• Rreth Nesh
  • Kontakt
  • Albanian
  • English
Sunday, August 2, 2026
Memorie.al
No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
Memorie.al
No Result
View All Result
Home Dossier

“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Për mos të dëgjuar të qarat e djalit te qelia përballë, merrja bishta cigaresh, i vendosja te gropëzat e veshëve, por ato s’më shpëtonin nga ai zëth…”/ Dëshmitë tronditëse të inxhinierit të naftës
“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“U larguan në drejtim të Italisë anija ‘Kozma Nushi’ e Pashalimanit me 200 ushtarë, marinarë e oficerë,  cisterna e Sazanit me…”/ Zbulohen dokumentet sekrete të ngjarjeve të shkurt-marsit 1991
“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Azem Hajdari tha; ‘poshtë PPSH-ja, dinastia dhe diktatori Enver Hoxha’ e, kënduan; ‘o djem rrëmbeni pushkën’, shkuan te Komiteti Partisë…”/ Dokumenti i Sigurimit për mitingun e PD-së, 4 janar ‘91 në Lushnje
“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Ditën e rrëzimit të monumentit të Enverit, nusja e djalit të Hekuran Isait erdhi në zyrën time dhe më tha….”/ Kujtimet e panjohura të ish-gazetarit të Radio-Tiranës dhe ‘RD’-së
“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91
“Rreth 2-3 mijë veta në Vlorë rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali, sekretari i parë s’guxoi të dalë përpara e t’u flasë, por kur vajti Azem Hajdari…”/ Zbulohet fjala e Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë, 6 mars ‘91

Nga DASHNOR KALOÇI

Pjesa e parë

Memorie.al / Kur s’kishin kaluar as tre muaj nga shpallja e pluralizmit politik në Shqipëri dhe vendi ishte në prag te zgjedhjeve të para pluraliste që mbaheshin pas afro 45 vitesh të sundimit të regjimit komunist me në krye Enver Hoxhën dhe pasardhësin e tij Ramiz Alia, më 6 mars 1991, Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSh-së me në krye sekretarin e përgjithshëm Ramiz Alia, zhvilloi një mbledhje të gjatë, ku u morën në analizë disa nga ngjarjet kryesore që kishin ndodhur kohët e fundit, duke bërë dhe një retrospektivë edhe për të gjitha ato që kishin ndodhur në harkun kohor të një viti. Duke filluar që nga ngjarjet e Shkodrës në janarin e vitit 1990, për heqjen e bustit të Stalinit, ato të Kavajës më pas, ngjarjet e 2 korrikut ku rreth 6000 persona u futën në ambasadat e huaja në Tiranë dhe u larguan nga Shqipëria; përkimi i këtyre ngjarjeve me shpalljen e Kushtetutës së Kosovës po me 2 korrik, “implikimi reaksionit ndërkombëtar” me në krye CIA-n, francezët dhe jugosllavët për destabilizimin e Shqipërisë; protestat e rinisë studentore në “Qytetin Studenti” në muajin dhjetor, të cilat çuan dhe në shpalljen e pluralizmit politik; largimet masive të shqiptarëve nga vendi në kufijtë veri-perëndimorë e jug-lindorë drejt Jugosllavisë e Greqisë; rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991; eksodi masiv i ditëve të para të marsit 1991, ku me mijra shtetas shqiptarë rrëmbyen anijet në portet kryesore të vendit dhe u larguan drejt brigjeve italiane; rreziku i përsëritjes së ngjarjeve të ambasadave e, deri te përgatitja për zgjedhjet e para pluraliste që do mbaheshin në 31 marsin e vitit 1991, ku sipas ambasadës shqiptare në Athinë, ambasadori amerikan atje, kishte refuzuar një ftesë për të shkuar në Boston, duke thënë se: “pritet të ndodhin ngjarje në Shqipëri”.

Lidhur me këto etj., bëhet fjalë në këtë dokument arkivor sekret (tashmë prej kohësh i de-klasifikuar), të nxjerrë nga Arkivi Qendror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qendror të PPSH-së), në të cilën ndodhet proces-verbali i mbledhjes së Byrosë Politike, ku përveç raportit të Ramiz Alisë, i cili është ndalur dhe ka folur edhe për Partinë Demokratike dhe dy liderët kryesorë të saj, Azem Hajdari dhe Sali Berisha, janë edhe të gjitha diskutimet e “shokëve të Byrosë” dhe sekretarëve të Komitetit Qendror të PPSH-së. Për më shumë rreth kësaj etj., na njeh dokumenti në fjalë, që publikohet për herë dhe me faksimilet përkatëse, nga Memorie.al

Gjithashtu mund të lexoni

“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91

“Ndryshe nga Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni, pjesëmarrës dhe organizatorë të demonstratave të 1981-it, M. Bakalli dhe A. Vllasi, pasi ’91-it, pretendonin se…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve që tronditën Beogradin

DOKUMENTI ARKIVOR ME PROCES-VERBALIN E MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KOMITETIT QENDROR TË PPSH, 6 MARS 1991

PARTIA E PUNËS E SHQIPËRISË                                                                   Sekret

KOMITETI QENDROR

                                                          – Sektori i Përgjithshëm –

                                                                 PROCES – VERBAL

         I MBLEDHJES SË BYROSË POLITIKE TË KQ TË PARTISË

6 mars 1991, ora 17:00

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH, në mbledhjen e datës 6.3.1991, diskutoi rreth ngjarjeve të ditëve të fundit dhe për Letrën që do t’u dorëzohet organizatave-bazë të Partisë. Mbledhjen e drejton shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë.

Marrin pjesë anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike, shokët: Adil Çarçani, Besnik Bekteshi, Hekuran Isai, Pali Miska, Vangjel Çërava, Xhelil Gjoni, Llambi Gegprifti, Niko Gjyzari, Xhemal Dymylja, si dhe sekretarët e Komitetit Qendror të Partisë, shokët: Spiro Dede dhe Abdyl Backa. Mungon me arsye shoku Kiço Mustaqi.

ZHVILLIMI I MBLEDHJES

SHOKU RAMIZ ALIA: E bëjmë këtë mbledhje të Byrosë Politike, për të diskutuar rreth ngjarjeve të kohëve të fundit, megjithëse shkëmbim mendimesh rreth tyre, pak a shumë, kemi bërë çdo ditë, si dhe për perspektivën e tyre. Kemi një mungesë jashtëzakonisht të madhe të dhënash, kështu që çdo gjë duhet ta gjejmë me mend, se dhe kur ndodh diçka nuk dimë kush e bën. Ja, për shembull, asnjë nuk e di kush e nxiti largimin në masë të banorëve të Vrakës në rrethin e Shkodrës. Teorikisht dihet dhe është e vërtetë që e kanë nxitur jugosllavët, po praktikisht, askush nuk e di, nëpërmjet kujt e bënë jugosllavët këtë gjë, as organet e Sigurimit, as pushteti, as Partia në rreth. Dhe nuk është vetëm çështja e Vrakës, po tërë kjo situatë që është krijuar.

Mua më duket që veprimtaria e Partisë aktualisht është në një pikë tepër delikate, në radhë të parë nën goditje të forta psikologjike, sepse armiqtë e sulmuan lidhur me rrugën e saj të deritanishme, duke i veshur përgjegjësi dhe faje që nuk i ka, ose duke zmadhuar faje apo përgjegjësi që në fakt kanë ndodhur, sepse një parti 50-vjeçare në tërë rrugën e vet, nuk mund të mos ketë bërë edhe veprime, të cilat, të para në retrospektivë, mund të mos bëheshin, mund të zgjidheshin ndryshe, të gjendeshin rrugë të tjera. Gjëra të tilla ka qoftë në fushën ekonomike, qoftë në atë politike e kulturore.

Ky sulm i armiqve mbi Partinë koincidon dhe me situatën e rëndë ekonomike në të cilën gjendemi sot, që unë nuk e lidh vetëm me politikën e kaluar të Partisë, se pa dyshim ka lidhje dhe me të, por është në të njëjtën kohë edhe rezultat i një presioni të madh nga jashtë, të bllokadës që na është bërë në mënyrë të plotë nga ana e reaksionit perëndimor e lindor, ashtu siç është dhe rezultat i një psikologjie pritjeje të krijuar në vendin tonë, që është një sëmundje e të gjithë vendeve të Lindjes “të rrimë, të presim, sepse bota do të na japë ndihma”.

Dhe opozita këtë e ka fryrë në maksimum. Po dhe ne, nga ana jonë, duke folur për marrëveshjet ekonomike me këtë apo atë vend ose firmë, për përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar që erdhën këtu e të tjera, duket sikur dollarët do të hyjnë në mënyrë të paevitueshme, mallra do të ketë me shumicë, prandaj; “o burra lugën në brez, se tjetër gjë nuk keni, vetëm të hani”. Kjo ka krijuar një çmobilizim të madh te njerëzit, që ka rrëmbyer qytetin dhe fshatin, aq sa jemi në fillim të marsit dhe pazi nuk ka në treg, pale më presh e të tjera.

Në këtë situatë të vështirë ekonomike kemi dhe një numër të madh të papunësh, që llogariten rreth 30 mijë veta, njëkohësisht dhe rreth 40 mijë të tjerë, të cilët paguhen pa punuar për mungesë të lëndëve të para. Kështu që në kuadrin e të tërë fuqisë punëtore mund të themi pa ekzagjerim që papunësia arrin rreth 15 për qind, shifër kjo jo e vogël. Ne kemi pasur frikë të flasim me këto terma dhe më duket që këtu kemi bërë gabimin më të madh, se kemi përkëdhelur veten dhe realitetin, ashtu siç kemi folur dhe për inflacionin me gjysmë frike ose gjysmë zëri, kur realiteti është që ka inflacion: para ka në qarkullim, po nuk ka mallra, por nuk jemi në gjendje ta llogarisim se ku dhe sa është ky inflacion, që me siguri duhet të vërtetët te 20 përqindëshi.

Këtë kompleks situatash nuk ka dyshim që opozita e shfrytëzon për të kritikuar Partinë e Punës. Partia në fuqi gjithmonë jep llogari, gjithmonë i nënshtrohet kritikës. Ky është ligj. Ne, në traditën dhe në rrugën tonë, kemi marrë përsipër që çdo gjë ta bëjmë vetë, që nga ndërtimi i shtëpive, sigurimi i qumështit, bukës, vezëve e të tjera, domethënë ne vetë tërheqim mbi vete çdo lloj mungese, çdo lloj vështirësie që ekziston në vend.

Kuadri i përgjithshëm i gjendjes së krijuar te ne, pak a shumë është ky: në Parti ka një hutim, ajo, e gjendur para me presioneve të mëdha, nuk mund të themi që drejton të gjitha operacionet që kemi ndërmarrë, atë luftë që jemi përpjekur të bëjmë për të shëndoshur ekonominë, për të stabilizuar gjendjen ekonomike, me qëllim që t’i bëjmë masat për vete e t’i çojmë përpara në zbatimin e detyrave të mëdha që ka shtruar Partia, qoftë për demokratizimin e jetës, qoftë për zhvillimin ekonomik dhe kulturor të saj.

Partia nuk është në krye të këtij aksioni, bile mund të them që në këtë kohë është jo vetëm e hutuar, po dhe në pasivitet. Në një nga plenumet e Komitetit Qendror thamë që puna e organeve të Partisë të shkëputet nga puna e organeve shtetërore dhe këto të fundit të marrin përgjegjësi të plotë për veprimtarinë e tyre. Të tërë ishin dakord që duhej bërë një gjë e tillë. Mirëpo çfarë ndodhi në praktikë? U krijua një boshllëk, të cilin nuk e mbushën dot organet e pushtetit për arsye se nuk iu përshtatën situatave të reja as nga pikëpamja funksionale.

Po marr bujqësinë. Patatja verore dhe lulja e diellit nuk u mbollën në kohë. Para dy vjetësh sekretari i komitetit të Partisë të rrethit mblidhte menjëherë sekretarët e organizatave të Partisë të kooperativave bujqësore, bile edhe kryetarët dhe u thoshte: “Shokë, të mblidhet Partia dhe, me në krye me komunistët, të përfundojnë mbjelljet doemos në afatin e caktuar”. Me një fjalë mblidheshin të gjithë komunistët, dilnin në ballë sekretarët, byrotë, kryetarët e kooperativave dhe të tërë së bashku realizonin detyrën. Pra, Partia bënte një veprimtari të madhe ekonomike. Tani këtë punë nuk e bën më Partia. Kjo për arsye se sekretarëve të Partisë u vjen më për mbarë, janë më rehat, e dyta, sepse dhe ne vetë u thamë të mos merren me këtë punë.

Me çfarë merret organizata e Partisë në fshat? Unë për vete akoma nuk e kam të qartë çfarë i ka mbetur, çfarë kontributi jep për ekonominë. Pra Partia nuk rindërtoi e riorganizoi punën e saj në përshtatje me kërkesat e reja që shtruam. Nga ana e vet pushtetit, me seksionet dhe drejtuesit e komiteteve ekzekutive mbetën ato që ishin. Ata sot duhet të mendojnë, të me reflektojnë, të planifikojnë, të bëjnë politikën ekonomike e të tjera, por në fakt nuk e bëjnë.

Kjo ka lidhje dhe me një fakt tjetër me rëndësi: tani pushteti ka marrë rol dhe funksion shumë të madh, por kuadrot më të kualifikuar, flas për specialitetet e ndryshme, i kemi në anën e Partisë. Specialistët më të zotë të bujqësisë, ta zëmë, shpesh i gjen në komitetet e Partisë e më rrallë në komitetet ekzekutive, gjë që nuk është normale, kur në komitetet e Partisë duhet të ketë specialistë të punës së Partisë, agjitatorë e propagandistë të mirë.

Ky boshllëk që u krijua midis Partisë dhe pushtetit ka shkuar nga organet më të ulëta deri në Qeveri. Organizmat tanë politikë, si Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes e të tjera pak kontakte kanë tani me komitetet e Partisë të rretheve dhe shpeshherë gjenden përpara situatave të vështira. Kur ndodh një gjë, organet e policisë ose të Sigurimit të Shtetit thonë që ne nuk kemi ç’bëjmë, Partia duhet të punojë. Partia, nga ana e vet, thotë që nuk e kemi ne këtë detyrë, po e ka policia. Dhe na ndodhin me me fenomene të tilla, që pothuajse çdo ditë po i ndeshim.

Ja, kanë dalë disa njerëz nëpër rrugë që duan të futen në ambasada. Vetëm policia ballafaqohet me ta. Nuk dalin komunistë apo të tjerë që t’i kundërshtojnë këta elementë që po prishin qetësinë, sepse janë dy krahë që veprojnë secili për hesap të vet. Mundet të thotë ndonjë që pse e ka për detyrë të dalë Partia. Në mos e ka për detyrë të dalë, të paktën t’u mbyllë derën, se dyert e apartamenteve janë hapur për këta elementë. Në këtë kohë të gjithë janë futur nëpër shtëpitë e lagjeve dhe presin të erret për të dalë e filluar veprimet e tyre prej huliganësh.

Pra, nuk ka një rakordim në këtë situatë. Kjo pa dyshim jo vetëm nuk influon mirë moralisht mbi Partinë, por e me me me dekurajon komunistin. Njëkohësisht ai fillon të bëhet kritizer në drejtim të me me organeve të pushtetit: “nuk është në gjendje policia të bëjë gjë. Pse nuk e bën detyrën pushteti? Pse nuk e bëjnë detyrën organet që janë ngarkuar? Ku e kemi ushtrinë? Ku e kemi policinë”? Këto pyetje po i bëjnë vazhdimisht komunistët.

Në këtë situatë detyra e parë që shtrohet para Partisë është të ngrihet në këmbë, komunistët të marrin përgjegjësi për çështjen e zhvillimit të vendit, veçanërisht për mobilizimin politik, për luftën kundër elementëve që duan të shkatërrojnë vendin. Opozita e krijuar në vendin tonë është opozitë politike, që nuk kërkon ndërtimin e Shqipërisë në kuptimin siç e kemi ne, aq më pak ndërtimin me më socialist, pra është një opozitë antisocialiste, është për zhvillimin kapitalist të Shqipërisë, bile pa komunistët.

Me një fjalë kërkon t’i përjashtojë komunistët nga drejtimi, t’i çarmatosë, t’i hedhë në opozitë, t’i bëjë fajtorë për atë çka është bërë deri sot, për të mos thënë t’i zhdukë, në kuptimin e keq të fjalës. Ajo këtë po e tregon sheshit, me të gjitha veprimet e veta. Në qoftë se shumë shokë tanët nuk e kanë kuptuar këtë, ky është gabimi më i rëndë. Njerëzit tanë kujtojnë akoma se këta i kemi shokë. Fjala shok mund të vlente para disa kohësh, kurse sot për ta nuk vlen. Mund t’u drejtohesh me fjalën shok, po ata nuk janë shokët tanë, kanë synime dhe qëllime të tjera, që bien në kundërshtim me ne.

Veprimtaria e forcave të opozitës, pavarësisht nga nuancat që kanë midis tyre, ka tronditur qetësinë e komunistëve dhe të popullit. Disa veprime të tyre, veçanërisht në disa zona, kanë ngjallur frikë, që është përhapur si kolerë në tërë Shqipërinë. Nuk mund të them që presioni i këtyre forcave mbi shokët tanë, mbi kuadrot dhe komunistët ka kaluar dhe kalon pa u ndjerë. Përkundrazi, presioni i këtyre partive mbi shokët tanë ka lënë gjurmë, duke i neutralizuar disa, duke bërë që të tërhiqen, disa të tjerë, duke zbutur luftën e tyre, me qëllim që të krijojnë për veten e tyre një imazh gjoja prej demokrati. Kjo nuk mundet të mos ulë shpirtin me me luftarak të komunistëve. Fakt është, siç e kemi parë dhe në shtyp, që qarkullojnë fjalë: “Të presim si do të përfundojnë zgjedhjet e 31 marsit, pastaj ndërrojmë fletën”.

Këtu flitet kryesisht për njerëzit e inteligjencies, të cilët ende nuk kanë marrë një pozicion të caktuar. Edhe sot gazeta “Zëri i popullit” e theksonte në një shkrim¹ të saj që në këto momente shumë me intelektualë nuk kanë mbajtur një qëndrim të prerë: nga e majta apo nga e djathta, me Partinë tonë ose jo, por presin kush do të fitojë, që të bëhen me të. (Është fjala për artikullin “Mënjanim, reflektim apo tërheqje?”, shkruar nga Xhezair Abazi). Ka edhe shumë kuadro nga tanët që kërkojnë të paraqiten gjoja korrektë, të rregullt, t’i mbajnë anën dhe njërës dhe tjetrës parti, ose t’u bëjnë korte njerëzve të opozitës, me qëllim që imazhi i tyre të jetë prej demokratësh.

Partia është në një situatë të tillë që na bën të me reflektojmë, se ky hutim në radhët e saj ka çuar në çmobilizimin e saj. Që ta ngremë atë në këmbë sot, me doemos duhet të veprohet në mënyrë tepër energjike, pasi siç është sot, nuk lëviz dot kollaj. Ne kemi vendosur të vemi në kongresin e Partisë, por me veprimet që po bëhen, jo vetëm nuk po i bëjmë hyzmet, por po krijojmë kushte që ai të jetë një eveniment pa asnjë peshë në jetën e Partisë. Pse?

Një kongres që të shkundë Partinë, do të thotë të përpunojë një program politik, ideologjik e organizativ të përshtatshëm me detyrat e kohës. Në fakt ne kemi bërë një program elektoral, që është mjaft i avancuar, por struktura organizative e Partisë dhe kuadri i saj janë tepër të prapambetur në krahasim me këtë program. Propaganda e Partisë dhe sloganet e saj janë shumë prapa ose mund të themi që janë mbërthyer pas skemash të vjetra, që nuk i përshtaten këtij programi.

Ne kemi përpunuar një projekt-kushtetutë, e cila në të gjitha aspektet është shumë e përparuar, pavarësisht nga vërejtjet që bëhen: duhet apo nuk duhet të jetë kështu ky ose ai moment e të tjera. Në vijën e saj të përgjithshme, në çështjet me me themelore, si të drejtat e njeriut, qëndrimi ndaj pronësisë e të tjera, ajo është tepër e përparuar, kurse veprimet tona praktike janë tepër me arkaike. Pra në këtë drejtim ka një paradoks, sepse nga njëra anë programi elektoral e projekt-kushtetuta dhe, nga ana tjetër, veprimtaria e Partisë, janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Në Parti bashkëjetojnë dy koncepte: së pari, është koncepti që përpiqet t’u adoptohet situatave, kushteve të reja dhe t’i japë Partisë me argumente për të përballuar këtë situatë, që Partia jonë të mos jetë një parti konservatore, një parti arkaike në ideologji, në politikë dhe, së dyti, me me me aspekti që realisht jemi atje ku kemi qenë. Kjo me me me me me me me kontradiktë, më duket, është një nga shkaqet që na pengon të ecim përpara dhe i çmobilizon me kuadrot tanë. Vihet re që për çdo gjë që ndodh, asnjë kuadër partie nuk ka guximin të shkojë të marrë kontakt me masat. Shoku Vangjel Çërava e thotë me me me me me hapur që nuk më dëgjon më njeri. Po dhe Xhemal Dymylen nuk e dëgjon njeri.

Ja, në Vrakë vetë nuk shkoi, po çoi Xhemal Selimin dhe Andro Jovanin se e dinte që nuk e dëgjon njeri. Pse nuk e dëgjojnë? Sepse argumentet që kemi ne, janë të tilla që nuk e bindin masën. Pas rrëzimit të monumentit të shokut Enver u takova në Tiranë me përfaqësues të popullit nga e tërë Shqipëria. Vlonjatët ishin nga më të zjarrtët, “duhet të kalonin mbi ju, pastaj të shkonin njerëzit te monumenti, thanë. Çfarë bëhet kështu? Kjo është tradhti!”

Thua që këta shokë janë jo vetëm të vendosur, por dhe organizatorë të zotë! Mirëpo çfarë po na ndodh në Vlorë? Rreth 2-3 mijë veta rrëmbyen anijet dhe ikën në Itali. Para Komitetit të Partisë grumbullohen njerëz dhe sekretari i parë nuk ka guximin të dalë përpara masës e t’u flasë. Fakt është që nuk del dot. Më thanë që sot vajti Azem Hajdari t’u flasë, sepse dhe ata janë të shqetësuar, se po u ikin votuesit. Opozita vete kudo, se është gati të bjerë dakord me ta. “Keni të drejtë që ikni”, u thotë. Kurse njeriu ynë nuk mund t’u thotë që keni të drejtë, duhet t’i bindë se ajo që bëjnë nuk është e drejtë. / Memorie.al

                                                          Vijon numrin e ardhshëm

ShareTweetPinSendShareSend
Previous Post

“Pas bisedave të gjata te Vila e Zogut, Shtrausi i tha një funksionari të lartë; a do ma jepni mua prof. Aleks Budën, ta marr me vete në Gjermani, për...”/ Dëshmia e rrallë e nipit të akademikut të famshëm

Next Post

Kalendari 02 Gusht 2026

Artikuj të ngjashëm

“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91
Dossier

“Ambasadori i SHBA-së në Athinë refuzoi një mbledhje në Boston; se priten ngjarje në Shqipëri, ne themi; Azem Hajdari atje, apo Sali Berisha vajti…”/ Zbulohet raporti sekret i Ramiz Alisë, mbledhja e Byrosë 6 mars ‘91

August 2, 2026
“Ndryshe nga Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni, pjesëmarrës dhe organizatorë të demonstratave të 1981-it, M. Bakalli dhe A. Vllasi, pasi ’91-it, pretendonin se…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve që tronditën Beogradin
Dossier

“Ndryshe nga Bajram Kosumi dhe Hydajet Hyseni, pjesëmarrës dhe organizatorë të demonstratave të 1981-it, M. Bakalli dhe A. Vllasi, pasi ’91-it, pretendonin se…”/ Ana e panjohur e ngjarjeve që tronditën Beogradin

July 31, 2026
“Numri i komunistëve greke të armatosur për të ndërmarrë misione spiunazhi në Greqi, ishte 2.000 vetë dhe kompania e zgjedhur nga Burreli u vendos në Cërrik…”/ Kur PPSH-ja financonte ilegalisht P. K. Greke
Dossier

“Numri i komunistëve greke të armatosur për të ndërmarrë misione spiunazhi në Greqi, ishte 2.000 vetë dhe kompania e zgjedhur nga Burreli u vendos në Cërrik…”/ Kur PPSH-ja financonte ilegalisht P. K. Greke

July 31, 2026
“Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës dhe t’u shpjegojmë arsyet që pse s’morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit…” / Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81
Dossier

“Në artikullin e ‘Zëri i Popullit’, t’u themi se; pse nuk ia jepni Kosovës statusin e republikës dhe t’u shpjegojmë arsyet që pse s’morëm pjesë në mbledhjen e Helsinkit…” / Biseda e Enverit me Ramizin, 4 qershor ‘81

July 30, 2026
Memorie.al
Dossier

“Kur gazeta ‘Ushtima e Krujës’ shkroi se: Pandeli Cale e Qemal beu i Elbasanit dualën më parë se Ismail Qemali në Evropë, për shkaqe…’, Karaosmani i tha Hil Mosit…”/ Historia e panjohur e patriotit elbasanas

July 28, 2026
“Fidel Kastro dhe Enver Hoxha e kishin bërë publike gëzimin e tyre për vdekjen tragjike të presidentit amerikan, John F. Kennedy…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të SHBA-ve që Shqipërinë e kishte në zemër
Dossier

“Fidel Kastro dhe Enver Hoxha e kishin bërë publike gëzimin e tyre për vdekjen tragjike të presidentit amerikan, John F. Kennedy…”/ Historia e panjohur e ish-kreut të SHBA-ve që Shqipërinë e kishte në zemër

July 30, 2026
Next Post
Kalendari 01 Gusht 2026

Kalendari 02 Gusht 2026

“Historia është versioni i ngjarjeve të kaluara për të cilat njerëzit kanë vendosur të bien dakord”
Napoleon Bonaparti

Publikimi ose shpërndarja e përmbajtjes së artikujve nga burime të tjera është e ndaluar reptësisht pa pëlqimin paraprak me shkrim nga Portali MEMORIE. Për të marrë dhe publikuar materialet e Portalit MEMORIE, dërgoni kërkesën tuaj tek [email protected]
NIPT: L92013011M

Na ndiqni

  • Rreth Nesh
  • Privacy

© Memorie.al 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.

No Result
View All Result
  • Albanian
  • English
  • Faqja Kryesore
  • Dossier
  • Intervista
  • Personazh
  • Dokumentar
  • Galeria e Fotove
  • Art & Kulture
  • Sport
  • Kujtime
  • Të Ndryshme