veprime kundër vendit tonë. Unë i kam pas thënë shokut Hekuran, kur jugosllavët na i kthyen 700 e ca veta, që ç’janë këtë njerëz, ku ndodhen? Me siguri ka midis tyre dhe “ushtarë”, se logjika ta thotë që armiku nuk mund të punojë vetëm me “oficerë” të përgatitur, me “gjeneralë”. Sa i kemi nën kontroll këtë njerëz, si punojnë organizmat tona me ta? Unë, për veten time, të dhëna lidhur me këtë çështje nuk kam.

I kam të tëra informacionet, po ato më shumë janë në kuadrin e thashethemeve sesa të një studimi konkret. Kjo është situata për sa u përket ngjarjeve që po na ndodhin tani. Lidhur me këtë situatë në Këshillin Presidencial vendosëm dhe e ngarkuam Qeverinë që Portin e Durrësit ta shpallë zonë ushtarake. Në qoftë se këtë port nuk e vëmë nën kontroll të rreptë, nuk ka as import, as eksport dhe kjo situatë paralizon tërë ekonominë tonë. Prandaj ushtria duhet ta marrë pa hezitim në dorë, me të gjitha mjetet.

Kurse në qytetet e tjera situata duhet të stabilizohet me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Partisë, të pushtetit e të organizmave të ndryshme. Në Vlorë, për shembull, nuk kemi pse të shpallim gjendje të jashtëzakonshme, sepse anijet janë larguar. Në takimin që pata dje me delegacionin italian, u kërkova të na hapin 10 mijë vende pune për njerëzit tanë, por thanë që nuk kemi. / Memorie.al

                                                  Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

"Kur shkoi mamaja me vëllain për t’i dërguar ushqimet babait në burg, një elbasanlli i tha; dajë, merr atë nusen, mos e bjer vërdallë këtu, se Dauti ka dhjetë ditë që...”/ Historia e trishtë e avokatit nga Peqini

Artikuj të ngjashëm

“Në molin e Himarës një peshkarexhë mori disa civilë e nënoficerin e postës kufitare dhe u nisën drejt Italisë me komandantin e policisë e 3 ushtarë, të cilët…”/ Zbulohen dokumentet sekrete, të “eksodit marsit” ‘91
Dossier

“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

August 1, 2026
“Ndryshe nga Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni, pjesëmarrës dhe organizatorë të demonstratave të 1981-it, M. Bakalli dhe A. Vllasi, pasi ’91-it, pretendonin se…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve që tronditën Beogradin
Dossier

“Ndryshe nga Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni, pjesëmarrës dhe organizatorë të demonstratave të 1981-it, M. Bakalli dhe A. Vllasi, pasi ’91-it, pretendonin se…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve që tronditën Beogradin

July 31, 2026
“Numri i komunistëve greke të armatosur për të ndërmarrë misione spiunazhi në Greqi, ishte 2.000 vetë dhe kompania e zgjedhur nga Burreli u vendos në Cërrik…”/ Kur PPSH-ja financonte ilegalisht P. K. Greke
Dossier

“Numri i komunistëve greke të armatosur për të ndërmarrë misione spiunazhi në Greqi, ishte 2.000 vetë dhe kompania e zgjedhur nga Burreli u vendos në Cërrik…”/ Kur PPSH-ja financonte ilegalisht P. K. Greke

July 31, 2026
“Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës dhe t’u shpjegojmë arsyet që pse s’morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit…” / Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81
Dossier

“Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës dhe t’u shpjegojmë arsyet që pse s’morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit…” / Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81

July 30, 2026
Memorie.al
Dossier

“Kur gazeta ‘Ushtima e Krujës’ shkroi se: Pandeli Cale e Qemal beu i Elbasanit dualën më parë se Ismail Qemali në Evropë, për shkaqe…’, Karaosmani i tha Hil Mosit…”/ Historia e panjohur e patriotit elbasanas

July 28, 2026
“Fidel Kastro dhe Enver Hoxha e kishin bërë publike gëzimin e tyre për vdekjen tragjike të presidentit amerikan, John F. Kennedy…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të SHBA-ve që Shqipërinë e kishte në zemër
Dossier

“Fidel Kastro dhe Enver Hoxha e kishin bërë publike gëzimin e tyre për vdekjen tragjike të presidentit amerikan, John F. Kennedy…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të SHBA-ve që Shqipërinë e kishte në zemër

July 30, 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme